Skip to main content

Zëri: “‘Hat – trick’ i Ronaldos, Reali në gjysmëfinale” plus 29 more

Zëri: “‘Hat – trick’ i Ronaldos, Reali në gjysmëfinale” plus 29 more


‘Hat – trick’ i Ronaldos, Reali në gjysmëfinale

Posted: 18 Apr 2017 02:18 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka realizuar ‘hat-trick’ në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munichut. Portugezi ka shënuar në minutat 76, 105 e 110. Një gol e ka shënuar edhe Marco AAsensio (112’). Reali ka shënuar fitore me rezultat 4:2, ndërsa ndeshjen e parë e pati fituar me shifrat 2:1. Për bavarezët sonte shënuan Robert Lewandowski (53’) nga penalltia dhe Sergio Ramos (78’-autogol). Edhe sonte kampioni gjerman ndeshjen e përfundoi me një futbollist më pak, pasi në minutën e 84-t, Arturo Vidal u ndëshkua me karton të kuq.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Hat – trick’ i Ronaldos

Posted: 18 Apr 2017 02:06 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka realizuar ‘hat-trick’ në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munichut. Portugezi ka shënuar në minutat 76, 105 e 110. Një gol e ka shënuar edhe Marco AAsensio (112’) dhe tani Reali avancon me rezultat 4:2, e njëkohësisht është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale./Zëri/...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barazon Reali

Posted: 18 Apr 2017 01:57 PM PDT

Cristiano Ronaldo e ka shënuar edhe golin e dytë personal dhe e ka barazuar rezultatin në 2:2 në ndeshjen me Bayern Munichun. Portugezi shënoi në minutën e 105-të dhe tani Reali është pranë kualifikimit në gjysmëfinale./Zëri/...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një person (Foto)

Posted: 18 Apr 2017 01:57 PM PDT

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Ferizajt. Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës nga ky rajon, Agim Gashi. “Po, në rrugën ‘Driton Islami’ ka ndodhur ky aksident. Një person ka humbur jetën dhe kjo është konstatuar nga mjeku”, ka thënë ai.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bukuroshja që i bashkohet 'Stupcave' (Foto)

Posted: 18 Apr 2017 01:48 PM PDT

Skeçi humoristik, “Egjeli” ka rifilluar me episodet e reja. Ndonëse me koncept të njëjtë, kësaj radhe janë shtuar edhe disa personazhe të reja. Aldiana Trena është ‘nusja’ e komshinjve të Gjyles dhe Sheqës e cila ka freskuar projektin e “Stupcave”. Më poshtë i keni disa foto të kësaj bukuroshe: {gallery}   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anulohet takimi i Vlorës mes Kosovës dhe Shqipërisë

Posted: 18 Apr 2017 01:47 PM PDT

Mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do të mbahet më 24 prill, siç është bërë e ditur më herët. Arsyet zyrtare të këtij vendimi, që më tepër se Tirana, është nxitur nga Prishtina, nuk janë bërë të ditura. Por, lajmin e mosmbajtjes së takimit të madh të Vlorës e kanë konfirmuar disa burime për klankosova.tv. “Zyra e kryeministrit ka propozuar një datë tjetër, më të përshtatshme se 24 prilli”, ka thënë një burim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdimet përcaktojnë gjysmëfinalistin

Posted: 18 Apr 2017 01:43 PM PDT

Real Madrid – Bayern Munich ka përfunduar me rezultat 1:2 për bavarezët dhe vazhdimet do ta përcaktojnë skuadrën gjysmfëinaliste, pasi me këto shifra Reali pati fituar në udhëtim. Pas epërsisë së Bayernit me golin e Lewandowskit nga penalltia, Reali është kundërpërgjigjur me Cristiano Ronaldon, i cili në minutën e 76-të e barazoi rezultatin në 1:1. Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë (78’), Sergio Ramos shënoi autogol për të rikthyer epërsinë e bavarezëve në 2:1 dhe për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Atletico Madrid në gjysmëfinale

