Skip to main content

INSAJDERI: “3 vite më parë lyente me bojë rrugët e Brazilit, sot fiton 90,000€ në javë” plus 19 more

INSAJDERI: “3 vite më parë lyente me bojë rrugët e Brazilit, sot fiton 90,000€ në javë” plus 19 more


3 vite më parë lyente me bojë rrugët e Brazilit, sot fiton 90,000€ në javë

Posted: 30 May 2017 10:23 AM PDT

Gabriel Jesus është duke jetuar një jetë mjaft të bukur pasi është cilësuar si një nga talentet më premtues të futbollit, por fillimet e vështira të yllit të Manchester City janë akoma të freskëta në memorie.

Duke qëndruar këmbëzbathur në një rrugë të San Paulos, Jesus-i 17-vjeçar ishte akoma një nga mijëra të rinjtë e një qyteti që ëndërroni të vishnin fanellën e verdhë të Brazilit.

Ai ishte, si shumë të tjerë, duke u përgatitur për Kupën e Botës që po vinte në vendlindjen e tij.

Në një seri fotosh të postuara në Instagram, sulmuesi ka zbuluar se ka ndihmuar të lyheshin rrugët e lagjes së tij me ngjyra patriotike si parapërgatitje për turneun që u zhvilluar tre vite më parë. Ai i ka parë ndeshjen nëpërmjet televizorit teksa Brazili shkoi deri në gjysmëfinale përpara se të shpartallohej 7:1 nga Gjermania në Belo Horizonte.

Shumë pak persona do ta kishin imagjinuar se ai do të ishte një nga lojtarët që do ta udhëhiqte Brazilin drejt rrugës për titullin e gjashtë në Kupën e Botës në Rusi katër vite më pas.

Shumë gjëra kanë ndryshuar për Jesus gjatë kohës midis fotove të shkrepura dhe ditës së sotme. Atëherë ishte thjeshtë një djalosh që paguhej vetëm 4,000 euro në vit nga Palmeiras. Pak më vonë, talenti i tij u zbulua nga skautët e Manchester City i Pep Guardiolas.

Një transferim 31 milionë euro ndodhi në gusht të 2016 me lojtarin që erdhi në Angli në janar. Ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Qytetarët ku fiton 90,000 euro në javë. /telesport.al

The post 3 vite më parë lyente me bojë rrugët e Brazilit, sot fiton 90,000€ në javë appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj tregon se si do të shqyrtohet demarkacioni

Posted: 30 May 2017 10:08 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj para banorëve të Kodrës së Trimave ka treguar se si do të shqyrtohet Demarkacioni nëse ai do të vie në pushtet.

Ai ka bërë të ditur se do ta bëj një komision të ri i cili do ta rishqyrtojë këtë marrëveshje, në mënyrë që të nxirret versioni i drejtë.

"Murat Meha ka probleme me ligjin dhe nuk do të mund ta vazhdojë punën në këtë komision. Do ta realizojë një komision të ri për Demarkcionin që të nxirret versioni i drejtë. Pastaj do të fillojë një proces i rinegocimit të marrëveshjes me Malin e Zi", ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net

Lideri i AAK-së gjithashtu ka ëbrë të ditur se do t'i shkruajë një letër BE-së në mënyrë që ta fillojë procesin e liberalizimit deri sa të zgjidhet Demarkacioni.

"Do t'i shkruajë letër BE-së që të fillohet me liberalizim, pasi do tu them se ka dalur një problem. Nuk besoj se do të shkojë gjatë deri te vendimi", shtoi Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/

 

The post Haradinaj tregon se si do të shqyrtohet demarkacioni appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi bëhen bashkë në një qendër

Posted: 30 May 2017 10:04 AM PDT

Teksa shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë temë e zakonshme në takimet e parafushatës dhe të fushatës që do të nisë nesër, një lëvizje në pikën kufitare me këtë shtet tashmë është bërë.

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një qendër të përbashkët për bashkëpunim policor.

Qendra e Përbashkët për bashkëpunim policor mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, e cila është hapur dje në Plavë "është një konfirmim i zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në respektin reciprok", tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi.

Ky protokoll mes tri shteteve është në vazhdën e mëtejme të bashkëpunimit policor dhe është bërë duke zbatuar, nenin 34, seksioni 1 dhe nenin 29, të Konventës për Bashkëpunimin Policor në Evropën Juglindore, në të cilën palët nënshkruese, përveç të tjerëve janë Republika e Shqipërisë dhe Mali i Zi.

