Skip to main content

RTSH: “Erdogan njofton fitoren në referendum” plus 8 more

RTSH: “Erdogan njofton fitoren në referendum” plus 8 more


Erdogan njofton fitoren në referendum

Posted: 16 Apr 2017 11:34 AM PDT

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se rezultatet e referendumit të së dielës janë të qarta dhe ka bërë thirrje në drejtim të kryeministrit dhe liderit të partisë nacionaliste që të përgëzojnë atë për rezultatin, njoftoi agjensia e lajmeve Reuters. Ndërsa sipas AP mbështetësit e Edogan kanë filluar festën e tyre me fishekzjarrë nga përfundimet e rezultateve. Sipas votave të numëruara, 51.7 për qind e votuesve njoftohet të kenë votuar në favor të ndryshimeve kushtetuese në referendumin e sotëm në Turqi, i cili synonte të zgjerojë kompetenca te Presidentit të këtij vendi. Disa media shënojnë se Erdogan ka humbur në qytetet e mëdha si Izmir, Ankara, Stamboll dhe Çanakala.

Sipas ndryshimeve   si president Erdogani do të mund të emërojë ministrat, të lëshojë dekrete, të përzgjedhë gjykatësit dhe të shpërndajë parlamentin. Sistemi i ri anashkalon rolin e kryeministrit dhe përqëndron pushtetin në duart e presidentit, duke vendosur të gjithë burokracinë nën kontrollin e tij.

Para referendumit presidenti Erdogan tha se ndryshimet ishin të domosdoshme për të përballuar sfidat e sigurisë në Turqi, nëntë muaj pas një grushti të dështuar shteti dhe për të evituar koalicionet e brishta të së shkuarës. Sipas tij sistemi i ri, i ngjason atyre në Francë dhe SHBA dhe do të sjellë qetësi në një kohë trazirash të shënjuara nga rebelimi kurd, militantizmi islamik dhe konflikti në Sirinë fqinje.

Gjatë ditës së votimit, nuk munguan as incidentet. Tre persona u qëlluan për vdekje afër një qendre votimi, në provincën jug-lindore të Diarbakirit.

Zëvendëskryeministri kinez Gaoli viziton Tiranën

Posted: 16 Apr 2017 11:27 AM PDT

Shqipëria dhe Kina po synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Në Tiranë ka mbërritur të dielën për një vizitë dy ditore Zv/Kryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës Zhang Gaoli. Ai kryeson një delegacion prej pesë ministrash dhe shumë biznesmenë të fushave të ndryshme. Mediat shënojnë se zoti Gaoli, kryeson delegacionin e nivelit më të lartë kinez që viziton Tiranën në pesë dekadat e fundit. Ai do të pritet të hënën në takime zyrtare nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama. Sipas mediave vizita e zotit Gaoli ka në fokus nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të iniciativës "Brez dhe Rrugë" nëpërmjet ideve dhe mendimeve të reja.

Papa udhëheq Meshën e Pashkëve

Posted: 16 Apr 2017 06:30 AM PDT

Papa Francesku udhehoqi festimet e Pashkëve para mijëra pelegrinëve te mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Papa Françesku, bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe në Siri, vend i martirizuar dhe viktimë e një lufte që nuk pushon së shkaktuari tmerr dhe vdekje, në bekimin e tij tradicional "Urbi et Orbi". Para mijëra besimtarësh papa argjentinas iu lut Zotit që "të sjellë paqe në Lindjen e Mesme dhe të ndihmojë të gjithë ata që punojnë në mënyrë aktive për të sjellë lehtësime dhe qetësi për popullsinë civile në Siri. Papa iu kërkoi besimtareve te krishtere te mos injorojnë vuajtjet e te varfërve, emigranteve dhe shtresave vulnerabel. Ne mesazhet e tij, Ati i Shenjte, ritregoi rrëfenjën Biblike, me vuajtjet dhe dhimbjen e Shën Mërisë, ndërsa vizitonte varrin e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.  Mesha e Pashkëve është zhvilluar nën masa tepër të rrepta sigurie dhe me prani te madhe besimtarësh ne Vatikan.

