Skip to main content

“Aksident i rëndë në Kaçanik: Vdes 17-vjeçarja” plus 9 more Ferizaj Press

“Aksident i rëndë në Kaçanik: Vdes 17-vjeçarja” plus 9 more Ferizaj Press


Aksident i rëndë në Kaçanik: Vdes 17-vjeçarja

Posted: 22 May 2017 09:16 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Kaçanik i Vjetër si pasojë e një aksidenti ka vdekur një vajzë 17-vjeçare.

Sipas policisë deri te aksidenti ka ardhur pasi njëra veturë nuk është përshtatur me shpejtësinë dhe ka dalur nga rruga, meqë rast është përplasur në një lis dhe gurë

"Sot rreth orës 12:50 minuta, na fshatin Kaçanik i Vjetër, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë 17 vjeçarja, (F.T.) nga fshati Begracë.  Rasti ka ndodhur në rrugën lokale, Kaçanik i Vjetër – Begracë.   Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi i veturës me targa lokale,  (F.H.  19 vjeç), si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura del nga rruga dhe përplaset në një lis dhe në gurë", thuhet në komunikatën e Policisë.

"Nga përplasja, (F.T.) merr lëndime vdekje prurëse.  Pas trajtimit në Shërbimin Urgjent të Spitalit të Ferizajt, ngasësi (i dyshuari), me urdhër të Prokurorit, dërgohet ne mbajtje  48 orë,  ndërsa trupi i pa jetë dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.  Rasti i referohet Gjykatës.", bëhet e ditur nga Policia e rajonit të Ferizajt.

Hoti u premton bizneseve lirim nga ngarkesat fiskale për lëndë të parë

Posted: 22 May 2017 09:07 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, tha sot në Ferizaj se qysh në ditët e para të qeverisjes nga ai do të fillojë së implementuari pakoja e dytë fiskale.

Hoti gjatë vizitës që i bëri fabrikës Eurometal në Babush të Muhaxherëve tha se është kënaqësi që i sheh rezultatet e reformave që janë bërë sa ishte ministër i Financave në Qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa.

"Unë jam sot këtu për të shpalosur pikat e reja të programit të fushës së ekonomisë. Ne kemi filluar me reformën e parë fiskale nga shtatori i vitit të 2015 e cila ka gjeneruar 2 miliardë euro qarkullim në ekonominë e Kosovës, ka prodhuar 400 milionë taksa të reja për shtetin dhe i kemi ndihmuar drejtpërdrejt bizneset me rreth 50 milionë euro. Ajo reformë ka gjeneruar mbi 40 mijë vende të reja të punës vetëm ne sektorin formal. Nuk është kryer e gjithë puna është vetëm fillimi ju garantoj që është vetëm fillimi, me qeverisjen e ardhshme ne do të implementojmë qysh në ditët e para pakon e dytë fiskale, e cila është zhvilluar në detaje me të gjitha elementet e saj. Mua më vjen keq sepse është dashur të jetë sot në fuqi por për shkak të zhvillimeve", tha Hoti.

Sipas tij qysh në ditët e para të qeverisjes do të fillojnë me zbatimin e reformave të tjera fiskale duke përfshirë në rend të parë lirimet për të gjitha lëndët e para.

"Në ditët e para të qeverisjes së ardhshme ne do të fillojmë me zbatimin e reformave të tjera fiskale përfshirë në rend të parë lirimet për të gjitha lëndët e para që përdorin bizneset pa përjashtim, duke i listuar bizneset vendore që i kemi, do t'i funksionaliziojmë. E dyta është që do t'i funksionalizojmë zonat ekonomike në të gjitha qendrat e Kosovës, i kemi finalizuar pothuajse marrëveshjen me BERZH-in bashkë me Ministrinë e Tregtisë, projekti është i gatshëm për funksionalizimin e këtyre zonave. Do t' i kombinojmë pushimet tatimore me këto zona dhe besoj që me gjithë këto masa biznesi në mandatin e ardhshëm do të ketë një rritje dyfish më të lartë se që e kemi pasur deri më tani", tha Hoti.

Ai tha se 40 mijë vende të reja të punës kanë pasur në sektorin formal, por që sipas tij është e sigurt se në gjysmën e parë të mandatit mund të shkojnë edhe 40 mijë vende të reja të punës.

Pronari i "Eurometal", Njazi Musliu, tha se reformat që janë bërë gjatë kohës kur Avdullah Hoti ishte ministër i Financave janë shumë të mira dhe se kanë bërë lehtësimin e zhvillimit të bizneseve.

i kësaj fabrike madje nuk ka hezituar ta quajë Hotin edhe kryeministër të Kosovës.

