Skip to main content

INSAJDERI: “FFK-ja dënon të përfshirët në skandalin e trukimeve” plus 19 more

INSAJDERI: “FFK-ja dënon të përfshirët në skandalin e trukimeve” plus 19 more


FFK-ja dënon të përfshirët në skandalin e trukimeve

Posted: 04 Apr 2017 10:19 AM PDT

Komisioni i garave të Vala Superligës së Kosovës ka marrë vendim për inicim të procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve Bajram Gashi, Edmond Zeqiri, trajnerit të Dritës Ismet Munishi dhe delegatit të FFK-së, Ali Ajeti.

Komisioni i garave ka marrë masa ndaj këtyre personave për arsye se ata ishin të përfshirë në skandalin e kurdisjeve të ndeshjeve në futboll.

Ky komision ka vlerësuar se gjyqtarët kanë shkelur kodin e etikës së mirësjelljes sportive, pasi ata nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojës me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.

Vendimi:

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF "Feronikeli' (motivi-lëshim në organizim për shkak të hedhjes së flakadanëve ndezëse nga ana e shikuesve të Feronikelit dhe e hedhjeve të shisheve Pvc në drejtim të bankinës së KF Drenica, ku si rrjedhojë një shishe Pvc godet referin e katërt të ndeshjes (sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes).

2.Ndaj KF Drenica (motivi-për shkak të flakadanëve dhe ofendimit të ekipit vendas në kor) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj portierit të KF Besa, Arben Beqiri me nr lic12 dhe nr lib 1-1647 – motivi-për mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohet deri në vendimin e Komisionit Disiplinor

4.Ndaj lojtarit të KF Besa, Fatmir Rexha me nr lic16 dhe nr lib 871-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohen deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

5.Ndaj lojtarit të KF Besa, Vildan Gutic me nr lic 20 dhe nr lib 702-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte në ndeshjen Besa –Trepça e në veçanti te goli i 3-të (sipas raportit dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores disiplinore dhe incizimeve Tv).

6.Ndaj referit Bajram Gashi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.

7.Ndaj referit anësor Edmoond Zeqirit – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.

8.Ndaj kryetrajnerit të KF Drita, Ismet Munishi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, trajnerët para dhe pas ndeshjes nuk kanë të drejtë të qëndrojnë me zyrtarët e FFK-së.

9.Ndaj delegatit të FFK-së, Ali Ajeti – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, sepse nuk ka të drejtë të qëndrojë me zyrtarët e klubeve para dhe pas ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

The post FFK-ja dënon të përfshirët në skandalin e trukimeve appeared first on INSAJDERI.

“Apple”, gati me “iPhone 8”

Posted: 04 Apr 2017 10:12 AM PDT

Edhe pse kur vjen fjala për shitjen e telefonave "smart", "Apple" dhe "Samsung" janë rivalë të hershëm, kur bëhet fjalë për furnizimin me ekrane, çështja ndryshon.

Sipas zërave më të fundit, për sa i takon "iPhone 8", "Apple" ka porositur 70 milionë panele "OLED" nga firma koreano-jugore. Kërkesa thuhet se ka si qëllim të plotësojë pritshmëritë e "Apple", që "smartphone" i pritshëm i saj të fluturojë nga raftet sapo të dalë në treg.

Sidoqoftë, vet "Samsung" nuk ka pranuar të bëjë komente rreth këtyre zërave, duke nënvizuar se nuk mund të flasë për porositë e klientëve.

"iPhone 7", në fakt, nuk pati suksesin e pritur, pasi shumë përdorues nuk panë tek ai asgjë më shumë sesa një "iPhone 6" të rifreskuar, gjë që rriti presionin mbi "Apple" që të ngrejë bastin për telefonin e radhës "smart".

Shumë zëra qarkullojnë në rrjet prej muajsh dhe thuhet, ndër të tjerash, se "iPhone 8" i ri do të ketë ekrane të mëdha "OLED", "Touch ID" të një forme tjetër, ndërkohë që 3 versionet e familjes "iPhone 8" do të kushtojnë rreth 1.000 dollarë copa e do të kenë ekrane të lakuara "OLED" prej 5.2 inch.

Ata do të kenë funksione karikimi "wireless", e madje thuhet edhe se do të jenë rezistentë ndaj ujit. Ka zëra se një nga "smartphone"-t e rinj do të ketë edhe një sensor 3D, që do t'i lejojë përdoruesit të kenë qasje tek aparati nëpërmjet teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Sipas spekulimeve të mëparshme, telefoni "smart" i ri i "Apple" do të quhej "iPhone 8", por raportet më të fundit sugjerojnë se aparati i ri do të quhet "iPhone Edition".

The post "Apple", gati me "iPhone 8" appeared first on INSAJDERI.

