Skip to main content

Tirana Observer: “Koalicioni opozitar merr zemër nga Meta: Qeveri teknike që do zbatojë këto 4 pika” plus 9 more

Tirana Observer: “Koalicioni opozitar merr zemër nga Meta: Qeveri teknike që do zbatojë këto 4 pika” plus 9 more


Koalicioni opozitar merr zemër nga Meta: Qeveri teknike që do zbatojë këto 4 pika

Posted: 04 Apr 2017 10:02 AM PDT

Koalicioni opozitar i mbledhur sot në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, ka konfirmuar kushtin për qeveri teknike, duke thënë se për krijimin e saj, opozita është e gatshme të punojë me çdo forcë politike.

Partia Demokratike ka bërë të ditur për herë të parë edhe katër pikat kryesore ku do të fokusohet puna e qeverisë teknike.

Njoftimi:

Koalicioni Opozitar konfirmoi sot se rruga e vetme e daljes nga kriza është krijimi i qeverisë teknike, me mbështetje të gjerë politike, që do të punojë për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke përshendetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij.

Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet.​

Çfarë është Bibla e Djallit?

Posted: 04 Apr 2017 09:42 AM PDT

Bëhet fjalë për një dorëshkrim misterioz të quajtur Codex Gigas (libri gjigand).

Kodi peshon 74 kg, është i lartë 92 cm dhe i trashë 22, dhe thuhet se për ta realizuar, janë dashur njëqind e gjashtëdhjetë lëkurë kafshësh: ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Suedisë, në Stokholm.

Nofka shqetësuese Bibla e Djallit i detyrohet një imazhi kërcënues me ngjyra që mbulon krejt faqen 290: një demon gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë, me brirë, gjuhën jashtë dhe këmbët me kthetra.

Legjenda thotë se një murg premtoi që të shkruante në një natë të vetme, një libër i cili do të përmbante të gjithë dijen njerëzore, me qëllim që të shmangte dënimin që të murosej i gjallë, për faktin që kish shkelur votat e murgjve.

Duke mos ia dalë, për ta përfunduar librin në kohë i kërkoi ndihmë djallit. Në këmbim premtoi që të fuste fotografinë e Luciferit mes faqeve. Studime të ndryshme kanë treguar se dorëshkrimi, që përmban Testamentin e Vjetër dhe të Ri, është shkruar vërtetë nga një njeri i vetëm… Edhe pse, për ta realizuar, këtij i janë dashur jo më pak se njëzetë vite punë. /bota.al

8 vite në pushtet, LSI: Po sakrifikohemi për interesin e vendit

Posted: 04 Apr 2017 07:53 AM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim iu është përgjigjur të Partisë Socialiste që hodhën sot poshtë propozimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta mbi nevojën e krijimit të një qeverie "besimi" për zbutjen e ngërçit politik në vend.

Nënkryetarja e LSI-së, njëherazi deputetja e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social "Facebook" ka theksuar se LSI-ja po sakrifikohet për interesin e vendit dhe se të njëjtën gjë duhet ta bëja edhe PS-ja.

“Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët.

Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është rradha që secili të heqë dorë nga diçka!

Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët”, shkruan deputetja e LSI në Facebook.

Ndërsa thotë se sakrifikohen për interesin e vendit, ironik është fakti se LSI-ja nuk ka qenë për asnjë moment në opozitë gjatë tetë viteve të fundit, por gjithmonë në pushtet.

Mashtrimi i heqjes së vizave me SHBA-në ngatërron maqedonasit

Posted: 04 Apr 2017 07:40 AM PDT

Një uebsajt për lajme të rreme që pretendoi se presidenti amerikan Donald Trump kishte hequr vizat për shtetasit maqedonas ka shkaktuar ngatërrim në disa media dhe rrjete sociale.

