Skip to main content

Tirana Observer: “Nga çfarë duhet të hiqni dorë për të qenë i suksesshëm” plus 9 more

Tirana Observer: “Nga çfarë duhet të hiqni dorë për të qenë i suksesshëm” plus 9 more


Nga çfarë duhet të hiqni dorë për të qenë i suksesshëm

Posted: 16 Apr 2017 09:48 AM PDT

Mbase në disa raste, për t'u bërë i suksesshëm dhe për të qenë më afër idealit të personit që doni të bëheni, nuk duhet domosdoshmërisht të arrini sa më shumë gjëra, por të hiqni dorë nga disa prej tyre.

Ka disa gjëra që janë universale dhe nëse hiqni dorë prej tyre mund të jeni në rrugën e duhur drejt suksesit.

Disa mund të heqin dorë që nga momenti që e lexojnë këtë artikull, ndërsa të tjerëve ndoshta do t'u duhet pak më shumë kohë. Ja cilat janë ato:

1) Hiqni dorë nga një mënyrë jetese e pashëndetshme

"Kujdesuni për trupin tuaj, ai është i vetmi habitat në të cilin do të jetoni për një kohë të gjatë – Jim Rohn

Ky është fillimi i çdo gjëje. Ju duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe janë vetëm dy gjërat të cilat duhet t'i ngulisni mirë në mendje:

  1. Dietë e shëndetshme
  2. Aktivitet fizik

Niseni me hapa të vegjël por do ta shikoni që do ta falënderoni veten tuaj një ditë.

2) Hiqni dorë nga arritjet e përkohshme

Njerëzit e suksesshëm i vendosin vetes objektiva afatgjata dhe ata e dinë mjaft mirë që nëse duan që këto objektiva të jenë të suksesshme, atëherë duhet të bëjnë të pamundurën që edhe hapat e vegjël që hedhin të jenë në funksion të realizimit të këtyre arritjeve.

Sepse ka një diferencë të madhe ndërmjet: "Po stërvitem sepse duhet të kem një trup të mirë gjatë verës" dhe "Stërvitem përditë për të pasur gjithmonë një trup të mirë dhe mbi të gjitha për të qenë sa më i shëndetshëm".

3) Hiqni dorë nga frikërat tuaja

Mos kini frikë të guxoni, sepse pas guximit mund të fshihet suksesi juaj. Nuk është e thënë që vetëm disa njerëz në jetë mund të jenë të suksesshëm, por ata janë sepse kanë guximin për të ndërmarrë nisma që mbase disa të tjerë nuk i kanë dhe është pikërisht kjo diferenca midis tyre. Çlirojeni veten nga çdo frikë që mund të keni dhe guxoni.

Nëse ju nuk guxoni vetë dhe të mundoheni t'i realizoni ëndrrat tuaja, mos prisni që të ndodhë ndonjë mrekulli. Prandaj jepuni zë ideve tuaja dhe mos u frikësoni nëse rrëzoheni dhe mbi të gjitha mos kini frikë nëse ia dilni.

4) Hiqni dorë nga justifikimet

Njerëzit e suksesshëm janë shumë të ndërgjegjshëm për faktin se ata janë përgjegjës për veprimet e tyre, për pikat e tyre të dobëta dhe madje edhe për dështimet e tyre.

Nëse arrini ta kuptoni një gjë të tillë, atëherë jeni shumë afër arritjes së suksesit, dhe pasi ta keni kuptuar atë, ajo do të jetë e vetmja mënyrë me anë të së cilës ju do t'i arrini gjërat në jetë. Mos harroni që justifikimet janë një ndër pengesat kryesore për t'u rritur si profesionalisht ashtu edhe individualisht.

5) Hiqni dorë nga mendimet fikse

Njerëzit e suksesshëm e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata investojnë shumë nga koha e tyre në përvetësimin e njohurive të reja, sepse ashtu siç ecën koha, ndryshojnë edhe shumë gjëra dhe mos harroni, ai që jeni sot nuk është e thënë të jeni dhe nesër.

