Skip to main content

Mesazhi.com: “Prekëse, skamja e detyroi të jetojë 8 vjet larg gruas dhe fëmijëve (Video)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Prekëse, skamja e detyroi të jetojë 8 vjet larg gruas dhe fëmijëve (Video)” plus 9 more


Prekëse, skamja e detyroi të jetojë 8 vjet larg gruas dhe fëmijëve (Video)

Posted: 17 Apr 2017 09:56 AM PDT

Emrullah Berisha nga fshati Gurë i Bardhë i Komunës së Malishevës për tetë vjet u detyrua që fëmijët dhe gruan t'i dërgojë tek miqtë e tij, për shkak të mungesës së banimit dhe kushteve elementare për jetesë.

Mirëpo, më në fund kjo familje ka marrë një lajm të mirë. Shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit" e mori për obligim të bashkojë prapë këtë familje.

Dhe vetëm për tre ditë nga njoftimi për ndihmë kësaj familje, u arrit të sigurohet donacioni nga shoqata "Mërgimtarët shqiptarë në Australisë", të cilët do ta financojnë ndërtimin komplet të kësaj shtëpie.

Halil Kastrati, drejtori i shoqatës "Jetimat e Ballkanit", ka thënë për Ekonomia Online se kjo familje për shumë vjet ka jetuar në kushte shumë të rënda dhe prekëse, andaj kanë vendosur që t'i dalin në ndihmë.

"E vizituam Emrullah Berishën, një baba i cili qe 8 vite jeton i vetëm sepse bashkëshortja dhe fëmijët e tij rrinë te dajtë. Ne i jepem lajmin se po ju ndërtohet shtëpia dhe po bëhen prapë bashkë. Falënderojmë shoqatën bamirëse "Mërgimtarët shqiptarë në Australi" të cilët kanë shprehur dëshirën që ta bëjnë me shtëpi këtë familje", ka thënë ai.

Gruaja dhe fëmijët e tij u shprehën të lumtur që pas një kohe të gjatë do të jetojnë të bashkuar dhe në shtëpi të re.

The post Prekëse, skamja e detyroi të jetojë 8 vjet larg gruas dhe fëmijëve (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Analistët: Edhe pas zgjedhjeve do të mbesin probleme të njëjta

Posted: 17 Apr 2017 09:17 AM PDT

Në rast se partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës në Kosovë nuk mund të ofrojnë zgjidhje për çështjet, të cilat konsiderohen mjaft të rëndësishme për vendin, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht se zgjedhjet e tilla nuk ofrojnë siguri se pas tyre këto çështje mund të gjejnë zgjidhje, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka paralajmëruar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, shpreh mendimin se zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen, siç thotë ai, jo pse do të ofrojnë zgjidhje, por për ta vlerësuar legjitimitetin e subjekteve politike që janë në pushtet dhe opozitë.

"Realisht, nuk mund të ofrojnë zgjidhje, për faktin se shkasi pse shkohet në zgjedhje, do të mbetet i pranishëm edhe pas zgjedhjeve. Kjo nënkupton situatën e njëjtë ose rishikim radikal të partnerëve të ardhëm të koalicionit, që është pak e mundur të besohet dhe shpresohet se ata mund ta ndryshojnë qasjen karshi Demarkacionit dhe karshi organizimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe".

Njohësi i çështjeve politike, publicisti Halil Matoshi, thotë se nuk është etike dhe normale që vendi dhe shoqëria të mbetet peng i disa temave që vlerësohen si të mëdha, për të cilat koalicioni qeverisës nuk ka mundur të japë zgjidhje deri më tash.

Sipas tij, vet koalicioni qeverisës duhet ta shkarkojë veten dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

"Unë nuk mund të paragjykoj nëse zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje për këto probleme. Por, megjithatë, zgjedhjet demokratike janë i vetmi mekanizëm në një demokraci, në të cilin mund të shpresohet se mund të krijojë ndonjë konstelacion të ri, të favorshëm, të forcave politike që do të mund tu japin zgjidhje këtyre dy apo tri çështjeve madhore".

