Skip to main content

“Forcat irakiane në sulmin final për Mosul” plus 13 more Radio Evropa e Lirë

“Forcat irakiane në sulmin final për Mosul” plus 13 more Radio Evropa e Lirë


Forcat irakiane në sulmin final për Mosul

Posted: 28 May 2017 09:18 AM PDT

Forcat irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, e kanë lansuar një sulm të gjërë për pjesët e fundit ë qytetit Mosul, që ende janë nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik (IS), kanë thënë zyrtarë ushtarakë. Komanda e përbashkët operacionale thanë se forcat e sigurisë po e sulmonin "atë që mbetet territor i paçliruar" në bregun perëndimor të lumit Tigër në këtë qytet, që është baza e fundit e rëndësishme e IS-it në Irak. Agjencia AP ka raportuar, duke u mbështetur në dy oficerë ushtarakë irakianë, se avancimi i forcave qeveritare ishte ngadalësuar nga snajperët dhe sulmuesit vetvrasës, ndërsa përleshjet e djeshme karakterizohen si "sporadike". Ata nuk kanë dhënë numra të viktimave eventuale të të dy palëve. Nëse Mosuli bie nën kontrollin e forcave të qeverisë së Irakut, atëherë kjo do të paraqiste goditje masive për ekstremsitët e IS-it. Mosuli ishte qyteti ku lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, e ka shpallur të ashtuquajturin "kalifat" të tij para tri vitesh. Nga ana tjetër, banorët në Qytetin e Vjetër i kanë thënë agjencisë Reuters me telefon se situata atje po bëhej tejet e rrezikshme për ta. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mançester: Policia e ka arrestuar edhe një person të dyshuar

Posted: 28 May 2017 08:35 AM PDT

Policia e Britanisë, që po zhvillon hetime për sulmin vdekjeprurës terrorist në Mançester, thotë se e ka bërë edhe një arrestim, derisa po i vazhdon përpjekjet për zënien e të dyshuarve, që e përbëjnë një rrjet, pjesë e të cilit besohet se ishte edhe sulmuesi vetëvrasës, Salman Abedi. Oficerët e policisë thanë sot se e kanë arrstuar një mashkull 25 vjeçar, në lagjen Old Traford, në seksionin lindor të Mançesterit. Tash në arrest janë gjithsej 12 vetë, ndërsa dy persona të tjerë, që po ashtu, ishin në paraburgim, janë liruar. Nga sulmi me bombë pas një koncerti në Mançester më 22 maj, janë vrarë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë. Më se 60 vetë mbeten në spital, ndërsa 23 prej tyre janë në njësinë për trajtim intensiv.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daka: KQZ-ja s’mund të fajësohet pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë

Posted: 28 May 2017 07:02 AM PDT

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se zgjedhjet e parakohshme, ishin shumë sfiduese, marrë parasysh afatet e shkurtra kohore për organizimin e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zaev së shpejti do ta bëjë publik vendimin për Qeverinë e re

Posted: 28 May 2017 06:07 AM PDT

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, të dielën ka bërë të ditur se vendimi për Qeverinë e re është marrë dhe se atë shumë shpejt do ta bëjnë publik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rudd: Rrjeti i sulmit me bombë në Mançester – potencialisht ende në liri

Posted: 28 May 2017 06:06 AM PDT

Anëtarët e rrjetit të sulmuesit vetëvrasës me bombë në Mançester, Salman Abedi, mund të jenë ende në liri, ka thënë sekretarja e brendshme britanike, Amber Rudd, derisa niveli i kërcënimit për terrorizëm në këtë vend është ulur, për shkak të progresit të rëndësishëm në hetime. Policia thotë se afro një mijë njerëz po punojnë në hetime, në përpjekje për ta gjurmuar grupin e ndihmësve të Abedit dhe për ta krijuar pamjen e lëvizjeve të tij disa ditë para sulmit të 22 majit, nga i cili janë vrarë 22 vetë. Autoritetet thonë se e kanë arrestuar një pjesë të madhe të rrjetit që ka dorë në sulm, por policia vazhdon ta ngushtoj rrethin ndaj këtij grupi. E pyetur sot nga rrjeti BBC nëse ndonjë anëtar i grupit është ende në liri, zonja Rudd tha "potencialisht...është një operacion që po vazhdon". Policia thotë se 11 vetë janë në paraburgim, përfshirë edhe vëllaun e madh të Abetit, me emrin Ismail.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovë: Paraburgim për dy persona për trafikim me migrantë

