Skip to main content

Ora News: “Rekord emigrantësh në brigjet italiane gjatë festës së Pashkëve” plus 9 more

Ora News: “Rekord emigrantësh në brigjet italiane gjatë festës së Pashkëve” plus 9 more


Rekord emigrantësh në brigjet italiane gjatë festës së Pashkëve

Posted: 17 Apr 2017 11:48 PM PDT

Një fluks rekord emigrantësh është regjistruar në brigjet italiane gjatë 3 ditëve të festës së Pashkëve.

Rreth 8500 emigrantë të nisur nga Libia janë shpëtuar në 55 operacione të ndryshme të flotës detare europiane Frontex, e janë rekuperuar trupat e 13 emigrantëve të mbytur mes të cilëve dhe një fëmijë 8 vjeçar.

Nga janari i 2017 e deri më sot, janë mbi 35 mijë emigrantë të mbërritur në brigjet italiane duke shënuar një rritje mbi 30 % të numrit të emigrantëve të mbërritur përgjatë të njëjtës periudhe kohore të një viti më parë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë e Financave të qeverisë italiane, në vitin 2017 janë parashikuar rreth 4.2 miliardë euro, të krahasueshme me 0.27 % të PPB në shpëtimin, asistencën, mikpritjen e emigrantëve.

Por nëse fluksi i emigrantëve do të vazhdojë me këtë rritje, shpenzimet e parashikuara do të kapin vlerën e 4.6 miliardë euro e rreth 1 miliardë më shumë në krahasim me vitin 2016.

Bazuar në raportin vjetor të buxhetit për vitin 2016, operacionet e shpëtimit, asistenca sanitare, strehimi, shkollimi i emigrantëve minorenë të pashoqëruar kanë qënë kontribute neto të Bashkimit Europian e në vlerën 3.2 miliardë euro e krahasueshme me 0.22% të PPB.

Ndërkohë fluksi i madh i emigrantëve gjatë këtij weekendi ka ndezur debatin politik në vend.

Lideri i Lidhjes së Veriut Mattero Salvini ka deklaruar se “forca e tyre politike ka vendosur me anë të një grupi avokatësh, të denoncojë qeverinë italiane, kryeministrin Gentiloni, Ministrat, Komandantin e Flotës Detare italiane e Komandantin e Rojes Bregdetare për favorizmi të emigracionit klandestinë.”

“Nëse vetëm brenda 3 ditëve kanë mbërritur 8500 emigrantë është e qartë se gjithçka është e organizuar, ka delaruar Salvini. Pothuajse shkojnë i marrin në shtëpitë e tyre emigrantët, sapo ata i marrin në telefon.” 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përleshje gjatë takimit elektoral të Le Pen, sulmohet deputeti

Posted: 17 Apr 2017 11:36 PM PDT

Takimi i fundit elektoral i kandidates për Presidente të Frontit Nacional, Marinë Le Pen në Paris është shoqëruar me incidente.

Tre episode dhune u regjistruan gjatë eventit, ndërsa nuk kanë munguar fyerjet, hedhja e objekteve dhe kokteil molotovi.

Fillimisht deputeti dhe zyrtari i lartë i Frontit Nacional, Gilbert Collard u sulmua nga disa aktivistë së bashku me gruan e tij.

Një veprim i dhunshëm është kryer dhe ndaj lideres së partisë së ekstremit të djathtë.

Një aktiviste femër sulmoi Le Pen në skenë, ndërsa kjo e fundit po i drejtohej të pranishmëve në takimin elektoral. "Ne jemi në shtëpinë tonë" ishte thirrja që u dëgjua nga aktivistja.

Gjithashtu edhe sulmi i tretë është kryer ndaj Le Pen po nga një femër.Një grua filloi paptritur të bërtiste kundër kandidates së Frontit, duke hapur bluzën e saj.

Në gjoks kishte të shkruar një slogan anti-FN. Ajo është larguar menjëherë nga podiumi nga shërbimi i sigurimit.

Le Pen u detyrua edhe një herë të ndërpresë fjalimin e saj dhe vëmendja e mediave u fokusua terësisht tek aktivistja. Nuk është e qartë nëse ajo ishte pjesën e grupimit "Femen".

“E vetmja gjë që unë dua është të na lënë të shprehim idetë tona" komentoi Le Pen para simpatizantëve pas incidentit.

Në të tre incidentet kanë ndërhyrë forcat e sigurisë dhe zyrtarët e Frontit Nacional dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Drake akuzon për racizëm klubin afër Coachella

Posted: 17 Apr 2017 11:31 PM PDT

"Vendi më fyes në të cilin kam qendruar ndonjëherë në jetën time." Kështu është shprehur reperi i njohur Drake i cili ka akuzuar klubin "country" The Madison Club, një komunitet privat në La Quinta, për profilizim racor.