"Reformat që i ka marrë ish -ministri i Financave edhe tani kryeministri i Kosovës janë shumë pozitive, do të thotë kanë bërë një hap pozitiv në lehtësimin e zhvillimit të bizneseve. Nuk është vizita e parë e kryeministrit që vjen në këtë repart tek ne por prej qeverisjes së ish kryeministrit Isa Mustafa deri tani kemi pas vizita të ndryshme dhe përkrahje shumë pozitive nga Qeveria. Kjo përkrahje nuk ka qenë më herët mirëpo me qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe me mundësitë e financimit super të mirë nga ministri i Financave ka qenë një lehtësim shumë i mirë i zhvillimit të bizneseve, do të thotë neve na ka liruar nga taksat, kemi pas një kontakt shumë të mirë me fiskalizimet edhe të gjitha këto. Mirëpo, për fat të keq që kjo punë mbet në gjysmë të rrugës dhe nuk është miratuar pakoja e dy fiskale", tha Musliu.

Në këtë vizitë së bashku me kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti, ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa.

Zyrtare: KPM ndalon debatet elektorale, lejon ato analitike

Posted: 22 May 2017 08:59 AM PDT

Komisioni i Pavarur për Media nuk do të lejojë më që televizionet kosovare të transmetojnë debate elektorale, para datën 31 maj – kur edhe fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 qershorit.

"KPM e kupton që në situatë të zgjedhjeve të parakohshme dhe afatit të shkurt të vetë fushatës, informacionet ditore të plasuar nga mediat gjithësesi se mund të bëjnë njoftime dhe lajme për procesin përgatitor të fushatës, mirëpo në asnjë formë mediat nuk do të duhej të mbulonin aktivitetet politike që i takojnë fushatës zgjedhore jashtë afatit zyrtar të përcaktuar për kohëzgjatjen e fushatës. Dmth nuk përjashton debatet analitike, por jo të natyrës elektorale", thuhet në njoftimin e KPM'së.

Mediat kanë nisur transmetimin e debateve elektorale qysh nga dita kur u rrëzua Qeveria e Isa Mustafës, megjithëse zyrtarisht fushata nis më 31 maj. Ky vendim i KPM'së do t'i ndryshojë planifikimet dhe skemat e mediave.

Thaçi takon presidentin e Austrisë

Posted: 22 May 2017 08:59 AM PDT

Presidenti Thaçi e ka uruar presidentin Van der Bellen për zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit të Austrisë dhe ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera, historikisht, mes Kosovës dhe Austrisë.

"Austria ka qenë ndër zërat kryesor përkrahës për Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Sot është ndër investitorët kryesor në Kosovë. Dëshirojmë që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tutje", u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova po vazhdon me konsolidimin e institucioneve shtetërore, duke vazhduar me reformat në ekonomi, në ndërtim të institucioneve demokratike dhe në sundim të ligjit.

Duke folur për rajonin, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me vendet fqinje, derisa me Serbinë është e përfshirë në procesin e dialogut që duhet të sjellë normalizim të plotë të marrëdhënieve, bashkëpunim ndër-fqinjësor dhe pajtim në mes dy shteteve.

Duke folur për BE-në, presidenti Thaçi u shpreh se vonesat e BE-së janë shqetësimi kryesor për Kosovën dhe për tërë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Nuk po kërkojmë konfrontim me BE-në, por dialog të sinqertë dhe strategjik, që do të sjellë integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE", u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka thënë se Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën. 

Kastriotët shkëlqejnë edhe në Kampionatin shtetërorë

Posted: 22 May 2017 08:52 AM PDT

KASTRIOTËT kanë shkëlqyer në KAMPIONATIN SHTETËROR në POINT FIGHTING, KICK LIGHT dhe K1 të organizuar nga Federata e KickBoxit të Kosovës në Vushtrri, me gjithsejtë 17 medalje: 10 medalje të ARTA, 2 medalje të ARGJENDTA, dhe 4 medalje të BRONZIT.
MEDALJE TË ARTA :
BLINË SADIKU (KADETE E RE),në disiplinën POINT FIGHTING -42 kg,
ARBORA BEHLULI (KADETE),në disiplinën POINT FIGHTING ,-45 kg
ADRIAN VELIU (KADET I RI),në disiplinën POINT FIGHTING -48 kg,
BESFORT SEJDIU (KADET I RI),në disiplinën POINT FIGHTING -75 kg,
ALTIN HAJDINI (KADET),në disiplinën KICK LIGHT -47 kg,
RINOR ZYMERI (KADET),në disiplinën KICK LIGHT -70 kg,
BLERON LUZHA (JUNIOR),në disiplinën K1 +84 kg,
MIRLINDA TOSHII.(JUNIORE),në disiplinën K1 -60kg,
ARIONITA TOSHI(SENIORE),në disiplinën K1 -60kg
PËRPARIM IDRIZI (SENIOR),në disiplinën K1 -65 kg,

