Skip to main content

Tirana Observer: “A i dalloni dot këto katër kafshë në foto?” plus 9 more

Tirana Observer: “A i dalloni dot këto katër kafshë në foto?” plus 9 more


A i dalloni dot këto katër kafshë në foto?

Posted: 24 Apr 2017 09:03 AM PDT

Veç një peizazhi piktoresk një sy i pastërvitur nuk mund të vërejë asgjë më shumë.

Në pamje të parë ju mund të shihni një shtëpi, një pemë, një gardh po kurrsesi nuk mund të dalloni 4 kafshë pa u fokusuar në fotografi.

Në fotografinë e më lart fshihen 4 kafshë: Lepuri, foka, majmuni dhe gomari.

I gjetët? Nëse jo, shikoni foton më poshtë:

“Athina, Shkupi dhe njeriu i Berishës po tentojnë të nxisin destabilizim në Shqipëri”

Posted: 24 Apr 2017 06:56 AM PDT

Burime konfidenciale i thanë TCH se shërbimet partnere kanë një shqetësim në rritje lidhur me të dhëna të besueshme se të paktën dy shtete të tjera po tentojnë të nxisin destabilizim në Shqipëri.

Nuk bëhet e ditur se cilat janë këto dy shtete, por këto të dhëna përforcojnë idenë se insinuatat e bëra në më shumë se një rast nga kryeministri Edi Rama për forca të huaja që nuk i duan të mirën Shqipërisë janë të lidhura me informacione të marra nga shërbimet inteligjente.

Pak ditë më parë, portali i njohur LajmPress në Maqedoni njoftoi për një takim mes Damir Fazlliç, ish-shefit famëkeq të shërbimit sekret maqedonas Sasha Mihajllov, njëkohësisht kushëri i Nikolla Gruevskit, si edhe një personi nga Shqipëria.

Lajmi bëhet i rëndësishëm pasi takimi është konfirmuar nga shërbimet e huaja inteligjente partnere me Shqipërinë. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ky takim ka lidhje me çfarë po ndodh në Shqipëri, por qëndrimet e forta të qeverisë së Tiranës në mbështetje të platformës shqiptare e kanë acaruar jo pak Shkupin zyrtar.

Nga ana tjetër, burimet inteligjente flasin gjithashtu edhe për një angazhim shumë intensiv kundër Tiranës zyrtare të qarkut më nacionalist grek, që mbron platformën e aneksimit të "Vorio-Epirit".

Karshillëku që shefi i qeverisë së Tiranës u ka bërë tezave të ultranacionalistëve grekë, të mësuar prej shumë vitesh me heshtjen e Tiranës zyrtare ndaj pretendimeve të tyre për Himarën ka ngjallur prej kohësh një acarim të madh në qarqet greke dhe Athinë, ku dikur Edi Rama pritej me nderime.

Situata duket kritike, një ditë para mbërritjes në Tiranë të të dërguarit të kancelares Angela Merkel dhe zëvendës presidentit të PPE, McAllister.

Berlini zyrtar është tejet i shqetësuar dhe i angazhuar lidhur me krizat me natyrë etnike apo me sfond përplasjesh gjeopolitike në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë apo Kosovë dhe nuk mund të pranojë përshkallëzimin e një krize thjesht politike në Shqipëri, si një prej vendeve ku procesi i Berlinit është investuar aq shumë.

Shqipëria ka qenë gjithnjë një faktor stabiliteti në rajon dhe destabilizimi i saj nuk është opsion i justifikueshëm për asnjë nga qendrat vendimmarrëse të komunitetit euro-atlantik./TCH

Jozefina Topalli tregon pse mungoi në protestën e opozitës dhe fshikullon Bashën

Posted: 24 Apr 2017 06:53 AM PDT

Partia Demokratike dhe aleatët e saj organizuan sot një protestë në mbarë vendin duke bllokuar për 1 orë akset rrugore kryesore, me kërkesën për qeveri teknike.

Gjatë këtyre tubimeve, ra në sy jo vetëm mungesa e ish kryeministrit Sali Berisha, por edhe e një prej figurave kryesore të PD-së, Jozefina Topalli.