Por, cili do të ishte kuptimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në rast se si rezultat i tyre do të ishte konstelacioni i njëjtë i forcave politike ose edhe ndonjë konstelacion i ri, duke pasur parasysh pozicionimin e partive politike përballë çështjeve, për të cilat kërkohet zgjidhja?

Profesor Beqaj shpreh mendimin se është shumë i mundur ndërrimi i partnerëve në koalicionin qeverisës të ardhshëm.

"Është çështje shumë diskutabile se a do të ndryshojnë partnerët rreth pikëpamjeve që i kanë për çështjet pse po shkohet në zgjedhje. Kjo është problem. Atëherë, ata ose do të jenë mashtrues të rinj për votuesit e vjetër dhe për votuesit e rinj, ose do ta shikojnë konceptin e zhvillimit të tyre partiak dhe të pushtetit, gjatë ushtrimit të koalicionit të ardhshëm eventual".

Analisti Matoshi, shpreh mendimin se zhvillimet në skenën politike gjatë gjithë mandatit aktual të Qeverisë dhe të Kuvendit, kanë dhënë leksione të mjaftueshme për qasjen që duhet ta kenë partitë në pushtet dhe opozitë, pavarësisht konstelacioneve që mund të krijohen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare eventuale.

"Vota e sovranit shkon edhe te opozita. Prandaj edhe opozita është pjesë e sovranitetit të popullit, për aq sa ka fuqi politike në Kuvend. Kështu që, asnjëherë nuk duhet përjashtuar dhe nënçmuar opozita, por duhet të qeveriset së bashku me opozitën, sidomos në çështjet e interesit nacional".

Ndryshe, çështja e zgjedhjeve të parakohshme është përmendur në disa raste edhe nga partneri në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq, partitë opozitare, në vazhdimësi kanë kërkuar dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të kundërshtimeve që kanë në raport me çështjen e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si dhe për çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /

The post Analistët: Edhe pas zgjedhjeve do të mbesin probleme të njëjta appeared first on Mesazhi.com.

Hasani: Gjykata Speciale shpresë, Kosova peng i 10 personave

Posted: 17 Apr 2017 07:47 AM PDT

Ish–kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani në një analizë për politikën e jashtme amerikane, ka trajtuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale e cila do të gjykojë ish –udhëheqësit e UÇK'së që dyshohen për krime lufte.

Hasani ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale ka krijuar një mosdurim në popullsi, e cila me padurim pret nisjen e punës së saj me qëllim që të dihet njëherë e mirë se krimi eventual i kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit dhe menjëherë pas saj ka vulë individuale e assesi kolektive.

Sipas tij, Kosova është peng i 10 personave që dyshohen për krime lufte.

"Fundja, shtetet dhe popujt asnjëherë nuk janë vënë dhe nuk mund të vihen në bankën e të akuzuarve. Fillimi i punës së Gjykatës Speciale përbën një shpresë për hapje të një hapësire të re dhe të një faqeje të re në jetën publike kosovare: Kosova përfundimisht, duhet thënë hapur, ka kohë që ka ngelur peng i jo më shumë se dhjetë vetëve të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve më monstruoze të karakterit ndërkombëtar" ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se formimi i gjykatës ka qenë pjesë e përpjekjeve të aleatëve perëndimorë të Kosovës për ta ndarë "shapin prej sheqerit", për t'ia mbyllur gojën Rusisë së Putinit që në vazhdim ka synuar barazimin e krimeve të Milosheviqit të kryera në Kosovë me krimet eventuale individuale dhe krejt spontane që mund t'i kenë kryer disa individë në Kosovë.

"Tani që Rusisë po i rrëzohet velloja e fuqisë fiktive, e krijuar këtyre viteve të fundit, puna e Gjykatës Speciale ka edhe më shumë kuptim dhe efekt. Tani e tutje Gjykata Speciale është biznes i kosovarëve dhe i aleatëve të tyre perëndimorë, të cilët kanë qëllimin e njëjtë: zbardhjen e kapitullit të luftës, sado që i dhimbshëm mund të dalë për qytetarin e zakonshëm në Kosovë dhe për aleatët e Kosovës që ndihmuan çlirimin e Kosovës nga Serbia" ka theksuar Hasani.