Në një postim tashmë të fshirë në Instagram të dielën, ai i bëri ato komente pas një performance befasuese në festivalin muzikor të Coachella.

"Vendi më fyes në të cilin kam qendruar ndonjëherë në jetën time, me stafin që zgjedhnin dhe caktonin se kë do ta akomodonin bazuar në profilizim racor", kishte shkruar Drake në mbishkrim të fotografisë që shfaqte logon e klubit "The Madison Club".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA-Kore e Veriut: Në prag të luftës?!

Posted: 17 Apr 2017 11:09 PM PDT

Pak kohë pasi nënpresidenti amerikan, Mike Pence, deklaroi se "koha e durimit strategjik" ndaj Koresë së Veriut "ka marrë fund”, sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë tha se duhet pasur tolerancë edhe për pak durim.

"Mendoj se do të vazhdojmë të punojmë me Kinën, për të na ndihmuar që të gjejmë një rrugë përpara", tha Sean Spicer në konferencën me gazetarë.

Ai shtoi se administrata do t'i japë Pekinit kohë për të shfrytëzuar ndikimin e tij ekonomik dhe politik mbi Phenjanin.

Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, viteve të fundit, pavarësisht dënimeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe sanksioneve nga Kombet e Bashkuara.

Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe ka rritur presionin mbi Phenjanin.

Ai ka dërguar aeroplanmbajtëse drejt Gadishullit Korean, ndërsa SHBA dhe Koreja e Jugut kanë nisur të vendosin një sistem të mbrojtjes raketore.

Zëvendësambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim In Ryong, tha se SHBA po e shtyn Gadishullin Korena "në prag të luftës" dhe paralajmëroi se "lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment".

Retorika e tillë agresive, megjithatë, është e zakonshme nga media shtetërore e Koresë së Veriut dhe vetë zyrtarët verikoreanë.

Por, vëzhguesit thonë se, pavarësisht tensioneve, Koreja e Veriut mund të kryejë së shpejti testin e gjashtë bërthamor. Ajo ka bërë përpjekje të testojë një raketë të dielën, por ka eksploduar vetëm pak sekonda pas nisjes.

Kina ka përsëritur thirrjet e saj për Phenjanin që të ndalojë të gjitha provat dhe ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, tha se Gadishulli Korean është "shumë i ndjeshëm, i komplikuar dhe me rrezik të lartë" dhe se të gjitha palët "duhet të shmangin veprimet provokuese që derdhin vaj mbi zjarr".

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se shpreson se SHBA nuk do të ndërmarrë veprime të njëanshme ushtarake kundër Koresë së Veriut, ashtu siç ka bërë së voni në Siri.

"Lëshimet aventureske raketore të Phenjanit i shohim si të papranueshme, sepse shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por, kjo nuk do të thotë se të tjerët mund të shkelin ligjin ndërkombëtar dhe të përdorin forcën ushtarake", tha Lavrov.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka thënë se "Koreja e Veriut do të bënte mirë" nëse nuk do të testonte vendosmërinë e presidentit Trump ose fuqinë e forcave të armatosura të SHBA-së. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vettingu, Meta mbledh sërish sot pasdite Kuvendin

Posted: 17 Apr 2017 11:02 PM PDT

Pasditen e kësaj të marte, 18 prill 2017, Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e Komisionit të dytë që do të përzgjedhë për organet e vettingut,

Ora 16.00 e 13 prillit ka qenë afati i fundit i të gjitha palëve politike për të dorëzuar kandidaturat për anëtarë të këtij komisioni.

Më pas, në seancë plenare do të diskutohet dhe miratohet krijimi i dy komisioneve me 12 dhe 6 anëtarë.

Komisionet përbëhen respektivisht nga 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita. Si dhe komisioni me 6 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. 

Javën e shkuar, Avokati i Popullit dorëzoi në Kuvend listën dhe dosjet përkatëse të secilit kandidat, që plotësoi kriteret e vendosura, bashkë me listën e atyre që nuk i plotësuan kriteret.

Ndërkohë më 19 prill, Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kulla: Erdogan një nga politikanët më të mëdhenj

Posted: 17 Apr 2017 01:53 PM PDT

Analisti Ilir Kulla thotë se në "Tonight Ilva Tare" në Ora News se Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është një nga politikanët më të mëdhenj të kohërave që po flasim.

