Skip to main content

Tirana Observer: “Nga Blendi Fevziu /A e vështirësoi Gabriel, negocimin në Tiranë?” plus 9 more

Tirana Observer: “Nga Blendi Fevziu /A e vështirësoi Gabriel, negocimin në Tiranë?” plus 9 more


Nga Blendi Fevziu /A e vështirësoi Gabriel, negocimin në Tiranë?

Posted: 17 Apr 2017 09:10 AM PDT

Nga Blendi Fevziu

E ka lënë mënjanë diplomacinë dhe ka folur me tone të ashpra kryediplomati gjerman në Tiranë. Sigmar Gabriel, që mban njëkohësisht postin e zëvendëskancelarit dhe që njihet edhe si një ndër figurat kryesore të Partisë Socialdemokrate ka bërë disa deklarata të paralajmëruara edhe më herët nga disa gazetarë, por që në Tiranë kanë sjellë një situatë të re. I pyetur për protestën e opozitës ai ka deklaruar:

"…Kush bojkoton parlamentin që të pengojë reformën në drejtësi, i bën dëm vendit dhe reputacionit të Shqipërisë.

I bëj apel atyre që e kanë çuar Shqipërinë në udhëkryq. Udhëkryqi është reforma në drejtësi, zbatimi i saj dhe i një rruge më të komplikuar.

Elitat politike dhe ekonomike për shkak të interesave të tyre synojnë ndalimin e rrugës drejt Bashkimit Europian. Çështja është, do vazhdojmë drejt BE-së apo do të vendosim në krye interesat e elitave lokale?

Kush dëshiron të shkojë i sigurt drejt BE, të punojë të konsolidohet ligjet dhe parlamentit. Kush nuk e bën këtë, ai e largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian"

Por kjo nuk ishte deklarata më e fortë e Gabriel. Duke ju referuar kërkesës së opozitës për qeveri teknike ai ka shtuar:

"Askush nuk e kupton në Gjermani dhe në Europë pse pak para zgjedhjeve, kërkohet qeveri teknike, kjo është e pakuptueshme. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi".

Deklarata e dytë e Gabriel ka krijuar një lloj ngërçi me atë që pritet të ndodhë javën e ardhshme. Duke ju referuar burimeve tona, në datat 24 apo 25 Prill pritet të vijë në Tiranë David McAllister, një politikan gjerman, anëtar i partisë së Kancelares Merkel. McAllister është ftuar si ndërmjetës për të gjetur një zgjidhje mes palëve, nisur edhe nga fakti që ai është zëvendëspresident i Partive Popullore Europiane dhe Kryetar i Komitetit të Çështjeve Europiane në Parlamentin Europian. McAllister mund të kishte mbërritur në Tiranë më herët, por ai kishte konfirmuar një vizitë pune në Pakistan dhe për këtë arsye vizita në Tiranë u shty për thuajse një javë. Gjatë kësaj jave supozohej të mos kishte zhvillime. Burime të besueshme i kanë thënë opinion.al se McAllister nuk dëshiron që vizita në Tiranë të jetë një përpjekje e pafrytshme. Pra një dështim, apo thjeshtë një vizitë rutinë. Ai do së pari që palët përafrojnë qëndrimet dhe të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme. PD ka deklaruar gjithnjë javët e fundit që ajo ulet në një tryezë vetëm nëse opsioni i Qeverisë teknike është i hapur. Madje Basha ka qenë edhe më konkret kur ka thënë që pranon të flasë vetëm për modalitetet e qeverisë teknike. Por nëse një tjetër gjerman, madje kryediplomati i saj, Gabriel, bën një deklaratë të tillë, duket se negociata mes palëve vështirësohet mjaft. Nëse Gabriel deklaron se Qeveria Teknike është e pakuptueshme për Gjermaninë dhe Europën, ai me gjasë i ka mbyllur një derë ndërmjëtësimit të McAllister. Pas kësaj, negocimi do jetë më i vështirë dhe shanset që të dështojë më të mëdha. Madje nuk dihet nëse në këto rrethana ai do ta pranojë rolin e ndërmjetësuesit. Aq më tepër që si Gabriel ashtu edhe McAllister do flasin në emër të Kancelares Merkel.

