Skip to main content

Zëri: “Digjet lokali i “Drenicakut” të 'O sa mirë' (Video)” plus 29 more

Zëri: “Digjet lokali i “Drenicakut” të 'O sa mirë' (Video)” plus 29 more


Digjet lokali i “Drenicakut” të 'O sa mirë' (Video)

Posted: 28 Apr 2017 02:58 PM PDT

Rreth orëve të mbrëmjes është djegur një lokal në Fushë Kosovë, që thuhet se është i aktorit të serialit “O sa mirë”, Jeton Zogiani. Si pasojë aty janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të Policisë, si dhe të KEDS-it. Siç merr vesh Telegrafi, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka ndonjë të lënduar. Dyshohet se shkaktar i djegies të ketë qenë instalimi elektrik. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asamblisti i PDK-së njofton për anulimin e ndërtimit të shtatores së Fadil Hoxhës

Posted: 28 Apr 2017 02:56 PM PDT

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Nimani ka njoftuar sot për anulimin e vendimit të Komunës së Gjakovës për ndërtimin e shtatores së ish-liderit komunist Fadil Hoxha. Komuna e Gjakovës kishte hapur konkurs për ndërtimin e përmendores së ish-liderit komunist, Fadil Hoxha, ndërsa kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari, kishte konfirmuar se shtatorja të ndërtohej dhe se kjo shtatore do të ishte atraksion për qytetarët e Komunës së Gjakovës. Siç bën të ditur, asamblisti Artan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut kërkon ndihmë nga Kombet e Azisë Juglindore

Posted: 28 Apr 2017 02:52 PM PDT

Koreja e Veriut ka kërkuar mbështetjen e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) për të parandaluar, siç thonë, “një holokaust bërthamor”. Sipas përfaqësuesve koreano-verior, kjo ndihmë kërkohet në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump, paralajmëron për mundësi të “konfliktit të madh” në gadishullin korean, në rast të dështimit të diplomacisë. “Veprimet dhe retorika e Uashingtonit e shtyjnë rajonin në prag të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë ndodhi mes Messit e Ronaldos në 'El Clasico'? (Video)

Posted: 28 Apr 2017 02:35 PM PDT

Duket se rivaliteti mes Messit e Ronaldos, i takon të kaluarës – të paktën kështu tregon kjo video e publikuar në internet. Në “El Clasicon” e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, ku Barcelona fitoi 3:2, ka ndodhur një episod që ka bërë namin në rrjetet sociale. Fjala është për bisedën mes Leo Messit e Cristiano Ronaldos, shkruan Gazeta Express. Nuk dihet se për çfarë diskutuan fituesit e nëntë “Topave të Artë”, por tashmë dihet se rivaliteti i takon të kaluarës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grubi riemërton Lëvizjen Besa në Lëvizja IK

Posted: 28 Apr 2017 02:30 PM PDT

Deputeti i BDI-së Artan Grubi sonte në Click Plus në Tv21 tha se deputetët e Lëvizjes BESA nuk e votuan shqiptarin e parë si kryeparlamentar në Maqedoni. SIpas tij ata janë deputetët që Ikin dhe tani më duhet të quhen Lëvizja IK, shkruan TetovaSot. “Ata janë deputetët që ikin, dhe Lëvizja BESA tani është Lëvizja IK” tha Grubi./TetovaSot/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Djali i Ish-Kandidatit të AAK-së për Kryetar të Rahovecit Kapet me 100 Kg Drogë

Posted: 28 Apr 2017 02:28 PM PDT

Familjarë të ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Islam Gashi, kanë rënë në pranga të Policisë në aksionin e fundit të antidrogës, ku u kapën mbi 300 kilogram[ drogë. KALLXO.com mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe djali i Islam Gashit, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe, ku janë zbuluar të fshehura mbi 100 kg marihuanë. Lajmin për KALLXO.com se njëri nga 9 personat e arrestuar është djali i ish-kandidatit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lladrovci: Frymë e re në rajon, tri lajme të mira

Posted: 28 Apr 2017 02:22 PM PDT

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka përshëndetur emërimin e Ilir Metës president të Shqipërisë. Por, i pari Drenasit është gëzuar edhe për Talat Xhaferi, që është bërë kryetar i Kuvendit në Maqedoni. Ky është postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook: Frymë e re në Rajon. Tri lajme të mira, shumë të mira.  Ilir Meta, president, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit në Maqedoni, Tuzi komunë dhe Mali i zi në NATO. Tjerat dihen!? Urime, urime, urime!!! ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefi i misionit të OSBE-së ‘arsyeton’ Ramën e Thaçin për deklaratat 'kërcënuese' ndaj BE-së