Palët nënshkruese do të përcaktojnë detajet në lidhje me krijimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor, autoritetet kompetente, qëllimin e bashkëpunimit, detyrat e Qendrës, gjuhën e punës, shpërndarjen e kostove, si dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Qendrës.

Qendra do të jetë në Mal të Zi, në Bashkinë Plavë, në godinën e stacionit të policisë kufitare Plavë, Qendra rajonale Veri.

Fusha e bashkëpunimit ka të bëjë me shkëmbimin, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, si dhe ofrimin e mbështetjes në koordinimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes palëve nënshkruese, me qëllim: parandalimin dhe luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar; parandalimin dhe luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar, parandalimin e migracionit të paligjshëm; përdorimin më racional të burimeve njerëzore dhe teknike të palëve nënshkruese dhe forcimin e besimit të ndërsjellë dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunimit më intensiv ndërkufitar.

Ky protokoll u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme,Valdet Hoxha, ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Nuhodzic Mevludin dhe ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Driton Demiraj.

Pas nënshkrimit të këtij protokolli, zëvendësministri Hoxha theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje trelaterale, tregon përkushtimin e të tria vendeve respektive për bashkëpunim të ndërsjellë dhe fuqizim të mekanizmave ndërshtetërorë dhe rajonal në kontekst të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar, migrimit të parregullt dhe terrorizmit./Insajderi.com

The post Policia e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi bëhen bashkë në një qendër appeared first on INSAJDERI.

Ish-kryetari i të rinjve të LDK-së i bashkohet Kadri Veselit

Posted: 30 May 2017 09:57 AM PDT

Ish-kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Armend Ibrahimi i është bashkuar PDK-së. Gazeta Express ka siguruar një fotografi të Ibrahimit me kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli.

Armend Ibrahimi ka qenë këshilltar për rini i kryeministrit Isa Mustafa, por ishte dorëhequr nga kjo detyrë, për arsyeje të pakënaqësive ndaj shefit të ekzekutivit.

Ibrahimi ka qenë edhe kandidat i LDK’së për Deputet në vitin 2014. Ai pas garës zgjedhore pati akuzuar partinë e tij se i kanë vjedhur votat.

Aderimi i tij në PDK është bërë një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për votimet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.

PDK’ja në këto zgjedhje garon në koalicion parazgjedhorë me AAK-NISMA, duke kandiduar kreun e AAK’së Ramush Haradinaj për Kryeministër./Express

 

The post Ish-kryetari i të rinjve të LDK-së i bashkohet Kadri Veselit appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi vizitë zyrtare në Kroaci

Posted: 30 May 2017 09:51 AM PDT

Të enjten më 1 qershor 2017 pas ceremonisë së pritjes solemne është paraparë takim mes presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Të enjten më 1 qershor 2017 pas ceremonisë së pritjes solemne është paraparë takim mes presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe takimet bilaterale të delegacioneve të të dyja vendeve, Kroacisë dhe Kosovës.

Të njëjtën ditë, Presidenti i Republikës së Kosovës, do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, dhe do të bëjë homazhe me vendosjen e kurorë me lule para monumentit “Zëri i viktimave kroate- Muri i dhimbjes” në varrezat e qytetit Mirogoj, njofton rtklive.

The post Presidenti Thaçi vizitë zyrtare në Kroaci appeared first on INSAJDERI.

Kurti: Do t’ia kthejmë shkëlqimin Gjakovës

Posted: 30 May 2017 09:35 AM PDT

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Gjakova ka qenë dikur model i përparimit "por sot është shndërruar në një qytet të lënë pas dore".

"Sot ishim për vizitë në Gjakovë, qytetin që dikur njihej për zhvillimin industrial i cili solli edhe avancim kulturor e arsimor të lavdërueshëm. Politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës, dhe sot rinia sheh të largohet prej atij qyteti, për arsye të papunësisë", ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Por, sipas tij, LVV ka projektet për rivitalizmin e industrisë në këtë komunë.

"Por ne i kemi projektet pë rivitalizimin e industrisë dhe modernizimin e rihapjen e fabrikave. Me ne Gjakovës e krejt Kosovës do t’i rikthehet shkëlqimi", ka thënë Kurti./Insajderi.com

The post Kurti: Do t'ia kthejmë shkëlqimin Gjakovës appeared first on INSAJDERI.

