Skip to main content

INSAJDERI: “Reagon Facebook për vrasjen që u publikua në këtë rrjet social” plus 19 more

INSAJDERI: “Reagon Facebook për vrasjen që u publikua në këtë rrjet social” plus 19 more


Reagon Facebook për vrasjen që u publikua në këtë rrjet social

Posted: 18 Apr 2017 07:37 AM PDT

Përgjigja e drejtuesve të rrjetit social pasi një burrë në Ohio vrau një të moshuar duke postuar në Facebook videon e vrasjes është se askush nuk i ka sinjalizuar për pamjet e rënda për rreth dy orë.

Rrjeti social bëri të ditur se do të rishikojë rregullat për hedhjen e përmbajtjeve video dhe materialeve të tjera të diskutueshme. Ky rishikim, i shoqëruar nga vetëdija se duhet 'bërë më shumë' është publikuar mbrëmjen e të hënës nga Justin Osfosky, zv. President i Veprimeve Globale të Facebook.

Rrjeti social, që ka 1.8 miliardë përdorues, shpjegoi se do e bëjë më të thjeshtë për përdoruesit që të sinjalizojnë përmbajtjet e papërshtatshme, dhe do të bëjë të mundur që në momentin që sinjali vjen tek social, procesi eventual i fshirjes të bëhet sa më i shpejtë, dhe kjo falë "moderimit njerëzor të inteligjencës artificiale".

Por është e pamundur thotë kompania të bllokosh menjëherë që nga burimi procesin. Çdo minutë në botë 3.3 milionë postimet hidhen online. Por ajo që ndodhi për Pashkët solli një sërë problemesh serioze për Facebook, q në muajt e fundit ka pasur një numër në rritje të episodeve që shpërndajnë në platformë abuzime dhe dhunë.

The post Reagon Facebook për vrasjen që u publikua në këtë rrjet social appeared first on INSAJDERI.

Gjuriq: Ideja e Shqipërisë së Madhe është varrosur me vdekjen e Enver Hoxhës

Posted: 18 Apr 2017 07:19 AM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se “askush nuk duhet të luajë me idenë fashiste të Shqipërisë së Madhe”.

Gjuriq tha se ideja e bashkimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka vdekur që kur ndërroi jetë ish-lideri komunist i Shqipërisë Enver Hoxhaj, njofton Insajderi.

“Unë do të doja të informoja Edi Ramën dhe Hashim Thaçin se Enver Hoxha ka vdekur dhe se me të është varrosur përgjithmonë ideja e Shqipërisë së Madhe, që i takon një pjese të errët të së kaluarës fashiste të kësaj pjese të Gadishullit tonë Ballkanik”, ka thënë Gjuriq, raporton B92.

Gjuriq po reagonte ndaj një deklarate të kryeministri shqiptar, Edi Rama në mediumin amerikan “Politico”, ku nuk e përjashtonte mundësinë e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama ka deklaruar sot se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. Ai ka paralajmëruar se "Europa mund të përballet me një makth" nëse vendet e Ballkanit "çmenden" si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së Unionit.

"Rajoni do të kthehet në një zonë gri ku aktorë të tjerë do të jenë më influentë sesa Bashkimi Europian", ka thënë Rama.

I pyetur nëse do të bëjë një bashkim me Kosovën në mënyrë të njëanshme, Rama është përgjigjur: "Jo, sepse mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Ballkan është që shtegu drejt BE-së të jetë i hapur, që perspektiva të jetë e qartë dhe që ndjenjat karshi BE-së të jenë pozitive".

"Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin", ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se bashkimi me Kosovën nuk është dëshira e tij, por një alternativë ndaj mbylljes së dyerve nga Bashkimi Europian. /Insajderi.com

 

The post Gjuriq: Ideja e Shqipërisë së Madhe është varrosur me vdekjen e Enver Hoxhës appeared first on INSAJDERI.

Elmi Reçica njofton se e ka takuar sot një artist dhe se e çmon punën e tij

Posted: 18 Apr 2017 07:14 AM PDT

Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet një kumtese për media, ka njoftuar për një takim të pazakonshëm të deputetit të PDK-së, Elmi Reçicës.

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Reçica ka  takuar artistin shqiptar të mozaikëve, me famë botërore, Saimir Stratin.

