Skip to main content

INSAJDERI: “AAK lëshon pe, nuk e do kryeministrinë me patjetër” plus 19 more

INSAJDERI: “AAK lëshon pe, nuk e do kryeministrinë me patjetër” plus 19 more


AAK lëshon pe, nuk e do kryeministrinë me patjetër

Posted: 11 May 2017 09:50 AM PDT

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isuf, ka folur për koalicionet e mundshme që do të ndodhin pas zgjedhje në Kosovë.

Ai tha se preferojnë nj koalicion sa më të gjerë, por kur u pyet a më mirë me PDK-në apo me LDK-në tha se preferojnë t'i dërgojnë në opozitë të dyja.

Ajo që ka habitur më së shumti është se Isufi tha se AAK-ja nuk e ka me patjetër të mbajë postin e kryeministrit.

"Do të ishte mirë të vazhdonte atë 100 ditshin, por nuk është patjetër që Haradinaj të jetë kryeministër, për të mirën e vendit duam të punojmë", tha Isufi në Klan./Periskopi

 

The post AAK lëshon pe, nuk e do kryeministrinë me patjetër appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet pas një aksidenti personi që u dëbua 15 herë nga ShBA

Posted: 11 May 2017 09:38 AM PDT

Policia amerikane në San Diego ndaloi një person për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pas një aksidenti, për të zbuluar se ai ishte deportuar nga Shtetet e Bashkuara plot 15 herë.

Constantino Banda Acosta, 38 vjeç, u përplas me mjetin që po drejtonte me një tjetër makinë ku udhëtonte një familje, e më pas tentoi t'ia mbathte nga vendngjarja, por sipas policisë, në gjendjen e dehur që ishte nuk mundi të shkojë larg.

Në aksident mbeti i plagosur një djalë i vogël, por ajo që bëri bujë ishte zbulimi që pasoi kontrollet rutinë të policisë, pas ndalimit të Banda Acosta. Policia zbuloi se ai ishte shtetas meksikan, emigrant i jashtëligjshëm në SHBA dhe ishte deportuar nga autoritetet amerikane 15 herë.

Lajmi u konfirmua edhe nga Agjencia amerikane e Doganave, e cila sqaroi se shtetasi meksikan Constantino Banda Acosta është deportuar në Meksikë 15 herë në po kaq vite, më së fundi në janar 2017.

Agjencia e Doganave tha se, nëse Banda Acosta do të lirohet nga autoritetet lokale, do të arrestohet nga agjentët e saj. Në mediet sociale, rasti u komentua gjerësisht dhe kishte nga ata që e cilësonin Banda Acostën si emigrantin ilegal më të paaftë, që kapet dhe deportohet vit për vit. Por të tjerë i njohën këmbënguljen për t'u rikthyer sërish në vendin e ëndrrave të tij.

The post Arrestohet pas një aksidenti personi që u dëbua 15 herë nga ShBA appeared first on INSAJDERI.

Mes futbollit dhe votimit: Si mund të humbin mbi 15 mijë vota

Posted: 11 May 2017 09:32 AM PDT

Caktimi i datës, 11 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, e përcaktuar nga presidenti Hashim Thaçi, mund t'i humb mbi 15 mijë vota.

Krejt kjo për shkak se më 11 qershor Kosova dhe Turqia zhvillojnë ndeshje futbolli. Marrë parasysh praktikat e mëhershme, janë diku 15 mijë bileta që rezervoheshin për ndeshje të tilla ku Kosova zhvillonte ndeshje në Shqipëri me kundërshtarë të ndryshëm.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të jetë e vlefshme për kualifikimet e Botërorit "Rusi 2018".

Numri i votuesve që do të mungojnë në zgjedhje mund të rritet edhe më shumë. Kjo për shkakun se në Kosovë jetojnë edhe komuniteti turk, të cilët mund të udhëtojnë për ta mbështetur kombëtaren e Turqisë kundër Kosovës.

Pos takimit Kosovë-Turqi, edhe kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në të njëjtën ditë një ndeshje vendimtare për fatin e saj.

Izraeli dhe Shqipëria do të jetë takimi vendimtar për kuqezinjtë nëse do të kenë ende shpresa për një vend në Botërorin "Rusi 2018". Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet më 11 qershor.

Marrë parasysh se në Kosovë ka shumë tifozë të kombëtares së Shqipërisë, kjo mund ta rrisë edhe më shumë numrin e atyre që do të mungojnë në zgjedhje, të cilët mund të udhëtojnë për në Izrael për ta parë ndeshjen.

Dita e zgjedhjeve është caktuar nga presidenti, edhe pas konsultimeve me partitë politike. Shumica prej tyre kanë propozuar që ato të mbahen më 11 qershor./Insajderi.com

The post Mes futbollit dhe votimit: Si mund të humbin mbi 15 mijë vota appeared first on INSAJDERI.