Gjermania e Italia reagojnë ndaj kritikave të Trump

Posted: 30 May 2017 09:27 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump ka rilançuar nëpërmjet "Tëitter"-it kritikat ndaj Berlinit, të shqiptuara më parë prej tij pas samitit të NATO-s.

"Kemi një deficit tregtar të jashtëzakonshëm me Gjermaninë. Për më tepër, ata paguajnë shumë më pak nga ç'duhet për NATO-n. Shumë keq për Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ndryshojë", ka shkruar Trump në "Tëitter".

Në samit, në vigjilje të G7-s, ai kishte nënvizuar se 23 nga 28 vendet e aleancës nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtjen.

"Gjermanët janë të këqinj, shumë të këqinj", kishte thënë Trump në përfundim të samitit të NATO-s në Bruksel, duke saktësuar në një moment të dytë se ky gjykim kishte të bënte me shkëmbimet tregtare.

Që raportet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë nuk janë ndër më të mirat, kjo ishte kuptuar që kur vet Kancelarja Merkel kishte thënë se nuk mund të mbështeteshin më te Shtetet e Bashkuara.

Pasi e deklaroi këtë, fillimisht në një tubim të partisë së saj, kancelarja përsëriti të njëjtën deklaratë të martën, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin indian, Narendra Modi.

"Marrëdhëniet me SHBA-të janë të një rëndësie kapitale, por Europa duhet të marrë fatin e saj në duar", tha ajo.

Një ditë më parë, ministri i saj i Jashtëm akuzoi Trumpin se po dobësonte Perëndimin dhe se ishte ngritur kundër interesave të BE-së, ndërkohë që tani, udhëheqësi i socialdemokratëve dhe kandidat për kancelar, Martin Schulz thotë se Trump po shkatërron vlerat e Perëndimit.

"Trump është shkatërrimtar i të gjitha vlerave të Perëndimit, në një mënyrë që ne kurrë nuk e kemi përjetuar më parë. Një strategji shkatërrimi të vlerave europiane: tolerancës, respektit, bashkëpunimit mes vendeve. Duhet të ngrihemi përballë një njeriu të tillë, me këtë ideologji riarmatimi", tha Schulz.

Të njëjtin qëndrim me Gjermaninë, duket se ka edhe Italia.

"Ka ardhur koha që BE-ja të marrë në duar të ardhmen e saj. Sfidat që kemi përpara e kërkojnë një gjë të tillë", tha Gentiloni, njofton rel.

Kryeministri italian Paolo Gentiloni rikonfirmoi në një takim me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, se është në sintoni me Berlinin, pavarësisht se lidhja transatlantike, lidhja me SHBA-të është shumë e rëndësishme. Por kjo duhet bazuar në parimet themelore, si angazhimi mbi ndryshimet klimatike dhe tregtia e lirë

 

The post Gjermania e Italia reagojnë ndaj kritikave të Trump appeared first on INSAJDERI.

Serbët fajësojnë Beogradin për incidentet mes tyre

Posted: 30 May 2017 09:15 AM PDT

Të hënën, rreth orës 22, në Leposaviq, persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit të Qendrës për punë sociale, në të cilin objekt gjendet Zyra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, si dhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila është nja nga 5 subjektet politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 11 qershor.

Lajmin për sulmin në Leposaviq e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Nenad Bojiq, shef i operativës i policisë rajonale të Mitrovicës së veriut, i cili ka theksuar se sulmi me armë zjarri mbi Qendrës për punë sociale në Leposaviq, megjithatë ka kaluar pa viktima.

"Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar, por në objekt janë shkaktuar dëme materiale. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar vendin e ngjarjes, dhe ky hetim po vazhdon edhe sot, për shkak se mbrëmë, për shkak të kushteve dhe errësirës, nuk është arritur të përfundojë hetimi. Ekipet hetuese janë ende në terren dhe hetimet për këtë rast janë në zhvillim e sipër", tha Bojiq.

Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, zyrat e së cilës janë në objektin që ishte shënjestër e sulmit të së hënës me armë zjarri, thotë për Radion Evropa e Lirë se të shtënat kanë qenë rafal nga disa armë dhe në kohën e sulmit në zyra kanë qenë vetëm 3 persona.

"Vetëm 20 minuta para sulmit, që ndodhi në orën 22, subjektin politik e kanë lëshuar aktivistët partiak që po përgatiteshin për zgjedhjet parlamentare. Vet fakti që dikush guxon që në qendër të Leposaviqit të shtijë me armë në hapësirën ku ka njerëz, flet që një çmenduri serioze i ka kapur njerëzit e caktuar këtu, në veri të Kosovës", thotë Jabllanoviq.

