Skip to main content

“Kolegu ‘trulloset’ nga gjoksi i Bleronës, nuk ia ndanë sytë” plus 9 more GazetaBlic

“Kolegu ‘trulloset’ nga gjoksi i Bleronës, nuk ia ndanë sytë” plus 9 more GazetaBlic


Kolegu ‘trulloset’ nga gjoksi i Bleronës, nuk ia ndanë sytë

Posted: 24 Apr 2017 10:47 PM PDT

Blerona Zeqiri është prezantuesja me gjoksin më të madh, që e shohim në ekran.
Përmasat dhe gjoksi i saj janë XL. Dikush e pëlqen këtë gjë dhe dikush ka kritika.

Ndonëse e kritikuar për kilogramët e tepërt, me sa duket Blerona nuk është se po bën përpjekje të jashtëzakonshme për ta ulur masën aktuale trupore. E kënaqur me vetën, apo?

Në një nga edicionet e "Video Fest" në Kosovë, Blerona e kishte ekspozuar aq shumë gjoksin, saqë kolegu që e kishte përkrah ishte trullosur fare.

 

The post Kolegu 'trulloset' nga gjoksi i Bleronës, nuk ia ndanë sytë appeared first on GazetaBlic.

Përgatitje intensive për zgjedhje të parakohshme

Posted: 24 Apr 2017 10:46 PM PDT

Institucionet u kanë dhënë intensitet veprimeve e konsultave në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Madje, janë bërë edhe plane operative, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar të hënën në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nga e cila ka kërkuar që një vendim i mundshëm për shpërndarjen e Kuvendit të mos e gjejë në befasi institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.

Ftesa i ka mbërritur Dakës javën e shkuar, kohë kjo kur KQZ-ja ka ndërmarrë disa veprime.

The post Përgatitje intensive për zgjedhje të parakohshme appeared first on GazetaBlic.

Parashikimi i motit për sot

Posted: 24 Apr 2017 10:45 PM PDT

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on GazetaBlic.

Këto ushqime nuk ju shëndoshin

Posted: 24 Apr 2017 10:42 PM PDT

Gjithmonë ankohemi se të gjitha produktet që konsumojmë na shëndoshin, por nga ana tjetër nuk mund të rrimë gjatë pa konsumuar diçka sepse menjëherë na merr uria dhe vrapojmë tek ushqimet e dëmshme.
Që kjo të mos ndodhë ne do t'ju tregojmë 9 produkte ushqimore që ju mund t'i konsumoni gjithë ditën dhe nuk do të shëndosheni.

Selino – nëntëdhjetë e pesë për qind e këtij produkti është ujë dhe një selino e gjitha përmban vetëm gjashtë kalori.

Boronica – e pasur në antioksidantë, boronica gjithashtu përmban 14% të marrjes tuaj të përditshme në fibër.

Grejpfrut – i lartë në fibra dhe mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kastravec – hani lëkurën dhe farat, pasi përmbajnë shumicën e vlerës ushqyese të produktit.

Brokoli – ky produkt është më i mirë kur hahet i papjekur ose i zier.

Luleshtrydhet – të pasura me vitaminë C dhe polifenolë, luleshtrydhet janë një meze e lehtë e ëmbël natyrale.

Lulelakër – një lulelakër e tërë përmban vetëm 25 kalori.

Portokall – jini të gatshëm për të ngrënë portokalli, sepse përmban shumë fibra.

Kale – raporti kalori-proteina i kale-s është i shkëlqyer për ata që përpiqen të formojnë trup të mirë; një filxhan ka 33 kalori dhe përmban tre gramë proteina.

The post Këto ushqime nuk ju shëndoshin appeared first on GazetaBlic.

Ky është qeni më i madh në botë, peshon sa një elefant bebe (FOTO)

Posted: 24 Apr 2017 10:38 PM PDT

Qeni i racës Great Dane mendohet të jetë më i madhi në botë pasi peshon sa një elefant bebe, rreth 95kg.

"Ai është një qen i madh dhe na kanë treguar që kur ishte i vogël se është shumë i rëndë për moshën e tij. Kur veterinerët e peshuan për të parë se sa mjekime duhet të merrte për këmbën e tij të sëmurë, të gjithë në kirurgji u habitën. Por Balthazar është qen i qetë dhe i pëlqen që të ulet e të luajë me fëmijët dhe macet tona," – kanë thënë Vinnie dhe Diexie për qenin e tyre, i cili është vetëm 5 vjec.

Pronarët e tij nga Nottingham e kanë quajtur Balthazar dhe kanë treguar se vetëm ushqimi i tij cdo muaj kushton 138 dollarë.

 

The post Ky është qeni më i madh në botë, peshon sa një elefant bebe (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

“Zvicerani me prejardhje kosovare” mbyt drejtorin zviceran të fabrikës

Posted: 24 Apr 2017 10:28 PM PDT

Kosovari 21 vjeçar e godet drejtorin 44 vjeçar me një goditje të karatesë dhe e rrëzon përdhe, duke e lënë pa shenja jete.