Ronaldo thotë se nuk ka favorit mes Juves e Realit

Posted: 11 May 2017 09:22 AM PDT

Cristiano Ronaldo mendon se nuk ka favorit mes Juventus-it dhe Real Madrid-it, për finalen e Ligës së Kampioneve. "Los Blancos" u kualifikuan në finale të kompeticionit pasi mundën Atletico Madrid-in në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Tashmë djemtë e Zinedine Zidane do të përballen me Juventus-in e Massimiliano Allegri-t më 3 qershor në Kardif.

"Jam shumë i lumtur që do të luaj në finale të Champions-it. Ishte shumë e vështirë dhe ekipi e meritoi kualifikimin duke luajtur mirë. Ne ishim më të mirët", u shpreh ai pas ndeshjes.

Për sa i takon 2 golave të pësuar në 16 minutat e para të pjesës së parë në gjysmëfinalen e kthimit në "Vicente Calderon" ai ka thënë "Ky është futbolli dhe ne e dinim se ata do ta nisnin mirë ndeshjen. Patën fatin të shënonin dy gola, por ne e dinim se na mjaftonte vetëm një për të mbyllur llogaritë. Ne kemi më shumë eksperiencë edhe pse ata luajtën mirë", njofton telesport.

"Asgjë nuk ishte e lehtë, duhet të luftojmë deri në fund dhe skuadra është në formë. Finalja është 50-50. Kemi një grup të mirë dhe shumë të kompletuar, gjë të cilën e kemi treguar çdo javë. Por tashmë duhet fituar Liga e Kampioneve. Personalisht e kam treguar në çdo ndeshje kyçe se jam prezent ashtu si e gjithë skuadra. Jam i përgatitur për ta mbyllur mirë sezonin dhe të presim rezultatet".

The post Ronaldo thotë se nuk ka favorit mes Juves e Realit appeared first on INSAJDERI.

Pacolli kopjon sloganin e Trumpit

Posted: 11 May 2017 09:12 AM PDT

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të një kolegji privat, ku citohet të ketë folur për veprimtarinë e tij dhe përvojat personale por edhe sesi do ta bëjë Kosovën përsëri madhështore.

Ai madje ka kopjuar sloganin e presidentit amerikan Donald Trump që e ka pasur "Make America Great Again" (Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore).

"Unë dua t'i jap dritë Kosovës, ta bëj atë të madhërishme, dua ta ndihmoj atë", citohet të ketë thënë Pacolli në ligjëratën e tij para studentëve.

Pacolli citohet të ketë folur "për suksesin e tij, tek mësimet e të parëve, të kreativiteti, tek puna në ekip, tek modestia, besimi në vete dhe respektimi i partnerëve".

"Unë besoj tek rinia e Kosovës, që e ka shpirtin e pastër, plot ide, plot imagjinatë, plot dashuri për vendin ku do të jetojë. Rinia nuk ndikohet nga propaganda, ajo nuk e ka shpirtin e blerë me propagandë, sepse rinia është e sinqertë. Unë dua t i jap rinisë të ardhme në një Kosovë të re dhe madhështore", citohet të ketë thënë Pacolli./Insajderi.com

The post Pacolli kopjon sloganin e Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Mogherini siguron vendet e Ballkanit për perspektivën evropiane

Posted: 11 May 2017 09:07 AM PDT

Bashkimi Europian jo vetëm nuk do të zmbrapset, por përkundrazi do të marrë hov të ri, duke e hedhur vështrimin në mënyrë të veçantë tek aderimi i vendeve ballkanike.

Deklarata e fortë e Federica Mogherinit erdhi pas ndërhyrjes së saj të martën në OKB. Shefja e diplomacisë europiane tha për "La Stampa" se, pas referendumit mbi shkëputjen e Britanisë nga blloku europian, shumë kishin parashikuar që ajo votë do të shënonte fillimin e fundit.

Por të gjitha zgjedhjet e fundit, jo vetëm ato të Francës, – theksoi Mogherini, – kanë demonstruar të kundërtën.

"Sigurisht që ka probleme, me të cilat duhet të përballemi, sepse shqetësimi i qytetarëve është real. Por europianët kanë nisur të kuptojnë se çfarë është realisht në lojë dhe francezët e thanë fort dhe qartë se mbështesin projektin europian, se duan ta rilançojnë, sepse e konsiderojnë pjesë të zgjidhjes".

Por "Brexit", a nuk e dobëson BE-në?

Përgjigjja e kryediplomates europiane tregon hapur se cili është tashmë fokusi i ri i unionit.

