Skip to main content

Lajmi.net: “Pija që bën mrekulli” plus 8 more

Lajmi.net: “Pija që bën mrekulli” plus 8 more


Pija që bën mrekulli

Posted: 15 Apr 2017 11:37 PM PDT

Shumë njerëz që e kanë konsumuar këtë lën e kanë konfirmuar fuqinë që bën kjo pije.

Ju duhet:

1 domate
1 mollë
1 karrotë

Përbërësit i pastoni mirë dhe i vendosni në mikser dhe sapo të jetë përgatitur lëngu konsumojeni.

Konsumimi i kësaj pije në mëngjes, në stomakun bosh, 1 orë para ngrënies së mëngjesit, sjell rezultate të shpejta.

Ky lëng ju ndihmon në sistemin imunitar, parandalon kancerin, parandalon tensionin e lartë dhe atakun kardiak, forcon mushkëritë, relakson muskujt dhe përmison shikimin.

Ja sa shpesh duhen larë pantallonat jeans

Posted: 15 Apr 2017 11:32 PM PDT

Mund t'i vishni në çdo moment të ditës, kombinohen me çdo gjë, i qëndrojnë mirë çdo trupi kuptohet duke zgjedhur masën përkatëse dhe ç'është më e rëndësishmja ju japin një komoditet dhe rehati që nuk e gjeni tek asnjë lloj veshjeje tjetër.

Por ndryshe nga veshjet e tjera, xhinset duhen larë më rrallë pasi materiali i tyre shumë delikat dëmtohet dhe humb ngjyrën gjatë larjes mekanike në lavatriçe. Sipas CEO-s së markës së fashme Levi's Chip Bergh, pantallonat xhins duhen larë sa më rrallë që është e mundur. Ai vazhdon mandej duke thënë se larja një herë në 4 muaj është mëse e mjaftueshme.

Edhe pse një deklaratë e tillë tingëllon shumë pak higjenike, sipas drejtuesit të markës lider në fushën e prodhimit të xhinseve, kjo është mënyra më e mirë që pantallonat tuaja të mos humbasin elasticitetin dhe ngjyrën origjinale. Ai sugjeron disa truke për të eleminuar papastërtitë dhe njollat.

Për shembull nëse fusni xhinset në një qese plastike të mbyllur dhe i lini në frigorifer për 24 orë, të nesërmen nuk do të ndjeni anjë aromë të keqe dhe do të kenë ngordhur të gjitha bakteret. Në qoftë se xhinest tuaja janë bërë me njolla, mund t'i lani pjesërisht me furçë dhëmbësh dhe ujë të kripur. Më pas lërini të thahet dhe përdorini si më parë. Ide të çmendura apo jo, do të guxonit t'i provonit?

 

Sot lajm jo i mirë për motin, vranësira dhe reshje shiu…

Posted: 15 Apr 2017 11:31 PM PDT

Era do fryj nga Jug-Lindja 10 deri 35 km/h.

Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 20-C.

Ky është urimi i Ardit Gjebreas me rastin e Pashkëve (Foto)

Posted: 15 Apr 2017 11:31 PM PDT

"Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët e Krishterë!" janë fjalët uruese të Arditit, shkruan lajmi.net.

Këtij urimi, ai ia ka bashkëngjitur edhe një foto me mesazh lidhur me këtë festë.

Kujtojmë se Arditi së fundi është i angazhuar në drejtimin e emisionit "E diela Shqiptare". /Lajmi.net/

Rakitic: Kështu do të fitojmë 4:0 ndaj Juventusit

Posted: 15 Apr 2017 11:31 PM PDT

Barcelona beson në rikthim ndaj Juventusit.

Mesfushori Ivan Rakitic është i bindur se me ndihmën e tifozëve, skuadra katalane do të arrijë që të rikthehet nga disavantazhi 3:0 nga ndeshja e parë në Torino.

"Do të mbështetemi 100 për qind tek tifozët tanë", deklaroi Rakitic, përcjell "lajmi.net".

"Së bashku me ta mund të fitojmë 4:0", theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

10 fakte befasuese që nuk i dinit për Kim Jong-un

Posted: 15 Apr 2017 11:28 PM PDT

Që kur mori pushtetin Kim Jong Un raportohet të ketë bërë shumë ndryshime dhe dyshohet të ketë vrarë shumë njerëz, përfshirë anëtarë të familjes së tij, madje edhe gjysmë vëllan Kim Jon Nam, në fillim të këtij viti.

Shteti komunist raportohet se po planifikon testin e gjashtë nuklear në fund të kësaj jave.

