Skip to main content

Koha.net: “Gecaj: S’ka diskutim që LDK do ta kthejë Prishtinën” plus 29 more

Koha.net: “Gecaj: S’ka diskutim që LDK do ta kthejë Prishtinën” plus 29 more


Gecaj: S’ka diskutim që LDK do ta kthejë Prishtinën

Posted: 25 Apr 2017 03:07 PM PDT

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, thotë se LDK-ja pa asnjë pikë dyshimi do të marrë sërish postin e kryetarit në kryeqytet. Ai thotë se LDK-ja do ta rikthejë Prishtinën pa probleme dhe se LDK nuk ka problem me kandidat sepse “ka me bollëk”. Gecaj ka kritikuar kryetarin aktual Shpend Ahmeti për mospunë duke thënë se Ahmeti mund të mburret vetëm për kunja dhe kiflet. “Nuk ka diskutim që do ta kthejmë Prishtinën. Është çështje e organeve që do të dalim me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Humble” e Kendrick Lamar më e dëgjuara në Amerikë

Posted: 25 Apr 2017 02:56 PM PDT

Kënga Humble e hip hop artistit Kendrick Lamar është kënga më e dëgjuar në Amerikë aktualisht, sipas Billboard. Kjo këngë e lansuar para 3 javësh ka marrë më shumë se 100 milionë klikime në kanalin muzikor Youtube dhe është shndërruar në super hitin më të madh, shkruan KosovaPress. Shumë personazhe të famshme nga bota e artit kanë ndarë në rrjetet sociale video ku shihen duke e kënduar “Humble”. Rikthimi i Kendrick Lamar me albumin “Damn”, ka ngjallur mijëra reagime......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj thotë se s’ka indikacione për prishje të koalicionit PDK-LDK

Posted: 25 Apr 2017 02:54 PM PDT

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk do të prishet pa e mbyllur mandatin. Ai thotë se nuk ka indikacione serioze se marrëveshja e koalicionit mund të prishet, pavarësisht raportimeve se koalicioni qeverisës do të prishet së shpejti dhe do të caktohet data për zgjedhjet e reja. Disa deputetë të pozitës janë shprehur haptas së fundmi se nuk janë të kënaqur me koalicionin e dy partive......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Mustafa nuk ka dështuar në lobimin për liberalizim në Bruksel

Posted: 25 Apr 2017 02:42 PM PDT

Edhe pse e pranon që kërkesa e kryeministrit Isa Mustafa për pezullim të kushtit për demarkacion, këshilltari i tij Bajram Gecaj thotë se Mustafa nuk ka dështuar në lobim për liberalizim të vizave në Bruksel. Mustafa sot ka kërkuar nga komisionarin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulos, që të pezullohet kushti i demarkacionit për vizat, por kjo kërkesë është refuzuar fuqishëm. Megjithatë, sipas Gecajt, kjo kërkesë shtesë duket të kuptohet që nuk mund të pranohet qysh në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Atletico befasohet në shtëpi

Posted: 25 Apr 2017 02:22 PM PDT

Atletico Madrid është befasuar në shtëpi nga Villarreali. Atletico pësoi 0 me 1 në kuadër të xhiros së 34-të në La Ligë. Roberto Soriano shënoi golin e fitores në minutën e 82-të. Atletico mbetet e treta me 68 pikë në tabelë, shtatë më pak se Barça e Reali që prijnë. Villarreali është i pesti me 60 pikë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

QKUK konfirmon se Rexhepi vazhdon rehabilitimin në Turqi

Posted: 25 Apr 2017 02:19 PM PDT

Pak orë pas raportimit të Koha.net, QKUK ka konfirmuar se ish-kryeministri Bajram Rexhepi do të vazhdojë rehabilitimin në Turqi. Ish-kryeministri ditë më parë pësoi dy sulme në tru dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe pse iu nënshtrua një operacioni për të cilin QKUK kishte thënë se s’ka pasur komplikime. QKUK ka konfirmuar për KTV-në se është konstatuar se Rexhepi ka nevojë për rehabilitim në një institucion të specializuar jashtë vendit dhe me përkrahjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata hedh poshtë ankesën e opozitës turke kundër rezultatit të referendumit

Posted: 25 Apr 2017 02:01 PM PDT

Gjykata më e lartë administrative e Turqisë, ka hedhur poshtë një apel nga partia kryesore e opozitës për të lënë në pritje njoftimin zyrtar të rezultateve përfundimtare në referendumin e fundit kushtetues. Partia Republikane e Popullit (CHP) e qendrës së majtë paraqiti javën e kaluar, në gjykatë një ankesë, ku kërkonte pezullimin e ekzekutimit kundër njoftimit të komisionit zgjedhor. CHP dhe grupet e tjera të opozitës kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj komisionit zgjedhor i cili mund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktorja Delevingne heq flokët për rolin e saj të ri

