Skip to main content

“Ja kush po lobon për anëtarësimin e Kosovës në NATO” plus 9 more Ferizaj Press

“Ja kush po lobon për anëtarësimin e Kosovës në NATO” plus 9 more Ferizaj Press


Ja kush po lobon për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Posted: 25 Apr 2017 09:33 AM PDT

Mediat serbe i kanë dhënë shumë rëndësi takimit që sot ka pasur një delegacion i Kuvendit të Kosovës me atë të Kroacisë, kjo për faktin, se aty përveç se është premtuar ndihma për anëtarësim në NATO, kanë marrë pjesë djali i presidentit kroat të kohës së luftës me Serbinë, Franjo Tudjman, dhe ish shefi i diplomacisë kroate Miro Kovac, një zë i fuqishëm anti-serb

Është paralajmëruar se delegacionet e Kuvendit të Kosovës dhe Saborit të Kroacisë të vazhdojnë çështjen e finalizimit të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Me rastin e çdo takimi zyrtar apo jozyrtar të zyrtarëve kosovar dhe kroat, apostrofohet përkrahja e Zagrebit për pavarësinë e Kosovës. Këtë herë, shefi i delegacionit të Saborit kroat në seancën parlamentare të NATO's, Miroslav Tudjman, i biri i presidentit të parë të Kroacisë së pavarur, Franjo, ka paralajmëruar se do të përkrahë Kosovën në seancën e ardhshme e cila do të mbahet në Gjeorgji.

Bashkë me Tudjman'in, në pranim të delegacionit të Kuvendit kosovar, ka marrë pjesë edhe Miro Kovac, ish shefi i diplomacisë kroate, i cili është i njohur nga deklaratat shumë të ashpra për Serbinë, serbët dhe udhëheqësin e tyre.

Me këtë rast, siç është kumtuar, kryetari i komisionit për punë të jashtme i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica ka falënderuar Kroacisë për përkrahje dhe ndihmë të cilën i ofron Kosovës në shumë fusha.

"Integrimi në BE dhe NATO janë dy prioritete të rëndësishme të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe në këtë rrugë për ne janë shumë të rëndësishme përvojat e Kroacisë", ka theksuar Reçica.

I biri i Tudjmanit, i cili i udhëheq deputetët kroat në seancën Parlamentare të NATO's, ka paralajmëruar se do të përkrahë Kosovën në seancën e ardhshme në Gjeorgji.

Në këtë takim është paralajmëruar se dy delegacione do të ngrehin çështjen e finalizimit të partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Përndryshe, ish zyrtarët kroat, të cilët kanë kryer funksione më të larta, si Stjepan Mesic, dhe Zoran Milanovic, tashmë kanë treguar se janë lobistë shumë aktiv dhe promotor të pavarësisë së Kosovës.

Ish presidenti kroat, Mesic, kohë më parë e vizitoi Prishtinën, ku u takua me multimilionerin Bexhet Pacolli.

Para takimit të tyre, Mesic ka thënë se në Kroaci me vëmendje e përcjellin se ngjarjet pas arrestimit të Ramush Haradinajt.

Gjithashtu, ish kryeministri kroat dhe shefi i dikurshëm i PSD Zoran Milanovic, ka ofruar shërbime konsulente në procesin e eurointegrimeve Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto pjesë të Komunës së Ferizajt do të kenë ndërprerje të rrymës ditëve në vazhdim

Posted: 25 Apr 2017 09:20 AM PDT

Më 26.04.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gaçkë(40042002)prej orës 10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja  Musovit, Gremja, Gaçka, Semaja, Burrniku, Bajnica, Kashtanjeva, Prushaj, Sllatina e Lepencit, TS-Afrim Tafa-Baicë (fabrika e ujit), TS-Gurëthyesi 7 Shtatori-Isa Vishi.

Arsyeja e ndërprerjes:  pastrimi i trasesë së LP 10 kV.

 

Më 27.04.2017 në NS 35/10 kV FERIZAJ II do të shkyçet:

Dalja 10 kV Betoni(40041002) prej orës 09:30 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. e Prizrenit, Saraishta, Lloshkobarja, Bublica,

Llojza, Slivova, Dremjaku dhe Kosharja.

Arsyeja e ndërprerjes:  pastrimi i trasesë së LP 10 kV.

