Skip to main content

INSAJDERI: “Dyshime rreth vërtetësisë së armëve bërthamore të Koresë së Veriut” plus 19 more

INSAJDERI: “Dyshime rreth vërtetësisë së armëve bërthamore të Koresë së Veriut” plus 19 more


Dyshime rreth vërtetësisë së armëve bërthamore të Koresë së Veriut

Posted: 16 Apr 2017 09:37 AM PDT

Korea e Veriut, në ditën kur festoi 105 vjetorin e pavarësisë së shtetit të tyre ekspozoi armët bërthamore që shteti tash e sa kohë kërcënon se do të sulmojë Korenë e Jugut dhe SHBA-të.

Mirëpo përdorues të rrjeteve sociale kanë ngritur dyshimet rreth vërtetësisë së këtyre armëve bërthamore.

Në rrjetin social Twitter qarkullojnë thashetheme se lideri suprem i Koresë Veriore, Kim Jong-Un ka pikturuar kuti të zbrazëta si armë vdekjeprurëse të shkatërrimit masiv, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Njerëzit kanë filluar të dyshojnë në origjinalitetin e tyre, duke u bazuar në disa fotografi ku raketa shihet e shtrembër dhe në drejtim të qiellit, përcjell Insajderi.

Njëri nga përdoruesit e rrjetit social Twitter u shpreh: "A po mendon Korea e Veriut se është duke bërë shaka me të gjitha këto raketa të rrejshme në paradë?".

Disa përdorues tjerë të Twitter derisa ngritin dyshime rreth vërtetësisë së armëve, thonë se raketat duken qesharake dhe të punuara nga letra.

Edhe pse Korea e Veriut nuk ka nisur asnjë raketë për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së tyre, shteti ditën e paradës ekspozoi armë prej më të ndryshmeve vdekjeprurëse.

Ekspertët besojnë se arsenali i shfaqur në paradën e së shtunës përfshin një lloj të ri të armëve, disa të cilat duken si raketa lundruese.  /Insajderi.com

The post Dyshime rreth vërtetësisë së armëve bërthamore të Koresë së Veriut appeared first on INSAJDERI.

Rritet numri i deputetëve të pozitës që duan rrëzimin e Kryeministrit

Posted: 16 Apr 2017 09:26 AM PDT

Deri më tash, fundin e Isa Mustafës në krye të Qeverisë së Kosovës po e përkrahin publikisht katër deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pos Shukri Bujës, Nait Hasanit e Shaip Mujës për rrëzimin e Qeverisë është edhe Raif Qela i Lëvizjes për Bashkim që është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së.

"Përderisa kjo qeveri nuk po mund t'i plotësojë detyrat themelore të veta, ka ardhur koha që kjo qeveri të bjerë dhe që kjo përbërje e Kuvendit të përfundojë. Aq më parë kur edhe ligjet me shumë vështirësi po shqyrtohen e po miratohen. Kurse disa prej tyre nuk po kalojnë për shkak të kundërshtive brenda partnerëve të koalicionit. Por as zgjedhjet e reja nuk do ta japin ndonjë produkt që do të dallojë cilësisht nga ky. Për fat të keq", ka thënë Qela, për Epokën e Re.

Ky deputet ka thënë, po ashtu, se do të votojë kundër versionit aktual të demarkacionit.

"Lidhur me versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi, unë nuk kam ndryshuar qëndrim. Do të votoj kundër. Mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet me arbitrazh ndërkombëtar", ka shtuar ai.

Rrëzimin e Qeverisë përmes një mocioni të mosbesimit e ka nisur NISMA për Kosovën, parti kjo e udhëhequr prej Fatmir Limajt.

Edhe Vetëvendosje dhe AAK e kanë përkrahur NISMA-n për Kosovën që të rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr prej kryerarit të LDK-së, Isa Mustafa.

The post Rritet numri i deputetëve të pozitës që duan rrëzimin e Kryeministrit appeared first on INSAJDERI.

Erdogan, “Sulltani” i ri i Turqisë

Posted: 16 Apr 2017 09:08 AM PDT

Referendumi i mbajtur sot në Turqi për ndryshimet kushtetuese, me qëllim rritjen e fuqisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është votuar “pro” me shumicë nga qytetarët turq.

