Skip to main content

“Bora rikthehet në Kosovë (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Bora rikthehet në Kosovë (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Bora rikthehet në Kosovë (Foto)

Posted: 16 Apr 2017 04:45 AM PDT

Të hënën do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira, me reshje shiu në orët e paradites, e gjatë ditës riga lokale shiu.  Të martën, pas mëngjesit të ftohtë dhe kryesisht të kthjellët, gjatë ditës do të mbajë mot më i butë, derisa vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu.

Nga dita e mërkurë një vorbull ciklonike do të kaloj mbi rajon, që do të vazhdoj të sjellë përkeqësim të motit, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, e me depërtimin e masave të ftohta polare, vonë në mbrëmje dhe mëngjes të së enjtes, reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.  Ndërsa në vise malore priten vetëm reshje bore.  Mot i ftohtë do të mbajë edhe ditën e premte, vende-vende me reshje të dobëta shiu, që në mëngjes do të përzien edhe me borë.Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare në të dy ekstremet për këtë periudhë kohore.  Minimalet do të zbresin nga 5C deri në -1C, e ato maksimale të hënën do të zbresin në 11C, për t'u rritur në 15C, të martën, e nga e mërkura do të zbresin në 9C deri 5C, të premten.  Në vise malore minimalet do të zbresin edhe deri në -8C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-

Jahjaga për Pashkët: Uroj që kjo festë, t’ju gjejë në paqe e harmoni

Posted: 16 Apr 2017 04:45 AM PDT

"Uroj që kjo festë, t'ju gjejë mes njerëzve tuaj të dashur, në paqe, harmoni e begati", ka thënë Jahjaga përmes Facebook.

'Një urim të veçantë dua ta ndaj për përfaqësuesit e misioneve diplomatike, ushtarët e KFOR-it dhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që po e shënojnë këtë festë në vendin tonë. Gëzuar", ka përfunduar ajo.

Kryetari Svarqa vizitoi selinë e kishës katolike për Pashkë

Posted: 16 Apr 2017 04:30 AM PDT

Për ta uruar komunitetin katolik për festën e Pashkës, kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me stafin e tij, qëndroi sot në selinë e kishës katolike në Ferizaj. Ai u prit nga don Mikel Sopi, zyrtar i lartë i Ipeshkvisë së Kosovës.
Kryetari Svarqa uroi që festa e madhe e Pashkës të jetë edhe një motiv shtesë për t'u afruar me njëri-tjetrin, për të festuar e gëzuar së bashku dhe për të rritur ndjenjën e solidaritetit midis besimtarëve.
Ndërkaq don Mikel Sopi, duke falënderuar për vizitën, tha se duke qenë së bashku në festa e në gëzime, ndihemi më më mirë, më të afërt, më miqësorë dhe më dashamirës ndaj njëri-tjetrit.
Me këtë rast u përçuan mesazhe paqeje e bashkëjetese.

Urimi i kryetarit Svarqa për Pashkë

Posted: 16 Apr 2017 02:19 AM PDT

Të dashur besimtarë katolikë,

Uroj që edhe sivjet festa e Pashkës t'ju gjejë me zemër të hapur, me prirje për ta dashur e për ta ndihmuar njëri – tjetrin, sidomos ata që kanë më shumë nevojë.

Le të jetë kjo festë edhe një moment afrimi e besimi, një moment që na afron më shumë me humanizmin e solidaritetin, që na e shton dashurinë për të afërmin, shokun, mikun dhe për njeriun në përgjithësi.

Gëzuar Pashkët!

Muharrem Svarqa

Zariqi: Për shumë mot Pashkët!

Posted: 15 Apr 2017 02:41 PM PDT

URIME FESTA E PASHKËVE

Kryetar i AAK-së dega në Ferizaj, si dhe njëherit Nënkryetar i Komunës së Ferizajt z.Xhavit Zariqi, shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit Krishterë.
Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurin në mes njëri-tjetrit.

Për shumë mot Pashkët!

Lëvizja Vetëvendosje: Për shumë mot Pashkët

Posted: 15 Apr 2017 02:40 PM PDT

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj përzemërsisht ju uron besimtarëve shqiptarë të besimit katolik festën e Pashkëve , duke uruar shëndet, lumturi dhe begati në shtëpitë e tyre.
Kjo festë le të jetë festa e tolerancës, mirëkuptimit dhe dashurisë mes shqiptarëve të të gjitha besimeve, të gjitha kulturave dhe traditave.