Posted: 18 Apr 2017 01:38 PM PDT

Atletico Madrid është skuadra e parë që është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra spanjolle barazoi 1:1 në udhëtim te kampioni anglez Leicester, por falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë arriti të kualifikohet. Spanjollët të parët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Saul Niguez në minutën e 26-të, ndërsa Jamie Vardy barazoi në 1:1 në minutën e 61-të, që ishte edhe rezultati përfundimtar./Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe dy gola në Madrid (video)

Posted: 18 Apr 2017 01:24 PM PDT

Pas epërsisë së Bayernit me golin e Lewandowskit nga penalltia, Reali është kundërpërgjigjur me Cristiano Ronaldon, i cili në minutën e 76-të e barazoi rezultatin në 1:1. Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë (78’), Sergio Ramos shënoi autogol për të rikthyer epërsinë e bavarezëve në 2:1 dhe për të barazuar (3:3) gjithçka nëse merret parasysh edhe ndeshja e parë/Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një gol në Leicester (video)

Posted: 18 Apr 2017 01:03 PM PDT

Kampioni anglez, Leicester e ka barazuar rezultatin në 1: ndeshjen me Atletico Madridin. Autor i golit është Jamie Vardy në minutën e 61-të. Më herët për mysafirët shënoi Saul Niguez në minutën e 26-të./Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adelina dhe Vali vendosin për emrin e djalit, ja si e quajnë

Posted: 18 Apr 2017 12:58 PM PDT

Ylli i muzikës pop në Kosovë, Adelina Ismaili me në fund është bërë nënë. Këngëtarja, e cila para disa ditëve është paraqitur edhe në një intervistë në media, është bërë nënë sonte rreth orës 20:00. Një burim i ka thënë Gazetës Express se gjendja e nënës dhe bebes është e mirë. Ndërkaq, i njëjti burim ka treguar se Adelina ka vendosur ta quaj djalin Uliks. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gol në Madrid (video)

Posted: 18 Apr 2017 12:57 PM PDT

Bayern Munich ka kaluar në epërsi në ndeshjen që po e zhvillon në Madrid kundër Realit. Për shifrat 0:1 ka shënuar Robert Lewandowski nga penalltia në minutën e 53-të. Rezultati i përgjithshëm përfshirë të dyja ndeshjet është 2:2, por që i konvenon Realit për shkak të një goli të shënuar më tepër si skuadër mysafire./Zëri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zuckerberg flet pas vrasjes së transmetuar LIVE në Facebook

Posted: 18 Apr 2017 12:57 PM PDT

Mark Zuckerberg e ka pranuar që Facebook ka shumë punë për të bërë në lidhje me videot e dhunshme, pas transmetimit direkt në këtë rrjet social të vrasjes të një të moshuari të dielën e Pashkëve. “Zemrat tona janë me familjet dhe miqtë e Robert Goodwin Sr”, tha Zuckerberg. “Ne kemi shumë punë për të bërë, dhe do të vazhdojmë që të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i parandalojmë tragjeditë si kjo që të mos ndodhin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj propozon përjashtimin e Bulliqit nga LDK-ja

Posted: 18 Apr 2017 12:56 PM PDT

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, është i mendimit që duhet përjashtuar nga LDK, bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi. Ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tha se Bulliqi e ka keqpërdor elektoratin e LDK-së, deri sa në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti, nuk votoi kundër këtij demarkimi. “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka larguar asnjë herë asnjë individë, zakonisht janë larguar vetë nga kjo parti. Pra, kjo do të përbënte një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuzë ndaj Shpendit - Tallet këshilltari i Isës: Çka paske bo o pus?

Posted: 18 Apr 2017 12:52 PM PDT

Deklarata e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për ngritjen e aktakuzave ndaj tij pak para zgjedhjeve, ka nxitur reagime nga zyrtarët e LDK-së. Shefi i Kabinetit dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka ironizuar me të parin e kryeqytetit rreth kësaj çështje. “Po çka paske bo o pus? Qitash edhe naj ditë ja nisë kallxon edhe për çka, edhe për sa, edhe me kon”, ka shkruar ai në “Facebook”. Ndryshe, Ahmeti i cili ka vendosur të rikandidoj edhe për një mandat të ri në zgjedhjet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Srpska i reagon Qeverisë: S’na keni ftuar për ta votuar Demarkacionin

