Skip to main content

“Dita Botërore e Hemofilisë” plus 9 more GazetaBlic

“Dita Botërore e Hemofilisë” plus 9 more GazetaBlic


Dita Botërore e Hemofilisë

Posted: 16 Apr 2017 10:46 PM PDT

Dita Botërore e Hemofilisë është një kremtim ndërkombëtar që mbahet më 17 prill nga Federata Botërore e hemofilisë.

Kjo është një ditë ndërgjegjësimi për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, që gjithashtu shërben për të mbledhur fonde dhe për të tërhequr vullnetarë.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe mbahet çdo vit; më 17 prill, në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të hemofilisë në vitin 1963.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku. Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

Ka dy lloje të hemofilisë. Hemofilia A është më e shpeshtë dhe lidhet me nivele të ulëta të faktorit VIII të koagulimit (8). Hemofilia B është më e rrallë dhe lidhet me nivele të ulëta të faktorit IX të koagulimit (9). Hemofilia diagnostikohet duke marrë një mostër të gjakut dhe duke testuar nivelit e faktorit VIII dhe faktorit IX të koagulimit.

Hemofili A është forma më e zakonshme e sëmundjes, e pranishme 1 në 5,000 – 10,000 meshkuj dhe Hemofili B e pranishme 1 në 20,000 – 34,000 meshkuj të lindur me këtë sëmundje.

Çdo lloj i hemofilisë shkakton gjakderdhje të zgjatur e cila është simptoma kryesore e hemofilisë. Gjakderdhjet mund të jenë të lehta deri në të rënda. Gjakderdhje shpesh është e brendshme, por në disa raste gjakderdhja mund të jetë dhe e jashtme.

Nëse nuk trajtohen, rastet të rënda të hemofilisë mund të çojnë në vdekje. Megjithatë, në ditët e sotshme ekzistojnë trajtime të suksesshme që menaxhojnë sëmundjen dhe mundësojnë që njerëzit me hemofili të jetojnë një jetë të plotë dhe të shëndetshme. Trajtimet e hemofilisë përfshijnë injektimin e faktorit të koagulimit që mungon në gjak.

Për fat të keq, ka shumë njerëz në botë, që marrin trajtim të dobët ose nuk marrin aspak trajtim për hemofilinë dhe çrregullime të lidhura me gjakderdhjen. Sipas Federatës Botërore të hemofilisë, rreth 1 në çdo 1000 persona ka një çrregullim në gjak; si dhe shumë janë të sëmurë dhe nuk trajtohen. Qëllimi i Ditës Botërore të Hemofilisë është për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me hemofilinë dhe për të rritur mundësinë e trajtimeve për këtë sëmundje në mbarë botën.

The post Dita Botërore e Hemofilisë appeared first on GazetaBlic.

Këtë javë rikthehet bora në Kosovë

Posted: 16 Apr 2017 10:39 PM PDT

Mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ka parashikuar Institutit Hidrometeorologjik për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Do të ketë edhe intervale me diell.

"Të enjten masat e ajrit me origjinë nga veriu do të jenë të fuqishme të cilat do të ndikojnë në uljen e vlerave të temperaturave minimale, të cilat në orët e para të ditës do të zbresin deri rreth vlerave të zeros", njofton IHMK-ja.

Në viset malore reshjet e shiut do të jenë të shoqëruar me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mbi 12m/s.

The post Këtë javë rikthehet bora në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Rezultatet finale për referendumin e Turqisë nga votimi në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri

Posted: 16 Apr 2017 10:22 PM PDT

Sipas rezultateve të para të shpallura nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora turke, shtetasit turq në Maqedoni kanë votuar me 57,97 % pro dhe 42,03 % “jo”

Shtetasit turq në Maqedoni dhe Kosovë kanë votuar pro reformave kushtetuese në kuadër të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, të cilat parashohin implementimin e sistemit presidencial të qeverisjes, ndërkohë që në Shqipëri ka dominuar vota "jo", raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve të para të shpallura nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora turke, shtetasit turq në Maqedoni kanë votuar me 57,97 % pro dhe 42,03 % "jo", në Kosovë me 57,14 pro dhe 42,86 "jo", ndërkohë që rezultati i shpallur nga votat e shfrytëzuara në Shqipëri është 41,80 % pro kundrejt 58,20 % të votave "jo".

Ndryshe, shtetasit turq shfrytëzuan të drejtën e tyre të votimit më 9 prill në Shqipëri dhe Kosovë, dhe më 8 dhe 9 prill në Maqedoni.

