Skip to main content

Lajmi.net: “Sëmuret rëndë këngëtari i njohur, anulon turneun (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Sëmuret rëndë këngëtari i njohur, anulon turneun (Foto)” plus 8 more


Sëmuret rëndë këngëtari i njohur, anulon turneun (Foto)

Posted: 24 Apr 2017 11:48 PM PDT

Ai u sëmur teksa po udhëtonte për në Kili, pas kontraktimit të një infeksioni bakterial që u detyrua të shtrihej në spital, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

70-vjeçari qëndroi dy ditë në spital dhe u lirua të shtunën, po ai nuk mundi ta vazhdojë turneun.

Zëdhënësi  i tij ka thënë se infeksioni i tillë me të cilin është prekur Elton John, është vdekjeprurës. /Lajmi.net/

Legjislatura më e dobët që nga paslufta

Posted: 24 Apr 2017 11:44 PM PDT

Kuvendi i Kosovës

Legjislatura aktuale, e pesta me radhë pas përfundimit të luftës, po vlerësohet si më e dobëta gjatë këtyre viteve. Karakteristikat e kësaj legjislature mbeten tymi e gazi, duke lënë nën hije ligje të miratuara e seanca produktive të mbajtura. Gjatë kësaj kohe Kuvendi i Kosovës nuk ia ka dalë as për së afërmi ta përmbushë agjendën legjislative.

Kështu vlerësojnë të paktën monitorues të punës së Kuvendit, analistë politikë, madje edhe vetë deputetë. Sipas tyre, mungesa e kuorumit e gjuha e vrazhdë kanë qenë vazhdimisht prezentë qoftë në seanca plenare ashtu edhe në mbledhje të komisioneve.

Në llupën e vërejtjeve është vënë edhe vetë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili në kohën e fundit, sipas analistëve, më shumë ka treguar përkushtim për turneun e tij dëgjimor sesa për obligimet si kryesues i institutit legjislativ.

Artan Murati nga Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), Institut ky që monitoron Kuvendin, vlerëson se legjislatura e pestë ka pasur perfomancë të ulët që nga startimi i saj. "Që nga fillimi i punës së saj legjislatura e 5-të është përballur me shumë vështirësi dhe me efikasitet të ulët të punës", ka thënë Murati.

Xavi: Ky futbollist do të transferohet nga Guardiola, çmimi mbi 100 milionë euro (FOTO)

Posted: 24 Apr 2017 11:42 PM PDT

Pep Guardiola dëshiron ta transferojë yllin e Tottenhamit, Dele Alli në përforcim rekord gjatë verës, ka bërë të ditur legjenda e Barcelonës, Xavi.

21-vjeçari është duke u kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin.

“Bisedoj me Guardiolën, dhe e di se ai mendon se është e rëndësishme të transferojë futbollist anglezë”, deklaroi Xavi, përcjell “lajmi.net”.

“Për momentin futbollisti më i mirë anglez dhe një prej më të mirëve në Evropë është Dele Alli. Ne jemi duke folur për një futbollist shumë special”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

‘Mbrojtja Civile’ edhe më tutje aktive në veri

Posted: 24 Apr 2017 11:31 PM PDT

Mitrovicë. E ashtuquajtur "Mbrojtje Civile", një organizatë ilegale e sigurisë në veri të Kosovës, vazhdon të jetë edhe më tutje aktive me të gjitha kapacitet njerëzore që i kishte para Marrëveshjes së Brukselit për shpërbërjen e saj.

Në Mitrovicë thonë se "Mbrojtja Civile" plotësohet me njerëz të rinj sa herë që pjesëtarët e saj integrohen në institucionet e ndryshme të Kosovës. Halit Barani, kryetar i Qendrës Rajonale të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Mitrovicë, ka thënë se nuk është shpërbërë as e ashtuquajtur "Rojat e Urës", e cila dukshëm funksionon në gjithë pjesën veriore të Mitrovicës.

"Tani ata i vendosin disa djem të ri tek ura, e këta i lajmërojnë 'Rojat e Urës'. Të cilët pastaj u dalin në prit shqiptarëve dhe i keqtrajtojnë pamëshirshëm. Vetëm gjatë këtij muaji 14 shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kanë kaluar në pjesën veriore, janë rrahur nga ata. Edhe 'Mbrojtja Civile' nuk është shuar, siç po thonë këta në Prishtinë, ajo është funksionale dhe funksionon me kapacitet të plotë njerëzor, siç ishte edhe para marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Pjesëtarët e saj të gjithë janë njerëz të MUP-it të Serbisë, por nën petkun e 'MC'-së,  Pra 'Mbrojtja Civile' nuk është shuar dhe nuk do të shuhet asnjëherë, pasi pjesëtarët e saj të integruar tashmë në institucionet e Kosovës paguhen nga Qeveria e Kosovës, ndërsa punojnë për Serbinë dhe për interesat e saj", ka thënë Barani./zeri.info/

 

Sony me tabletin e ri digjital dëshiron ta zëvendësojë letrën

Posted: 24 Apr 2017 11:31 PM PDT

Në vend se të bartim libra apo fletore të shumta, ne po përdorim tabletë të lehtë në të cilët mund ta ruajmë një sasi të pakufizuar të informacionit, transmeton "Koha Ditore". Pikërisht kjo e ka shtyrë kompaninë Sony që ta krijojë tabletin e ri digjital DTPRP1.