Manipuloi takimin me Barcelonën, arrestohet trajneri italian [video]

Posted: 04 Apr 2017 10:04 AM PDT

Thellohet skandali i manipulimeve në futbollin spanjoll. Policia spanjolle ka bërë të ditur se ka arrestuar trajnerin e skuadrës së Eldense e cila u mund 12-0 nga Barcelona B të shtunën.

Italiani Filipo di Pierro, u arrestua pas dyshimeve për korrupsion në favor të basteve sportive. Ai akuzohet se nuk ka hedhur në fushë ekipin më të mirë dhe u ka ofruar lojtarëve shuma parash për të toleruar në këtë ndeshje, gjithçka në favor të basteve sportive.

Ndërkohë, mbrojtësi Emanuel Mendi deklaroi se zëvendëstrajneri Fran Ruiz i kishte kërkuar të merrte pjesë.

"Më pyeti nëse isha dakord dhe sa para kërkoja, ndërsa nëse nuk do të bëhesha pjesë, nuk do të luaja. Fran m'i tha këto pasi trajneri nuk e flet shumë mirë spanjishten", deklaroi mbrojtësi për "Cadena Ser".

Çuditërisht, Ruiz pranoi gjithçka duke folur pikërisht për "Cadena Ser", ndonëse shtoi se kishte vepruar me urdhra nga lart dhe kishte dhënë dorëheqjen pas ndeshjes.

"Në parim, urdhrat erdhën nga lart, nga trajneri. Nuk dija çfarë të bëja, isha vënë mes dy zjarresh. Nuk thashë asgjë gjatë ndeshjes në pankinë, nuk bëra asnjë zëvendësim dhe nuk nxora asnjë lojtar në nxemje. Më pas dhashë menjëherë dorëheqjen", tha ai.

Humbja në fjalë solli vendimin e klubit për të shkrirë ekipin deri në fund të sezonit, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje për t'u luajtur.

Pjesë e grupit të lojtarëve që kanë mbetur mes katër rrugëve është edhe ish-portieri i Kombëtares U-19, Alesio Abibi, i cili duhet theksuar se nuk ishte protagonist në ndeshjen në fjalë.

Në vijim është videoja e ndeshjes së shumëpërfolur, ku se me sa lehtësi është arritur rezultati 12-0.

Manipuloi takimin me Barcelonën, arrestohet trajneri italian

The post Manipuloi takimin me Barcelonën, arrestohet trajneri italian [video] appeared first on INSAJDERI.

OKB do të hetojë sulmin e dyshuar kimik në Siri

Posted: 04 Apr 2017 10:01 AM PDT

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara për krime lufte hapën hetimet e një sulmi të dyshuar kimik në provincën Idlib të Sirisë, i cili ka lënë të vdekur së paku 58 veta.

Komisioni i OKB-së për Hetime e dënoi po ashtu sulmin e së martës. Në deklaratën e tij dënohen edhe sulmet e dyshuara mbi një objekt mjekësor, ku po trajtoheshin viktimat e sulmit të dyshuar kimik.

“Të dyja veprimet do të llogariten si krime lufte dhe shkelje serioze e ligjit të të drejtave të njeriut”, thanë hetuesit e OKB-së.

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, u tha gazetarëve në Bruksel se, në bazë të të gjithë treguesve, “sulmi ka qenë kimik dhe është kryer nga ajri”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 5 prill, për të diskutuar incidentin.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se sulmi në qytetin Khan Sheikhoun, i cili kontrollohet nga rebelët, është kryer nga avionë të Qeverisë siriane, ose asaj ruse.

Të vrarët përfshijnë së paku 11 fëmijë.

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, mohon se përdor armë kimike dhe akuzon rebelët për përdorimin e tyre, njofton rel.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avionët e saj nuk kanë kryer asnjë sulm pranë qytetit Khan Sheikhoun.

The post OKB do të hetojë sulmin e dyshuar kimik në Siri appeared first on INSAJDERI.

Xhaka i bën dhuratë futbollistit të Prishtinës [foto]

Posted: 04 Apr 2017 09:59 AM PDT

Granit Xhaka ka befasuar futbollistin e Prishtinës, Gentrit Begolli, të cilit i ka dhuruar fanellën e  Arsenalit me numrin 29.

Është vetë sulmuesi i Prishtinës, që ka publikuar një foto me fanellën e pranuar si dhuratë nga Xhaka, i cili ia ka përcjell atë përmes kusheririt të tij, Agon Xhakës.

"Faleminderit Granit Xhaka dhe Agon Xhaka", ka shkruar Begolli në profilin e tij të rrjetit social Facebook.

Agon Xhaka është futbollist i Prishtinës. /Insajderi.com

 

The post Xhaka i bën dhuratë futbollistit të Prishtinës [foto] appeared first on INSAJDERI.

Liberalizohet tregu energjetik – KEDS nuk është më i vetmi operator

Posted: 04 Apr 2017 09:52 AM PDT

Tregjet e hapura apo të liberalizuara të energjisë elektrike do të sjellin rritje të konkurrencës në mes të akterëve në tregun e Kosovës, duke ndikuar kështu edhe në ngritje të cilësisë, thonë përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Liberalizimi i tregut energjetik në Kosovë ka nisur në fillim të këtij muaji.