6) Hiqni dorë nga të qenët skeptik

Asgjë nuk është e paarritshme dhe ju mund të arrini gjithçka që i vini qëllim vetes. Prandaj mos kini frikë të bëni plane për të ardhmen, mjafton që të mos jeni skeptikë dhe të keni besim në ëndrrat tuaja. Ato mund të realizohen pa frikë nëse ju përpiqeni çdo ditë dhe përmirësoheni nga 1 për qind në ditë.

7) Hiqni dorë nga të qenët perfekt

Asgjë dhe askush nuk mund të jetë i përsosur në 100 për qind, sado që të përpiqet. Frika nga dështimi është një prej pengesat më të mëdha në rrugën drejt suksesit. Por nëse nuk rrezikoni juve do t'ju ikin një sërë mundësish të arta vetëm nga frika e dështimit.

8) Hiqni dorë nga të qenët i gjithanshëm

"Ju nuk do të arrini kurrë në destinacionin e duhur nëse ndaloni shumë herë rrugës" – Winston S. Churchill

Këtë gjë e dinë mjaft mirë njerëzit e suksesshëm dhe është pikërisht kjo arsyeja se përse ata zgjedhin të merren vetëm me një gjë dhe pa e përfunduar atë nuk nisin asnjëherë një gjë tjetër.

9) Hiqni dorë nga të kontrolluarit e gjithçkaje

Disa gjëra i kemi ne në dorë, ndërsa disa të tjera jo, prandaj zgjidhni ato gjëra të cilat mund t'i kontrolloni dhe hiqni dorë nga to gjëra të cilat nuk varen nga ju.

10) Hiqni dorë nga të thënët përherë "Po"

Nëse ju thoni përherë "po", do ta kuptoni që në fund të ditës do të keni mbi supe një mal me gjëra të cilat do ta keni të vështirë për t'u përmbushur dhe nuk do të arrini të përfundoni pjesën më të madhe të tyre. Është më mirë të tregoheni realist, sesa të fshiheni pas mirësjelljes e cila në fund do t'ju bëjë që të dukeni gënjeshtarë dhe njerëzit e suksesshëm e kanë kuptuar një faktor të tillë.

A rriten vërtet flokët më shpejt kur i pret?

Posted: 16 Apr 2017 09:15 AM PDT

Nuk është e vërtetë, flokët nuk zgjaten më shpejt pas kalimit të gërshërëve në ta.

Kjo, sepse e vetmja pjesë aktive e flokëve, ajo që mund të rregullojë pra zhvillimin e tyre, është gjëndra e folikulave, një strukturë komplekse, e cila prodhon lëkurën dhe e cila gjendet në rrënjët e flokëve. Pra, prerja e flokëve nuk ndikon në asnjë mënyrë në folikula. Flokët zakonisht rriten me shpejtësi 1 cm në muaj.

E vetmja gjë e cila mund të rregullojë fijet e flokut, është eliminimi i majave të dëmtuara ose atyre me "dy koka". Kështu, floku juaj do të bëhet më i bukur.

Ivanov zbulon telefonatën që prishi paktin Ahmeti-Gruevski, akuza Ramës

Posted: 16 Apr 2017 08:52 AM PDT

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ka zbardhur prishjen e marrëveshjes së arritur mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Ivanov thotë se koalicioni mes VMRO DPMNE dhe BDI u shkatërrua në momentin e fundit nga një bisedë telefonike mes Edi Ramës dhe Ali Ahmetit.

"Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë e bëra atë që e kanë bërë të gjithë paraardhësit e mi e kanë bërë, të jepet mandati për formimin e Qeverisë. Por, VMRO-DPMNE nuk arriti të merret vesh me shqiptarët, në afatin e parashikuar prej 20 ditëve, sipas Kushtetutës. Të jem më preciz, koalicioni ishte dakordësuar. Por në momentin e fundit kishte një telefonat dhe koalicioni nuk u bë", ka thënë Ivanov. George Ivanov megjithatë insiston se, e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, me një goditje shkatërroi Marrëveshjen e Përzhinës dhe thelloi krizën në vend.

Për Ivanovin fajtorë janë Edi Rama, Brukseli dhe Uashingtoni.

