Skip to main content

RTSH: “Donald Lu takohet me Bashën në selinë e PD-së” plus 9 more

RTSH: “Donald Lu takohet me Bashën në selinë e PD-së” plus 9 more


Donald Lu takohet me Bashën në selinë e PD-së

Posted: 24 Apr 2017 06:42 AM PDT

Pas zhvillimit të protestës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu. Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se është folur mbi zhvillimet politike dhe protestën e opozitës për zgjedhjet e lira. Ky është një takim që i paraprin nisjes së ndërmjetësimit nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike.

Axhenda e misionit të BE-së nesër në Tiranë

Posted: 24 Apr 2017 06:32 AM PDT

Ashtu siç u paralajmërua pak ditë më parë, Bashkimi europian ka ngarkuar reporterin për Shqipërinë Flekenshtain dhe zv.kryetarin e komitetit të jashtëm të Parlamentit europian McAllister, të bisedojnë me palët në Tiranë për arritjen e një zgjidhjeje të situatës parazgjedhore. Burimet zyrtare të parlamentit europian i thanë televizionit publik se dy eurodeputetët gjermanë do të jenë në Tiranë, të marten në mesditë për t’u takuar me përfaqësues të shumicës qeverisëse dhe opozitës shqiptare. Sipas planifikimeve të deritanishme, një konferencë shtypi për median, pritet të mbahet në orët e vona të së martes, përafërsisht 23:30. Axhenda mëse e rezervuar, por dhe fakti që deklarimi në media do të jetë në orët e vona të mbrëmjes, si në asnjë rast tjetër nga BE, i shtohen pritmërive që bisedimet të jenë të vështira, sa dhe qëllimit të të dërguarve që të dalin me një produkt zgjidhjeje nga takimet me politikën e Tiranes. Ndërsa raporteri për Shqipërinë, Flekenshtain ka qënë pranë zhvillimeve të vendit edhe në situata të tjera, angazhimi i McAllister, reporter për Serbinë në Parlamentin europian, është i ri dhe bëhet intrigues nëse i referohemi faktit që mediat gjermane e cilësojnë atë si kancelari në pritje i Gjermanisë.

Nishani i jep nënshtetësinë shqiptare çiftit Haradinaj

Posted: 24 Apr 2017 06:18 AM PDT

Presidenti Bujar Nishani ka firmosur sot dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe bashkëshortes së tij Anita Haradinaj. Aktualisht Haradinaj po mbahet në Francë që prej janarit të këtij viti kur u arrestua në pjesën franceze të aeroportit në Basel, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ajo e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Në të gjitha seancat gjyqësore, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë kërkesat dhe argumentet e Serbisë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret më 27 prill. Dy procese të mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Hagës i kanë dhënë zotit Haradinaj pafajësi.

Basketboll Femra, Flamurtari fiton të parën

Posted: 24 Apr 2017 06:10 AM PDT

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka luajtur të dielën në mbrëmje aktin e parë të finales së këtij sezoni dhe Flamurtari ka korrur një fitore të vështirë, duke triumfuar me një pikë të vetme, 62-61, ndaj Tiranës. Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Kombëtarja U19: Bogdani nis testimin nr.2