MEDALJE TË ARGJENDTA :
ENDI HOXHA (KADET I RI),në disiplinën POINT FIGHTING -66 kg,
JON BYTYQI (KADET),në disiplinën KICK LIGHT ,-64 kg
MEDALJE BRONZIT :

ENGJËLL BYTYQI (KADET),në disiplinën KICK LIGHT ,-41 kg
ARGJEND VELIU (KADET),në disiplinën KICK LIGHT ,-57 kg
ARLIND HAJDINI (KADET),në disiplinën KICK LIGHT ,-60 kg
ARTON BAJQINCA (SENIOR),në disiplinën K1 ,-68 kg Dhe me korrektësi të lartë,e ndanë drejtësinë referët nga Kastrioti: – FITIM SADIKU dhe – PËRPARIM HAJDINI

Fillon së realizuari projekti i kanalizimit dhe riasfaltimi i rrugës “Hasan Prishtina”

Posted: 22 May 2017 08:38 AM PDT

Të hënën kanë filluar punimet në rregullimin e kanalizimit fekal e atmosferik, si dhe riasfaltimi i rrugës "Hasan Prishtina", projekt ky i Komunës së Ferizajt.

Nga afër punimet i inspektoi edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij. Ai këtë projekt e cilësoi si tejet të rëndësishëm për banorët e kësaj pjesë të qytetit, që lidh pothuajse të gjitha rrugët e qytetit të Ferizajt.

"Është e rëndësishme për shkak se ka të bëjë me inkuadrimin e kanalizimit në kolektorin kryesor të kësaj pjesë të qytetit dhe është një nyje e rëndësishme në kryqëzimin e këtyre rrugëve që shpije në drejtim të rrugës "Rexhep Bislimi", rrugën "Astrit Bytyqi" dhe rrugën "Kadri Zeka". Me këtë projekt në po realizojmë synimet tona, që të përmirësojmë jetën e qytetarëve në pjesë të ndryshme të qytetit, për shkak të asaj se investimet që kanë qenë të deritanishme kanë krijuar mundësi më të mira në përfundim të këtij mandati që t'i kthehemi qytetit edhe përmes rregullimit të këtyre pjesëve infrastrukturore. Rëndësia më e veçante e kësaj rrugë qëndron në kryqëzim të rrugës
"Astrit Bytyqi", e cila do të do të jetë e kalueshme jo vetëm me këtë pjesën që do të lidhet me magjistralen që shpije në drejtim të Prishtinës dhe Shkupit, por edhe me pjesën tjetër të qytetit në përfundim të rrugës "Astrit Bytyqi"në dalje të shkollës fillore "Gjon Serreçi" më ç'rast ne kemi përgatitur të gjitha procedurat e shpronësimit dhe në bazë të planit rregullues urban, ne do ta nxjerrim edhe atë nyje kryesore aty", ka thënë kryetari Svarqa.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se tashmë të gjitha investimet i janë kthyer qytetit. Ai tha se asfaltimi i rrugicave do të bëhet përmes katër lotove të tenderimit, ku tashmë tri lotot e para kanë përfunduar, ndërsa loto e katërt është në procedurat e vlerësimit.

"Mendojmë se me këto investime, ne po përmbyllim njërën ndër fazat me të rëndësishme të realizmit të projekteve, përmes Partneritetit Publiko Privat, sepse në komitetin për Partneritetin Publiko Privat, kanë kaluar dy nga projektet më të rëndësishme për parkingje nëntokësore, tek ish çerdhja e fëmijëve ku do të ketë hapësirë prej 66 ari, që të vendosen në dy kate nëntokësore, do të ketë kapacitet për 700 automjete, si dhe tek kompleksi i objekteve kulturore ku do të kem mundësi që t'i vendosim edhe 700 automjete të tjera", ka deklaruar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur realizmin e këtij projekti. Ata thanë se ky projekt ka qenë mese i domosdoshëm që të realizohet.