Votuesit turq kanë vendosur t'i thonë "Po" këtij referendumi të propozuar nga presidenti Erdogan, raporton Insajderi. Nga 91 për qind e votave të numëruara, rreth 22 milionë turq kanë votuar pro ndryshimeve, ndërsa rreth 20 milionë kanë votuar kundër.

E me këto ndryshime kushtetuese, Erdogan do të rrisë fuqinë e tij në Turqi. Ai do të ketë mundësi të shkarkojë ministrat dhe zëvendëspresidentët, dhe po ashtu vetëm ai do të vendos për zgjedhje të parakohshme.

Deri më sot në Turqi janë zhvilluar 6 referendume për ndryshimet kushtetuese. Të cilësuar si “referendum” ata janë zhvilluar në vitet 1961, 1982, 1987, 1988, 2007 dhe 2010, ndërsa vetëm në atë të 1988-ës qytetarët i thanë jo ndryshimeve kushtetuese.

Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale pas referendumit do të zhvillohen më 3 nëntor 2019.

Këto janë pikat kushtetuese që do të ndryshohen pas referendumit:

Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të 18 neneve, parashikohet rritja e numrit të deputetëve nga 550 që është aktualisht të shkojë në 600 dhe ulja e moshës për deputet nga 25 në 18 vjeç.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të bëhen një herë në 5 vite dhe në të njëjtën ditë. Personit të zgjedhur si president nuk do ti hiqet lidhja me partinë.

Kandidati për president mund të zgjidhet nga grupet parlamentare, partitë të cilat kanë marrë më shumë se 5 për qind të votave në zgjedhjet paraprake, ose me firmat e 100 mijë qytetarëve.

Nëse Presidenti akuzohet për diçka, parlamenti do të ketë mundësi që me një shumicë të theksuar ti hapë rrugën e dërgimit përpara drejtësisë.

Zëvendësit e Presidentit dhe ministrat do të mund të zgjidhen dhe shkarkohen nga presidenti. Ngritja e ministrive të reja, heqja, dhënia e detyrave, apo organizimi i tyre do të bëhet me vendim të presidentit.

Parlamenti me tre të pestat e votave do të mund të dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

Nëse presidenti vendos për zgjedhje të reja, zgjedhjet presidenciale bëhen bashkë me ato parlamentare.

Nëse parlamenti vendos të shkojë në zgjedhje të parakohshme, gjatë mandatit të dytë të presidentit, atëherë presidenti në detyrë do të ketë të drejtë të hedhë përsëri kandidaturën.

Numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të ulet nga 17 në 15.

The post Erdogan, “Sulltani” i ri i Turqisë appeared first on INSAJDERI.

SHBA arrin konsensus me Kinën për të ndaluar testet raketore të Koresë së Veriut

Posted: 16 Apr 2017 09:05 AM PDT

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, H.R. McMaster, thotë se tash ka "konsensus ndërkombëtar"- përfshirë Kinën dhe udhëheqësinë kineze- për ndalimin e testeve raktetore të Koresë së Veriut.

McMaster i bëri këto komente në Kabul, pasi ushtria amerikane njoftoi se Koreja e Veriut ka dështuar në lansimin e një rakete më herët gjatë ditës së sotme.

Komanda e Paqësorit e SHBA-së ka thënë se ka detektuar dështimin e lansimit të një rakete, disa orë para se Nënpresidenti amerikan, Mike Pence të arrinte në Seul të Koresë së Jugut.

Komanda amerikane ka thënë se raketa "ka shpërthyer pothuajse"menjëherë pasi është lansuar.

McMaster tha se testet e raketave nga Koreja e Veriut, i përkasin një sjellje të provokimit, destabilizimit dhe kërcënimit dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të lejojë që Koreja e Veriut ta kërcënojë SHBA-në apo aleatët rajonalë.

Ai tha se konsensusi, që përfshinë edhe Kinën, është "mënyra se si do të zgjidhet ky problem. Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha veprimet, që të tentojmë ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë paqësore".

McMaster e ka quajtur Korenë e Veriut "regjim armiqësor" dhe ka thënë se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong un është "i paparashikueshëm" dhe ka "demonstruar brutalitetin e tij".

