Skip to main content

Mesazhi.com: “Aksion i madh bamirës në Prishtinë, ndihmohen 40 familje skamnore” plus 9 more

Mesazhi.com: “Aksion i madh bamirës në Prishtinë, ndihmohen 40 familje skamnore” plus 9 more


Aksion i madh bamirës në Prishtinë, ndihmohen 40 familje skamnore

Posted: 25 Apr 2017 12:05 PM PDT

Shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit" ka ndihmuar 40 familje skamnorë në Prishtinë.

Familjet që përfituan nga ky aksion janë përzgjedhur në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, konkretisht Zyra për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Onlline, se këto familja kanë përfituar nga një pako ushqimore në vlerë 55 euro, që përfshinë gjëra ushqimore, higjienike, por edhe batanije.

"Ky aksion u mundësua falë donatorëve dhe bamirësve të cilët vazhdimisht po përkrahin aksionet tona në tënrë vendin. Sot ndihmuan 40 familje me gjendje të rëndë socio-ekonomike dhe po ashtu në ditën në vazhdim do të ndihmojmë edhe qindra familje tjera", ka thënë Kastrati.

Familjet që përfituan nga ky aksion bamirës u shprehën të lumtur dhe falenderuan të gjithë ata që po kujdesën për të zbutur sado pak gjendjen e rënd me të cilën po ballafaqohen çdo ditë.

The post Aksion i madh bamirës në Prishtinë, ndihmohen 40 familje skamnore appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj demanton ambasadorin francez: Nuk ka akuza të reja ndaj meje

Posted: 25 Apr 2017 11:36 AM PDT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë ambasadori i Francës në Kosovë, "ka rrejt, duke rënë kështu në rrenën e Beogradit se unë kam akuza të reja".

Ai ka thënë në emisionin Rubikon të Kohavisionit se kjo "është rrenë e kulluar se ka akuza të reja dhe se çdo ekspert ligjor mund ta vërtetojë se është materie që ka qenë më herët".

"Të gjithë e dinë se është materie e njëjtë që është trajtuar në Truibunalin e Hagës", ka shtuar Haradinaj.

The post Haradinaj demanton ambasadorin francez: Nuk ka akuza të reja ndaj meje appeared first on Mesazhi.com.

Alban Beqirit i duhen edhe 48 mijë euro për ta kompletuar shërimin nga leukemia

Posted: 25 Apr 2017 11:31 AM PDT

Alban Beqiri, 23 vjeçari nga fshati Baks, komuna e Skenderajt vuan nga leukemia akute – sëmundje e cila duhet trajtuar në Turqi dhe kushton 200 mijë euro.

Pjesa më e madhe e parave është grumbulluar, kurse i nevojiten edhe 48 mijë euro për ta kompletuar shërimin e tij.

Kështu mund t'i ndihmoni Albanit:

Dërgo SMS nga e gjithë ZVICRRA për ta ndihmuar ALBAN BEQIRI

Albanin mund ta ndihmoni nga ZVICRA duke derguarSMS në nr.488me tekstin Alban 10

Këtë mund ta bëni nga te gjithë Operatoret qe operojn në Zvicer: Sëisscom, Sunrise,Salt,M-Budget,Yallo etj.

Shuma minimale qe mund ta dergoni është 1 Fr dhe shuma maksimale qe mund ta dergoni është 100 Fr.

Për ta derguar 1 Fr, shkruaj Alban 1

Për ti derguar 10 Fr, shkruaj Alban 10.

Për ti derguar 30 Fr, shkruaj Alban 30

Për ti derguar 100 Fr, shkruaj Alban 100

Familja Beqiri paraprakisht ju falenderon për kontributin tuaj!

The post Alban Beqirit i duhen edhe 48 mijë euro për ta kompletuar shërimin nga leukemia appeared first on Mesazhi.com.

Veseli bashkëbisedon me gratë sipërmarrëse

Posted: 25 Apr 2017 08:27 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar me gratë sipërmarrëse nga të cilat ka dëgjuar ide dhe propozime për avancimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ndihmën që shteti duhet të bë bëjë për gratë sipërmarrëse për rritjen e numrit të punësuarve.

Ola Syla, e cila udhëheq Shoqatën për Aftësimin e Grave për Sipërmarrje, tha se në të ardhmen, institucionet duhet të mendojnë në krijimin e lehtësirave më të mëdha për ti stimuluar gratë sipërmarrëse për hapjen e bizneseve të reja.