E kontaktuar nga News 24 ish kryetarja e Kuvendit në një prononcim ka lënë të kuptohet se ka qenë kundër kësaj forme proteste, duke sqaruar kësisoj edhe arsyen e mungesës së saj në tubimet për bllokimin e rrugëve.

"Mbështes çdo protestë për punë, për bukë, protestë kundra padrejtësive, kundra drogës, krimit, kundra korrupsionit, kundra kalbëzimit të qeverisjes. Qëndrimet e mia i kam bërë të qarta çdo seancë parlamentare e do vazhdoj ta bëj. Kam folur kur shumica heshtte. Kam luftuar kur shumica kërcënonte e do vazhdoj të bëj betejën si opozitare, në respekt të bindjeve të mia, parimeve demokratike e rregullave të demokracisë", është shprehur Topalli.

Ish kryetarja e Kuvendi ka theksuar gjithashtu se ka 3 vite që përsërit nevojën për një opozitë të fortë ndaj qeverisë, ndërsa ka vënë në dukje faktin se në kushte normale Partia Demokratike duhej të ishte sot në fushatë.

"Ky vend është në zgrip të humnerës. E qytetarët e tij janë më të varfër se kurrë në këta 25 vite. Ne jemi në një pikë kritike. Kam të paktën 3 vite që e përsëris dhe kërkoj opozitë të fortë. Kjo qeverisje meritonte të përmbysej prej kohësh. Në kushte normale tani duhej të ishim në fushatë. Por në vendin tonë asgjë nuk është më normale. Dhe kjo situatë është shumë preokupuese", është shprehur Topalli.

 

U mbytën në lumin Vjosë, kush janë Lorenci dhe Elsoni, dy peshkatarët nga Vlora

Posted: 24 Apr 2017 06:11 AM PDT


Lorenc Doko dhe Elson Kerri janë dy peshkatarët që humbën jetën në grykëderdhjen e Vjosës në Vlorë ditën e djeshme. Mbrëmjen e djeshme Doko, 32 vjeç nga fshati Dellinj dhe Kerri, 37 , nga fshati Delisuf dolën për të hedhur rrjetat e peshkimit, por humbën kontaktet me familjarët. Në fotot e mësipërme është njëri prej viktimave, Elson Kerri.

Policia dhe polumbarët nisën operacionin e kërkimit dhe pas disa minutave kanë gjetur në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës trupin e pajetë të 37-vjeçarit Elson Kerri.

Po ashtu, pas disa momentesh polumbarët e Forcës Detare nxorrën edhe trupin e 32-vjeçarit Lorenc Doko

 

Shtrenjtohen paketat e telefonisë celulare

Posted: 24 Apr 2017 06:06 AM PDT

Ndërkohë që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është tërhequr nga vendosja e një detyrimi për paketa komunikimi bazë, me çmime të rregulluara, operatorët celularë kanë reaguar duke shtrenjtuar komunikimin.

Gjatë këtij muaji, tre operatorët më të mëdhenj të telefonisë celulare, Vodafone, Telekom dhe Albtelecom, kanë vepruar në mënyrë pothuajse të njëkohshme, duke rritur çmimin e paketës katërjavore të komunikimit për përdoruesit me parapagesë, nga 1 mijë në 1100 lekë, raporton Tv Scan.

Duke qenë se shumica e shqiptarëve e përdorin celularin përmes ofertave, për shkak të tarifave standarde shumë më të larta, atëherë kjo automatikisht e rrit me 10% koston mujore të komunikimit për shumicën dërrmuese të përdoruesve.

Jashtë kësaj marrëveshjeje ka ngelur vetëm operatori i katërt, Plus Communication, por që ka një fuqi tregu shumë të ulët, me vetëm 5% të numrit të përdoruesve aktivë të telefonisë celulare.

Kjo është hera e dytë që operatorët veprojnë në mënyrë të bashkërenduar, pasi vitin e kaluar vendosën të shkurtojnë kohëzgjatjen e paketave nga një muaj kalendarik në 28 ditë.