Ai ka shtuar se Uashingtoni është duke punuar me aleatët në rajon dhe udhëheqësinë e Kinës, për të gjetur përgjigjen e duhur për këtë çështje dhe ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë./rel/

The post SHBA arrin konsensus me Kinën për të ndaluar testet raketore të Koresë së Veriut appeared first on INSAJDERI.

Opozita turke reagon ashpër për “mashtrimet në referendum”

Posted: 16 Apr 2017 08:56 AM PDT

Zëvendëskryetari i Partisë Republikane Popullore në Turqi, Bulent Tezcan ka thënë se referendumi i mbajtur sot në Turqi ka dështuar.

Tezcan ka thënë se vendimi në minutat e fundit nga Bordi Elektoral i Turqisë për të pranuar edhe votat e pavulosura si valide do të shkaktojë problem serioz në legjitimitetin e këtij referendumi.

Një njoftim i Bordit të Lartë Elektoral pak para mbylljes së votimeve kishte thënë se do t'i numërojë edhe votat që nuk ishin të vulosura, raporton Reuters.

"Bordi i Lartë Elektoral ka dështuar të ndalë mashtrimin në referendum", ka thënë Bulent Tezcan.

Pas 50 për qind të votave të numëruara, mbi 55 për qind janë "Pro" për ndryshimet kushtetuese që i japin kompetenca më të thella rolit të presidentit. /Insajderi.com

The post Opozita turke reagon ashpër për “mashtrimet në referendum” appeared first on INSAJDERI.

Mbi 19 milionë turq votuan pro rritjes së fuqisë së Presidentit

Posted: 16 Apr 2017 08:48 AM PDT

Nga numërimi i mbi 78 për qind të votave të referendumit të mbajtur sot në Turqi, 54 për qind e tyre kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

Mbi 19 milionë votues turq kanë vendosur që ti thonë “Po2 ndryshimeve kushtetuese që do të rrisin kompetencat e Presidentit të Turqisë, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

 

The post Mbi 19 milionë turq votuan pro rritjes së fuqisë së Presidentit appeared first on INSAJDERI.

Numërohen 63 për qind të votave, turqit votojnë pro ndryshimeve kushtetuese

Posted: 16 Apr 2017 08:29 AM PDT

Rreth 63 për qind e njerëzve i kanë thënë “Po” ndryshimeve kushtetuese që i japin më shumë fuqi rolit të presidentit në Turqi.

Kjo përqindje vlen për vetëm një çerek të votave të numëruara, ka njoftuar rrjeti NTV, njofton Insajderi.

Për çfarë u votua sot në Turqi?

Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të 18 neneve, parashikohet rritja e numrit të deputetëve nga 550 që është aktualisht të shkojë në 600 dhe ulja e moshës për deputet nga 25 në 18 vjeç.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të bëhen një herë në 5 vite dhe në të njëjtën ditë. Personit të zgjedhur si president nuk do ti hiqet lidhja me partinë.

Kandidati për president mund të zgjidhet nga grupet parlamentare, partitë të cilat kanë marrë më shumë se 5 për qind të votave në zgjedhjet paraprake, ose me firmat e 100 mijë qytetarëve.

Nëse Presidenti akuzohet për diçka, parlamenti do të ketë mundësi që me një shumicë të theksuar ti hapë rrugën e dërgimit përpara drejtësisë.

Zëvendësit e Presidentit dhe ministrat do të mund të zgjidhen dhe shkarkohen nga presidenti. Ngritja e ministrive të reja, heqja, dhënia e detyrave, apo organizimi i tyre do të bëhet me vendim të presidentit.

Parlamenti me tre të pestat e votave do të mund të dërgojë vendin në zgjedhje të reja, njofton Anadolu Agency.

Nëse presidenti vendos për zgjedhje të reja, zgjedhjet presidenciale bëhen bashkë me ato parlamentare.

Nëse parlamenti vendos të shkojë në zgjedhje të parakohshme, gjatë mandatit të dytë të presidentit, atëherë presidenti në detyrë do të ketë të drejtë të hedhë përsëri kandidaturën.

Numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të ulet nga 17 në 15. /Insajderi.com

 

The post Numërohen 63 për qind të votave, turqit votojnë pro ndryshimeve kushtetuese appeared first on INSAJDERI.

