Skip to main content

“Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro, do të jepen edhe shtesa për fëmijë” plus 9 more Ferizaj Press

“Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro, do të jepen edhe shtesa për fëmijë” plus 9 more Ferizaj Press


Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro, do të jepen edhe shtesa për fëmijë

Posted: 29 May 2017 10:33 AM PDT

Ferizaj.29.05.2017. Kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka mbajtur një tubim me qytetarë dhe anëtarë të partisë që drejton ai.

Para ferizajasve Haradinaj e ka nisur fjalimin duke shpjeguar se çka nënkupton shteti.
Haradinaj para qytetarëve ferizajas ka garantuar edhe rritje të buxhetit dhe projekte të punësimit për të rinj.
"Do të fillojnë shtesat për fëmijë . Pagat minimale do të jenë 200 euro. Do të rriten pensionet dhe do të llogaritet stazhi i punës sepse është ndërpre dhunshëm" ka thënë Haradinaj..
Haradinaj foli edhe për aleatët e popullit të Kosovës të cilët tha se duhet të bashkëpunojmë me ta sepse na ndihmuan atëherë kur më së shumti kishim nevojë.
"Kam ditë të them JO edhe do të them Jo, por kurr s'do të lëndojmë miqtë tanë sepse kem nevojë për miq" ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryetari i AAK-së dega në Ferizaj Xhavit Zariqi, njëherit kandidat për deputet për zgjedhjet e 11 Qershorit para liderit të AAK-së dhe kandidatit të nominuar për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma,Ramush Haradinaj, ka paraqitur kërkesat e qytetarëve të Ferizajt të cilat sipas Zariqit ka kohe që folet e përfolet por asnjëherë nuk u realizuan.
"Ferizaj kërkon përfundimin e projektit te Ibër-Lepencit si dhe projekti i hekurudhës i cili shumë herë u fol por asnjëherë nuk u realizua.Si edhe projekti i Spitalit të Ferizajt i cili me vite po zhagitet. Projekt me rëendësi është edhe trajtimi i ujërave të zeza i cili ende nuk është realizuar dhe Ferizaj me vite po përballet me këtë problem" ka thënë Zariqi

Më pas Haradinaj u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe ka biseduar për problemet dhe hallet që po përballen qytetarët e Ferizajt.

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma thotë se nuk do të lejohen lëvizje të cilat në emër të fesë shtyjnë axhenda të dyshimta për shkatërrimin e vendit.

"Nuk muj edhe s'kam me u pajtu najherë le lëvizje gjoja në emër të fesë që kanë axhenda tjera që na e shkatërrojnë këtë vend", tha Haradinaj.

"Kushdo prej imamëve, kushdo prej udhëheqësve të tjerë që kujtojnë se po bëjnë diçka tuj çu fminë tonë në skej të dyjesë me dekë marre ju koftë, marre ju koftë atyne. Kushdo prej tyre që mendojnë se ne jemi qaq budallë sio popull e që dojnë me na ndërru për pak vjet, e kanë gabim", theksoi Haradinaj në takim me qytetarët e Ferizajt.

Thotë se duhet respektuar të gjitha fetë në vend, por se për të në radhë të parë është shqiptaria.

"Unë dashninë e parë e kam shqiptarin, pra muj me dashtë shumëçka tjetër por nuk di me u identifiku me diçka përpara se me u identifiku si shqiptar. Unë nuk muj me thanë jam veç myslimanë ose jam veç katolik ose jam veç ortodoks ose jam veç me sheh. Jam veç shqiptar. Kur them jam shqiptar unë vërtetë ndihna mirë me fetë e shqiptarit, me islamin tradicional shqiptar, pra kam respekt për këtë. Kam respekt për besimtarët e devotshëm, për Imamët e devotshëm e atdhetarë", theksoi ai.