Posted: 18 Apr 2017 12:52 PM PDT

Ndonëse kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, deklaroi se ende nuk ka marrë përgjigje nga Lista Serbe për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi, ndryshe po e thonë përfaqësuesit e këtij subjekti politik. Shefi i deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiq thotë se partia e tij është e gatshme për votim, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë asnjë ftesë nga ekzekutivi për të diskutuar rreth kësaj çështje. “Jemi duke e pritur ftesën që të bisedojmë, por......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovari: Nuk desha ta vrisja boshnjakun, revolja është shkrepur pa dashje

Posted: 18 Apr 2017 12:44 PM PDT

Sipas avokatit të kosovarit, vetë sjellja e tij pas krimit flet vet në të mirë të klientit të tij. Pra ai është paraqitur në polici dhe ka pranuar aktin e kryer. Lajmi për kosovarin i cili të dielën ka vrarë një boshnjak në Vjenë dhe është dorëzuar vetë në polici, për të cilin ka shkruar edhe albinfo.ch. vazhdon të jetë aktual edhe sot. Siç shkruajnë mediat austriake, personi 26 vjeçar me rastin e marrjes në pyetje ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vriste......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Atletico shkon në pushim me epërsi

Posted: 18 Apr 2017 12:38 PM PDT

Atletico Madrid ka shkuar nëpushim me epërsi prej 1:0 në ndeshjen si mysafire e Leicesterit. Autor i golit është Saul Niguez në minutën e 26-të. Skuadra spanjolle edhe ndeshjen e parë e kishte fituar me shifrat 1:0 dhe tani është shumë më afër qëllimit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve....

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pa gola në Madrid

Posted: 18 Apr 2017 12:33 PM PDT

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Munichut. Në 45 minutat e parë nuk ka pasur gola. Ndeshjen e parë e pati fituar Real Madridi me rezultat 2:1 dhe është më afër gjysmëfinales./Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Leicester – Atletico Madrid, shënohet goli i parë

Posted: 18 Apr 2017 12:15 PM PDT

Atletico Madrid ka kaluar në epërsi me 1:0 në ndeshjen si mysafire e Leicesterit. Autor i golit është Saul Niguez në minutën e 26-të. Skuadra spanjolle edhe ndeshjen e parë e kishte fituar me shifrat 1:0 dhe tani është shumë më afër qëllimit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Zëri/...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: Para zgjedhjeve pres aktakuzë

Posted: 18 Apr 2017 12:15 PM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka vendosur të rikandidoj edhe për një mandat të ri në zgjedhjet që do të mbahen këtë tetor, ka thënë se tashmë kundërshtarët e tij, do të angazhohen 100% që t’ia njollosin personalitetin. Ai ka thënë se kundërshtarët e tij kanë investuar miliona euro në media dhe sondazhe të ndryshme që ta paraqesin atë sa më keq. “Pres para zgjedhjeve edhe ndonjë aktakuzë me ma qit që po hetona e qesi sene. Është fushtatë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ledri po bën gati trupin për verë, kjo është trajnerja e tij (Foto)

Posted: 18 Apr 2017 11:57 AM PDT

Ledri Vula padyshim se është ndër fytyrat më të pëlqyera nga showbizi shqitparë. Këngëtari ka arritur që ndër vite me radhë të fitoj zemrat e secilës gjeneratë. Padyshim se ai pëlqehet edhe më shumë nga femrat të cilat nuk hezitojnë edhe t’i komentojnë në rrjetet sociale dhe të pozojnë me të.  E në fotografinë e fundit Ledri ka paralajmëruar se po bëhet gati për verën, teksa tregon se linjta e trupit i ka më se në formë, shkruan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO e shqetësuar me deklaratat e Edi Ramës për ‘Shqipërinë e Madhe’

Posted: 18 Apr 2017 11:43 AM PDT

Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nëse jo në Bashkim Evropian atëherë do të ndodhë bashkimi kombëtar, kanë nxitur reagim të madh. Përveç nga zyrtarët e lartë shtetërorë, kjo ka nxitur edhe reagimin e NATO-s, të cilët janë të shqetësuar me këto deklarata. Të paktën kështu ka thënë një zyrtar në shtabin e NATO-s për agjencinë Beta. Ky zyrtar ka thënë se NATO-s dhe komuniteti ndërkombëtar kanë një rol të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj i kundërpërgjigjet Vulinit dhe Gjuriqit