Ndonëse tregu i komunikimeve elektronike ka qenë disa herë objekt i hetimeve të Autoritetit të Konkurrencës, në rastet e fundit nuk ka ndonjë nismë nga ky institucion për të hetuar ligjshmërinë e sjelljes së operatorëve të mëdhenj të komunikimeve elektronike në vend.

Edhe në rastin konkret, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka njoftuar ndonjë vendim zyrtar, qoftë monitorim tregu apo hetim paraprak, për të verifikuar ekzistencën e mundshme të një marrëveshjeje të ndaluar mes operatorëve celularë.

PORTRET / Macron, oratori-bankier që ka fituar simpatinë e Merkel dhe Obamës

Posted: 24 Apr 2017 05:08 AM PDT

AFP

Tridhjetë e nëntë vjeç, pa parti dhe kurrë i zgjedhur më parë, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron arriti të kryesojë dje në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, me qëllimin për t'u dhënë fund ndarjeve tradicionale.

"Sot, kthyem një faqe të jetës politike franceze", theksoi dje në mbrëmje kandidati "as i djathtë as i majtë" pas njoftimit për kualifikimin e tij në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 maj.

"Francezët shprehën dëshirën për ndryshim. Logjika jonë është tashmë ajo e bashkimit", shtoi ai.

Pritur me përbuzje nga politikanët profesionistë nga të gjitha radhët, tallur për paqartësinë e dyshuar të projektit të tij, ish-ministri i Ekonomisë i presidentit socialist, François Hollande (gusht 2014-2016) theksoi në fjalimin e tij dje në mbrëmje para mbështetësve se kishte ndryshuar fytyra e jetës politike franceze.

Ende i panjohur disa muaj më parë, ai që kërkon të bëhet presidenti i patriotëve përballë kërcënimit të nacionalistëve, doli në fushatë pa eksperiencë zgjedhore, iu bashkua grupit të favoritëve dhe u rendit në krye në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale duke marrë përsipër sfidën për të ndryshuar sistemin.

Mbështetur nga dështimet e kandidatit të së François Fillon, akuzuar për një skandal në lidhje me punësimet fiktive të familjarëve të tij, ky i ri me imazhin e njeriut me fizik ideal u rrit ndjeshëm në sondazhe.

Ai do të përballet më 7 maj në turin e dytë me drejtuesen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, 48 vjeçe.

Produkt i pastër i shkollave të elitës franceze, ky ish-bankier hyri në politikë në vitin 2012 si këshilltar i presidentit Hollande.

Nga kjo eksperiencë në hije të pushtetit, pasuar nga dy vite në Ministrinë e Ekonomisë, ai shprehet se ka nxjerrë një mësim të madh nga mosfunksionimi i sistemit politik aktual.

"Mendoj se Macron ka pasur intuitë, pikërisht sepse ai ishte jashtë jetës politike tradicionale, se partitë qeveritare kishin krijuar dobësitë e tyre, kishin humbur tërheqjen e tyre, ishin, për të ripërdorur një fjalë të vjetër, të përdorur, të lodhshme, të vjetëruar", thekson François Hollande.

Kjo intuitë shtyu ministrin e ri të themelonte në fillim të vitit 2016 lëvizjen e quajtur En Marche! (Në Lëvizje!) ose EM, që pretendonte tashmë rreth 260 000 aderues.

Ata ishin mijëra, shumica e të cilëve të rinj, të mbledhur dje në mbrëmje në një sallë pariziane, që thërrisnin "Macron president !" dhe lumturoheshin për suksesin e kandidatit të tyre dhe perspektivat për ndryshimin e klasës politike.

Pas dorëheqjes nga qeveria dhe kandidaturës së tij në zgjedhjet presidenciale, Emmanuel Macron paraqiti programin e tij me frymëzim social-demokrat.

– Ndryshim-

Temat e tij të nxehta, pajtimi "liria dhe mbrojtja", reformimi i asistencës së papunësisë ose propozimi i masave për diskriminimin pozitiv që synon lagjet në vështirësi. Në qendër të programit të tij janë klasat e mesme, që ai i cilëson si të harruara nga e djathta dhe e majta.

