Skip to main content

“Albin Kurti flet sot për skandalin “Z-Mobile”” plus 9 more GazetaBlic

“Albin Kurti flet sot për skandalin “Z-Mobile”” plus 9 more GazetaBlic


Albin Kurti flet sot për skandalin “Z-Mobile”

Posted: 28 May 2017 10:51 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku Albin Kurti dhe Ismet Hamiti do të flasin për skandalin "Z-Mobile".

Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

Nga kjo konferencë GazetaBlic ju sjell pamje po ashtu edhe lajmet më të fundit.

The post Albin Kurti flet sot për skandalin "Z-Mobile" appeared first on GazetaBlic.

Hoti viziton Minierën e Stan Tërgut, ja agjenda e tij për sot!

Posted: 28 May 2017 10:50 PM PDT

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një vizitë në Minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë sot në ora 9:30.

Hoti më pas, në ora 14:00 mban takim mobilizues me strukturat e Degës së LDK-së në Vushtrri, përballë zyrave të LDK-së.

Ai do të zhvilloj një bashkëbisedim edhe me Bashkimin e Pavarur të Sindikatave te Kosovës në selinë e BSPK-se në ora 15:30.

Ndërkaq, në ora 17:00, Hoti zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës në Sheshi 21.

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa do të vizitoj sot edhe klubin futbollistik të femrave "Hajvalia" në Stadiumin e futbollit në Kishnicë duke filluar nga ora 18:30.

The post Hoti viziton Minierën e Stan Tërgut, ja agjenda e tij për sot! appeared first on GazetaBlic.

Demokratët në SHBA duan të dëgjojnë dëshmi nga Kushner

Posted: 28 May 2017 10:46 PM PDT

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kërkuan të dëgjojnë dëshmi nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, i cili dyshohet se ka bërë përpjekje të krijojë komunikime sekrete me Rusinë përpara se të inaugrohej presidenti Donald Trump, i cili është vjehrri i tij.

Akuzat janë publikuar javën e kaluar në gazetat New York Times dhe Washington Post.

Përfaqësuesi demokrat, Adam Schiff, anëtar i Komitetit për Inteligjencë, tha se "është shqetësuese" që një anëtar i rëndësishëm i ekipit të Trumpit ka bërë përpjekje të krijojë lidhje sekrete me Rusinë.

Rusia akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Avokatët e Kushnerit kanë thënë se ai është i gatshëm të flasë me hetuesit për kontaktet e tij të jashtme dhe punën e tij në fushatën e Trumpit.

Akuzat për lidhje me Rusinë e kanë përcjellë presidencën e Trumpit prej fillimit, por kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka hedhur poshtë ato, duke i cilësuar si "lajme të rreme".

The post Demokratët në SHBA duan të dëgjojnë dëshmi nga Kushner appeared first on GazetaBlic.

Ja si reagojnë gazetat europiane pas deklaratës së Angela Merkel! (Foto)

Posted: 28 May 2017 10:45 PM PDT

Pothuajse të gjitha gazetat europiane në ballinat e tyre sot kanë lajmin për deklaratën bombë të Kancelares Merkel rreth mbështetjes europiane pa amerikën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu hapur shqetësimin se aleanca tradicionale mes vendeve të Perëndimit është e rrezikuar, si nga Presidenti Trump, edhe për shkak të Brexit-it.

Duke folur në një miting në Gjermani, ajo tha se "Koha kur ne mund të mbështeteshim plotësisht tek njëri tjetri duket se ka marrë fund, diçka që e kam vënë re ditët e fundit."

Sipas një pikëpamjeje të shprehur gjerësisht në shtypin europian, Uashingtoni nuk është përsëri aleati i afërt ku mund të mbështetesh. Gjatë gjithë javës, titujt e lajmeve të gazetave europiane nuk kanë qenë të njëjta me ato të Shtëpisë së Bardhë lidhur me takimet e zhvilluara.

Gazeta belgjiane "Le Soir" kishte si titull në faqe të parë: "Trump shtyn me forcë aleatët".

Gazeta financiare gjermane Handelsblatt i vuri atij nofkën "kryeharbuti".

Europianët patën shpresuar që vizita e zotit Trump të shënonte një lloj rikuperimi të marrëdhënies transatlantike, të vështirësuar nga zgjedhja e tij; ata prisnin që presidenti amerikan t'i shikonte zhvillimet botërore edhe nga këndvështrimi i tyre.

