Skip to main content

Zëri: “Përrallat e Vuçiqit dhe mediave të tij: Erdogan po ndihmon Thaçin e Ramën për luftë” plus 29 more

Zëri: “Përrallat e Vuçiqit dhe mediave të tij: Erdogan po ndihmon Thaçin e Ramën për luftë” plus 29 more


Përrallat e Vuçiqit dhe mediave të tij: Erdogan po ndihmon Thaçin e Ramën për luftë

Posted: 25 Apr 2017 02:13 PM PDT

  Është rikthyer politika e ushqyer nga retorika konspiracioniste e Aleksandar Vuçiqit, në raport me shqiptarët, pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, se Kosova e Shqipëria do të bashkohen nëse BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor. Fillimisht Vuçiq, e më pas edhe mediat e kontrolluara prej tij, kanë shpikur histori të filmave triller, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria po përgaditen për luftë, me ndihmën e Turqisë, për ta realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasje masive e qenve në Podujevë

Posted: 25 Apr 2017 02:03 PM PDT

Gjuetarët e Shoqatës “Llapi” po bëjnë kërdi nëpër rrugët e qytetit të Podujevës. Ata janë duke vrarë qentë nëpër qytet në secilën pjesë të saj. Sipas fotografive dhe videove të publikuara në faqen “Të bashkuar për kafshët” por edhe të tjera shpërfaqin pamje të tmerrshme të vrasjeve të qenëve. Lexoni komunikatën e plotë të organizatës “Të bashkuar për kafshët”! Me këtë komunikatë, OJQ “United for......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bajram Rexhepi del nga QKUK-ja, e nisin për shërim jashtë vendit

Posted: 25 Apr 2017 01:56 PM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në këto momente ka dalë nga QKUK-ja dhe pritet që menjëherë të niset për shërim jashtë vendit, ku do të dërgohet për shërim pas sulmeve në tru të pësuara para tetë ditësh. Burime të Veriu.info nga QKUK-ja bëjnë të ditur se një ekip mjekësor në repartin Intenziv e ka përgatitur Rexhepin për rreth dy orë, në mënyrë që të bëhet transferi sa më adekuat për shërim jashtë vendit. “Sigurimi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Legjislatura më e dobët që nga paslufta

Posted: 25 Apr 2017 01:53 PM PDT

Monitoruesit e Kuvendit të Kosovës e kanë vlerësuar këtë legjislaturë si më të dobëtën që e ka pasur Kosova ndonjëherë, e cila ka dështuar që t’i kalojë shumë ligje dhe të stagnojë në mbarëvajtjen e saj Legjislatura aktuale, e pesta me radhë pas përfundimit të luftës, po vlerësohet si më e dobëta gjatë këtyre viteve. Karakteristikat e kësaj legjislature mbeten tymi e gazi, duke lënë nën hije ligje të miratuara e seanca produktive të mbajtura.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çdo gisht është i lidhur me dy organe: metoda japoneze e cila do t’ju shërojë për një minutë

Posted: 25 Apr 2017 01:36 PM PDT

  Jin Shin Jyutsu është art i lashtë japonez i shërimit që ju ndihmon që të balanconi emocionet tuaja, duke i stimuluar pikat e caktuara në duar. Jin Shin Jyutsu është mjekësi alternative, ndërkaq detyrë e saj është që të balancojë energjinë tuaj trupore dhe që organizmit tuaj t’i japë shëndet fizik dhe emocional. Baza e kësaj filozofie bazohet në teorinë që çdo gisht është i lidhur me organizmin e caktuar dhe me emocionet e caktuara, transmeton Telegrafi. Nëse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çitaku tregon historinë e Kosovës për 'Refugees International'

Posted: 25 Apr 2017 01:15 PM PDT

  Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, një ditë më parë u shpall kryetare nderi e organizatës së pavarur ndërkombëtare ”Refugees International”. Por, sot ajo ka njoftuar së ka qenë pjesë e drekës së kësaj organizate, derisa ka pohuar se u ka kujtuar auditorëve për historinë e Kosovës, përcjellë Klan Kosova. Në një status të publikuar në llogarinë e saj në facebook, Çitaku, tha se është krenare derisa pati rastin të jetë afër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Basha: Kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira, qeveria teknike

Posted: 25 Apr 2017 01:12 PM PDT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas dështimit të negociatave të qeverisë me opozitën, deklaroi se “kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme, mbetet qeveria teknike”, duke shtuar se “javën e ardhshme nis përshkallëzimi i mosbindjes civile anë e mbanë Shqipërisë, për t’i treguar Edi Ramës se koha kur në vend bëheshin votime dhe jo zgjedhje, ka marrë fund”. “Përpjekja e negociatorëve nuk pati sukses, pasi Rama refuzon qeverinë teknike. Qeveria teknike......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti që shkundi Washingtonin, 100 ditët e para të Trump