Ai i bëri thirrje sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të rendit që t'i gjejnë autorët e sulmit, t'i vë para përgjegjësisë dhe t'i ndëshkojë sipas ligjit.

Jabllanoviq thekson se ditëve të fundit, kandidatët e subjektit politik që ai drejton, por edhe subjekteve tjera politike serbe, të cilat nuk i janë bashkuar Listës Serbe në garën zgjedhore, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kanë qenë cak i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme, gjë që ka rezultuar edhe me tërheqjen e disa kandidatëve për deputetë nga listat e këtyre subjekteve.

Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se sulmi ndaj objektit në Leposaviq ku janë edhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, nuk paraqet befasi.

Sipas tij, Beogradi zyrtar është pozicionuar qartë për ta përkrahur Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe u ka dërguar porosi të qarta serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për këtë listë.

"Presioni është shumë i madh dhe kjo vetvetiu flet që mjaft njerëzve që janë të prirë për gjëra të tilla, u jep duar të lira që të mund të përballen me ata që kanë mendim tjetër politik, në çfarëdo mënyre dhe pa i zgjedhur mjetet, vetëm që të arrihet qëllimi. Qëllimi i Beogradit është që Lista Serbe të jetë faktori i vetëm politik që do të mund t'i drejtojë jetët e serbëve në Kosovë dhe jashtë saj", tha Nojkiq.

Por, a qëndron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë Beogradi prapa kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve ndaj subjekteve tjera politike serbe në Kosovë?

Nojkiq, pohon se dyshimet për këtë janë mjaft të bazuara, për faktin se Beogradi zyrtar ka mekanizma që të parandalojë sulmet e tilla.

"Nëse diçka e tillë nuk pengohet, atëherë dyshimi është i bazuar se Beogradi qëndron prapa gjithë kësaj", tha Nojkiq.

Jabllanoviq thotë se nuk është i sigurt që Beogradi në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndron prapa sulmit në Leposaviq, por ai shpreh bindjen se Beogradi zyrtar qëndron në mënyrë jo të drejtpërdrejtë prapa gjithë ngjarjeve që po ndodhin në veri të Kosovës.

"Ajo që e di me siguri është që të gjitha kërcënimet, shantazhet që po bëhen në terren, po zbatohen me shpjegimin verbal se kjo është urdhëruar nga kreu i shtetit të Serbisë. A është ky rrëfim i thatë i atyre që kërcënojnë dhe shantazhojnë, unë këtë nuk e di. Por, ata nën këtë rrëfim po i bëjnë kërcënimet dhe shantazhet dhe kjo është e sigurt dhe e vërtetueshme", thotë Jabllanoviq.

Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, autoritetet e Serbisë, përfshirë edhe presidentin e zgjedhur dhe kryeministrin në largim Aleksandar Vuçiq, u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për kandidatët e Listës Serbe, e cila drejtohet nga Slavko Simiq dhe që, siç kanë deklaruar ata, është e vetmja që i përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës dhe ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.(REL)

 

The post Serbët fajësojnë Beogradin për incidentet mes tyre appeared first on INSAJDERI.

Mediumi australian: Nga Kosova drejt botës, Dua Lipa është yll në rritje

Posted: 30 May 2017 09:09 AM PDT

Vajza e rokerit shqiptar Dukagjin Lipës, Dua u zhvendos nga Kosova nnë Angli në moshën 11-vjeçare.

Gushtin e kaluar, Lipa bëri një koncert masiv në kryeqytetin e Prishtinës. Ajo para shfaqjes u takua me kryetarin e Kosovës dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, gjatë së cilës babai i saj iu bashkua me të në skenë.

“Ishte e mahnitshme,” thotë ajo. “I gjithë qyteti ishte i bllokuar sepse të gjithë po vinin drejt koncertit dhe 18,000 njerëz morën pjesë. Ishte shfaqja ime më e madhe –  ishte e çmendur."

Këngëtarja e hitit “Be the One”, është themeluese e Fondacionit Sunny Hill, një organizatë që promovon barazinë sociale dhe mundësi kreative për kosovarët.

Lipa dhuroi 100 për qind të shitjeve të biletave të koncertit të saj në Sunny Hill, të cilës iu zgjerua roli përtej projekteve të artit që kanë të bëjë me muzikë, në një vend që ende po rritet nga hiri i luftës.

