Skip to main content

Zëri: “Xherdan Shaqiri shënon gol si në 'Euro 2016', qorron portierin (Video)” plus 29 more

Zëri: “Xherdan Shaqiri shënon gol si në 'Euro 2016', qorron portierin (Video)” plus 29 more


Xherdan Shaqiri shënon gol si në 'Euro 2016', qorron portierin (Video)

Posted: 23 Mar 2017 03:28 PM PDT

Xherdan Shaqiri duket në formë të mirë para sfidës kundër Letonisë Ai ka shënuar një gol të bukur në stërvitjen e sotme duke i dhënë sinjale trajnerit Petkovic se është gati për lojën e së shtunës, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Stoke City për shkak të lëndimit. Goli që shënoi ishte pothuajse i ngjashëm me atë të “Euro 2016”, që u zgjodh edhe goli më i mirë i Evropianit.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hasani: Ata që e pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, kanë përgjegjësi kombëtare (Video)

Posted: 23 Mar 2017 03:27 PM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka theksuar se është në dorën e Qeverisë që ta dërgoj në Kuvend projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilin e ka propozuar presidenti i vendit. Ai në emisionin “Rrokum Rroll”, ka thënë se ky projektligj nuk bie ndesh me asnjë veprim tjetër, dhe se ushtria sipas tij, duhet të formohet urgjentisht për shkak të rrezikut të madh që po i kanoset rajonit. “Formimi i ushtrisë tash po bëhet si një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Borovci sqaron se si bisedoi me Ibrahim Rugovën e vdekur

Posted: 23 Mar 2017 03:13 PM PDT

Kryetari i Degës së tretë të LDK-së, në Prishtinë, Hazir Borovci ka reaguar pas një fjalimi që kishte bërë të cilin e kishte titulluar, “Bisedë me Presidentin Rugova”. “Për (b)analizuesit e fjalimit tim metaforik “Bisedë me Presidentin Rugova”, një përkufizim i këtij nocioni: “Metafora është një figurë e fjalimit e cila përshkruan një objekt ose veprim në një mënyrë e cila nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por ndihmon për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OK ka sot ditëlindjen: Ja si nisi me humor, fjala më e rëndësishme e botës

Posted: 23 Mar 2017 03:05 PM PDT

Këtë të enjte, 23 mars 2017, është ditëlindja e 178 e fjalës më të rëndësishme në Amerikë dhe në botë. OK? Po, OK është ajo fjalë. Dhe ajo lindi në faqen e dytë të gazetës “Boston Morning Post” , në 23 mars 1839 që i binte e shtunë, citon mediat britanike, Syri.net. Në fakt, OK ishte aq e suksesshme që nga fillimi saqë ditëlindja e kësaj fjale nuk do të mund të dallohej më deri një shekull më vonë kur profesori i Universiteti të Kolumbias,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfirmon Osmani: Kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar

Posted: 23 Mar 2017 02:49 PM PDT

Pas publikimit të informacioneve se Talat Xhaferi do të jetë kryetar i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Telegrafi Maqedoni ka komunikuar me zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani për të konfirmuar këtë informacion. “BDI do bëj publik emrin e kryetarit të parë shqiptar të parlamentit në seancën e Kuvendit javën që vjen.” ka thënë Osmani për Telegrafin. Nga ana tjetër, në Maqedoni pritet që të vazhdojë mbledhja e parë konstituive ku duhet të zgjidhet kryetari i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashmir Xhemaj takohet me ish-sekretaren e SHBA-së, jep një mesazh për veprimtarin e saj

Posted: 23 Mar 2017 02:26 PM PDT

Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati rastin të takohet me ish-sekretaren Medalaine Albriht. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se kontributi i saj është i veçantë dhe duhet të kujtohet nga të gjithë ne. “Me Sekretaren Medelaine Albright, që vazhdon ta ketë në  Kosovën edhe në ditët e sotme. Ne jemi gjenerata që duhet ta kujtojmë më së shumti kontributin e saj”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Procesi ndaj meje është një lojë politike