Këtij procesi i ka paraprirë miratimi i pakos së tretë të ligjeve për energji në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar, ligje këto në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Evropian.

Adelina Murtezaj Bajrami, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Zyrën e Rregullatorit për Energji, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se liberalizimi i tregut i mundëson konsumatorëve që të zgjedhin në mes furnizuesve (operatorëve) të ndryshëm që operojnë në treg.

"Gjenerimi i energjisë dhe furnizimi do t'i nënshtrohen tregut të lirë dhe roli i Rregullatorit do të jetë mbikëqyrës, duke siguruar se të gjithë aktorët zbatojnë rregullat e tregut të lirë dhe nuk lidhin marrëveshje në dëm të interesit të konsumatorëve. Me këtë qëllim, tashmë ZRRE ka licencuar edhe dy furnizues të tjerë përveç KESCO Sh.A,HEP sh.a dhe GSA sh.a", thekson Murtezaj – Bajrami.

Ndërkohë distribuimi dhe transmisioni si bartës të energjisë elektrike janë funksione monopolistike dhe do të jenë gjithmonë të rregulluara. Përderisa prodhimi dhe furnizimi i energjisë do të jenë funksione që i nënshtrohen tregut të lirë.

"Për operatorin e transmisionit dhe distribucionit, ZRRE do të vazhdojë të përcaktojë të hyrat e lejuara maksimale, në mënyrë që të sigurohet se konsumatorët janë të mbrojtur dhe ngarkohen vetëm për funksionet që këto kompani kryejnë sa i përket transmetimit dhe distribuimit të energjisë. KEDS si operator i rregulluar do të jetë i obliguar me ligjet, rregullat dhe kushtet e licencës, që të ofrojë kushte të njëjta për të gjithë operatorët që janë licencuar dhe dëshirojnë të kryejnë funksionet e furnizimit me energji elektrike", ka theksuar Muretzaj-Bajrami.

Iniciativën për fillimin e liberalizimit të tregut në fushën e energjisë e ka përkrahur edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Megjithatë, ata kanë kërkuar që gjatë licencimit të operatorëve të rinj, të konsultohet Ligji për mbrojtjen e konkurrencës, i cili ndalon marrëveshjet në mes ndërmarrjeve, të cilat, në veçanti kanë të bëjnë me përcaktimin e çmimit në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë.

Valon Prestreshi, kryetar i Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky liberalizim i jep mundësi konsumatorëve të përzgjedhin kompaninë e cila është më e favorshme për ta.

"Me liberalizim nënkuptohet mundësia që konsumatori të ketë mundësi zgjedhjeje të kualitetit dhe çmimit më të arsyeshëm, në të kundërtën fiksimi i çmimit dhe ndarja e tregut nuk janë dhe nuk konsiderohet liberalizim i tregut", ka theksuar Prestreshi.

Në anën tjetër Rinora Gojani, menaxhere e programit në Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë për Energji, thotë se një treg i liberalizuar i energjisë elektrike ju krijon konsumatorëve një siguri më të madhe për furnizim.

"Kosova është një vend i cili mbështetet shumë nga energjia nga thëngjilli dhe kjo do të bëjë që të kemi një energji të diversifikueshme.Është një hap që është dashur të fillonte më parë, por mirë që po fillon edhe tani. Liberalizimi i tregut nuk është një event i cili ndodh një herë, por është një procedurë, kështu që kemi shumë për të bërë në këtë proces", thekson Gojani.

Sa i përket çmimeve të energjisë elektrike Gojani thonë se nuk duhet pritur ulje të çmimit, pasi që energjia është një produkt i shtrenjtë, por sipas saj është e rëndësishme që çmimet që ofrohen të jenë të arsyeshme, transparente dhe të reflektojnë koston e shërbimit.

Aktualisht 85 për qind e konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike varet nga prodhimi i thëngjillit. Kosova vlerësohet si një ndër vendet më të pasura në botë më linjit. Prodhimi mesatar i thëngjillit, në Korporatën Energjetike të Kosovës, është rreth 8 milionë tonë në vit.

The post Liberalizohet tregu energjetik – KEDS nuk është më i vetmi operator appeared first on INSAJDERI.

Edhe pas 20 seancave Shyhrete Berisha ende në kërkim të shtëpisë së saj

Posted: 04 Apr 2017 09:32 AM PDT

Për Shyhrete Berishën e cila i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, ku iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve kishte më pak se dy vjet, ende nuk është e qetë.

Plaga që ka marrë nga masakra, i është shtuar edhe një tjetër, të cilën nuk po ka shanse ta mbyllë qe 4 vite.

Pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës, por Xhelali edhe pas 4 viteve ballafiqimi në gjyq, vazhdon me avazin e braktisjes së seancave gjyqësore.