"Z. Strati e njohu kryetarin Reçica me veprimtarinë e tij artistike, të veçantë e të njohur ndërkombëtarisht, të vlerësuar lart nga kritika botërore. Fituesi i disa çmimeve Guinness, Strati, theksoi përkushtimin për të promovuar, nëpërmjet veprave të tij artistike, vlerat kombëtare, duke i bërë ato të njohura anekënd botës", thuhet në këtë komunikatë.

Po ashtu, Strati ka kërkuar mbështetje më të madhe për artin nga politika dhe institucionet.

Ndërkaq, Reçica e ka vlerësuar lartë artin që kultivon Strati. E ka quajtur vlerë të rrallë unike.

"Artistë të tillë arti duhen mbështetur nga të gjithë, sepse, siç tha ai, ata përbëjnë misionin më të mirë përfaqësues të një shteti dhe kombi", ka pohuar Reçica. Prej të gjitha punimeve, Reçica ia ka lavdëruar Stratit portretin e portretin e humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza, të punuar në kopsa teli.  Ndërkohë, sonte në Muzeun Kombëtar të Kosovës, organizohet ceremonia e rekordit të 10-të Guinness, nga artisti Saimir Strati.

The post Elmi Reçica njofton se e ka takuar sot një artist dhe se e çmon punën e tij appeared first on INSAJDERI.

Opozita turke kërkon zyrtarisht anulimin e referendumit

Posted: 18 Apr 2017 07:07 AM PDT

Partia kryesore opozitare e Turqisë apeloi zyrtarisht për anulimin e referendumit që do të rrisë pushtetin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Nënkryetari i Partisë Popullore Republikane, Bulet Tezcan, tha se ka paraqitur kërkesën në Bordin e Lartë Zgjedhor.

Ai tha se rezultati i referendumit për ndryshime kushtetuese është “i paligjshëm” për shkak të parregullsive në votim.

Parregullsitë, mes tjerash, thuhet se kanë të bëjnë me vendimin e trupit zgjedhor, në moment të fundit, për t'i cilësuar si të vlefshme më shumë se një milion vota pa vulë zyrtare.

Ndryshimet e propozuara, që do t’i japin presidentit më shumë kompetenca dhe do t’i mundësojnë Erdoganit të mbetet në pushtet deri më 2029, kanë kaluar në referendumin e së dielës më 51.4 përqind të votave, kanë thënë zyrtarët zgjedhorë.

Kritikët e Erdoganit thonë se reformat do t’i japin pushtet të gjerë një njeriu me prirje gjithnjë e më autokratike.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, tha sot se “vullneti i popullit është pasqyruar në kutitë e votimit” dhe se “debati ka marrë fund”.

Bashkimi Evropian, në anën tjetër, i bëri thirrje Turqisë që të hetojë në mënyrë transparente parregullsitë e raportuara.

The post Opozita turke kërkon zyrtarisht anulimin e referendumit appeared first on INSAJDERI.

Aktakuzë për grabitje kundër tre personave

Posted: 18 Apr 2017 06:54 AM PDT

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J.G. L.G. dhe T.TH. për shkak të dyshimit të bazuar se duke vepruar në grup kanë kryer vepër penale "Grabitje".

Sipas aktakuzës, të pandehurit J.G. L.G. dhe T.TH, me datë 24.11.2016 rreth orës 20:27 në Pejë, rr. "UÇK-së", në marketin "E-Market", duke vepruar në grup, pasi paraprakisht ishin marrë vesh i kishin ndarë detyrat për kryerjen e grabitjes.

Me të arritur në vendin e lartcekur, sipas aktakuzës, të pandehurit L.G. dhe J.G. dalin nga vetura të cilën e drejtonte i pandehuri T.TH. vejnë maskat në kokë dhe derisa e dëmtuara V.K. ishte vetëm në lokal, të pandehurit L.G. dhe J.G. futen brenda, ku i pandehuri L.G. nën kërcënimin e armës i drejtohet të dëmtuarës e pastaj së bashku me të pandehurin J.G. marrin paratë, largohen nga aty dhe më pas paratë i ndajnë në mënyrë të barabartë.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, për çka të pandehurit e lartcekur, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale "Grabitje"./Insajderi.com

The post Aktakuzë për grabitje kundër tre personave appeared first on INSAJDERI.

