Skip to main content

“Qysh me përgaditë hithenik?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me përgaditë hithenik?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë hithenik?

Posted: 24 Apr 2017 03:03 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 kg hithëra
  • 500 gram miell misri
  • 1 qepë
  • 1 lugë kripë
  • 100 ml qumësht
  • 300 ml ajkë.

Hithërat i grijmë me anë të dorezave dhe i përvëlojmë për 4-5 minuta në ujë të valë.

Në një enë tjetër grihet qepa imët dhe fërgohet në vaj derisa të zbutet.

Shtojmë hithërat e kulluara.

Shtojmë gjysmën e ajkës dhe përziejmë.

Në një enë vendosim miellin e misrit dhe shtojmë ujë të nxehtë derisa të bëhet masa e lagur.

Gjysmën e masës e vendosim në tavën ku do ta pjekim.

Futet tava në furrë për 5 minuta.

Nxirret tava nga furra dhe shtohet mbi masa e hithërave.

Rrafshohet mirë dhe shtojmë gjysmën e brumit të mbetur.

Mbi shtojmë ajkën e mbetur të përzier me 100 ml qumësht.

Pjeket në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

The post Qysh me përgaditë hithenik? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë pse duhet larë rrobat me ujë të ftohtë?

Posted: 24 Apr 2017 02:34 PM PDT

Uji i ftohtë paraqet më shumë se sfida e larjes së përditshme në lavanderi.

Përparimet teknologjike, si në lavatriçet ashtu edhe në detergjentet, kanë bërë të mundur larjen me ujë të ftohtë si një nga opsionet shumë efektive, thekson eksperti i kujdesit të rrobave Steve Boorstein. Ndonjëherë është mënyrë shumë e sigurtë se sa larja me ujë të ngrohtë.

Për shembull, njollat proteinike (gjaku, djersa) mund të tkurren dhe të rrudhosin pëlhurat sintetike gjatë larjes më ujë të ngrohtë.

Kështu, disa njerëz thonë se rrobat e stërvitjes mbajnë akoma erë të pakëndshme gjatë larjes në cikël të ftohtë (materiale sintetike).

Nëse ky është rasti, aplikoni një program të shkurtë para-larjes prej 20 minutash pas stërvitjes suaj.

Kjo do të ndihmojë në eliminimin e erës së mbetur gjatë ciklit tjetër të larjes me ujë të ftohtë.

Detergjenti me ujë të ftohtë është një zgjidhje e mirë për veshjet e palestrës, ndërsa detergjentët e rregullt funksionojnë mirë për rrobat tjera.

Një tjetër argument për të përkrahur këtë metodë larjeje?

Meqenëse 90% e energjisë konsumohet gjatë ngarkesës që përdoret për t'u ngrohur uji, mesatarja e përdorimit të kësaj metode me ujë të ftohtë mund të eliminojë rreth 350 paund të emetimit të dioksid karbonit në vit.

Për shumicën e shtëpive, kjo arrin shumën e 40 dollarëve në vit.

brunette woman doing laundry

The post Qysh me ditë pse duhet larë rrobat me ujë të ftohtë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Posted: 24 Apr 2017 01:44 PM PDT

Sa më shumë që krijohen verzionet e reja, shpejtësia e procesoëve grafikë të iPhonëve rritet, duke shkaktuar kështu shpenzimin më të madh të baterisë.

Nga lista e funksioneve në iPhone, mund të deaktivizohet një pjesë e efekteve grafike në këtë mënyrë:

Klikojmë në Settings>General>Accessibility>Reduce Motion.

Pas kësaj hapet dritarja në të cilin menaxhoni efektet grafike të programit Message.

Pasi kryhen këto hapa, efektet grafike me lëvizje tre dimensionale deaktivizohen.

Dhe, supozohet që bateria do të zgjasë 30% të kohës më shumë.

 

The post Qysh me e kursy baterinë në iPhone? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e largu dhimbjen e veshit me alkool?

Posted: 24 Apr 2017 01:33 PM PDT

Gjatë kalimin të kohës, dylli i veshëve fillon të shkaktoj dhimbje, humbje dëgjimi të përkohshëm etj.

Në disa rastë dylli bëhet shumë i trashë sa që nuk mund të largohet me shkopinjë për vesh.

Në raste të tilla dylli duhet të pastrohet me alkool.

Hapi i parë është kombinimi i sasisë së alkoolit me sasi të njejtë të uthullës së bardhë.

Vendoseni përzierjen në një shiringë me të cilën do ta vendosni atë në vesh pa vështirësi.

Aplikohen disa pika në veshin në të cilin ndjeni dhimbje dhe pas 5 minutash pastrohet veshi me ujë.

The post Qysh me e largu dhimbjen e veshit me alkool? appeared first on Qysh Me.

Qysh me arritë trupin e përsosur?

Posted: 24 Apr 2017 01:27 PM PDT

Mbase ju duket e pamundur por gjatë natës, gjatë kohës së gjumit ju mund të arrini trupin perfekt.

Normalisht që ju nuk mund ta arrini një gjë të tillë për një natë, por ju gjatë natës mund të harxhoni kalori.

Dieta e re e quajtur "Hibernation diet" pritet ta kërcënoj renomenë e dietës Atkinson, duke shfrytëzuar një zbulim krejt të ri në heqjen e kilogramëve të tepërt.