“BE-ja dhe Amerika u kyçën për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza, mirëpo ata nuk i dënuan shkaktarët e kësaj krize e që janë Edi Rama me politikanët shqiptarë. Sot jemi në krizë institucionale e shkaktuar prej Platformës së Tiranës, diçka që nuk ka lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos", theksoi Ivanov.

Presidenti madje ka kërcënuar me burg kreun e LSDM-së Zoran Zaev nëse ky i fundit nuk vjen në pushtet. “Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Unë mendoj se ai nuk e din në çfarë loje ka hyrë. Ishte i verbër prej dëshirës për të ardhur në pushtet. Tani ndodhet në situatë delikate. Nëse nuk arrin të vijë në pushtet, ai mund të përfundoj në burg. Unë nuk kërcënohem. Institucionet e Maqedonisë në moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do ti hetojnë të gjitha rrethanat. Për shembull, do të jetë interesante pyetja se kush ja ka dhënë bisedat e përgjuara", kërcënoi Ivanov.

Ivanov ka thënë se çdo qeveri e votuar në Kuvend dhe pa marrë mandatin nga ai, do të jetë qeveri jolegjitime.

Tetova.al

Të vërtetat e hidhura që njerëzit mësojnë kur bëhen të suksesshëm

Posted: 16 Apr 2017 08:13 AM PDT

Të vërtetat e hidhura që njerëzit mësojnë kur bëhen të suksesshëm

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët? A janë ata më të zgjuar? A ka të bëjë kjo gjë me talentin? Apo është thjesht çështje fati?

Pjesa më e madhe prej nesh njohin njerëz që duket se bëjnë një jetë më të mirë se ne. Ata duket se e kanë më të lehtë. Duket se suksesi iu shërbehet në një pjatë të argjendtë. I admirojmë dhe shpesh jemi xhelozë për të afërmit apo kolegët tanë.

Dhe pyetja është – çfarë i bën ata kaq të ndryshëm dhe më të prirë për të qenë të suksesshëm? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Problemi nuk lidhet me ta. Por me ne.

E vërteta e hidhur është kjo…

E vërteta e hidhur që ne duhet të dimë është kjo: çdo njeri, po, ÇDO NJERI, dështon në fillim. Dhe ja çfarë bëjnë në këtë rast shumica e njerëzve, ata përpiqen fare pak, rrëzohen dhe më pas heqin dorë, shumë shpejt. Vetëm ata që këmbëngulin dhe përpiqen janë të suksesshëm.

Është e rëndësishme të kuptoni se ju do të dështoni në çdo gjë në fillim.

Duhet kohë. Dhe këmbëngulje. Dhe durim.

Rruga që duhet të ndiqni…

Ja çfarë duhet të bëni. Nëse doni të arrini suksesin në diçka, bëni praktikë, bëni praktikë, bëni praktikë. Ndoshta do të rrëzoheni, mund edhe të vriteni, por ky është momenti në të cilin ju duhet të vendosni: doni të shkoni pas e të filloni jetën tuaj të mëparshme me mendimin se dështuat? Apo do të provoni përsëri, gjer sa t'ia arrini qëllimit?

Nëse doni të jeni të suksesshëm, bëni praktikë, praktikë dhe praktikë. Bëni gjithçka për t'ia arritur.

Le të themi, për shembull, se ju jeni një shkrimtar. Dhe se novela juaj e parë nuk ka shitur shumë kopje – kjo nuk do të thotë që ju duhet t'i riktheheni punës suaj të mëparshme, e cila shkatërronte gjithë kreativitetin tuaj. Edhe nëse letrat për refuzimin vazhdojnë të vijnë, ju keni një rrugë të gjatë përpara. Nëse jeni një atlet dhe keni pësuar një humbje të thellë në një garë – kjo do të thotë që ju herës tjetër do të keni sukses, mjaft që të përpiqeni më shumë. Nëse ju jeni një grafik dizajner dhe nuk jeni të kënaqur pasi nuk keni shumë klientë, ju duhet të jeni mirënjohës për gjithçka keni arritur dhe të përpiqeni më shumë në punën tuaj, për të fituar më shumë të ardhura.

Njerëz të famshëm që kanë dështuar në fillim

Doni shembuj të vërtetë? Oprah Winfrey u pushua në punën e saj të parë si gazetare në televizion dhe tani ajo është një miliardere me emisionin e saj televiziv.