Pjesë nga diskutimet:

Kulla: Nëse Erdogan nuk do të kishte mbështetjen e qytetarëve të vet, hajde ta shohim. Jam shumë kritik për rolin që ka luajtur në Pranverën Arabe. Ne nuk mund ta bëjmë nul Erdoganin. Fakti që ai arrin sot dhe arrin t'i imponohet Kazakistanit, Uzbekistanit, vende të mëdha nga pikëpamja e burimeve energjetike. Fakti që e ka kthyer Turqinë në mbikalimin e interesave strategjik të sigurisë energjetike në dy apo tre kontinente.

Fakti është kthyer në një aktor shumë të rëndësishëm të diplomacisë ndërkombëtare në raport me çështje të tilla si Irani, Siria, Deti i Zi. Ne mund të kemi kritika se si e aplikon ai demokracinë, por në raport me shtetin, për mua ai ngelet një nga politikanët më të mëdhenj të kohërave që po flasim.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha: Nuk duhet të humbasim durimin me miqtë tanë

Posted: 17 Apr 2017 01:32 PM PDT

Kreu i PD, Lulzim Basha në një takim me mbështetësit e tij në çadrën e protesës tha mbrëmjen e sotme (17 prill) se nuk duhet të humbasim durimin me miqtë tanë.

Basha: Nuk duhet të humbasim dhe as do të humbasim durimin me miqtë tanë. Ne jemi partia që ka lindur me sloganin "ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa" dhe do ta bëjmë si gjithë Europa. Por do ta bëjmë vetëm duke vazhduar me vendosmëri me qëndresë të pamposhtuar dhe me besim të madh tek njeri-tjetri dhe tek ëndrra jonë e Republikës së re me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryeopozitari kishte dhe një mesazh për të gjithë ata që ngazëllehen me mesazhe antiopozitë siç tha ai.

Basha: Atyre që ngazëllehen me mesazhe antiopozitë që janë shushunja të Republikës së vjetër i them mos hani mjaltë shumë shpejt, se nuk e keni hesapin thjesht me opozitën, as thjesht me PD e keni me një popull të tërë që nuk kthehet mbrapsht.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama komenton Nanon President: Kemi marrëdhënie shumë të mira

Posted: 17 Apr 2017 01:08 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PS, Fatos Nanon. Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga në "Dritare" Rama tha se me Nanon ka marrëdhënie të mira.

I pyetur se nëse ai do të jetë nje emër për President konsensual, Rama tha se nuk dua të marr në gojë emra njerëzish. Ndërsa për Bujar Nishanin ai tha se nuk mund të jetë një president konsensual. 

Pyetje: Mund të ishte Nishani një president konsensual?

Rama: Nuk besoj, sepse të jesh konsensual do të thotë që të kesh një paanshmëri relative, zoti Nishani nuk e ka pasur as relative paanshmërinë. Megjithatë kjo është një çështje që do diskutohet në radhë të parë, sic ka filluar të diskutohet brenda koalicionit më saktë mes PS dhe LSI dhe pastaj ne do të kemi një qëndrim të unifikuar.

Pyetje: A do të ishte Fatos Nano President konsensual?

Rama: Unë nuk dua të marrim nëpër gojë emra njerëzish edhe nuk dua të kthejmë këtë në një muhabet si ato të lokaleve të katundit mediatik.

Pyetje:  Pse ju nervozon përmendja e zotit Nano?

Rama: Jo nuk më nervozon fare,  përkundrazi kemi marrëdhënie shumë të mira meqë ju e doni këtë informacion mesa po kuptoj, i kemi marrëdhëniet shumë të mira, por përkundrazi është respekti për të që më bën mos marrim njerëz nëpër gojë.

Rama ka folur edhe për takimin mes dy negociatorëve të PS dhe PD, respektivisht Taulant Ballës dhe Oerd Bylybashkit, dhe sipas tij ky takim nuk solli asnjë rezultat.

"Dy takime si të murit me murin, që nuk ka sjell asnjë rezultat" ka thënë Rama për takimet e Ballës dhe Bylykbashit.

Në lidhje me koalicionin  PS- LSI Rama tha se është një koalicion komplementar dhe Meta është përpjekur në mënyrën e vet për zgjidhjen e krizës.

