“Eksperti i OKB-së e lavdëroi Shqipërinë për harmoninë ndërfetare” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Eksperti i OKB-së e lavdëroi Shqipërinë për harmoninë ndërfetare
- Gjermani: Misionarët suditë aktivë në Kosovë
- Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2017 - 2018
- Maqedoni: SHBA-ja pret formimin e shpejtë të qeverisë
- SHBA: Manning, burim i Wikileaks-it, është liruar nga burgu
- Përleshje përpara rezidencës turke në Uashington
- Parlamenti Evropian bën thirrje për përshpejtim të procedurave kundër Hungarisë
- Kosova, vendi më homofobik në rajon
- Koalicionet, profilizim i skenës politike apo ‘frikë’ nga humbja e zgjedhjeve
- Zaev merr mandatin nga Ivanov
- Putin: Jemi të gatshëm të ofrojmë incizimet e bisedës Trump-Lavrov
- Brukseli përshëndetë vendimin e Ivanovit për mandatimin e Zaevit
- IS merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan
- Përleshje përpara shtëpisë së ambasadorit turk në Washington
- Moon paralajmëron për një përplasje të mundshme ushtarake me Korenë V.
- Sot nënshkruhet marrëveshja për udhëtimin pa viza për ukrainasit
- Rusi: Rritet numri i viktimave nga shpërthimi i gazit
- Përleshje e armatosur në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan
- Trump shmang pyetjet për ndarjen e informacioneve me rusët
- Trepça “peng” i formimit të Qeverisë së re, punon me humbje
Eksperti i OKB-së e lavdëroi Shqipërinë për harmoninë ndërfetare Posted: 17 May 2017 08:51 AM PDT Eksperti i Kombeve të Bashkuara për liri fetare, Ahmed Shaheed, e ka lavdëruar Shqipërinë për tolerancën ndërfetare, duke konsideruar se është një shembull për vendet e tjera. Zoti Shaheed tha se Shqipëria është model për harmoni ndërfetare, me shumicë myslimane, dhe komuniteteve ortodokse dhe katolike, në mesin e 3 milionë banorëve të saj. Ky ekspert sot e ka përfunduar një qëndrim tetëditësh në Shqipëri për ta përgatitur raportin për politikat dhe praktikat e saj fetare, përfshirë çështjet e pazgjidhura ose sfidat e reja. "Liria e religjionit ose besimit është realitet praktik në Shqipëri dhe pjesa më e madhe e botës mund të mësojë nga përvoja e Shqipërisë në respektimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe religjionit ose besimit dhe për arritjen e harmonisë ndërfetare", tha Shaheed, raporton AP nga Tirana. Sipas tij, pas komunizmit, Shqipëria ka bërë "rikonstruktim të shpejtë të infrastrukturës fetare dhe revitalizim të lidershipit shpirtëror". Ahmed Shaheed, ekspert i Kombeve të Bashkuara, i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë që "ta mbajnë harmoninë unike shoqërore dhe bashkëjetesën, që mbetet realitet në Shqipërinë e sotme". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gjermani: Misionarët suditë aktivë në Kosovë Posted: 17 May 2017 08:28 AM PDT Qeveria e Gjermanisë thotë se grupet misionare nga Arabia Saudite po e përhapin verzionin Islam ultrakonservator Wahabi në Kosovë. Në përgjigje të pyetjes nga ligjvënësit opozitarë, qeveria tha se predikuesit e mbështetur nga Arabia Saudite janë aktivë në Kosovë, raporton agjencia AP nga Berlini. Qeveria gjermane thotë se donatorët nga Arabia Saudite dhe vendet e tjersa të Gjirit, po ashtu, i financojnë komunitetet islamike në Kosovë. Kosova është burim i rëndësishëm i luftëtarëve të jashtëm për grupet, siç është Shteti Islamik. Por, qeveria ka theksuar se nuk duket se ka "lëvizje të gjërë jashtë interpretimit liberal tradicional të islamit ndaj interpretimit Wahabi" në Kosovë. Ligjvënësja Sevim Dagdelen, nga Partia e Majtë, tha sot se është "skandaloze" që predikuesit e linjës së fortë sauditë janë aktivë në Kosovë në sytë e paqeruajtësve perëndimorë, raporton AP. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2017 - 2018 Posted: 17 May 2017 08:25 AM PDT Radio Evropa e Lirë tani pranon aplikacionet për vitin 2017-2018, për bursën për gazetarë "Jiri Dienstbier Journalism Fellowship". Ky program (bursë) zgjat nga 1 nëntori 2017 deri më 30 qershor 2018. Qëllimi i dhënies së kësaj burse është t'iu ndihmojë gazetarëve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta ushtrojnë profesionin e tyre, në përkrahje të pluralizmit. Aplikacionet pranohen nga gazetarët e Bosnjë dhe Hercegovincës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Të përzgjedhurit vendosen nëshërbimin përkatës të Radios Evropa e Lirë, në zyrat qendrore në Pragë dhe rajon, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e RFE/RL-së. Ky program u ofron atyre instruksione në fushën e multimedias, duke i përfshirë në diskutime në baza ditore. Kjo u ndihmon që të jenë bartës të standardeve të profesionit të tyre, liderë në komunitetin e tyre si dhe në botë. Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në jiridienstbierfellowship@rferl.org deri në orën 0600 CET (sipas kohës së Evropës Qendrore) më 31 maj, 2017. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen më 30 qershor, 2017. Shkarkoni aplikacionin këtu. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Maqedoni: SHBA-ja pret formimin e shpejtë të qeverisë Posted: 17 May 2017 08:17 AM PDT Për Maqedoninë dhe qytetarët e saj është një gjë e mirë që procesi i formimit të qeverisë po ec përpara ka theksuar Michaela Schwarzer-Bloom, ushtruese e detyrës së shefit të misionit në Ambasadën e SHBA-së në Shkup. "Për Maqedoninë dhe për njerëzit në Maqedoni është mirë që formimi i Qeverisë hyn në fazë të re dhe se së shpejti do të formohet qeveria e re. Presim që të bashkëpunojmë me Qeverinë e re, sapo të formohet, shpresojmë se kjo do të jetë shpejt. Maqedoninë e pret një punë e madhe dhe reformat urgjente, që të mund të avancohet në mënyrë të përshpejtuar në bashkësinë euroatlantike", nënvizon deklarata e Schwarzer-Bloom e publikuar në web faqen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: Manning, burim i Wikileaks-it, është liruar nga burgu Posted: 17 May 2017 07:58 AM PDT Chelsea Manning është liruar nga një burg ushtarak në Shtetet e Bashkuara, pasi i ka vuajtur 7 vjet për rrjedhje të qindra mijëra dokumenteve sekrete. Ushtria tha se Manning është larguar sot nga një burg në shtetin Kanzas. Ushtari 29 vjeçar, që ishte lindur si mashkull me emrin, Bradley Manning, ishte dënuar në vitin 2013 lidhur me 20 akuza për rrjedhje, përfshirë spiunim. Pasi është dënuar, Manning tha se prej fëmijërisë ndjehej si femër dhe se dëshiron të jetoj si femër dhe e mori emrin Chelsea. Në janar të këtij viti, pak kohë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti, Barack Obama, ia reduktoi pjesën më të madhe të dënimit prej 35 vjetësh. Manning ishte dërguar në Irak si analiste e inteligjencës, kur ajo i kishte rrjedhur dosjet diplomatike dhe ushtarake tek faqja në Internet, WikiLeaks. Ajo e ka mbrojtur veprimin e saj, duke thënë se dëshironte ta hapte debatin publik në Shtetet e Bashkuara për rolin e ushtrisë amerikane dhe të politikës së jashtme, por më vonë ka kërkuar falje për "dëmtim" të vendit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Përleshje përpara rezidencës turke në Uashington Posted: 17 May 2017 06:56 AM PDT Kanë shpërthyer përplasje të dhunshme jashtë shtëpisë së ambasadorit turk në Washington përgjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në SHBA me presidentin Donald Trump, me ç'rast nëntë persona janë lënduar dhe dy të tjerë janë arrestuar, kanë thënë autoritetet lokale. Përleshja shpërtheu pasdite më 16 maj, kur një grup i protestuesve, mes tyre edhe armenë dhe kurdë kanë thënë se janë sulmuar nga mbështetësit e Erdoganit, duke përfshirë edhe persona nga sigurimi i vet liderit turk. Ndërkohë, anëtarët e delegacionit pro-turk kanë akuzuar protestuesit se kanë provokuar përleshjen, pasi disa burra të veshur më