A kanë rakorduar mes tyre politikanët e Gjermanisë dhe a ka ndonjë ndryshim në orët e fundit? Vështirë që t'i japësh përgjigje kësaj pyetjeje që duket se do marrë përgjigje vetëm javën e ardhshme!

 

Basha nuk tërhiqet as pas kritikave të Gjermanisë: Dua qeveri teknike

Posted: 17 Apr 2017 07:52 AM PDT

Në një dalje për media pas takimit që pati me Ministrin e Jashtëm Gjerman, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i tërhiqet idesë për krijimin e një qeverie teknike.

Gjatë ditës së sotme ministrit gjerman bëri thirrje që opozita të kthehet në Parlament, ndërsa e cilësoi kërkesën për qeveri teknike si absurde.

"Çdo përpjekje për të shkatërrua opozitën është një përpjekje për të shkatërruar Shqipërinë. Ne kërkojmë qeveri teknike dhe do ti shkojmë deri në fund.

Opozitë mbetet e hapur për dialog, i cili të çojë në zgjidhje të situatës dhe jo dialog të shterë. Realiteti nuk mund të injorohet dhe as të shitet pas propagandës së Edi Ramës. Për të ruajtur privilegjet ai po asgjëson demokracinë. Kjo nuk ka për të ndodhur. Jemi të vendosur ti shkojmë kësaj beteje deri në fund në interes të shqiptarëve si të djathë ashtu dhe të majtë. Për të miratuar 6 ligjet me konsensus, SHBA e detyroi. Opozita kurrsesi nuk mund të jetë alibi", tha Basha.

I pyetur lidhur me kritikat e ministri gjerman Basha tha: "Takimi im me atë ka zgjatur goxha. I paraqita fakte dhe argumente për të çmontuar të gjitha gënjeshtrat e qeverisë. E kam bërë këtë me qetësi dhe në mënyrën më evropiane të mundshme. Gjithçka që PD është e bazuar mbi fakte të pakundërshtueshme.

Injorimi i tonelatave të drogës, është ndëshkim për Shqipërinë. Ja pra që beteja jonë në mënyrë absolute bëhet për Shqipërinë Evropiane".

Çfarë tregojnë për shëndetin e femrës thithkat e sheshta apo të “fshehura”

Posted: 17 Apr 2017 07:45 AM PDT

Trupi i femrës nuk është ai që "shitet" nëpër revista mode apo pasarela mode! Trupi i femrës ka qime, ka strije, ka celulit dhe çdo femër ka fatin të jetë unike.

Thithkat janë një ndër pjesët e trupit që mund të ndryshojnë nga njëra femër në tjetrën dhe askush nuk duhet të mendojë që nuk është normale vetëm se pamja e tyre mund të jetë ndryshe.

10 deri në 20% e femrave kanë thithka të sheshta apo të futura brenda.

Jeni shqetësuar më kot nëse keni menduar se këto të fundit janë rrezik për shëndetin tuaj. Temperaturat e ftohta apo ereksioni mund t'i nxjerrë në sipërfaqe këto thithka përkohësisht. Kjo gjendje jo vetëm që nuk tregon asgjë për shëndetin tuaj, por femrat mund të japin gjithashtu normalisht gji, vetëm se bebja do e ketë më të vështirë pirjen e qumështit.

Mënyra e vetme për t'i ndryshuar pamjen thithkave është kirurgjia plastike, por duke mos qenë të rrezikshme nuk keni asnjë pse arsye të ndërmerrni rrisqe të tilla, shkruan Living.

Ministri gjerman batuta me Ramën: Më ka zënë halli me gruan, si ty me Bashën

Posted: 17 Apr 2017 07:26 AM PDT

Konferenca mes ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama wshtw hapur me batuta.

Ndërsa Rama i ka shprehur kënaqësinë që ekipi gjerman ta mundë gjithmonë Shqipërinë në futboll, ministri gjerman ia priti po me batutë.