Delawie mirëpret kalimin e ligjit që lufton korrupsionin

Posted: 18 Apr 2017 06:53 AM PDT

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përkrahur miratimin e Ligjit të ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,duke e vlerësuar si një hap konkret kundër luftimit të korrupsionit.

"Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, kuvendi mori hap konkret ne luftimin e korrupsionit. Lajm i shkëlqyeshëm", ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter.

Gjatë seancës plenare të së martës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjit e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Lidhur me miratimin e këtij ligji edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e ka vlerësuar lartë miratimin e këtij ligji./Insajderi.com  

The post Delawie mirëpret kalimin e ligjit që lufton korrupsionin appeared first on INSAJDERI.

“Kam një detyrë shumë të vështirë” – Krasniqi kërkon titullin Kampion Bote

Posted: 18 Apr 2017 06:53 AM PDT

Robin Krasniqi thotë se do të ketë shumë punë në meçin përball armeno-gjermanit Arthur Abraham që do të zhvillohet të shtunën në Erfurt të Gjermanisë.

Boksieri me origjinë nga Kosova do të ndeshet për herë të tretë për titullin Kampion Bote, pasi dy herë më parë kishte dështuar të fitojë këtë titull.

Krasniqi kishte humbur ndaj britanikut Nathan Clerverly në vitin 2013 në meçin e vlefshëm për titullin Kampion Bote në versionin WBO, ndërsa dy vite më vonë dështoi t'ia rrëmbente titullin Kampion Bote të versionit ËBA gjermanit Jurgen Brahmer.

E boksieri nga Juniku të shtunën do ta ketë mundësinë që me fitore ndaj Arthur Abraham, të sigurojë një "biletë" për një tjetër meç për titull Kampion Bote.

"E di që është një detyrë shumë, shumë, shumë e vështirë për mua, por unë jam gati dhe dua të kem meçe të vështira. Sa më vështirë, aq më shumë i koncentruar jam", ka thënë Krasniqi për mediumin gjerman MDR, njofton Insajderi.

Boksieri armen Arthur Abraham është në fundin e karrierës së tij. Ai është 37-vjeçar dhe nëse humb këtë meç atëherë me shumë mundësi do ta mbyllë karrierën. Më parë, Abraham ka qenë Kampion Bote. /Insajderi.com

The post "Kam një detyrë shumë të vështirë" – Krasniqi kërkon titullin Kampion Bote appeared first on INSAJDERI.

Zhvillimi i sektorit energjetik do të sjellë miliarda euro në Kosovë

Posted: 18 Apr 2017 06:48 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha të martën në Prishtinë se gjendja me energjinë elektrike në Kosovë mbetet ende e brishtë për shkak të dy termocentraleve të vjetruara.

Por ai tha se investimet e realizuara në këtë sektor kanë sjell përmirësime për jetën e qytetarëve dhe shprehu mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane për Kosovën në fushën e energjisë.

Ambasadori Delawie i bëri komentet në një forum të nivelit të lartë për energji, që mblodhi aktorë vendorë e ndërkombëtarë në diskutimet për një strategji të energjisë dhe liberalizimit të tregut.

Ambasadori Delawi tha se viti 2017 'duhet të jetë një vit kthese për sektorin e energjisë', që Kosova të vazhdojë të punojë për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian, dhe përfundimisht sektori energjetik të jetë më bashkëkohor, më i sigurt dhe më konkurrues.

"Krejt kjo ka të bëj me zhvillimin ekonomik të Kosovës, por po ashtu edhe me përmirësimin e kualitetit të jetës së njerëzve në Kosovë. Krejt kjo e ndihmon Kosovën në arritjen e synimeve euro-atlantike", tha Delawie.

"Miratimi i ligjeve të reja për energji elektrike si dhe strategjia për energji elektrike janë të arritura kaq të rëndësishme për krijimin e themeleve për të gjitha zhvillimet në sektorin energjetik", tha ambasadori amerikan në Prishtinë.

Që prej përfundimit të luftës në Kosovë, vendi është përballur me mungesën e energjisë elektrike për shkak të, siç është vlerësuar, 'termocentraleve të vjetruara dhe problemeve me rrjetin energjetik'.

Zyrtarisht thuhet se prej vitit 2003 deri më 2016, në termocentrale janë investuar mbi 400 milionë euro, por vlera e donacioneve të huaja nuk është bërë e njohur.