Mendoni që në gjumë mund të humbisni vetëm yndyrnat, të jeni vetëm në fazën anabolike që hormonet katabolike të jenë të bllokuar, që aminoacidet të riciklohen në përqindje të lartë, që të mos humbisni masën muskulore, që pas një gjumi të thellë dhe relaksues, të ngriheni të freskët dhe më të dobët?

Kjo mund t'ju ndodhë realisht dhe juve.

Duke studiuar botën shtazore, të cilat gjithashtu hyjnë në gjëndje të hibernimit, shkencëtaret kanë vënë re se para hyrjes në gjumin dimëror, ata ngopen mirë me pemë, lëngje të ndryshme dhe mjaltë.

Nuk ka ushqim me proteina apo diçka të ngjashme.

Përfundimi në këto studime ka qenë edhe ndikimi i fruktozës në mëlçi, gjerësisht në deponimin e sheqerit në mëlçi dhe ndikimi i saj në organizëm gjatë gjumit të natës.

Ky konkluzion ka qenë bazë e nisjes dhe ide që kushtet e ngjashme mund të arrihen edhe tek njerëzit, dhe studimet e para kanë rezultuar me fakte interesante.

Majk dhe Stuart Mekines (Mike & Stuart McInnes) janë zyrtarisht themelues të dietës së hibernacionit dhe nën këtë emër kanë autorizuar dhe botuar disa libra (The Hibernation® diet).

Me profesion farmacist dhe dietist sportiv, kanë ndihmuar  sportistët profesional në realizimin e rezultateve më të mira.

Nën mbikëqyrjen e tyre kanë qenë kampioni në boks Aleks Artur dhe fitues i medaljes së artë në biçiklizëm Kris Hoj.

Sipas tyre, dështimi i sportistes Paula Redcliffe në maratonën Olimpike në Sidnej është direkt e lidhur me mungesën e depos së sheqernave në mëlçi, veçanërisht fruktozës.

Kur hamë ushqim të pasur me fruktozë (sheqernat nga pemët) ato transformohen në glikogjen në mëlçi. Kjo më tutje stabilizon nivelin e sheqerit në organizëm, gjë që mundëson që trupi të aktivizoj hormonet anabolike që janë përgjegjëse për ripërtëritje, që ndërtojnë qelizat e muskujve dhe të lëkurës.

Këto hormone për punën e tyre furnizohen direkt nga yndyrat.

Trupi ynë në vend që të merret me rregullimin e nivelit të sheqerit, merret me ripërtëritje dhe shpenzim të yndyrave, që na sjell dobi të dyfishtë.

Nëse marrim një lug mjalt para gjumit, proçeset në organizmin tonë do të shkojnë në favorin tonë.

Përse mjalt dhe përse para gjumit?

Përgjigja është e thjeshtë!

Mjalti është burim i koncentruar i fruktozës, përmban materie ushqyese dhe është e shijshme.

Fruktoza është "karburanti" kryesor i mëlçisë.

Është një ndër sheqernat e thjeshta dhe nëse jo, edhe e vetmja që shumë lehtë konvertohet në glukozë (i vetmi sheqer që organizmi e përdor në proçeset oksiduese), dhe që nuk rrit nivelin e insulinës.

Fruktoza e furnizon mëlçinë me glukozë, e cila e mban nivelin  duhur të glukozës në gjak.

Nëse mëlçia nuk furnizohet para gjumit, atëherë organizmi sekreton hormonet e stresit nga gjëndra adrenaline, që rrisin tensionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.

Këto hormone në vend që të djegin yndyrnat, degradojnë muskujt dhe eshtrat.

Është konstatuar se niveli i sheqerit në organizmin tonë gjatë gjumit, inkurajon sekretimin e gjëndrës pituitare, e cila sekreton një varg hormonesh të cilat mundësojnë oksidimin e yndyrave trupore dhe i shfrytëzojnë si burim energjie për proçesin e ripërtrirjes së organizmit gjatë natës.

Nëse kujdesemi për gjendjen e mëlçisë,trajnohemi me pesha dhe kemi gjumë të rregullt, suksesi është i garantuar.

Autorët e dietës theksojnë se trajnimet 3 herë në javë, në kohëzgjatje prej 15 minuta i zëvendësojnë vrapimet e gjata apo aktivitetet e tjera aerobike.

Një lug mjalt në ditë para gjumit dhe gjatë natës do t'iu ndihmonte të humbisnit yndyrnat, të pushonit mirë dhe të fitonit fuqinë e muskujve, sigurisht nëse trajnoheni rregullisht dhe jo shumë gjatë.

Bëni kujdes vetëm që gjatë ditës të mos i riktheni ato që i keni humbur gjatë natës.

The post Qysh me arritë trupin e përsosur? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë detoksifikuese për fytyrë?

Posted: 24 Apr 2017 01:07 PM PDT

Kafeina e cila gjendet në përbërjen e kafesë për këtë maskë ndihmon në reduktimin e ëjntjes, përderisa antioksiduesit që gjenden në kakao ndihmojnë në reduktimin e rrudhave.

Ndërkaq, jogurti rikthehen butësinë e humbur të lëkurës.

Përbërësit:

  • 2 lugë kafe të bluar
  • 2 lugë kakao
  • 3 lugë jogurt.

Kombinoni të gjithë përbërësit së bashku.

Aplikoni maskën e përgaditur në lëkurë, dhe lejoni atë të qëndrojë për 10 minuta.

Pasi të shpërlani atë, masazhoni lëkurën me kremë zbutëse.

The post Qysh me përgaditë maskë detoksifikuese për fytyrë? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more