Skip to main content

Ora News: “Festa më e rregullt në botë në nder të Kim Jong” plus 9 more

Ora News: “Festa më e rregullt në botë në nder të Kim Jong” plus 9 more


Festa më e rregullt në botë në nder të Kim Jong

Posted: 16 Apr 2017 11:36 PM PDT

Një paradë e mbajtur në Kinë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për organizimin që kishte mes të pranishmëve.

E gjitha i ishte kushtuar diktatorit 30-vjecar në Korenë e Jugut, Kim Jong pasi ai organizoi paradën ushtarake me mijëra ushtarë dhe marinarë. Nga pamjet e publikuara, duken të gjitha femrat me një stil veshje që është një fustan karakteristik i traditës koreane.

Ndërsa meshkujt kanë qëndruar në stilin klasik me pantallona dhe këmisha duke bërë të gjithë të njëjtat lëvizje në të njëjtin ritëm. Kishte reagime se është një festë fallco pasi cdo gjë ishte e menduar në përpikmëri.

Së fundmi, dicka tjetër që bëri përshtypje në këtë paradë ishte spekulimi se Kim Jong ka krijuar armë vdekjeprurëse të shkatërrimit, por ai nuk dha asnjë deklaratë për të.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në burg komisariati i portit të Durrësit me në krye shefin

Posted: 16 Apr 2017 11:09 PM PDT

Lejimi i kalimit të sasisë prej 10 ton kanabis në dy episode të ndryshme në shkurt dhe mars 2017 përmes pikave kufitare dhe që me pas u kap në shtetin fqinj të Italisë ka çuar në pranga efektivë të policisë kufitare si dhe doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës. Sëbashku me 4 arrestimet e mëhershme në Qafë Thanë numri total i të arrestuarve ka shkuar në 18.  Mes të arrestuarve është dhe  Shefi i Stacionit policor të Portit të Durrësit.

Prokuroria për Krime të Renda “shkrin” Stacionin e Policise së Portit Durrës.  

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, është urdhëruar arrestimi i një numri të lartë personash, ndër të cilët  10 punonjës  policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe  8 doganierë  të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.

"Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të "Trafikut të narkotikëve", në bashkëpunim.Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit "arrest me burg", të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim" bën me dije organi i akuzës.

Akuzohen për dy ngarkesa droge në shkurt dhe mars, në total 10 ton drogë

Prokuroria bën me dije se ky hetim përfshin dy episode:

Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.

Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar me rreth 2.2 ton kanabis në bord.Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Ky operacion duket se ka qenë edhe qëllimi i vizitës urgjente të premten në Prokurorine e Durrësit te Prokurorit te Pergjithshem, Adriatik Llalla, i cili shoqerohej nga kreu i Prokurorise per Krime te Renda, Besim Hajdarmataj.

Operacioni per arrestimin e tyre është zhvilluar gjatë pasdites së të dielës.

Sipas   të   dhënave   të   deritanishme   hetimore,   Prokuroria   vlerëson   se,   bazuar   në   veprimet   e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit   Durrës,   Doganës   Durrës   dhe   Doganës   Tiranë,   ekziston   një   formë   e   organizuar bashkëpunimi mes  tyre për  të realizuar  kalimin e automjeteve kamion  të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal.

Janë arrestuar

-Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë

-Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë

-Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

– Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë

-Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

-Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

-Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

-Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

-Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

– Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

-Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

-Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

-Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

-Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)

– Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

– Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)

– Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

-Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Kamioni me 8 ton drogë hyri në Qafë Thanë dhe s'u skanua në Durrës

Prokuroria deklaroi:kamioni që drejtohej nga shtetasi maqedonas Z.S kishte hyrë në Shqipëri më 4 shkurt 2017  nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe pasi pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë.

Po me datë 5 shkurt në orën 15:50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit shoqërues të tij, pa u kontrolluar në skanër, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkuar në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën Durrës-Ankona (Itali).

Kamioni me 8 tonë marijuanë u bllokua në territorin e Venecias Itali më 8 shkurt 2017 .

Lexo më shumë:

Sekuestrohen 8 ton drogë në Ankona, mbërriti me tragetin Shqipëri-Itali

Sasia prej 8 ton drogë e sekuestruar nuk ka lidhje me Shqipërinë

Kamioni me 8 ton drogë hyri në Qafë Thanë dhe s'u skanua në Durrës

Katër policë të Qafë Thanës në gjykatë, lejuan kamionin me 8 ton drogë

Në Ankona sekuestrohen 2. 2 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria

Llalla: Nga porti i Durrësit transportohet vazhdimisht drogë

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Britania kërkon t’i heqë shtetësinë gruas së Assad

Posted: 16 Apr 2017 11:01 PM PDT

Ligjvënësit në Britani janë duke i bërë thirrje qeverisë që të revokojë shtetësinë për gruan e presidentit sirian Bashar al-Assad, në përgjigje për mbështetjen e saj për qeverinë e bashkëshortit të saj gjatë gjashtë vjetësh luftë civile.

Tom Brake, një pjesëtar liberal demokrat i Parlamentit britanik, më 16 prill ka akuzuar Asma al-Assad, se ka përdorur profilin e saj ndërkombëtar për të mbrojtur një "regjim barbar".

Asma al-Assad është ish-investitore bankare, e cila u martua me Assadin më 2000. Ajo ka lindur në Londër nga prindërit sirianë.

"Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, u ka bërë thirrje shteteve të tjera të bëjnë më shumë për Sirinë por qeveria britanike mund t'i thotë Asma al-Assadit – ose ndalo së përdruri pozicionin tënd për të mbrojtur aktet barbare ose do të të hiqet shtetësia", ka thënë Brake.

"Nëse Asma vazhdon të mbrojë aksionet vrastare të regjimit të Assadit, do të duhet që qeveria britanike t'ia mabrrë shtetësinë ose të protestojë për veprimet e saj", ka shtuar ai.

Edhe ligjvënësi Nadhim Zahaëi, nga Partia Konservatore ka bërë një kërkesë të ngjashme.

Asma al-Assadi, 41-vjeçare, përdor rrjetet sociale për të sulmuar kritikët e qeverisë së burrit të saj./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqi, partia kryesore opozitare kundër rezultatit të referendumit

Posted: 16 Apr 2017 01:50 PM PDT

Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Popullore Republikane, (CHP), ka deklaruar se kundërshton rezultatet e referendumit të zhvilluar sot në vend për ndryshimin e Kushtetutës, duke pretenduar se është manipuluar në aspektin e përmbajtjes dhe metodikës.

“Që në mëngjes ka pasur një kaos serioz në të gjithë Turqinë. Bordi i Lartë i Zgjedhjeve [YSK] ka deklaruar se bordi do të gjykojë letrat e votimit pa vula si të vlefshme. Ata kanë anuluar letrat e votimit pa vula që erdhën nga jashtë vendit (votuesit turq në botë). Ai ishte i njëjti Bord që e bëri këtë?", tha nënkryetari i Partisë, Erdal Aksünger, duke shtuar se partia e tij do të bëjë ankesat e nevojshme për të kundërshtuar rezultatin.

“Ne do të kundërshtojmë”, shtoi ai.

“Përveç kësaj, ka pasur dy lloje të ndryshme të pullave; në njërën prej tyre shkruhej "zgjedhje" dhe "po". Kjo është një arsye në vetvete për të anuluar votimin”, tha ai, duke shtuar se ligjet zgjedhore janë shkelur në shumë qytete anembanë Turqisë.

Ai denoncoi edhe një sërë shkeljesh të tjera.

Nënkryetari i kësaj partie deklaroi gjithashtu se ndërkohë që Komisioni i Zgjedhjeve thotë se janë hapur 90% e kutive të votimit, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu deklaron se janë hapur 99% e kutive të votimit.

"Në përgjithësi, ekziston një manipulim shumë serioze këtu. Ky është një manipulim i qartë, “tha ai, duke argumentuar se agjencia e lajmeve ka manipuluar rezultatet e referendumit para se rezultatet zyrtare të shpallen.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krizë për patatina, një pako kushton 12 dollarë

Posted: 16 Apr 2017 01:36 PM PDT

Japonia po përballet me një krizë për patatina, pasi nuk ka furnizim dhe cmimi i tyre është shumë i lartë. Kompania më e madhe e prodhimit 'Calbee' ka lajmëruar se do të ndërpriten shitjet për shkak të prodhimit të ulët në zonën kryesore, Hokkaido.

Për këtë arsye, cmimet e patatinave kanë arritur një cmim shumë të lartë ku një pako kushton 12 dollarë. Në rrjete sociale, janë publikuar fotografi të rafteve bosh në supermarkete, të cilat janë bërë virale.

Edhe pse nuk janë ushqim i shëndetshëm, në Japoni renditet si ushqimi i parë i shpejtë dhe mungesa e tyre përbën problem për popullin.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç kërkon nga Putini sistemin anti-raketor S-300

Posted: 16 Apr 2017 01:35 PM PDT

Serbia ka nevojë për dy divizione të sistemit anti-raketor tokë-ajër rus S-300 për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Një blerje e mundshme e tyre është duke u diskutuar me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Vuçiç u tha gazetarëve të dielën se ai ka biseduar personalisht për blerjen e S-300 me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko.

"Nuk ka asnjë marrëveshje në lidhje me S-300. Është diskutuar për to gjatë bisedime me presidentin Putin. Gjithashtu, ne kemi diskutuar edhe me Presidentin Lukashenko", tha ai.

Në janar, ministri serb i Mbrojtjes Zoran Djordjevic gjithashtu përmendi se Beogradi ka planifikuar për të hapur negociatat për blerjen e sistemeve anti-raketave me Bjellorusinë.

Sa për arritja e një marrëveshje të tillë me Moskën, nuk ka pasur deklarata zyrtare nga zyrtarët serbe ose rusë për këtë çështje. Vuçiç vizitoi kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, në fund të janarit, dhe Moskën në dhjetor, kur ai ishte ende kryeministër i Serbisë.

"Për ne do të ishte jetike që të kishim dy divizione të tilla (S-300), të cilat do të ishin një zgjidhje për shumë vite në vijim", tha Vuçiç.

Presidenti serb komentoi edhe në një raport të kohëve të fundit në media duke pretenduar se Rusia i kishte shitur sistemin S-300 Kroacisë.

“Ne nuk kemi informata se Kroacia është në posedim të S-300. Në përgjithësi, nuk mund të fshihet një gjë e tillë. Kjo nuk është një gjilpërë “, tha Vuçiç.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqi, KQZ vendim të paprecedentë: Llogarit të vlefshme votat e pavulosura

Posted: 16 Apr 2017 01:22 PM PDT

Më herët ishte edhe kryeministri i vendit Binali Jildirim që mbajti fjalimin e parë të fitores para mijëra mbështetësve që valëvisnin flamuj dhe pankarta në duar. 

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu gjithashtu përshëndeti fitoren sipas tij të lindjes së turqisë së re. Por opozita kryesore, Partia Popullore Republikane ka thënë se do të kërkojë rinumërim të pjesshëm ose 40 për qind të votave, me argumentin se gjatë procesit kanë ndodhur akte të paligjshme dhe se ka pasur deri në 2.5 milionë fletëvotime problematike”.

Partia pro kurde Popullore Demokratike gjithashtu pohoi se kishin informacione për manipulime të tre deri në katër për qind të votave. Të dyja palët thanë se do të apelojnë rezultatin.

Në një veprim të paprecedentë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se votat e pavulosura nga zyrtarët do të llogariten si të vlefshme deri në momentin kur të verifikohet manipulimi.

Mbështetësit e Erdogan mbushën rrugët e Stambollit, pavarësisht se rezultati është i ngushtë dhe se ky rezultat për analistët tregon një rënie të popullaritet të Erdogan.

Votimi do të zëvendësojë demokracinë parlamentare të  Turqisë me një presidencë ekzekutive që i jep mundësi Erdogan të qëndrojë në pushtet deri në vitin 20029.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deklarata lufte mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara

Posted: 16 Apr 2017 01:17 PM PDT

Zv/presidenti i SHBA Mike Pence konfirmoi marrëdhënien e ngushtë me Korenë e Jugut, duke deklaruar se aleanca mes dy vendeve më e fortë se kurrë.

Fjalët e Pence erdhën gjatë një vizite të tij në trupat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut dhe menjëherë pasi Koreja e Veriut kërcënoi duke lëshuar një raketë testuese.

Pence: Në të gjithë botën kjo është një kohë sfidash, por vecanërisht në zonën e Azisë lindore. Dua t’iu siguroj edhe në emrin e presidentit Trump se aleanca jonë me Korenë e Jugut nuk ka qenë asnjëherë më e fortë se sa tani, dhe jemi të vendosur për ta përforcuar edhe më shumë.

Mike Pence po viziton Korenë e Jugut që është edhe ndalesa e parë e tij në një udhëtim të programuar në Azi. Ndërkohë Koreja e Veriut deklaroi se nuk i frikësohet aspak luftës pas rritjes së tensioneve mes dy Koreve dhe afrimin e aeroplan-mbajtëseve amerikane me bregdetin e Koresë së veriut.

 Për sa i përket raketës testuese të Koresë së Veriut, komanda amerikane në zonën e paqësorit-aziatik konfirmoi se ajo shpërtheu menjëherë pas lëshimit, pak orë përpara se zv/presidenti i SHBA Mike Pence të mbërrinte në Korenë e Jugut, ku në qendër të bisedimeve është kërcënimi me anë të programit të zhvillimit të armëve nga ana e Koresë së Veriut.

Sakaq "Sunday Times" shkruan se Donald Trump është gati të godasë komplekset bërthamore të Koresë së Veriut, duke cituar këshilltarë të ngushtë ushtarakë të presidentit amerikan. Sipas këtyre burimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fuqi të neutralizojë programin bërthamor  të vendit komunist, e mund të ndërmarrë edhe ndonjë sulm paraprak.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqit ndryshojnë sistemin politik të vendit

Posted: 16 Apr 2017 01:14 PM PDT

Turqit kanë ndryshuar të ardhmen e tyre në referendumin historik që kthen vendin nga republikë parlamentarë në republikë presidencial. Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, kampi pro ndryshimeve kushtetuese ka fituar me 52.7 për qind të votove kundrejt atij kundër me 47.3 për qind.

Opozita ka akuzuar për parregullsi në proces dhe ka paralajmëruar se nuk do të pranojë rezultatin deri sat ë provohet e kundërta.

Mbështetësit e Erdogan argumentojnë se presidenca ekzekutive do të modernizojë vendin, kurse kundërshtarët thonë se gjithçka bëhet me qëllim centralizimin e pushtetit në duart e Rexhep Taip Erdogan. 55 milionë njerëz votuan në 167,000 vendvotime dhe pjesëmarrja sipas mediave ka qenë e lartë, kurse mbarëvajtja jo.

Tre persona humbën jetën në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir. Mediat thonë se motiv ishte një mosmarrëveshje për çështje vote, por kjo krahinë me shumicë kurde ehste e trazuar prej më shumë se dy vitesh, që pas prishjes së armëpushimit në 2015.

I ardhur  94 vjet pas themelimit të Turqisë moderne nga Mustafa Qemal Ataturku, referendumi është një votë historike që mund të ndikojë në marrëdhëniet me Perëndimin, në procesin e paqes me kurdët dhe dinamikën brenda shoqërisë.

Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar se pas referendumit do të rishikojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke lënë të kuptohet se mund të tërhiqet.

Ai ka akuzuar Brukselin për zvarritje të procesit dhe padrejtësi në drejtim të popullit të tij. Presidenti turk gjithashtu ka premtuar rikthimin e dënimit më vdekje, deklaratë e cila ka shqetësuar shumë perëndimin. 47,000 njerëz janë burgosur dhe 120,000 të tjerë janë pezulluar ose shkarkuar nga puna që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Modelja dhuron skena nudo për Pashkë

Posted: 16 Apr 2017 01:08 PM PDT

Modelja e Victoria Secret, Adriana Lima ka sjellë disa skena nudo për festën e Pashkëve.

35-vjecarja ka realizuar një video shumë provokuese për revistën LOVE, ku zhvishet në dush duke ngrënë në mënyrë joshëse një lepurush prej cokollate.

LOVE është e njohur për kalendarin e përvitshëm që bën me emra të njohur si Gigi Hadid apo Kendall Jenner për të uruar festat e të krishterëve.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more