"Unë jam e sigurtë se e ardhmja e bllokut nuk do të jetë 27-a, sepse do të kemi vende të reja anëtare. Mendoj për shtetet e Ballkanit, me të cilat jemi duke negociuar hyrjen në Bashkimin Europian. Shumë i referohen këtij procesi si 'zgjerim'. Unë vet preferoj të flas për ribashkim të Europës", tha Mogherini.

Pyetja e radhës iu referohet vendeve të rajonit, të cilat shfaqen më problematike për nga situata e raporteve mes tyre apo stabilitetit. Anëtarësimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës mund t'i ndihmonte të kapërcenin problemet e fqinjësisë.

Mogherini sqaron se, është edhe falë raportit të BE-së me secilin prej këtyre shteteve, që është arritur në masë të madhe të kurohen plagët e luftrave të përpara dy dekadave.

"Rruga është ende e gjatë, e lodhshme dhe jo gjithmonë e sheshtë, – thotë ajo. – Por jam e bindur se do të vazhdojë edhe falë faktit, që secili prej tyre ka një perspektive të përbashkët në bllokun europian"

The post Mogherini siguron vendet e Ballkanit për perspektivën evropiane appeared first on INSAJDERI.

Hyseni: Isa Mustafa kandidat i LDK-së për kryeministër

Posted: 11 May 2017 09:01 AM PDT

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, thotë se zërat që Isa Mustafa nuk do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike e Kosovës për Kryeminstër, janë vetëm spekulime.

Ai pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës  deklaroi se partia e tyre është duke u bërë gati  për zgjedhjet.

“LDK është duke i bërë të gjitha përgatitjet për këto zgjedhje”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq i pyetur për koalicione në zgjedhjet e ardhshme, Hyseni tha se kjo parti përjashtohet ndaj çdo koalicioni, shkruan Gazeta Express.

“PDK është kundërshtari kryesor, dhe rrjedhimisht përjashtohet çfarëdo koalicioni me PDK-në”, ka thënë.

Këto deklarata Hyseni i bëri pas mbledhjes së Kryesisë, ndërkaq kryetari i këtij subjekti, Isa Musafa, do t'i takojë kryetarët e degëve të partisë.

Temë e diskutimit në mbledhjen e sotme ishin përgatitjet dhe mobilizimi i LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që u shpallen dje nga presidenti Hashim Thaçi.

Ndërkohë sot, presidenti Thaçi, u bojkotua nga LDK-ja në takimin me përfaqësuesit e partive politike, ku u vendos që 11 qershori të jetë data e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Bojkoti në fjalë erdhi si veprimi i parë i LDK-së e cila ka njoftuar se pasi PDK-ja ka mbështetur mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”, nuk e njeh më Hashim Thaçin president, i cili ishte zgjedhur vitin që shkoi në bazë të marrëveshjes së LDK-së për bashkëqeverisje me PDK-në e cila ishte dalë partia e parë në zgjedhjet e 2014-s.

The post Hyseni: Isa Mustafa kandidat i LDK-së për kryeministër appeared first on INSAJDERI.

30 ditë paraburgim për sulmuesit e Ziadin Selës

Posted: 11 May 2017 08:55 AM PDT

Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për sulmuesit e kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela. Kire dhe Cane Gjorgjievski pas rrëfimeve para gjykatësit hetues janë dërguar në burgun e Shutkës. Për dy të pandehurit Prokuroria Publike ka bërë rikualifikim të veprës, nga pjesëmarrje ne turmë në "tentim për vrasje". Për këtë vepër sipas Kodit Penal parashikohet dënim me burg deri në 5 vjet.

Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se në bazë të provave materiale janë dhe dy persona tjerë akoma të pa identifikuar që dyshohet se kanë kryer vepër penale "tentim për vrasje". Vepra e tyre u dëshmua edhe nga video e publikuar nga Alsat M.

Policia njofton se po merren masa plotësuese për identifikimin e dy personave tjerë të përfshirë në tentativën për vrasje ndaj liderit të LR PDSH-së Zijadin Sela. Derisa policia po punon në zbardhjen e identiteteve, mediat duke iu referuar burimeve anonime kanë zbuluar identitetin e një pjese të konsiderueshme të personave pjesëmarrës në protestat e dhunshme në Kuvend. Njëri ndër ta është Aleksandar Baçevski, drejtor i shkollës bujqësore në Tetovës, i cili u shkarkua nga kjo pozitë.

Kryetari i Unionit të Forcave të Reja pranë VMRO-DPMNE-së në lagjen Aerodrom, Petar Miovski. Agjenti i DSK-së Valentino i njohur për opinionin si "inspektor Vale" si dhe Vili Mihajllovski, anëtar i shoqatës "Qoseto". Alsat M nga burime brenda Prokurorisë Publike mëson se gjatë ditës janë dërguar emrat edhe të 7 personave tjerë si të dyshuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme më 27 prill.