Posted: 28 Apr 2017 02:20 PM PDT

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu beson se në Ballkan nuk do të ketë ndryshim të kufijve Ai deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit i ka cilësuar si mesazh për Brukselin që të ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e vendeve të rajonit, transmeton lajmi.net. “Unë mendoj se ndryshimi i kufijve në rajon është jashtë agjendës dhe sigurisht që edhe qasja e BE-së duhet të ndryshoje. Këto deklarata mund të keqinterpretohen dhe nuk janë të dobishme,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'El Clasico' e legjendave i takoi Barcelonës, Ronaldinho dhuroi spektakël (Video)

Posted: 28 Apr 2017 02:14 PM PDT

Legjendat e Barcelonës kanë triumfuar 3:2 ndaj legjendave të Real Madridit “El Clasico” e legjendave mes Barcelonës e Real Madridit, ka përfunduar me të njëjtin rezultat që ekipi i Luis Enriques triumfoi javën e kaluar në “Santiago Bernabeu”, (3:2). Në këtë miqësore të luksit u shënuan gola të bukur, teksa Ronaldinho duket se nuk e ka harruar zanatin e vjetër, ai dhuroi spektakël. /Express   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Atalanta ndali Juventusin, shkëlqeu Berisha

Posted: 28 Apr 2017 02:13 PM PDT

Atalanta ka barazuar 2:2 me Juventusin në “Atleti Azzurri d'Italia” Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Atalanta, duke barazuar 2:2, në të cilën ndeshje vendasit e shënuan golin në minutën e 89’të, shkruan Gazeta Express. Për Juventusin shënuan autogol Leonardo Spinazzola (50’) dhe Dani Alves (83’), derisa për Atalanta realizuan Andrea Conti (45’) dhe Remo Freuler (89’). Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është më meritori që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stoltenberg: Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend

Posted: 28 Apr 2017 02:01 PM PDT

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar hap pozitiv zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe ka dënuar sulmet e dhunshme gjatë ditës së djeshme. “I dënoj fuqishëm sulmet e djeshme ndaj anëtarëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend. U bëj thirrje aktorëve politik ta ruajnë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe t’i respektojnë proceset demokratike. Dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme, e duhur dhe në të mirën e të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: Sela është gjallë vetëm pse paramilitarët menduan se kishte vdekur

Posted: 28 Apr 2017 01:57 PM PDT

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se “Ziadin Sela është gjallë vetëm pse paramilitarët menduan se ai kishte vdekur, dhe kishin festuar para kohe”. “Duhet ta luftojmë fashizmin në krejt Ballkanin. Duhet ngritur zërin të gjithë. Sot nuk duhet të zhytemi në viktimizim, por në aktivizëm për ndryshime”, ka thënë Ahmeti, duke uruar shërim të shpejtë për Ziadin Selën dhe gjithë deputetët e sulmuar, siç ka thënë ai, nga fashizmi në Maqedoni. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është truproja që mbrojti deputetët dhe gazetarët nga huliganët (Video)

Posted: 28 Apr 2017 01:51 PM PDT

Sonte në Clik Plus i ftuar ka qenë deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili mes tjerash ka thënë se meritë që asnjë deputet nuk e humbi jetën ka qenë pikërisht truproja e anëtarit të kryesisë së LSDM-së, Oliver Sapasovskit. “Mos kishte gjuajtur sigurimi i Spasovskit do të kishte viktima”, tha Muhamed Zekiri. Ai gjithashtu  deklaroi se njëri nga deputetët i ka dëgjuar huliganët duke brohoritur: shpërndani armët se shqiptarët po mblidhen matanë urës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si bërtet nga emocionet Teuta kur Tara i futet në emision (VIDEO)

Posted: 28 Apr 2017 01:43 PM PDT

Teuta Krasniqi padyshim se është njëra ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në intervistën e gjatë të emisionit Express Rozë, ku ka folur rreth jetës dhe karrierës së saj. Ndër të tjera, aktorja u befasua nga vajza e saj Tara, kur ajo papritmas futet në emision. Për ta shikuar reagimin e Teutës, klikoni në videon e mëposhtme.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dani Alves i shënon supergol Etrit Berishës (Video)