Merr flakë vetura në Sazli të Ferizajt

Posted: 15 Apr 2017 02:30 PM PDT

Një veturë ka marrë flakë në Sazli të Ferizajt, një video e dërguar në FerizajPress nga një lexues i rregullt na e konfirmon këtë lajm, dhe na tregon gatishmërinë e zjarrfikësve të Ferizajt për të reaguar në raste të këtilla.

Arsyet e djegies së veturës janë të panjohura, ndërsa të lënduar nuk ka, përveq dëmit material./FerizajPress

 

AAK: ADERIME TË FUQISHME, 100 ANËTARË NË AAK DEGA FERIZAJ

Posted: 15 Apr 2017 01:57 PM PDT

AAK sot ka pranuar anëtarë të rinj në partinë e saj. U shpërndanë libreza anëtarësia nga Kryetari i AAK-së Dega në Ferizaj z.Xhavit Zariqi ndërsa mesazhi që AAK përcolli në faqen e saj zyrtare në Facebook është si vijon:

ADERIME TË FUQISHME 100 ANËTARË NË AAK DEGA FERIZAJ

Të dashur qytetarë,
Të dashur aktivistë, anëtarë dhe mbështetës të AAK- së,

Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, si dhe njëherit Nënkryetar i Komunës së Ferizajt z.Xhavit Zariqi, ishte i pranishëm në mesin e shumë qytetarëve, të cilët kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën që të aderojnë dhe të kontribojnë në mënyrë aktive në AAK.
Mirënjohje dhe respekt të gjithëve që ju bashkuan programit politik të AAK-së.
Të gjithë të aderuarëve u shpërdanë libreza anëtarsie.
Forcimi, zhvillimi dhe masivizimi i AAK-së është qëllimi ynë.

AAK DEGA NË FERIZAJ

PDK Ferizaj akuzon përsëri drejtorin Karameta

Posted: 15 Apr 2017 01:50 PM PDT

Në një deklaratë për media të lëshuar nga PDK – Dega Ferizaj, akuzohet prapë drejtori i shëndetësisë në Ferizaj z. Karameta. Për më shumë detaje lexoni të plotë deklaratën e PDK-së:

Drejtor, si po të shkojnë punët?!

Përkitazi me reagimin skandaloz të drejtorit të "Shëndetësisë ferizajase", z.Karameta, për komunikatën tonë rreth skandalit të radhës në QKMF.

