Skip to main content

Lajmi.net: “20 gjërat që çdo ditë i bëni gabim (Video)” plus 8 more

Lajmi.net: “20 gjërat që çdo ditë i bëni gabim (Video)” plus 8 more


20 gjërat që çdo ditë i bëni gabim (Video)

Posted: 25 Apr 2017 11:39 PM PDT

Ose, si të pastroni tiganin, vendin ku qëndroni nëse është zhytur nga njollat,si të pastroni banjon, pllakat në koridor, a dini në mënyrën e duhur si t’i pastroni?

Lajmi.net ju sjell 20 gjërat të cilat mund t’i keni përdorur gabim, megjithatë, format e tilla janë vërtetë atraktive dhe do të ju ndihmojnë shumë për punët në shtëpi.

Shikoni videon më poshtë dhe mësoni këto metoda unike. /Lajmi.net/

 

Deklaratat për bashkim kombëtar, për konsum politik

Posted: 25 Apr 2017 11:37 PM PDT

Nga ana tjetër, reagimet e krerëve shtetërorë ndaj BE-së, të cilat e shprehin shqetësimin lidhur me këto deklarata, analistët politikë i shohin si të rrezikshme për raportet me Bashkimin Evropian.

Megjithatë sipas tyre shqiptarët nuk duhet të mbeten të izoluar nga bashkësia ndërkombëtare. Madje disa prej tyre konsiderojnë se hapësirë etnike shqiptare është Bashkimi Evropian e jo "Shqipëria e Madhe" siç po propagandon Serbia.

Krasniqi: Deklaratat për bashkim, retorika në funksion të votave

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në Institutin e Studimeve Politike në Shqipëri, ka vlerësuar se deklaratat për bashkim kombëtar janë bërë për ta tërhequr vëmendjen prej problemeve të brendshme.

"Është një dukuri në modë në disa shtete të Evropës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën, Maqedoninë, etj, ku politikanët bëjnë deklarata agresive dhe nacionaliste në raport me BE-në. Këto deklarata lidhen me nevojën e këtyre vendeve për ta tërhequr vëmendjen publike nga problemet e tyre të brendshme, nga rasti për të përfituar prej krizës që vetë BE-ja dhe procesi i tij i zgjerimit po kalon si dhe nga përpjekja për ta testuar kursin politik të presidentit të ri të SHBA-së", ka deklaruar ai për gazetën "Zëri".

 

Lajm shumë i keq për tifozët e Barcelonës (FOTO)

Posted: 25 Apr 2017 11:36 PM PDT

Jeremy Mathieu nuk planifikon të largohet nga Barcelona.

Edhe pse ka bërë paraqitje të zbehta gjatë këtij sezoni dhe është kritikuar shumë nga tifozët e klubit, ai nuk do të kërkojë skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan “Mundo Deportivo”.

Mathieu nuk konsiderohet si titullar i sigurt në formacionin e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai beson se prapë mund të jap kontribut në ekip për sezonin e ardhshëm.

Tifozët e klubit nga Camp Nou me siguri se nuk do të jenë të lumtur. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Jehona shpërthen në vaj derisa ishte duke i prezantuar lajmet ‘live’ (Foto)

Posted: 25 Apr 2017 11:33 PM PDT

Ka pesë vite prej kur ajo e bën një punë jot ë zakonshme tek ne për femrat, punën si DJ, shkruan lajmi.net

E ftuat në emisionin NIN, ajo foli rreth eksperiencës kur ishte pjesë e ekranit televiziv, tregoi një rast që e ka bërë të qaj derisa ipte lajmet ku ajo kishte harruar thjerrëzat dhe nuk i shihte shkronjat që i shfaqeshin në ekran e shumë gjëra të tjera interesante. Këtë moment ajo sot e tregon duke qeshur por thotë se pasi u largua nga transemtimi shpërtheu në vaj.