Batutat:

Rama: "I kam shprehur vullnetin për të shkuar me tej në reforma dhe se do të jemi në krah të Gjermanisë. Ekziston një miqësi e veçantë dhe e vjetër me Gjermaninë. Goli i kombëtares gjermane ndaj asaj Kombëtares shqiptare është brohoritur shumë dhe që në atë kohë. Në një elevatorët ku ju rrezikonit të mos hynit po të mos mundit Shqipërinë dhe që në atë kohë pranuam që ta mundit dhe të shkonit në finale".

Gabriel: "Duhet të ketë një kufi për sa i përket miqësisë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Për sa i përket futbollit aty mund të bëjmë tifo vetëm për skuadrat tona. Në familjen time unë kam një problem, gruaja ime bën tifo për Bayern ndërsa unë për Verder Bremer. Është një konkurrencë e ngjashme si ajo mes jush dhe Bashës vërtet kaq e fortë".

Juventus, ja numrat për të mos iu frikësuar Barcelonës…

Posted: 17 Apr 2017 07:15 AM PDT

Massimiliano Allegri ka ide të qarta se si të avancojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa do të shkojë në "Camp Nou", në çerekfinalen e kthimit, me avantazhin 3-0.

Bardhezinjtë janë të paralajmëruar, gjithsesi, sepse duhet të shmangin qasjen nënshtruese, që çoi në vetëvrasje sportive PSG-në, në raundin e kaluar të Champions-it. Trajneri Allegri i ka studiuar numrat e Barcelonës dhe është i vetëdijshëm për rrezikun e madh që paraqet veçanërisht Lionel Messi, që ka shënuar 29 gola në 28 ndeshje, duke e paralajmëruar Juventusin edhe me dy golat e tij në sfidën e fundit të La Liga, ndaj Real Sociedadit.

Por, problemi për Barcelonën është pësimi i golave, çka nuk e evitoi dot edhe në ndeshjen e fundit (pranoi dy gola nga Sociedad). Ky ishte rasti më i fundit i një serie të gjatë dhe të rrezikshme për Blaugrana. Të dhënat e përgjithshme, në fakt, thonë se Barcelona ka pësuar 30 gola në këtë kampionat, në 32 ndeshje, ndërsa Juventus vetëm 20 gola në këtë periudhë të marrë në referim. Mestarja e pësimit të golave është 0.93 për lojë e skuadrës së Luis Enrique dhe 0.62 gola për lojë e bardhezinjve të Allegrit. Në Barcelonë, në Champions, katalanasit kanë pësuar 12 gola në 9 ndeshje, mesatarisht 1.3 gola për ndeshje; ndërsa Juventusi dy gola në 9 ndeshje (mesatarja 0.22).

Aspekti më negativ për Barcelonën, megjithatë, është mbrojtja, trendi i saj. Pasi pësoi katër gola në Paris, në "Parc des Princes", ajo u ndëshkua vetëm një herë në "remuntada" historike 6-1, në "Camp Nou". Duhet evidentuar se diçka çalon në mbrojtjen e Barcelonës, e cila filloi të marrë gjithnjë e më shumë gola. Në dy muajt e fundit, në 13 ndeshje, Barcelona ka grumbulluar 20 gola të pësuar, pothuajse 1.5 gola për lojë. Në të njëjtën periudhë kohore, Juventusi ka pësuar vetëm 6 gola në 12 ndeshje, një mesatare prej 0.5 golash për lojë.

Me pak fjalë, problemi i mbrojtjes së Barcelonës është diçka shqetësuese në rritje, kundër së cilit Luis Enrique ende nuk duket se ka gjetur një zgjidhje të mirë. Natyrisht, në ndeshjen e së mërkurës do të ketë Busquets në mesfushë, një garanci absolute në procesin e përcaktimit të lojës, çka do ta bëjë Barcelonën më pak të rrezikuar nga kundërsulmi i bardhezinjve. Katalanasit do të bazohen fuqishëm te tre sulmuesit e saj (MSN), një "trident" i tmerrshëm, por Juventusi ka një shans të mirë për të shënuar të paktën një herë dhe ta bëjë përfundimisht të vështirë përsëritjen e "remuntada" të katalanasve.