Kështu bëri edhe në seancën e 20-të, raporton Kallxo.com

"Është seanca e 20 sot dhe procedura ka filluar në vitin 2013, propozimi për shtyrjen e seancës haptazi tregon qëllimin e zvarritjes, prandaj lus gjyqtarin që të vazhdohet me procedurën e mëtejshme", citohet të ketë thënë Naim Qelaqj, avokati i Shyhrete Berishës.

Ai komentoi faktin se Xhelal Berisha dhe e autorizuara e tij Shpresa Berisha lëshuan seancën e kontestit për shtëpinë me Shyhrete Berishën, pasi konstatuan se nuk ka kushte për mbajtjen e saj.

Arsyeja ishte banale.

''Si përfaqësuese e Xhelal Berishës e kontestoj njoftimin përmes postës elektronike, se gjykata nuk e ka të ditur se a e ka pranuar apo nuk e ka pranuar e-mailin, prandaj nuk mund të konsiderohet se e njëjta ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt", tha avokatja Berisha.

E pala e Shyhrete Berishës, këtë veprim e cilësoi mosrespektim dhe sjellje të papranueshme për sistemin gjyqësor të Kosovës./Insajderi.com

The post Edhe pas 20 seancave Shyhrete Berisha ende në kërkim të shtëpisë së saj appeared first on INSAJDERI.

Zogaj: Naser Makolli vazhdimisht kontrollohej në QKUK

Posted: 04 Apr 2017 09:26 AM PDT

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të burgjeve, Sokol Zogaj, ka thënë se Naser Makolli disa herë është kontrolluar dhe kryer analiza shëndetësore në QKUK derisa ndodhej në paraburgim, për shkak të disa problemeve më zorrë.

"I nderi disa herë ka qenë në QKUK. I ka marrë medikamentet, dhe ato masa nuk kanë ndihmuar në gjendjen e tij shëndetësore", ka thënë Zogaj në Infomagazine.

Sipas tij, vetë mjeket nuk kish konstatuar se ai duhet të trajtohej në QKUK, por vetëm i janë bërë kontrolle, përcjellë Gazeta Express.

"Vetëm i ka bërë disa analiza dhe nuk është parë e arsyeshme të trajtohet në QKUK", tha Zogaj.

Ndryshe, i paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Naser Makolli ndërroi jetë dje. Ai ishte shok i qelisë me Astrin Deharin, i cili u vetëvra disa muaj më parë në paraburgim në Prizren.

 

The post Zogaj: Naser Makolli vazhdimisht kontrollohej në QKUK appeared first on INSAJDERI.

Hungari, miratohet ligji kundër “Universitetit të Sorosit”

Posted: 04 Apr 2017 09:15 AM PDT

Hungaria ka miratuar një ligj, që mund të detyrojë një universitet ndërkombëtar të largohet nga vendi.

Parlamenti me 199 deputetë votoi me 123 vota pro dhe 38 kundër, ligjin që vendos kufizime të ashpra mbi universitetet e huaja që operojnë në Hungari.

Kjo është beteja më e fundit e shpallur nga kryeministri i djathtë i Hungarisë, Viktor Orban, kundër liberalizmit.

Shënjestër kryesore e ligjit besohet se është Universiteti i Europës Qendrore dhe themeluesi i tij, George Soros. Universiteti anglishtfolës, që ende financohet pjesërisht nga filantropi i lindur në Hungari, renditet mes 200 universiteteve më të mira në botë në 8 disiplina.

Por, partia në pushtet – zyrtarët e së cilës i referohen universitetit si "Universiteti i Sorosit", – e sheh atë si një bastion të liberalizmit.

Kryeministri është një kritik i njohur i OJQ-ve liberale, që pjesërisht financohen nga 86-vjeçari Soros, me të cilin ka një marrëdhënie aspak të ngrohtë.

Ligji mund ta detyrojë Universitetin e Europës Qendrore të largohet nga Hungaria, ku ka zënë një seli të lakmueshme në qendër të qytetit, pasi ai kërkon që universitetet të kenë një kampus në kryeqytet, por edhe në vendin e origjinës.

Universiteti i Europës Qendrore ka vetëm një kampus, atë në Budapest. Ligji po ashtu nuk i lejon universitetet jashtë BE-së t'u japin diploma hungarezëve, pa një marrëveshje mes qeverive kombëtare, në këtë rast me Shtetet e Bashkuara, njofton TCH.

Pavarësisht miratimit të ligjit, një zëdhënës i universitetit tha se lufta nuk ka përfunduar dhe se ligji do të kontestohet kushtetueshmërisht.

The post Hungari, miratohet ligji kundër "Universitetit të Sorosit" appeared first on INSAJDERI.

Suge Knight më në fund flet për vrasjen e Tupac

Posted: 04 Apr 2017 09:04 AM PDT

Suge Knight thotë se ai ishte objektivi i vërtetë në atentatin e vitit 1996 ku mbeti i vrarë reperi i famshëm Tupac Shakur, dhe se ish gruaja e tij dhe shefi i sigurisë së "Death Row Records" ishin pas kësaj.