Ministri Bajrami dhe rektori Bajraktari hapën ekspozitën e studentëve të UShAF “Profesionistët e së Ardhmes”

Posted: 29 May 2017 09:56 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari, janë shprehur të kënaqur me punën e studentëve në hapjen e ekspozitës "Profesionistët e së Ardhmes", e cila u hap sot në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Në këtë ekspozitë, të dytën të këtij lloji, po i ekspozojnë punimet e tyre studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, si dhe Fakultetit të Menaxhmentit.
Ministri Bajrami u shpreh i lumtur që ka ndihmuar në hapjen, por edhe në mbështetjen e mëtutjeshme për këtë Universitet, ndërsa tha se para tri vitesh kishim një ëndërr për këtë universitet. "Por, e bëmë realitet, sepse krijuam një universitet model jo vetëm për Ferizajn, por për gjithë Kosovën, krijuam Universitetin e Shkencave të Aplikuara".

Ministri i Arsimit theksoi se ky është një universitet i shekullit 21, i cili ofron liderë të së ardhmes. "Resursi më i madh që kemi ne, janë të rinjtë tanë, një rini evropiane dhe shumë aktive, prandaj ne e kemi për detyrë të punojmë shumë për ta", tha ministri Bajrami.

"Ky është universiteti më i mirë që kemi për momentin", tha Ministri dhe këtë e arsyetoi me fatin se ky Universitet, vetëm për kaq pak kohë prej se është themeluar, është shumë i kërkuar nga të rinjtë dhe ka fituar përkrahjen e madhe të bizneseve dhe kompanive të ndryshme.

Pasi që e krahasoi me universitete të njohura në vende të ndryshme të Evropës, ministri Bajrami falënderoi rektorin Bajraktari për menaxhim të shkëlqyeshëm, por edhe stafin akademik dhe studentët për punën e tyre të palodhshme.

Ndërsa, rektori Bajraktari theksoi faktin se ky institucion ka vetëm dy vite jetë si universitet dhe për këtë kohë, janë realizuar në plotni të gjitha premisat që janë dhënë në studimin e fizibilitetet, i cili më pas u mbështet nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga ministri Bajrami, të cilin e falënderoi për dhënien e kësaj mundësie për të rinjtë e Ferizajt dhe Kosovës.
Rektori u shpreh krenar për studentët, për punën e mirë që kanë bërë në këtë ekspozitë, por edhe për punën në ndërmarrje. Ai falënderoi stafin akademik dhe joakademik, por edhe ndërmarrjet që kanë ofruar punën praktike të studentëve, pasi që Universitetit ende i mungojnë ambientet e kërkuara laboratorike për shkaqe financiare.

"Puna jonë është e lidhur ngushtë me ndërmarrje dhe Bordi Industrial, i ngritur pranë Universitretit, po krijon këta profesionistë të së ardhmes, të cilët tregu po i pret:, tha rektori Bajraktari, ndërsa theksoi edhe faktin se shumë studentë po punësohen në kompani ende pa i mbaruar studimet.
Duke vënë në fokus punën që është bërë për të krijuar mundësi të reja për përgatitjen sa më të mirë të studentëve, Rektori përmendi se tashmë studentët e parë të UShAF po qëndrojnë në universitete ndërkombëtare, si pjesë e marrëveshjeve për mobilitet.

Rektori Bajraktari premtoi se në të ardhmen do të hapen edhe programe të reja në Universitet, gjithmonë duke e rritur vazhdimisht cilësinë e studimeve.

Ekspozita, e cila është hapur sot, do të qëndrojë e hapur për të gjithë të interesuarit deri më datën 31.05.2017.

Vëhet gurthemeli i zyrës së gjendjes civile në Softaj të Ferizajt

Posted: 29 May 2017 07:58 AM PDT

Ferizaj.29.05.2017. Banorët e disa fshatrave siç janë Rahovicë , Pojatë , Papaz, Softaj e fshatra të tjera pas pak muajsh do të kenë objektin e ri të gjendjes civile dhe kushte shumë më të mira për punë . Në fshatin Softaj sot u vu gurthemeli për objektin e ri investim ky i komunës së Ferizajt.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me rastin e vënies së gurthemelit të këtij objekti tha se ndjehet i lumtur që shërbimet jetike të qytetarëve tashmë po ofrohen sa më afër shtëpive të tyre.