“Ka shumë përpjekje për një të ardhme më të mirë atje”, thotë Lipa. “Është ende vend shumë i varfër, ka shumë pjesë të cilat me të vërtet janë të rrënuara, por çdo herë që kthehem atje është duke ndërtuar diçka e re dhe më e mirë. Është kënaqësi të shoh vendin duke u zhvilluar."

Lidhjet e saj me Kosovën e mbajnë Lipën të lidhur me karrierën e saj. Ajo vizitoi SHBA-të me Perth Troye Sivan vitin e kaluar, dhe ka koncerte të rezervuara në gjithë Evropën deri në fund të këtij viti. Vitin e ardhshëm ajo do të këtë koncerte në Australi, me  këngëtarin Bruno Mars.

"Siç thotë edhe babai im, gjithmonë kujto prej nga je dhe gjithmonë mbaj në mend arsyen pse je duke e bërë punën tënde, e cila është dashuria për muzikën”, tregon ajo.

Shija e saj e muzikës e influencuar nga prindërit ishte (Oasis, Stereophonics, Radiohead), dhe këngëtaret të cilën kanë frymëzuar Lipën janë: (Nelly Furtado, Christina Aguilera, Destiny's Child), të cilat i adhuronte shumë si fëmijë.

"Kur u zhvendosa në Kosovë, në atë kohë të gjithë ishin duke dëgjuar zhanrin hip hop dhe koncerti im i parë ishte nga (DUO e ShBA-ve) Method dhe Redman", shprehet Lipa.

"Nuk e mbaj në mend kujtimin tim të parë të muzikës, sepse gjithmonë e kam pasur prezent në jetën time. Të dy prindërit e mi kanë luajtur një rol të madh tek frymëzimi im për muzikën." /Insajderi.com

The post Mediumi australian: Nga Kosova drejt botës, Dua Lipa është yll në rritje appeared first on INSAJDERI.

Mahrez zyrtarisht kërkon largimin nga Leicester

Posted: 30 May 2017 08:58 AM PDT

Riyad Mahrez me shumë gjasë nuk do të jetë futbollist i Leicester Cityty sezonin e ardhshëm. Futbollisti algjerian ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet.

"Përtej admirimit të madh dhe respektit që kam për Leicester Cityn, dua të jem totalisht i sinqertë dhe transparent me ata dhe dua të njoftoj se e kam informuar klubin se mendoj se tani është koha për largim", thuhet në një njoftim të futbollistit.

Arsenali dhe Monaco janë klubet që janë përmendur si më të interesuarat për shërbimet e 26-vjeçarit, që vlerësohet rreth 40 milionë funte.

Algjeriani ndihmojë Leicesterin të fitojë titullin e Premier Ligës në sezonin 2015-16, por tani vet ka konfirmuar dëshirën për largim.

The post Mahrez zyrtarisht kërkon largimin nga Leicester appeared first on INSAJDERI.

Tri premtimet kryesore të Hotit

Posted: 30 May 2017 08:54 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të martën në Gjilan se nuk mund ta lëmë Kosovën në duart e atyre që kanë probleme me personalitet.

Ai ka treguar cilat do të jenë prioritetet e tij nëse zgjedhet kryeministër.

"Ne do të merremi me temat më të mëdha që i ka shteti dhe shoqëria. Nuk mund ta lëmë Kosovën peng të disave që kanë probleme me personalitetin e tyre. Do t’i zgjidhim problemet e papunësisë, do t’i liberalizojmë vizat, do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin dhe do ta integrojmë vendin në familjen evropiane", ka thënë Hoti në një bashkëbisedim me rininë gjilanase.

"Jam shumë i nderuar që gjendem në këtë mes me të rinj e të reja. Është tryeza e gjashtë që e mbajmë me rini gjithandej Kosovës dhe kudo që shkojmë po hasim në një entuziazëm që të bëjmë të sigurt fitoren e 11 qershorit. Jemi bërë bashkë themeluesit e LDK-së dhe Brezi i Republikës", ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se jemi të vendosur që më 11 qershor të ndërrojmë gjendjen në Kosovë, jo pse ngarendim për të marrë poste sikur të tjerët që ngarendin me dekada, por për t'u siguruar se ne i adresojmë problemet e qytetarit maksimalisht brenda kufizimeve që i kemi.