Në një betim të nënshkruar, avokati i Knight, Thaddeus Culpepper thotë se prodhuesi i muzikës i njohur e ka ditur "për disa vite se Reggie Wright Jr., dhe ish bashkëshortja e tij Sharitha ishin pas vrasjes së Tupac dhe prisnin vdekjen e Knight", shkruan Daily Mail.

Culpepper thotë më tej se Knight ka bërë lidhjen me detajet e përfshirjes së Wright në vrasjen e rivalit të Shakur, Christpoher 'Biggie Smalls' Wallace në 1997.

Ish administratori i "Death Row Records" ishte me Shakur natën ku ai u vra në Las Vegas në 1996.

Knight, i cili aktualisht është pas hekurave në pritje të një gjyqi të veçantë për vrasje, ka refuzuar gjithmonë të zbulojë identitetin e personit që ai besonte se është përgjegjës për vdekjen e Shakur, transmeton tch.

Por tashmë ndoshta ka vendosur të flasë pas publikimit të dokumentarit të ri "Vrasja e Tupac: Beteja për Compton", me regjinë e Richard Bond dhe Michael Douglas Carlin

 

The post Suge Knight më në fund flet për vrasjen e Tupac appeared first on INSAJDERI.

Politico: Amerika detyroi Thaçin të heq dorë nga Ushtria

Posted: 04 Apr 2017 08:47 AM PDT

Portali i njohur Politico.eu i ka kushtuar një raport të veçantë iniciativës së presidentit Thaçi, për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Shkrimi nis me një përshkrim të kampit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Gjilan, ku thuhet se ky është vetëm një kamp trajnimi i cili edhe pse duket si bazë ushtarake në fakt nuk është kështu.

"Kampi është një bazë trajnimi për Brigadën e reagimit të shpejtë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovë. Por në javët e fundit Thaçi ka nisur iniciativën për të transformuar këtë forcë në ushtri me drejta të plota, megjithë kundërshtimin nga Serbia dhe aleatët perëndimorë të Kosovës", nis shkrimi i kësaj gazete.

Shkrimi tregon se pas presionit të madh perëndimor Thaçi është tërhequr paksa nga kjo iniciativë, e cila ka nxitur tensione mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, e gjithashtu edhe mund të ndikojë në raportet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

"Tani për tani 4.500 trupa të NATO-s janë e vetmja forcë ushtarake në Kosovë, një trashëgimi e fushatës së aleancës në bombardimet e vitit 1999 për t'i dhënë fund represionit serb ndaj shqiptarëve. Thaçi thotë se është koha që vendi i 1.8 milionë njerëzve të ketë ushtrinë e vet, 9 vite pas pavarësimit nga Serbia", bëhet e ditur në këtë shkrim.

Politico hedh në pah edhe një hipotezë tjetër. Aty citohen analistë, sipas të cilëve Thaçi po tenton ta përdorë krijimin e Ushtrisë për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse presidenti ka thënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

"Masa e Thaçit vjen në një kohë të ngritjes së tensioneve në Ballkan sidomos në mes të Serbisë dhe Kosovës që aspiron të anëtarësohet në BE. Tensionet u ndezën në janar, pasi Beogradi dërgoi një tren në Mitrovicë me mbishkrimin 'Kosova është Serbi' në rreth 20 gjuhë. Treni u ndal para arritjes në kufi, por incidenti nxiti zyrtarët të përdorin një retorikë të ashpër. Arrestimi në janar i Ramush Haradinajt pas një urdhri nga Beogradi ka ushqyer gjithashtu shumë zemërim. Dhe një gjykatë e re që pritet të gjykojë krimet e luftës gjoja të kryera nga forcat guerile, gjithashtu pritet të nxjerrë paditë në qershor dhe ka shfaqur paknaqësi. Edhe udhëheqësit e BE-së e përshkruan situatën në rajon si të tensionuar" ka shkruar Politico.eu, përcjell lajmi.net

Në shkrim theksohet mos-përkrahja e kësaj iniciative nga aleatët perëndimorë të Kosovës. Përmendet reagimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cila tha se NATO do ta shqyrtojë angazhimin e saj në Kosovë pas kësaj iniciative. Gjithashtu reagimet kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës perëndimore.

"Thaçi ka propozuar këtë projekt-ligj në mënyrë efektive duke mohuar pakicave etnike të drejtën e vetos. Ai kishte planifikuar të ndryshojë ligjin e FSK-së për ta ndryshuar mandatin e saj nga një forcë civile në atë ushtarake. Ai madje kërcënoi se do të jap dorëheqje nëse parlamenti nuk e voton këtë çështje, duke thënë se i gjithë vendi janë pro kësaj çështje", vazhdon shkrimi në këtë medium, transmeton lajmi.net

'Politico' pretendon se arsye për tërheqjen e Thaçit nga kjo çështje është vizita e ndihmës sekretarit amerikan, Hoyt Brian-Yee i cili ka thënë se ushtria duhet të krijohet vetëm me ndryshimet në kushtetutë.