U bë së në kuadër të këtij projekti përfshihet asfaltimin fekal dhe atmosferik si dhe do të bëhet edhe riasfaltimi i rrugës. Gjatësia e rrugës ka 800 metra, ndërsa do të ketë 6 metra gjerësi, po ashtu do të ketë edhe trotuare në të dyja anët e rrugës. Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 160 mijë euro.

Zgjedhjet, sfida e morali politik!

Posted: 22 May 2017 08:34 AM PDT

Me mocion mosbesimi, iu dha fund qeverisjes së vendit, që dikur komentohej si koalicioni i vendimeve të mëdha, që në fakt doli të jetë krejt ndryshe, koalicion i trazirave, i gazit, jo vendimmarrës, i pafuqishëm për t'i shtyrë proceset përpara.

U bë mirë që ra qeveria! U hap mundësia për ndryshime të qeveritarëve, me shpresë që të vihet në krye të vendit njerëz që kanë guximin të marrin vendime të mëdha.

Ende pa filluar fushata zyrtare, filloi beteja për t'i joshur votuesit që të japin besimin te njerëzit që mendohet se mund të sjellin të mira për qytetarët e vendit.

Sikur më herët, edhe kësaj radhe qyteti ynë do të jetë i mangët me përfaqësim në nivelin qendrorë, për shkaqe që tani më janë të njohura. Lidhja e koalicioneve të mëdha parazgjedhore, ka hendikepuar qytetin tonë, duke i tkurrur listat, për t'i përmbushur ambiciet e njerëzve që dikur nëpër mjetet e informimit ishin analistë, gazetarë, e besa edhe të atillë që i përkisnin shoqërisë civile, të cilët asnjëherë nuk reshtën së kritikuar për keq qeverisje, për kapje të shtetit, për sistem mafioz, e deklarime nga më të ndryshmet. U pa haptas, që këta persona, gjithë këtë zhurmë e bënë për ta rritur pazarin e tyre, apo më mirë të themi për të bërë një pozitë të mirë brenda partive në të cilat u rreshtuan, se sa që u dëgjuan për të mirën e qytetarëve. U ka dal "boja" këtyre njerëzve që mundoheshin të sjellin për opinionin vërejtjet e tyre lidhur me keq qeverisjen, sepse edhe ata nuk do të kenë mundësin të bëjnë ndryshe, sepse nuk janë mundësitë.

Ajo që të bjerë në sy, sigurisht për së keqi, është qasja në zhvillimin e fushatës elektorale. Si duket, dy partitë më të mëdha PDK e LDK, kishin arritur një pajtueshmëri lidhur me mocionin e Kuvendit të Kosovës, sepse ata menjëherë mblodhën rreth vetes partitë e vogla, për ta sfiduar kundërshtarin e tyre, por ajo që mbetet për tu studiuar në përpikëri është akuzat e ndërsjella në mes tyre.

Mbetet e papranueshme për shumë qytetarë të vendit drejtimi i fushatës me akuza e diferencime të pamatura. Në një debat publik dëgjova se kjo fushatë është në mes Komandantëve të UÇK-së e Akademikëve Paqësorë. Pa maturi politike, degradim i skenës politike, kthim në kohën e pasluftës. Vetë drejtimi i fushatës, ka për t'i irrituar njerëzit, krijon tensione ndërmjet militantëve partiak, sikur në kohën e pasluftës.

Nëpër kohë të ndryshme Komandantët e UÇK-së dhe Akademikët Paqësorë kanë pasur meritat dhe dobësitë e tyre, për të cilat nuk mund të mohosh veprimtarit e tyre. Komandantët e UÇK-së ishin ata të cilët i shërbyen vendit nga frontet e luftës duke u përballur me makineritë serbe, por e njëjta gjë ishte zhvilluar edhe me krahun paqësorë, të cilët me mjete paqësore mundoheshin t'i përmbusheshin aspiratat e tyre politike.

Këto janë dy epoka që u ka kaluar koha.

Jetojmë në shekullin e zhvillimit, në shekullin  fjalës së lirë.

Si duket politikanëve të ditëve të sotme, nuk u ka mbetur shumë për të prezantuar, e doemos duhet tu përkujtojnë votuesve se nga vijnë, për të cilën gjë konsiderojë se populli nuk ka nevojë për kujtesë, është mirë i informuar.

Epoka e UÇK-së, është një kapitull i mbyllur, ku nuk mund të kontestohet lavdia e saj për çlirimin e vendit, sikur që është e mbyllur epoka e politikës paqësore.

Në ditët e sotme, politikanët vizionarë asnjëherë nuk u kthehen të kaluarës, sepse me vizionin e tyre janë ballëhapur para votuesve të vet, paraqesin oferta serioze në zhvillimin e vendit, krijim të kushteve normale për qytetarë, pa patur nevojë t'i kthehen të kaluarës.