Ancelotti: Bale dhe UEFA më larguan nga Real Madridi

Posted: 17 Apr 2017 07:05 AM PDT

Mediat spanjolle kanë kthyer sot përsëri në plan të parë largimin e Karlo Ançelotit nga Real Madrid në verën e vitit 2015, pak muaj pasi ai kishte arritur të fitonte Ligën e Kampioneve numër 10 me madrilenët. E përditshmja "AS" ka publikuar sot pjesë të autobiografisë së trajnerit italian ku zbuloheshin prapaskenat e asaj lamtumire e cila u duk shumë e çuditshme.

anceloti

"Gjërat po shkonin mirë, por më pas ndodhën dy probleme shumë të mëdha", tregon Ançeloti. "I pari ishte nga statistikat e UEFA-s, të cilat 'zbuluan' se ekipi ynë nuk stërvitej aq shumë sa klubet e tjera të mëdha europiane.

Ne kishim fituar 22 ndeshje radhazi dhe po bënim gjithçka mirë. Por pastaj humbëm fiks kur doli kjo statistike dhe klubi filloi të bënte presion. Më thanë që duhej të punonim më shumë. Por unë mendoja të kundërtën, lojtarët duhej të pushonin se kishim kaluar një muaj të lodhshëm dhe me dëmtime, që rezultoi fatal në humbjen e kampionatit.

Anceloti dhe Ronaldo

Ajo e statistikave ishte një sinjal i qartë se Madridi besonte më shumë te shifrat sesa te puna ime", tregoi trajneri italian.

anceloti perez

Problemi i dytë me sa duket ishte edhe më vendimtar, pasi kishte lidhje direkte me një nga lojtarët më të përkëdhelur në klub, Garet Bejl.

"Drejtori i përgjithshëm më tha që presidenti Florentino Perez dëshironte të fliste me mua. Kur shkova në zyrën e tij, më tha se Bejl e kishte telefonuar. E kisha zëvendësuar më 4 janar (humbja 2-1 ndaj Valencias që ndali serinë e fitoreve të Realit).

anceloti bejl

Menaxheri i Bejl pastaj ishte ankuar sepse Garet dëshironte që të luante në qendër. Presidenti më pyeti se çfarë kisha ndër mend të bëja dhe iu përgjigja 'Asgjë'. Nuk mund të ndryshoja sistem loje në mes të sezonit. Që nga ai moment, marrëdhënia që kisha me presidentin nuk ishte më e njëjta", tregoi Ançeloti. Një fitore me Bajernin në Madrid do të ishte një shpagim i mirë, apo jo?

Rritet shpërblimi, 100 milionë lekë kush identifikon vrasësit e Artan Cukut

Posted: 17 Apr 2017 06:09 AM PDT

Kur kanë kaluar afro një javë nga vrasja e ish-zyrtarit të policisë, Artan Cuku, është rritur shpërblimi për këdo që ka informacion për vrasësit e tij.

Më herët, ishte vënë në dispozicion shuma prej 30 milionë lekësh, ndërsa sot kjo shumë ka shkuar në 100 milionë lekë për këdo që jep informacione që çojnë drejt zbardhjes së ekzekutimit të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, ekzekutim ky i ndodhur më 8 prill.

Pak ditë më parë, policia publikoi një video nga një kamera sigurie, ku dukej vrasësi i veshur sportiv dhe me një kapele të bardhë.

Gjatë 24 orëve që pasuan publikimin e pamjeve filmike të personit të dyshuar, mësohet se policia ka marrë në sallën operative të paktën dy telefonata në orë për këtë rast.

Lajmi u bë me dije nga burime të Policisë së Tiranës, të cilat thanë se qytetarët kanë dhënë informacionet që kishin në lidhje me atentatin e rëndë ku humbi jetën ish-drejtori i Policisë së Vlorës, komisar Artan Cuku.

Mirëpo, policia ka bërë të ditur se deri më tani asnjë nuk ka rezultuar e vlefshme për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Ylli kinez i NBA-së i çon një top basketbolli dhuratë Ramës

Posted: 17 Apr 2017 05:53 AM PDT

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me zv.kryeministrin e Kinës, Zhang Gaoli. Teksa poston në Facebook foto nga takimi, Rama tregon edhe për një top basketbolli që ka marrë dhuratë nga ylli kinez i NBA, Jao Ming.