Sinisa Jakov Marusic / BIRN

Pasi disa uebsajte lajmesh në Maqedoni përsëritën një lajm fals rreth heqjes së vizave me Amerikën, që fillimisht u publikua në një uebsajt lajmesh të rreme me emrin USA Television, ambasada amerikane në Shkup qartësoi se ishte një mashtrim.

"Nuk është e vërtetë. Lista e vendeve që janë pjesë e programit të heqjes së vizave nuk ka ndryshuar," tha ambasada në faqen e vet të Facebook të hënën.

Artikulli fals i vizave u publikua fillimisht më 29 mars dhe u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe vazhdon të dali në disa portale lajmesh maqedonase.

Ai pretendon se presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të lejuar pacientët e Maqedonisë të udhëtojnë në SHBA pa vizë.

Gjithashtu artikulli pretendon se Trump tha se heqja e regjimit të vizave ishte projektuar për të nxitur tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë.

Megjithatë, artikulli fals pretendon se maqedonasit me dyshtetësi nga Siria, Irani, Jemeni, Sudani dhe Somalia, do të ndalohen nga hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ky informacion fals u mor edhe nga stacioni televiziv rajonal Orbis dhe nga sajti i lajmeve Business News.

Të dyja përsëritën historinë me tituj të njëjtë lajmesh: "Presidenti Amerikan ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të lejuar shtetasit maqedonas të udhëtojnë në SHBA pa viza?"

Të dyja faqet, në raportime identike, theksuan se "ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht", por dështuan të kundërshtonin origjinalitetin e burimit.

Raporti i rremë ka vazhduar të konfuzojë disa maqedonas.

Një përdorues i Tëitter i quajtur "Makedonija" shkroi: "Urime, pa viza për Maqedoninë!"

Një përdorues i quajtur 'Knigovogja' pyeti ndërkohë: "Trump hoqi vizat për Maqedoninë. Është kjo e vërtetë apo shaka?"

Lajmi i rremë vjen në një kontekst të krizës së thellë politike në Maqedoni, që gjithashtu ka parë thashetheme rreth ndryshimit të mundshëm të politikës amerikane kundrejt Maqedonisë.

Pas fitores së Trump, VMRO DPMNE ka mbështetur presidentin e ri, ndërsa kritikoi administratën Obama, si dhe OJQ-të e financuara nga miliarderi amerikan George Soros, me pretendimin se ai po bën konspiracion kundër Maqedonisë dhe qeverisë së drejtuar nga VMRO DPMNE.

Berisha thyen heshtjen: Rama të nisë pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës

Posted: 04 Apr 2017 07:22 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj zhvillimit më të fundit politike në vend.

Duke thyer heshtjen, me një shkrim në Facebook, Berisha i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve të opozitës, por edhe të aleatit në qeverisje të tij Ilir Metës.

Berisha shton që Rama, të mos të bllokojë, por të nisë menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit.

Berisha e krahason Ramën me një personazh të Remarkut, ndërsa i kujton atij vitin 2007 kur zgjedhjet u shtynë me tre muaj.

Statusi i Berishës

Rama si nje personazh i Remarkut!

Te dashur miq, ndaj kerkeses se kreut te opozites Lulzim Basha per dialog pa kushte, Rama perdor per bllokim kushtet dhe si mburoj kushtetuten. Mirepo per Edvinin, libri themelor i shtetit nje here quhet Kushtetute e heren tjeter prostitute!

Keshtu, ne vitin 2007 kur ai kerkoi shtyrjen, dhe zgjedhjet u shtyne tre muaj vetem per certifikaten e gjendjes civile per zgjedhesin, e cila ne Tirane dhe 70% te vendit leshohej nga bashkite socialiste, ajo nuk ishte Kushtetute por ishte thjesht prostitute!