Burimet shpjegojnë se të shtatë personat janë identifikuar dhe dokumentuar nga MPB-Ja dhe se në Prokurori janë dërguar provat bazë për të t'i detyruar në paraqitje të dyshuarit. Burimet brenda Prokurorisë thonë se akoma nuk janë ftuar organizatorët e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët, Bogdan Ilievski, Igor Durllovski dhe Boris Damovski. Ndonëse tre të lartpërmendurit një ditë pas ngjarjeve të përgjakshme u distancuan nga veprimet e dhunshme, të njëjtit janë parë brenda hapësirave të Kuvendit, ndërsa njëri duke komunikuar me protestuesit dhe policinë.(alsat-m)

The post 30 ditë paraburgim për sulmuesit e Ziadin Selës appeared first on INSAJDERI.

Milan fillon bisedimet me Torinon për Belottin

Posted: 11 May 2017 08:40 AM PDT

Milani i ri po hedh hapat e parë në merkaton e verës dhe për këtë arsye në shtëpinë kuqezi është mbajtur një takim me Drejtorin Sportiv të Torinos, Petrachi. Bisedimet janë përqendruar rreth mundësisë së transferimit në Milano të Andrea Belottit.

Konfirmimi vjen nga vetë drejtuesi i Toros, i cili gjithsesi thekson se do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur gjejta e formulës për arritjen e marrëveshjes.

Situata e Belottit është e qartë, në kontratën e 23-vjecarit përmban një klauzolë largimi prej 100 milionë Eurosh, e vlefshme në fakt vetëm për klubet jashtë Italisë. Vështirë që drejtuesit e ri të "Djallit" të vendosin për shpenzimin e një shumë marramendëse vetëm për një sulmues.

Vazhdimësia e bisedimeve do  të varet dhume edhe nga dëshira e vetë futbollistit, apo e e aftësisë së klubit kuqezi për të gjetur një rrugë alternativë për shërbimet e italianit, njofton supersport.

Për të arritur te Belotti, Milani jo vetëm që duhet të përgatitet për të shpenzuar një shumë të madhe, por edhe të jetë bindës me projektin e ri teknik. Në bisedime mund të përfshihet edhe kartoni i Niang, sigurisht nëse francezi nuk do të blihet nga Ëatfordi në përfundim  të sezonit, ndërsa Mihajlovicit mund t'i interesojë edhe Kucka, apo Poli.

 

The post Milan fillon bisedimet me Torinon për Belottin appeared first on INSAJDERI.

Doçi: Shqipëria të mos përfaqësohet me këngëtarë nga Kosova në Eurovision

Posted: 11 May 2017 08:38 AM PDT

Skualifikimi i Shqipërise nga gara evropiane e këngës, për tekstshkruesin Agim Doçi, lidhet drejtpërsëdrejti me importin e këngëtarëve të përzgjedhur për të shkuar në këtë garë.

Pjesëmarrës dy herë në "Eurovision", si autor i këngës së Anjeza Shahinit e Kejsi Tolës, Doçi thotë se interpretimi i mrekullueshëm i Linda Halimit nuk ka mjaftuar për ta çuar Shqipërinë në finale, shkruan Top Channel.

"Nuk u skualifikua Linda Halimi. U skualifikua Shqipëria dhe kjo na dhemb të gjithëve. E ndoqa me shumë interes dhe me ato që quhen "ethe" artistike, por pasi pashë të gjitha vendet konkurruese, vura re se ato që hynë në dhjetëshe për të shkuar në finale, ishin këngë më të bukura sesa ajo e kompozitorit Qafoku", ka thënë Doçi.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk i pëlqen të importohen këngëtarët nga vendet tjera për garën e këngës "Eurovision".

"Nuk më pëlqen një fakt: importi i këngëtarëve që shkojnë në këtë garë. Ne kemi këngëtarë të mrekullueshëm këtu, që mund ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë", thotë poeti.

Për një përfaqësim sa më dinjitoz, Doçi thotë se zgjidhja do të ishte një testim paraprak.

"Para se të shkojmë në Eurosong, të bëhet një test, cila këngë, edhe nga Nata Finale e Radio Televizionit Shqiptar, të zgjidhen disa këngë e të bëhet një pasfestival me mjeshtra të muzikës, të cilëve nuk u del emri në festivalet europiane të korifejve të muzikës, tekstit, orkestracionit dhe interpretimit", tha Doçi

Një faktor tjetër në disfavor të Shqipërisë, duket të ketë qenë edhe mënyra e konkurrimit, e cila parashikon që vetëm shqiptarët që jetojnë në vendet konkurrente të natës së parë, mund të votonin për Shqipërinë.