Apel prej qytetari.

Mos krijoni përçarje në popull. Lëreni të vendos vetë, pa patur nevojë të hedhni benzin në zjarrin i cili është i ndezur pranë tyre.

 

 

      

 

MA: Nexhat Shahini

(Magjister i Historisë)

 

Kurti: VV do t’i liroj bizneset e vogla nga tatimet

Posted: 22 May 2017 08:15 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Ferizaj, ku është takuar me qytetarë ferizajas si dhe ka vizituar disa biznese të këtij qyteti. Kurti tha se bizneset e vogla në Kosovë janë të ngulfatura nga tatimet e mëdha, duke theksuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë, do t'i liroj bizneset nga kjo barrë.

"Bizneset e vogla në Kosovë praktikisht po mbyllen për shkak të qendrave të mëdha dhe për shkak se shteti në vend se të interesohet në inspektorët e punës, që aty të zbatohet ligji i punës, më shumë bënë trysni në pronarët që t'i kontribuojnë partive, prandaj ne do ta çlirojmë biznesin e vogël prej tatimeve të ndryshme të cilat vazhdimisht janë shtuar dhe në anën tjetër do të kujdesemi për respektimin e të drejtave të punëtorëve për shkak se punëtorët na thanë se punojnë nga ora 8 e mëngjesit e deri në ora 7 në mbrëmje, e punojnë edhe të shtunën, pra bizneset që të jenë më konkuruese duhet të jenë më të lira në ndërmarrësinë ekonomike, por edhe punëtorët që janë aty duhet t'i kenë të drejtat e respektuara dhe kushte të punës të dinjitetshme",tha Kurti.

Kurti theksoi se zgjedhjet e 11 qershorit u japin mundësi qytetarëve ta votojnë ndryshimin, që sipas tij, i nevojitet Kosovës.

"Më 11 qeshor ka më shumë se zgjedhje të jashtëzakonshme, këto zgjedhje janë aq të jashtëzakonshe sa që janë referendum, janë referendum midis të mirës dhe të keqes, midis të drejtës dhe të pa drejtës, midis gënjeshtrës dhe të vërtetës, dhe unë nuk kam dyshim se qytetarët e Republikës do të dinë ta votojnë ndryshimin, për shkak se përvoja e tyre është përplot ngecje e rënie dhe tani kanë nevojë që ta provojnë Lëvizjen, ta provojnë progresin", u shpreh Kurti.

Pa dyshim, gjatë kësaj vizite nuk munguan as fotot me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin, transmeton Televizioni Tema.

 

Banorët e fshatit Nerodime me vetiniciativë po bëjnë lirimin e hapësirave publike

Posted: 22 May 2017 05:33 AM PDT

Komuna e Ferizajt, po vazhdon punimet në rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Nerodime e Poshtme.

U bë e ditur se komuniteti i këtij fshati, po kontribuon mjaft shumë në rregullimin e këtyre rrugicave, me ç'rast këta të fundit me vet iniciativë kanë bërë edhe lirimin e hapësirave publike, duke bere edhe rrënimin e mureve dhe stallave të ndryshme të cilat kanë qenë pengesë për rregullimin e rrugëve.

Me këtë rast drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, kanë falënderuar banorët e këtij fshati, për iniciativën e marr, duke theksuar se kjo është një mënyrë mjaft e mirë që rrugët të rregullohen ashtu siç duhet.

Tash për tash po bëhet përgatitja për asfaltimi, ndërsa rrugët do të kenë një gjerësi prej gjashtë dhe me gjatësi mbi 4 kilometra.

Vlera e këtyre rrugëve kap shumën rreth 240 mijë euro, mjete këto nga buxheti i Komunës së Ferizajt.

Përkujtohen të rënët në Kaçanik

Posted: 21 May 2017 11:00 AM PDT

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se kjo komunë, nga 26 shkurti deri më 11 qershor ka 94 dëshmorë dhe mbi 220 martirë që i kanë dhënë lirinë kësaj toke.

Ai ka thënë se të rënët për lirinë e Kosovë, janë ata që kanë bërë shumë për këtë ditë që po e gëzojmë.

Në përkujtim të të rënëve në Stagovë të Kaçanikut është mbajtur edhe program kulturor.

Më 21 maj 1999, për lirinë e Kosovë ranë: dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Po ashtu në 21 maj në Runjevë ka rënë dëshmori Kemal Thaqi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more