Skip to main content

Mesazhi.com: “Vendimi i ri i Gjykatës Speciale, edhe një hap më afër ngritjes së aktakuzave” plus 9 more

Mesazhi.com: “Vendimi i ri i Gjykatës Speciale, edhe një hap më afër ngritjes së aktakuzave” plus 9 more


Vendimi i ri i Gjykatës Speciale, edhe një hap më afër ngritjes së aktakuzave

Posted: 24 Apr 2017 09:29 AM PDT

Gjykata Speciale të mërkurën do të shpalos vendimin në lidhje me kushtetutshmërinë Rregullores së Procedurës dhe të provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Rregullorja hyn në fuqi 7 ditë pasi Dhoma e Specializuar ta thotë fjalën e saj rreth kushtetutshmërisë. Pastaj, Prokuroria është e gatshme të ngris aktakuzat.

Më poshtë është njoftimi i fundit i Dhomaave të Specializura.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë vendimin mbi

Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 26 prill 2017

Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kryegjykatësja do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht. Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje, dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.

Shpejtë më pas, përmbledhjen e aktvendimit do të mund ta gjeni në faqen e Dhomave të Specializuara në internet.

The post Vendimi i ri i Gjykatës Speciale, edhe një hap më afër ngritjes së aktakuzave appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: BE-ja s’ka lidership dhe vizion, projekti i Serbisë së Madhe po funksionin nën hundën e tyre

Posted: 24 Apr 2017 09:26 AM PDT

Presidenti Thaçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, që i kishte dhënë pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiqin.

Hahn, i cili njihet për afërsinë e tij më politikanët në Serbi, kishte thënë se në këtë mënyrë nuk mund të bëhet presion ndaj Bashkimit Evropian.

"Do të doja të shpreh zhgënjimin tim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Mesazhe të tilla mund të shihen si ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe që ndjellin ndryshime të kufijve", kishte thënë Johanes Hahn.

Por, Thaçi ia ka kthyer duke thënë se fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e ka thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

"Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t'ia dijë fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000. Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së", ka shkruar presidenti Thaçi, transmeton Telegrafi.

Ky është reagimi i plotë i tij:

"Komisioneri Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë, paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t'i bëhet presion me deklarata të tilla.

Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën. Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t'ia dijë fare.

Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000. Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së.

Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran", ka shkruar Thaçi.

The post Thaçi: BE-ja s'ka lidership dhe vizion, projekti i Serbisë së Madhe po funksionin nën hundën e tyre appeared first on Mesazhi.com.

Komunizmi në Shqipëri: “Ndërtimi i njeriut të ri komunist” – Panel nga studiuesit shqiptarë në Stamboll

Posted: 24 Apr 2017 08:28 AM PDT

Në sallën e konferencave të "İstanbul Şehir University" në Stamboll, pasditën e së shtunës u mbajt paneli me temën "Komunizmi në Shqipëri: Ndërtimi i njeriut të ri komunist". Studentë dhe studiues të rinj shqiptarë shprehën pikëpamjet e tyre në lidhje me regjimin komunist në Shqipëri dhe pasojat shumëdimensionale që la ai në shoqërinë shqiptare.

Në kumtesën e tij, Blerim Halili vlerësoi rrethanat historike dhe sociale të depërtimit të komunizmit në Shqipëri si dhe faktorët që, sipas tij, ndikuan në fitoren e regjimit të diktaturës komuniste. Ai po ashtu bëri një rezyme të ndarjeve kryesore politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe të orientimeve kryesore konceptuale dhe ideologjike. Në lidhje me komunizmin si koncept politik, duke iu referuar disa autorëve, tha se ai duhet vlerësuar në kuadër të rrymave tjera politike që janë zhvilluar tek ne historikisht dhe se ai, për shkak të shumë arsyeve konceptuale dhe praktike, nuk është vazhdimësi e nacionalizmit shqiptar dhe traditës politike të tij.