Qeveria e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë në Kosovë thanë se sektori energjetik mbetet prioritet dhe një "Strategji e Energjisë për vitin 2017 -2026", synon që ta stabilizojë furnizimin me energji elektrike në vend, me kosto të përballueshme, me rritje të pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme, si dhe integrim në tregun regjional.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se miratimi i strategjisë ka qenë hap i domosdoshëm, pasi energjia paraqitet një ndër prioritetet kryesore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës.

“Dhe ky është treguesi më i mirë që ne mund të arrijmë rezultate të cilat i synojmë, që Kosova është një vend dhe shtet stabil, një shtet ku mund të zhvillohen investime të volitshme, një shtet miqësore për investime. Dhe një shtet që mund të sigurojë të gjithë investitorët që të vijnë dhe të tregojnë vetëm këtu", tha kryeministri Mustafa.

Në anën tjetër, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se reforma e sektorit të energjisë, që mundëson transformimin e tij dhe vënien e bazës së qëndrueshme për zhvillimin ekonomik, është e vizionuar në pesë objektiva, që sjellin investime prej 3 miliardë eurosh.

Ndërkaq, si lajm pozitiv për këtë sektor ministri Stavileci, e vlerësoi miratimin e pakos se tretë të ligjeve për energji vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, këto ligje, janë në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Evropian dhe i hapin rrugë liberalizimit të tregut.

"I hapin rrugën që të liberalizohet tregu, të liberalizohen çmimet dhe krijon mundësi që ne të kemi një treg konkurrues të energjisë elektrike gjë që është synim jo vetëm i Kosovës por i gjitha shteteve të rajonit".

Ndryshe, përkrahje autoriteteve vendore, sa i përket investimeve në sektorin energjetik, konkretisht në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, siç është projekti i Termocentralit "Kosova e Re", i ka dhënë Banka Botërore dhe përfaqësues të zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë.

Autoritetet në Kosovë kanë nisur prej vitesh një projekt për ndërtimin e një termocentrali të ri me një kapacitet prej afro 500 megavatësh. Ndërtimi i termocentralit 'Kosova e Re' pritet të nisë vitin e ardhshëm, dhe ka pasur paralajmërime se ai do ta nxjerrë nga përdorimi Termocentralin 'Kosova A', i cili është ndërtuar në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. /REL

Për më tepër në Insajderi lexo:

Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt

Zhvillimi i sektorit energjetik do të sjellë miliarda euro në Kosovë

The post Zhvillimi i sektorit energjetik do të sjellë miliarda euro në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

“Kapiteni” i harruar i Kosovës që tani po luan me dy ish-futbollistët e Arsenalit

Posted: 18 Apr 2017 06:24 AM PDT

Anel Rashkaj ishte vetëm 20 vjeç kur debutoi me përfaqësuesen e Kosovës. Në ndeshjen miqësore jo-ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të zhvilluar më 17 shkurt të vitit 2010 kishte rënë në sy loja e djaloshit nga Prizreni.

Që prej asaj kohe e deri tek pranimi i zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare të Kosovës nga UEFA, në ndeshjen ndaj Haitit, Rashkaj ishte emëruar kapiten i skuadrës përfaqësuese të Kosovës.

Por, që prej pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA në maj të vitit të kaluar, 27-vjeçari nga Prizreni nuk ka bërë pjesë në listën e të grumbulluarve të trajnerit Albert Bunjaki. Nga kapiten, ai u kthye në një të harruar.

Megjithatë edhe forma e futbollistit kosovar gjatë dy viteve të fundit nuk ka qenë në nivelet e pritura. Vitin e kaluar Rashkaj ka luajtur me skuadrën pak të njohur norvegjeze Sadnes Ulf në kategorinë e dytë norvegjeze.

E që nga dhjetori i vitit të kaluar ish-kapiteni i Kosovës është bërë pjesë e skuadrës suedeze AFC Eskilstuna, e cila bën gara në kategorinë e parë të Suedisë.

Në këtë fillim kampionati, Rashkaj ka zhvilluar 260 minuta të plota në tri ndeshjet e para të kampionatit me AFC Eskilstunan. Ai është njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës së tij.