Posted: 18 Apr 2017 11:43 AM PDT

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vulinit, i cili kishte thënë se padia e mundshme nga Shqipëria për Serbinë se ka kryer krime lufte do të ishte e pandershme. Gecaj ka shkruar se më e pandershme është keqpërdorimi i votës ruse nga Serbia për qëllime të tyre politike, përcjell gazetametro.net “E pandershme në fakt është që Serbia të keqpërdorë votën ruse për qëllime të saja të pastra politike. Ndërsa, me një kërkesë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Klubi i Vala Superligës së Kosovës mbetet pa trajner (FOTO)

Posted: 18 Apr 2017 11:37 AM PDT

Trajneri nga Maqedonia, Argjend Beqiri tashmë është larguar nga ekipi. “Trajneri i skuadres sonë Argjend Beqiri, sot ka lënë detyrën e trajnerit për shkak të rezultateve jo të mira që po kalon ekipi ynë në Vala Superliga e Kosoves ne Futboll. Kryesia jonë ka pranuar marrjen e vendimit nga Beqiri dhe jemi ndarë miqësisht, duke e falenderuar për punën e deritashme që ka bërë për klubin tonë. Ne i dëshirojmë suksese në punën e tij në të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermanët largohen vitin e ardhshëm (VIDEO)

Posted: 18 Apr 2017 11:30 AM PDT

Në 42 hektarë tokë në hyrje të Prizrenit shtrihet Kampi Fushor i KFOR-it. Për gjithë këto 18 vjet pas përfundimit të luftës, e gjitha hapësira që rrallë është lejuar të filmohet është  shtëpia e Kontigjentit Gjerman dhe të tjera kombësive në pakicë si ushtarë të  NATO-s. Kurse  tani gjermanët kanë një plan. Në fund të vitit 2018, ata  do ta përfundojnë misionin dhe  kanë filluar të mendojnë se çka do të bëhet me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama dhe veshja e tij në Kuvend, detaji që u ka rënë në sy medieve shqiptare (Video)

Posted: 18 Apr 2017 11:29 AM PDT

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për t’iu bashkuar seancës së Kuvendit ku u ngritën dy komisionet e tjera të Vettingut. Pas inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, kreu i qeverisë ka marrë rrugën direkt për në Kuvend. Siç duket edhe nga pamje të siguruara nga mediat shqiptare, Rama është parë teksa konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe deputetin Taulant Balla, i cili njëherazi është edhe nënkryetar i grupit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Koalicionin qeverisës mund ta prishin vetëm LDK ose PDK

Posted: 18 Apr 2017 11:26 AM PDT

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se koalicioni qeverisës mund të prishet vetëm nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike të Kosovës (PDK). Ai në emisionin “Info – Box”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se Qeveria bie nëse dëshiron PDK-ja dhe LDK-ja. “Nuk kanë dhënë PDK sinjale që koalicioni të prishet, por këtë e kanë bërë disa deputetë. Thuhej se kjo qeveri është formuar për t’i kaluar çështjet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adelina Ismaili bëhet nënë, bashkëshorti i saj publikon foton e parë me fëmijën (Foto)

Posted: 18 Apr 2017 11:15 AM PDT

Këngëtarja Adelina Ismaili është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj Val Krasniqi përmes një fotografie të hedhur në llogarinë e tij në Facebook. Në foto shihet dora e tij, dora e Adelinës dhe dora e fëmijës që është i gjinisë mashkull. Gjinia është kuptuar nga komentet uruese të miqve të tij në Facebook që e uronin për lindjen e djalit.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Real – Bayern

Posted: 18 Apr 2017 11:03 AM PDT

​Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munich Real Madrid dhe Bayern Munich kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre të dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve që zhvillohet nga ora 20:45. Kujtojmë se ndeshjen e parë e kishte fituar Real Madrid 2:1 në Allianz Arena.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more