"Ka lobingje pa dyshim në festivalet evropiane, sepse komuniteti sllav voton për vete, shqiptarët në botë ndoshta kanë halle dhe telashe të tjera, që s'u bie në mend  që të lëshojnë sms-në në dobi të Shqipërisë. Jam i trishtuar që skualifikohet Shqipëria, sepse ka pasur raste kur është shquar përballë 54 vendeve. Ne prapë këngën do ta çojmë, do ua vëmë njerëzve në buzë, siç ka thënë Agim Prodani "kemi artistë, të cilët dinë ta çojnë Shqipërinë dhe flamurin e saj, në këtë arenë evropiane", u shpreh poeti Agim Doçi.

Fati i keq i Shqipërisë, të cilës i ra shorti krah Qipros, Australisë, Armenisë, Polonisë apo Portugalisë, ku prezenca e shqiptarëve nuk është e konsiderueshme.

Fakt mbetet që finalen e Eurovision, shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë do të duhet ta ndjekin përmes ekranit, duke bërë ndoshta tifo për shtetet e mbetura në garë, e duke shpresuar për një rezultat më të mirë për Shqipërinë, vitin e ardhshëm.

The post Doçi: Shqipëria të mos përfaqësohet me këngëtarë nga Kosova në Eurovision appeared first on INSAJDERI.

LDK përjashton mundësinë e koalicionit me PDK-në

Posted: 11 May 2017 08:13 AM PDT

Anëtari i Kryesisë së LDK-ja, Skënder Hyseni, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka thënë se kanë diskutuar për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas tij, aktualisht nuk mund të vendoset për koalicion parazgjedhor, dhe se ata janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhje.

Hyseni tutje ka thënë se PDK-ja është kundërshtari politik i LDK-së dhe se me këtë subjekt politik përjashtohet çfarëdo lloj koalicioni.

Aktualisht në selinë e LDK-së janë kryetarët e degëve të kësaj partie.(lajmi.net)

 

The post LDK përjashton mundësinë e koalicionit me PDK-në appeared first on INSAJDERI.

Rreth 5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme

Posted: 11 May 2017 08:10 AM PDT

KQZ ka publikuar dokumentin rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 11 qershor, derisa fushata elektorale fillon më 31 maj përfundon më 9 qershor,

Ndërkaq, rreth 5 milionë euro do t'i kushtojë buxhetit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme që janë caktuar të mbahen më 11 qershor.

Këto të dhëna u dhanë në mbledhjen e KQZ-së e cila është duke u mbajtur në këto caste.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së  tha se afati i fundit për certifikim të partive politike është 18 maji. Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë.(rtklive)

 

The post Rreth 5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme appeared first on INSAJDERI.

Sejdiu: Mustafa i papërgjegjshëm, duhet të largohet nga kreu i LDK-së

Posted: 11 May 2017 07:58 AM PDT

​Isa Mustafa, gjatë ditës së mërkurë, mori goditjen e fundit nga partneri i koalicionit, PDK-ja, me të cilën kishin qeverisur bashkë gati për tri vjet. Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili ka drejtuar LDK-në pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, thotë se Mustafa ka dështuar me qeverisjen e vendit dhe me atë të partisë. Sejdiu nuk e përjashton mundësinë që të rikandidojë për kryetar të LDK-së.

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka akuzuar ashpër Isa Mustafën dhe mënyrën se si ai e ka menaxhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për Gazetën Express, Sejdiu, i cili mban postin e Kryetarit të Nderit të LDK-së, thotë se e kishte paralajmëruar Mustafën për rrezikun me të cilin mund të ballafaqohej, duke hyrë në koalicion me PDK-në, që në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

Madje zbulon se ky koalicion ishte lidhur shumë më herët se që u prezantua në opinion, pavarësisht krijimit të VLAN-it.
"Në mënyrë të papërgjegjshme ka filluar dhe në mënyrë të papërgjegjshme ka përfunduar ky koalicion. Unë i kam dhënë vërejtjet e mia për këtë koalicion, por që nuk janë marrë parasysh nga lidershipi", u shpreh Sejdiu për Express.

Bashkëpartiaku i Mustafës nuk habitet me atë çfarë ndodhi të mërkurën, me ç'rast pikërisht partneri i koalicionit prishi atë, duke e votuar mocionin e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë.

Sipas Sejdiut, Mustafa përfundoi njësoj sikurse ai ia bëri bllokut opozitar, atë kohë VLAN-It. Ish-lideri i këtij subjekti që ishte në postin e të parit të LDK-së pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke e marrë udhëheqjen në vitin 2006, kërkon largimin e Mustafës nga ky subjekt.

E rëndësishme, sipas tij, është që LDK-ja tash e tutje ta dijë se kush po e udhëheq. Sejdiu pranon se është i gatshëm që të jetë pjesë e listave zgjedhore të LDK-së dhe të japë kontributin e tij në këtë subjekt. Ai kërkon që të ketë një reflektim të veçantë nga LDK-ja, përderisa e bën përgjegjës Mustafën për gjendjen që kjo parti është tani.