"Sot jemi në inaugurimin e punimeve në zyrën e gjendjes civile në fshatin Softaj, zyrë kjo e cila për një kohë të gjatë ka zhvilluar veprimtarinë e vet, ndërsa viteve të fundit nuk ka qenë funksionale. Gjithë këta banorë të kësaj ane nga fshatrat përreth kanë gravituar për rregullim të dokumenteve në fshatin Talinovc i Muahxherëve dhe ne po dëshirojmë që zyrat e gjendjes civile t'i kenë më afër shtëpive të tyre, në mënyrë që asnjë qytetar të mos ketë nevojë të marrë mundin të shkojë në qytet ose në zyrat më të largëta për ndonjë shërbim. Unë jam këtu bashkë edhe me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit të cilët do të jenë një zë i fuqishëm i qytetarëve në Kuvend dhe jam i lumtur që nga investimet e komunës po zgjidhen disa nga hallet e qytetarëve siç është edhe ky investim. Me investimet që po bën komuna e Ferizajt ka arritur jo vetëm që të ndal migrimin fshat –qytet por ka arritur që ta bëjë më të lehtë më të dashur dhe më atraktive jetën për banorët e këtyre fshatrave që nuk do të ecin nëpër baltë dhe nuk do të udhëtojnë me kilometra për shërbime të vogla", është shprehur kryetari Svarqa.

Edhe banorët e kësaj ane kanë mirëpritur investimet e reja të komunës së Ferizajt në shërbim të zgjidhjes së halleve të tyre.
Fadil Lipovica kryetar i fshatit Softaj tha se në këto anë gravitojnë një numër i madh i banorëve dhe nevoja për dokumente është e përditshme.

"Ky projekt na është dashur tepër sepse deri në vitin 2012 ka funksionuar kjo zyrë por për shkak të stërvjetrimit u desh që të ndërpritet puna këtu. E falënderojmë komunën dhe kryetarin Muharrem Svarqa që po punon për të zgjidhur hallet tona me sukses . Këtu gravitojnë një numër i madh i banorëve nga fshatrave përreth prandaj do të jetë më lehtë qasja për dokumente " u shpreh kryetari i fshatit Softaj Fadil Lipovica.

Zyra e re e gjendjes civile do të kushtojë buxhetit të komunës së Ferizajt rreth 32 mijë euro dhe pritet të jetë funksionale pas 3 muajve.

Mbi 220 mijë euro investime orientohen në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt

Posted: 29 May 2017 05:43 AM PDT

Ferizaj.29.05.2017 . Në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt sot kanë nisur një projekt i rëndësishëm infrastrukturor i cili do të përmirësojë jetën e banorëve të këtij lokaliteti. Bëhet fjalë për asfaltimin e disa rrugicave të fshatit që do të mundësojnë një qarkullim më të mirë drejt qytetit por edhe fshatrave përreth.

Në fillimin e këtyre punimeve kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa tha se Surqina për një kohë të gjatë ishte harruar nga pushtetet, por tani me projektet e reja po tentohet përmirësimi i kushteve të cilat do të ndikojnë që të mos braktiset fshati

"Tash në këtu po mundohemi të kthejmë mënyrën e mirë të jetës dhe t'i eliminojmë të gjitha shkaqet e migrimit fshat –qytet përmes investimeve që po bëhen .
Ne po nisim të asfaltojmë rrugicat e fshatit në gjatësi mbi 3 kilometra dhe në gjerësi prej 6 metrash , standard tashmë i njohur e i aplikuar në komunën e Ferizajt si dhe trashësi prej 8 centimetrave e cila shtresë do të mundësojë edhe qarkullimin e automjeteve të rënda. Sepse në këtë fshat do të shtohen nyje të reja qarkullimi edhe nga investimet që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës nga projekti që do të realizohet e që do ta lidh periferinë e fshatit Surqinë me Prelezin i Muhaxherve dhe fshatin Papaz ,një projekt ky që është në fazën përfundimtare me të cilin ne e kemi përfituar dhe së shpejti do t'i realizojmë procedurat e tenderimit
Investimet për këtë lokalitet në kuadër të këtij projekti kapin shumën rreth 220 mijë euro dhe janë mjaft të rëndësishme dhe mjaft të dobishme për të gjithë banorët e veçanërisht për nxënësit të cilët do ta kenë me të lehtë lëvizjen e tyre drejt shkollës e mjediseve të tjera", ka deklaruar kryetari Svarqa.