"Si asnjëherë më parë në kemi zhvendosur krejt kursin publik tek problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët. Jemi munduar që qytetarëve t'u tregojmë se si do t'i zgjidhim problemet, si do të ofrojmë arsim cilësor, që pas kryerjes së studimeve të futeni në tregun e punës, si do t’i përmirësojmë shërbimet shëndetësore, si do t’i rritim pensionet, si do të sigurohemi që buxheti do të shpenzohet si duhet", ka thënë Hoti.

Sipas tij, këto janë premtime të bazuara. "Nëse dikush do ta bëjë ndryshimin në këto zgjedhje, jeni ju rinia dhe në veçanti gratë që janë bazamenti i shoqërisë. Ju ftoj që më 11 qershor të dilni dhe të votoni, ndërsa deri atëherë të bisedoni me çdo të ri e të re, t'u tregoni atyre kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne", ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër. /Insajderi.com

The post Tri premtimet kryesore të Hotit appeared first on INSAJDERI.

Delawie: As unë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar

Posted: 30 May 2017 08:34 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie i është bashkuar fushatës së shoqërisë civile të Kosovës “#AsUnë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar”.

Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook nga anëtari i shoqërisë civile Ismet Kryeziu, Delawie është fotografuar me një letër që përçonte mesazhin e shoqërisë civile “AsUnë”.

“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Z. Greg Delawie, mbështet iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë #AsUnë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar”, ka shkruar Ismet Kryeziu në Facebook, bashkangjitur me foton e Ambasadorit amerikan.

Ambasada e Amerikës edhe më parë ka bërë thirrje që të mos përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë, politikanë që kanë të ngritura aktakuza. /Insajderi.com

The post Delawie: As unë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Futbollisti i Real Madridit do të sfidojë Kosovën U-21

Posted: 30 May 2017 08:28 AM PDT

Futbollisti i Real Madridit, i huazuar në Heerenveen, Martin Odegaard do ta sfidojë Kosovën më 12 qershor.

Futbollisti norvegjez është ftuar në kombëtaren U-21 për ndeshjen ndaj Kosovës U-21, raporton Insajderi.

Përveç Odegaard, në përfaqësuesen norvegjeze U-21 janë ftuar edhe yje të tjerë të futbollit evropian për të rinj, si: Kristoffer Ajer i Celtic Glasgow dhe Iver Fossum i Hannover 96.

Lista e plotë e kombëtares norvegjeze U-21:

Portierë:

Sondre Rossbach (Odd), Per Kristian Bråtveit (Haugesund).

Lojtarë:

Erlend Dahl Reitan (Rosenborg), Julian Ryerson (Viking), Kristoffer Vassbakk Ajer (Celtic), Fredrik Pallesen Knudsen (Haugesund), Andreas Hanche-Olsen (Stabaek), Ulrik Yttergård Jenssen (Tromsø), Iver Fossum (Hannover), Vebjørn Hoff (Aalesund), Morten Thorsby (Heerenveen), Mathias Antonsen Normann (Bodo / Glimt), Martin Ødegaard (Heerenveen), Martin Samulesen(West Ham), Rafik Zekhnini (Odd), Mathias Rasmussen (Nordsjælland), Henrik Bjørdal (IFK Göteborg), Sander Svendsen (myk), Birk Risa (Cologne), Julian Kristoffersen (FC Copenhagen).

The post Zyrtare: Futbollisti i Real Madridit do të sfidojë Kosovën U-21 appeared first on INSAJDERI.

Lutfi Haziri lavdëron Hotin, thotë se me të Kosova do të jetë më stabile

Posted: 30 May 2017 08:15 AM PDT

Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë të martën në Gjilan se nga 12 qershori Kosova do ta ketë një qeveri të re, të qëndrueshme dhe stabile, që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

"Besojmë shumë se më 12 qershor, një ditë pas zgjedhjeve, jo vetëm Gjilani dhe Anamorava, por Kosova në përgjithësi do ta gjejë me një qeverisje të qëndrueshme, të sigurt dhe stabile të drejtuar nga Avdullah Hoti", ka thënë Haziri.

Këto komente Haziri i ka bërë gjatë një vizite në kompaninë Fluidi në Gjilan, ku ishte së bashku me kandidatin për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se do t’i funksionalizojmë zonat ekonomike dhe jemi dakorduar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Ministrinë e Tregtisë për t’i bërë këto zona në funksion të komunitetit të biznesit.

Një masë tjetër e qeverisë së re do të jenë edhe "pushimet tatimore për biznese të caktuara".