Ndërkaq, diaspora turke kishte mundësi të votojë në 57 shtete në një total prej 120 vendvotimeve që ishin hapur në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në vende të botës nga data 27 mars deri më 9 prill.

The post Rezultatet finale për referendumin e Turqisë nga votimi në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri appeared first on GazetaBlic.

Shqiptarëve të Luginës nuk po u njihen diplomat e Kosovës

Posted: 16 Apr 2017 10:19 PM PDT

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës po ballafaqohen me problemin e nostrifikimit të diplomave nga shteti serb, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë çështje ishin arritur marrëveshje në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, por që ajo si edhe shumë të tjera nuk po gjejnë zbatim.

Në vitin 2011 ishte arritur marrëveshja për njohjen e diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq në shtator të 2015-s, të dy vendet kishin arritur marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave në të gjitha nivelet e arsimit. E më 2016-n, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë ishin pajtuar për zbatimin e saj.

Pala kosovare pati njoftuar se Bashkimi Evropian ka përcaktuar mekanizmin ndërkombëtar si certifikues i diplomave universitare në të gjitha nivelet që janë lëshuar nga të dy shtetet dhe se diplomat do të mbanin logon e BE-së. Por, sipas përfaqësuesve të Luginës së Preshevës këto marrëveshje të arritura në Bruksel asnjëherë nuk kanë nisur së zbatuari.

The post Shqiptarëve të Luginës nuk po u njihen diplomat e Kosovës appeared first on GazetaBlic.

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Posted: 16 Apr 2017 10:16 PM PDT

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai?

Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së shikimit, është i mirë për funksionin e trurit, i efektshëm kundërkancerit të zorrëve, prostatës dhe kancerit të gjirit.

Gjithashtu mbron nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, ul presionin e gjakut, është anti-inflamator dhe është i shkëlqyer për shëndetin e kockave.

Spinaqi ka një rrjet të mahnitshëm të ushqyesve, duke përfshirë edhe sasi të larta të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, magnezium dhe hekur.

Një carotenoid që gjendet në spinaq, jo vetëm që vret qelizat e kancerit të prostatës, por ajo gjithashtu parandalon ato nga rritja e numrit të tyre.

Spinaqi i freskët duhet të jetë një element i përditshëm i dietës tuaj.

The post Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese appeared first on GazetaBlic.

Zyrtarët e Infrastrukturës hetohen për fshehje të dokumenteve të tenderit

Posted: 16 Apr 2017 10:13 PM PDT

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit brenda Policisë së Kosovës ka nisur hetimet ndaj tre zyrtarëve të prokurimit në Ministri të Infrastrukturës nën dyshim për keqpërdorim të detyrës dhe fshehje të dokumenteve në lidhje me tenderin për "Furnizim me softuer për testim elektronik të kandidatëve për patentë shoferë".

Hetimi ka nisur pas kallëzimit penal që ka bërë kompania "Botek".

Drejtori i prokurimit në MI, Besim Tahiri, dhe dy zyrtarët, Shefqet Emrullahu dhe Arif Zhushi, dyshohen se qëllimisht kanë fshehur një pjesë të dosjes së tenderit të kompanisë "Botek" , duke mos i dorëzuar Komisionit vlerësues të kësaj ministrie. Fillimin e hetimeve e ka konfirmuar për gazetën Policia e Kosovës.

"Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit konfirmon se është duke e hetuar rastin në fjalë", thuhet në përgjigjen e Policisë dërguar gazetës. Policia nuk ka dhënë të tjera detaje për rastin. Gazeta ka kontaktuar me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, që të marrë një qëndrim lidhur me këtë çështje, por ai ka kërkuar që t'i drejtohemi sekretarit të kësaj ministrie, Nebih Shatri…

The post Zyrtarët e Infrastrukturës hetohen për fshehje të dokumenteve të tenderit appeared first on GazetaBlic.

9 ushqimet që luftojnë depresionin më mirë se medikamentet

Posted: 16 Apr 2017 10:10 PM PDT

Të jesh i lumtur duket misioni më i vështirë për t'u përmbushur! Me ritmin dhe jetën frenetike njerëzit po humbasin kënaqësitë e vogla të jetës duke u gllabëruar nga monotia e në fund të ditës nuk ka asgjë për t;u mbajtur mend!