Ndërsa Alkida Lushaj, shqyrtoi konceptin marksist, atë leninist dhe atë stalinist mbi "njeriun e ri" dhe prezantoi të gjeturat nga hulumtimi mbi mënyrat që ka përdorur regjimi komunist për ndërtimin e "njeriut të ri", përfshirë arsimin, edukimin, bindjen, detyrimin dhe ndëshkimin, që rezultoi me transformime të gjera sociale, politike dhe kulturore. Ajo analizoi edhe arsyet që ndikuan tek regjimi për të ndërtuar njeriun e ri, tek i cili "duhej mishëruar tipare të forta komuniste në mënyrë që të mundësonte zhvillimin dhe ndërtimin me themele të forta të socializmit". Lushaj, përmes skemave dhe intervistave paraqiti raste mbi mënyra e detyrimit dhe ndëshkimit dhe mënyrat e eliminimit të figurave të rëndësishme shkencore dhe politike gjatë asaj periudhe.

Në pjesën e dytë të panelit, nga pjesëmarrësit u shtruan tema të ndryshme për diskutim, si: fillet e demokracisë në Shqipëri dhe sfidat e saj, "anët pozitive" të regjimit, mënyrat e prezencës së sotme të mendësisë komuniste në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, e të tjera. Paneli u organizua nga Nisma për Afirmim të Mendimit./NAM

The post Komunizmi në Shqipëri: “Ndërtimi i njeriut të ri komunist” – Panel nga studiuesit shqiptarë në Stamboll appeared first on Mesazhi.com.

Serwer: Mungesa e perspektivës po i nxit deklaratat për “Shqipërinë e Madhe”

Posted: 24 Apr 2017 05:17 AM PDT

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, Baltimore, analizon deklaratat e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbi mundësin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nëse BE-ja mbyll derën e integrimit për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor.

Sipas Serwer-it, ka dy mënyra për të kuptuar se çfarë tha Rama.

Njëra është se kjo është një deklaratë analitike se mungesa e perspektivës evropiane mund të forcojë dëshirën e shqiptarëve për të formuar një hapësirë të unifikuar në Ballkan, dhe unë mendoj se kjo është reale. Është fakt se perspektiva evropiane parandalon të gjitha vendet e Ballkanit për të bërë atë që kanë bërë në vitet e nëntëdhjeta dhe kjo është përpjekja për të bashkuar grupet etnike, edhe me koston e vrasjeve masive dhe gjenocidit ndaj grupeve të tjera etnike. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me një deklaratë analitike, siç e kuptoj në përgjithësi. Unë nuk e kuptojë këtë si diçka që ai (Rama) dëshiron për ta arritur. Përkundrazi, mendoj se është plotësisht e qartë se ai nuk dëshiron që kjo të ndodhë dhe unë nuk njoh dikë në Prishtinë dhe Tiranë, i cili dëshiron të jetë një politikan në një "Shqipëri të Madhe", shkruan newsweek, raporton Zeri.info Nuk do të kishte vend për të gjithë këta politikanë në "Shqipëri të Madhe", prandaj asnjëri prej tyre realisht nuk dëshiron që bashkimi të ndodhë.

Unë mendoj se në fakt çdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë në këtë moment në Ballkan do të çonte në një riorganizim të përgjithshëm i cili nuk mund të bëhet në mënyrë të qetë dhe do të çonte në një dozë të madhe të dhunës, ku të gjithë do të pendoheshin. Unë mendoj se ka shumë frustrime, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, për shkak se procesi i zgjerimit evropian po ecën ngadalë. Por është fakt se vendet e Ballkanit nuk kanë bërë sa duhet sa i përket reformave politike dhe ekonomike, aq sa Brukseli dhe Uashingtoni do të dëshironin.

Mua më duket se këtu ka vend për një lloj të marrëveshjes dhe kjo duhet të jetë, "le ta bëjmë këtë proces të anëtarësimit real dhe të bëjmë reforma realiste ekonomike dhe politike". Kjo është, sipas mendimit tim, një marrëveshje shumë e mirë, por ajo është shumë e vështirë të arrihet në rrethanat aktuale për shkak të rrethanave të vështira në kuadër të Bashkimit Evropian, sepse kemi Brexit-in dhe zgjedhjet në Francë që mund të sjellin në pushtet ata që kundërshtojnë Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian është në telashe të mëdha, në qoftë se mund të shprehem kështu, që të mund të përmbush aspiratat e njerëzve në Ballkan.