The post Hasani: Gjykata Speciale shpresë, Kosova peng i 10 personave appeared first on Mesazhi.com.

Plani i deputetëve: Tri vjet pagë të plotë pas përfundimit të mandatit

Posted: 17 Apr 2017 06:46 AM PDT

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po e përgatisin terrenin që pas përfundimit të mandatit të kenë mundësi të përfitojnë pagë të plotë nga shteti për tri vjet rresht.

Ideja për të përfituar pagë kalimtare për një periudhë kaq të gjatë kohore është ngritur nga anëtarë të Nënkomisionit për mandate dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, gjatë draftimit të Rregullores së re të legjislativit.

AktivPress mëson se kjo ide e lansuar gjatë një punëtorie jashtë Prishtinës, tashmë është vënë si propozim amendament në Rregullore.

"Gjatë punëtorisë është nxjerr propozim- amendamenti i cili e përcakton që ish-deputeti, nga dita e përfundimit të mandatit, e ka të drejtë e marrjes së pagës kalimtare ekuivalente me pagën e tij bazë të mëparshme për një periudhë prej 36 muajsh, përveç nëse ai ka të ardhura të rregullta financiare nga buxheti i shtetit", ka thënë njëri nga deputetët e pranishëm në punën e nënkomisionit parlamentar.

Aktualisht, lartësia e pagës bazë të deputetit është 1488 euro.

Kështu, nëse propozimi i ri gjënë mbështetje të gjerë në Kuvend, atëherë një deputet, për tri vjet mund të marr nga shteti jo më pas se 53568 euro.

AktivPress ka insistuar të marr një qëndrim nga kryetari i Nënkomisionit për Rregullore të Kuvendit, Armend Zemaj, por ai ka qenë i paqasshëm gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë, deputeti Agim Ademaj, si anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit nga radhët e LDK-së, e ka pranuar se është biseduar për çështjen e kompensimit të deputetëve pas përfundimit të mandatit, por ka thënë se gjithçka është në fazën e propozimeve apo sugjerimeve.

"Rregullorja e Kuvendit është duke u punuar. Ky propozim nuk e ka marrë ende vizën në Komision të Legjislacionit, kështu që këto janë krejt propozime dhe sugjerime. Të shohim se si do të veprohet", ka thënë Aliu.

Personalisht ka thënë se është kundër një propozimi të tillë.

"Unë nuk e mbështesë propozimin që të ketë kompensim për deputetët edhe 3 vjet pas mandatit", ka deklaruar ai.

Ndryshe prej Aliut, deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj është shprehur me nervozizëm kur është pyetur për këtë çështje.

"Komisioni për Buxhet dhe Financa i ka këto punë. Këto çështje më shumë janë perceptime të qytetarëve dhe të gazetarëve të shërbimeve të huaja sekrete të Serbisë dhe të dreqit të mallkuar që na e kanë qit fytyrën e zezë edhe neve që po mundohemi me jetuar dhe me punuar me 1294 euro sa na dalin rrogë neve si deputetë. Rregullore financiare nuk bëjmë ne. Ne e bëjmë rregulloren e Kuvendit, siç është kjo aktuale për me përmirësu, mos me lënë hapësirë për këto keqpërdorimet që po ndodhin, për kuorum, mosprezencën e deputetëve etj", ka thënë Çoçaj.

Mirëpo, ai nuk e ka pasur parasysh faktin se çështja e pagës kalimtare është e përcaktuar edhe me Rregulloren që është në fuqi, vetëm se tash koha e përfitimit është propozuar të zgjatet nga një në tri vjet.

"Deputetit, pas përfundimit të rregullt të mandatit, i takojnë të ardhurat mujore për periudhën prej dymbëdhjetë (12) muajve, të përcaktuara me rregullën 2.1, po qe se gjatë kësaj kohë nuk kthehet në vendin e punës, të cilin e ka pasur para zgjedhjes deputet, ose në vend tjetër të përshtatshëm për të", thuhet në Rregulloren e punës së Kuvendit.