Posted: 25 Apr 2017 01:07 PM PDT

Edhe pse dukej si një betim klasik i një presidenti amerikan, ai filloi një epokë të re që mund të ishte gjithçka tjetër, por jo tradicionale. Kur presidenti amerikan Donald Trump hyri në zyrë, premtoi se do të shkundte Uashingtonin dhe mënyrën sesi ai funksiononte, si dhe politikanët e udhëheqësit ndërkombëtarë. Tani të gjithë janë në një mendje se Uashingtoni dhe bota e kanë ndierë tërmetin. Protesta dhe demonstrime kundër Trumpit dhe axhendës së tij e kanë shoqëruar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dështoi misioni i McAllister, nuk ka zgjidhje. Mazhoranca: Ka zgjedhje pa opozitën

Posted: 25 Apr 2017 12:58 PM PDT

Negociatat mes qeverisë dhe opozitës, me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, nuk ia dolën që të ulnin bashkë në një tryezë dialogu Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. 5 orët e negociatave ishin intensive, por pa produkt të përbashkët. Takimi i parë i David McAllister nga e djathta dhe Knut Fleckenstein nga e majta e Parlamentit Europian, ishte me bashkëkryetarët e koalicionit qeveritar, Edi Rama dhe Ilir Meta. Ata janë njohur me një dokument që synonte përmirësimin e standardit të zgjedhjeve, por që nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mos e thoni këtë fjalë në punë

Posted: 25 Apr 2017 12:48 PM PDT

Pyesni ndonjë prej kolegëve tuaj se si ndihen dhe do të merrni një nga këto dy përgjigje: “Jam shumë i zënë” ose “jam shumë i stresuar”. Kështu ndodh gjithmonë. Por ekspertët tashmë thonë se nëse ndiheni nën presion, zgjedhja e fjalëve për të përshkruar gjërat mund ta bëjë më keq situatën. ‘Thjesht duke thënë që jeni të stresuar lëshoni një sërë kimikatesh në trupin tuaj, epinefrine dhe cortisol, dhe neurotransmetuesit në tru......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stavileci i gatshëm të kandidojë për Prishtinën (Video)

Posted: 25 Apr 2017 12:44 PM PDT

  Ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, ka folur për emrat që përmenden brenda Partisë Demokratike të Kosovë, për të kandiduar në Prishtinë, gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit. Ai ka treguar nëse ka për qëllim të kandidojë në Prishtinë, pasi emri i tij është në listën e kandidatëve të mundshëm që PDK-ja do të nominonte në Prishtinë. Stavileci ka folur për bashkëpartiakët e tij, si Lirak Celaj, emër tjetër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Truri do të mund të lidhet me kompjuter

Posted: 25 Apr 2017 12:35 PM PDT

  Miliarderi Elon Musk po planifikon që t’i lidhë kompjuterët me trurin e njeriut, në vetëm katër vite, në mënyrë që të krijojë një gjuhë të re të telepatisë konsensuale. Kompania e tij Nueralink brenda katër vitesh, do të ndërtojë mikro-pajisje që do t’iu ndihmojnë njerëve me lëndime të rënda në tru, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Ndërkaq, në tetë vite, teknologjia e stilit të Matrix, do të jetë në dispozicion për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkrimi zbulon personalitetin tuaj

Posted: 25 Apr 2017 12:28 PM PDT

  Mënyra se si ju shkruani në një fletë të bardhë tregon shumë për personalitetin tuaj. Kjo gjë theksohet së fundmi nga psikologë në SHBA, të cilët kanë kryer hulumtimin e kanë pasqyruar rezultatet në “The Huffington Post”. Analizat e mëparshme janë përqendruar kryesisht në zakonet, gjuhën, gjestet, tiparet e fytyrës për të zbuluar personalitetin e njeriut. Tashmë analiza është e përqendruar tek shkrimi i dorës, për të cilin ka ekzistuar gjithmonë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtohen zërat brenda PDK-së për zgjedhje të parakohshme

Posted: 25 Apr 2017 12:13 PM PDT

  Partia Demokratike e Kosovës, siç duket e ka ndarë mendjen sa i përket shkuarjes se vendit në zgjedhje të parakohshme dhe atë në pjesën e parë të muajit qershor. Partia Demokratike e Kosovës, siç duket e ka ndarë mendjen sa i përket shkuarjes se vendit në zgjedhje të parakohshme dhe atë në pjesën e parë të muajit qershor. Në partinë më të madhe në vend, po rriten gjithnjë e më shumë zërat për një proces të ri zgjedhor. Deputeti i PDK-së, Hajdar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi vlerëson lart rolin udhëheqës të Mbretëreshës Elizabeta