Njerëzit në Ballkan, udhëheqja politike në Ballkan, nuk ndjenë se nga Brukseli po merr atë që pret për të vazhduar me reformat shumë të rënda politike dhe ekonomike. Ne jemi në një moment shumë të vështirë, por kjo në fund do të tejkalohet. Ekonomia evropiane ka filluar të rimëkëmbet dhe me kalimin e kohës ne do të shohim një ndryshim të madh të qëndrimit, në varësi të asaj se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në Francë dhe në Gjermani. Por unë shpresoj në ruajtjen e perspektivës evropiane dhe ruajtjen e vullnetit të liderëve politik në Ballkan për të zbatuar reformat politike dhe ekonomike.

Këto kërcënime natyrisht mund të rrëshqasin nga duart dhe mund të çojnë në zhvillimet fatkeqe politike. Unë mendoj se të gjithë në Ballkan janë shumë të vetëdijshëm se retorika nacionaliste në të kaluarën solli vetëm tragjedi. Nëse njerëzit e mbajnë këtë në mend, atëherë do të vetëpërmbahen. Por fakt i thjeshtë është se në qoftë se një perspektivë evropiane nuk është në dispozicion, disa gjëra të këqija do të mund të ndodhin në Ballkan dhe duhet vepruar mbi këtë bazë.

The post Serwer: Mungesa e perspektivës po i nxit deklaratat për “Shqipërinë e Madhe” appeared first on Mesazhi.com.

Vaksinimi i fëmijëve në Kosovë – nga më të mirët në botë

Posted: 24 Apr 2017 05:12 AM PDT

Përfshirja me imunizim në Kosovë ka arritur në shkallën 95% dhe kjo e bën Kosovën të radhitet në mesin e shteteve më të suksesshme në botë sa i përket vaksinimit të fëmijëve.
Kështu u tha sot në fillimin e shënimit të Javës së Imunizimit në Prishtinë, e cila synon të promovojë përdorimin e vaksinave për t'i mbrojtur njerëzit ë të gjitha moshave me theks në nevojën për të rritur ndërgjegjësimin e hartuesve të politikave, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe kujdestarëve si dhe popullatës më të gjerë për rëndësinë e imunizimit në mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet parandaluese.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se imunizimi kursen shumë jetë për çdo vit. "Kjo është arritje e madhe në fushën e shëndetit publik, kjo është e arritur e madhe edhe në Kosovë….Në bazë të raporteve, një numër i madh i fëmijëve janë të vaksinuar në Kosovë. Jemi duke punuar në përfshirje edhe më të madhe në vaksinim i fëmijëve të grupeve të cenueshme, posaçërisht të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, tha ai.

Padyshim, theksoi ai, sukseset e arritura në këtë program janë rezultat i punës dhe angazhimit të IKShPK, menaxherëve të institucioneve shëndetësore dhe profesionistëve shëndetësor. "Gjithsesi kjo e arritur nuk mund të mendohej edhe pa bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me prindërit që kujdesen për t'i vaksinuar fëmijët. Padyshim, se programi është i suksesshëm duke ju falënderuar përkrahjes së partnerëve tonë, UNICEF-it dhe OBSh-së".

Ministri Rrahmani tha se Ministria e Shëndetësisë, ka prioritet programin e vaksinimit dhe një nga prioritetet për këtë vit është hartimi i planit strategjik për programin e imunizimit. "Ky plan është edhe në planin e veprimit të qeverisë për vitin 2017. Plani është në përputhje me kornizat dhe rekomandimet globale, bazohet në dokumentin që është hartuar me përkrahjen e ekspertëve të UNICEF-it, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar takim me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit, autoritetet lokale, për të përforcuar bashkëpunimin dhe koordinimin në ofrimin e shërbimeve në nivel lokal, duke identifikuar dhe vaksinuar grupet me të cenueshme, gjatë programit të rregullt dhe javës së imunizimit", tha Ministri Rrahmani.

Zëvendësshefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju imunizimi është një nga nismat më të suksesshme të shëndetit publik dhe programet shëndetësore me kosto më efektive. "Vaksinat kanë efekt në ruajtjen dhe mbrojtjen e fëmijëve. Çdo vit, imunizimi shmang rreth 2-3 milionë vdekje të fëmijëve nga sëmundjet vdekjeprurëse që i prekin fëmijët në mënyrë jo-proporcionale (të dhënat e Imunizimit Global 2012, të OBSH & UNICEF)". Ai theksoi nevojën për rritjen e shkallës së përfshirjes në imunizim të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. "Megjithatë, mbulimi i imunizimit mbetet shumë më i ulët në mesin e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, ku më pak se një e treta e fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë 24-35 muajsh janë plotësisht të imunizuar (30%) (MICS 2014). Konsiderohet se një nga arsyet për mbulimin e ulët të imunizimit është si pasojë e mungesës së njohurive dhe ndërgjegjësimit për pasojat shëndetësore tek fëmijët që nuk vaksinohen", tha ai, duke shtuar se UNICEF mbështet prokurimin e vaksinave për Programin e Zgjeruar të Imunizimit, pa përfitim, sipas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Memorandumit të Mirëkuptimit.

Ushtruesja e Detyrës së shefes së Zyrës së OBSh-së në Kosovë, Ardita Tahirukaj, tha se imunizimi është thelbësor për arritjen e prioriteteve të zhvillimit. Ajo theksoi gjithashtu se zgjerimi i qasjes në imunizim është vendimtar për arritjen e Qëllimeve të Zhvlillimit të Qëndrueshëm…

Tahirukaj theksoi se punonjësit shëndetësor luajnë rol kyç në promovimin e vaksinimit, ndërsa prej vitit 2010-2015, vaksinat kanë parandaluar së paku 10 milionë vdekje në botë.

Naser Ramadani, drejtor ekzekutiv i IKSHP-së, tha se për të zvogëluar shkallën e lartë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, objektivi kryesor i Programit të Zgjeruar të Imunizimit është arritja e shkallës së lartë të përfshirjes me vaksinim të rregullt sidomos te fëmijët e grup-moshës 0 deri 12 muaj. "Viteve të kaluara përfshirja me imunizim në Kosovës është ngritur në 95% që është përfshirje e lartë që na bën të radhitemi mes shteteve më të suksesshme në botë", tha Ramadani. Ai theksoi se falë vaksinimit, Kosova nuk ka sot paraliza të fëmijëve nga 1981, nuk ka difteri nga 1981, tetanos neonatal nga 1998 si dhe ka përqafuar Programin e Eliminimit të Fruthit dhe Rubellës kongjenitale.

Doajeni i imunizimit në Kosovë, profesori Jusuf Dedushaj tregoi për historikun e vështirë nëpër të cilin ka kaluar ky proces dhe sukseset e mëdha që janë arritur, falë profesionistëve shëndetësor dhe bashkëpunimit me prindërit, duke eliminuar sëmundje vaksinë preventabile.

Kurse, drejtoresha e Departamentit të Epidemiologjisë (IKSHP), njëherësh koordinatore e Programit të Imunizimit, Isme Humolli prezantoi Planin shumë vjeçar për programin e imunizimit 2017-2021 dhe të dhënat për përfshirjen në vaksinim 2015 dhe 2016.

Ajo tha se duke respektuar faktin që secili fëmijë meriton fillimin e shëndetshëm të jetës është e udhës që shtetet të shfrytëzojnë Javën e Imunizimit për të përforcuar sistemin e tyre të imunizimit , ngritjen e vetëdijes si të kujdestarëve të fëmijëve, punëtorëve shëndetësor dhe vendimmarrësve.