Sejdiu: Mustafa i papërgjegjshëm, duhet të largohet nga kreu i LDK-së

 

The post Sejdiu: Mustafa i papërgjegjshëm, duhet të largohet nga kreu i LDK-së appeared first on INSAJDERI.

Fushata zgjedhore fillon me 31 maj

Posted: 11 May 2017 07:31 AM PDT

KQZ ka publikuar dokumentin rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 11 qershor.

Dokument i KQZ-së që për zgjedhjet parashihet afati për regjistrim të partive, për pjesëmarrje në zgjedhje, tërheqja e shortit etj.

 

Fushata fillon më 31 maj përfundon më 9 qershor.

Valdete Daka, ka thënë se në bazë të dekretit nga presidenti KQZ ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

KQZ ka bërë të ditur se do ti dërgojë ftese edhe vëzhguesve ndërkombëtar si propozim i dhënë nga Blerim Gjoshi anëtar i KQZ.

The post Fushata zgjedhore fillon me 31 maj appeared first on INSAJDERI.

Fillon procesi gjyqësor ndaj ortopedit Visar Nushi

Posted: 11 May 2017 07:17 AM PDT

I pafajshëm është deklaruar në shqyrtimin kryesor ndaj tij ortopedi Visar Nushi, i akuzuar nga Prokuroria për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Deklarimin e tij, ortopedi Nushi e ka bërë në seancën e shqyrtimit kryesor kundër tij para gjyqtarit Kujtim Krasniqi.

Prokurori Rexhep Maqedonci i lexoi akuzat që rëndojnë ndaj të doktorit Visar Nushi. Sipas prokurorisë, Visar Nushi, në cilësinë e doktorit ortoped me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore për të dëmtuarën – e mitur N.B., ka përdorur haptas një metodë të papërshtatshme mjekësore, raporton rtklive.com.

Gjatë leximit të aktakuzës u tha se doktor Nushi nuk e ka paraqitur gjendjen reale të shkallës së deformimit dhe nuk i ka rekomanduar pacientes me kohë mbajtjen apo përdorimin e ortozës (korsetit), ndonëse në vazhdimësi e dëmtuara në këtë periudhë kohore është trajtuar nga i dyshuari.

"Si pasojë e kësaj vjen deri te keqësimi i gjendjes shëndetësore të së dëmtuarës duke i shkaktuar devijim të rëndë të boshtit kurrizor, si dëmtim të rëndë trupor", thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokurori i shtetit.

Familjarët besojnë se drejtësia do të triumfoj, mbrojtja kundërshton akuzën

Familjarët e të dëmtuarës në seancë gjyqësore kanë kërkuar që të merren parasysh edhe prova shtesë. Gjykatësi ka vendosur që provat shtesë të bashkëngjiten në seancat tjera, kur gjyqësori do të vendosë nëse ato prova do të merren ose jo parasysh.

Mbrojtja e Visar Nushit, avokati Gazmend Nushi ka thënë se do ta kundërshtoj aktakuzën.

Para fillimit të shqyrtimit kryesor, i emocionuar, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, babai i të miturës N.B. ka thënë për rtklive.com se shpreson që drejtësia do ta thotë fjalën e saj në rastin Nushi.

"Ne besojmë fuqishëm që drejtësia do të triumfoj në këtë rast", ka thënë Berat Berisha, babai i vajzës së dëmtuar.

Ndryshe, ekspertiza mjekësore e kryer me kërkesë të Prokurorisë në Gjermani për pacienten N. B. ka rezultuar se ortopedi kosovar Visar Nushi ka bërë gabime gjatë matjeve të shkallës së skoliozës. Nushi, sipas ekspertizës së kryer në Gjermani i kishte vënë pacientes diagnozë dhe terapi të gabuar, duke u bazuar në matjet e gabuara të shkallës së skoliozës, raporton rtklive.com

Si pasojë e mjekimit joadekuat nga ana e doktorit, familjarët e pacientes kanë denoncuar doktorin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, për çka kurrizi i vajzës kishte marrë formën e germës S.

Ekspertiza në Gjermani gjeti gabime trashanike gjatë matjes së skoliozës

Në ekspertizën mjekësore të kryer nga Dr. Mattias Hovel, shef i Klinikës së Ortopedisë së Fëmijëve në Klinikën Universitare të Essenit në Gjermani ceket se vlera pas matjes së deformimit nga ana e ortopedit Visar Nushi është bërë gabimisht sikurse është ordinuar edhe terapia e gabuar.