Shkodër, Partizani mposht Vllazninë

Posted: 16 Apr 2017 06:16 AM PDT

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka humbur një shans të artë për t'u kualifikuar në finalen e fazës së "play-off"-it si dhe për të synuar edhe fitimin e titullit "kampion". Ndërsa ka bërë më të vështirën duke fituar ndeshjen e parë gjysëmfinale të luajtur në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet ndaj Partizanit, ajo ka gabuar në fushën e vet, kur mbrëmjen e së shtunës është mundur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës.
Ashtu si në kryeqytet, ku u deshën pese sete për të përcaktuar fituesin, edhe në Shkodër ndodhi e njëjta gjë. Një takim që krahas publikut të shumtë shkodran, për ta ndjekur nga afër këtë gjysëmfinale kishin ardhur nga kryeqyteti edhe drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, por edhe shumë ish volejbollistë të njohur shkodran, si Jubani, Shiroka, dy vëllezërit Boriçi, Mjeda, por edhe Agron Duka i Erzenit të Shijakut si dhe përfaqësues të volejbollit maqedonas.
Referuar lojës, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi i bëri një nisje shumë të mirë ndeshjes duke qënë edhe shumë pranë fitores kur kryesoi deri në 24-21, por gabimet elementare, sidomos në shërbim si dhe me volejbollistë titullarë si serbi Xhorxheviç dhe ndonjë tjetër, befason kur e humb këtë set 28-30. Përmirëson gjithçka në të dytin që e fiton lehtësisht 25-18, është shumë fitores edhe në të tretin, por përsëri gabon në çastet finale duke humbur 23-25, kjo edhe për meritë të kundërshtarit që nuk fal në shutimet e forta sidomos nga vija e dytë. Kuqeblutë rikuperojnë në setin e katërt duke efituar atë me të njëjtat shifra 25-23 duke e çuar ndeshjen në set final. Një set që në ndryshim nga ai që u luajt tre ditë më parë në Tiranë që u fitua nga Vllaznia, këtë radhë fati ishte me Partizanin, por që që sipas edhe deklaratës së trajnerit shkodran Kroqi të ndihmuar edhe nga gjykimi dolën fitues.

Futboll në RTSH

Posted: 16 Apr 2017 06:04 AM PDT

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot dy ndeshjet e fundit të javës së saj të 29-të duke nisur nga ora 16:00. Në Gjirokastër Luftëtari pret Flamurtarin. Kjo sfidë vë përballë vendasit, që synojnë një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, me vlonjatët, që po luftojnë për mbijetesë.
Në orën 19:00, luhet sfida e fundit dhe ajo më e rëndësishmja, ku Partizani është mysafir në Shkodër, për t’u përballur me Vllazninë. Të kuqtë kryeqytetas kanë zbritur në vendin e dytë, me 58 pikë, një më pak sesa Kukësi, dhe do të kërkojnë fitoren sonte përballë kuqebluve, duke synuar të rigjejnë kreun. Sfida midis Vllaznisë dhe Partizanit do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Tri ndeshjet e para të javës së 29-të të Kategorisë Superiore janë luajtur të shtunën dhe Skënderbeu ka fituar 3-0 në Korçë ndaj Korabit. Kukësi ka triumfuar me dy gola në Durrës ndaj Teutës vendase, ndërsa Tirana dhe Laçi janë ndarë me rrjeta të paprekura në kryeqytet.

Kukës: Përkujtohet eksodi i 1999!

Posted: 16 Apr 2017 05:51 AM PDT

Eksodit Bilik i shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri në vitin 1999, kur Serbia pushtoi Kosovën, konsiderohet si një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e kombit shqiptar. Por ajo konsiderohet edhe një shfaqje e rrallë e solidaritetit të një populli. Veçanërisht qyteti i Kukësit, banorët e tij hapën dyert e shtëpive të tyre në një moment mjaftë të vështirë të ekzistencës së vëllezërve shqiptark nga Kosova, që po përndiqeshin të masakruar nga policia dhe ushtria serbe.
Pas afro dy dekadash vllazëria dhe miqësia në kohëra të vështira duket se jo vetëm i ka rezistuar kohës, por ka marrë përmasa të tjera. Sot familjet pritese nga Kukesi dhe ata në Kosovë janë një. Nënë Hanifja nga Mirtovica nuk e ka ndërprerë asnjëhere rrugën për tek familja kuksiane. “Kemi ardhur duke qarë dhe shumë të mërzitur. Kishim lënë familjet e gjithshka! Por këtu na kanë pritur mirë dhe zoti ua shpërbleftë!” thotë ajo.
Të gjithë ata që përkujtojnë eksodin e atyre dutëve risjellin edhe një herë në vemendje mesazhin se shqiptarët u bënë një për të mos u ndarë më kurrë.
Në vitin 1999, Kukësi u bë qendër e një krize me përmasa botërore. Personalitetet më të mëdha të kohës, media, shoqata e plot organizma të tjerë mbërritën në Kukës për të parë e ndihmuar në zgjidhjen e një krize që e solli politika e udhëheqësit nacionalist serb Sllobodan Millosheviç, që me veprimet e tij synonte të spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët.
17 vjet pas kësaj krize, Shqipëria dhe Kosova kane bere hapa të paimagjinueshem drejt bashkimit dhe zhvillimit, ndërsa Kukësi për sakrificën, bujarinë dhe ngritjen lartë të ndërgjegjies e ndjenjës kombetare mban dhe titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Meta: Sa më shumë gra dhe vajza në institucionet vendimarrëse

