Skip to main content

Lajmi.net: “Protesta në Turqi kundër rezultatit të referendumit” plus 8 more

Lajmi.net: “Protesta në Turqi kundër rezultatit të referendumit” plus 8 more


Protesta në Turqi kundër rezultatit të referendumit

Posted: 17 Apr 2017 11:32 PM PDT

Media turke raporton se 13 njerëz janë arrestuar në qytetin Antalia.

Protestuesit shprehën zemërim me disa parregullsi, në mesin e tyre edhe vendimi i trupit zgjedhor për t'i cilësuar si të vlefshme më shumë se një milion vota pa vulë zyrtare.

Hayir Besiktas, grupi që thirri protestën, tha se është kundër "mashtrimit, padrejtësisë dhe votave të vjedhura".

Parregullsitë janë identifikuar edhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Këshilli i Evropës.

"Dijeni vendin tuaj", u është përgjigjur Erdogan vëzhguesve.

Ai e fitoi referendumin me 51.4% të votave.

Lajm shumë i keq për Barcelonën, një ditë para ndeshjes me Juventusin (FOTO)

Posted: 17 Apr 2017 11:32 PM PDT

Gianluigi Buffon kurrë nuk ka humbur një ndeshje eliminuese me Juventusin në garat e UEFA-së, pasi fitores në sfidën e parë, ka njoftuar UEFA.

“Bianconerët” kanë fituar duelin e parë ndaj Barcelonës me rezultat 3:0, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, rezultatin e ndeshjes së kthimit do ta mësojmë të mërkurën mbrëma në Camp Nou. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Koreja e Veriut lejon vetëm 15 modele flokësh (Foto)

Posted: 17 Apr 2017 11:29 PM PDT

Dhe nga ato çfarë raportohet në mediat ndërkombëtare, në Korenë e Veriut, ashtu siç ndodh rëndomë në shtetet diktatoriale ka vetëm disa modele të lejuar flokësh.

Në total janë 30 modele flokësh, 15 për femrat dhe 15 për meshkujt.

Kjo është përgjigja epike e Albëries, kur e pyesin për sekretin e bukurisë

Posted: 17 Apr 2017 11:25 PM PDT

Shpeshherë në atë vend dëgjojmë gjëra interesante të cilat nuk kanë se si të na ikin nga veshi, shkruan lajmi.net.

Në garën e mbrëmshme të atij spektakli, drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu vendosi të hynte në një lidhje direkte në Instagram dhe të merrte pyetjet e publikut.

Dikush nga ata i drejtoi një pyetje Albëries duke i thënë se cili është sekreti i bukurisë së saj.
Albëria me të qeshur ia kthehu “pyesni doktorin”. /Lajmi.net/

Real Madrid – Bayern Munich, befasi nga Zidane!

Posted: 17 Apr 2017 11:19 PM PDT

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka gjetur zëvendësuesin e Gareth Bale.

Ylli uellsian do të mungojë në duelin ndaj Bayern Munichut për shkak të lëndimit.

Por, Zidane ka përgatitur një befasi duke inkuadruar mesfushorin Isco në një rol më të avancuar në sulm, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid ka epërsinë nga ndeshja e parë me rezultat 2:1. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Vdes “themeluesi” i internetit

Posted: 17 Apr 2017 11:15 PM PDT

Gjersa punonte në Pentagon, në 1960 themeloi Arpanet, një rrjet kompjuterik i cili lidh me njëri tjetrin Qendra Kërkimore Amerikane.

Në Xerox, ai mbikëqyri kompjuterin e parë me ikona desktop dhe një procesor word, i cili përbënte bazat e sotshmit Microsoft Word.

Prej kohësh vuante nga sëmundja e Parkinsonit ndërsa janë të shumtë ata që kanë luajtur rol në formësimin e internetit, të paktë kanë bërë aq kontribute sa Taylor.

Në vitin 1999, ai u dekorua me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit në SHBA.  Ai u tërhoq nga bota e teknologjisë në vitin 1996. /PCWorld Albanian/

Real Madrid – Bayern Munich, formacionet e skuadrave (FOTO)

Posted: 17 Apr 2017 11:11 PM PDT

Trump uroi Erdoganin për fitoren në referendum

Posted: 17 Apr 2017 11:02 PM PDT

Në një bisedë telefonike, Trump po ashtu falënderoi Erdoganin për mbështetjen e sulmit raketor të SHBA-së në një bazë ajrore të Qeverisë së Sirisë.

Në referendum, 51.4% e votuesve turq kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Erdogan i hodhi poshtë kritikat e monitoruesve ndërkombëtarë, të cilët thanë se ai është favorizuar nga një “fushatë jo e barabartë”.

Trupi zgjedhor i Turqisë e cilësoi si të vlefshme fitoren e ngushtë të Erdoganit, pavarësisht pretendimeve të opozitës për parregullsi.

Woww! Era Istrefi e mahnitshme gjatë performimit në Coachella (Foto/Video)

Posted: 17 Apr 2017 10:55 PM PDT

Gjatë performimit të saj, Era mblodhi rreth vetes një numër të madh të audiencës dhe se atmosfera ishte në nivel, shkruan lajmi.net.

E veshur pothuajse tërësisht në rrjetë Era ishte si gjithmonë në hap me trendet në botë si dhe unike.

Në profilin e saj në Instagram, Era ka sjellë pjesë nga performanca e saj si dhe disa imazhe në të cilat shihet se si është dukur ajo gjatë performimit.

Nuk dimë ende se kush nga emrat e njohur ishte pjesëmarrës aty në momentin kur Era këndoi, por me rëndësi është fakti që ajo ka arritë të ngjitet në atë skenë.

Përveç Erës, të pranishme ishin edhe Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, që të gjitha na bëjnë krenare për prejardhjen që kemi. /Lajmi.net/

Last night was lit 🔥s/o to @whatsonot_certified

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more