"Këto masa ekonomike të cilat janë të detajizuara me gjithë legjislacionin përkatës do të dyfishojnë rritjen e bizneseve në Kosovë. Do t’i vizitojë të gjithë sektorët e bizneseve në Kosovë, për t'ju treguar planet konkrete zhvillimore në të gjitha fushat të cilat do t’i ndërmarrim. Ne jemi të sprovuar në fushën e ekonomisë dhe nuk ka temë më të rëndësishme në Kosovë se ekonomia dhe punësimi i të rinjve", ka thënë Hoti.

Ai ka premtuar se në mandatin e ri do "t’i heqë të gjitha monopolet të cilat po e ngulfatin ekonominë e Kosovës".

Fejzullah Mustafa, pronar i fabrikës për prodhimin e pijeve Fluidi ka thënë se fabrika e tij posedon sipërfaqe mbi 10 mijë metra katror dhe rreth 200 punëtorë. Ai ka kërkuar që të vazhdohet me ndryshimin e politikave fiskale në favor të prodhimit vendor. /Insajderi.com

The post Lutfi Haziri lavdëron Hotin, thotë se me të Kosova do të jetë më stabile appeared first on INSAJDERI.

Ministrja kosovare demanton Vuçiqin: Zv/drejtori i policisë në veri, është shqiptar

Posted: 30 May 2017 08:07 AM PDT

Duke reaguar në deklaratën e Vuçiqit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Vuçiq është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe në veri të Kosovës, prandaj flet me gjuhën e tij të pamatur dhe nacionaliste.

Sipas Tahirit, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut është i kombësisë shqiptare, raporton Insajderi.

“Policia e Kosovës është në tërë shtetin e Kosovës, ndërsa në veri jo vetëm që zëvendësdrejtori është shqiptar por edhe gjithë struktura është me përbërje shumetnike, sepse Kosova është një shtet demokratik në vepër, dhe jo si Serbia që demokracinë e ka në fjalë dhe nacionalizmin në vepra”, citohet të ketë thënë Tahiri, nga komunikata e qeverisë.

Tahiri ka thënë se Serbia duhet ta heq “sëmundjen e nacionalizmit”.

“Kjo tregohet më së miri me faktin se shqiptarët në Serbi kanë më pak të drejta se sa serbët në Kosovë. Por një ditë, edhe Serbia do të detyrohet të heq sëmundjen e nacionalizmit nëse e dëshiron vërtet Evropën”, ka thënë Tahiri.

Vuçiq, në një intervistë me televizionin serb Pink TV, të hënën, ka thënë se nga dialogu në Bruksel qeveria e Serbisë ka arritur marrëveshje që asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri.

"Asociacioni i Komunave Serbe është një pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiq nuk kishte arritur asnjë vendim. Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptarë të mos vë këmbë në Veri të Kosovës", ka deklaruar Vuçiq, sonte në një intervistë në televizionin "Pink". /Insajderi.com

The post Ministrja kosovare demanton Vuçiqin: Zv/drejtori i policisë në veri, është shqiptar appeared first on INSAJDERI.

Të tjerë ushtarë amerikanë vijnë në Kosovë

Posted: 30 May 2017 07:59 AM PDT

90 ushtarë amerikanë nga ekipi i Brigadës së Këmbësorisë së 39-të të Gardës Kombëtare të Arkansas, do të udhëtojnë për në Kosovë.

Siç njofton televizioni amerikan KATV, këta trupa amerikanë do të qëndrojnë për nëntë muaj në Kosovë, shkruan Insajderi.

Ata do të jenë pjesë e misionit në kuadër të NATO-s në Kosovë. /Insajderi.com

The post Të tjerë ushtarë amerikanë vijnë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Plani i policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare

Posted: 30 May 2017 07:51 AM PDT

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka paraqitur hartimin e urdhrit operativ policor dhe ka njoftuar se ka bërë të gjitha planifikimet e saja lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor.

"Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës", thuhet në njoftimin e policisë.

Planifikimi operativ parasheh implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore 10 ditore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të   PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe  institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e një udhëzuesi për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është:

• Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

• Sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale të Zgjedhjeve, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depove Qendrore.

• Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës

Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Policia e Kosovës njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe qytetarëve që për çdo informacion të dyshuar, apo çështje që ndërlidhet me aspektin e sigurisë të njoftojnë Policinë e Kosovës, në mënyrë që të ndërmerren masat e menjëhershme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit. /Insajderi.com

The post Plani i policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare appeared first on INSAJDERI.