Edhe reagimi i serbëve ka qenë i pashmangshëm, të cilët pretendojnë se ky vendim është kërcënim për serbët e Kosovës, duke e cituar Nenad Rashiqin i cili ka thënë se serbëve ju duhet kohë për të shëruar plagët e luftës.

"Duke pasur parasysh mjedisin politik në Kosovë mund të ketë dyshime se e gjitha biseda për ushtrinë është një akt i presidentit, i cili dëshiron vëmendje dhe dëshiron të dërgojë partinë që ai e kontrollon në triumf në zgjedhjet e ardhshme", është shprehur Lumir Abdixhiku.

"Ju duhet të kaloni nëpër shumë faza deri te krijimi i Ushtrisë, që ajo të jetë e dobishme dhe të përdoret ashtu si duhet" ka thënë Aidan Hehir, një profesor në marrëdhëneit ndërkombëtare në Universitetin Westminster, duke shtuar se nisma për ushtrinë është një formë e teatrit politik.

Besnik Selimi, kapiteni i Forcave të Sigurisë së Kosovës B.R.SH Gjilan Bataljoni i ka deklaruar se është i gatshëm për krijimin e një ushtrie pasi ka ndjekur trajnime në Danimarkë, Maqedoni, SHBA dhe një kurs në Varshavë.

"Unë vetëm dua të shërbej për vendin tim në çfarë do misioni jam i gatshëm ta përmbushë", është shprehur Selimi.

The post Politico: Amerika detyroi Thaçin të heq dorë nga Ushtria appeared first on INSAJDERI.

7-vjeçarja Bana Alabed vajton “fundin e humanizmit” pas sulmit në Siri

Posted: 04 Apr 2017 08:40 AM PDT

Një vajzë shtatë vjeçe, Bana Alabed, e cila ka tërhequr vëmendjen e njerëzve me postimet e saj në Tëitter nga qyteti Alepo i Sirisë, nuk ka reshtur së postuari të martën, pas një sulmi që la afër 60 persona të vdekur në një qytet në veri-perëndim të Sirisë.

"Tung botë, unë jam Bana. Unë jam një vajzë shtatë vjeçare siriane. Njerëzit këtu po vdesin çdo ditë derisa ju po vështroni. Ky është fundi i humanizmit," është një nga postimet e saj.

"E dashur botë, këta fëmijë sot janë vrarë me armë kimike në Iblid. Turp për ju vrasësit, turp", është postimi tjetër.

Bana Alabed tërheq vëmendjen e mijëra njerëzve të cilët shpërndajnë postimet e saja, duke u solidarizuar me keqardhjen e saj. Në përshkrimin e saj në Tëitter, ajo e përshkruan veten si një "të mbijetuar të bombardimeve dhe luftës".

Ajo ndiqet nga rreth 360 mijë njerëz nga e mbarë bota përmes këtij rrjeti social.

Më herët ajo ka shkruar letër edhe liderëve botëror lidhur me tmerret e luftës në Siri, përfshirë këtu edhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministren britanike, Theresa May.

Të paktën 58 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar kimik në një qytet në Siri.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se sulmet mbi Khan Sheikhoun nga qeveria siriane ose avionëve rusë kishin shkaktuar mbytjen e shumë personave.

Aktivistët e opozitës lokale dhe faqet e lajmeve kanë postuar fotot e atyre që thanë se kishin vdekur nga asfiksia.

Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e armëve kimike.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse kimike në Siri që nga fillimi i luftës civile gjashtë vjet më parë.

Në anën tjetër, Federica Mogherini, ka lënë fajtore regjimin e Bashar al-Assad për sulmin kimik në një bastion rebel dhe xhihadist.

"Sot, lajmet janë të tmerrshme. Natyrisht përgjegjësia kryesore bie mbi regjimin sirian", deklaroi Mogherini për median ndërkombëtare në kuadër të një konference ndërkombëtare në Bruksel për rindërtimin e Sirisë.

"Por, ky është një paralajmërim tragjik që situata në terren vazhdon të jetë dramatike në shumë pjesë të Sirisë", deklaroi ajo.

"Natyrisht përgjegjësia kryesore bie mbi regjimin sepse ai ka si detyrë të mbrojë popullin dhe jo për ta sulmuar", nënvizoi Mogherini.

"Të paktën 11 fëmijë bëjnë pjesë mes personave të vrarë nga sulmi ajror që goditi sot Khan Cheikhoun, në provincën Idleb", sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), duke cituar burime mjekësore në qytet./Insajderi.com

 

The post 7-vjeçarja Bana Alabed vajton "fundin e humanizmit" pas sulmit në Siri appeared first on INSAJDERI.