Posted: 23 Mar 2017 02:04 PM PDT

Haradinaj në intervistën e dhënë për RTK tha se nuk e di çka është frika.  "Jam shqiptar dhe nuk e dij çka është drithërimi". Kështu është përgjigjur Ramush Haradinaj, i pyetur se si po e pret 6 prillin, kur ai do të ballafaqohet me gjykatën.  "Unë nuk e dij çka është drithërimi", ka thënë ai. Haradinaj tha se këtë datë nuk do të jepet verdikti rreth çështjes së ngritur rreth tij. Ai ka thënë se tashmë veç......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koci-Lladrovcit: A e ke gjetur një vend të punës për çikën e Ademit (Video)

Posted: 23 Mar 2017 01:51 PM PDT

Kani Koci, zëvendësministri i zhvillimit ekonomik pas një takimi që ka pasur sot me Ramiz Lladrovcin, kryetarin e Drenasit ka kërkuar një favor nga ai, njofton Klan Kosova. Koci e ka pyetur Lladrovcin se “a e ke gjetur një vend të punës për çikën e Ademit”. Ai është përgjigjur duke i thënë se “të kryer e ki, kam dashtë ta bëj edhe drejtoresh, por nuk munda”.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuri Seferi lajmëron meçin e radhës, kërkon përkrahje nga tifozët shqiptarë (Foto)

Posted: 23 Mar 2017 01:26 PM PDT

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, do të ndeshet në muajin prill. Fillimi i muajit prill do ta vë në ring boksierin shqiptar, Nuri Seferi. Më saktë data 1 prill është koha e saktë kur Seferi do ta zhvilloj meçin e radhës në boks, përcjell Telegrafi. Kundërshtari i Serferit do të jetë Lazlo Hubert, një boksier i njohur i arenës ndërkombëtare. Është vet Seferi, i cili ka lajmëruar këtë meç, teksa e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm dhe ka kërkuar përkrahje nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj: Sondazhi krejt i saktë

Posted: 23 Mar 2017 01:22 PM PDT

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se sondazhit të fundit që e nxjerr VV-në partinë më të madhe në vend po i jepen dimensione tjera, nga faktorë të ndryshëm, duke theksuar se ai është i besueshëm. Ai ka deklaruar se sondazhi është krejt i saktë, por nga ai nuk mund të nxirret ideja që Vetëvendosja i fiton zgjedhjet, por se në një moment të caktuar disponimi qytetar ka qenë i kësaj forme, njofton Klan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komandanti i forcave amerikane në Evropë: Ta rrisim forcën e FSK-së

Posted: 23 Mar 2017 01:09 PM PDT

Është e nevojshme prania më e madhe e NATO-s në Kosovë për shkak të angazhimit të Rusisë në Ballkan, ka deklaruar komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti gjatë debatit në Këshillin për forcat e armatosura në Senatin amerikan. Në pyetjen e senatorit Jordy Ernst nga Ajova se a pajtohet se është e nevojshme prania më e madhe e NATO-s në Kosovë për të kontrolluar shtrirjen e Rusisë në Ballkan, Scaparrotti është përgjigjur me “po”, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Engel: Serbia mos të luaj me zjarrin, SHBA do t’i qëndrojnë në krah Kosovës

Posted: 23 Mar 2017 01:03 PM PDT

Eliot Engel, kongresmeni amerikan i shtetit të New York-ut dhe miku i madh i shqiptarëve, në fjalimin e tij në Kongres ka thënë se SHBA-të duhet t’i qëndrojnë në krah Kosovës. Ai ka thënë se Kosova dëshiron atë çfarë shumë vende të regjionet e duan, të jetë pjesë e një Evrope të sigurt dhe të integruar, anëtarësim në BE dhe në NATO. Sipas tij, pesë vende evropiane vazhdojnë ta ndalojnë këtë përparim të Kosovës. Ai ka thënë se kur flasim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Botuesit e Kosovës prezantohen në Paris