Si "një i ri me prejardhje të huaj" e identifikonin fillimisht mediat zvicerane 21 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fabrizio C drejtorit 44 vjeçar të një fabrike në Biaska. Ndërkohë blick.ch duke folur për shkaktarin e vdekjes së fabrikantit një shkruan se ai është një "zviceran me prejardhje kosovare".

Është mëngjesi i hershëm i të shtunës, ora 4.30. Dy persona qëndrojnë në hyrjen e garazhit nëntokësor para lubit të natës "La Rotonda". Më i riu prej tyre e godet të vjetrin me një goditje të karatesë dhe e rrëzuar përdhe, ku ai mbetet pa shenja jete. I riu pastaj e lë viktimën dhe niset të largohet gjakftohtë nga vendi i ngjarjes. Por atë e ka parë njëri nga personat e sigurimit të lokalit, i cili e kap dhe e mban kosovarin deri sa të vijë policia. Ndërkohë autoambulanca e dërgon të lënduarin rëndë në spitalin e Luganos. Por babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç) vdes pas pak nga pasojat e lëndimit.

Tash hetimet janë drejtuar ndaj Alexander M i cili fajësohet për goditje vdekjeprurëse. Por përse ai e ka sulmuar drejtorin e fabrikës së orëve nga Stabio, është ende e paqartë. Ka mundësi që puna të ketë qenë për ndonjë vogëlsirë ose edhe të mos ketë pasur asgjë mes tyre, shkruan blick.ch. Por, personi i fajësuar, në facebook prezantohet si një maço, brutal, muskuloz, me vetura të shpejta.

Komuna dhe rrethi i miqve të Fabrizios reagojnë të tmerruar. Edhe politikani i partisë Lega, Norman Gobbi, i cili është drejtor për siguri në kanton, është i pikëlluar për 44 vjeçarin, me të cilin ka qenë së bashku në shërbimin ushtarak. /Albingo.ch/

The post "Zvicerani me prejardhje kosovare" mbyt drejtorin zviceran të fabrikës appeared first on GazetaBlic.

Ja çka ka parashikuar horoskopi për ju sot!

Posted: 24 Apr 2017 10:26 PM PDT

Lexoje shenjën tënde:

Dashi – Ditë e mirë ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do përkujdeseni për njeri-tjetrin dhe nuk do bëni asgjë që të sjellë lëndim tek dikush. Beqarët duhet t'i shprehin sa më shumë ndjenjat e tyre sepse vetëm ne atë mënyrë do mund ta gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të matur sepse në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit.

Demi – Do jeni shumë egoist sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk do ecë ashtu si keni dashur. Po vazhduat kështu shume shpejt kanë për të ardhur probleme serioze. Për beqarët asgjë e keqe nuk do ndodhë, por nga ana tjetër nuk do ketë as ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Për financa më të qëndrueshme mundohuni të ulni në maksimum shpenzimet.

Binjakët – Dite shume e animuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju beje te ndiheni mire ne çdo moment. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta gjejnë personin e ëndrrave edhe pse do mundohen pafund. Ne planin financiar do jeni shume me te arsyeshëm dhe situata do filloje te normalizohet.

Gaforrja – Pavarësisht te gjitha vështirësive qe keni pasur kohet e fundit ne jetën tuaj ne çift, sot do jeni me te qete dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre kështu qe do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar, edhe pse gjendja nuk do jene te periudhën me te favorshme, nuk duhet ta humbni besimin dhe nuk duhet te alarmoheni.

Luani – Para se te flisni dhe t'i kërkoni diçka partnerit tuaj sot duhet te reflektoni disa here. Ai nuk do jene ne humor shume te mire dhe mund te acarohet edhe për gjene me te vogël. Beqaret do jene optimiste, te qeshur dhe energjike. Ka gjase qe për ta te filloje një etape shume me e bukur. Buxhetin do e keni gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju ndodhe asgjë e keqe.

Virgjëresha – Tregohuni sa me te matur qe te mundeni sot ju te dashuruarit sepse po bëtë gabime do keni mosmarrëveshje te forta me partnerin. Beqaret do merren me diçka shume te rëndësishme gjate kësaj dite dhe as qe do mendojnë për te filluar një lidhje. Ne planin financiar fati ka për te qene gjate gjithë kohës ne anën tuaj. Përveçse stabilizim mund te ketë edhe përmirësim këtë jave.

Peshorja – Mundohuni ta kontrolloni veten sot ju te dashuruarit dhe te mos bëni gjera te gabuara. Nëse tregoheni pak me tepër tolerante dhe te duruar keni për te qene me te fituar. Beqaret duhet te jene me te arsyeshëm dhe kurrsesi nuk duhet te hedhin hapa te pamenduara. Për financat do jete një dite goxha delikate. Ne një moment mund t'iu duhet edhe ndihma e disa te afërmve për t'ia dale.