Steven Spielberg u refuzua dy herë në Universitetin e Karolinës së Jugut për arte kinematografike.

Walt Disney-t iu tha nga drejtuesi i gazetës se "i mungonte fantazia dhe se nuk kishte asnjë ide".

Dhe libri i parë i Stephen King, Carrie, u refuzua 30 herë para se të shihte dritën e botimit dhe suksesit.

Kushdo që të jeni dhe çfarëdo që të bëni, mos harroni këtë: nëse doni të jeni i suksesshëm, ju do të djersini shumë në fillim, por mos lini dështimin t'ju vërë për poshtë.

Të gjitha blloqet e lira të naftës në detin shqiptar do të jepen me koncesion

Posted: 16 Apr 2017 07:35 AM PDT

Ministria e Energjisë dhe Industrisë do te nxjerrë thirrjen për 3 blloqe në Detin Adriatik, të cilat më parë administroheshin nga kompania Emanuelle Energy dhe dy të tjera në rajonin e Vlorës: Gorisht – Kocul dhe Cakran – Mollaj.

Marrëveshjet Hidrokarbure do të bëhen në bazë të modelit të ri që ka miratuar Kuvendi, ku taksa e tatimit mbi fitimin do të merret që në fuçinë e parë të naftës që do të shitet, raporton Tv Klan.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka interes të japë me koncesion blloqet e lira të naftës, por për shkak të çmimit të ulët në tregjet ndërkombëtare, eksplorimi i kompanive të huaja në këtë fushë nuk ka patur interes.

Zyrtarë të ministrisë së Energjisë kanë 1 vit e gjysmë që po negociojnë për t'i dhënë Shell dhe Delek Group bllokun 4 në Gjirokastër dhe atë të Dumresë, por ende pa finalizuar asnjë marrëveshje, edhe pse afati është tejkaluar disa herë.

Historia e “njeriut ujk”, ish-oficeri që përdhunoi dhe vrau 82 persona

Posted: 16 Apr 2017 07:23 AM PDT

I ashtuquajturi nga mediat si "Njeriu ujk", rezulton të jetë vrasësi më i keq në botë: ka marrë 82 jetë.

Ish-oficer i policisë Mikhail Popkov nga Rusia, kur është pyetur në gjykatë se sa gra kishte përdhunuar dhe vrarë, ai thjesht ka ngritur supet, shkruan Mirror.

"Unë nuk mund të them saktësisht dhe nuk mbajë një rekord", tha ai.

Por përgjigjja e tij është zbuluar këtë javë dhe rezulton të ketë vrarë ndoshta 82 persona ose shumë më tepër.

Në vitin 2015 lidhur ma këto akuza 53-vjeçarit iu dha dënimi për jetë, pasi u shpall fajtor për vrasjen 22 grave në Angarsk, një qytet i qetë në Rusi.

Por e gjitha kjo histori nuk mbaron këtu. Nga hetimet e kryera rezulton se ai ka kryer edhe 60 vrasje të tjera ndërsa Popkov jetoi jetë në dukje si një baba i dedikuar dhe burrë i dashuruar.

Nëse shpallet fajtor edhe për vrasjen e 60 personave të tjerë, ai do të jetë një ndër vrasësit më të këqij në histori. Megjithatë numrat nuk tregojnë vetëm tmerrin por edhe egërsinë e mbretërimit të terrorit të tij për 18 vite.

Disa viktimave u ka prerë kokat, të  tjerëve u ka nxjerrë zemrën jashtë, ndërsa të gjitha viktimat i ka përdhunuar si para ashtu dhe pas vdekjes.

Pas gjithë kësaj mizorie Popkov iu vendos nofka 'ujk'. Një rast që flet për mizorinë e tij është  kur ai ka vrarë një mësuese dhe vajzën e saj në shkollë. Të gjitha viktimat ishin të moshës nga  17 deri në 40 vjeç.

"Në jetë unë kam qenë një person i zakonshëm", ka thanë Popkov në policisë kur u pyet në lidhje me identitetin e tij të dyfishtë.