Posted: 28 Apr 2017 01:32 PM PDT

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Atalantas. Ishte Dani Alves ai që shënoi për 2:1 në minutën e 83’të.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Musliu uron Presidentin Meta

Posted: 28 Apr 2017 01:29 PM PDT

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, me urimet më të sinqerta ka përshëndetur zgjedhjen e Ilir Metës, president të Republikës së Shqipërisë. “Më ka gëzuar shumë lajmi për zgjedhjen e mikut tim, Ilir Meta, për president Shqipërie. Kam besimin e plotë se presidenti i ri, do të angazhohet për forcimin e perspektivës evropiane, jo vetëm të bashkëkombësve tanë, por edhe të shqiptarëve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga sa para do të fitojnë nga përplasja e shekullit Klitschko dhe Joshua?

Posted: 28 Apr 2017 01:23 PM PDT

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko janë emrat më të përfolur ditëve të fundit në sport. Një 26 vjeçar, që gjithsejtë ka 18 fitore në karrierën e tij, do të sfidojë para 90 mijë tifozëve boksierin ukrainas Wladimir Klitschko, që ka 21 vite karrierë, më shumë se sa kundërshtari fitore. Pos krenarisë që pritet të marrë fituesi i meçit, i cili po cilësohet si meçi i shekullit, të dy boksierët do të fitojnë edhe shumë të mëdha parash. Të dy......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Joshua – Klitschko, ja kë favorizojnë bastoret (Foto)

Posted: 28 Apr 2017 01:20 PM PDT

Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, është meçi që janë duke e pritur të gjithë me padurim, që zhvillohet të shtunën mbrëma. Ky duel vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO. Joshua, kampion në fuqi i versionit IBF, e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin, tani do të tentojë ta bëjë këtë për të tretën herë. Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania e cilëson kushetuese zgjedhjen e Xhaferrit, kërkon krijimin e qeverisë

Posted: 28 Apr 2017 01:09 PM PDT

Ministri I jashtëm I gjermanisë, Sigmar Gabriel e ka cilësuar si të papranueshme dhunën ndaj Kuvendit të Maqedonisë dhe ka kërkuar krijimin e menjëhershëm të qeverisë së vendit. “Ngjarjet n ëish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku Kuvendi u sulmua dje dhe ligjvënësit u rrahën përpara syve të personelit të sigurisë, nuk janë në përputhje me atë që ne në BE presim nga një kandidat për anëtarësim në BE. Një qeveri tani duhet të krijohet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi ia shpreh pakënaqësitë drejtoreshës Eichhorst për vonesat e BE-së ndaj Kosovës

Posted: 28 Apr 2017 01:02 PM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst. Presidenti Thaçi dhe drejtoresha Eichhorst kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për angazhimin e Kosovës në drejtim të integrimit në BE. Presidenti Thaçi ia shprehu drejtoreshës Eichhorst edhe një herë zhgënjimet për trajtimin jo fer dhe për vonesat krejtësisht të panevojshme të BE-së ndaj Kosovës dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Brukseli do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO'

Posted: 28 Apr 2017 01:01 PM PDT

Delegacioni i Parlamentit të Belgjikës i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Prishtinë, ka njoftuar se Brukseli do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ata kanë pasur një takim me anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ku kanë deklaruar se mbështetja ndaj Kosovës, do të vazhdojë. Përfaqësuesit e parlamentit të Belgjikës dhe Kosovës, kanë disktuar edhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, funksionalizimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevski: Keqardhje për Ziadin Selën, askush nuk deshi ta vrasë Zaevin (Video)

Posted: 28 Apr 2017 12:48 PM PDT

Lideri i OBRM-PDUKM-së, ishe i ftuar në Top Tema në Tv Telma, ku ka folur për situatën politike në vend pas ngjarjeve të mbrëmshme, me ç’rast në Kuvendin e Maqedonisë u futën lehtësisht protestues të cilët sulmuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni. Gruevski ka bërë të ditur se nuk ka ikur nga vendi dhe se karta e fluturimit ishte e caktuar që të kthehej mbrëmë. Ai shprehet se ka dashur që të tregojë se ku mundet që partia e tij......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita, sa e veçantë, sa seksi (Foto)