Rama: Ilir Meta ka natyrën e tij, ka profilin e tij, por në këtë koalicion jemi komplementar. Përpjektë e tij kanë qenë konstruktive. Ka menduar gabim për mendimin tim, por ashtu ka menduar ai. Është një bashkëjetesë mes një partie të madhe e një më të vogël, ka probleme, ka tensione, edhe përplasje, por që kemi bërë shumë reforma.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paratë e kanabisit, Idrizi: Shumë më e rëndë se sa blerja e zgjedhjeve

Posted: 17 Apr 2017 01:08 PM PDT

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi thotë në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se paraja e kanabisit është shumë më e rëndë se sa blerja e zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda: 

Idrizi: Unë e kuptoj shqetësimin e opozitës kur thotë që me paratë kriminale të kanabisit do të blihen zgjedhjet. Është shumë më tepër se kaq. Ata kanë hallin se me paratë e kanabisit do të përdoren për zgjedhjet. Është shumë më e rëndë se sa kaq, sepse është prodhuar një ekonomi kriminale e cila nuk prodhon asgjë. Ja ku kemi Kolumbinë.

Nuk ka bërë hair. Ka dekurajuar biznesin e ndershëm dhe njerëzit e punës. Ky është një problem real, të cilin ne duhet ta diskutojmë. Nuk e kemi shumë të vështirë ta gjejmë edhe zgjidhjen.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bumçi: Ministri gjerman i painformuar, nuk përmendi drogën

Posted: 17 Apr 2017 01:00 PM PDT

Deputet i PD Aldo Bumçi e ka cilësuar të painformuar ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, në komentet që ai bëri për situatën politike në Shqipëri gjatë vizitës në Tiranë. 

Bumçi: Unë mund të them që ministri gjerman ishte i painformuar. Kjo mund të vijë nga fakti që ka pak javë që është në detyrë, pas lënies së detyrës nga ish-ministri i Jashtëm që u zgjodh president dhe ngarkesës së madhe që ka arena ndërkombëtare.

Gjermania mban një peshë të madhe në ketë skenë ndërkombëtare, marredhënia me Rusinë, Lindja e Mesme, kriza në Europë. 

Kështu mund të shpjegoj mungesat. Shkëlqente në deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman, mungesa e përmendjes së drogës psh, e dekriminalizimit.  

Gazetarja: Eshte pak naive te thuash që një ministër që ka programuar një vizitë në një vend të vijë i painformuar dhe kur vjen pikërisht në kulmin e një krize politike?

Aldo Bumci: Unë nuk gjej shpjegim tjetër që mund të jap. Pra kur ke marrë detyrën në këtë post kaq të rëndësishëm në një kohë me kriza, çfarë ndodh në Shqipëri mund të duket si sherri që bëhet në një fshat pas malit. E parëndësishme, duket si një kokëçarje kur ke kriza të mëdhaja si Lindja e Mesme, Rusia, Koreja etj.

Si ish ministër i Jashtëm Bumçi shpjegoi në Ora News se Gabriel që përfaqëson një parti të majtë në Gjermani i ka qëndruar besnik polit të tij pasi nuk përmendi kanabizimin e vendit, apo kauzën e zgjedhjeve të lira të opozitës.

Bumçi: Ministri i Jashtëm gjerman është kryetari i Partisë Social Demokrate në Gjermani, që në pak muaj do të jetë përballë Merkel si kundërshtar. Pra nuk është përfaqësuesi i kancelares Merkel, por është kryetari i partisë kundërshtare dhe janë në një koalicion të madh. 

Si ish ministër i Jashtëm Bumçi shpjegoi në Ora News se Gabriel që përfaqëson një parti të majtë në Gjermani i ka qëndruar besnik polit të tij pasi nuk përmendi kanabizimin e vendit, apo kauzën e zgjehdjeve të lira të opozitës.

Deputeti demokrat këmbënguli se në 7 maj në Kavajë nuk do të mbahen zgjedhjet për kryebashkiak, ndërsa rrëfeu dhe skenarin si do ndodhë kjo.

Bumçi: Në Kavajë në 7 maj nuk do të ketë zgjidhje. Opozita ka thirrur një protestë të madhe.

Pyetje: Dmth do bllokoni procesin?

Bumçi: Ju do ta shikoni në ditët në vijim, nuk mund të ketë zgjedhje në një qytet që u kthye në simbol të promovimit të krimit. Ambasadori amerikan i kërkoi mos kandidonte Elvis Roshin.

Pyetje: Tashmë nuk bëhet fjalë për Elvis Roshin?

Bumçi: Bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit për zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë Shqipërinë. Opozita edhe pas vizitës së zyrtarëve të nderuar vazhdon të jetë në të njëjtën qëndrim, se ky qëndrim nuk është tek. Zgjedhje në plantacionin e drogës, me njerëz të armatosur, me policinë që merr 30% nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë. Qeveria teknike është zgjidhja e vetme

Deputeti Aldo Bumçi përsëriti se opozita nuk do heqë dorë nga kauza e saj për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Lexo me shume: 

Ministri gjerman: Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more