Në të njëjtin skuadër me ish-futbollistin e Sadnes Ulf luajnë edhe dy ish-futbollistë të 13 herë kampionit të Anglisë, Arsenalit. Emmanuel Frimpong, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Arsenalit në vitin 2012 – madje kishte luajtur edhe në Ligën e Kampionëve me londinezët, – është bashkëlojtar i Rashkajt.

Në të njëjtën skuadër me Rashkajn luan edhe mbrojtësi i majtë anglez, Jernade Meade, ish-futbollist i Arsenalit dhe Swanseat.

Pas tri ndeshje të zhvilluara, EFC Eskilstuna ka dy barazime dhe një humbje, raporton Insajderi.

Me mungesën e Herolind Shalës për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Turqisë më 11 qershor, Rashkaj është një nga alternativat për zëvendësimin e futbollistit me origjinë nga Drenasi. /Insajderi.com

The post "Kapiteni" i harruar i Kosovës që tani po luan me dy ish-futbollistët e Arsenalit appeared first on INSAJDERI.

Netflix arrin 100 milion abonentë në mbarë botën

Posted: 18 Apr 2017 06:13 AM PDT

Netflix lajmëroi se pas 10 vitesh ekzistencë ka arritur 100 milion abonentë. Kompania pritet që ta tejkalojë këtë shifër gjatë fundjavës  duke nxitur kështu një rritje të menjëhershme të vlerës së aksioneve.

Platforma e transmetimeve televizive u zgjerua në mbarë botën në Janar të vitit të kaluar, ndërsa në tre mujorin e fundit kompania shtoi 4.95 milion abonentë të rinj.

Në fund të muajit Mars Netflix numëron 98.75 milion abonentë në mbarë botën. Konkurrenti kryesor, Amazon Prime Video gjithashtu filloi ofrimin e përmbajtjeve dhe transmetimeve në 200 shtete vitin e kaluar.

Fitimet e kompanisë arritën shifra e 178 milion dollarëve, ose 40 cent për çdo aksione. Të ardhurat tu rritën më 35% në 2.64 miliard dollar.

The post Netflix arrin 100 milion abonentë në mbarë botën appeared first on INSAJDERI.

Rrëzohet helikopteri i policisë turke me 12 veta në bord

Posted: 18 Apr 2017 06:06 AM PDT

Një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord është rrëzuar në lindje të Turqisë, konfirmuan autoritetet lokale.

Helikopteri u zhduk dhjetë minuta pas nisjes nga qyteti Pulumur në provincën Tunçeli, tha Zyra e guvernatorit rajonal.

Në deklaratë thuhet se helikopteri barte shtatë zyrtarë policorë, një gjykatës, një ushtar dhe tre pjesëtarë të ekuipazhit.

Kushtet e këqija të motit besohet të kenë shkaktuar incidentin, thuhet në deklaratë, njofton rel

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por mjegulla e dendur e ka vështirësuar operacionin, thanë mediat lokale.

The post Rrëzohet helikopteri i policisë turke me 12 veta në bord appeared first on INSAJDERI.

Del fotoja e para e filmit ku luan Lady Gaga

Posted: 18 Apr 2017 06:03 AM PDT

"A Star is Born", është filmi me regji të Bradley Cooper, ku Lady Gaga për herë të parë po sfidohet edhe në film, shkruan KultPlus.

I bazuar në filmin e William Wellman të vitit 1937, dhe i ribërë në vitin 1954, pastaj edhe në vitin 1976, gjithnjë duke përfshirë yje të mëdha të muzikës, tashmë po vjen bashkë me këta dy artistë Bradley Cooper dhe Lady Gaga.

Tashmë ka dalë fotografia e parë nga xhirimet e këtij filmi ku Gaga ka shpërndarë foton në instagram, e cila ka falënderuar Cooper që ëndrrën e saj tashmë po e bën realitet.

The post Del fotoja e para e filmit ku luan Lady Gaga appeared first on INSAJDERI.

Apeli thotë se ka nevojë për së paku 15 gjyqtarë të rinj

Posted: 18 Apr 2017 05:54 AM PDT

Gjykata e Apelit ka njoftuar për numrin e lëndëve të përfunduara në tre muajt e parë të vitit, duke thënë se nevojitet rritje e numrit të gjyqtarëv në mënyrë që të zgjidhen mijëra raste të grumbulluara deri më tani.