Deputetët e legjislaturave të mëparshme e patën rregulluar me Ligjin për Kuvendin, çështjen e përfitimit pas mandatit.

Në të ishte përcaktuar e drejta për pension suplementar, varësisht nga numri i mandateve të deputetit, mirëpo Gjykata Kushtetuese e pati pezulluar këtë të drejtë duke e cilësuar një pension të tillë si antikushtetues.

Gjatë një analize që kjo gjykatë i kishte bërë legjislacionit vendës, kishte dhënë vlerësimin se, pavarësisht se në ligj ishte përshkruar si "pension suplementar", ai kishte shumë tipare që ngjanin si dhuratë suplementare pas punësimit, sesa si një pension suplementar tradicional.

The post Plani i deputetëve: Tri vjet pagë të plotë pas përfundimit të mandatit appeared first on Mesazhi.com.

Veseli në Dubai, kërkon investime në agrokulturë për Kosovën

Posted: 17 Apr 2017 04:34 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është pritur në Dubai nga ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mansouri, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, njofton zyra e Kuvendit për informim.

Kryeparlamentari Veseli ka prezantuar tek Ministria e Ekonomisë potencialet që ka Kosova për investime në agrokulturë, turizëm dhe industri, thuhet në njoftim.

“Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mandouri tha se Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin Kosovën si vend strategjik për investime në turizëm dhe bujqësi, për shkak të pozitës gjeografike”, thotë njoftimi.

Tutje bëhet e ditur se Ministri nga Dubai tha se Kosova ka potencial dhe resurse përmes të cilave mund të krijojë perspektivë të sigurt për zhvillim të hovshëm ekonomik.

“Kryetari Veseli kërkoi nga ministri i Ekonomisë që ti nxisë investitorët e Emirateve të vizitojnë Kosovën dhe të investojnë në fushat përkatëse, pasi sipas Veselit Kosova ofron shumë mundësi dhe ka resurse humane për investitorët e huaj”.

The post Veseli në Dubai, kërkon investime në agrokulturë për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Për një vit, diaspora solli në Kosovë afër 700 milionë euro

Posted: 17 Apr 2017 03:51 AM PDT

Rreth gjashtë miliardë euro për periudhën 10 vjeçare, llogaritet të jetë shuma e parave të dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre në Kosovë.
Shuma e remitencave që për çdo vit hyjnë në Kosovë, është rreth 600 milionë euro, me përjashtim vitet 2011 dhe 2012, qё mund tё jetё pasojё e problemeve dhe krizёs financiare nё eurozonё, nё vendet prej nga vijnё kryesisht remitencat nё Kosovё.

Nё vitin 2016 remitancat kanё arritur vlerёn prej 691 milionë euro, vlera mё e lartё pas krizёs financiare dhe recesionit ekonomik.

Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Instituti "Riinvest", ku Kosova renditet nё top pesё vendet nё Evropё me pёrqindjen mё tё madhe tё remitencave me rreth 17 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pёr vitin 2015.

Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq thonë remitencat janë jetike për mbajtjen e trendit të zhvillimit ekonomik që nga pas lufta.

Eksperti Naim Gashi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, tashmë është koha që t'iu ndërrohet orientimi këtyre mjeteve.

"Diaspora jonë, ka rindërtuar Kosovën pas lufte, nga 200 mijë objekte banimi të shkatërruara, rreth 150 mijë janë ndërtuar nga diaspora. Ata njëkohësisht kanë vazhduar më kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes remitencave por edhe investimeve që ata kanë filluar t'i bëjnë në vendlindjen e tyre", ka thënë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, në raportin e Institutit "Riinvest" thuhet se diaspora shihet si njё aset i madh nga qytetarёt e Kosovёs, dhe shfrytёzimi potenical i saj ёshtё thёnё tё jetё prioritet nga secila Qeveri. Por, pёrdorimi i kёsaj pjese tё popullsisё nuk ka dhёnё rezultate tё prekshme nё integrimin e diasporёs kosovare nё mjedisin ekonomik, politik dhe shoqёror tё Kosovёs.