Posted: 25 Apr 2017 01:58 PM PDT

Aktorja, njëkohësisht modelja Cara Delevingne, është fotografuar gjatë setit të filmit të ri që po realizohet, porse ajo është tani pa flokë. Me këtë, ajo ka treguar se e ka bërë me qëllim sepse do të jetë pjesë e filmit “Life in a Year”, përcjell Koha.net. Edhe pse ka kohë që ajo e ka fshehur kokën e saj, këtë herë ajo është parë krejtësisht pa flokë në Toronto. “Më duhet të rruaj kokën për pjesën tjetër të xhirimeve,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Costa arrin shifrën e 50 golave në Premier Ligë, kalon edhe Suarezin

Posted: 25 Apr 2017 01:48 PM PDT

Diego Costa ka arritur shifrën e 50 golave në Premier Ligë për chelsean, duke e bërë këtë edhe më shpejt se Luis Suarez, ish-sulmuesi i Liverpoolit. Reprezentuesi spanjoll arriti këtë shifër në triumfin ndaj Southamptonit në Stamford Bridge, ku Costa shënoi dy herë. Atij i janë dashur 85 ndeshje për të arritur shifrën e 50 golave. 20 të parët i arriti në sezonin e parë, ndërsa sezonin e dytë shënoi 12 të tjerë dhe 19 tani në sezonin aktual. Me 86 ndeshje Suarezi kishte arritur 50......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çdo 10 minuta vdes nga një fëmijë në Jemen

Posted: 25 Apr 2017 01:34 PM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndihmë në Jemen, në një konferencë të donatorëve në Gjenevë gjatë ditës së sotme, transmeton Koha.net. “Një fëmijë nën moshën pesë vjeçare vdes nga shkaqe të ndryshme çdo 10 minuta në Jemen”, tha Guterres. “Kjo do të thotë, se derisa po mbahet kjo konferencë, në Jemen vetëm vdiqën 50 fëmijë, e kjo vdekje e tyre duhet të parandalohet”, shtoi ai. Ai gjithashtu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea sigurt drejt titullit

Posted: 25 Apr 2017 01:34 PM PDT

Chelsea ka arritur edhe një fitore të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion në Premier Ligë. Ekipi i Antonio Contes ka mposhtur Southamptonin 4 me 2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të në Angli. Eden Hazard hapi serinë e golave pas vetëm pesë minutash lojë. Oriol Romeu barazoi gjithçka në minutën e 24-të, para se Gary Cahill të kalonte sërish Chelsean në epërsi në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Diego Costa realizoi dy herë për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ramos suspendohet për një ndeshje

Posted: 25 Apr 2017 01:33 PM PDT

Sergio Ramos është suspenduar për një ndeshje pas kartoni të kuq të marrë në El Clasico. Mbrojtësi i Real Madridit u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Leo Messit, në humbjen 2 me 3 nga Barcelona. Ai pati edhe përplasje me fjalë me rivalët, ndërsa është dënuar për ndërhyrjen e ashpër. Ramos do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Deportivo La Corunas. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia e Serbia konfirmojnë zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak

Posted: 25 Apr 2017 01:27 PM PDT

Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake, tha ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjeviq. Shoigu tha se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare. “Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione shumëngjyrëshe, pushtime të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Behrami drejt rikthimit në Itali

Posted: 25 Apr 2017 01:21 PM PDT

Mesfushori i Watfordit, Valon Behrami, raportohet se mund të rikthehet në Serie A. 32-vjeçari, që sivjet ka pasur vetëm pesë paraqitje, sipas “SkySport Italia”, do të rikthehet në Serie A te Udinese. Behrami po ashtu po kërkohet edhe nga Sioni. Në të kaluarën ai ka luajtur edhe për Genoan, Veronan, Lazion, Fiorentinën dhe Napolin. Ishte pjesë edhe e West Hamit në Premier Ligë e Hamburgut në Gjermani. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: Perandori epis. 85 ®

Posted: 25 Apr 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pro X ®

Posted: 25 Apr 2017 06:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ® - vazhdimi

Posted: 25 Apr 2017 06:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koha e lajmeve

Posted: 25 Apr 2017 05:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 25 Apr 2017 05:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Music ®

Posted: 25 Apr 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: “Trimi dhe e bukura" epis. 12 ®

Posted: 25 Apr 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Projekte të shumta nga “BabaStars”

Posted: 25 Apr 2017 01:45 PM PDT

Disa prej anëtarëve të njërit prej labelave më aktivë në skenën e hip-hopit shqiptar janë gati për t’u servuar fansave të tyre projekte muzikore të cilat i kanë finalizuar para pak ditësh. Dy reperët e “BabaStars”, Cozman dhe Majk, në fillim të muajit maj pritet t’i publikojnë këngët e tyre. “Yamborghini”, tashmë është bërë e ditur se do ta mbajë titullin kënga solo e Cozmanit, ndërsa Majku nëpërmjet rrjeteve sociale, ka njoftuar se ka punuar rreth......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq lë të kuptohet se Turqia po e do formimin e Shqipërisë së madhe