Fjalimi i tij asnjanës, liberal në çështjet e ekonomisë dhe shoqërisë, i pëlqyeshëm për të rinjtë urban dhe sipërmarrësit. Ai josh më pak klasat popullore dhe rurale që refuzojnë globalizmin që ai mbështet.

Kundërshtarët e tij e përshkruajnë si iluzionist plot kontradikta.

Orator në mitingje, ky amator i letrave të bukura, i cili pëlqen të citojë poetët, kritikohet shpesh nga kundërshtarët e tij e kaluara si bankier.

"Unë jam një luftëtar, nuk jam një njeri për të ardhur keq", theksoi ai të enjten. Gjithashtu, ai mban përgjegjësi për deklaratat e tij ku e cilëson kolonizimin si krim kundër njerëzimit, deklarata që kanë rritur zemërimin ndaj tij të të djathtës dhe ekstremit të djathtë.

Në planin ndërkombëtar, ai është përpjekur të forcojë pozitat me një vizitë në Liban në fund të muajit janar dhe një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në mes të marsit në Berlin.

Ai ngjalli në Gjermani interes dhe simpati.

Tre ditë para zgjedhjeve presidenciale ai mori një telefonatë nga ish-presidenti amerikan demokrat, Barack Obama i cili i bëri të ditur se e vlerësonte ndryshimin", sipas zëdhënësit të tij.

Ndryshe nga konkurrentët e tij, ai e publikon jetën e tij dhe zhvillon fushatat me bashkëshorten e tij, Brigitte, ish-profesoreshë e gjuhës frënge, 24 vjet më e madhe./ATA

Pesë gjëra që mësuam nga “El Clasico”

Posted: 24 Apr 2017 04:57 AM PDT

Messi mbetet më i miri në botë

Në një fushë të mbushur me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit, argjentinasi shtatshkurtër ka treguar se është pa diskutim futbollisti më i mirë në botë. Përveç magjisë që i dhuroi Barcelona-s fitoren, ai barazoi ndeshjen pas një aksioni spektakolar individual në pjesën e parë. Pesë herë fitues i çmimit Lojtari më i Mirë i Vitit ka shkaktuar kartonin e kuq të marrë nga kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos, teksa Casemiro ka qenë me fat që nuk ka marrë të verdhën e dytë pas dy ndërhyrjeve të bëra në pjesën e parë.

Lufta për titull është e hapur

Fitorja  e Real Madrid do t'i kishte dhënë fund garës në La Liga dhe do t'i kishte siguruar madrilenëve trofeun e parë në kampionat pas pesë vitesh. Përkundrazi, Barcelona është kthyer në lojë për ta fituar kampionatin për të tretin vit radhazi nën drejtimin e Luis Enrique, me spanjollin që do të largohen në fundin e këtij sezoni. Goli i Messi-t në fundin e ndeshjes ka ngjitur Barçën në vendin e parë të renditjes me 75 pikë. Gjithsesi, Real Madrid ka një ndeshje për të rikuperuar.

Ter Stegen, i pakalueshëm

Barcelona ka arritur ta fitojë ndeshjen me një gol të Messi-t në minutat e fundit vetëm falë paraqitjes madhështore të bërë nga portieri i katalanasve Ter Stegen, i cili ka mbajtur në lojë ekipin me disa pritje të jashtëzakonshme. Gjermani nuk ka luajtur gjithmonë në këto nivele, por ai është akoma 24 vjeç dhe, pas provës të bërë në "Bernabeu", ai mund të bëhet portieri më i mirë në botë.

James është gjithmonë vendimtar

James Rodriguez ka kaluar dy sezone zhgënjyese nën drejtimin e Zinedine Zidane. Kolumbiani, i cili është transferuar në Madrid për 80 milionë euro, pasi u shpall golashënuesi më i mirë në Botërorin e 2014-ës, është kthyer në një lojtar stoli në "Bernabeu". Megjithatë, kur i duhej një gol, Zidane i ka kërkuar ndihmë Rodriguez-it në minutat e fundit dhe kolumbiani e ka shpërblyer vetëm tri minuta pas aktivizimit në fushë me një gol të bukur që i dha barazimin e përkohshëm 2-2 Real Madridit.