Edhe banorët e fshatit Surqinë i kanë mirëpritur investimet e komunës në fshatin e tyre. Thanë se asfalti ka qenë një ëndërr për disa shtëpi në periferi.

" Vërtet kemi qenë të izoluar prandaj është mjaft i rëndësishëm ky projekt . Disa shtëpi e kanë pasur mjaft larg asfaltin dhe lëvizjen e kufizuar në kushte jo të mira atmosferike, ndërsa tash jemi të gjithë barabartë" deklaroi me këtë rast Flamur Llabjani banor i fshatit Surqinë.

Punimet në këtë projekt është duke i kryer operatori ekonomik "Berisha Kompani". U bë e ditur fshati Surqinë ka mbi 600 banorë.

Në spitalin e Ferizajt realizohet edhe një operacion me sukses

Posted: 29 May 2017 04:40 AM PDT

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në bashkëpunim të mjekëve nga spitali i Ferizaj dhe ai i Shkodrës. Pacientja ishte diagnostikuar me diagnozë: Stenosis pyeloureteris lat. dex. Anomali e komunikimit te veshkës me ureterin – kanalin ujëderdhës që për pasoje mund te sjell deri te dëmtimi serioz i veshkës – humbje te saj dhe sipas mjekëve specialistë është vlerësuar se pacientja duhet t'i nënshtrohet operimit. Operacioni u realizua me sukses.
Ky realizim është falë ekipit kirurgjikal nga Spitali i Ferizajt, Dr. Imri Vishi, Dr. Driton Ferizi dhe Dr. Agon Bislimi dhe kirurgut nga Shkodra, Dr. Gëzim Galiqi.
Qyteti i Ferizajt është binjakëzuar me qytetin e Shkodrës dhe ky binjakëzim më së miri po funksionon në lëmin e shëndetësisë. Pritet që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunime të tjera në këtë drejtim.

Kompanitë teknologjike ndihmojnë për të luftuar terrorizmin

Posted: 29 May 2017 03:38 AM PDT

Ministrja e brendshme e Britanisë thotë se kompanitë e internetit po fillojnë të jenë më të dobishme në luftën kundër terrorizmit, pas sulmit të kohëve të fundit në Manchester.

Amber Rudd tha në një intervistë televizive britanike të dielën se Britania po bën përparim të mirë në punën me kompanitë e teknologjisë për të arritur qasjen në mesazhet e koduara të të dyshuarve për terrorizëm.

Ajo shtoi megjithatë, se ato që e shqetësojnë më shumë janë kompanitë e internetit që vazhdojnë të botojnë publikimet me gjuhën e urrejtjes, që po kontribuon në radikalizimin e njerëzve në këtë vend, shkruan VOA.

Të shtunën në Manchester, një grup grupesh muzikore u ndoqën nga rreth 50 mijë spektatorë në ngjarjen e parë muzikore të qytetit që prej sulmit të së hënës në Manchester Arena.

Të shtunën, Britania e zvogëloi nivelin e kërcënimit të terrorizmit nga "kritik" në "të rëndë".

Siguria shtesë, megjithatë, vazhdoi në Old Trafford Cricket Ground, në periferi të Manchesterit, për një koncert të grupeve Manchester Courteneers, Charlatans, Blossoms dhe Lakra.

Personave në shfaqje iu kërkua të mbërrinin herët dhe të mos sillnin çanta. Zyrtarë të sigurisë me uniforma u vendosën në intervale 50-metra në rrugët që i afroheshin vendit.

Në komentet përpara koncertit, pjesëtari i grupit Courteneers, Liam Fray, u tha të pranishmëve: "Nëse mendoni se mund të na mposhtni, nuk e dini se kush jemi".

93 vjeçarja nga Ferizaj lexon ende Kuranin (Video)

Posted: 28 May 2017 12:06 PM PDT

Hanife Hoxha ka gati një shekull jetë, por plaka nga Gremja e Ferizajit ka një veçori tjetër, mbi jetëgjatësinë. Ajo në këtë moshë të shtyrë lexon Kuranin arabisht, gjë të cilën ka thënë se e ka mësuar qysh e vogël në mejtep – siç quhej shkolla në atë kohë.