Sony në thelb dëshiron që ta largojë plotësisht nga përdorimi letrën. DTP RP1 e ka një ekran me madhësi prej 13.3 inçësh për të cilin kompanitë pretendon se do ta rrisë përvojën e shkrimit të shënimeve me stilolaps digjital.

Ekrani është i parrëshqitshëm, duke u dhënë shfrytëzuesve ndjenjën se po shkruajnë vërtet në letër. Dizajni i ri i tabletit ia mundëson të jetë më i hollë, më i lehtë dhe më i shpejtë se paraardhësi.

Sony thekson se e gjithë pajisja e ka trashësinë prej rreth 30 fletëve të letrës, përcjell The Verge. Kompania Sony e ka zhvilluar edhe aplikacionin e ri Digital Paper, i cili përdoret në kombinim me tabletin e ri. Ai mund të përdoret për konvertimin dhe bartjen më të lehtë të të gjitha formateve të dokumenteve në tabletin DTP-RP1.

Për fat të keq, tableti i ri i përkrah vetëm dokumentet PDF. Shitja e tabletit DTP-RP1 fillon më 5 qershor në Japoni dhe do të kushtojë afërsisht 700 dollarë, përcjell "The Verge".

Zbulohen fjalët e Carvajal për Suarezin në “El Clasico”

Posted: 24 Apr 2017 11:28 PM PDT

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal u përplas me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, në “El Clasico”.

Dhe, vetëm tani janë zbuluar fjalët e spanjollit ndaj uruguaianit në Santiago Bernabeu.

“Shko në shtëpi, pusho, e keni Copa del Rey. Në shtëpi, në shtëpi. Në çerekfinale jeni mposhtur 3:0, tre”, ishin fjalët e Carvajal për Suarezin, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona e fitoi “El Clasicon” me rezultat 3:2. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Noizy ju prezanton veturën e tij të re super-luksoze (Foto)

Posted: 24 Apr 2017 11:26 PM PDT

Ai nganjëherë na paraqitet me një koleksion të tyre nga më të ndryshmet, çmimi i të cilave është marramendës, shkruan lajmi.net.

Së fundi ai u tregoi fansave një veturë të kuqe, të cilën e quajti "Djalli im i kuq" të cilën duket se e ka renditur në mesin e veturave të tij të preferuara.

Noizy është anëtar i labelit OTR, dhe deri tani ka arritë sukses të madh, çdo këngë që lanson shndërrohet në hit. /Lajmi.net/

BE-ja s’e heq kushtin e Demarkacionit

Posted: 24 Apr 2017 11:26 PM PDT

Brukseli nuk do ta heqë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave, kërkesë kjo e cila e çoi kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën në Bruksel. Ai do të dështojë ta bind BE-në që ta largojë Demarkacionin si kusht për heqjen e vizave për një afat të caktuar kohor.

Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët vlerësojnë se e tërë kjo është një lojë e kryeministrit Mustafa i cili, siç thonë ata, po bën përpjekjet e fundit për mos ta lejuar rrëzimin e koalicionit qeverisës.

Sipas tyre, gjasat janë mëse minimale që BE-ja të pranojë ta largojë këtë kusht, teksa e ka vënë atë qysh në vitin 2012. Nga ana tjetër edhe përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian konsiderojnë se Demarkacioni është një kriter i cili duhet përmbushur.

Por sipas tyre Qeveria dhe Kuvendi janë duke bërë koordinimin e nevojshëm që procesi i liberalizimit të vizave, gjegjësisht Demarkacioni, të përfundojë sa më parë. Kurse përfaqësues të opozitës shprehen të vendosur se nisma e Mustafës është një lojë e pastër politike.

MIE: Kriteri i Demarkacionit duhet të përmbushet

Gëzim Dushi nga Ministria e Integrimit Evropian (MIE) ka thënë për "Zërin" se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është caktuar qysh në vitin 2012 dhe si i tillë duhet patjetër të përmbushet.

"Kriteri i Demarkacionit është vendosur qysh në vitin 2012, në fillim të procesit të liberalizimit të vizave, në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, për çka ne jemi pajtuar me këtë udhërrëfyes dhe si i tillë duhet të përmbushet", ka deklaruar ai./zeri.info/

 

Për një vit rresht e gjuan nënën e tij me vezë, arsyeja është qesharake (Video)

Posted: 24 Apr 2017 11:17 PM PDT

Momente argëtuese janë paraqitur në videon që do ta shihni më poshtë. Nëna i ka perfeksionuar aftësitë për të kapur vezën, sa herë që papritur djali i tij ia hedh nga larg.

Duket e pabesueshme ta shohësh si person i tretë këtë, megjithatë, me të kuptuar arsyen, ndoshta do të ndërroni mendje, madje edhe të shkoni aq larg sa ta provoni këtë metodë edhe me nënën tuaj. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more