Po sot, për punëtorë shëndetësor që kanë dhënë kontribut të çmuar në Programin e Imunizimit në Kosovë u ndanë mirënjohje nga Ministria e Shëndetësisë.

Java e Imunizimit është organizuar nga MSh në bashkëpunim me IKSHP-në, UNICEF-in dhe partnerë të tjerë nga sektori qeveritar dhe jo-qeveritar në Kosovë.

The post Vaksinimi i fëmijëve në Kosovë – nga më të mirët në botë appeared first on Mesazhi.com.

Qyteti Dera’a në Siri është kthyer në një gërmadhë nga regjimi i Asadit

Posted: 24 Apr 2017 03:51 AM PDT

Qendra e qytetit Dera, i cili ndodhet në jug të Sirisë dhe që është kthyer në një gërmadhë për shkak të bombardimeve intensive të regjimit të Asadit, është filmuar nga ajri nga ekipi i Anadolu Agency (AA).

Ekipi i AA ka filmuar nga ajri me anë të një droni, ndërsa ka nxjerrë në pah rrënimin në jug të qytetit dhe rrugën që mban emrin Jordani.

Shtëpitë, godinat qeveritare, shkollat dhe furrat e shembura krejtësisht, tregojnë përmasat e bombardimeve të regjimit të Asadit.

Në pamje duken qartë rrugët me tym dhe pluhur të shkaktuara nga godinat e prishura për rreth, një makineri pastrimi dhe një motoçikletë që kalon në mesin e gërmadhave.

Në pamjet e një “qyteti fantazmë” tabela “Velid Kafe dhe Market” e ndodhur poshtë një godine 3 katëshe të prishur është një tjetër detaj që bie në sy.

Shkatërrim masiv në 3 muaj

Forcat e regjimit të Asadit, me qëllim marrjen nën kontroll të qytetit, kanë zhvilluar sulme dhe bombardime intensive prej 3 muajsh.

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga parlamenti vendor, thuhet se 70 për qind e këtij qyteti është kthyer në gërmadhë.

Civilët janë detyruar të shkojnë drejt rajoneve për rreth, të cilat ndodhen nën kontrollin e forcave opozitare.

Qendra e qytetit të Dera-s ndahet në Dera-n Mahata, që ndodhet në veri dhe Dera Beled që ndodhet në jug. Forcat e regjimit kanë kontrollin e një pjese të madhe të Dera Mahata-s, ndërsa në Dera Beled ka nën kontroll lagjen Menshijje.

Forcat opozitare të cilat kanë nën kontroll rreth 45 për qind të qendrës së Dera-s, në kuadër të kundërshtimit të bombardimeve të regjimit, ka nisur një operacion kundër forcave të regjimit në lagjen Menshijje.

Operacionet e opozitarëve janë duke u zhvilluar në mënyrë të ngadaltë, për shkak të bombardimeve nga ajri të regjimit.

The post Qyteti Dera’a në Siri është kthyer në një gërmadhë nga regjimi i Asadit appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan padi penale ndaj Defarges për fjalët skandaloze

Posted: 24 Apr 2017 02:53 AM PDT

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka ngritur padi penale kundër akademikut dhe analistit politik francez Philippe Moreau Defarges me akuzën “nxitje për vrasjen e presidentit” përmes deklaratave të tij gjatë një programi televiziv, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i presidentit Erdoğan, Hüseyin Aydın, ka dorëzuar padinë prej katër faqesh në Kryeprokurorinë Publike e Ankarasë në emër të klientit të tij, presidentit Erdoğan.

Në padi janë përfshirë fjalët e akademikut francez Defarges kundër presidentit Erdoğan në një kanal televiziv, ku kishte thënë se “Janë mbyllur rrugët ligjore për ankimim dhe ankimimet do të jenë pa rezultat. Ajo që mbetet është ose luftë e brendshme ose, edhe pse është e vështirë të thuhet, vrasja e Erdoğanit”.