Munishi e respekton vendimin e Dritës për suspendim

Posted: 04 Apr 2017 08:08 AM PDT

Ismet Munishi e pranon se vendimi i Dritës për ta suspenduar është i drejtë dhe insiston se ai nuk dëshiron ta prish imazhin e klubit.

Trajneri Ismet Munishi i përfshirë së fundmi në video skandalin me gjyqtarin Bajram Gashi, ka folur për Express pas suspendimit që i ka bërë kryesia e Dritës.

Munishi thotë se ky vendim është drejtë dhe dëshiron që të ruaj imazhin e skuadrës, e cila edhe ashtu po kalon momente të vështira.

"Vendimi i Dritës është shumë i drejtë, por edhe trajner të tjerë rrinë me gjyqtarë dhe bisedojnë për futboll edhe pajtime, por kjo është bërë shumë e madhe. Unë jam për me e ruajte imazhin e Dritës", tha Munishi për Express.

"Unë kam fol me kryetarin e klubit dhe i kam thanë se më nuk kam forcë, por ai ka thënë se njëherë duhet vetëm ta suspendojnë. Unë nuk dua që këto turbulenca ta përcjellin edhe Dritën, ajo le të vazhdojë rrugëtimin e vet", ka thënë ai. /Insajderi.com

The post Munishi e respekton vendimin e Dritës për suspendim appeared first on INSAJDERI.

BE e përkushtuar t’i mbajë të mbyllura rrugët e migrantëve në Ballkan

Posted: 04 Apr 2017 08:06 AM PDT

Bashkimi Evropian është i vendosur që të respektojë marrëveshjen me Turqinë, për ndaljen e fluksit të migrantëve brenda bllokut, ka thënë presidneti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tusk, i cili sot në Sofia u takua me presidentin bullgar, Rumen Radev, mirëpriti përpjekjet e Bullgarisë për të forcuar sigurinë në kufirin me Turqinë, me qëllim që të parandalojë migrantët të hyjnë ilegalisht në shtet.

Ai tha se Brukseli do t'i jap ndihmë financiare Bullgarisë, nëse situata përkeqësohet.

"Ne jemi të vendosur t'i mbajmë të mbyllura rrugët ilegale të migrantëve në këtë rajon", tha Tusk.

Marrëveshje BE-Turqi ka hyrë në fuqi në mars të 2016-ës, pas më shumë se 1 milion refugjatë dhe migrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani arritën në Evropë më 2015, shumica prej të cilëve kaluan nga Turqia përmes ishujve grek.

The post BE e përkushtuar t'i mbajë të mbyllura rrugët e migrantëve në Ballkan appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet serbi që dyshohet se kontrabandoi 5 kosovarë në Bosnjë

Posted: 04 Apr 2017 07:56 AM PDT

Zyrtarët policor të Policisë Kufitare të Zvornikut në Republikën Serbe të Bosnjës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës Serbe pasi dyshohet të ketë kontrabanduar pesë persona nga Kosova në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Siç ka njoftuar Policia Kufitare e Republikës Serbe, i dyshuari i datëlindjes 1984, është arrestuar gjatë një kontrolli në rrugën magjistrale Biellinë – Sarajevë, shkruan mesiumi serb N1 Info.

Sipas Policisë, i dyshuari tentoi të kontrabandonte pesë kosovarët nga Kosova në Bosnjë dhe Hercegovinë.

The post Arrestohet serbi që dyshohet se kontrabandoi 5 kosovarë në Bosnjë appeared first on INSAJDERI.

Policia ia konfiskon armën 25-vjeçarit në Vushtrri

Posted: 04 Apr 2017 07:47 AM PDT

Policia e Kosovës në Vushtrri, me datën 3 prill 2017, rreth orës 23:15, ka konfiskuar një armë zjarri, njofton kumtesa policore.

Pas marrjes së informatës se në fshatin Miraq ka të shtëna me armë zjarri, njësitë përkatëse kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, ku është kontaktuar i dyshuari L. A., 25 vjeçar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar një armë e gjatë A-47, 20 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tri gëzhoja.

i dyshuar pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për 'mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës'.

The post Policia ia konfiskon armën 25-vjeçarit në Vushtrri appeared first on INSAJDERI.

Munishi kritikonte gazetarët se po fshehin rastet e “kurdisjeve” [video]

Posted: 04 Apr 2017 07:29 AM PDT

Në prill të vitit të kaluar, Ismet Munishi akuzonte gazetarët se nuk po e pasyqrojnë realitetin e futbollit të Kosovës, ashtu siç është. Trajneri që sot u suspendua nga KF Drita për shkak se ishte i përfshirë në një video-skandal ku flitej për trukim të ndeshjeve, thoshte se po kurdisën ndeshjet.

Munishi është përfshirë në një video skandal së bashku me gjyqtarin e futbollit të Kosovës, Bajram Gashi, teksa flisnin për trukimin e ndeshjes Drita-Prishtina.