Por që nga Brukseli, e deri në Siçili, analistët thonë se pati "buzëqeshje të ngrira" dhe "mendime të ndryshme" për një numër çështjesh, si tregtia, imigracioni, sanksionet ndaj Rusisë dhe ndryshimet klimatike.

Gazeta franceze "Le Monde" shkruante: "Gjatë vizitës së tij të parë jashtë vendit, Presidenti Trump ju përmbajt linjës së tij "Amerika first"- Amerika e Para, duke refuzuar të merrte hapa për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës."

Artikulli e gjykon të gabuar mungesën e një deklarate nga zoti Trump për të ritheksuar Artikullin e 5-të të NATO-s, që garanton ndihmë reciproke në rastin e një sulmi ndaj një vendi anëtar dhe për kërkesën e tij ndaj udhëheqësve europianë për ndarjen e barrës së përbashkët financiare.

Gazeta gjermane "Der Spiegel" publikoi një fotografi të takimit të Presidentit Trump me presidentin e ri francez Emmanuel Macron, ku të dy burrat duken duke shtrënguar duart si në një ndeshje mundjeje, një metaforë vizuale e udhëtimit europian të presidentit amerikan. Komenti për fotografinë, ishte se të dy burrat i treguan forcën njëri tjetrit.

The post Ja si reagojnë gazetat europiane pas deklaratës së Angela Merkel! (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Në Ramazan Blerona del vetëm në ‘këmishë’!

Posted: 28 May 2017 10:44 PM PDT

Moderatorja Blerona Zeqiri dje në emisionin e së dielën në RTV 21 '1 kafe prej shpisë' është shfaqur shumë më ndryshe se herëve të tjera.

Ajo zakonisht është parë të ketë provokuar në veshje por jo edhe aq sa ketë herë!

Në ditën e dytë të Ramazanit kjo moderatore del thuajse vetëm në këmishë, shkruan GazetaBlic.com

Ndryshe, Blerona është njëra nga moderatoret shqiptare të cilën e do mjaft shumë publiku po ashtu edhe në mediat rozë është pjesë e pandashme…

Jemi bashke edhe kete te diel ❤ @1kafeprejshpiseofficial @rtv21

A post shared by Blerona Zeqiri (@bleronazeqiri) on

Lum ne qe te kemi 🙏🏻pas pak ne @1kafeprejshpiseofficial i madhi Sabri Fejzullahu

A post shared by Blerona Zeqiri (@bleronazeqiri) on

Ne studio Besnik Qaka dhe Estto @besnik_qaka @estto_

A post shared by Blerona Zeqiri (@bleronazeqiri) on

The post Në Ramazan Blerona del vetëm në ‘këmishë’! appeared first on GazetaBlic.

Lindi një foshnje vajzë, doktorët habiten kur ia shohin fytyrën (VIDEO)

Posted: 28 May 2017 10:42 PM PDT

Kur 15-vjeçarja Taylor Garrison lindi një vajzë, as doktorët nuk mund të besonin kur e panë atë.

Brielle Garrison u lind pa sy. Kjo gjendje e rrallë shëndetësore është e njohur si 'anopthalmia'.

Dr. Lee Friedman që e kishte trajtuar këtë rast, kishte thënë se nuk kishte parë diçka të tillë kurrë më parë në jetën e tij.

Kjo gjendje shëndetësore është shumë e rrallë dhe prekë shumë pak foshnje në botë – dhe doktorët nuk e dinë shkakun e saj, por thonë se nuk është gjenetike.

Kjo foshnje ka kohë që kishte lindur pa sy, por historia e saj është rikthyer përsëri në rrjetet sociale, që të rritet ndërgjegjësimi ndaj 'anopthalmia'-së, për të inkurajuar më shumë hulumtim shkencor dhe studime rreth kësaj sëmundjeje.

The post Lindi një foshnje vajzë, doktorët habiten kur ia shohin fytyrën (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Spineri, objekti që po shkatërron fëmijët kosovarë

Posted: 28 May 2017 10:32 PM PDT

Spineri është objekti më i ri që ka hyrë në qarkullim kohët e fundit si nëpër botë, ashtu edhe në Shqipëri dhe në Kosovë.