Plaka nga Gremja thotë se nuk di të lexojë e të shkruajë shqip, pasi në kohën kur jetoi ky ishte shkollimi që merrnin.

"Shkollë s'kam hiq asnjë ditë, emrin tem s'di me shkru", thotë ajo për Klan Kosovën.

E djali i saj thotë se nëna tashmë është në të 100'at ndonëse në dokumente është më e re.

"Në dokumente është më 1925 e shkrume, por është edhe ma e moçme se e kanë shkru vonë", thotë ai.

Aftësinë për të lexuar në Kuran në këtë moshë e cilëson si shumë të veçantë edhe hoxha i fshatit.

'Për zotin kur jam taku unë për herë të parë me loken unë jam befasu për mirë. Nuk kam besu që një e shtyer në moshë sikur është lokja 100 vjeçare di të lexojë në këtë formë kaq të rrjedhshme Kurani Kreminin", tha Hoxha i Gremes, Fidaim Fazliu.

E ajo agjëron edhe Ramazanin qysh moti.

Aderime të reja në AAK në Ferizaj

Posted: 28 May 2017 11:50 AM PDT

Ferizaj.28.05.2017. Në një takim të organizuar nga AAK dega në Ferizaj, këtij subjekti politik i janë bashkëngjitur mbi 200 anëtar të rinj.
Në takimin e organizuar nga AAK në Qendrën e Kulturës në Ferizaj , këtij subjekti politik i janë bashkëngjitur mbi 200 anëtar të rinj.
Me këtë rast të gjithë anëtarët e rinj i ka përshëndetur kryetari i AAK-së dega në Ferizaj Xhavit Zariqi, nënkryetar aktual i Komunës së Ferizajt dhe kandidat për deputet për Parlamentin e Kosovës.
Zariqi ka falënderuar të pranishmit për mbështetje,përkrahje dhe për besimin e tyre që po tregojnë për programin e AAK-së dhe liderin e këtij subjekti Ramush Haradinajn.
Me këtë rast Zariqi ka thënë se lideri i AAK-së pas zgjedhjeve të 11 Qershorit do të jetë Kryeministër i Kosovës.
Në fund të takimit anëtarëve të rinj Zariqi u ka shpërndarë librezat e anëtarësisë.

Ferizaj humb ndeshjen me Llapin me rezultat 1:2

Posted: 28 May 2017 10:29 AM PDT

Sot u zhvillua xhiroja e fundit për këtë sezonë.
Ekipi i Ferizajt u mposhte nga Llapi me rezultat 1-2.

Skuadra e Ferizajt ka humbur nga Llapi 1-2 në një ndeshje ku skuadra jonë uështë paraqitur me disa lojtar të ri pasi lojtarët kryesor ishin të pushuar për ndeshjen e Barazhit.Golin e vetëm për skuadrën ferizajase e shënoi Shkumbim Salihu.

Tashmë synimi i skuadrës ferizajase  për mbetje në Superligë   shpresë e vetme është  Barazhi ku pritet të takohet me Vëllazninë e Pozhoranit në javën e ardhshme.

Golat i shenuan:
Kushtrim Shabani minuta 20′ (Llapi) 0-1
Shkumbim Salihu minuta 40′ (Ferizaj) 1-1
Berat Hyseni minuta 89′ (Llapi) 1-2

Rezultati 1-2 (1-1)
Llapi tani me ka siguruar pozitën e tretë në Super Ligën e Kosovës ndërsa Ferizaj shkon në barazh,ku do të takohet me ekipin Vëllaznia nga Pozhorani.

Kështu duket Ferizaj pas përfundimit të Festivalit të Muraleve (Foto)

Posted: 28 May 2017 10:18 AM PDT

Ka përfunduar Festivali i dytë i Muraleve në Ferizaj
Në këtë Festival i cili tani më ka fituar edhe një përvojë dhe popullaritet ndër artdashës morën pjesë shumë artist ferizajas dhe ndërkombëtar.
Ky festival ka filluar Ferizajt ti jap një pamje të bukur e cila po pëlqehet edhe nga qytetarët. Gjithashtu edhe një rast i promovimit të artistëve ferizajas në të cilin po marrin pjesë edhe artistë të rinjë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more