Kurse tani qe Rama ka mbushur vendin me droge, banda, krim dhe qe opozita kerkon qeveri teknike dhe shtyrje te zgjedhjeve per te pasur zgjedhje te lira, Rama mbron karrigen e tij duke thene se shtyrjen e zgjedhjeve nuk lejon Kushtetuta, sikur nuk ishte kushtetuta qe lejoj shtytjen e zgjedhjeve ne vitin 2007 apo sikur ajo lejon mbushjen e vendit me droge dhe krim, te lidhur direkt me Edvinin.

Kesaj i thone: karrigia e para!

Ne veprat e Remarkut eshte nje personazh ne nje spital psiqiatrik, i cili per shkak te semundjes, ne varesi nga hena nderronte emrin kur i shkonte e dashura per vizite, njehere e priste si Albert e heren tjeter si Robert!

Me kete rast i bej thirrje Edi Rames te heqe cdo kusht dhe t’iu pergjigjet thirrjeve te opozites por edhe te aleatit ne qeverisje te tij, mos te bllokoje por te nise menjehere dhe pa kushte dialogun per zgjidhjen e krizes se rende te vendit! sb

Saimir Kodra tregon historinë e dashurisë me bashkëshorten: Si ia mora numrin!

Posted: 04 Apr 2017 07:17 AM PDT

Saimir Kodra ka folur për jetën e tij private dhe disa histori personale të patreguara më parë.

"Këtë nuk e kam thënë asnjëherë…" fillon rrëfimin e tij Saimiri, i cili zbulon për "IN tv" sesi nisi historia me Adën, bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një djalë, 7-vjeçarin Aleksandër.

"Unë me Adën jam takuar në Top Channel, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin Fiks Fare. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte.  E kisha parë edhe më parë sepse bashkëshortja ime ka qenë pjesë e spektakleve që organizoheshin në atë kohë.

Ishim në ambientet e Top Channel dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marr numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe dhe kështu filloi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!"

Ky është një rrëfim shumë i veçantë treguar edhe me shumë humor nga Saimiri, ndiqeni në linkun e mëposhtëm (min 20:00)

Luan Rama në krah të deputetit të PS i jep një mesazh “çadrës”: Nuk na ndan dot askush

Posted: 04 Apr 2017 06:41 AM PDT

Sot në mëngjes ai u "sulmua" nga të rinjtë socialistë të Kavajës, për deklaratat "kontradiktore" për Elvis Roshin, ish-kryebashkiakun e këtij qyteti, por i pyetur nga gazetarët ka dhënë një përgjigje indirekte për vazhdimësinë e koalicionit.

I pyetur nga mediat, kryetari i grupit të LSI, Luan Rama u shfaq në krahë të deputetit të PS-së Dashamir Peza dhe tha se: "Jam bashkë me zotin Peza, deputetin e PS për të konfirmuar një unitet të madh LANC që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë kohë tjetër".

Ai ndër të tjera hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni mes PD-së dhe LSI-së, kur u përgjigj se nuk e kishte dëgjuar deklaratën e bërë nga Lulzim Basha, ndërsa shtoi: Akoma me çadrën ju?

“Mos e dridh si Likja”, Rama-qytetarit: S’ka dredhje, por zgjedhje në 18 qershor

Posted: 04 Apr 2017 06:37 AM PDT

Kryeministri Rama përveç përgjigjes për Ilir Metën ka replikuar në faqen e tij në Facebook edhe me komentuesit, që e kanë cilësuar si tërheqje qëndrimin e tij.

Njëri nga komentuesit i kërkon kryeministrit që t'u qëndrojë atyre që ka thënë dhe të mos e dredhë si Ilir Meta.

Përgjigja e kryeministrit ka qenë e menjëhershme për komentuesin. "Ma lër mua të mbaj hallet e popullit në kurriz se e kam për detyrë, ti lexoje prape çfarë kam shkruar dhe do të kuptosh që s'ka as dridhje as dredhje, po zgjedhje ne 18 qershor", thotë ai.

Rama u shpreh më herët se e vlerëson përpjekjen e LSI për të gjetur një zgjidhje që kënaq PD-në, por kjo të bëhet në rrugë kushtetuese.