"Tek ne me sa e di unë është që gjashtë muaj në fillim biznesi është i liruar prej taksave. Në Shqipëri është tri vjet. Kisha pas dëshirë, mundësisht, nëse ka mundësi shembull që kur një grua pavarësisht çfarë biznesi fillon ta ketë një periudhë kohore më të gjatë. Gjashtë muaj është shumë pak", tha Syla.

Sipërmarrësja Gëzime Rexhepi – Çollaku po ashtu propozoi që institucionet të stimulojnë bizneset e udhëhequra nga gratë me rregullimin e çështjes së pushimit të lehonisë, ndërsa propozoi që shteti të ketë kujdes të posaçëm për arsimin parafillor të fëmijëve, pasi siç tha ajo, aty fillon faza e parë e edukimit.

Pasi dëgjoi propozimet dhe idetë e grave sipërmarrëse, kryetari Veseli theksoi nevojën e krijimit të një vizioni të ri për një fillim të ri i cili ka prioritet mbështetjen e sipërmarrjeve dhe prodhimeve vendore, të cilat sipas tij mund të hapin mijëra vende të reja të punës.

"Ajo çfarë gjithëve sot po na mundon, nuk ka nevojë as diagnoza të bëhen shumë, e as analiza, është papunësia. Papunësia vie pikërisht nga mungesa e vizionit e i cili është prodhues. Nuk ka prodhim, e në të njëjtën kohë nuk ka as produkte tona. Shumica nga ne, familjet tona konsumojmë por nuk e dimë prejardhjen nga vjen", tha Veseli.

Turi i dëgjimit i filluar javë më parë nga kryetari Veseli do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ku do të ketë takime të tjera me ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve, për krijimin e një vizioni të ri për të ardhmen e vendit.

The post Veseli bashkëbisedon me gratë sipërmarrëse appeared first on Mesazhi.com.

BE-ja kërkon votimin e shpejtë të Demarkacionit në Kuvend

Posted: 25 Apr 2017 08:26 AM PDT

Komisioneri për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të 'gjitha partive politike në vend' që ta procedojnë sa më shpejt për votim në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Komisioneri Avramopoulos thuhet t'i ketë dhënë Kosovës mbështetjen e plotë në hapat e fundit drejt procesit të liberalizimit të vizave.

"Komisioneri Avramopoulos ka njohur përpjekjet e Kosovës për të ratifikuar marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe e ka inkurajuar kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij dhe të gjitha partitë politike që ta procedojnë sa më shpejtë atë për votim në Kuvend", thuhet në një kumtesë të përbashkët të komisionerit të BE-së dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka qëndruar në Bruksel ku është takuar me komisionerin për cështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, me të cilin thuhet të ketë hapur cështjen e pezullimit të përkohshëm të kushtit të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave.

Kërkesa e Mustafës që përfshinte hapjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe përmbushjen e kushtit të demarkacionit 'brenda një periudhe dy vjeçare'.

Në kumtesën e përbashkët të komisionerit Avramopoulos dhe kryeministrit Mustafa, thuhet se takimi është zhvilluar për të diskutuar hapat e fundit të nevojshëm për të përmbushur kushtet e mbetura për liberalizim të vizave me Kosovën.

"Komisioneri Avramopoulos e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për përparimin e arritur deri tani përfshirë edhe rastet konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dyja palët janë pajtuar se përparimi duhet të mbahet dhe në vecanti numri i dënimeve aktuale të rritet", thuhet në kumtesë.

Mustafa në Bruksel 'lobon' për pezullim të kushtit të Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën ka diskutuar me komisionerin e BE-së për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, çështjen e 'pezullimit të përkohshëm të kushtit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave për Kosovën'.

Kryeministri Mustafa po qëndron në Bruksel dhe ka paralajmëruar hapjen e diskutimeve me zyrtarët e lartë të BE-së për ratifikimin e marrëveshjes së debatueshme të kufirit me Malin e Zi, të cilën Komisioni Evropian e ka shndërruar në kusht për liberalizim të vizave.

Në Komisionin Evropian, njofton bashkëpunëtori i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, thonë se takimi me kryeministrin Mustafa është një rast i mirë 'për të analizuar gjendjen momentale në procesin e liberalizimit të vizave dhe përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës'.

Ata thonë se Kosova ka bërë përparim të madh në këtë proces dhe kanë vlerësuar 'përpjekjet e saj për të përmbushur edhe dy kushtet e tjera, përfshirë kushtin e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi'.