kostume dhe disa të tjerë të veshur në mënyrë të zakonshme vazhdimisht kanë sulmuar protestuesit derisa i kanë rrëzuar për tokë. Zëdhënësi i policisë në Washington ka thënë se dy persona janë arrestuar për dhunë ku njëri është dënuar për sulm nga policit. Ai ka shtuar se që të dy grupet kanë qenë të përfshira në përleshje mirëpo nuk ka treguar detaje shtesë. Incidenti ka ndodhur në po të njejtën ditë kur është mbajtur takimi në mes të presidentit turk Erdogan dhe presidentit amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë, një takim i cili i ka rritur tensionet për një varg çështjesh, duke përfshire edhe pajtimin e fundit të Washingtonit për të armatosur luftëtarët kurdë që po luftojnë në Siri dhe që Ankaraja i konsideron si terroristë. Departamenti i Shtetit ka refuzuar të komentojë rreth incidentit. Në mars të vitit 2016, rojet e Erdoganit u përleshën më protestuesit dhe gazetarët në Washington, jashtë Institutit Brookings, ku edhe pati mbajtur një fjalim për politikën e jashtme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Parlamenti Evropian bën thirrje për përshpejtim të procedurave kundër Hungarisë Posted: 17 May 2017 06:12 AM PDT Parlamenti Evropian ka thënë se "përkeqësimi serioz" në fushën e ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore në Hungari, justifikojnë përshpejtimin e procedurave që mund të rezultojnë në sanksione. Në një rezolutë të votuar më 17 maj, ligjvënësit i kanë bërë thirrje Këshillit Evropian të nis artikullin 7(1) të Traktatit të Bashkimit Evropian i cili jep një paralajmërim formal për shtetet anëtare të akuzuara për cenimin e të drejtave. Faza tjetër përfshinë nisjen e artikullit 7(2) i cili do të sjellte sanksione siç është suspendimi i të drejtës së votës. Ka një kohë që anëtarët e Këshillit kanë mënjanuar dënimin e partnerëve të anëtarësuar. Rezoluta parlamentare po ashtu i ka bërë thirrje qeverisë hungareze që të shfuqizojë ligjet e shtrëngimit të rregullave të cilat janë kundër azilkërkuesve dhe organizatave joqeveritare, si dhe të bëjnë të mundur që universiteti i themeluar nga financieri George Soros të qëndrojë në Budapest si "institucion i lirë". "Hungaria është një test për Bashkimin Evropian për të vërtetuar kapacitetin dhe dëshirën për të reaguar ndaj kërcënimeve dhe shkeljeve të vetë vlerave të tyre si një shtet anëtar"- është thënë përmes një komunikate. Po ashtu është vënë në dukje me shqetësim se "zhvillimi në disa shtete të tjera anëtare shfaq shenja shqetësuese të ngjashme të minimit të rregullave ligjore sikurse në Hungari". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova, vendi më homofobik në rajon Posted: 17 May 2017 06:07 AM PDT Pjesëtarët e komunitetit homoseksual, lesbike, biseksual apo transgjinor thonë se jeta e tyre është e vështirë për shkak të diskriminimit fillimisht në familje, ku përjetojnë siç thonë ata edhe dhunë fizike e psikike. Kosova është vendi me homofobinë më të madhe në gjithë rajonin e Ballkanit, thanë oragnizatat për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit, në Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë. Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), ka bërë publik një raport sipas të cilit vetëm 3 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta pranonin fëmijën si anëtar të komunitetit LGBT, derisa 97 për qind, kanë thënë se nuk do t'i lejonin të jetojnë në shtëpi anëtarët e këtij komuniteti. Të anketuarit thonë se do të merrnin masa do të ushtronin dhunë ose do t'i kishin, siç thonë, ''shëruar''. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me njërin nga anëtarët e komunitetit LGBT, i cili tha se 'familja është pengesa fillestare për të jetuar një jetë normale'. Adonisi (emri origjinal i njohur për redaksinë), thotë se mungesa e informatave të duhura për orientimet seksuale, ka bërë që Kosova të ketë një shoqëri të mbyllur. "Vështirësia e parë është familja. Problemet e para fillojnë në familje. Mos-qasja në informata ka bërë që si shoqëri të jemi jo mendjehapur. Jo vetëm unë, por shumë anëtarë të komunitetit LGBT ballafaqohemi me vështirësi nëse vendosim të flasim hapur me familjet". "Shumica janë larguar nga shtëpia, ku është përdorur dhunë fizike dhe psikike. Mendoj se ka ardhur koha që tjetri të mos ketë të drejtën të ndërhyjë në jetën e tjetrit. Nëse brenda familjes nuk ofrohet mbështetje, vështirësitë janë edhe më të mëdha, në shoqëri institutcione etj", tha ai. Në Kosovë janë tri organizata që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI. Ato kanë ngritur kapacitetet e veta që t'u ofrojnë ndihmë ligjore, në rast të shkeljes së të drejtave pjesëtarëve të këtij komuniteti. Organizatat ofrojnë ndihmë ligjore, pra avokat falas, por edhe ndihmat psikosociale. Agim Margilaj, nga ''Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore'' ka thënë se motoja e këtij viti në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë është ''Dashuria e bën familjen''. Kjo për shkak se problemet më të mëdha komuniteti LGBTI i ka në familje që 'nuk janë në gjendje ta kuptojnë drejtë orientimin seksual të secilit njeri'. "Nëse nisemi nga aspekti institucional, zbatimi i ligjit është një prej sfidave më të mëdha në Kosovë. Nga aspekti social, barriera e parë është familja. Pjesëtarë të komunitetit LGBT detyrohen të jetojnë jetë të dyfishtë, të martohen të krijojnë familje, për shkak të dhunës fizike e psikike nga familja". Sociologët në vend thonë se dhuna në familje tek personat LGBT është e shprehur për shkak të vetëdijes së ulët të anëtarëve të familjes për t'i pranuar personat të cilët kanë një orientim të caktuar seksual. Sibel Halimi sociologe, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e vendit bëjnë shumë pak për këtë kategori të shoqërisë. "Në momentin kur nuk ka informim tek familjet edhe paragjykimet ndaj këtij komuniteti janë shumë të larta. As institucionet nuk kanë bërë mjaft për të informuar që ky komunitet është i barabartë me kategori të tjera shoqërore". "Aq më keq në legjislacionin që lidhet me dhunën në familje, shumë pak kjo çështje është promovuar nga Qeveria dhe mendoj se është shumë e nevojshme që institucionet relevante që merren me dhunën në familje, ta parandalojnë këtë dukuri tek personat e komunitetit LGBT". Sidoqoftë, organizatat që sigurojnë mbrojtje për pjesëtarët e komunitetit LGBTI në Kosovë, thonë se institucionet publike duhet të kenë dhe zhvillojnë plane të veprimit për të promovuar respektin dhe integrimin e këtij komuniteti, nisur nga garancitë që janë dhënë për një gjë të këtillë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Zyra për Qeverisje të Mirë në zyrën e kryeministrit të Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin se megjithëse Kosova ka shënuar përparime në respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, problemet mbeten ende të shumta. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Koalicionet, profilizim i skenës politike apo ‘frikë’ nga humbja e zgjedhjeve Posted: 17 May 2017 06:01 AM PDT Krijimi i dy blloqeve të mëdha në Kosovë thuhet të jetë një përgjigje ndaj sistemit zgjedhor i cili favorizon një koalicion parazgjedhor, të cilit i mundësohet marrja e mandatit qeverisës, thonë njohës të rrethanave politike në Kosovë. Sipas tyre, blloqet e krijuara së fundmi përmes koalicioneve parazgjedhore nuk e bëjnë ndarjen ideologjike të partive, përmes profilizmit të tyre në parti të majta ose të djathta, por ajo tregon për një qasje ad-hoc të partive në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Në mesnatën e së martës, një koalicion i madh zgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën u zyrtarizua pak orë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës lidhi marrëveshje koalicioni me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit dhe nismën Alternativa të Mimoza Kusari-Lilës. Koalicionet parazgjedhore u panë si përpjekje për të profilizuar skenën politike në vend, por që sipas analistëve zgjedhja në momentin e fundit erdhi për shkak të, siç thanë, 'frikës së humbjes së zgjedhjeve'. Analisti politik Shkelzen Maliqi tha për Radion Evropa e Lirë se partitë në Kosovë nuk janë të profilizuara por kryesisht të ndara në aspekte rajonale. "Ne jemi ende në faza të hershme të krijimit të sistemit demokratik dhe të gjitha partitë janë duke mësuar rregullat e sjelljet. Të gjitha partitë para disa ditësh u deklaruan se kanë vija të kuqe por tash e pamë se ato vija u tejkaluan", tha Maliqi. Maliqi tha se këto koalicione janë formuar për të vetmin qëllim, që sa më lehtë të shkohet drejt pushteti dhe marrjes së pozitave. "Ky është bashkim i interesit ose që të plasohen sa më mirë në zgjedhje dhe qëllimi tjetër është që të vijnë në pushtet", u shpreh Maliqi. Aktualisht e vetmja parti që nuk ka arritur asnjë koalicion parazgjedhor është Lëvizja Vetëvendosje, megjithëse edhe partitë politike të komuniteteve nuk kanë shfaqur gatishmërinë që të lidhin koalicione mes vete. Analistët politikë konsiderojnë se lidhja e koalicioneve të mëdha është pasojë e agjendave politike të Kosovës, që sipas tyre vazhdojnë të jenë komplekse. Avni Mazreku, njohës i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se në Kosovë nuk ka një profilizim të qartë të partive politike dhe ato me programe janë shumë të ngjashme dhe shpesh herë bien në kundërshtim më deklarimin e tyre politik. "Në Kosovë kemi pasur parti politike të deklaruar si të djathta të qendrës, e që në të njëjtën kohë ato kanë folur kundër privatizimit, kanë fol për një sistem publik arsimor esencial, kanë fol për një sistem publik shëndetësor, që në fakt këto i bie të jenë politika të majta. Historia e partive politike të Kosovës, pas luftës, ka qenë goxha komplekse në raport me rrethanat në të cilat ka kaluar Kosova", tha Mazreku. Ai thotë se krijimi i koalicioneve të reja për zgjedhje, i orientuar në blloqe politike partiake, është një hap para në funksion të 'profilizimit të qartë të partive politike'. "Mendoj se është i shëndetshëm për Kosovën një sistem i qartë politik i cili e thjeshtëson skenën politike. Po ashtu ,eksperienca e historia jonë e shkurtër në skenën politike ka treguar që jo rrallë jeta parlamentare në Kosovë ka qenë e bllokuar si rezultat i sistemit politik parlamentar që e kemi. Normalisht, kjo në të ardhmen mund të përcillet me vendime përkatëse ligjore, që vendimmarrja politike të jetë më e thjeshtë", tha Mazreku. Ai ka shtuar se në gjendjen në të cilën kanë ardhur partitë politike e kanë determinuar një qasje më gjithëpërfshirëse politike, duke pasur për bazë që agjenda e politike dhe e shtetformimit të Kosovës është komplekse si në rrafshin e brendshme po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Analistët thonë se partitë politike duhet t'i identifikojnë disa çështje kryesore për të cilat angazhohen dhe në ato qëllime edhe të synojnë t'i sigurojnë mbështetësit dhe votat e tyre. Kosova hyn në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor pas rënies së Qeverisë nga një mocion mosbesimi në Kuvend dhe shpërbërsjes së institucionit ligjvënës. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 17 May 2017 05:17 AM PDT Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ia ka dorëzuar mandatin për formimin e Qeverisë së re, liderit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, pasi ka marrë, siç tha, garancitë e kërkuara për ruajtjen e karaterit unitar të shtetit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Putin: Jemi të gatshëm të ofrojmë incizimet e bisedës Trump-Lavrov Posted: 17 May 2017 05:13 AM PDT Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Moska është e gatshme të jap incizimet nga takimi në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit Donald Trump dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas raportimeve se në këtë takim, Trump ka shpalosur informacione të klasifikuara. Putin i bëri këto komente në një konferencë për media në Moskë, gjatë vizitës së kryeministrit italian në Rusi. "Nëse adminstrata në SHBA e konsideron të mundshme, ne jemi të gatshëm që t'ua japim regjistrimin e bisedës së Lavrovit me Trumpit", ligjëvënësve në SHBA, tha Putin. "Sigurisht, nëse adminsitrata amerikane e dëshiron një gjë të tillë", ka shtuar ai. Duke cituar zyrtarë anonim, mediat në SHBA më 15 maj kanë raportuar se Trump ka shpalosur informacione të klasifikuara të siguruara nga një aleat i SHBA-së, gjatë takimit që pati me Lavrovin më 10 maj. Putin tha se Shtetet e Bashkuara po kalojnë nëpër një periudhë të rritjes së "skizofrenisë politike". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Brukseli përshëndetë vendimin e Ivanovit për mandatimin e Zaevit Posted: 17 May 2017 04:33 AM PDT Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn e kanë përshëndetur hapin e dhënies së mandatit Zoran Zaevit, për krijimin e Qeverisë së re në Maqedoni. "Përshëndesim vendimin e presidentit Ivanov si një tjetër hap drejt krijimit të Qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të mbizotërojë me qëllim që vendi të dalë përfundimisht nga kriza. Presim krijimin e shpejt të Qeverisë e cila do të zbatojë marrëveshjen e Përzhinës dhe të nisë reformat e domosdoshme", thuhet në kumtesën e përbashkët të zyrtarëve të BE-së në Bruksel. Mogherini dhe Hahn iu kanë bërë thirrje partive parlamentare që të "lënë anash ndasitë dhe të punojnë së bashku në reformat që do ta kthejnë vendin në rrugën e integrimeve euro-atlantike. "Jemi të gatshëm të ndihmojmë Qeverinë e re në përpjekjet e saj të zbatimit të reformave", thuhet në kumtesën e shefes së politikës së jashtme të BE-së dhe komisionerit për zgjerim. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
IS merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan Posted: 17 May 2017 04:03 AM PDT Të paktën dy civilë janë vrarë, pasi persona të armatosur sulmuan ndërtesën e televizionit shtetëror të Afganistanit në qyteti Jalalabad, kanë thënë zyrtarët. Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Katër sulmues dhe dy civilë janë vrarë nga shkëmbimi i zjarrit në ndërtesën e televizionit, kanë thëën zyrtarët lokalë. Të paktën edhe 13 civilë të tjerë janë plagosur. Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se katër sulmuesit kanë sulmuar televizionin shtetëror, dhe dy pre tyre kanë qenë sulmues vetëvrasës. Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me grupin militant IS, teksa po zhvilloheshin ende përleshje në ndërtesën e televizionit, ka thënë se "luftëtarët e IS-it janë duke e kryer sulmin brenda ndërtesës së televizionit në Jalalabad". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Përleshje përpara shtëpisë së ambasadorit turk në Washington Posted: 17 May 2017 03:44 AM PDT Një përleshje ka shpërthyer jashtë oborrit të rezidencës së ambasadorit të Turqisë në Washington, kur rojat e sigurisë dhe mbështetësit e Presidentit Recep Tayyp Erdogan u përplasën me protestuesit kurdë dhe ata armenianë. Dy persona janë arrestuar. Incidenti shpërtheu pasi Erdogan vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku kritikoi përkrahjen e SHBA-së për milicinë kurde në Siri. (VOA Shërbimi Turk) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Moon paralajmëron për një përplasje të mundshme ushtarake me Korenë V. Posted: 17 May 2017 03:34 AM PDT Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jea-In ka paralajmëruar se ka "gjasa të që të ndodh një përplasje ushtarake në kufirin me Korenë e Veriut, derisa tensionet janë rritur për shkak të ambicieve bërthamore të Phenjanit. Moon ka paralajmëruar se programi bërthamor dhe i raketave të Veriut është duke u "avancuar shpejt". Këto komente të Moon vijnë disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike. "Unë kurrë nuk do të toleroj provokimet e Veriut dhe kërcënimet bërthamore", tha ai, raporton Afp. "Ne po jetojmë në një realitet ku ka gjasa të mëdha për një përplasje ushtarake", përgjatë kufirit të Jugut dhe Veriut, ka thënë presidenti jugkorean. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sot nënshkruhet marrëveshja për udhëtimin pa viza për ukrainasit Posted: 17 May 2017 02:05 AM PDT Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, pritet që sot të nënshkruajnë një marrëveshje për të formalizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën. Pas nënshkrimit në Strasburg, regjimi pa viza për ukrainasit pritet të hyjë në fuqi më 11 qershor. Qytetarët ukrainas që kanë pasaporta biometrike, do të kenë mundësi që të udhëtojnë për në shtetet e BE-së pa viza. Pasi anëtarët e BE-së miratuan liberalizimin e vizave më 11 maj, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se shteti i tij ka "finalizuar divorcin ndaj Perandorisë ruse". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rusi: Rritet numri i viktimave nga shpërthimi i gazit Posted: 17 May 2017 01:09 AM PDT Ka shkuar në katër, numri i viktimave nga shpërthimi i gazit në një ndërtesë banimi në Volgograd të Rusisë. Hetuesit kanë thënë se edhe dy trupa janë gjetur në rrënojat e ndërtesës, pasi shpërthimi kishte shkatërruar pjesë të saj. Tre viktima ishin banorë të ndërtesës, ndërkaq viktima e katërit ishte një punëtor që po riparonte gypat e gazit, ka thënë Komiteti Hetues. Zyrtarët lokalë kanë thënë se shpërthimi i 16 majit, ka ndodhur për shkak të dëmtimit të gypit të gazit, që me gjasë është shkaktuar kur punëtorët, në mënyrë të paligjshme po tentonin që të lidhnin një tub të ujit. Autoritetet kanë hapur hetimin për dyshimet se janë shkelur rregullat e sigurisë. Tre të dyshuar janë arrestuar, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Përleshje e armatosur në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan Posted: 17 May 2017 12:44 AM PDT Zyrtarët afganë kanë thënë se një përleshje e armatosur është duke ndodhur në qytetin Jalalabad, pasi sulmuesit hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan. Attaullah Khogyan, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se një numër i sulmuesve kanë hyrë në ndrtesën e Radio Televizionit të Afganistanit (RTA). Ai ka tha se përleshja e armatosur është duke ndodhur brenda ndërtesës, e cila gjendet afër ndërtesës së guvernatorit provincial. Duket se të paktën tre sulmues kanë shpërthyer eksplozivët, ndërkaq të paktën edhe një sulmues është duke hapur zjarr, ka shtuar ai. Dëshmitarët janë cituar të kenë thënë se disa punëtorë të RTA, janë të bllokuar brenda ndërtesës. Ende është e paqartë se cili grup militant qëndron pas këtij sulmi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump shmang pyetjet për ndarjen e informacioneve me rusët Posted: 17 May 2017 12:42 AM PDT Presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimit me presidentin turk Erdogan, iu përgjigj pyetjeve për bashkëpunimin me rusët. Ai tha se 'kemi pasur një mbledhje mjaft të suksesshme me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Lufta jonë është kundër Shtetit Islamik" This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trepça “peng” i formimit të Qeverisë së re, punon me humbje Posted: 16 May 2017 11:54 PM PDT Gjashtë muaj afat kishte Qeveria e Isa Mustafës, që të themelonte Bordin Mbikëqyrës dhe Bordin Menaxhues të Kombinatit Trepça, që nënkuptonte edhe fillimin e zbatimit të Ligjit për të, por kjo nuk u arrit që prej miratimit të kornizës ligjore. Tani, i gjithë procesi, sipas përfaqësuesve të kombinatit Trepça, mbetet i ngrirë deri pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe krijimit të Qeverisë së re. Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se mos përfundimi i këtij procesi ka pasur efekte negative për Trepçën, pasi që nukështë arritur të fillohet me politikat zhvillimore të kësaj ndërmarrje. "Me rënien e Qeverisë së Kosovës do të ketë prolongim të zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës dhe Bordit menaxhues deri në formimin e qeverisë së re. Kjo ka ndikuar shumë në zhvillimin e Trepçës pasi që nuk mund të shënohet epoka e re zhvillimore pa u regjistruar ndërmarrja e re që më pas kjo ndërmarrje të hyjë në politikat zhvillimore", thekson Tmava. Bordi Mbikëqyrës i Trepçës i cili sipas Ligjit është dashur të themelohet brenda gjashtë muajve nga miratimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, do të duhej të përbëhej nga nëntë anëtarë, të cilët nuk mund të jenë anëtarë të forumeve politike. Ata thuhet se duhej të ishin ekspertë në fusha të caktuara, që nevojiten për mbikëqyrjen e kombinatit. Ky bord më pas do të duhet të zgjedh edhe anëtarët e Bordit Menaxhues të Trepçës. Kuvendi i Kosovës miratoi në tetor të vitit të kaluar Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik rimëkëmbet dhe rikthehet në treg. Ligji e përcaktoi Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigantin. Në kohën kur ishte miratuar Ligji për Trepçën udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ishin shprehur të gatshëm që të përfundohet sa më shpejt çdo procedurë e nevojshme që të fillohet me zbatimin e këtij Ligji. Ata ishin shprehur optimistë se me miratimin e Ligjit për Trepçën, kësaj kompanie do t'i kthehet nami që ka pasur në të kaluarën. Por, për përfaqësues të sindikatëssë Trepçës, institucionet kompetente neglizhuan gjithë procesin dhe i krijuan humbje të mëdha ndërmarrjes. Shyqyri Sadiku, kryetar i sindikatës së Trepçës në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Trepça ka mbetur pa menaxhment dhe pa mbikëqyrje. Sipas tij, Trepça ka mbetur në vakum institucional dhe pasojat do të jenë të mëdha. "Gjendja e Trepçës krahasuar me vitet paraprake është shumë më keq edhe sa i përket organizmit, edhe sa i përket prodhimit. Krahasuar me vitin paraprak këtë vit kemi 5,700 tonë më pak prodhim të xehes. Ne kemi menduar që me kalimin e Ligjit për Trepçën do të kemi zhvillim ekonomik të Trepçës, do të formohet bordi, por kjo është një neglizhencë e qeverisë e cila nuk i ka zgjedhur bordet dhe pasojat e kësaj do t'i bartim të gjithë", ka theksuar Sadiku. Për gjendjen jo të mirë në kombinatin metalurgjik Trepça flet edhe Isuf Beqiri, minator në minierën e Stantërgut. "Kurrë me keq kombinati Trepça nuk ka qenë se sa që është tani. Ligji nuk ka filluar ta zbatohet, kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të bërë bordin dhe tani jemi në një gjendje jo të mirë, i ka humbur vleftën kombinatit i cili në të kaluarën e ka mbajtur tërë Ish Jugosllavin e tani nuk po arrin të na mbajë 1 mijë punëtorë", shprehet Beqiri.. Trepça llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Në vitet e tetëdhjeta, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë. Ndërkaq, vitet e fundit, ajo e kaloi fazën e mbijetesës dhe nuk numëronte më shumë se 1,400 punëtorë. Trepça, sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve. Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keq-shfrytëzimit në të kaluarën. Nisur nga i gjithë ky degradim i kombinatit që është bërë gjatë këtyre viteve të pasluftës, ekspertë të fushës, kishin vlerësuar se gjigantit i duhet kohë të rimëkëmbet, por, se kjo mund të arrihet me një punë të madhe dhe me njerëz profesionistë. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: