Skip to main content

Ora News: “Arrestohen në Yzberisht tre persona për drogë, njëri shtetas grek” plus 9 more

Ora News: “Arrestohen në Yzberisht tre persona për drogë, njëri shtetas grek” plus 9 more


Arrestohen në Yzberisht tre persona për drogë, njëri shtetas grek

Posted: 24 Apr 2017 11:46 PM PDT

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa personi i tretë u vu në pranga për përkrahje të autorëve. Operacioni u zhvillua në zonën e Yzberishtit, ndërsa mes personave të arrestuar është edhe një 29-vjeçar, shtetas grek, por me banim në Sarandë.

Të arrestuarit janë: 

-Kaman Lumani, 28 vjeç, banues në Përmet

-Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, shtetas grek, banues në Sarandë

– Mariglen  Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan

Policia sqaron se: "Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një operacioni në zonën e Yzberishtit, për kapjen e tyre bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët e narkotikëve në D.V.P.Tiranë. Kaman Lumani dhe shtetasi grek kanë qënë të shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim”,  dhe  strehoheshin në banesën  e marrë me qira nga shtetasi Mariglen  Coha i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë ku ishin strehuar këta dy shtetas u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi rreth 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa”, si dhe tre telefona celular.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveria greke privatizon portin e Selanikut

Posted: 24 Apr 2017 11:34 PM PDT

Qeveria greke ka avancuar në një tjetër privatizim, kësaj here të portit të dytë më të madh të vendit, atë të Selanikut.

Fondi i shfrytëzimit të aseteve publike shpalli fitues të tenderit përkatës një konsorcium, që do të paguajë për blerjen e 67% të aksioneve të portit, një shumë prej rreth 232 milionë eurosh.

Konsorciumi përbëhet nga një kompani gjermane, një greke dhe një franceze.

Në fakt, vlera totale e marrëveshjes arrin në 1,1 miliardë euro dhe përfshin ndërmjet të tjerash, detyrimin për 180 euro investime për shtatë vitet e ardhshme, si dhe të ardhurat që do të futen si taksa në buxhetin e shtetit.

Kontrata e dhënies me koncesion do të përfundojë në vitin 2051.

Ky është porti i dytë i madh që privatizohet në Greqi, pas atij të Pireut që iu dha vitin e kaluar gjigandit kinez, Cosco për 370 milionë euro.

Edhe pse qeveria e kryesuar nga Aleksis Tsipras deklarohet në mënyrë konstante kundër privatizimit të aseteve publike, është e detyruar të zbatojë planin e privatizimeve që ajo e kundërshtonte me kaq forcë kur ishte në opozitë.

Në një përpjekje për të ndryshuar këtë ndryshim 180 gradësh të qëndrimit të tij, zoti Tsipras i ka justifikuar privatizimet me faktin se sipas tij ofertat janë përmirësuar dhe se të ardhurat nga shitja e aseteve do të përdoren për projektet e mbështetjes sociale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rriten tensionet, nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

Posted: 24 Apr 2017 11:27 PM PDT

Një nëndetëse amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut për shkak të rritjes së tensioneve pasi Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të kryej testin e gjashtë bërthamor. 

Koreja e Veriut po feston përvjetorin e 85-të të themelimit të ushtrisë

Ndërsa përvjetorët e kaluara ky vend i ka shënuar duke bërë testimin e raketave.

Gjatë javëve të fundit, tensionet janë rritur në gadishullin Korean, ndërsa SHBA dhe Koreja e Veriut shkëmbejnë "retorikë të nxehtë".

Ndërkohë të gjithë Senatit të SHBA-së i është kërkuar të marrë pjesë në një konferencë për Korenë e Veriut të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Elton John pëson infeksion bakterial potencialisht vdekjeprurëse

Posted: 24 Apr 2017 11:17 PM PDT

Këngëtari Elton John pësoi një infeksion bakterial, potencialisht vdekjeprurës gjatë një turneu, duke e detyruar atë të kalonte dy netë në kujdesin intensiv dhe të anulonte koncertet në SHBA, thotë menaxheri i tij, shkruan BBC.

Këngëtari u sëmurë në fund të një turneu në Amerikën e Jugut javën e kaluar, duke kërkuar që ai të kthehej në Britani të Madhe për trajtim urgjent.

Nëntë koncerte që do të organizoheshin në Las Vegas dhe Kaliforni gjatë dy javëve të ardhshme janë anuluar.

Sir Elton tani është duke qëndruar në shtëpi. Një deklaratë nga menaxheri i tij u tha se lloji i infeksioneve ishte 'i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurëse'.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Le Pen dorëhiqet nga drejtimi i partisë: Do jem mbi palët politike

Posted: 24 Apr 2017 10:39 PM PDT

Kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen ka njoftuar dorëheqjen si udhëheqëse e partisë Fronti Kombëtar.

Kjo lëvizje e saj vjen vetëm një ditë pasi ajo arriti të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, ku do të përballet me kandidatin e qendrës Emmanuel Macron, shkruan BBC.

Le Pen tha për Televizionin francez se duhej të ishte një kandidate mbi palët politike.

“Sonte vendosa që të lë presidencën e Frontit Kombëtar. Unë do të jem mbi konsideratat partiake", deklaroi Le Pen për televizonin France 2.

Sondazhet e opinionit thonë se Macron është favorit i fortë në raundin e dytë, por Le Pen tha: "Ne mund të fitojmë, ne do të fitojmë".

Ajo i tha televizionit France 2 se Franca po i  afrohej një momenti vendimtar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA sanksione zyrtarëve sirianë për sulmin kimik

Posted: 24 Apr 2017 10:27 PM PDT

Qeveria amerikane ka njoftuar se ka vendosur "sanksione gjithpërfshirëse" për zyrtarët e qeverisë siriane, në përgjigje për sulmin me gaz sarin ndaj civilëve, të kryer nga forcat e presidentit Bashar al-Assad, më herët gjatë prillit.

Departamenti amerikan i Thesarit, më 24 prill, ka urdhëruar ngrirjen e pasurisë në SHBA të 271 punonjësve të Qendrës Studimore Shkencore të Sirisë (SSRC).

Sanksionet gjithashtu do të bëjnë të paligjshëm për çdo person apo biznes amerikan që punon me këta 271 individë.

Departamenti i Thesarit ka thënë se SSRS është përgjegjës për prodhimin e armëve kimike dhe Uashingtoni mendon se ato janë përdorur në sulmin e 4 prillit.

Sulmi i dyshuar kimik ka vrarë 87 njerëz në provincën Idlib.

"Këto sanksione gjithpërfshirëse kanë për cak Qendrën Shkencore që ka mbështetur diktatorin Bashar al-Assadm në sulmin e tmerrshëm kimik ndaj civilëve të pafajshëm", ka thënë Sekretri i Thesarit, Steven Mnunin.

Ai ka thënë se sanksionet janë "mesazh i fortë" që Uashingtoni do të "mbajë përgjegjës të gjithë regjimin e Assadit".

Më 7 prill, SHBA sulmoi me raketa një bazë ajrore siriane, në përgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fleckenstein dhe Mcallister sot në Tiranë, vijnë me draft marrëveshje

Posted: 24 Apr 2017 10:07 PM PDT

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister vijnë sot në Tiranë, në përpjekje për të sjellë normalitetin politik në Tiranë.

Dy negociatorët të cilët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh, do të zhvillojnë sot takime me palët politike.

Ata do të ulen në tyrezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t'ia prezantojnë Ramës dhe Bashës.

Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Më pas ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën. Pas takimit me liderët e koalicionit qeverisës, takimi i radhës do të jetë me Kryetarin e partisë Politike, Lulzim Basha.

Burime për Ora News, thonë takimi mes zotit Basha dhe David McAllister është i konfirmuar ndërkohë që ka paqartësi për praninë në këtë takim të eurodeputetit Fleckenstein

Nga ky takim do të varet shumë në lidhje me zgjidhjen e krizës pasi mbetet për t'u parë qëndrimi i europarlamentarëve për sa i përket kërkesave të opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Nga rezultati i këtyre takimeve do të varet edhe vazhdimi i negociatave me dy deputetët evropianë si ndërmjetës, Fleckenstein dhe McAllister, përpara se ata të lënë Shqipërinë mëngjesin e të mërkurës, ndërkohë që po shkon drejt skadimit edhe 29 prilli, afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për deputet nga partitë politike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pheniani, SHBA: Nëse kryejnë test të ri bërthamor, nuk përjashtohet sulmi

Posted: 24 Apr 2017 01:34 PM PDT

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, nuk përjashton mundësinë e një ndërhyrje amerikane kundër Koresë së Veriut nëse Pheniani do të kryejë një tjetër provë bërthamore.

“Ne nuk do të bëjmë asgjë nëse nuk na japin shkak", tha ajo duke iu referuar sulmit mbi një bazë ushtarake amerikane, apo përdorimit të një raketë balistike ndërkontinentale.

"Nëse Koreja e Veriut do të bëjë testin e gjashtë bërthamore, atëherë Presidenti Donald Trump do të hyjë në fushë dhe të vendosë se çfarë do të bëjë.”

Ambasadorja amerikan përgëzoi përpjekjen e Kinës për të vënë nën presion Korenë e Veriut për ndalimin e testeve të raketave.

Ajo e quajti ai liderin korean Kim Jong-un si të paqëndrueshëm dhe paranojak.

Për arrestimin e një qytetari amerikan në Penian gjatë fundjavës së kaluar, Haley deklaroi se Koreja e Veriut përdor arrestimet si “mjet negociues” me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Presidenti Trump në takimin me Ambasadorët e 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka kërkuar që Kombet e Bashkuara të tregojnë gatishmëri për të vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Harito: Shtyrja e zgjedhjeve dhe qeveria teknike pretekste për PD-në

Posted: 24 Apr 2017 01:24 PM PDT

Ministrja e Inovacioni Milena Harito e ftuar në "Tonight Ilva Tare" shprehet se shtyrja e zgjedhjeve dhe qeveria teknike janë pretekste të Partisë Demokratike nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Ndërsa Edith Harxhi thotë se flitet për një shumë prej 9.5 miliardë eurosh të ardhura nga kanabisi, shifër kjo shumë më e lartë ngase është thënë deri më tani.  

Pjesë nga biseda: 

Harito: Si qeveria teknike, si shtyrja e zgjedhjeve janë pretekste të frikës së Partisë Demokratike nga humbja. Çdo njeri që ka marrë pjesë në parti politike e di shumë mirë që zgjedhjet fitohen në terren, fitohen në takime me njerëzit dhe kur ke një ekip dhe një program për t'i bindur zgjedhësit.

Çdo shtyrje e zgjedhjeve dhe çdo tentativë për një të ashtuquajtur qeveri teknike që askush deri më sot nuk ka thënë se çfarë do të bëjë. Çfarë mund të bënte një qeveri teknike kur hyjmë në zgjedhje me një kod zgjedhor që është i njëjtë me atë të vitit 2013. Për fat të keq, Lulzim Basha në asnjë nga pozicionet ku ka qenë nuk ka mundur të ndërtojë asgjë.

Harxhi: Në qoftë se hyjnë forcat politike në zgjedhje, dakord. Shuma thuhet në korridore të ndryshme që brenda një viti nga kanabisi 9.5 miliardë euro. E kuptoni? Ju flisni për punësimin. Në qoftë se raporti i BBC-së është raport korridoresh, jemi në rregull.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protesta, Basha: Paralajmërim se s’ka zgjedhje pa opozitën, dialogojmë

Posted: 24 Apr 2017 01:22 PM PDT

Protesta e sotme sipas Lulzim Bashës ka shërbyer si një paralajmërim se pa opozitën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje në Shqipëri.

Basha i është bashkuar sërish çadrës së lirisë gjatë orëve të vona të mbrëmjes ku ka shprehur dhe vullnetin dhe gatishmërinë për dialog mes palëve për të gjetur zgjidhje për krizën politike, por pa u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike.

Basha: Nuk ka munguar aspak vullneti dhe vendosmëria për ta zgjidhur krizën e thellë politike përmes një dialogu me kundërshtarët tanë politik, dialog i cili ka një temë: Qeveri teknike dhe mandatin e kësaj qeverie për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por nëse ky vullnet mungon nga ana tjetër sot kanë vetëm provën e parë, vetëm paralajmërimin e parë se në këtë vend zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur kurrë. Votime të diktuara nga krimi, droga dhe qeveria e kapur prej tyre nuk do të lejojmë. Kjo është kategorike dhe e pandryshueshme. Ndaj le të marrim me vete gëzimin e përligjur për forcën dhe besimin e rigjetur të një populli të tërë për të qëndruar përballë një pakice kriminale, oligarkësh, kriminelësh dhe pushtetarësh të korruptuar. Forcë e cila buron nga tabani i drejtë i kërksave dhe kauzës popullore. Duke qëndruar mbi këtë taban, fuqimisht pa asnjë tërheqje nga kjo kauzë e drejtë popullore, me forca të shumëfishuara marshojmë të sigurt drejt Republikës së re, Republikës së çdo qytetari shqiptar.

Kreu i opozitës falenderoi të gjithë qytetarët të cilët iu bashkuan protestës, duke bllokuar për një orë qarkullimin e automjeteve.

Basha: Ka qenë një ditë e gjatë e lodhshme, por absolutisht e sukseshme për opozitën, qytetarët shqiptarë dhe lavdishme për këtë lëvizje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Falenderoj ata mijëra qytetarë që morën pjesë në aksionin popullor dhe paralajmërimin dhe provën e vendosmërisë sonë për ti shkuar deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qindra dhe mijëra vranë frikën dhe u bashkuan me ne, të djathtë dhe të majtë. Koha po vjen ta kurorëzojmë këtë lëvizje me fitoren që gjithë shqiptarët presin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more