Posted: 28 Apr 2017 12:41 PM PDT

Rita si limo! Këngëtarja kosovare ka shkëlqyer me një fustan ngjyrë të gjelbër të ndezur derisa ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e Big Love Tashmë nuk janë të rralla këso paraqitjesh plot stil të Ritës me trupin e saj seksi. Mirëpo, paraqitje e saj në këtë mbrëmje që u mbajt në New York, edhe pse u cilësua pak më konservative ishte shumë seksi. Këngëtarja e hitit “Body on Me”, edhe me këtë veshje, pa u zhveshur shumë, bëri që të tjerët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kadaj-Bujupi: Demarkacioni nuk kalon, edhe çdo përpjekje për të ka me qenë e kotë

Posted: 28 Apr 2017 12:28 PM PDT

Donika Kadaj e Vetëvendosjes është e fundit nga partitë opozitare që ka thënë se do të shkojnë përtej gazit nëse në Kuvend do të sillet për votim Demarkacioni me Malin e Zi. “Demarkacioni nuk kalon, edhe çdo përpjekje për të ka me qenë e kotë”, ka thënë Kadaj për televizionin Rrokum. Demarkacioni me Malin e Zi ajo e quan marrëveshje të tradhtisë. Thotë se Demarkacioni do të kundërshtohet brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.  “Ne momentin qe e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veliu thotë se Demarkacioni mund do të kalojë javën e ardhshme

Posted: 28 Apr 2017 12:25 PM PDT

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka theksuar se ka shenja se demarkacioni do të kalojë gjatë javës së ardhshme. Sipas tij, shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, është duke e shqyrtuar kërkesën e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë qenë kundër këtij versioni të demarkimit të kufirit, e të cilat kanë thënë se do ta votojnë shenjëzimin e vijës kufitare me fqinjin perëndimor, nëse drafti për demarkacion që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Revoltohen në PTK: Nuk pranojnë ulje të pagave për t'ia paguar 30 milionët Blerim Devollit (Video)

Posted: 28 Apr 2017 12:11 PM PDT

Mosrespektimi i kontratës mes Telekomit dhe MVNO’s, Z-Mobile, i kushtoi ndërmarrjes publike 30 milionë euro, dënim ky që u vendos në Gjykatën e Arbitrazhit. Mënyrat se si do të paguhet njëri nga dëmët më të mëdha ekonomike të Telekomit, solli reagimin e sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. Sindikata e punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka paralajmëruar menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje, që në asnjë mënyrë të mos prekë pagat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja Dhurata Hoxha largon dy nenet e kontestuara nga Kodi Penal

Posted: 28 Apr 2017 12:06 PM PDT

Pas polemikave të shumta rreth draftit të ndryshimit të Kodit Penal të Kosovës, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka urdhëruar largimin e dy prej këtyre neneve. Gazeta “Zeri” merr vesh se bëhet fjale për nenin që i referohet Shpifjes ndaj Shtetit dhe Simboleve të Shtetit dhe nenin tjetër, Shpifja ndaj Organeve Kushtetuese. “Dy nenet e kontestuara janë përfshirë në draft me qëllim të hapjes së debatit në shoqërinë e kosovare, mirëpo kjo nuk do të thoshte që me automatizëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Eksperienca e Ilir Metës do të ketë imapkt pozitiv për zhvillimet në Shqipëri

Posted: 28 Apr 2017 11:47 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Ilir Metën, pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Mustafa i ka uruar  Metës suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë. Duke vlerësuar lidershipin dhe kontributin e deritashëm të Ilir Metës, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Do të punojmë me Talat Xhaferin për të mbështetur demokracinë në Maqedoni

Posted: 28 Apr 2017 11:34 AM PDT

Shtetet e Bashkuara dënuan fuqishëm sulmet e dhunshme mbi anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë, të cilat pasuan zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryetarit të Kuvendit. “Ne do të punojmë me kryeparlamentarin e ri, për të mbështetur demokracinë dhe për t’i ndihmuar Maqedonisë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane”, thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit. “Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për ata......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetin Ibrahimi e mbrojti policia maqedonase?!

Posted: 28 Apr 2017 11:25 AM PDT

SHKUP, 28 prill- Deputeti i Lëvizjes BESA, Zekirija Ibrahimi gjatë ditës së djeshme ka qenë në koordinim të ngusht me kreun më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskin me të vetmin qëllim që të “ndez benzinën” në Parlamentin e Maqedonisë duke e kënduar himnin kombëtar shqiptar nga Foltorja e Kuvendit, mëson jozyrtarisht Agjencia e Lajmeve TOP-NEWS.MK. Skenari ka qenë mirë i përgaditur që Zekiri të këndon himnin shqiptar dhe për disa minuta së bashku me 4 deputetët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more