Posted: 25 Apr 2017 12:01 PM PDT

  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, e cila është organizuar për nder të ditëlindjes së 91-të të Lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta. Presidenti Thaçi ka thënë se një udhëheqëse e urtë si Mbretëresha Elizabeta, e cila ka bashkuar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, duke e përfaqësuar kombin si një popull miqësor dhe lider në përhapjen e vlerave si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prezantuesi goditet nga rrufeja (VIDEO)

Posted: 25 Apr 2017 11:49 AM PDT

  Një stuhi e madhe ka goditur qytetin Dalian në Kinë, ditën e hënë. E një gazetar, perderisa ishte duke prezantuar live, është goditur nga rrufeja. Në video shihen shkëndija në ombrellën e tij, ndërsa prezantuesi fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dështon misioni i McAllister, nuk ka zgjidhje mes palëve në Shqipëri

Posted: 25 Apr 2017 11:48 AM PDT

Misioni i David McAllister në Tiranë për zhbllokimin e ngërçit politik duket se ka dështuar. Sipas burimeve, nuk ka zgjidhje nga negociatat e mbrëmjes së të martës mes palëve. Burime nga mazhoranca për Top Channel kanë thënë se “nuk ka zgjidhje, por do të ketë zgjedhje” më 18 qershor. Mësohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që pjesë e draftit të ishte edhe qeveria teknike, një kërkesë që nuk është pranuar. Sipas burimeve, nuk do të ketë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katër sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë

Posted: 25 Apr 2017 11:40 AM PDT

  Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, moti nuk është aspak i qëndrueshëm dhe lagështia favorizon viruset e mikrobet të’ lulëzojnë”. Nëse nuk i keni marrë masat parandaluese, më poshtë do të lexoni katër sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë. Është një këshillë shëndeti vërtet e vlefshme ndaj ndiqni këshillat e mëposhtme dhe gripi do t’ju qëndrojë larg këtë sezon. Hani hudhra Hudhra është e pasur me antioksidantë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të kujtosh çdo ditë të jetës

Posted: 25 Apr 2017 11:34 AM PDT

Një australiane ka folur mbi atë që e quan kujtesën e çdo gjëje që ka kaluar në jetë, që kur ka qënë e porsalindur. Rebecca Sharrock, 27 vjeçe, nga Brisbane është një nga 80 njerëzit në botë që ka sindromin e HSAM (Kujtimet e mëdha superiore autobiografike). Këto kushte të rralla shëndetësore i japin asaj fuqinë e kujtesës të çdo detaji në jetën e saj, përfshi dhuratat e mara për ditëlindjen e saj të parë. HSAM i jep gjithashtu aftësinë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gashi: Nëse prishet koalicioni PDK-LDK edhe presidenti duhet të jep dorëheqje

Posted: 25 Apr 2017 11:20 AM PDT

Arben Gashi, deputet i LDK-së ka thënë se nëse ka ardhur deri në këtë pikë që koalicioni me u prish le të prishet, por ende nuk ka një indice për një gjë të tillë. “Mendoj se nëse prishet marrëveshja e PDK-së me LDK-në atëherë duhet me u prishe të gjitha marrëveshjet”, përfshi edhe Presidenti  i cili duhet me të largohet ngase ka ardhur prej kësaj marrëveshje”, ka thane Gashi. Ai në Rrokum Roll, ka shtuar se është e rëndësishme që PDK me pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E pranon ish-kryeprokurori serb: Në Srebrenicë pati gjenocid

Posted: 25 Apr 2017 11:14 AM PDT

  Ndryshe nga qëndrimi i Qeverisë serbe, ish-kryeprokurori i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se ishte fakt që kundër boshnjakëve nga Srebrenica u krye gjenocid. Në një panel diskutimi në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd, ai është shprehur se politikanët luajnë vazhdimisht lojëra politike me faktet në lidhje me atë që ndodhi në Srebrenicë, por se ajo duhet të përshkruhet si gjenocid. “A pati gjenocid në Srebrenicë? Po, pati. Keni një vendim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Shqipëria e Madhe projekt i ndërkombëtarëve për të frenuar ndikimin rus në Serbi'

Posted: 25 Apr 2017 10:40 AM PDT

Deklaratat e politikanëve shqiptarë për Shqipërinë e Madhe janë të sinkronizuara, të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe nuk kontribuojnë asgjë në të mirë të rajonit, ka thënë Kryetari i Komisionit parlamentar për kontrolle të shërbimeve dhe sigurisë, Igor Beçiq. Deklarata e tillë, si ajo e kryetarit të Këshillit Nacional të Preshevës, Jonuz Musliu, sipas Beçiqit, nxit konflikt duke bërë thirrje për përmbysje të rendit kushtetues të Serbisë dhe acarim në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alban Beqirit i duhen edhe 48 mijë euro për ta kompletuar shërimin nga leukemia