D4D organizon punëtori regjionale në Ferizaj

Posted: 25 Apr 2017 08:45 AM PDT

Në Ferizaj nga D4D ka organizuar punëtori ku janë përfshirë komunat, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Lipjan.
Instituti Demokratik për Zhvillim (D4D) Është duke mbajtur punëtori dy-ditore në Komunën e Ferizajt, në kuadër të projektit “Gratë për Zhvillim: Aktivizimi i grave jo-aktive në tregun e punës”. Modulet e kësaj punëtorie përfshijnë prezantimin e gjetjeve mbi mos-aktivitetin e grave në tregun e punës, identifikimin e nevojave sipas specifikave të secilës komunë dhe kërkesat e tregut të punës si dhe zhvillimin e strategjive për përfshirjen e grave në tregun e punës në këto komuna. Në këtë punëtori pjesëmarrëse janë mbi 20 gra që përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, biznese, zyrtare të barazisë gjinore, si dhe asambleiste komunale.

Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi D4D,është i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC ‘

Prokurori Arben Ismajli zgjedhet zëvendës i kryesuesit të KPK-së në Prishtinë

Posted: 25 Apr 2017 08:39 AM PDT

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në takimin e 132-të të mbajtur të martën, ka zgjedhur prokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Ismajli, si zëvendës kryesues të këtij Këshilli. I njëjti mori 9 vota për dhe 1 kundër nga anëtarët prezent në këtë takim.Arben Islamjli ishte i vetmi prokuror që kishte kandiduar për këtë post, mandati i të cilit do të jetë 3 vjeçar, deri më 26 prill 2020.

Zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi Komunën e Hanit të Elezit dhe biznese të kësaj komune

Posted: 25 Apr 2017 08:34 AM PDT

Hani i Elezit, 25 prill 2017

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi komunën e Hanit të Elezit, ku u prit nga kryetari, Rufki Suma me bashkëpunëtorë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu kënaqësinë që po viziton këtë komunë, e cila udhëhiqet nga një kryetar i pavarur.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se është biseduar për shumë çështje, por në veçanti për çështjen e pronave të APJ-së të cilat tani janë bërë pronë shtetërore.

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, zëvendëskryeministri Kelmendi u takua edhe me përfaqësues të bizneseve të kësaj komune, me të cilët bisedoi për çështjen e furnizimit me energji elektrike, fiskalizimin e bizneseve, si dhe për Pakon Fiskale 2, e cila shumë shpejtë do të kalojë në Qeverinë e Kosovës dhe do të jetë një rilindje për bizneset në përgjithësi dhe ekonominë prodhuese në veçanti.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, njoftoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për të gjitha punët dhe problemet me të cilat po ballafaqohet kjo komunë, si dhe për aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë kohëve të fundit. Kryetari Suma falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për angazhimin e tij në përkrahje të bizneseve.

Labi ftohet në ditëlindjen e mbretëreshës Elizabeth II (Foto)

Posted: 25 Apr 2017 07:18 AM PDT

Labinot Tahiri është ftuar në një ngjarje madhore botërore, ku do të jenë të pranishëm shumë personalitete të njohura anekënd globit.

Elizabeth II (lindi më 21 prill 1926 në Mayfair, Londër) si HRH (Her Royal Highness – sq: lartësia e saj mbretërore) Princesha Elizabeth Alexandra Mary of York; një kohë te shkurtër edhe HRH The Princess Elizabeth, Duchessof Edinburgh) dhe është mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Elizabeth II është vajza e parë, nga dy vajza që kishite, e mbreti George VI dhe Elizabeth Bowes-Lyon. Ajo është në union personal si krehu i shtetit i shteteve të Commonwealth-it si Antigua dhe Barbuda, Australia, Bahamas, Barbados, Belize, Grenada, Xhamaika, Kanada, Zelanda e Re, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincenti dhe Grenadinet dhe Tuvalu. Ajo me tutje kreu i Kishes Anglikane dhe Fidei Defensor që është një titul kishtar dhe që në gjuhë latine do të thotë Mbrojtës i Fesë.

Me 6 shkurt 1952, dita e vdekjës se atit të saj Xhorxh VI, Elizabeth u shpall nga keshilli për trashegimin e fronit si mbretëresh. Kurorëzim ne fron zyrtarisht u mbajt me 2 qeshor 1953 ne kishen kryesore anglikane Westminster Abbey në Londër, 16 mujë pas vdekjës së atit të saj.

Çfarë bën sot ish e dashura e Seldit, Domenika e Big Brother? (Foto)

Posted: 25 Apr 2017 07:05 AM PDT

Të gjithë e kujtojmë Domenikën e Big Brother si dhe lidhjen e saj me ish-banorin dhe këngëtarin Seldi Qalliu.
Prej vitesh ajo është kthyer në Itali dhe vetëm disa kohë më parë është bërë mamaja e një djali, Johnit. Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet në plazh së bashku me vogëlushin e saj

Rriten të hyrat në komunën e Ferizajt

Posted: 25 Apr 2017 06:02 AM PDT

Kështu ka bërë të ditur sot drejtoresha e financave Lirije Syla, në një konferencë për gazetarë.