Posted: 24 Apr 2017 06:06 AM PDT

Trajneri i kombëtares U19 për meshkuj, ka nisur grumbullimin-testues nr.2, pas atij të zhvilluar në Romë. Të hënën, futbollistët e thirrur nën urdhërat e Bogdanit kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Durrës, ku do të qëndrojnë për tre ditë. Bogdani shprehet për TVSH kështu: "Turneu i parë që u bë në Romë ishte prej 18 lojtarësh. Lista e sotshme është prej 21 lojtarësh shtesë, duke bërë gjithsej 39. Ka dhe një përzgjedhje prej 13-14 lojtarësh që do të bëhet sot. Pas gjithë rishikimit të lojtarëve të mbipërmendur do të bëhet lista përfundimtare e ekipit." Erjon Bogdani ka qenë i pranishëm në shumëndeshje të kampionatit shqiptar dhe vlerëson faktin se ka shumë futbolistë të rinj të talentuar të cilët mund të veshin fanellën e ekipit kombëtar. " Kashumë lojtarë të mirë që deri tani janë paraqitur shumë mirë nëpër ekipet përkatëse. Kam parë shumë lojëtarë, që kanë performancë shumë të mirë, flas për lojëtarë që luajnë edhe në Itali, dhe disa madje janë dhe kapitenë të skuadrave më të rëndësishme italiane." Në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Bogdani, bien sy emrat e shumë futbollistëve që luajnë në kampionatin shqiptar, si nga Tirana, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Partizani e Skënderbeu.

Policia: Proçedim penal organizatorëve të protestës së opozitës

Posted: 24 Apr 2017 06:05 AM PDT

Në dy pikat e bllokuara nga protestuesit e opozitës në kryeqytet nuk është regjistruar asnjë incident. Strukturat e policisë kishin marrë masat paraprake për të mbikqyrur protestën si dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve. Për tu ruajtur ndaj ndonjë provokimi të mundshëm mes protestuesve dhe policisë edhe organizatorët kishin marrë masa për të mbikqyrur sjelljen e uniformave blu. Siç paralajmëroi një ditë më parë edhe kreu i opozitë, organizatorët e protestës kanë filmuar nga toka dhe ajri lëvizjet e policisë. Kujdes për të mos u bllokuar në trafik u tregua për rastet e emergjencave. Bllokimi në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja dhe në Urën Teknologjike nga ora 11 deri në mesditë nuk shkaktoi trafik në rrugët e kryeqytetit. Vetë qytetarët janë kujdesur të shmangin qarkullimin në këtë orar. Një ditë më parë policia paralajmëroi se nuk do të lejonte zhvillimin e tubimit një orësh me pretendimin se kjo do të cënonte sigurinë kombëtare. Televizioni shqiptar u interesua në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë dhe mësoi se po përgatitet një dokument ku do të proçedohen penalisht organizatorët e protestës. Burimet thanë se zhvillimi i tubimeve të tilla përbën rrezik për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit, ose të moralit, ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve.

Profilet e kandidatëve francezë për presidentë

Posted: 24 Apr 2017 05:37 AM PDT

Francezët kanë një shprehje për të përshkruar ngritjen e së djathtes ekstreme nga Marin Le Peni: Dediabolizim, që do të thotë, largimi i djallit prej saj. Pas votimit historik të së dieles ku partitë tradicionale humbën, duket se përpjekja e Le Penit për ngritjen e Frontit Nacional u shpërblye. Vajza e ish kryetarit të kësaj partie, Zhan Mari Le Pen ishte 8 vjeç kur në shtepinë e saj në Paris shpërtheu një bombë që donte të vriste gjithë familjen. Atentati i 1976-es nuk vrau askënd dhe Le Peni fjeti si çdo vogëlushe, por në mëngjes, tregon se nuk u zgjua më si vajzë e vogël. Gojëtare e zonja, ndoqi studimet për drejtësi dhe u bë këshilltare ligjore e partisë së të atit. Më vonë u zgjodh eurodeputete dhe deputete në parlamentin francez. Dhe, bashkë me këtë ngritje, i mëshoi modernizimit të teorive të vjetëruara raciste dhe anti-semite të partisë së të atit. E mori frontin nacional në vitin 2011 dhe dy vjet me pas e përjashtoi babanë e saj nga partia për një deklaratë të papërshtatme mbi dhomat e gazit të nazistëve. Ndaloi naziskinët të hynin në parti dhe i mëshoi luftës kunder globalizimit, ekonomisë, forcimit të grave, duke i shtuar vitet e fundit edhe problematikën shqetësuese të emigracionit, tema të cilat e sollën deri në rezultatin e së dielës. Eleganti dhe anti-konformisti i ri Manyel Makron është kundërshtari më i mahnitshëm për balotazhin me Le Penin. I konsideruar si ylli i ri i politikës franceze Makroni, i cili hyri në këto zgjedhje me një parti të re, është mishërim i dëshires së të rinjve për ripërtëritje. Proevropiani 39 vjeçar Makron, biri i dy mjekëve, është i martuar me Brizhit Tronjë, 56 vjeçare, ish mësuesja e tij. Ka studiuar për filozofi dhe politikë, fusha nga të cilat nuk është ndarë, edhe pse arriti të bëhet investitor i suksesshëm. I pëlqen arti, ka ndjekur mësime pianoje dhe është drejtor i një teatri. Kjo shumëllojshmëri ngjyrash në veprimtari dhe rrjedhimisht, në njohuri, e bëri shumë tërheqës në sytë e popullsisë së re, një fakt që diti ta shfrytëzonte më së miri në fushatë. Tani, ndodhet një hap larg Pallatit Elize.