Posted: 25 Apr 2017 10:36 AM PDT

Alban Beqiri, 23 vjeçari nga fshati Baks, komuna e Skenderajt vuan nga leukemia akute – sëmundje e cila duhet trajtuar në Turqi dhe kushton 200 mijë euro. Pjesa më e madhe e parave është grumbulluar, kurse i nevojiten edhe 48 mijë euro për ta kompletuar shërimin e tij. Kështu mund t’i ndihmoni Albanit: Dërgo SMS nga e gjithë ZVICRRA për ta ndihmuar ALBAN BEQIRI Albanin mund ta ndihmoni nga ZVICRA duke derguarSMS në nr.488me tekstin Alban 10 Këtë mund ta bëni nga te gjithë Operatoret qe operojn në Zvicer:......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia konfirmon bashkëpunimin ushtarak me Serbinë

Posted: 25 Apr 2017 10:35 AM PDT

  Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake – ka thënë ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjeviq. Shoygu ka thënë se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare. “Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj thotë se ftesa për ekstradimin e tij në Serbi, ishte ftesë direkte për luftë

Posted: 25 Apr 2017 10:32 AM PDT

Më 27 prill do të komunikohet vendimi i Gjykatës franceze mbi ekstradimin ose jo të kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj. Haradinaj beson se vendimi do të jetë refuzues, bazuar në argumentet e dhëna gjatë seancës paraprake, raporton KTV. Ftesën për ekstradim në Serbi, Haradinaj e quajti ftesë direkte për luftë. “Kjo është direkt ftesë për luftë. Nëse dikush s’e ka kuptu kështu ose është frikacak ose është mashtrues ose s’po don me u përball me të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinajt do t’i bëhet pritje madhështore në Kosovë

Posted: 25 Apr 2017 09:44 AM PDT

Pas disa shtyrjeve, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten pritet të dalë para Gjykatës së Colmarit në Francë. Në partinë e tij presin që në këtë seancë do të merren vendimi përfundimtar për kthimin e Haradinajt në Kosovë. Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një prononcim për Gazetën Monitor ka thënë se e drejta është në anën e Haradinajt dhe se ai shumë shpejt do të kthehet në Kosovë. Ai pret se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi reagon sërish: S’ka ‘Shqipëri të Madhe’, BE-ja ta trajtojë Kosovën si shtet

Posted: 25 Apr 2017 09:28 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe një herë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, kësaj here duke u marrur me propagandën siç e ka cilësuar ai të serbëve. Sipas tij, kjo propagandë serbe po bëhet për dy arsye, transmeton lajmi.net “Sigurisht, riaktualizimi i kësaj propagande të vjetër të kohës së Millosheviqit nuk është aspak i rastësishëm. Kjo propagandë e Serbisë, ndër të tjera ka dy qëllime thelbësore. Së pari, të legjitimoj funksionimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbarkojnë në Estoni avionët luftarakë të SHBA-së, për ta frenuar Rusinë (Foto)

Posted: 25 Apr 2017 09:17 AM PDT

Dy nga aeroplanët luftarakë më të ri dhe më të avancuar të Forcës Ajrore të SHBA-së kanë zbarkuar sot në shtetin baltik të Estonisë për herë të parë, një gjest simbolik ky që ka për qëllim forcimin e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për t’i mbrojtur aleatët e NATO-s në kufi me Rusinë. Vizita e aeroplanëve luftarakë “F-35”, të cilët fluturuan nga Britania dhe i kaluan disa orë në Estoni, është pjesë e një trajnimi pilot......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avramopoulos vlerëson lart progresin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Posted: 25 Apr 2017 09:16 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot në Bruksel komisionerin për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, me të cilin diskutuan gjerësisht të arriturat e deritashme dhe hapat e fundit që duhet të ndërmerren nga Kosova në procesin e liberalizimit të vizave. Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit,  Avramopoulos  vlerësoi lartë progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioneri Avramopoulos shprehu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, destabilizon Kosovën dhe Ballkanin

Posted: 25 Apr 2017 09:06 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbia atëherë Kosova dhe Ballkani do të destabilizoheshin. Ai i ka arsyetuar deklaratat e Daut Haradinajt për luftë, duke shtuar se nuk ka qenë paralajmërim por nxitje nga dikush që po synon destabilizim. “Ekstradimi ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi, nënkupton destabilizim të Kosovës e Ballkanit – Kjo nuk është në favor të asnjë komuniteti. Paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj nuk ka qenë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more