Largimin nga televizioni Jehona e sheh si diçka pozitive pasi me punën tjetër që nisi ia doli shumë mire e nuk e përjashtoi si mundësi rikthimin pasi tha se sot është më e pjekur dhe do ta trajtonte në thelb një emision edhe më mire duke mos e lënë pa treguar se do t'i pëlqente që pas një kohë të bëhej sërish prezantuese lajmesh./Lajmi.net/

Kumpir me mish

Posted: 25 Apr 2017 11:26 PM PDT

3 patate
150 gr mish
1 spec i gjelbër
1 domate

Përmbi:
djathë i grirë kaçkavall

Hapat:
Patatet i pastrojmë dhe i terim, fillimisht i mbështjellim me letrën e pjekës, pastaj me folje dhe në temperaturë 200 grade celsius për 2 orë i pjekim. Qepen dhe specin e premë në copa te vogla dhe i fërgojmë në tigan. Pastaj e shtojmë mishin në tigan dhe kështu me radhë domaten dhe erëzat. Patateve ia largojmë pjesën e sipërme dhe ia hedhim glazurën e përgatitur. Dhe djathin e shkrire ose kaçkavallin, i vendosim në furrë deri sa të shkrihet kaçkavalli. Pastaj mund ta shërbeni me disa copa të majdanozit.

Lamtumirë Real Madrid, transferohet te Mourinho (FOTO)

Posted: 25 Apr 2017 11:23 PM PDT

Alvaro Morata do të largohet sigurt nga Real Madridi në fund të sezonit.

Kurse, e ardhmja e tij mund të jetë në Manchester United, shkruan “El Larguero”.

Jose Mourinho e ka kontaktuar Moratan duke ia shprehur gatishmërinë e transferimit në Old Trafford, përcjell “lajmi.net”.

Morata spekulohet se kërkohet edhe nga Chelsea. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Partitë politike ‘zyrtarizojnë’ fushatën

Posted: 25 Apr 2017 11:22 PM PDT

Partitë politike në vend kanë filluar "zyrtarisht" fushatën për zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse ende ka kundërthënie mes disa subjekteve që Kosova t'i nënshtrohet procesit zgjedhor në këtë kohë, rezultatet në terren flasin të kundërtën. Tash e disa muaj partitë politike janë duke punuar intensivisht në shpalosjen e programit të tyre në çdo kënd të vendit.

Madje ato nuk ngurojnë as të japin premtime duke kërkuar kështu poste të larta karshi zotimeve që i bëjnë. E këto aktivitete njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se janë përgatitje e hapur për zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tyre,  sinjalin e parë për zgjedhje e ka dhënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Kurse Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është shprehur e gatshme për organizmin e zgjedhjeve nëse ato do të shpallen së shpejti. "KQZ-ja e ka obligim për t'i realizuar zgjedhjet dhe në qoftë se shpallen do t'i organizojë", ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për gazetën "Zëri".

 

Me këto ushqime e mbroni zemrën

Posted: 25 Apr 2017 11:20 PM PDT

Dr. Simon Dankel, shkencëtari kryesor i studimit, tha për indepedent se hulumtimi ka treguar se trupi i njeriut "përgjigjet shkëlqyeshëm në yndyrna si burim kryesor i energjisë".

"Burim e energjise në dietën tuaj ju mund t'a bazoni në karbohidrate apo yndyrna. Nuk ka asnjë ndryshim të vërtetë në mes dy grupeve", tha ai.

Në një studim të kontrolluar rreptësisht morën pjesë 40 burra obezë, të cilët u ndanë në dy grupe. Njërit grup ju përcaktua një dietë me yndyrë të ulët dhe një sasi të madhe të karbohidrateve, ndërsa pjesa tjetër e grupit përdorën dy herë më shumë yndyrë se doza e rekomanduar.

Anëtarët e të dy grupeve hëngrën shumë e perime, ndërsa energjia ditore ishte 2100 kalori.

Deri në përfundimin të testit, pjesmarrësit e njërit dhe grupit tjetër humbën peshë mesatarisht 12 kilogramë, duke reduktuar kështu mundësinë e shfaqjes së ndonjë sëmundje të zemrës ose diabetit.

Studiuesit theksojnë se dieta e tyre nuk ka përfshirë ushqim të shpejtë dhe të prodhuar industrialisht.

Ja ku i teston Mercedes veturat e veta të reja (Foto)

Posted: 25 Apr 2017 11:18 PM PDT

Para se t'i hedhë në treg veturat e reja, prodhuesi teston prototipet edhe në kushtet më të vështira për vozitje në poligonin e fabrikës.  Poligoni është lëshuar për punë në vitin 1967, një vit pas ndërtimit.

Gjatë ekzistimit të deritanishëm, poligoni vazhdimisht është përkryer, për të përmbushur kërkesat moderne të testimit. Njëri nga segmentet e reja është seksioni i rrugës, në të cilin gjatë vozitjes matet zhurma në kabinën e udhëtarëve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more