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë tre mujorit të parë te vitit 2017 ka kryer gjithsej 2761 lëndë, por  gjatë të njejtës periudhë kohore në gjykatë kanë arritue edhe 3250 lëndë të reja.

Gjithej në këtë gjykatë numri i lëndëve të pazgjidhura është mbi 12 mijë.

"Në bazë të kësaj del se secili gjyqtar, prej 34 sa ka aktualisht kjo gjykatë, ka kryer mesatarisht nga 81 lëndë  në tre muaj ose nga 27 në muaj. Pavarësisht këtij angazhimi, numri i lëndëve të pa zgjidhura është 12 025, shifër kjo tejet e lartë", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata e Apelit, sipas të të njëjtit  njoftim, konsideron se e vetmja mënyrë për ta zbutur këtë gjendje është shtimi i gjyqtarëve dhe stafit mbështetës.

"Aktualisht ky institucion është ne pritje te dekretimit edhe të 4 gjyqtarëve, ndërsa janë duke u zhvilluar procedurat e rekrutimit për 5 bashkëpunëtor profesional dhe 10 zyrtar ligjor. Megjithatë edhe ky numër është i pa mjaftueshme në krahasim me numrin e madh të lëndëve të pa zgjidhura. Ndaj është e domosdoshme që te shtohet numri i gjyqtarëve të paktën edhe për 15, si dhe të dyfishohet numri i bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve ligjor", thuhet në njoftimin e Apelit./Insajderi.com

Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt

Apeli thotë se ka nevojë për së paku 15 gjyqtarë të rinj

The post Apeli thotë se ka nevojë për së paku 15 gjyqtarë të rinj appeared first on INSAJDERI.

Hekurudhat në Gjermani kërkojnë 8 mijë punëtorë

Posted: 18 Apr 2017 05:38 AM PDT

Hekurudhat gjermane "Deutsche Bahn" kërkojnë 8 mijë punëtorë të rinj këtë vit. Tregu i punës, megjithatë, është i vështirë sipas drejtuesve të hekurudhës.

"Kushdo që dëshiron të jetë përpara në garën për inxhinierë, shoferë lokomotivash apo inxhinierë elektronikë duhet të ofrojë argumente të mira", tha Ulrich Ëeber, nga agjencia hekurudhore për AFP.

Sipas tij edhe të moshuarit gjithashtu kanë shanse për një punë që do të jetë në grup.

"Ne jemi në kërkim të punëtorëve të rinj, të cilët duan të bëjnë rrugën më të mirë me ne. Dhe, më nuk është në pyetje mosha", përcjell albinfo.ch.

E punonjësit e rekrutuar në vitin 2016, sipas kompanisë, rreth 13 për qind ishin mbi 50 vjeç. Veçanërisht në këto grupmosha ishin shoferët e autobusëve, agjentët e shërbimit të klientëve në trafikun lokal dhe makinistët.

"Deutsche Bahn" ka filluar një fushatë të re për kërkimin e punonjësve të rinj në internet dhe me reklama. Në këtë mënyrë, kompania mbështetet në fytyrat e punonjësve dhe jo me aktorët apo modele.

Gjithashtu mund të lexoni edhe:

Zgjerimi i Konak-ut në Kalabri nxit pakënaqësi dhe përplasje

Hekurudhat në Gjermani kërkojnë 8 mijë punëtorë

 

 

The post Hekurudhat në Gjermani kërkojnë 8 mijë punëtorë appeared first on INSAJDERI.

Conte apo Simeone do ta drejtoj Interin sezonin e ardhshëm

Posted: 18 Apr 2017 05:35 AM PDT

Inter po kërkon të zëvendësojë me cdo kusht Stefano Piolin sezonin e ardhshëm. Dy janë kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e ziklatërve dhe bëhet fjalë për Antonio Conten dhe Diego Pablo Simeonen.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La gazzetta Dello sport’, drejtuesit e klubit milanez kanë bërë gati një ofertë për t’ia propozuar njërit prej këtyre personaliteteve, ku argjentinasi duket se është pak më i preferuar se Conte.

Gjithnjë sipas La Gazzetta Dello Sport, Interi është gati t’i ofrojë Simeones apo edhe Contes një kontratë 5 vjecare me 10-11 milionë Euro në sezon, shifër kjo të cilën Interi ia ka paguar vetëm Jose Mourinhos. përvec kësaj, zikaltrit premtojnë edhe për nje projekt stimulues si për argjentinasin ashtu edhe për italianin ku përfshihet edhe blerja e lojtarëve të rëndësishëm në merkaton e transferimeve.

Për më tepër, vitin e ardhshëm nuk do të lejohet dështimi në objektivin për t’u kualifikuar në Ligën e kampioneve ku duke nisur nga sezoni 2018/2019 do të jenë 4 skuadra që do të hyjnë direkt në fazën e grupeve të kompeticionit. Kjo do të thotë se Piolit tashmë i duhet të jetë gjithnjë një gjendje gatishmërie, pasi nëse Conte apo Simeone do të pranojnë këtë projekt largimi i tij është mëse i sigurt./Insajderi.com

The post Conte apo Simeone do ta drejtoj Interin sezonin e ardhshëm appeared first on INSAJDERI.

Ministri serb – Ramës: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk ndodhë pa luftë

Posted: 18 Apr 2017 05:30 AM PDT

Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, me deklaratat e tij dëshiron që të shantazhojë BE-në dhe se ai është i gatshëm që të shkaktojë luftë në Ballkan.

Me rastin e deklaratës së Ramës se, në qoftë se perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtohet bashkimi i vendit të tij me Kosovën, Vulin ka thënë se nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë, kërcënon paqen me deklaratat e tij.

“Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bëhet me mjete paqësore, dhe nuk mund të ndodhë pa një luftë dhe nuk mund të ndodhë pa një fatkeqësi të madhe. Edi Rama do të përsërisë këtë deklaratë dhe do të vazhdojë të bëjë shantazh ndaj BE-së deri në kohën kur BE-ja t'ia bëjë të ditur se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe se jo vetëm që do të dënohet, por do të ndëshkohet”, ka thënë Vulin për gazetarët, raporton Tanjug.

Ai theksoi se Ramës duhet t'i thuhet se nuk mund të shkaktojë luftëra, dhe se një sjellje e tillë me siguri nuk do të bëhet anëtar i BE-së, transmeton Express.

“Dhe nuk duhet që të bëhet anëtar i BE-së, sepse ai i cili është në gjendje që me luftë të kërcënojë për të arritur qëllimet e veta politike, nuk e meriton të jetë anëtar i ndonjë bashkimi, prandaj edhe BE-së”, theksoi Vulin. /Insajderi.com

Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt

Ministri serb – Ramës: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk ndodhë pa luftë

The post Ministri serb – Ramës: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk ndodhë pa luftë appeared first on INSAJDERI.

BE kërkon të hetohen “parregullsitë” në referendumin turk

Posted: 18 Apr 2017 05:24 AM PDT

Komisioni Evropian i bëri thirrje Turqisë që të hetojë parregullsitë e dyshuara në referendumin e së dielës.

Në referendum, 51.4 % e votuesve turq kanë miratuar ndryshimet kushtetuese, që do të rrisin pushtetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Parregullsitë, mes tjerash, thuhet se kanë të bëjnë me vendimin e trupit zgjedhor, në moment të fundit, për t'i cilësuar si të vlefshme më shumë se një milion vota pa vulë zyrtare.

"U bëjmë thirrje autoriteteve që të nisin një hetim transparent të këtyre parregullsive", tha për gazetarët në Bruksel Margaratis Schinas, zëdhënës i Komisionit Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së.

Parregullsistë janë identifikuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Këshilli i Evropës.

"Dijeni vendin tuaj", u është përgjigjur Erdogan vëzhguesve.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Stambollit dhe të qyteteve të tjera të Turqisë, të hënën në mbrëmje, për të protestuar kundër rezultatit të referendumit.

Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka uruar Erdoganin për fitoren në referendum.(rel)

Lexo edhe:

Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt

BE kërkon të hetohen "parregullsitë" në referendumin turk

The post BE kërkon të hetohen "parregullsitë" në referendumin turk appeared first on INSAJDERI.

Rama thotë se është i mundshëm bashkimi i Shqipërisë me Kosovën

Posted: 18 Apr 2017 05:18 AM PDT

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

Në një intervistë për "Politico", Rama ka paralajmëruar se "Europa mund të përballet me një makth" nëse vendet e Ballkanit "çmenden" si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së Unionit.