  1. Data e lindjes së Kim Jong Un, 8 janari është festë kombëtare, megjithëse nuk dihet me saktësi se sa vjeç është ai.
  2. Kim Jong Un është lideri më i ri në botë, sipas të dhënave të listuara nga Treasury.
  3. Kim Jong Un është shumë i dhënë pas basketbollit.
  4. Kim Jong Un raportohet se pëlqen duhanin, uiskin dhe djathin.
  5. Gjysmë-vëllai më i madh i Kim Jong Un, Kim Jong Nam u vra në shkurtin e këtij viti nga dy agjente në aeroportin e Kuala Lumpur.
  6. Kim Jong Un ka dy diploma kolegji.
  7. Kim Jong Un u shkollua në Zvicër.
  8. Kim Jong Un është gjenerali i vetëm në botë që nuk ka përvojë ushtarake.
  9. Kim Jong Un u martua më 2009 me Ri Sol Ju. Çifti kanë një vajzë me emrin Ju Ae.
  10. 10. Kim Jong Un më 2013 arrestoi dhe ekzekutoi axhën e tij për tradhti.

Zbulohet ‘armiku’ që u zvogëlon gjoksin femrave

Posted: 15 Apr 2017 11:28 PM PDT

Megjithatë, përpara se t'i drejtoheni kirurgjisë, duhet të mendoni fillimisht për mënyrën tuaj të jetesës dhe të zbuloni se cili është në të vërtetë 'armiku' juaj numër 1, ai që po ju zvogëlon gjoksin çdo ditë.

Mund t'ju duket se nuk ka shans që të ekzistojë ndonjë lidhje midis kafesë dhe madhësisë së gjoksit, por ja që lidhja ekziston. Siç tregojnë shkencëtarët, teprica e kafeinës mund të ulë aktivitetin hormonal në trupin e femrës, që si pasojë do të ndikojë në madhësinë e gjoksit. Sipas "Shije", një hulumtim i bërë në Suedi ka zbuluar se femrat, të cilat konsumojnë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, për 17 përqind kanë gjoks më të vogël se ato që konsumojnë më pak kafeinë.

Ndoshta ju tingëllon çmenduri, mirëpo hulumtuesit thonë që teprica e kafeinës mund të ndikojë në hormone, gjë që ndikon në madhësinë e gjoksit. Megjithatë, femrat të cilat pinë shumë kafe nuk duhet të frikësohen se gjoksi do t'u zhduket sa çel e mbyll sytë. Do të zvogëlohen, por nuk do të zhduken, shpjegon autorja e hulumtimit Helena Jernstrom, për Telegraphin britanik.

Turqia sot në Referendum, Erdogan: Me Vullnetin e Zotit ky vend do të festojë!

Posted: 15 Apr 2017 11:27 PM PDT

Rezultatet e sondazheve publike janë të ngushta, me një kryesim të lehtë të platformës në mbështetje të zgjerimit të pushtetit të presidentit.

"Mendoni se ç'do të ndodhte, nëse, me vullnetin e Zotit, kutitë e votimit do të zienin nga votat pro", deklaroi Erdogani në fjalimin hapës në Stamboll, i pari nga katër të tillë në axhendën e takimeve të sotme të presidentit turk.

"Me vullnetin e Zotit, nesër mbrëma, ky vend do të festojë," u tha Erdogani mbështetësve të tij.

Referendumi popullor, i iniciuar nga Erdogani, u kërkon votuesve të shprehen nëse Turqia duhet të ketë një presidencë me pushtet ekzekutiv, duke zëvendësuar në këtë mënyrë sistemin parlamentar.

Qëndrat e votimit për referendumin japin këtë të dielë mes orës 07:00 dhe 08:00 përgjigjen për të cilën bota po pret: do të zgjerohet apo jo pushteti i Erdogan!

Çfarë janë pikat e bardha në thonjtë tuaj

Posted: 15 Apr 2017 11:24 PM PDT

Emri duket shqetësues por kjo gjendje në fakt nuk është e tillë. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se këto pika shfaqen si pasojë e mungesës së zinkut ose kalciumit, kjo nuk është e vërtetë.

Ato shfaqen pas dëmtimeve të vogla që pësojnë thonjtë tuaj si pasojë e goditjeve ose e ndonjë shkaku tjetër.

Nëse nuk mbani mend ndonjë gjë që të ketë dëmtuar thonjtë tuaj, kini parasysh se thonjtë rriten shumë ngadalë kështu që goditja mund të ketë ndodhur edhe para disa javësh.

Çfarëdo qoftë arsyeja e dëmtimit, këto pika nuk kanë nevojë për trajtim dhe duhet të largohen me rritjen e thonjve.

Por nëse të gjithë thonjtë tuaj kanë pika të bardha të cilat nuk largohen, atëherë kjo mund të lidhet me ndonjë sëmundje si ato kardiovaskulare, të veshkave, anemi ose diabet.

Gjithsesi nëse shihni anormalitet në thonjtë tuaj, duhet të konsultoheni me mjekun pasi thonjtë shpesh janë tregues të disa sëmundjeve me rëndësi. /Telegrafi/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more