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë thënë se 'marrëveshja e Demarkacionit duhet të përmbyllet sa më parë në mënyrë që KE të mund të japë dritën jeshile për liberalizim vizash edhe me Kosovën'.

Por, ata nuk kanë pranuar që të japin një përgjigje rreth pranueshmërisë së idesë së kryeministrit Mustafa.

Marrëveshja për damarkimin e vijës kufitare ndërmjet Prishtinës e Podgoricës u nënshkrua në verën e vitit 2015 në Vjenë, në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe Mali i Zi e ratifikoi në Kuvendin e tij, duke i hapur rrugën vendit drejt anëtarësimit në NATO.

Por, ajo ngjalli reagime të fuqishme të opozitës në Kosovë, e cila përdori edhe gazin lotsjellës për të parandaluar miratimin e saj në Kuvend.

Një projektligj në Kuvend u tërhoq nga Qeveria, vitin e kaluar, e cila pohoi se do ta rikthejë 'në kohën kur të ketë arritur numrin e mjaftueshëm të votave'.

Partnerët në koalicionin qeverisës thanë se janë pajtuar që brenda ditësh ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, pas bisedave me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee.

Por, opozita ka këmbëngulur sërish se marrëveshja do të kundërshtohet meqë, sipas saj, 'Kosova me demarkacion humbet mbi 8 mijë hektarë tokë të saj'.

Propozimi i kryeministrit Mustafa, për pezullim të përkohshëm të kushtit të demarkacionit ndërkaq është diskutuar të martën me deputetët e Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian.

Kryeministri Mustafa gjatë ditës do të takojë edhe Joseph Daul kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, pjesë e së cilës, në cilësinë e vëzhguesit është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

The post BE-ja kërkon votimin e shpejtë të Demarkacionit në Kuvend appeared first on Mesazhi.com.

APKE: Turqia të vendoset në proces të monitorimit

Posted: 25 Apr 2017 07:39 AM PDT

Asambleja Parlamentare Këshillit të Evropës (APKE), ka miratuar projekt-rezolutën me të cilën kërkohet që Turqia të vendoset në procesin e monitorimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë parlamentare është diskutuar mbi raportin me temë “Funksionimi i institucioneve demokratike në Turqi” dhe është kryer votimi për projekt-rezolutën.

Vendosja e Turqisë në procesin e monitorimit është miratuar me 113 vota pro, 45 kundër dhe 12 abstenim.

Në raportin e përgatitur nga raportueset e APKE-së për Turqinë estonezja Marianne Mikko dhe norvegjezja Ingebjorg Godskesen kritikohen kryesisht vendimi i marrë dhe zbatueshmëria e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në Turqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO dhe pretendohet se “është cenuar funksionimi i institucioneve demokratike”.

Ndërsa në deklaratën kundërshtuese në lidhje me raportin e përgatitur nga kryesuesi i delegacionit turk në APKE dhe deputeti i partisë AK në qytetin Adana Talip Küçükcan thuhet se raporti dhe projekt-rezoluta është me gabime, se është treguar një qajse diskriminuese kundër Turqisë dhe se në rast të miratimit të rezolutës APKE do të humbasë vlerën e saj në opinionin publik turk.

Duke vënë në dukje se AKPE duhet të jetë përkrah Turqisë në luftën e saj kundër terrorizmit, Küçükcan ka theksuar se vendi po lufton me organizata të panumërta terroriste kryesisht si FETO, PKK dhe DEASH dhe se zbatueshmëritë e vendosura janë kundër këtyre kërcënimeve.

Ndërsa në shtojcat e fundit të projekt-rezolutës thuhet se “nëse në Turqi rivendoset sërish dënimi me vdekje kjo është e papranueshme me anëtarësimin e Turqisë në Këshillin e Evropës dhe gjithashtu kërkohet që Komisioni i Lartë Zgjedhor të shqyrtojë me kuptimin e plotë të gjitha kundërshtimet e bëra në lidhje me referendumin popullor të mbajtur për sistemin qeverisës presidencial”.

Në projekt-rezolutën e miratuar në votimin e kryer pas shqyrtimit, për Turqinë janë dhënë rekomandime të ndryshme si dhe është theksuar se për vazhdimin e bashkëpunimit mes AKPE-së dhe Turqisë duhet të zbatohen këto rekomandime.

Ndërsa në vendim është kërkuar që gjendja e jashtëzakonshme të hiqet sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Turqia do të vazhdojë të jetë një pjesë e Evropës”

Kryesuesi i delegacionit turk në APKE dhe deputeti i partisë AK në qytetin Adana Talip Küçükcan në një fjalim në seancë tha se “Turqia është një pjesë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Evropës”.