Nga Gjilani, Gjuriq “thumbon” politikanët e Kosovës

Posted: 16 Apr 2017 08:21 AM PDT

Drejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka thënë sot që nuk beson më në asnjë afat dhe asnjë premtim të politikanëve shqiptarë të Kosovës kur vjen puna tek formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gjuriq u ka thënë reporterëve në Gllaviqiq të Gjilanit, që afateve për formimin e Komunave me shumicë serbe do të ju besojë kur të sheh gatishmëri nga Prishtina për përmbushjen e obligimeve qe i ka, shkruan Tanjug.

"Në moment që këto komuna do të formohen, do të ndihmojnë serbët pasi që do jenë më të fuqishëm për të punuar për mbijetesën e tyre, duke zgjidhur problemet e tyre", ka thënë ai.

Ai ka thënë që serbët në Kosovë janë nën presion qe 17 vite, por nuk ka vend për frikë dhe se nuk do të dorëzohen.

“Fakti është që në Kosovë ka radikalizime fetare dhe kjo është një lloj bombe sociale”, ka thënë Gjuriq. /Insajderi.com

The post Nga Gjilani, Gjuriq “thumbon” politikanët e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Numërohen 33 për qind të votave në Turqi: Ky është rezultati i referendumit

Posted: 16 Apr 2017 08:11 AM PDT

Nga 33 për qind të votave të numëruara nga referendumi i mbajtur sot në Turqi, 61 për qind e votuesve kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese në shtetin turk.

Siç njofton agjencia e lajmeve Anadolu, nga 33 për qind e votave të numëruara rreth 38 për qind kanë votuar kundër ndryshimeve kushtetuese.

Për çfarë u votua sot në Turqi?

Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të 18 neneve, parashikohet rritja e numrit të deputetëve nga 550 që është aktualisht të shkojë në 600 dhe ulja e moshës për deputet nga 25 në 18 vjeç.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të bëhen një herë në 5 vite dhe në të njëjtën ditë. Personit të zgjedhur si president nuk do ti hiqet lidhja me partinë.

Kandidati për president mund të zgjidhet nga grupet parlamentare, partitë të cilat kanë marrë më shumë se 5 për qind të votave në zgjedhjet paraprake, ose me firmat e 100 mijë qytetarëve.

Nëse Presidenti akuzohet për diçka, parlamenti do të ketë mundësi që me një shumicë të theksuar ti hapë rrugën e dërgimit përpara drejtësisë.

Zëvendësit e Presidentit dhe ministrat do të mund të zgjidhen dhe shkarkohen nga presidenti. Ngritja e ministrive të reja, heqja, dhënia e detyrave, apo organizimi i tyre do të bëhet me vendim të presidentit.

Parlamenti me tre të pestat e votave do të mund të dërgojë vendin në zgjedhje të reja, njofton Anadolu Agency.

Nëse presidenti vendos për zgjedhje të reja, zgjedhjet presidenciale bëhen bashkë me ato parlamentare.

Nëse parlamenti vendos të shkojë në zgjedhje të parakohshme, gjatë mandatit të dytë të presidentit, atëherë presidenti në detyrë do të ketë të drejtë të hedhë përsëri kandidaturën.

Numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të ulet nga 17 në 15. /Insajderi.com

 

The post Numërohen 33 për qind të votave në Turqi: Ky është rezultati i referendumit appeared first on INSAJDERI.

Aromë lufte – “Trump, i gatshëm të godasë Korenë e Veriut”

Posted: 16 Apr 2017 08:02 AM PDT

Donald Trump është gati të godasë komplekset bërthamore të Koresë së Veriut, shkruan "Sunday Times", duke cituar për këtë pohim të saj këshilltarë të ngushtë ushtarakë të presidentit amerikan.

Të njëjtat burime këmbëngulin se Amerika e ka fuqinë të neutralizojë programin atomik të vendit komunist, e mund të ndërmarrë edhe ndonjë sulm paraprak.

Testi i fundit raketor i Penianit, i kryer një ditë pas demonstrimit masiv të fuqisë së saj me një paradë ushtarake, dështoi sipas zyrtarëve amerikanë dhe atyre koreano-jugorë.

Nga Ministria e Mbrojtjes në Seul mbërrin njoftimi se prova është kryer në Sinpo, një qytet port në lindje të Koresë së Veriut, i njëjti vend ku u testua një raketë balistike më herët gjatë këtij muaji, e cila ra në detin e Japonisë.