Drejtori Karameta si duket qenka zënë ngushtë dje me skandalin që i publikuam dhe nuk paska kursyer akuza, shpifje, e mashtrime të radhës, të cilat i ka publikuar në një portal të qytetit tonë. Duke e parë të nevojshme që ti përgjigjemi z. Karameta për akuzat dhe njëkohësisht ti sqarojmë dhe informojmë qytetarët për atë që po ndodhë këto ditë në QKMF, ne hulumtuam pak më thellë rreth këtij skandali dhe "argumenteve" e akterëve që përmend drejtori dhe faktet si duket tregojnë diçka tjetër.
Fillimisht drejtori na akuzoi se po i bëjmë shantazh me një votues tonin. Drejtor e kuptojmë se jeni në pozitë të keqe dhe mund të na akuzoni neve, por është jashtëzakonisht jo etike dhe e pamoralshme të akuzoni një qytetar tuajin, i cili së fundi paska kaluar nëpër një proces të dhimbshëm të një humbje të madhe familjare dhe i cili, me sa kuptojmë nga reagimi juaj, paska një shpirt të madh humanisti, se qenka shndërruar në një vegël shantazhi e orientuar nga NE ndaj jush. Aq më shumë kur ju e quani votues dhe anëtar tonin. Me qenë se ne nuk dinim fare për këtë person, ne hulumtuam pak dhe na rezulton se ky person vetëm së fundi është transferuar në qytetin tonë për të jetuar, nga një qytet tjetër dhe nuk është anëtar i PDK-së në Ferizaj. Votues edhe mund të jetë, por ne nuk i pyesim si ju qytetarët se për kë kanë votuar, ngase mendojmë se është jashtë çdo lloj logjike dhe etike njerëzore dhe gjithashtu edhe e jashtëligjshme. Sigurisht se zgjedhjet e fundit, ai dhe familja e tij nuk kanë votuar në Ferizaj. Ju, drejtor, duhej të ndanit dhembjen me këtë qytetar, për humbjen e tij, ta falënderonit për donacionin dhe ti tregonit për procedurat dhe ligjet në fuqi. Gjithashtu ato duhej ti ndiqnit edhe ju dhe jo ta pyesnit se për kënd voton. Kjo për ne është plotësisht i relevante në këtë rast. Dyshimet e juaja edhe mund t'ia thoni policisë (që me sa kuptojmë bashkë me krimet ekonomike po e heton këtë rast dhe shpresojmë ta zgjidhë deri në fund) dhe jo të shpifni publikisht për ne dhe për një qytetar shembullor rreth shantazheve të pa qena. Ne ju garantojmë se nuk kemi kontaktuar asnjëherë dhe në asnjë formë për këtë rast, as me këtë qytetar dhe as me personat tjerë, emrat e të cilëve ju i keni bërë publik dje.
Pastaj na akuzoni për standarde të dyfishta në trajtimin e problemeve të njëjta. Nëse e keni fjalën për donacionin e Labit (Kryetarit të tashëm të AKR-së), të cilin ju nuk e pranuat kurrsesi, atëherë gaboheni dhe shpifni përsëri. Labi kishte sjellë një lloj të barërave, i cili mungonte në QKMF dhe i cili ishte në listën esenciale të barërave që jepeshin falas pacientëve. Barërat që janë gjetur tani në depon e QKMF-së nuk janë barëra të listës esenciale dhe kjo është plotësisht kundër ligjit. Ju nuk e pranuat donacionin e Labit që ishte pjesërisht brenda ligjit, ndërsa keni pranuar një tjetër plotësisht të kundërligjshëm. Ne nuk mund ta kuptojmë se ku qëndron analogjia juaj për standarde të dyfishta këtu. Aq më shumë që nuk është e vërtetë që ne si PDK kemi reaguar në atë kohë. Ka pasur vetëm një reagim të një anëtari të kryesisë në faqen e tij personale në fb që potenconte aktin qëllim mirë të donatorit dhe efektin pozitiv te pacientët. Asgjë më tepër. Standardet e dyfishta këtu haptas po i përdorni ju. Atëherë e quanit të kundërligjshëm donacionin e Labit, edhe pse kishte sjellë barërat që duhej ti ofronit ju, ndërsa tani e quani të ligjshëm një donacion me barëra që sipas ligjit nuk guxojnë as të shiten në vendin tonë, lëre më që janë edhe jashtë listës esenciale të barërave që ofron MSH.
Për më shumë sipas burimeve tona të sigurta, hetuesit e krimeve ekonomike dhe inspektorët farmaceutik të MSH-së të cilët qenkan ftuar, jo nga ne, por nga policia, për të inspektuar dhe hetuar këtë skandal, paskan gjetur një sasi prej më shumë se 50 llojeve të barërave dhe me një sasi të konsiderueshme po thuajse të secilit lloj. Me sa kuptojmë ka shumë lloje me më shume se 20 kuti me ampula. Kjo na bën të besojmë se nuk është fjala për barëra të një pacienti, por këtu fshihet diçka tjetër, të cilën ti e di më së miri se çfarë është. Drejtor, merru me problemet reale që ke krijuar në QKMF dhe lëri arsyetimet e kota e akuzat banale. Kjo për të cilën po flasim ka vetëm një emër që quhet Krim i organizuar. Kaq për sot.

Me respekt
PDK- dega në Ferizaj.

Aliu uron festën e Pashkëve besimtarëve katolik

Posted: 15 Apr 2017 10:40 AM PDT

Urimi për Pashkët
Me rastin e festës së Pashkëve, shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Ferizaj, t'iu uroj të gjithë besimtarëve katolikë Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët, festën e ringjalljes, jetës dhe përtëritjes. Le të jetë kjo një ditë feste, gëzimi dhe hareje ku do të mbizotërojnë paqja, bashkëjetesa dhe vlerat humane.

Një ditë ku refleksioni ynë shpirtëror merr vlerat universale të fitores së të mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën dhe të jetës mbi vdekjen. Duke ju dëshiruar harmoni, shëndet dhe begati në familjet dhe shtëpitë tuaja unë ju uroj edhe një herë Gëzuar dhe me fat.

Me respekt Agim Aliu

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more