Pasi ka vënë në dukje se që nga zgjedhjet e 7 qershorit e deri më tani në Turqi janë vrarë 750 qytetarë duke mbrojtur demokracinë dhe se më shumë se 900 forca të sigurisë kanë humbur jetën në përpjekje për të mbrojtur sigurinë e Turqisë dhe Evropës Küçükcan, ka vazhduar më tej:

“Edhe ju do të merrnit masa të ndryshme nëse DEASH apo ndonjë organizatë tjetër terroriste do të sulmonte qytetet, fshatrat tuaja, dhe nëse do të vriste fëmijët, apo bashkëshortet tuaja. Ju do të përpiqeshit të merrnit masa të sigurisë shumë të forta nëse dikush do të sulmonte parlamentin tuaj ashtu siç ka ndodhur në Turqi. Kjo është ajo që ne bëjmë dhe që do të vazhdojmë të bëjmë në Turqi”.

Më tej Küçükcan tha se “Turqia punon bashkë me Këshillin e Evropës dhe do të mund të jemi të suksesshëm nëse arrijmë të zhvillojmë një dialog kontruktiv”. Ai tha se do të veprojnë në kuadër të ligjit.

Duke vënë theksin se rifillimi i procesit të monitorimit do të jetë një hap i papjekur i Këshillit të Evropës dhe i hedhur para kohe, Küçükcan tha se “Nuk do të ketë një hap në drejtimin për rihapjen e procesit të monitorimit për Turqinë. Ky do të jetë një hap që do të dëmtojë marrëdhëniet”.

Ndërsa deputeti i AK Partisë për qytetin Sakarya, Şaban Dişli, tha se raporti bashkon shumë ide të njëanshme dhe se nuk ka nevojë të shikohen në raport përcaktimet dhe vlerësimet e vërteta.

Gjithashtu theksuar se “janë të pabaza pretendimet për shkeljen e të drejtave të njeriut” gjatë akteve terroriste në juglindje, Dişli tha se të gjitha masat e marra janë në përputhje me parimet e shtetit ligjor dhe pajtueshmërinë me detyrimet ndërkombëtare.

The post APKE: Turqia të vendoset në proces të monitorimit appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa në Bruksel lobon për pezullim të kushtit të Demarkacionit

Posted: 25 Apr 2017 03:16 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën do të diskutojë me komisionerin e BE-së për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, çështjen e 'pezullimit të përkohshëm të kushtit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave për Kosovën".

Kryeministri Mustafa po qëndron në Bruksel dhe ka paralajmëruar hapjen e diskutimeve me zyrtarët e lartë të BE-së për ratifikimin e marrëveshjes së debatueshme të kufirit me Malin e Zi, të cilën Komisioni Evropian e ka shndërruar në kusht për liberalizim të vizave.

Në Komisionin Evropian, njofton bashkëpunëtori i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, thonë se takimi me kryeministrin Mustafa është një rast i mirë 'për të analizuar gjendjen momentale në procesin e liberalizimit të vizave dhe përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës'.

Ata thonë se Kosova ka bërë përparim të madh në këtë process dhe kanë vlerësuar 'përpjekjet e saj për të përmbushur edhe dy kushtet e tjera, përfshirë kushtin e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi'.

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë thënë se 'marrëveshja e Demarkacionit duhet të përmbyllet sa më parë në mënyrë që KE të mund të hapë dritën jeshile për liberalizim vizash edhe me Kosovën'.

Por, ata nuk kanë pranuar që të japin një përgjigje rreth pranueshmërisë së idesë së kryeministrit Mustafa.

Marrëveshja për damarkimin e vijës kufitare ndërmjet Prishtinës e Podgoricës u nënshkrua në verën e vitit 2015 në Vjenë, në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe Mali i Zi e ratifikoi në Kuvendin e tij, duke i hapur rrugën vendit drejt anëtarësimit në NATO.

Por, ajo ngjalli reagime të fuqishme të opozitës në Kosovë, e cila përdori edhe gazin lotsjellës për të parandaluar miratimin e saj në Kuvend.

Një projektligj në Kuvend u tërhoq nga qeveria, vitin e kaluar, e cila pohoi se do ta rikthejë 'në kohën kur të ketë arritur numrin e mjaftueshëm të votave'.

Partnerët në koalicionin qeverisës thanë se janë pajtuar që brenda ditësh ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, pas bisedave me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee.