Amerikanët dhe koreano-jugorët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë lloj rakete ishte ajo e përdorur të dielën, ndërsa raportet e para lënë të kuptohet se ishte me rreze të mesme veprimi.

Njeriu i konsideruar si numri dy në Korenë e Veriut, Choe Ryong-hae, paralajmëroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara po krijojnë një "situatë konflikti" dhe se vendi do "t'i përgjigjet një lufteje totale me të njëjtën monedhë".

Pas fjalimit të tij, në kryeqytetin komunist nisi parada ushtarake, gjatë së cilës u prezantuan raketa ndërkontinentale balistike dhe një nëndetëse e mbushur me të tilla. Festa e "Ditës së Diellit" i kushtohet themeluesit të shtetit Kim Il-sung, i nderuar si "presidenti i përjetshëm". Një kult individi është ngritur edhe për djalin e tij, Kim Jong-il, dhe nipin, njëkohësisht pushtetmbajtës i tanishëm, Kim Jong-un.

The post Aromë lufte – "Trump, i gatshëm të godasë Korenë e Veriut" appeared first on INSAJDERI.

Adnan Januzaj mund të përfundojë tek Fenerbahçe

Posted: 16 Apr 2017 07:59 AM PDT

Futbollisti me origjinë shqiptare i Sunderlandit, Adnan Januzaj mund të transferohet në Turqi tek skuadra e Fenerbahçes.

Siç shkruan sot portali turk Sporx.com, futbollisti me nënshtetësi belge që është nën pronësi të Manchester Unitedit është njëri nga futbollistët që Fenerbahçe e ka nën vëzhgim.

Madje, sipas këtij mediumi, agjenti i Januzajt pritet që gjatë kësaj jave të takohet me drejtuesit e klubit turk, njofton Insajderi.

22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2018 me Manchester United dhe kësisoj largimi i tij prej "Djajve të Kuq" gjatë kësaj evre është mëse i mundshëm. /Insajderi.com

The post Adnan Januzaj mund të përfundojë tek Fenerbahçe appeared first on INSAJDERI.

Një 17-vjeçar vdes në një aksident trafiku në Skënderaj

Posted: 16 Apr 2017 07:40 AM PDT

Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Klinë të Skënderajt.

Siç njofton policia përmes një komunikate, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skënderaj, raporton Insajderi.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ''Klinë '', në aksident ishte e përfshirë  një veturë civile, si pasoj e aksidentit një person i moshës rreth 17 vjeçar, ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKU Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti që përfundoi me fatalitet dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë.

“Nga ekzaminimet  e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se shkaktar  dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mos përshtatja e shpejtësie me kushtet e rrugës të drejtuesit te automjetit  njërit viktimës e rastit, i cili  humbë kontrollin ndaj automjetit ku rrokulliset në pjesët anësore te rrugës”, njofton policia. /Insajderi.com

The post Një 17-vjeçar vdes në një aksident trafiku në Skënderaj appeared first on INSAJDERI.

Pashkët e “blinduara”

Posted: 16 Apr 2017 07:35 AM PDT

Në të gjitha kishat e vendit ku u zhvilluan ceremonitë e shenjta të Pashkëve, policia vendosi siguri shtesë. Policia e rendit ruajti të shtunën në mesnatë dhe këtë të dielë objektet e kultit.

Ndërsa në qendrat më të rëndësishme, në Kishën Katedrale të Shën Palit në Tiranë dhe Kishën "Ringjallja e Krishtit" apo edhe kishat evangjeliste e protestante, sigurinë e morën në dorë repartet e RENEA-s dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Këto masa u morën pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tirane dhe asaj në Kosovë, të cilat njoftonin qytetarët amerikanë që të kinin kujdes gjatë grumbullimeve me rastin e Pashkëve, pasi ka dyshime që mund të kryhen akte terroriste, shkruan TopChannel

Në Kosovë u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë e policia dhe vendosën masa të shtuara sigurie në kishat katolike shqiptare dhe kishat ortodokse serbe, ndërsa një i ri i dyshuar për lidhje terroriste, u arrestua.