Ndërkohë që miqtë dhe shokët e tij e përshkruajnë kështu vrasësin serial:

"Ai e bënte shumë shaka",  tha një ish-mik. Kur Popkov pranoi fillimisht  22 vrasje, vajza e tij Ekaterina refuzuan të besojnë fajësinë e tij. Nga ana tjetër gjatë gjithë karrierës së tij si polic ai ka marrë lëvdata.

Por si e kryente misionin killeri?

Ai krijoi një rutinë. Si fillim vishte uniformën e policisë dhe parkonte makinën e tij jashtë klubeve dhe restoranteve dhe priste derisa të shikonte që kishte gra he vajza të pa shoqëruara që dilnin nga atje. Më pas ai i joshte duke u thënë që do tu ofronte ndihmë me mjetin e tij. Por pasi i merrte në makinë ai i dërgonte ato në zona të izoluara ku i përdhunonte dhe vriste. Zgjedhja e armëve për të kryer vrasjet ishte e rastësishme.

Më pas i hidhte trupat lakuriq në pyje, varreza apo dhe në rrugë. Shumica e viktimave ishte e gjymtuar barbarisht. Tradita ruse kërkon që ti lënë të hapur arkivolet gjatë funeral, por kjo gjë nuk ishte e mundur me viktimat pasi i kishte masakruar në mënyrë çnjerëzore.

20 gjëra të vështira që duhet të bëni për t’u bërë i suksesshëm!

Posted: 16 Apr 2017 06:40 AM PDT

Ju duhet të bëni gjërat e vështira. Gjërat të cilat askush tjetër nuk do t'i bëjë. Gjërat që të frikësojnë. Gjërat të cilat do t'ju bëjnë të pyesni veten se sa shumë mund të rezistoni.

Këto janë gjërat të cilat do t'ju përcaktojnë ju. Këto janë gjërat që do të bëjnë ndryshimin midis të jetuarit një jete mediokre apo një suksesi "të egër".

Gjërat e vështira janë gjërat më të thjeshta për t'u shmangur. Për t'u justifikuar, me pretendimin se ato nuk ju përshtaten.

Që të bëheni të suksesshëm, ju duhet të bëni gjëra të vështira.

Më poshtë janë 20 gjërat që do t'ju çojnë drejt suksesit.

1- Ju duhet të bëni atë telefonatën që keni frikë ta bëni.

2- Ju duhet të ngriheni më shpejt se sa doni të çoheni.

3- Ju duhet të jepni më shumë se sa prisni që të merrni në këmbim.

4- Ju duhet të kujdeseni më shumë për të tjerët se sa kujdesen ata për ju.

5- Ju duhet të falni, edhe pse e dini se do të lëndoheni sërish.

6- Duhet të luftoni edhe pse jeni të plagosur, gjakosur, lënduar.

7- Ju duhet të vijoni të drejtoni, edhe atëherë kur askush nuk është duke ju ndjekur.

8- Ju duhet të vazhdoni të përpiqeni edhe pse deri tani keni dështuar në gjithçka.

9- Ju duhet të investoni tek vetja edhe nëse askush tjetër nuk është duke e bërë një gjë të tillë.

10- Ju duhet të dukeni si një i çmendur ndërkohë që po kërkoni për përgjigje të cilat nuk i keni.

11- Ju duhet t'i doni të tjerët dhe të besoni më të mirën, edhe pse ndonjëherë mund ta keni gabim.

12- Ju duhet të kërkoni për shpjegimet tuaja, edhe kur ju thuhet që duhet të pranoni "faktet".

13- Ju duhet të bëni gabime dhe të dukeni si një budalla.

14- Ju duhet të përpiqeni dhe të dështoni dhe të përpiqeni sërish.

15- Ju duhet të vraponi shpejt, edhe nëse mbeteni pa frymë.

16- Ju duhet të tregoheni të mirë me njerëzit të cilët janë sjellë keq me ju.

17- Ju duhet të respektoni afatet që janë të paarsyeshme dhe të arrini rezultate të pashembullta.

18.Ju duhet të mbani përgjegjësi për veprimet që bëni, edhe atëherë kur gjërat shkojnë keq.

19- Ju duhet të ecni përpara, aty ku doni të jeni, pavarësisht pengesave që mund të hasni para jush.