Sipas drejtoreshës Syla, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, është arritur që të grumbullohen mbi 680 mijë euro ose 15.45 për qind e planifikimit.

"Raporti financiar për këtë tre mujorë ka tejkaluar shumën e planifikuar dhe kemi arritur që të kemi edhe ngritje të të hyrave vetanake, në krahasim me vitin e kaluar për 15.35 për qind", ka thënë drejtoresha Syla, përderisa ka shtuar se gjithë kjo punë e cila kryhet në kuadër të Drejtorisë së Financave është në harmoni me udhëzimet administrative dhe rregulloret në fuqi dhe gjithnjë duke u bazuar me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike.

E para e Drejtorisë së Financave, Lirije Syla, me këtë rast ka theksuar se presin edhe të hyra të tjera edhe nga vjelja e tatimit në pronë dhe të hyrat vetnake, si të hyra kryesore në Komunën e Ferizajt.

"Unë me këtë rast ftojë qytetarët ferizajas që të ofrohen tek shërbimi i tatimit në pronë, në mënyrë që ata të kenë informacione të sakta sa i përket këtij shërbimi, si dhe të marrin informacionet e duhura sepse ligji për faljen e borgjeve akoma është në fuqi, dhe kjo do të ndodh deri në muajin shtator të këtij viti", ka thënë Syla.

U bë e ditur se gjatë tre mujorit të parë të këtij viti komuna jonë ka arritur që të shpenzojë edhe 23 për qind të buxhetit, i cili është në suaza të normales për një organizate buxhetore, por këto shpenzime kryesisht kanë qenë nga granti qeveritar.
Buxheti për vitin 2017 për Komunën e Ferizajt, është 26 milion e 480 mijë euro, prej të cilave mbi 22 milion janë nga granti qeveritar, dhe mbi 4 milion janë të hyra vetanke që realizon komuna në kuadër të Drejtorisë së Financave.

Kroacia konfirmon mbështetjen për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Posted: 25 Apr 2017 05:48 AM PDT

Në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari Elmi Reçica, në përbërje të të cilit janë edhe Blerta Deliu-Kodra e Zafir Berisha, anëtarë të komisionit, është duke realizuar një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë, bën të ditur zyra për informim e Kuvendit.

Sipas njoftimit, delegacioni u takua me anëtarë të Komisionit për Politike të Jashtme, i kryesuar nga kryetari Miro Kovaç, me anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, i cili kryesohej nga Franjo Luçiq, si dhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mirosllav Tugjman.

"Gjatë këtyre takimeve, u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në mes të komisioneve parlamentare, këmbimi dhe ndarja e përvojave rreth çështjeve integruese. Nga delegacioni kroat u shpreh gatishmëria për mbështetjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që do të mbahet në Gjeorgj", thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, delegacionet e të dyja vendeve iniciuan çështjen e finalizimit të partneritetit strategjik për bashkëpunim në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Delegacioni pasdite do të takohet edhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në SEECP, ndërsa nesër do të takohet me Grupin e Miqësisë Kosovë-Kroaci.

Artisti nga Franca Anok, do të jetë pjesë e festivalit ‘MURALFEST’

Posted: 24 Apr 2017 02:43 PM PDT

Ferizaj.24.04.2017. "MURALFEST" është festivali i cili synon të jetë promotor i nismave të ndryshme që kanë për qëllim shprehjen artistike rreth problemeve të shoqërisë përmes artit, shkruan KultPlus.

David Rapo i njohur me nofkën "Anok", është një grafist nga Franca, i cili edhe është mysafir në Festivalin e Muraleve 'MURALFEST' në Ferizaj, shkruan KultPlus. Për Anook Arti i rrugës, është arti i lirë. Ai thotë që para një viti nuk kishte informacione lidhur me Republikën e Kosovës, mirëpo falë zonjës Marie Christine Mari Eger, drejtoreshë e Organizatës Nouvel Est / Lindja E Re, e cila qëllim ka bashkëpunimin kulturorë mes Francës dhe Kosovës, ai do të vijë në Kosovë.

"MURALFEST" është festivali i cili synon të jetë promotor i nismave të ndryshme që kanë për qëllim shprehjen artistike rreth problemeve të shoqërisë përmes artit. Ky festival organizohet në qytetin e Ferizajt dhe ka karakter ndërkombëtar, dhe praktikohet në shumë vende të botës, po tash për herë të dytë edhe në Kosovë. /KultPlus.com

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more