Në asnjë kishë në vend nuk pati probleme dhe, sipas drejtuesve të policisë, nuk ka patur informacione konkrete për akte terroriste dhe nuk ka vend për panik, por masat janë marrë maksimalisht për të garantuar plotësisht rendin dhe qetësinë gjatë festimeve të Pashkës.

The post Pashkët e "blinduara" appeared first on INSAJDERI.

Firmino i siguron fitore të rëndësishme Liverpoolit [video]

Posted: 16 Apr 2017 07:31 AM PDT

Liverpool ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj WBA në udhëtim me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi brazilian, Firmino në minutën e 45+1.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool mbetet në vendin e tretë me 66 pikë, por me një ndeshje me shumë se City dhe tri më shumë se sa Manchester United dhe Arsenal. /Insajderi.com

Firmino i siguron fitore të rëndësishme Liverpoolit

The post Firmino i siguron fitore të rëndësishme Liverpoolit [video] appeared first on INSAJDERI.

Kuvendi i ‘pafuqishëm’ për demarkacionin

Posted: 16 Apr 2017 07:25 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e procedimit të projektligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, brenda disa ditësh, megjithëse zyrtarë të saj thanë se ende nuk është vendosur për këtë çështje.

Qëndrimet pasojnë deklarimet e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, që gjatë javës vizituan Kosovën, se 'Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit për të realizuar synimin e saj për liberalizim të vizave' dhe rrugën evropiane.

Projektligji megjithatë, sërish u kundërshtua nga opozita në Kosovë, e cila thotë se nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj, pavarësisht qëndrimeve ndërkombëtare dhe sugjerimeve për t'i dhënë fund kundërthënies së demarkacionit.

Projektligji u tërhoq nga Kuvendi në verën e vitit të kaluar, pas një periudhe të kundërshtimeve edhe të dhunshme të opozitës, e cila e cilësoi marrëveshjen e arritur me Malin e Zi, në vitin 2015, siç tha, të dëmshme për Kosovën.

Çështja e demarkacionit, që u ndërlidh me procesin e liberalizimit të vizave nga Komisioni Evropian vitin e kaluar, u ngrit sërish në vizitat në Kosovë të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, dhe edhe senatorit amerikan, John McCain. Të dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë i kërkuan institucioneve të vendit që ta përfundojnë procesin e demarkacionit të kufirit me shtetin që, siç thanë, 'është miqësor me Kosovën'.

Senataori McCain në fjalën e tij në Kuvend, duke shprehur besimin e tij në "vazhdimin e rrugës evropiane të Kosovës', iu tha deputetëve se "ka ardhur koha që të vazhdojë ky përparim".

"E ndaj pikëpamjen e presidentit Thaçi se miratimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të sjellë liberalizimin e vizave dhe kjo dëshmon një hap të fuqishëm drejt të ardhmes evropiane të Kosovës", tha McCain.

Marrëveshja për demarkimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, u nënshkrua në Vjenë në vitin 2015, në praninë e ministrit të Jashtëm të Austrisë, dhe ajo u miratua nga Kuvendi i Malit të Zi pak ditë pas nënshkrimit.

Mali i Zi ndërkaq ka marrë dritën jeshile edhe të presidentit amerikan, Donald Trump, sikundër edhe të pothuaj të gjitha vendeve evropiane për anëtarësimin në NATO, dhe demarkacioni me Kosovën i ka shërbyer për të hapur një kapitull të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, që u gjet nën trysninë ruse në vitet e fundit.

Por megjithatë, Kuvendi i Kosovës mund ta ketë vështirë kalimin e një projektligji të Qeverisë për demarkacionin. Kryeministri Isa Mustafa i tha Radios Evropa e Lirë se kurdo që koalicioni i shumicës të merret vesh, projektligji do t'i procedohet Kuvendit, i cili, siç tha, duhet të marrë përgjegjësinë për qytetarin.

“Mendoj që është përgjegjësi shumë e madhe, sepse natyrisht që një Kuvend i cili nuk e konsideron çështjen e nxjerrjes së qytetarëve të vet nga izolimi dhe i mbanë në izolim për kauza politike ose për interesa personale, ai Kuvend mandej shtrohet pyetja se a ka të drejtë morale edhe më tutje të ekzistojë apo ta rivlerësojë vetveten", tha Mustafa.