Posted: 25 Apr 2017 01:14 PM PDT

Kryeministri i Serbisë dhe kryetari i saj i zgjedhur në votimet e prillit, dikur ministër i diktatorit Slobodan Milosheviq, Aleksandar Vuçiq sot ka thënë se deklaratat e përditshme të politikanëve shqiptarë për krijimin e Shqipërisë së madhe janë rezultat i aksionit të koordinuar mirë, transmeton Koha.net. Ai ka thënë se ekziston edhe një shtet i cili po tregon interesim për Ballkanin. "Ata po duan të formojnë sa më shumë ndikim te korpusi shqiptar në Ballkan dhe unë jam i habitur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Basha: Do t’i hapim rrugën Republikës së Re

Posted: 25 Apr 2017 01:11 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se qindra qytetarë të Fierit mbushën sot Sheshin e Lirisë dhe folën për vështirësitë, varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat ata ndeshen. Ky është shkrimi i plotë i Bashës në Facebook: Qindra qytetarë të Fierit mbushën sot Sheshin e Lirisë dhe folën për vështirësitë, varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat ata ndeshen. Qarku i Fierit ka pasuri të jashtëzakonshme natyrore, nga nafta tek siëprfaqja......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Perez vazhdon të ëndërrojë për Dybalan

Posted: 25 Apr 2017 01:08 PM PDT

Paulo Dybala është dëshira më e madhe e presidentit Florentino Perez. Sulmuesi i Juventusit po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë stinor, duke bërë që shumë skuadra të vihen në kërkim të tij. Në garë për argjentinasin është futur edhe Real Madridi, ku vetë presidenti Florentino Perez është një admirues i madh i Dybalas, shkruajnë mediat në Spanjë. Madje ai po mendon që t’i ofrojë Juves njërin nga James Rodriguez apo Alvaro Morata plus një shumë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj për kryeministër?

Posted: 25 Apr 2017 01:05 PM PDT

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj për Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk dëshiron që ta luajë rolin e vëzhguesit. Ai ka thënë se nëse ka vizion, atëherë është në gjendje ta ndihmojë vendin dhe këtë jo duke protestuar, por duke qenë aty ku merren vendimet, thotë Haradinaj. Haradinaj shpreh keqardhje që nuk ka qenë në Kuvend kur janë diskutuar Asociacioni e Demarkacioni. “E kam lënë të hapur mundësinë për me kry atë punë por edhe mos me marrë atë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj, pa vija të kuqe

Posted: 25 Apr 2017 01:01 PM PDT

E vetmja mënyrë që qytetari i Kosovës të lirohet nga qeverisja e keqe është votimi i opozitës. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. “E vetmja mënyrë është për me ja dhënë shansin ndryshimit është me ja kthy vendimin sovran qytetarit dhe qytetari në këtë rast mos me zgjedh PDK-në e LDK-në që janë shkaktarë të kësaj gjendje”, ka thënë ai. Haradinaj tha se nuk ka asnjë mundësi që të shkojnë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mila Kunis befason prindërit, rinovon shtëpinë ku ajo është rritur

Posted: 25 Apr 2017 12:56 PM PDT

Aktorja Mila Kunis, i ka bërë një befasi të veçantë prindërve të saj, duke rinovuar shtëpinë në të cilën ajo është rritur, transmeton Koha.net. Prindërit e saj gjithmonë kishin refuzuar të largohen nga ajo shtëpi, edhe pse e vjetër, e kjo bëri që Kunis të ndërmerr hapa. Mila Kunis së bashku me burrin e saj, aktorin Ashton Kutcher vendosën t’i rregullojnë shtëpinë e cila ishte vjetruar. Aktorja Kunis ka kaluar vitet e para të saj në po këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë protestat antishqiptare

Posted: 25 Apr 2017 12:48 PM PDT

Edhe sot është mbajtur në Shkup protesta kundër platformës së partive shqiptare për gjuhën shqipe dhe kundër formimit të qeverisë së LSDM-së me partitë shqiptare. Protesta e organizuar me moton “Për Maqedoni të Përbashkët”, kërkuan nga partitë maqedonase ta refuzojnë platformën e partive shqiptare. Ngjashëm si VMRO DPMNE-ja edhe protestuesit po kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare, apo formimin e qeverinë së LSDM-së me ndihmën e deputetëve të VMRO DPMNE-së. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë veprimet për Korenë e Veriut

Posted: 25 Apr 2017 12:45 PM PDT

Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë rënë dakord sot për të koordinuar nga afër të gjitha veprimet për Korenë e Veriut, pas ngritjes së tensioneve në Gadishullin Korean. “Kemi rënë dakord se do të koordinojmë të gjitha veprimet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike lidhur me Korenë e Veriut”, tha përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve, Joseph Yun, pas takimit me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugor. “Ne do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more