20- Ky është sekreti i suksesit. Bëni gjërat e vështira. Ju do të befasoheni se sa potencial keni brenda jush!

Eljona rrëfen historinë e trishtë të jetës së saj, 15 vite pa parë të motrën…

Posted: 16 Apr 2017 05:26 AM PDT

Eljona na rrëfen historinë e njohjes së prindërve të saj.

"Ata janë njohur në spital. Mami ishte me tumor në kokë, por edhe pse u fejuan, u martuan, ajo nuk i tregoi babit që doktori i kishte thënë se kishte vetëm 5 vite jetë, edhe pse ajo jetoi 6 vjet. Mami dinte ta mbulonte shumë mirë, nuk e tregonte edhe kur i dhembte koka. Vitin e fundit, kur erdhëm në Tiranë, sa iku babi në punë i thonë se Bedria vdiq. Nuk e di si e zbuloi të vërtetën babi. E vuajti shumë, vuajti dhe me tre vajzat e tij sepse na çonte në Fier, te gjyshja në fshat. Për 1 vit, deri sa u martua, e bëri Fierin-Tiranë sepse na merrte e na çonte."

Eljona tregon se gjyshi nga ana e mamit ka qenë ai që ka insistuar që i ati i saj të martohej sepse duhej të mendonte për vajzat e tij. Familja e Bedries gjeti nusen, e cila ishte e divorcuar dhe kishte dy vajza. Eljona rrëfen se nuk e dinte për humbjen e të ëmës deri në klasën e 5-të, edhe pse njerëzit shfaqnin mëshirë për to.

Arditi – Bënte dallim njerka juaj mes fëmijëve të saj dhe jush?

"I vetmi dallim ishte se ne nuk kuptonim pse kishim aq shumë gjyshër dhe dyshonim. Normal që si nëna nuk të trajton njeri.

Gjatë muajve të verës babi na çonte në fshat tek xhaxhallarët. Atje ishte një dashuri shumë e madhe. Fillova të jetoj atje, motra e madhe bëri klasën e 6-të, e dyta të 7-ën dhe unë i thash babit pse të mos e bëja dhe unë të 8-ën. Babi e priti shumë keq sepse motra e madhe u martua në fshat."

Arditi – Të treja ju u martuat. Kush jua gjeti bashkëshortin ty dhe motrës së madhe?

"Xhaxhallarët."

Arditi – Po motrës së dytë kush ia gjeti?

"Babi këtu."

Arditi – Pse e ke thirrur vjehrrën e motrës së dytë këtu sot?

"Motra ka 15 vjet që s'ka ardhur më tek ne dhe në 25 mars patëm vitin e babit. Mami ka ikur kur ishte 25 vjeç ndërsa babi 59 vjeç. Ajo më tha që nuk do të shiheshim më dhe vetëm zëri do të na lidhte. Kur vdiq babi jemi takuar më shpesh, por më para kishim rreth 2-3 vjet. Ajo nuk ka ardhur asnjëherë tek ne në Fier, vetëm ne kemi ardhur 2 herë."  

Eljona ka ftuar Bajamen, vjehrrën e motrës së dytë në rubrikën "Ka një mesazh për ty" në "E diela shqiptare", moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi mendon të krijojë aleancë me të, në mënyrë që të nxisin Luljetën të shkojë të takojë motrat.

"Më duket se është e dhimbsur sepse kam biseduar me të dhe kam menduar t'ja kërkoj publikisht këtë gjë. Ndoshta preket dhe ajo si nënë, se edhe ajo ka vajza."

Bajamja ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty" në "E diela shqiptare" dhe vjen në studio.

Arditi – Çfarë të ka sjellë sot këtu?

Bajamja – Ku di gjë unë e shkreta, s'di gjë hiç.

Arditi e ngacmon në lidhje me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Arditi – Kalojnë vitet dhe ai çuni që të shikonte fshehurazi ka ardhur sot të të thotë "ah moj Bajame…"

Bajamja – Jo jo! S'e kam hiç ashtu. S'e di kush është por çun s'kam pas hiç. Ah mor Ardit, qafsh mu! Jo jo s'më mbushet mendja hiç.