Por, pavarësisht krejt qëndrimeve të deritashme, përfshirë edhe rezultatet e një Komisioni shtetëror për matjen e territorit të vendit, që thonë se Kosova nuk ka humbur pjesë të territorit të saj, opozita mbetet në qëndrimin që ka pasur deri më sot. Marrëveshja, sipas saj, lë jashtë mbi 8 mijë hektarë të tokës së Kosovës dhe ajo kërkon rishqyrtimin e saj.

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se qëndrimi i partisë së tij për çështjen e demarkacionit, nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi i Aleancës nuk është i përkohshëm. Është konsistent. Sepse ne besojmë se qëndrimi i Aleancës në raport me demarkacionin ka qenë i saktë, është i saktë dhe prandaj nuk kemi asnjë arsye që të lëvizim qoftë edhe për një milimetër nga ky qëndrim", tha Nitaj.

Sidoqoftë, demarkacioni mund të ndryshojë gjithë skenën politike në vend, varësisht nga sjelljet e deputetëve brenda Kuvendit, marrë parasysh se një numër i tyre edhe nga radhët e koalicionit qeverisës, kanë shprehur kundërshtimet ndaj tij. (REL)

The post Kuvendi i 'pafuqishëm' për demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Masa të gjera sigurie për zgjedhjet presidenciale në Francë

Posted: 16 Apr 2017 07:24 AM PDT

Më shumë se 50 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë do të jenë me detyrë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 23 prill në Francë.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Matthias Fekl, ka theksuar se kërcënimi nga terrorizmi në vend vazhdon dhe se ndodhet në nivel të lartë.

Duke vënë në dukje se për shkak të aktiviteteve terroriste në muajin mars në Francë janë arrestuar 19 persona Fekl tha se “nuk tolerohet asnjë kërcënim”.

Fekl ka njoftuar se 50 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë do të jenë me detyrë në raundin e parë të zgjedhjet presidenciale që do të mbahet më 23 prill në Francë, dhe në raundin e dytë që do të mbahet më 7 maj në rast se nuk arrihet shumica e nevojshme.

Në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën e ardhshme pritet që në afërsisht 67 mijë qendra votimi të votojnë 47 milionë votues.

The post Masa të gjera sigurie për zgjedhjet presidenciale në Francë appeared first on INSAJDERI.

Sulm ndaj autobusit të skuadrës së Mavrajt [foto]

Posted: 16 Apr 2017 07:16 AM PDT

Tjetër sulm ndaj autobusit të një skuadre në Gjermani, por këtë radhë pa viktima dhe me pasoja më të lehta se ai kundër Borussias së Dortmundit. Objektivi këtë radhë ka qenë Hamburgu i Mërgim Mavrajt, i cili sot luan derbin e veriut të Gjermanisë në fushën e Werder Bremenit.

Kjo sfidë është ndër më të tensionuarat në futbollin gjerman dhe polica lokale kishte marrë masat që të kishte një prani të lartë forcash rendi, 700 policë, për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes.

2,w=993,q=high,c=0.bild (1)

Por ndërsa autobusi i Hamburgut i drejtohej stadiumit, duke kaluar mes tifozëve të Werderit, ai është bërë objekt i gjuajtjeve të njëpasnjëshme me shishe, kanoçe dhe tullumbace të mbushur me bojë të bardhe e të gjelbër, ngjyrat e klubit vendas.

Nga ky incident është thyer një xham i autobusit, por fatmirësisht situata ka kaluar pa pasoja për Mavrajn dhe shokët e tij të cilët kanë mbërritur shëndoshë e mirë në stadium. /Insajderi.com

2,w=993,q=high,c=0.bild

The post Sulm ndaj autobusit të skuadrës së Mavrajt [foto] appeared first on INSAJDERI.

Veseli nënshkruan marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe

Posted: 16 Apr 2017 07:14 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka nisur vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në ditën e parë ai është pritur nga homologia e tij Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi, me të cilën kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërparlamentar, i cili ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Kosova edhe pse është vend i vogël, mund të konsiderohet si model i identitetit, multikulturalizmit dhe i bashkëjetesës. Ne jemi të hapur dhe dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Kosovës duke nxitur investitorët tanë të investojnë në Kosovë”, ka thënë zonja Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi.