Gjithashtu, në padi thuhet se deklaratat e Defarges janë shembull i pikës deri ku ka arritur armëiqësia kundër Erdoğanit në Perëndim, e cila tanimë është shndërruar në shqetësim psikiatrik. Sipas padisë, nxitja e hapur për vrasjen e Erdoğanit nuk hyn vetëm në fushën e juristëve, por edhe në atë të mjekëve të shëndetit mendor.

Sipas padisë, deklaratat e të dyshuarit nuk janë vetëm mendim i thejshtë, por nxitje e hapur për krimin e lartpërmendur, duke marrë parasysh, siç thuhet, edhe ftesat e mëparshme për vrasjen e presidentit dhe organizatat terroriste që gjejnë përkujdesje në shumë shtete të Evropës.

“Ndaj të dyshuarit, juridikisht është e mundur që hulumtimi dhe procedimi penal të kryhen në Turqi për krimet e atribuuara ndaj tij”, thuhet më tej në padi, ku gjithashtu thuhet se autori i veprës nuk është i detyruar të jetë në Turqi për të hapur hetim dhe procedim ndaj tij.

Në padinë e ngritur është kërkuar hapja e hetimit ndaj Defarges për veprën penale me të cilën është ngarkuar dhe monitorimi i shëndetit të tij mendor nga institucionet shëndetësore, në rast se ai vjen ose ekstradohet në Turqi.

Sipas padisë, në qoftë se konfirmohet se shëndeti mendor është në rregull, atëherë kërkohet hetimi i lidhjeve të mundshme me organizatat terroriste me në krye PKK-në dhe FETO-n dhe në lidhje me atë se kujt i ishte dedikuar udhëzimi për vrasjen e presidentit.

Po ashtu, në padi kërkohet ndjekje penale ndaj Defarges dhe personave që kanë lidhje me të, duke u bazuar në provat që do të fitohen si rezultat i hetimit.

The post Erdoğan padi penale ndaj Defarges për fjalët skandaloze appeared first on Mesazhi.com.

Turqia planifikon të rinovojë 66 xhami të shkatërruara në Siri

Posted: 24 Apr 2017 02:45 AM PDT

Fondacioni i Turqisë, Dijanet ka njoftuar se planifikon ndërtimin dhe rindërtimin e dhjetëra xhamive në Siri që janë dëmtuar rëndë gjatë luftës në atë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Mustafa Tutkun, drejtor i Fondacionit për AA deklaroi se planifikojnë të rindërtojnë dhe riparojnë 66 xhami në bashkëpunim me Qeverinë e Turqisë.

Ai tha se projektet do të zbatohen në vendet që janë çliruar nga terroristët në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", duke përfshirë Conabbey, Azaz dhe Jarabulusin.

Disa xhami tashmë janë hapur pas riparimeve të tërësishme.

"Kemi përfunduar riparimet në xhaminë Kebir, Nur dhe Hasan në Jarablus dhe kemi rihapur dyert e tyre për lutje", tha Tutkun.

Ai shtoi se Fondacioni në bashkëpunim me Drejtorinë e Çështjeve Fetare ka rinovuar 127 xhami në lindje dhe juglindje të Turqisë, të dëmtuara nga sulmet e organizatës terroriste PKK.

Siria që nga viti 2011 është përfshirë nga lufta që kur qeveria e presidentit aktual Bashar al-Asad me dhunë shtypi protestat paqësore kundër sundimit të tij.

The post Turqia planifikon të rinovojë 66 xhami të shkatërruara në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Iniciativa Qytetare këmbëngul për rindërtimin e xhamisë në Kala

Posted: 24 Apr 2017 01:24 AM PDT

Punimet për krijimin e amfiteatrit dhe ndërtimin e shtigjeve që përshkojnë pikat më me interes në Kalanë e Prizrenit janë në vijim e sipër, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e degës në Kosovë të organizatës suedeze "Trashëgimia Kulturore pa Kufij" (CHwB).