"Me zv.Kryeministrin e Kinës pas një mëngjesi pune shumë inkurajues, ku u fol konkretisht për një hov të ri në marrëdhëniet ekonomike e tregtare, në këtë fazë të re të zhvillimit të vendit ku sipas shkëlqesisë së Tij, Zhang Gaoli, reformat e qeverisë po japin rezultate mbresëlënëse. Topi i basketbollit është një dhuratë nga ylli kinez i NBA, Jao Ming, ndërsa libri është albumi i pikturave “EDI RAMA”, dhuratë për vizitorin më të rëndësishëm kinez të 25 vjetëve të fundit", shkruan Rama.

Dhuno kalimtarin në sy të fëmijës se i zuri rrugën me biçikletë, pezullohet polici

Posted: 17 Apr 2017 05:48 AM PDT

Oficeri i policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Nënkomisar, Arjet Jança, është pezulluar nga detyra ditën e sotme, pas publikimit të një video në media.

Jança shfaqej duke dhunuar e më pas arrestuar një burrë në prani të gruas dhe fëmijëve të këtij të fundit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, të cilët kanë realizuar edhe videon, gjithçka ka ndodhur për faktin se burri teksa lëvizte me biçikletë, i zuri rrugën policit.

Ngjarja është regjistruar në vendin e njohur si Ura e Zaranikës, pranë doganës së qytetit të Elbasanit.

Në video, Arjet Jança shfaqet me veshje civile, pasi në momentin kur ndodhi ngjarja ai ishte jashtë orarit të punës.

Pas ngjarjes ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe është vendosur pezullimi nga detyra për oficerin e policisë, deri në sqarimin e ngjarjes.

Ndaj oficerit ka filluar procedimi disiplinor për veprime arbitrare.

 

Aludimi i Bashës për komplot ndërkombëtarësh, i dërguari i Merkel: PD po largon Shqipërinë nga BE

Posted: 17 Apr 2017 04:34 AM PDT

Kreu i opozitës Lulzim Basha, disa herë nga çadra e opozitës e vendosur prej 18 shkurtit pranë Kryeministrisë, ka hedhur akuza për ndërkombëtarët, sa i takon përfshirjes së tyre në situatën politike në Shqipëri.

I pyetur për këto qëndrime të kryedemokratit, ministri i Jashtëm gjerman, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Ditmir Bushati, thotë se diçka e tillë është absurde.

Sigmar Gabriel tha se BE ka interes që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimin europian, dhe të realizojë reformën në drejtësi.

"Me gjithë respektin, do them se në momentin që vjen në rajon, kupton se kur nuk gjendet një lloj zgjidhje, shpiken këto teoritë e komplotit. Çdo qytetar në Shqipëri mund të pyesë pse duhet që komuniteti ndërkombëtar të ketë interes për të ndryshuar ligjet dhe Kushtetutën këtu në Shqipëri, çfarë interesi do të kishte një ndërkombëtar të ndalonte luftën ndaj korrupsion, apo të bllokojnë procesin për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ka paragjykime ndaj Shqipërisë, dhe ajo që opozita po bën këtu forcon mendimet e shumë njerëzve jashtë Shqipërisë.

Kush bllokon reformën në drejtësi i bën dëm vendit dhe shqiptarëve, dhe këshilla ime do të ishte të gjendet mënyra për të lënë bojkotin dhe për të gjetur zgjidhje për reformën. Kush dëshiron të shkojë i sigurt drejt BE, duhet të punojë si vend në forcimin e Parlamentit, zbatimit të Kushtetutës e me radhë. Janë qytetarët e një vendi ata që vendosin për të ardhmen. Minimi apo sabotimi i shtetit ligjor nuk është në interesin e BE apo ndërkombëtarëve. I bëjmë thirrje kujt bojkoton parlamentin, të lërë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend. Kush nuk e bën këtë e largon Shqipërinë nga BE dhe kjo nuk është në interesin e shqiptarëve", tha i dërguari i Merkel në Tiranë.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more