Futboll femra: Kombëtarja U19 nis grumbullimin

Posted: 24 Apr 2017 05:37 AM PDT

Kombëtarja shqiptare e femrave U19 do të zhvillojë grumbullimin e radhës. Nga data 25-28 prill, 19 vjeçaret e grumbulluara nga trajneri Nevil Dede do të kryejnë një fazë grumbullimi-testues në Durrës. Trajneri Dede ka grumbulluar 20 vajza, nga të cilat 18 janë nga kampionati shqiptar, ndërsa njëra është nga Kosova dhe tjera vjen nga kampionati suedez. Dede shprehet: "Kampionati zhvillohet i rregullt me 10 skuadra , ka pasur raste dhe me 12, dhe realisht ka iferenca midis ekipeve. Por kampionati ne na duhet sepse është shumë i rëndësishëm përsa i përket ekipit kombtar U19." Numri i futbollisteve nga Kosova në grumbullimin e thirrur nga trajneri Nevil Dede është më i vogël. këtë fakt ai e arsyeton në këtë mënyrë: " Ka lojëtare kosovare që kanë bërë shumë mirë për ekipin tonë, disa kanë zgjedhur të kthehen e disa kanë zgjedhur të vazhdojnë të kontribuojnë për ne. Përqindja e vajzave shqiptare tanimë është rritur ndjesheëm." Numri i shikuesve për ndeshjet e femrave sa vjen dhe rritet. "Ka qenë paraqitja e kombëtares së meshkujve në evropianin e Francës ajo që ka bërë që spektatorët të ndjekin dhe përkrahin të gjitha kombëtaret shqiptare si të meshkujve dhe të femrave, të çdo moshe" ka thënë trajneri Dede.

Koreja e Veriut kërcënon SHBA

Posted: 24 Apr 2017 05:15 AM PDT

Koreja e veriut kërcënoi se do te fundosë aeroplanmbajtësen amerikane e cila po merr pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake me dy anije luftarake japoneze në Oqeanin Paqësor. Forcat tona revolucionare janë të gatshme ta fundosin aeroplanmbajtësen bërthamore amerikane me një sulm të vetëm, cituan mediat e vendit komunist zyrtare të lartë të partisë së punëtorëve. Mediat koreano-veriore e krahasuan aeroplanmbajtesën me një kafshë të madhe duke thënë se sulmi kundër saj do të ishte shembulli më i mirë për ta treguar forcën ushtarake. Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka urdhëruar që luftanija, Karl Vinson, të lundroje në ujërat afër Gadishullit Korean, në përgjigje të tensionit të shtuar me Korenë e Veriut, për shkak të programit të saj raketor dhe provave bërthamore që kryen. Në retirikene nxehtë mes dy vendeve, ka ndërhyrë Kina, e cila kërkon veprime gjakftohta. Kina është për dialog konstruktiv dhe për vijimin e tij, deklaroi ministria e jashtme kineze.