Bella dhe Gigi Hadid: “Jemi krenare që jemi myslimane”!

Posted: 04 Apr 2017 06:24 AM PDT

Kur presidenti Trump deklaroi ndalimin e emigrantëve në janar, mijëra qytetarë protestuan mbi urdhrin ekzekutiv, përfshirë këtu edhe motrat Bella dhe Gigi Hadid. Modelet i’u bashkuan protestës në Nju Jork krahas mamasë së tyre dhe disa miqve të tjerë, me një pankartë me mbishkrimin “Ne jemi të gjithë qenie humane”.

Bella nuk ka pasur aspak ndrojtje për këtë kauzë, duke shprehur edhe në rrjetet sociale qëndrimin e saj: “Nuk duhet t’i trajtojmë njerëzit sikur nuk meritojnë as minimumin e mirësjelljes, vetëm prej etnicitetit të tyre. Nuk është e drejtë” shprehet ajo.

Kjo kauzë duket se e ka prekur familjen Hadid ashtu si shumë qytetarë të tjerë, për shkak të besimit fetar mysliman, ku babai i saj Mohamed Hadid ka qenë gjithashtu një refugjat kur ka ardhur për herë të parë në Amerikë. Rregullat e Trump janë shumë afër shtëpisë së saj, afër motrës dhe familjes dhe për këtë ajo ndihet shumë e prekur.

“Ai gjithmonë ka qenë një besimtar, dhe gjithmonë lutej bashkë me ne. Jam krenare që jam myslimane,” shprehet Bella.

 

 

 

 

 

 

 

 

Arturo Vidal: Ja si fitohet ndaj Real Madridit

Posted: 04 Apr 2017 06:11 AM PDT

Mesfushori i Bayern Mynihut Arturo Vidal duket se e ka gjetur çelësin e suksesit për ndeshjen ndaj Real Madrid-it në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.

Titulli i radhës në Bundesliga është vetëm katër fitore larg për bavarezët. Për rrjedhojë kampionët në fuqi të Gjermanisë mund të jenë totalisht të përqendruar te sfida e 12 prillit ndaj kampionëve në fuqi të Champions League-s.

I pyetur për këtë sfidë nga e përditshmja spanjolle "AS", Vidal është përgjigjur duke bërë një krahasim midis Real Madridit dhe Atletico Madridit. Ky i fundit e nxorri jashtë kompeticionit elitar europian për klube Bayern Munich-un në gjysmëfinale, vitin e kaluar kur bavarezët drejtoheshin nga Pep Guardiola.

"Do të jetë shumë ndryshe, sepse Real Madrid nuk luan i tërhequr mbrapa si Atletico. Real-i është një skuadër e madhe e cila do të vijë të bëjë ndeshjen e saj dhe të tregojë se është kampioni në fuqi. Do të jetë një ndeshje e bukur, të sfidosh një rival që ka të njëjtin nivel me ne", u shpreh ish-mesfushori i Juventus-it.

Sipas tij nevojitet përqendrim dhe mbi të gjitha efikasitet.

"Çelësi është te përqendrimi i madh që duhet të kemi për të mos humbur topin, sepse ata do të tentojnë të përfitojnë në të gjitha rastet. Nuk besoj se do të luajnë për të dominuar, sepse ne e kemi gjithmonë kontrollin, por duhet të jemi të kuijdesshëm dhe të godasim sa më shpesh të jetë e mundur", përfundoi Vidal.

Ndërkohë një lajm jo i mirë mbërrin nga kampi i bavarezëve. Sipas francezes "L'Equipe" Manuel Neuer duket se do të mungojë në përballjen e parë mes dy skudrave elitare europiane në çerekfinale të Champions-it. Pas operacionit në këmbë të enjten e kaluar, portieri gjerman lëviz me ndihmën e patericave dhe nuk është e sigurt nëse do të jetë gati për sfidën e 12 prillit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more