Sergio Ramos është i papërgjegjshëm  

Ramos është larguar nga fusha duke drejtuar gishtin nga mbrojtësi i Barcelona-s Gerard Pique, pasi ka marrë kartonin e kuq të 22-të në karrierën e tij. Pique ka bërë disa deklarata ku ka shprehur bindjen se madrilenët favorizohen nga arbitrat. Gjithsesi, Ramos nuk ka asnjë justifikim pas ndërhyrjes me të dyja këmbët të bërë ndaj Leo Messi-t. Kjo ka qenë hera e pestë që ai ka dalë me të kuq në një ndeshje të luajtur kundër Barçës.

 

Rama, drekë me raki dhe ullinj në Vlorë, blegtori: Ta ngremë një dolli për ty

Posted: 24 Apr 2017 04:34 AM PDT

Pas rikonstruksionit të Apolonisë, kryeministri Rama u nis për në Vlorë për të takuar bujq dhe blegtorë, ku si çdo drekë, konsumon edhe vaktin me ta.

Njëri prej blegtorëve në tryezë, ishte i njohur për Ramën, pasi disa vite më parë iu mbytën rreth 400 dele dhe 300 qingja.

Ai i tha Ramës se gjatë dy viteve të fundit, pasi qeveria ia zëvendësoi, tani i janë shtuar në rreth 800 kokë.

Blegtori: Unë dua të pimë një dolli për kryeministrin.

Rama: Të ma pish ore pse të mos ma pish.

Blegtori: Hajde gazuar.

Rama: Unë sa për kshu do e bëj se nuk do pi raki unë tani. Më shohin dhe në televizorin tim dhe thonë edhe ky pi.

***

Bujku: Një gotë do ta pimë ne të dy.

Rama: Jo unë raki nuk pi. Vetëm ullinj dhe djathë. Këto kam unë.

Bujku: Ti ullinjtë do ti marrësh këtu te unë, do ti marrësh pa tregti. Do ti kesh safi fare.

22 vitet e Gigit! Ja sa e bukur ka qenë modelja qysh fëmijë

Posted: 24 Apr 2017 04:06 AM PDT

Kur je një nga modelet më njohura në botë, të festosh 22-vjetorin nuk mund të mbetet pa u vënë re. Gigi Hadid festoi të dielën ditën e lindjes e rrethuar nga njerëzit e saj më të afërt. Modelja festoi me të dashurin e saj Zayn Malik, të ëmën Yolanda Hadid dhe motrën Bella.

Në festë kishte dhe miq të saj, përfshi dhe modelen Karlie Kloss. Vetë modelja postoi një foto të ëmbël me Zayn, i cili e puthte teksa ajo mbante në dorë tortën e ditëlindjes.  Por torta ishte vetëm fillimi, pasi Gigi më pas na tregoi në Instagram edhe dhuratat.

E ëma ka postuar një foto të Gigi kur ka qënë e vogël, dhe Bella, motra e saj gjithashtu.

Agron Llakaj ka ditëlindjen, surpriza e stafit e lë pa fjalë (VIDEO)

Posted: 24 Apr 2017 03:57 AM PDT

Aktori i madh i humorit, Agron Llakaj ka sot ditëlindjen.

Ai feston 57-vjetorin.

Stafi i emisionit të humorit, "Al Pazar" i ka bërë një surprizë mjaft të këndshme, gjatë mbledhjes për provat e radhës.

Aktorët ishin mbledhur të gjithë teksa prisnin që Agroni të shfaqej në derë.

Sapo ai hyri, të gjithë filluan t'i këndojnë këngën e ditëlindjes, ndërsa nuk mungonin zbukurimet dhe batutat mes stafit të aktorëve.

Në videon e shpërndarë nga faqja "Al Pazar" në Facebook shkruhet:

"Më i madhi në vend ka ditëlindjen sot… stafi i tij e uron..Gëzuar ditëlindjen Mbret"!

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë Agronin: Gëzuar ditëlindjen artist!

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more