Të biesh në humnerën e depresionit po bëhet shumë më e lehtë dhe gjithnjë e më shumë njerëz po kurohen pa recetë mjeku me ilaçe antidepresive. Pa dashur të përcaktojmë më tej se çfarë është depresioni e simptomat e saj, Living do të ndajë me 9 ushqimet, konsumi i të cilave thjesht do t;ju bëjë më të lumtur pa rënë në grackën e trishtimit.

Polifenolet, neurostransmetuesit pozitivë, magnesiumi, minerali i njohur ndryshe si aleati i trurit, acidet yndyrore omega 3, potasiumi, triptofani antioksidantët gjenden me shumicë tek 9 ushqimet e mëposhtme:

Çaji jeshil, bajamet, salmoni, avokado, çokollatë, banane, boronica, spinaqi dhe shpargujt.

The post 9 ushqimet që luftojnë depresionin më mirë se medikamentet appeared first on GazetaBlic.

Erdogan mbledh Qeverinë në Presidencë

Posted: 16 Apr 2017 02:55 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të udhëheqë një mbledhje të Qeverisë së vendit, në pallatin e tij presidencial, në Ankara, të hënën, ka bërë të ditur CNN Turk, pasi turqit kanë votuar në favor të ndryshimeve kushtetuese.

Rezultatet jopërfundimtare kanë treguar se 51.3 për qind e turqve kanë aprovuar ndryshimin e kushtetutës së tyre në referendumin e sotëm, duke i dhënë presidentit Erdogan kompetenca të reja gjithëpërfshirëse.

Mbështetësit e Erdoganit thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar me presidencë ekzekutive do të modernizojë Turqinë.

Ndërkohë, dy partitë kryesore opozitare po i kundërshtojnë rezultatet, duke u ankuar për manipulime të shumta.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Erdogan mund të mbetet në pushtet në Turqi deri më 2029.

The post Erdogan mbledh Qeverinë në Presidencë appeared first on GazetaBlic.

Konfirmohet fitorja e Erdogani

Posted: 16 Apr 2017 02:48 PM PDT

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi konfirmoi fitoren e "po"-së në referendumin për riforcimin e pushteteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi kreu i YSK-së, Sadi Guven konfirmoi se "po"-ja kryesonte "jo"-në me rreth 1,25 milionë vota nga vetëm 600 000 vota të panumëruara duke shtuar se rezultati përfundimtar pritet pas 11- 12ditësh.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka fituar ngushtë referendumin historik të mbajtur sot në Turqi, për të zgjeruar kompetencat presidenciale, të cilat mund të mbajnë atë në detyrë deri në vitin 2029.

Me 99,45% të votave të numëruara, pro referendumit kanë votuar 51.37% e votuesve ndërsa kundër janë shprehur 48.63% të votuesve.

Dy partitë kryesore opozitare e Turqisë thanë se do të kundërshtojë rezultatet. Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave. Ata kritikuan vendimin për të pranuar si të vlefshme fletëvotimet e pavolusora. Mbështetësit ngazëllyer të Erdoganit u mblodhën në qytetet e mëdha për të festuar. Rreth 55 milionë turq kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja ithuhet të ketë qenë rreth 85%.

Tre persona u vranë në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir, në një mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën e votimit.

The post Konfirmohet fitorja e Erdogani appeared first on GazetaBlic.

BE-ja i çon mesazh Erdoganit pas fitores në referendum

Posted: 16 Apr 2017 02:25 PM PDT

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka dalë me një komunikatë për media, pasi komisioni shtetëror zgjedhor në Turqi ka konfirmuar fitoren e presidentit Recep Tayyip Erdogan në referendumin e zhvilluar sot në vend, për ndryshime kushtetuese, që do t’ia zgjerojnë atij kompetencat.

Turqia duhet të gjejë “konsensusin më të gjerë të mundshëm kombëtar” në ndryshimet e saj kushtetuese, duke marrë parasysh fitoren e ngushtë të kampit pro ndryshimeve, ka thënë KE, përcjell Gazeta Express.

Rezultatet jopërfundimtare kanë treguar se 51.3 për qind e turqve kanë aprovuar ndryshimin e kushtetutës së tyre në referendumin e sotëm, duke i dhënë presidentit Erdogan kompetenca të reja gjithëpërfshirëse.

“Duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë të referendumit dhe implikimet e gjera të ndryshimeve kushtetuese, ne i bëjmë thirrje autoriteteve turke të gjejnë konsensusin më të gjerë të mundshëm kombëtar në zbatimin e tyre”, ka thënë Komisioni Evropian.

The post BE-ja i çon mesazh Erdoganit pas fitores në referendum appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more