Posted: 16 Apr 2017 05:13 AM PDT

Në një takim me vajza dhe gra, banore të njësisë 2 në Tiranë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e vuri theksin tek fuqizimi politik i gruas, si një element që sjell konsolidim ekonomik dhe social, ç’ka është edhe themeli i një dinjiteti njerëzor të sigurt i çdo gruaje dhe nëne. Kreu i LSI-së, u shpreh i sigurtë se në të ardhmen gratë do të jenë edhe më të përfaqësuara në vendimarrje, ndërsa theksoi se partia që ai drejton do të bëjë ç’është e mundur që sa më shumë gra dhe vajza të jenë pjesë në institucionet vendimarrëse.

Turqia në referendumin për krijimin e sistemit presidencial

Posted: 16 Apr 2017 04:56 AM PDT

Turqit po votojnë në referendumin, që do të vendosë nëse vendi do të ndryshojë Kushtetutën për të krijuar sistemin presidencial, një lëvizje kjo që mund t'i jap presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan fuqi të reja dhe ta lejojë atë të qëndrojë në pushtet edhe për më shumë se 10 vjet të tjera. E ardhmja e marrëdhënieve tashmë të tensionuara mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë është në rrezik dhe analistët parashikojnë se një fitore për Erdoganin mund të çojë në një ndërprerje të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Brukselit. Turqit do të votojnë për 18 amendamente kushtetuese. Vota me "po" ose "jo" për këto ndryshime kushtetuese mund që të dobësojë Parlamentin e Turqisë, të eleminojë postin e kryeministrit, dhe t'i jap presidentit më shumë kontroll mbi gjyqësorin. Për të kaluar këto ndryshime kushtetuese duhet vetëm një shumicë e thjeshtë. Të shtunën, politikanët turq bënë apelimet e tyre të fundit ndaj votuesve, të cilët sot u janë drejtuar kutive të votimit në atë konsiderohet si një nga referendumet për ndryshime kushtetuese më të fuqishme, që kur Turqia u bë republikë rreth një shekull më parë. Rreth 55 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë nëpër 167 mijë qendrat e votimit, ndërsa rezultatet pritet të shpallen mbrëmjen e kësaj të diele. Nëse referendumi shkon në favor të Erdoganit, ai do të marrë fuqi të zgjeruara për të emëruar ministrat e kabinetit, për të lëshuar dekrete, për të zgjedhur gjykatësit më të lartë dhe për të shpërbërë Parlamentin. Erdogan ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të adresuar sfidat e sigurisë me të cilat përballet Turqia, e gjithashtu për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të kaluarën. Duke folur në një nga mitingjet e fundit në Stamboll, Erdogan u tha mbështetësve se Kushtetuta e re do të sjellë stabilitet dhe besim, gjëra që nevojiten për vendin tonë në mënyrë që të zhvillohet më tej". Erdogan u bë president, një pozicion kryesisht ceremonial, në vitin 2014, pas më shumë se një dekade si kryeministër i Turqisë.

Iran, 112 të vrarë nga shpërthimi i makinës bombë

Posted: 16 Apr 2017 04:49 AM PDT

Numri i të vrarëve nga sulmi me makinë-bombë ndaj autobusëve që transportonin sirianët që po evakuoheshin, ka arritur në të paktën 112, ka thënë grupi monitorues.Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se 98 sirianë që po evakuoheshin nga dy qytete janë vrarë nga shpërthimi i makinës, që goditi autobusët me të cilët ata po udhëtonin në perëndim të Alepos. Pjesa tjetër e viktimave janë punëtorët e ndihmës dhe rebelët që po ruanin autobusët. Autoritetet vendase druhen se shpërthimi mund të jetë një sulm hakmarrës ndaj të evakuuarve nga zonat e kontrolluara nga rebelët, për lëvizjen e të cilëve ishte arritur një marrëveshje. Marrëveshja, e njohur me emrin "Katër Qytetet" dhe e ndërmjetësuar nga Irani dhe Katari, synonte të lehtësonte vuajtjen e banorëve në qytetet e përfshira nga luftimet, Foah dhe Kefraja në veri-perëndim, të cilat janë nën kontrollin e qeverisë. Rreth 20 mijë persona pritet të evakuohen. Muajin e kaluar, OKB e cilësoi situatën në qytetet e përfshira nga konfliktet si "katastrofike", duke deklaruar se mbi 64 mijë civilë janë të bllokuar në një cikël të përditshëm dhune dhe degradimi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more