Duke marrë parasysh rëndësinë e diasporës, Naim Gashi, konsideron se kjo pjesë e shoqërisë duhet të ketë ulëse edhe në Kuvendin e Kosovës, për arsye, siç thotë ai, që përveç kapitalit financiar që ata kanë grumbulluar në vendet e Bashkimit Evropian, ata kanë fituar përvojë profesionale në fusha të ndryshme.

"Diaspora do të duhej t'i kishte ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, njëkohësisht Ministria e Diasporës do të duhej të vazhdojë të ekzistojë, por jo vetëm në aspektin e ndërlidhjes, në aspektin gjuhësor – kulturor".

"Mirëpo, komponenta ekonomike në kuadër të Ministrisë se Diasporës do të duhej të fuqizohet jashtëzakonisht shumë. Për arsye se diaspora jonë ka një potencial të madh dhe ka marrë përvoja të mëdha në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet e tjera", ka thënë Gashi.

Sidoqoftë, përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, disa herë kanë potencuar se gjendja e rëndë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë ka "detyruar" familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit, që t'i ndihmojnë ata duke iu dërguar para.

Sipas anketës se fundit të Fuqisë punëtore të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 29 për qind, kurse e punësimit rreth 30 për qind.

The post Për një vit, diaspora solli në Kosovë afër 700 milionë euro appeared first on Mesazhi.com.

Ndeshjet e kthimit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve

Posted: 17 Apr 2017 03:48 AM PDT

Nesër fillojnë ndeshjet e kthimit të çerekfinales në UEFA Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në çerekfinalen e turneut numër një të Evropës, në nivel të klubeve, të martën dhe të mërkurën më 19 prill do të zhvillohen 4 ndeshje.

Ndërkaq tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ku do të marrin pjesë 4 ekipe të cilat kanë kaluar turin e çerekfinales, do të mbahet ditën e premte, më 21 prill.

Programi i ndeshjeve kthyese të çerekfinales, të cilat do të fillojnë në ora 20:45 është siç vijon:

Nesër:

Leicester City (Angli) – Atletico Madrid (Spanjë) (0-1)

Real Madrid (Spanjë) – Bayern Mynih (Gjermani) (2-1)

19 prill e mërkurë:

Monaco (Francë) – Borussia Dortmund (Gjermani) (3-2)

Barcelona (Spanjë) – Juventus (Itali) (0-3)

The post Ndeshjet e kthimit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

Nëse nuk kalon Demarkacioni, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Posted: 17 Apr 2017 03:30 AM PDT

Pozita dhe opozita nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre sa i takon çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndonëse miratimi i kësaj marrëveshjeje po cilësohet si kriter i fundit që duhet përmbushur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Derisa pozita kërkon miratimin e kësaj Marrëveshja duke vlerësuar se me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor, në anën tjetër partitë opozitare po këmbëngulin se kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës pasi humbim mbi 8000 mijë hektar tokë.

Qeveria kishte vënë në rend dite Marrëveshjen e Demarkacionit në seancën e 1 shtatorit 2016. Po në këtë ditë kryeministri i vendit, Isa Mustafa para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kishte njoftuar se qeveria ka tërhequr Projektligjin, shkruan Telegrafi.

Ndonëse nuk u tha, Projektligji ishte tërhequr në mungesë të votave.

Që nga ajo kohë, ekzekutivi i vendit po tenton sigurimin e votave të nevojshme për kalimin e kësaj marrëveshje, por deri tani kjo nuk është arritur, pasi ka deputetë edhe nga pozita që po e kontestojnë këtë marrëveshje. Marrëveshja për Demarkacionin është paralajmëruar se do të dalë sërish para deputetëve gjatë këtij muaji.

Por, në rast të mosmiratimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, a do të shkojë Kosova në zgjedhje të parakohshme?

Për herë të parë kryeministri i vendit para disa dite ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje, nëse Kuvendi nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Mundësinë për zgjedhje nëse nuk kalon Marrëveshja për Demarkacionin në Kuvend e ka pohoi për Telegrafin edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica.