Krijohet ilaçi shumë herë më i fortë sesa antibiotiku

Posted: 30 May 2017 07:46 AM PDT

Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm, me shpresën se krijimi i një superilaçi do t'i japë fund kërcënimit të patogjenëve rezistentë ndaj mjekimit.

Versioni i ri i "vankomicinës" është konceptuar të jetë tejet i fortë. Sipas revistës shkencore "PNAS", ai do të jetë 1.000 herë më i fuqishëm sesa antibiotiku i vjetër.

Betejën ndaj baktereve, ky mjekim i ri e zhvillon në 3 mënyra të ndryshme, duke i ulur shumë gjasat e një qëndrueshmërie ndaj veprimit të tij.

Megjithatë, entuziazmi që ai ngjall duhet frenuar pak, duke qenë se superantibiotiku nuk është testuar ende te kafshët, e më pas njerëzit.

Ekipi i Institutit Kërkimor "Scripps" shpreson që medikamenti të jetë gati për përdorim brenda 5 vitesh, pasi t'i ketë kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se bota ka hyrë në atë që e konsiderojnë si "epoka postantibiotokëve", ku disa infeksione mund të kthehen në të pakurueshme.

Një prej patogjenëve, që i shqetëson më shumë mjekët, është "enterococci" apo "VRE", i cili është pikërisht rezistent ndaj "vankomicinës". Ky bakter mund të gjendet nëpër spitale e shkakton infeksione gjaku, të cilat përbëjnë – sipas OBSH-së, – rrezik të madh për shëndetin e njeriut.

Disa antibiotikë funksionojnë ende kundër "VRE"-së, por "vankomicina" 60-vjeçare është krejtësisht e pafuqishme ndaj tij.

The post Krijohet ilaçi shumë herë më i fortë sesa antibiotiku appeared first on INSAJDERI.

Zv/ministri i Drejtësisë: Serbia ka informata për të pagjeturit

Posted: 30 May 2017 07:33 AM PDT

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, takoi sot përfaqësuesit e Organizatës "Thirrjet e Nënave".

Ai para të pranishmëve tha se Ministria e Drejtësisë ka rifilluar futjen e të dhënave në databazën për personat e zhdukur AMPM, e cila funksionon në kuadër te Zyrës së Kryeministrit, si dhe është punuar shumë në hartimin e Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore, ku çështja e të pagjeturve zë vendin kryesor.

Tutje, Dushi tha se Ministria e Drejtësisë e ka mbështetur Mjekësinë Ligjore duke i shpeshtuar takimet koordinuese edhe me Zyrën e Kryeministrit. Ai tha se është ndërmarrë edhe iniciativa për konservimin e rrobave dhe se duhet punuar edhe për çështjen e pensioneve për familjarët e personave të zhdukur.

Zëvendësministri Dushi tha se Serbia nuk është aspak bashkëpunuese sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve, njofton Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate.

Më tutje, Dushi theksoi se “është e pamundur që Serbia të mos ketë informata lidhur me personat e pagjetur, sidomos kur dihet fakti se edhe sot në qeverinë e Serbisë janë eksponentët kryesorë të atij regjimi kriminal, i cili edhe kishte kryer këto krime dhe ishte angazhuar për fshehjen e gjurmëve të krimit".

Shpreh mirënjohje dhe respekt për ju familjarët e personave të pagjetur, për qëndresën dhe durimin e juaj, si dhe për angazhimin e juaj personal që po bëni për zbardhjen e fatit të më të dashurve tuaj, tha në fund të takimit zëvendësministri Florian Dushi.

Ndërsa, Kryetarja e Organizatës "Thirrjet e Nënave", Nesrete Kumnova, e falënderoi zëvendësministrin Dushi për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për këto procese dhe për këto familje. /Insajderi.com

The post Zv/ministri i Drejtësisë: Serbia ka informata për të pagjeturit appeared first on INSAJDERI.

Aktakuzë kundër ish-kandidates për deputete

Posted: 30 May 2017 07:23 AM PDT

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër Elmaze Zogaj, ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2014.

Sipas aktakuzës, ajo më datë  08.06.2014, në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë,  në cilësinë e personit zyrtar, kandidate për deputete nga subjekti KDTP, "kryen vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar".

"Në atë mënyrë që në listën e kandidatëve për tu zgjedhur nga subjekti politik ku ishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe bilbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. Me këto veprime e akuzuara ka kryer  veprën penale  keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të KP-ës", njofton prokuroria.

The post Aktakuzë kundër ish-kandidates për deputete appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more