Sipas Amazon, në muajin prill, ky objekt ishte një ndër 10 më të shiturit në botë. Spiner, shërben si një lodër antistres e cila ka filluar të kthehet së fundmi në një mani të vërtetë.

Disa prej shkollave në Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar përdorimin e këtij objekti me arsyetimin se fëmijët kalojnë shumë kohë të dëmshme me të.

Por ky fenomen po përhapet me shpejtësi edhe tek fëmijët dhe adoleshentët shqiptar. Nëse kohët e fundit keni vënë re nëpër duart e njerëzve një objekt të çuditshëm, i cili rrotullohet papushim është pikërisht Spineri.

The post Spineri, objekti që po shkatërron fëmijët kosovarë appeared first on GazetaBlic.

Samsung vjen me ekranin elastik OLED

Posted: 28 May 2017 10:30 PM PDT

Gjiganti elektronik Samsung ka mbajtur primatin në prezantimin e teknologjive të reja për shumë vite.

Së fundmi në Javën e Prezantimeve 2017, Samsung iu afrua së ardhmes duke prezantuar për herë të parë ekranin elastik OLED.

Ekrani elastik OLED mund të zgjatet në të dy drejtimet deri në 12 milimetra, duke mos humbur imazhin që është duke treguar.

Ky ekran i avancuar mund të përdoret për teknologji të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe ekranet e automjeteve.

Kompania hulumtuese në Londër, IHS Markit parashikoi se tregu për ekranet fleksibile do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme.

IHS vlerësoi se shitjet për ekranet fleksibile do të rriten në 15.7 miliardë dollarë në vitin 2020. Këtë vit ai kishte një vlerë rreth vlerë 5.3 miliardë dollarë.

Kjo mund të çojë në smartfona që mund të ndryshojnë madhësinë në varësi të asaj për të cilën po përdoren.

The post Samsung vjen me ekranin elastik OLED appeared first on GazetaBlic.

Zbardhet lista e votuesve për diasporën: mërgimtarët s’i gjejnë emrat edhe pse aplikuan!

Posted: 28 May 2017 10:29 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dielën listat e votuesve jashtë Kosovës.

Në këtë listë shihet se votuesit nuk janë vetëm shqiptarët që kanë shtetësinë e Kosovës dhe dëshirojnë të votojnë jashtë vendit, por edhe qytetarë të nacionalitetit serb.

Në total numri i tyre rezulton të jetë 14.808 persona. Menjëherë pas publikimit të listës së votuesve jashtë vendit kanë filluar edhe ankesat dhe reagimet për mosgjetje të emrit në listë. Shumë aplikues nuk e kishin gjetur emrin në listë dhe nuk kishin marrë e-mail refuzues, gjë që u ka shkaktuar konfuzion. I tillë ka qenë edhe një bashkëatdhetar.

Duke përmendur se në zgjedhjet e vitit 2010 ka votuar pa problem në Kosovë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 ka votuar pa problem nga jashtë Kosovës, ai është ndalur te zgjedhjet e 11 qershorit. Sipas asaj që ka shkruar në rrjetin social, ky qytetar ka plotësuar formularët për t'u regjistruar si votues, i ka dërguar me e-mail, por nuk i ka shkuar asnjë konfirmim.

The post Zbardhet lista e votuesve për diasporën: mërgimtarët s'i gjejnë emrat edhe pse aplikuan! appeared first on GazetaBlic.

Dikur pozonte krahas Trumpit, sot shumë pak dihet rreth jetës së modeles shqiptare (Foto)

Posted: 28 May 2017 10:27 PM PDT

Dikur pozonte, tashmë presidentin amerikan, Donald Trump, por sot shumë pak dihet rreth jetës private të modeles shqiptare.

Zana Krasniqin ka kohë që nuk është shfaqur në media, por edhe në rrjetet sociale nuk e kemi parë ndonjë publikim të bukuroshes.

Imazhi i fundit i prishtinases ishte ajo i shtatzënisë së vitit të kaluar, por prej atij momenti nuk dihet asgjë rreth saj

Por, së fundi Zana ka thyer akullin duke publikuar një fotografi, i cili është i pari prej tetorit të vitit 2015.

Bukuroshja shfaqet në krahët e bashkëshortit, si për të dhënë një sinjal që çdo gjë vazhdon të jetë në rregull në jetën private.

The post Dikur pozonte krahas Trumpit, sot shumë pak dihet rreth jetës së modeles shqiptare (Foto) appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more