Toleranca e rezultateve të lejuara gjatë matjeve të vlerave të skoliozës është deri në +/- 5 shkallë. Por, një pasqyrë e dhënë në ekspertizë tregon se Nushi kur kishte bërë matje në qershor të vitit 2013 ishte konstatuar një deformim prej 28 shkallësh derisa në atë kohë sipas matjeve në Klinikën Universitare në Essen të Gjermanisë deformimi kishte kaluar në 44 shkallë, duke bërë kështu një gabim në matje prej hiç më pak se 16 shkallësh, raporton rtklive.com.

"Më 5 qershor 2013 zotëri doktor Nushi mat sërish 28 shkallë, vendos kështu një diagnozë të gabuar e cila pastaj pasohet nga terapia e gabuar. Këtu tek ne, për këtë periudhë matet një cobb – kënd prej 44 shkallësh", thuhet në ekspertizën e mjekut gjerman.

Po ashtu, aty ceket se në janar të vitit 2013, kur ortopedi Nushi kishte gjetur se shkalla e deformimit ishte 28 shkallë, është dashur të indikojë një tretman me korset. Këtë pastaj pacientja N. Berisha, sipas ekspertizës gjermane, e merr në shtator të vitit 2013 kur kishte ndodhur një deformim në shkallën 52. Në këtë fazë, sipas ekspertizës, zakonisht indikohet operacioni.

Në ekspertizën e doktorit gjerman Mattias Hovel qartësohet se për vlerësimin e skoliozës ortopedi duhet të marrë parasysh dhe të bëjë matje edhe të deformimit të pjesës lumbale. Ndërkohë që në matjet e bëra nga Visar Nushi vetëm në kontrollin e parë ishin bërë matje të kësaj pjese.

Ndryshe, seanca e radhës në rastin Nushi është caktuar më 12 qershor 2017./Insajderi.com

The post Fillon procesi gjyqësor ndaj ortopedit Visar Nushi appeared first on INSAJDERI.

Deputeti pyet: A do ta anulojë Mustafa terminalin doganor të Margarita Kadriut

Posted: 11 May 2017 07:11 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka akuzuar kryeministrin në largim, Isa Mustafën lidhur me atë se si " Mustafa i kishte korruptuar deputetët me terminale doganore e poste ambasadorësh për ta votuar Hashim Thaçin si president".

"Në ditën kur ne ishim duke u burgos dhe aktivistët e qytetarët ishin duke u rrah nga policia në sheshet e Prishtinës në kundërshtim të Hashimit për president, Isa Mustafa ishte duke i korruptuar deputetët me terminale doganore, poste ambasadorësh e konsujsh, punësime të vëllezërve e familjarëve", ka shkruar Haskuka.

Ai ka pyetur nëse Mustafa do ta anulojë terminalin doganor të Margarita Kadriut apo edhe do ta kthejë Alma Lamën nga posti i ambasadores në Itali pasi që Mustafa nuk e njeh Thaçin për president.

"Tani Isa po thotë nuk e njoftim Hashimin president! Shtrohet pyetja a duhet tash të kthejmë nga posti i ambasadores Alma Lamën nga Roma, Sahatqijun nga New York, a duhet me a anulua terminalin doganor të Margarita Kadriut??? Etj, etj??", ka shkruar, Haskuka./Insajderi.com

The post Deputeti pyet: A do ta anulojë Mustafa terminalin doganor të Margarita Kadriut appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i LDK-së thotë se e njohin Thaçin si president

Posted: 11 May 2017 07:01 AM PDT

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë sot se në mbledhjen e kryesisë që edhe më tej është duke u mbajtur, do të diskutojnë mocionin e djeshëm dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të marrin.

Për mospjesëmarrjen e sotme në takimin me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar për datën e zgjedhjeve, Veliu tha se ka ndodhur një keqkuptim pasi ata i njohin të gjitha organet kushtetuese.

Sipas Veliut zërat se nuk do ta njohin presidentin Thaçi, janë individual, por jo qëndrim i organeve të LDK-së.

The post Nënkryetari i LDK-së thotë se e njohin Thaçin si president appeared first on INSAJDERI.

Lunacek, politikanëve kosovarë: Merruni me gjërat serioze

Posted: 11 May 2017 06:58 AM PDT

Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, u bëri thirrje politikanëve kosovarë që shkojnë në zgjedhje të reja, të mos i harrojnë çështjet e mëdha siç është integrimi evropian.

"Nëse grinden për këtë, për atë, nuk do të jetë gjë e mirë. Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës kanë humbur kohë gjatë një apo dy vjetëve të kaluar", tha Lunacek, një ditë pas rënies së Qeverisë së Kosovës dhe shpërndarjes së Kuvendit të saj.