Nga Tirana e godinave të ulta te Tirana e kullave

Posted: 24 Apr 2017 05:08 AM PDT

Në fillimet si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana i ngjante më shumë një fshati stërmadh. Ndërtesat ishin përgjithësisht të ulta, deri në katër ose pesë kate. Në vitet ’30, në bulevardin kryesor ndaloheshin me ligj ndërtimet e larta. Në dekadat që do të vinin Tirana do të transformohej. Deri në vitin 1990 Hotel Tirana Internacional, i njohur ndryshe si 15-katëshi ishte ndërtesa më e lartë në Tiranë. Sot ajo duket një miniaturë para disa ndërtesave gati dy herë më të larta që janë ndërtuar në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Dhe kjo histori duket se do të vazhdojë. Më 15 prill Këshilli Kombëtar i Territorit, bashkë me planin e ri urbanistik të Tiranës miratoi edhe 2 leje ndërtimi për godina shumëkatëshe, njëra pas Hotel Tirana Internacional dhe tjetra në Bulevardin Bajram Curri. Bashkia e Tiranës e kishte paralajmeruar faktin se kullat në Tiranë do të shtoheshin. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë prezantimit të planit urbanistik dha këtë argument: “Midis ajrit dhe tokës kemi të kufizuar tokën. Më mirë shko sipër dhe na liro tokë, ku të luajnë fëmijët, ku të mbjellim pemë, ku të kemi hapsira të gjebërta, pa ta mohuar të drejtën kushtetuese të zhvillosh pronën tënde” tha ai.

Por a janë ndërtesat e larta shprehje e modernes në urbanistike? A i shërbejnë ato një qyteti si Tirana? Urbanistët, me të cilët kemi biseduar thonë "Jo!".

“Kullat historikisht kanë treguar jo aspiratën e shoqërisë, por aspiratën e investitorëve të caktuar për të maksimalizuar fitimet e tyre” thotë urbanisti Flamur Kuçi. “Tirana nuk është qytet që do ta përballojë mirë historinë e kullave dhe të përqëndrimit të popullatës në këto nivele. Kjo do të japi impakte negative” shton ai.

Për urbanistin Kristi Andoni, “Të ndërtosh brenda qytetit ka vetëm një arsye: është interesi ekonomik. Ata që i ndërtojnë kullat atje nuk ju bëhet vonë për qytetin, por janë të sigurt për një gjë: Janë të sigurt për shitjen dhe janë të sigurt që çfarëdo që të bëjnë atje, qoftë edhe një gjë e shëmtuar, është brenda qytetit që vlerat i ka të çertifikuara” thotë zoti Andoni.

Në këndveshtrimin urbanistik, si do të duhej të zhvillohej një qytet si Tirana, me dendësi të madhe popullsie në qendër, me trafik të ngarkuar, me infraksturkturë të projektuar për një numër shumë herë më të vogël banorësh?

Urbanisti Kristi Andoni mendon se “…është gabim që ndërtimet të përqëndrohen në një zonë që ne e kemi të trashëguar dhe nuk kemi të drejtë t’a prekim. Përqëndrimi është pikërisht tek Tirana historike. Nëse është një potencial i tillë ndërtues, politikbërja ka një shans të madh të ngelet në historinë e zhvillimit të qytetit. Ajo duhet ta orientojë atje ku është më mirë dhe në favor të qytetit” thotë urbanisti Andoni.

Për urbanistin Falmur Kuçi, “Tirana ka sot mundësi, ka nevojë për zgjidhje që të relaksojë pak përqëndrimin e popullatës në lagje të caktuara, ndërkohë që kullat kanë efektin e kundërt”.

Përvoja e dekadës së fundit ka dëshmuar se ndërtimi i kullave është i realizueshëm. Por çështja mbetet a do ta bëjnë ato jetën më cilësore për banorët e këtij qyteti?

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more