Por, opozita ka këmbëngulur sërish se marrëveshja do të kundërshtohet meqë, sipas saj, 'Kosova me demarkacion humbet mbi 8 mijë hektarë tokë të saj'.

Propozimi i kryeministrit Mustafa, për pezullim të përkohshëm të kushtit të demarkacionit ndërkaq është diskutuar të marten me deputetët e Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian.

Kryeministri Mustafa gjatë ditës do të takojë edhe Joseph Daul kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, pjesë e së cilës në cilësinë e vëzhguesit është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

The post Mustafa në Bruksel lobon për pezullim të kushtit të Demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Kina ndalon disa emra myslimanë për fëmijë

Posted: 25 Apr 2017 03:13 AM PDT

Autoritetet kineze kanë publikuar një listë të emrave të zakonshëm myslimanë të përdorur në rajonin Xinjiang të cilët janë të ndaluar t'u vihen fëmijëve të posalindur.

Njëzet e nëntë emra, të cilët janë të zakonshëm në popullatën ujgure në rajonin veriperëndimor janë vendosur në dokumentin të quajtur 'Rregullat e Emërtimit për Minoritetet Etnike', transmeton portali arbresh.info.

Emrat me kuptim të fortë sikurse Islam, Koran, Mecca, Imam, Saddam, Hajj dhe Medina, si dhe emrat që kanë konotacion të luftës së shenjtë apo të ndarjes (pavarësisë së Xinjiang), janë të përfshirë në këtë listë.

Megjithatë, ende lejohen emrat më neutralë.

Nëse prindërit e shkelin vendimin, fëmijët e tyre nuk do të regjistrohen në sistemin e familjeve qeveritare të njohura si 'hukou', i cili siguron qasje në shërbimet sociale, si përkujdesja shëndetësore dhe arsimi, shtoi zyrtari duke folur për RFA

The post Kina ndalon disa emra myslimanë për fëmijë appeared first on Mesazhi.com.

BE-ja s’e heq kushtin e Demarkacionit

Posted: 24 Apr 2017 11:42 PM PDT

Brukseli nuk do ta heqë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave, kërkesë kjo e cila e çoi kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën në Bruksel. Ai do të dështojë ta bind BE-në që ta largojë Demarkacionin si kusht për heqjen e vizave për një afat të caktuar kohor.

Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët vlerësojnë se e tërë kjo është një lojë e kryeministrit Mustafa i cili, siç thonë ata, po bën përpjekjet e fundit për mos ta lejuar rrëzimin e koalicionit qeverisës, shkruan "Zëri".

Sipas tyre, gjasat janë mëse minimale që BE-ja të pranojë ta largojë këtë kusht, teksa e ka vënë atë qysh në vitin 2012. Nga ana tjetër edhe përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian konsiderojnë se Demarkacioni është një kriter i cili duhet përmbushur.

Por sipas tyre Qeveria dhe Kuvendi janë duke bërë koordinimin e nevojshëm që procesi i liberalizimit të vizave, gjegjësisht Demarkacioni, të përfundojë sa më parë. Kurse përfaqësues të opozitës shprehen të vendosur se nisma e Mustafës është një lojë e pastër politike.

Gëzim Dushi nga Ministria e Integrimit Evropian (MIE) ka thënë për "Zërin" se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është caktuar qysh në vitin 2012 dhe si i tillë duhet patjetër të përmbushet.

"Kriteri i Demarkacionit është vendosur qysh në vitin 2012, në fillim të procesit të liberalizimit të vizave, në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, për çka ne jemi pajtuar me këtë udhërrëfyes dhe si i tillë duhet të përmbushet", ka deklaruar ai.

The post BE-ja s'e heq kushtin e Demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Zgjedhjet si një zgjidhje përballë detyrimeve ndërkombëtare

Posted: 24 Apr 2017 11:40 PM PDT

Në Kosovë, pamundësia për të gjetur një zgjidhje për miratimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, ka nxitur debate edhe për mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Derisa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa po kërkon mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje për të shtyrë miratimin e tij, pas mungesës së votave në parlament, zyrtarët ndërkombëtare kanë bërë thirrje që marrëveshja të miratohet sa më shpejt.

Analistët e intervistuar nga Zëri Amerikës thonë se kjo çështje duhet të shkojë përpara edhe nëse kjo do të çonte vendin në zgjedhje.

The post Zgjedhjet si një zgjidhje përballë detyrimeve ndërkombëtare appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more