"Më vjen keq që nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave, sepse bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës. Nuk ka ndodhur, sepse nuk është votuar demarkacioni i kufirit. Kam bërë përpjekje t'i nxis edhe partitë në qeveri, edhe ato në opozitë, por nuk e kanë bërë. Shpresoj ta bëjë qeveria e ardhshme. Shpresoj që qeveria e ardhshme ta ketë shumicën në Parlament dhe të përmbushë premtimet që janë bërë deri më tash", tha Lunacek, duke folur për magazinën Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ajo u bëri thirrje politikanëve kosovarë që të zhvillojnë një "fushatë serioze zgjedhore" për hir të qytetarëve.

"Bëjini detyrat e juaja, formoni qeveri të mirë, me shumicë të mirë në Kuvend dhe merruni me gjërat serioze. Ka pasur ca rritje ekonomike, ka pasur ca rritje në punësim – së paku çfarë thonë shifrat – por duhet të bëhet më, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Qeveria e ardhshme duhet të përqendrohet në sigurimin e kushteve më të mira ekonomike, sociale, në arsim, në shëndetësi. Kjo është ajo që duan qytetarët. Kjo është ajo që duam edhe ne si BE për qytetarët e Kosovës", tha Lunacek.

Ajo theksoi se në BE ka mbështetje për Kosovën dhe se atje duan që Kosova të përparojë në rrugën evropiane, të bëhet anëtare e organizatave të ndryshme ndërombëtare, të shihet si shtet, si republikë "pa e vënë askush në dyshim".

"Ka shpresë, ka të ardhme për Kosovën në Bashkimin Evropian", theksoi Lunacek./Insajderi.com

The post Lunacek, politikanëve kosovarë: Merruni me gjërat serioze appeared first on INSAJDERI.

Thatësira në Somali, pronarja ushqen kafshët me kartonë [video]

Posted: 11 May 2017 06:52 AM PDT

Fotografi i famshëm Yavuz Atalay gjatë qëndrimit të tij në Somali ka kapur imazhet e kafshëve të cilat në mungesë të vegjetacionit për shkak të thatësirës që ka përfshirë vendin, hanë kartonë të cilën ua japin pronarët në mungesë të çfarëdo lloji të ushqimit të kafshëve.

Në imazhet që ka regjistruar Atalay, një grua në Somali ushqen dhitë e saj me copa kartoni, në mungesë të degëve ose vendeve për kullotje. Kafshët e uritura dhe të sëmura ushqehen me kartonë.

Siç ka rrëfyer Atalay për AA, në një fshat që ndodhet tetë orë nga qyteti Hargeis, ai u takua dhe filmoi somalezen Amina, e cila posedonte një kope prej rreth 100 dhishë, por tani i kanë mbetur vetëm një pjesë e asaj që kishte më parë.

“Amina për shkak të thatësirës ka humbur pjesën e madhe të kafshëve. Tani ka rreth 15 dhi, kurse për shkak të thatësirës i tërë rajoni ka mbetur pa vegjetacion. Në një vendbanim që ndodhet rreth dy orë nga fshati i saj, ajo ka gjetur kartonë dhe me ato ushqen dhitë, aq sa kanë mbetur. Në fshat kam parë shumë kafshë të ngordhura. Në mesin e tyre ka shumë deve”, tregon Atalay./Insajderi.com

The post Thatësira në Somali, pronarja ushqen kafshët me kartonë [video] appeared first on INSAJDERI.

Trump dhe Putin takohen për herë të parë në korrik

Posted: 11 May 2017 06:45 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me homologun rus Vladimir Putin në korrik si pjesë e samitit të G20 në Hamburg, tha media shtetërore ruse të enjten.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duket se e ka dhënë lajmin pas takimeve të tij me Trump në Uashington, të mërkurën, shkruan agjencia e lajmeve "Tass".

Nëse do të konfirmohet ky do të jetë takimi i parë mes tyre që kur Trump është ulur në detyrë në 20 janar. Shtëpia e Bardhë, ende nuk e ka konfirmuar takimin.

Lajmi vjen në një kohë kur ekipi i fushatës i presidentit Trump është nën hetim nga autoritetet amerikane për lidhje të mundshme me Rusinë. Ndërkohë, mbrëmjen e të martës, Trump shkarkoi nga detyra drejtorin e FBI James Comey, në atë që disa media dhe politikanë e cilësuan një reagim direkt ndaj hetimit.

Putin dhe Trump e kanë diskutuar takimin e pritshëm të tyre në korrik edhe gjatë javës së kaluar në një telefonatë. Faqja e internetit e Kremlinit, shkruante se putin dhe Trump ishin në favor të një takimi personal gjatë samitit të G20-ës.

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Nën ish-presidentin amerikan Barack Obama, një zëdhënës i Kremlinit tha se thuajse të gjitha nivelet e dialogut ishin ngrirë.

The post Trump dhe Putin takohen për herë të parë në korrik appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more