Reçica, ka thënë se vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme nëse nuk kalon Marrëveshja e Demarkacionit.

Sipas tij, PDK është gjithmonë e gatshme të shkoj në zgjedhje kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

"Nëse nuk kalon Demarkacioni si parakusht për liberalizim të vizave gjë që i prek qytetarët e Republikës së Kosovës, atëherë Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të shkoj në zgjedhje të parakohshme", ka thënë Reçica për Telegrafin.

The post Nëse nuk kalon Demarkacioni, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme appeared first on Mesazhi.com.

Murat Jasharit i vazhdohet paraburgimi

Posted: 17 Apr 2017 03:22 AM PDT

Murat Jasharit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë për tentimvrasjen e avokatit Azem Vllasi.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimit e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati mbrojtës i Jasharit, Emrush Kastrati.

"I është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Kemi bërë ankesë dhe presim vendimin tjetër të Gjykatës në këtë drejtim", ka thënë Kastrati.

Kastrati ka thënë se së shpejti pritet që Jashari të dërgohet në shërbim psikiatrik për të parë se ku saktësisht qëndron problemi i gjithë kësaj çështje. Azem Vllasi ishte plagosur me 13 mars në banesën e tij në qendër të Prishtinës.

I dyshuari Murat Jashari bashkë me Avni Llumnicën për shkak të aktivitetit të tyre ishin vëzhguar kohë pas kohe nga autoritetet e sigurisë dhe arsyeja e ardhjes së tij para se të sulmohej avokati Vllasi, dyshohet të ketë qenë ndërmarrja e ndonjë atentati që më pas të promovohej organizatat 'Syri i Popullit', e cila kishte për detyrë të bëjë atentate në persona të caktuar brenda Kosovës./

The post Murat Jasharit i vazhdohet paraburgimi appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave, jemi bllokuar me një kush të pakuptimtë, e një kauzë politike të paqëndrueshme

Posted: 17 Apr 2017 01:27 AM PDT

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka shkruar të hënë se Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave pavarësisht se është bllokuar nga BE-ja me një kusht të pakuptimtë, ashtu si thotë se jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme por edhe të dëmshme për perspektivën e vendit.

Ai në rrjetin social Facebook shkruan se aspiratat tona për tu anëtarësuar në BE duhet t'i përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

"Aspiratat tona për tu anëtarësuar në BE duhet ti përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme.

Bashkimi Evropian u themelua që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të mirave, shërbimeve dhe kapitalit.

Tregu unik evropian mënjanoi barrierat për lëvizje të lirë të faktorëve të prodhimit sikurse edhe të ndërmarrësisë dhe shërbimeve.

Kosova ka nevojë të jetë në tregun e BE-së; këtë e mundëson MSA-ja. Kosova ka nevojë për dije evropiane; këtë e mundëson liberalizimi i vizave. Kosova ka nevojë për lëvizje të lirë të mallrave; këtë e mundëson liberalizimi i vizave (ndryshe mallrat nuk mund të lëvizin pa njerëz). Kosova ka nevojë për lëvizje të ndërmarrësisë; edhe këtë e mundëson liberalizimi i vizave.

Jemi bllokuar nga BE, me një kusht të pakuptimtë ashtu siç jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme por edhe të dëmshme për perspektivën e vendit. Në një formë, ne mund ti kuptojmë paragjykimet e disa burokratëve evropian në përcaktimin e kushteve që nuk ua kanë përcaktuar të tjerëve, por duhet të gjejmë forcë të tejkalojmë vetveten për të qarë rrugën evropiane, atë të perspektivës ekonomike dhe kulturore. Ne duhet të arrijmë atje ku e kemi qëllimin, pa marrë parasysh se kjo rrugë nuk është pa pengesa. Fundja rrugë tjetër nuk kemi, prandaj çdo vonesë na dëmton.

Pa pjesëmarrje të mirëfilltë në tregun evropian nuk ka zhvillim ekonomik çfarë neve na nevojitet". (sic).

The post Mustafa: Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave, jemi bllokuar me një kush të pakuptimtë, e një kauzë politike të paqëndrueshme appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more