Posted: 23 Mar 2017 12:50 PM PDT

Hapet panairi i librit i Parisit (Salon du livre) ku po marrin pjesë 1.200 botues. Salon du livre është i veçantë për faktin se e shquajnë aktivitetet dhe kontakti I drejtpërdrejtë me lexuesin. Do të jenë të pranishëm më se 3.000 autorë, të cilët do të nënshkruajnë libra gjatë ditëve të panairit (24-27 mars) si dhe disa statistika vërtet impresionuese: 800 veprimrari, takime, debate, 1.000 gazetarë franceze dhe të huaj, 3 ngjarje mega europiane, siç cilësohen nga organizatori, 6 skema tematike etj.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ventura vlerëson lart Shqipërinë

Posted: 23 Mar 2017 12:42 PM PDT

Përzgjedhësi i Italisë, Giampiero Ventura ka shprehur respekt të madh për Shqipërinë e Gianni De Biasit. ”Uroj të shohim në fushë një Itali të mirë. Për të kaluar me sukses këtë ndeshje duhet të bëjmë një paraqitje pozitive, duhet të jemi agresivë dhe të japim 100 për qind të mundësive tona.  Shqipëria dëshiron të bëjë historinë, është e vendosur dhe mbi të gjitha ka një skuadër shumë luftarake. Pres një hap përpara nga skuadra......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Kosova më e fortë me investimet ekonomike nga SHBA-të

Posted: 23 Mar 2017 12:33 PM PDT

Kryeministri i  Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 13 vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Mustafa me këtë rast vlerësoi punën e madhe që është bërë nga kjo Odë në sigurimin e investimeve nga bizneset e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ndjehemi shumë më të fortë, më të sigurt kur kemi bizneset e Shteteve të Bashkuara, të Odës Amerikane, të cilat veprojnë dhe punojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama dhuratë për Albana Osmanin: Me dashuri ….

Posted: 23 Mar 2017 12:30 PM PDT

Moderatorja simpatike Albana Osmani ka marrë gjatë ditës së sotme një dhuratë të papritur, por mjaft të këndshme. Kryeministri Rama i ka dhuruar asaj një album me vizatimet e tijtë cilat kohë më parë i ka vendosur në ekspozitë. Osmani është ndjerë mjaft e privilegjuar nga kjo dhuratë dhe nuk kanë nguruar ta shpërndajë në rrjete sociale. Rama i shrkuan: “Me dashuri Albanës.” Kujtojme po ashtu që vetë Albana ka studiuar për pikturë dhe e ka pasion......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alban Skënderaj publikon ‘1000 Premtime'

Posted: 23 Mar 2017 12:28 PM PDT

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më parë kantautori Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të fundit me titull “1000 Premtime”. Megjithatë Skënderaj nuk ka ardhur vetëm në këtë këngë pasi ka bashkëpunuar me Dj Dalool. Mbetet për tu parë sesi ky bashkëpunim do të pritet nga publiku.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë pret De Biasi në ndeshjen me Italinë

Posted: 23 Mar 2017 12:27 PM PDT

Giani De Biasi as në konferencën për shtyp nuk ka treguar se me cilin formacion do të zbresë në fushën e lojës ndaj Italisë, edhe pse në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi se Shqipëria do të bënte një ndeshje e tërhequr në prapavijë për të mos mbetur e zbuluar ndaj sulmit të rrezikshëm të Italisë. A pritet një lojë në mbrojtje e kundërsulm? “Po, shumë e vërtetë, është pranë realitetit. Mendoj se vlerën e kundërshtarit që kemi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adelina Ismaili poston foto me barkun e fryer

Posted: 23 Mar 2017 12:24 PM PDT

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka publikuar një fotografi nga shtatzënia e saj. Përmes kësaj fotoje, Adelina, që po pret fëmijën e parë, ka treguar lumturinë që po e ndjen. “Nuk ka bizhu më të bukur sesa duart e fëmiut rreth qafe…”, ka shkruar ajo si përshkrim të fotografisë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-deputeti rus ekzekutohet me armë në qendër të Kievit (FOTO&VIDEO)