Akrepi – Jeta juaj ne çift nuk do ece shume mire gjate kësaj dite. Here pas here do keni debate dhe probleme serioze dhe do ndiheni keq. Beqaret nuk do duan te hedhin asnjë lloj hapi te nxituar. Njohje do ketë, por ata nuk do binden plotësisht. Buxheti do jete goxha me i mire, kështu qe filloni te shlyeni borxhet e hershme e me pas bëni investimet qe do ju duhen.

Shigjetari – Do jeni tej mase tolerante me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me ta ka për te qene e jashtëzakonshme. Edhe ata qe kane pasur debate e probleme serioze do jene me te qete. Beqaret me shume gjase do marrin vendime te rëndësishme pas disa takimeve mbresëlënëse qe do kenë. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive sepse mund te gaboni rende.

Bricjapi – Sot do keni konflikte te njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe shpesh do ndiheni keq. Hiqni dore nga te qenit mendjemëdhenj dhe jini sa me te hapur ndaj ndryshimeve. Beqaret me ne fund do fillojnë një romance te bukur, e cila do iu sjelle emocione dhe kënaqësi te pafundme. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do gjeni dot zgjidhje për problemet qe keni pasur.

Ujori – Dite e ngrohte, me diell dhe ngjyra do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret nuk duhet te jene shume impulsive sepse mund te bëjnë gabime te pafalshme e me pasoja për te ardhmen. Me shpenzimet do jeni te arsyeshëm dhe gjendja e financave nuk ka për te qene aspak e keqe.

Peshqit – Do jeni ne humor te shkëlqyer sot ju te dashuruarit dhe do ja shprehni akoma me shume ndjenjat atij qe keni ne krah. Dielli do ndriçoje gjithë kohës dhe do ju beje te ndiheni me se miri. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin shume rreziqe sepse mund te gabojnë. Ne planin financiar do keni sukses te garantuar. Gjendja ka për te qene shume here me e mire se me pare.

The post Ja çka ka parashikuar horoskopi për ju sot! appeared first on GazetaBlic.

Mbahet konferenca e donatorëve në sektorin e bujqësisë

Posted: 24 Apr 2017 10:22 PM PDT

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot organizon konferencën e donatorëve në sektorin e bujqësisë.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jetë ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe drejtues e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilat në vazhdimësi kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë bujqësinë në Kosovë.

The post Mbahet konferenca e donatorëve në sektorin e bujqësisë appeared first on GazetaBlic.

BE: Ratifikimi i demarkacionit, i nevojshëm për liberalizimin e vizave

Posted: 24 Apr 2017 10:15 PM PDT

Komisioni Evropian është rezervuar të komentojë iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa për suspendimin e kriterit të demarkacionit, për së paku dy vjet.

Kur janë pyetur për kërkesën e shefit të Qeverisë, zyrtarë të Brukselit kanë kujtuar dy kriteret e mbetura-ratifikimin e demarkacionit dhe luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, të hënën, kryeministri Isa Mustafa ka nisur vizitën në Bruksel, ku pritet të takohet edhe me komisarin për migracion, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst, ka thënë për "Kohën Ditore" se Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës, "por nuk komenton mbi iniciativat e mundshme lidhur me përmbushjen e kritereve që kërkohen për liberalizimin e vizave".

The post BE: Ratifikimi i demarkacionit, i nevojshëm për liberalizimin e vizave appeared first on GazetaBlic.

Gjetaj: Serbët janë duke luajtur “lojëra”, me varrezat masive të shqiptarëve në Rashkë

Posted: 24 Apr 2017 10:14 PM PDT

 

Pas shtatë ditë fillimit të gërmimeve për gjetjen trupave të shqiptarëve ne varrezat e Rashkës, të vrarë gjatë luftës së fundit, ende nuk është gjetur asnjë shenjë se aty mund të ketë varr masiv.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, në një prononcim për Indeksonline, ka konfirmuar se në varrezën masive të Kizhevacit ende nuk është gjetur asnjë e mbetjeve mortore.

Ai ka thënë se këto zvarritje janë duke u bërë qëllimisht nga pala serbe, sepse sipas tij ata e dinë saktësisht ku janë varrezat masive por janë duke u shtire sikur nuk e din.

"Punimet e ndërprera të premten për shkak të motit të lig, sot kanë vazhduar me një intensitet të shtuar, kështu që ende po punohet në vendet ku dyshohet se ka varreza masive. Gërmimet në varrezat e Kizhevacit në Rashkë  janë duke vazhduar por ende nuk ka gjetje të kufomave", ka thënë ai.

Gjetaj ka thënë informacionet për lokacionin varrezave masive i kanë vetëm pala serbe, dhe se sipas tij ata ndoshta mund të jenë duke lujtur një loje keqe.

"Sipas informacionit të palës serbe aty dyshohet se ekziston një varr masiv më trupa të shqiptarëve, nëse kjo nuk është ndonjë lojë e serbëve. Por do të shohim tani pas heqjes së shtresave të dheut se  çka mund të ketë aty", ka thënë Gjetaj.

The post Gjetaj: Serbët janë duke luajtur "lojëra", me varrezat masive të shqiptarëve në Rashkë appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more