"Rajoni do të kthehet në një zonë gri ku aktorë të tjerë do të jenë më influentë sesa Bashkimi Europian", ka thënë Rama.

I pyetur nëse do të bëjë një bashkim me Kosovën në mënyrë të njëanshme, Rama është përgjigjur: "Jo, sepse mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Ballkan është që shtegu drejt BE-së të jetë i hapur, që perspektiva të jetë e qartë dhe që ndjenjat karshi BE-së të jenë pozitive".

"Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin", ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se bashkimi me Kosovën nuk është dëshira e tij, por një alternativë ndaj mbylljes së dyerve nga Bashkimi Europian, njofton Top-channel.

Rama ka paralajmëruar se, ndalimi i procesit të zgjerimit mund të destabilizojë Europën, duke theksuar se, "kjo alternativë do të ishte një makth për popullin dhe vendet e Europës".

"Ka mungesë kuptimi dhe vizioni, se ky rajon ka nevojë për Europën, por edhe Europa ka nevojë për të, për një Europë më të sigurtë", ka thënë Rama.

"Si mund të jetë Unioni më i sigurtë nëse Ballkani çmendet? Si mundet që Bashkimi Europian të lejojë krijimin e një zone gri në zemër të kontinentit, ku aktorë të tjerë mund të kenë më shumë influencë se vetë BE-ja? Kjo është diçka e pakkuptimtë në aspektin e sigurisë", ka vijuar Rama.

Rama ka shtuar se për momentin nuk e sheh luftën si "skenarin e parë" për Ballkanin, por sipas tij, ruajtja e qetësisë varet nga faktorët ndërkombëtare, BE dhe SHBA. /Insajderi.com

Ekspertiza: Dafina Zhubi u vra

Rama thotë se është i mundshëm bashkimi i Shqipërisë me Kosovën

The post Rama thotë se është i mundshëm bashkimi i Shqipërisë me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Britania pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Posted: 18 Apr 2017 04:48 AM PDT

Kryeministrja britanike Theresa May tha se do i kërkojë parlamentit që më 8 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme, për të fituar kështu një mandat të drejtë përdrejtë për të udhëhequr vendit pas Brexit, divorcit me BE-në.

Kjo cilësohet një lëvizje surprizë e kryeministres britanike.

Por mediat britanike shtrojnë çështjen pse kjo thirrje për zgjedhje të parakohshme? Kryeministrja ka qënë në presion pas kërkesave për referendum dhe rebelimit në rritje për planin e saj të shkollave. Duke folur në konferencën për shtyp May tha: "Vendi është bashkë, por Westminster jo".

Ky vendim vjen tre javë pasi kryeministrja nisi procesin normal të Brexit, dhe habiti mjaft politikanë britanikë që sapo ishin kthyer nga pushimet e Pashkëve.

Më herët, May kishte thënë në mënyrë kategorike që zgjedhjet e ardhshme do të ishin sipas planit, më 2020.

The post Britania pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme appeared first on INSAJDERI.

SHBA dhe Japonia – bashkë kundër Koresë së Veriut

Posted: 18 Apr 2017 04:48 AM PDT

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e siguroi Japoninë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me aleatët aziatikë për të çarmatosur Korenë e Veriut nga arsenali bërthamor.

“E vlerësojmë kohën sfiduese në të cilën jeton populli japonez – me rritjen e provokimeve matanë Detit të Japonisë”, i tha Pence kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, gjatë qëndrimit në Tokio.

“Ne jemi me ju 100%”, tha Pence.

Abe, në anën tjetër, tha se është e rëndësishme “të bëhen përpjekje diplomatike” dhe të merren “vendime paqësore” për çështjen.

“Në situatën aktuale në rajon, problemi i Koresë së Veriut është bërë edhe më i rëndë. Mendoj se vizita juaj në Japoni është jashtëzakonisht në kohë të duhur”, tha Abe.

Phenjani ka shpeshtuar testet bërthamore dhe raketore në vitet e fundit, pavarësisht dënimeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe sanksione të OKB-së.

Më 17 prill, Pence ka thënë se “epoka e durimit strategjik” ndaj Koresë së Veriut “ka marrë fund”.

The post SHBA dhe Japonia – bashkë kundër Koresë së Veriut appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more