Arditi – Ti s'di gjë se ai nuk ta ka shprehur kurrë. Ai do vetëm që ta dish dhe të bëjë një fotografi përqafë me ty dhe kaq.

Bajamja – Foton ta bëjë ai, patjetër që…

Bajamja shikon në ekranin që ndodhet tek muri dhe kur shikon Eljonën shprehet: "Qyqaaaaaaa! A më qafsh!"

Bajamja – Është motra e nuses së çunit, Lona. Ai qenka çuni, a si? Qyqa, qyqaaaa. Ah moj Lon që më ke prurë këtu ti mu.

Eljona – Tek unë e di që nuk të shkonte mendja.

Bajamja – Jo, për Zotin jo! As që më shkonte në mend që ta bësh ti.

Eljona – Unë dua të të jap një mesazh. Të falënderoj që e ke mbajtur Lulin pranë, që e ke respektuar, që i je gjendur si nënë. Mesazhi im është që Luli të vijë të na vizitojë, të rrimë bashkë.

Bajamja – Posi, moj ti. Unë s'e kam ndaluar Lulin, ajo si të dojë. Unë e sjell kur ta doni. Shumë faleminderit për surprizën që na ke bërë.

Eljona – Të zgjodha ty, nga të tre pjesëtarët e familjes se di të komunikoj me ty, t'i di ato telat.

Momente të shumta gazmore mes Bajames dhe Arditit, i cili i thotë se arsyeja se pse Eljona e ka ftuar është që të krijojnë një aleancë që të nxisin Luljetën të shkojë të takojë motrat.

Bajamja – Unë i kam thënë për Zotin, hajde që të shkosh por ajo thotë më zë makina. Ç'a të them unë e shkreta më?

Arditi – I njeh Luli nipërit dhe mbesat?

Bajamja – Po, si s'i njeh.

Eljona – Vetëm me anë të fotografive. Të madhen e ka takuar, por dy të tjerët nuk e besoj, kanë folur.

Bajamja – Për ta çuar e çoj, nuk e kam problem.

Arditi – Si shkon me Lulin?

Bajamja – Mirë, si të shkoj keq me nusen e djalit.

Vazhdon humori mes Arditit dhe Bajames, e cila është shumë në siklet dhe nuk di çfarë të thotë.

Eljona shkon të përqafojë Bajamen dhe Arditi e falënderon për gëzimin që solli në studion e "E diela shqiptare"./Tv Klan

Rekord, regjistrohet gjuajtja më e largët në histori! Topi përshkroi 1800 km

Posted: 16 Apr 2017 04:55 AM PDT

Nga Skocia vjen një histori që meriton të tregohet.

Dy skuadra të kategorisë U-19 po sfidoheshin në një fushë pranë brigjeve të lumit "Dee" kur në një moment të caktuar të ndeshjes, topi përfundon në lum, më pas mbërrin në Detin e Veriut, tërhiqet nga rrjedha për 1100 milje, të barabarta me rreth 1800 km, përpara se të përfundojë udhëtimin e tij të gjatë në ishullin Vana, të Norvegjisë veriore dhe të shpëtohej nga Nils Hugo Andersen.

Ky i fundit e shikon mbi top të shkruar emrin e klubit Banks O' Dee dhe vendos që nëpërmjet mikut të tij Johnny Mikalsen, të nisë një e-mail në adresë të klubit skocez: "Është një prej gjuajtjeve më të gjata të historisë", një histori që edhe vetë Andersen e ka treguar kështu për BBC: "Topi është vetëm pak i pisët, por me siguri mund të shfrytëzohet akoma. Do të ishte e bukur t'ja u riktheja në Skoci".

Tommy Ewan, sekretar i klubit skocez të futbollit Banks O'Dee, mbetet i shtangur: "Në e-mail ishte edhe foto e topit bashkëlidhur…".

FOTO / Ish-ministri Tahiri merret me sporte ekstreme

Posted: 16 Apr 2017 04:35 AM PDT

Tashmë që është larguar nga posti i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka më shumë kohë për argëtim për sportet e preferuara.

Në faqen e tij në Facebook, kryetari i PS për qarkun e Tiranës ka postuar disa foto teksa shfaqet duke u hedhur me parashutë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more