Por, një vit më parë, ishte Munishi ai që kritikonte gazetarët se nuk po zbulojnë "kurdisjet" që ndodhin në futbollin e Kosovës, raporton Insajderi.

"Përse nuk del një analist apo një gazetar me tregu realitetin e futbollit të Kosovës", kishte thënë Munishi pas përfundimit të ndeshjes Prishtina-Hajvalia vitin e kaluar. Munishi, asokohe drejtonte Hajvalinë.

"Mua më vjen keq, se as nuk ka analista, as nuk ka gazetarë që e pasqyrojnë realitetin e futbollit të Kosovës. Duhet me u paraqit realiteti i futbollit të Kosovës qysh është", thoshte ai.

Munishi është suspenduar sot nga detyra e trajnerit të Dritës, pas përfshirjes në video-skandalin e publikuar sot nga portali "Indeksonline".  /Insajderi.com

Munishi kritikonte gazetarët se po fshehin rastet e “kurdisjeve”

The post Munishi kritikonte gazetarët se po fshehin rastet e “kurdisjeve” [video] appeared first on INSAJDERI.

Ministria e Sportit kërkon të merren masa për kurdisjet e ndeshjeve

Posted: 04 Apr 2017 07:16 AM PDT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë se po ndjek me shqetësim pretendimet dhe raportimet ditëve të fundit për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

"MKRS-ja i bën thirrje dhe pret nga Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat adekuate, me qëllim zbardhjen në tërësi të pretendimeve të tilla", thuhet në njoftim.

Kjo Ministri thotë se është e bindur që organet përkatëse të FFK-së dhe organet e tjera do ta trajtojnë me seriozitet të plotë këtë situatë.

"MKRS-ja ka krijuar kushtet ligjore për parandalimin e të gjitha dukurive të kësaj natyre, nëpërmjet Ligjit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive", thuhet aty.

Ajo kërkon nga të gjithë faktorët relevantë që të jenë të përgjegjshëm në këtë fazë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit dhe të sportit të Kosovës, sidomos pas anëtarësimit të FFK-së në UEFA dhe në FIFA.

"MKRS-ja po punon intensivisht, duke investuar në shumë drejtime, për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe për plotësimin e standardeve ndërkombëtare, prandaj bën thirrje që të shmanget çdo dukuri që mund të dëmtojë imazhin e sportistëve dhe të sportit të Kosovës në përgjithësi", përfundon njoftimi./Insajderi.com

The post Ministria e Sportit kërkon të merren masa për kurdisjet e ndeshjeve appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet Ballist Morina

Posted: 04 Apr 2017 06:58 AM PDT

Autori i dronit me banderolën "AUTOCHTHONOUS" mbi stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014 është arrestuar gjatë natës së sotme në Itali. Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti, është ndaluar nga policia e Xhenovës në zonën e malit Faske ku ishte duke fluturuar një dron me telekomandë.

Rregullat e përdorimit të pajisjeve të tilla e ndalojnë aktivitetin gjatë natës dhe në zona të veçanta si mali Faske, ndaj policia i ka sekuestruar Ballistit dronin dhe telekomandën e tij. Pas arrestimit, për 35-vjeçarin shqiptar u mor vendimi i përjashtimit të tij nga territori i komunës së Xhenovës. Ballisti dhe familja e tij jetojnë në Itali në një provincë të Milanos.

Droni bëhet shkak për një arrestim të dytë të tijin, pas atij në Tiranë në tetor të 2015-s. Duke patur parasysh ngjarjet e ndodhura në Beograd, policia shqiptare e arrestoi Ismail Morinën pak ditë para zhvillimit të ndeshjes së kthimit Shqipëri-Serbi si një masë për mbarëvajtjen e ndeshjes. Gjatë arrestimit në Tiranë atij iu gjet një pistoletë pa lejë dhe 30 bileta për ndeshjen që do të zhvillohej në "Elbasan Arena".

The post Arrestohet Ballist Morina appeared first on INSAJDERI.

“Fushata” pengon Kadri Veselin ta udhëheqë mbledhjen e Kryesisë

Posted: 04 Apr 2017 06:55 AM PDT

Turi i ri i dëgjimit të ekspertëve që e ka nisur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk po i lë kohë të mjaftueshme ta udhëheqë institucionin më të lartë ligjvënës – Kuvendin e Kosovës.

Planifikimi i tij për t'u takuar me ekspertët, ka bërë që ai të mos e udhëheqë mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

"Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, takon ekspertë të fushës së ekonomisë në qytetin e Prizrenit", thuhet në njoftim.

Por Veseli i ka pesë zëvendës të pozitës së kryetarit të Kuvendit. Kjo ia lehtëson punën. Mbledhjen e sotme e drejtoi nënkryetari Xhavit Haliti nga PDK-ja./Insajderi.com

The post "Fushata" pengon Kadri Veselin ta udhëheqë mbledhjen e Kryesisë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more