Ndërsa, Veseli ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë për Kosovën gjatë dhe pas luftës, si dhe për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Tani është hapja e një epoke të re të një marrëdhënie me një vend i cili është shembull i zhvillimit ekonomik, në të njëjtën kohë edhe i tolerancës. Kemi të bëjmë me inciativa të drejtpërdrejta në Republikën e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe që ta sjellin përvojën e tyre dhe në të njëjtën kohë kapitalin në vendin tonë. Shpresoj shumë se në përfundimin e kësaj vizite do të kemi edhe rezultate konkrete që ndërdhen me investime shumë milionëshe në Republikën tonë”, ka thënë Veseli.

Pas takimit me homologen e tij, kryeparlamentari Veseli ka takuar ministrin e shtetit për Punë të Jashtme, Dr. Anëar Bin Mohammed Gargash, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve në politikën e jashtme.

The post Veseli nënshkruan marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on INSAJDERI.

Ministri Jevtiq thotë se serbët në Istog po kërcënohen, policia e mohon

Posted: 16 Apr 2017 07:06 AM PDT

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se trembëdhjetë familjet e kthyera serbe në Lubozhdë të Istogut ishin të ekspozuar ndaj kërcënimeve verbale gjatë natës së Pashkës, shkruan Tanjug

Jevtic ka thënë se persona të panjohur hodhën fishekzjarre në mbrëmje në shtëpinë ku janë vendosur të kthyerit serbë. Jevtiç po ashtu ka thënë se serbët u janë nënshtruar kërcënimeve verbale dhe se është shqetësuese që në ato momente ata nuk kanë asnjë mbrojtje.

Por, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë për Gazetën Insajderi se në atë fshat ka pasur aheng familjar, ku fëmijët kanë hedhë 2-3 fishekzjarre. Ai ka thënë nuk ka pasur të shtëna armësh.

"Mund të ketë pasur ndonjë aheng familjar në afërsi të fshatit Lubozhdë ku fëmijët kanë përdorë dy apo tre fishekzjarrë. Nuk ka pasur të shtëna armësh dhe nuk ka pasur ankesë nga askush në policinë e Kosovës për këtë rast", ka thënë zëdhënësi i policisë, Xhevat Ibra./Insajderi.com

The post Ministri Jevtiq thotë se serbët në Istog po kërcënohen, policia e mohon appeared first on INSAJDERI.

Çfarë ndodhi me personin që hoqi dorë për dy vjet nga alkooli dhe kafeja

Posted: 16 Apr 2017 07:04 AM PDT

Mijëra njerëz në botë aplikojnë ritualin e Janarit të Thatë – një ritual që për qëllim largimin nga pijet alkoolike për 30 ditë të muajit janar.

Por një dizajner nga Nju Jorku e ka provuar ta mbajë këtë ritual për dy vite të plota, dhe rezultatet e kësaj mënyre të jetesës kanë qenë befasuese.

Një nga gjërat kryesore që dizajneri Tobias Schneider thotë se i është zhdukur nga jeta, janë bisedat me njerëz.

"Nëse ka një gjë të cilën e vërejta mjaft lehtë, atëherë është mungesa e komunikimit me shoqërinë që erdhi si pasojë e dietës time", tha Schneider, raporton gazeta britanike The Independent.

"Kur një grup njerezish më pyesinin nëse dëshiroja t'iu bashkohesha atyre për të pirë, përgjigja ime e zakonshme ishte JO, sepse nuk doja të merresha me thashetheme", thotë ai.

Por në anën tjetër, nga kjo dietë alkoolike dizajneri nga Nju Jorku kishte edhe përfitime të mëdha, sidomos në anën materiale. Ai thotë se ka kursyer rreth 1 mijë dollar në muaj, ka bërë gjumë më të mirë dhe ka ndjerë më pak stres.

Përderisa ai ruajti buxhetin e tij nga harxhimet, Schneider thotë se edhe gjumi i tij u përmiërësua, pasi mënjanojë edhe birrën.

"Të mos pija alkool, ndihmoj edhe në kualitetin e jetës sime, në mënyrë drastike", tregon Schneider.

Derisa me ndalimin e konsumimit të kafesë, ai thotë se e bëri atë të ndjehet më i relaksuar se sa më parë. /Insajderi.com

The post Çfarë ndodhi me personin që hoqi dorë për dy vjet nga alkooli dhe kafeja appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more