Posted: 28 May 2017 05:37 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me inicialet B.K dhe Z.C, në kohëzgjatje prej një muaji për kryerje të veprës penale 'trafikim kontrabandim me migrantë'. "Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.K dhe Z.C. që nga fillimi i muajit shkurt 2017 e deri në momentin e arrestimit, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare kanë trafikuar emigrantë nga shteti i Kosovës për në shtetet e Evropës, duke kaluar në shtetin e Serbisë", thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Për rrugëtimin ilegal për në shtetet e Evropës, qytetarët thuhet në komunikatë kanë paguar para në vlerë prej 2000-3000 euro, varësisht nga destinacioni.   Në komunikatën për media të Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se për këtë rast ka edhe të dyshuar të tjerë, të cilët janë në arrati.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump e përfundon turneun duke e vlerësuar “javë historike”

Posted: 28 May 2017 04:29 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer në Washington, pas turneut nëntëditor në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, derisa mediet kanë raportuar se ai po e shqyrton mundësinë e ndryshimeve madhore në Shtëpinë e Bardhë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

K. Veriore: Po zhvillohet një tip i ri i armatimit kundërajror

Posted: 28 May 2017 03:44 AM PDT

Mediat shtetërore në Korenë Veriore kanë raportuar se lideri i këtij vendi, Kim Jong Un, e ka mbikëqyr testin e një sistemi të ri të armatimit kundërajror, ka urdhëruar prodhimin e tij masiv dhe vendosjen e tij në gjithë vendin. Agjencia e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, raportoi sot se zoti Kim "e ka shikuar testin e tipit të ri të sistemit të armatimit kundër aeroplanëve". Kohëve të fundit Koreja Veriore i ka kryer dy teste atomike dhe dhjetëra lansime të raketave balistike, derisa përpiqet ta zhvilloj një raketë të aftë të bartë kokë atomike deri në tokën e Shteteve të Bashkuara. Programi atomik dhe testet raketore janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara, por Pheniani ka thënë se ato janë të domosdoshme për ta kundërshtuar agresionin amerikan. Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë çfarëdo synimi për ta sulmuar Korenë Veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pritjet e udhëtarëve të British Airways

Posted: 28 May 2017 02:45 AM PDT

Kompania British Airways tha se po synon operimin pothuajse normal në aeroportet londineze Heathrow dhe Gatwick, gjatë së dielës. Të shtunën BA, i kishte anuluar të gjitha fluturimet nga këto dy aeroporte për shkak të "dështimit madhor në sistemet e IT-së". Në njoftimin e sotëm, në aeroportin Heathrow megjithatë priten vonesa të mëtejshme dhe anulime të fluturimeve të kompanisë British Airways. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

British Airways po synon normalizimin e gjendjes

Posted: 28 May 2017 01:57 AM PDT

Kompania British Airways thotë se po synon operimin pothuajse normal në aeroportet londineze Heathrow dhe Gatwick, gjatë ditës së sotme. Dje, kjo kompani i kishte anuluar të gjitha fluturimet nga këto dy aeroporte për shkak të "dështimit madhor në sistemet e IT-së". Në njoftimin e sotëm, në aeroportin Heathrow megjithatë priten vonesa të mëtejshme dhe anulime të fluturimeve të kompanisë British Airways dhe u është thënë udhëtarëve që të mos shkojnë në aeroport, derisa të mos jenë të sigurt se fluturimi i tyre nuk është anuluar apo shtyrë. British Airways tha dje se nuk janë të njohura shkaqet e dështimit global të kompjuterëve të vet, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për sulm kibernetik. Udhëtarët e kanë përshkruar gjendjen në aeroporte si "kaotike", ndërsa disa prej tyre e kanë kritikuar kompaninë, British Airways, për mungesë të informacioneve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Polici i vrau gjashtë kolegë të tij