Ndërkohë zërat e tjerë që kërkojnë rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit shprehin qëndrimin se kërkesat e tyre duhet të merren parasysh nga autoritetet e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që mos injorohet historia e zhvillimit të Kalasë, shkruan sot "Koha Ditore".

Iniciativa Qytetare për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit ende është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga organet shtetërore lidhur me kërkesën e parashtruar për rikonstruktimin e objektit fetar, të Sahat Kullës dhe funksionalizimin e topit për raste ceremoniale në kuadër të këtij kompleksi.

Sipas Iniciativës Qytetare, rindërtimi i xhamisë e i Sahat-kullës duhet të bëhet mbi bazat e njëjta juridike dhe parimet e trajtimit të sajteve të trashëgimisë kulturore, sikurse në rastin e objekteve të tjera që janë rikonstruktuar në Kala.

Mirëpo, organizata "CHwB" nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale ka njoftuar se në këtë monument arkeologjik po vijojnë punimet adaptuese si pjesë e projektit "Ruajtja e Kalasë së Prizrenit".

"Pas përmbylljes së punimeve në ndërtimin e nyjave sanitare për vizitorët e Kalasë, punimet po vijojnë në dy përmbajtje të tjera. Në Qytetin e Epërm, tanimë është përfunduar konstruksioni i platformës shumëfunksionale (amfiteatrit). Shumë shpejt do të bëhen finalizimi, vendosja e ulëseve dhe gjelbërimi i hapësirës, ashtu që kjo pjesë të mund të shfrytëzohet nga komuniteti për qëllime kulturore e shoqërore", shkruhet në njoftimin e CHwB-së, derisa shtohet se për të siguruar qasje për të gjithë dhe interpretim elementar për lokalitetin, tashmë ka filluar ndërtimi i shtigjeve, të cilat kalojnë afër pikave më me interes në Kala.

Projekti në fjalë financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe zbatohet nga kjo organizatë në partneritet me Ministrinë e Kulturës, përkatësisht Institutin Arkeologjik të Kosovës. Sipas CHwB-së projekti pritet të përmbyllet në fund të shtatorit të këtij viti.

The post Iniciativa Qytetare këmbëngul për rindërtimin e xhamisë në Kala appeared first on Mesazhi.com.

Nga paslufta 943 kosovarë u vetëvranë

Posted: 24 Apr 2017 01:04 AM PDT

Vetëvrasja si akt nuk është vepër penale, por shtytja dhe ndihma për një akt të tillë, janë vepra penale të cilat bazohen në Ligj të Kosovës.

Ndryshe vetëvrasja është një ndër fenomenet më shqetësuese për secilin vend në botë. E sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i vetëvrasjeve në vend është i ndryshueshëm nga viti në vit por që sigurisht duke shkruar në rënie.

Fenomeni i vetëvrasjes ka qenë i pranishëm edhe në katër mujorin e parë të këtij viti, madje edhe nga moshat më të reja e që vazhdon të jetë mjaft shqetësueses.

Duke llogaritur vetëvrasjet e kryera që nga viti 2001 deri në vitin 2016, viti i cili ka pasur numrin më të madh të vetëvrasjeve del të jetë viti 2014, me gjithsej 77 vetëvrasje dhe 261 tentim vetëvrasje.

Kurse krahasuar këtë periudhë viti me më së paku vetëvrasje del të jetë viti 2008, me 28 vetëvrasje dhe 244 tentim vetëvrasje, shkruan Indeksonline.

Sipas statistikave të numrit të vetëvrasjeve viti që lamë pas kishte arritur numrin 37 të vetëvrasjeve dhe 229 tentim vetëvrasje të tjera.

Bazuar në numrin e referencave të numrit të vetëvrasjeve del që për 16 vite në Kosovë të jenë kryer 943 vetëvrasje, duke mos arritur të dihen ende shifrat e katër mujofshin të parë të këtij viti.

Përpos vetëvrasjeve të kryera numër tejet i lartë del të jetë edhe tentim vetëvrasja, e cila në disa raste ka arritur në shifron afro 400.

The post Nga paslufta 943 kosovarë u vetëvranë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more