Posted: 28 May 2017 01:43 AM PDT

Një polic i ka vrarë gjashtë kolegë të tij në një pikë kontrolli në provincën Zabul në pjesën jugore të Afganistanit, kanë njoftuar zyrtarët lokalë. Pas të shtënave, që kanë ndodhur mbrëmë vonë, sulmuesi e dorëzoi këtë pikë së bashku me armatimin, te militantët talibanë, por forcat e sigurisë brenda disa orëve e morën kontrollin ndaj saj, ka thënë sot zyrtari policor në Zabul, Ghulam Gailani Farahi. Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Talibanët i kanë rekruatuar ose kanë arritur të ndikojnë në pjesëtarët e forcave të sigurisë afgane, për të ndërmarrë sulme të brendshme kundër ushtrisë së Afganistanit dhe trupave të jashtme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tel Aviv: Mijëra izraelitë e kanë mbështetur krijimin e shtetit palestinez

Posted: 28 May 2017 01:30 AM PDT

Mijëra izraelitë janë tubuar mbrëmë në Tel Aviv në mbështetje të krijimit të shtetit palestinez, ndërsa pjesëmarrësit e kanë bartur mbishkrimin "Dy shtete, një shpresë". Avi Buskilia, udhëheqës i organizatës joqeveritare izraelite, Paqe Tash, tha se pjesëmarrësit e marshimit po protestonin kundër "mungesës së ofrimit të shpresës nga qeveria, e cila kryen okupim, dhunë dhe racizëm". Organizuesit thanë se me këtë protestë është planifikuar shënimi i 50 vjetorit të okupimit izraelit të tokës palestineze. "Ka ardhur koha që të dëshmohet tek izraelitët, palestinezët dhe e gjithë bota, se një segment i rëndësishëm i popullatës izraelite e kundërshton okupimin dhe dëshiron zgjidhje me dy shtete", tha Buskila. Isaac Herzog, lider i Partisë Laburiste në opozitë në Izrael, ka marrë pjesë në këtë tubim. Para 50 vitesh, Izraeli e ka okupuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nga Jordania, gjatë luftës gjashtëditëshe me shtetet fqinje arabe. Aneksimi i Jerusalemit Lindor nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Në mesazhin dërguar protstuesve, presidenti i Autoritetit Palesatinez, Mahmud Abbas, tha se "është koha për të jetuar së bashku në harmoni, siguri dhe stabilitet".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Dy të vrarë në incidentin e dyshuar anti-mysliman

Posted: 28 May 2017 01:13 AM PDT

Një person në qytetin Portland në Shtetet e Bashkuara po mbahet i dyshuar se i ka therrë për vekje dy persona, për të cilët raportohet se ishin përpjekur ta parandalonin sulmuesin nga keqtrajtimi i dy femrave, që dukej se ishin myslimane. Personi, Jeremy Christian, ishte arrestuar pardje dhe akuzuar për vrasje. Raportohet se incidenti kishte filluar kur personi Jeremy Christian kishte filluar t'i fyej dy femra nga aspekti religjioz, për të cilat mendonte se ishin myslimane, në një tren të udhëtarëve. Policia tha se njëra prej dy femrave të reja kishte bartur mbulesë tradicionale myslimane. Policia tha se janë vrarë, Ricky John Best, 53 vjeçar, dhe Taliesin Myrddin Namkai Meche, 23 vjeçar. Personi Best ka vdekur në vendin e sulmit, ndërsa Meche vdiq në spital. Këshilli për raportet amerikano-islamike, nëpërmjet një kumtese, tha se incidentet anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara janë rritur për më tepër se 50% nga viti 2015 në vitin 2016, dhe i ka bërë thirrje presidentit, Donald Trump, që "të flasë personalisht kundër rritjes së valës së islamofobisë dhe formave të tjera të fanatizmit".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bizneset, në “hall” me fushatat e partive politike

Posted: 28 May 2017 12:18 AM PDT

"Bizneset janë në një pozitë të palakmueshme pasi që nuk e kanë guximin që t'u thonë (politikanëve) mos na vizitoni apo nuk jemi të gatshëm për vizitë", thonë për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të bizneseve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more