Posted: 23 Mar 2017 12:08 PM PDT

Ish-deputeti rus Denis Voronenkov u qëlluar për vdekje para ndërtesës së “Palace Hotel”, në Kiev të Ukrainës. Ngjarja ndodhi sot në mesditë, ndërsa një truproje shkëmbeu zjarr me sulmuesit, ndërsa dy persona u plagosën gjithashtu. Më 21 shkurt, ai i tha radio Evropa e Lirë se nuk ishte i shqetësuar për sigurinë e tij pasi autoritetet në Ukrainë kishin përmirësuar masat e tyre, por sot ai qëllohet për vdekje në qendër të kryeqytetit të vendit. Voronenkov njihej si kritikë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrihet marrëveshja që kryeparlamentari i Maqedonisë të jetë shqiptar, ja kush?

Posted: 23 Mar 2017 11:58 AM PDT

Për herë të parë në shtetin e Maqedonisë, kryetar i Kuvendit të këtij shteti, do të jetë shqiptar, i cili do të jetë nga radhët e BDI-së, ka bërë të ditur shefi i Kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi. Kjo marrëveshje është arritur sot mes parterëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë. Në koordinim me grupet parlamentare, janë tejkaluar dallimet mes subjekteve parlamentare në Maqedoni, ku janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Engel: Kosovarët vërtetë i duan amerikanët dhe gjithçka është amerikane

Posted: 23 Mar 2017 11:41 AM PDT

Eliot Engel, kongresmeni amerikan i shtetit të New York-ut dhe miku i madh i shqiptarëve ka thënë në fjalimin e tij në Kongres se SHBA-të duhet ta përkrahin Kosovën në bërjen e ushtrisë dhe se një qëndrim i kundërt është absurd. Madje Engel shtoi se nisma e Thaçit e bën ushtrinë pikërisht çfarë e do edhe Amerika për Kosovën. Engel ka folur edhe rreth korrupsionit në Kosovë. Ai ka thënë se korrupsioni duhet të goditet në Kosovë reformat në drejtësi po......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndryshimi drastik i Adelina Ismailit, ja sa ka shtuar në peshë nga shtatzënia! (Foto)

Posted: 23 Mar 2017 11:11 AM PDT

Këngëtarja Adelina Ismaili ka muaj që ka zbuluar lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj Vali po presin fëmijën e tyre të parë. Por, vetëm tani, ajo ka bërë daljen e parë në medie, përkatëisht, do jetë në emisionin ‘Nin’. E në një promo të emisionit, këngëtarja ka habitur me shtimin në peshë. Adelina nuk njihet, pasi ka shtuar shumë kile!! Vërtetë i pabesueshëm një ndryshim i saj!   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liderët nëpër fushata partiake, institucionet pa vendimmarrje

Posted: 23 Mar 2017 11:08 AM PDT

Udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë, i janë përveshur një fushate ende të pashpallur zgjedhore, që sipas analistëve politikë, po dërgon mesazhet se zgjedhjet e parakohshme, po shihen si opsion nga vet lidershipi i vendit. Tubimet me qytetarë apo me degë e aktiva të partive politike janë bërë përditshmëri e udhëheqësve të institucioneve. Analisti Imer Mushkolaj thotë se orientimi kah agjendat partiake dëshmon se udhëheqësit e shtetit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bunjaki jep lajmin e madh për Kosovën

Posted: 23 Mar 2017 10:56 AM PDT

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmuar se anësori i ri i Kosovës, Donis Avdijaj, i cili luan në Bundesliga për Schalken, mund të luajë kundër Islandës. Ai beson se sonte ose gjatë ditës së nesërme, FIFA do të japë një vendim pozitiv për Avdijajn. “Besoj se sonte ose nesër vjen një vendim pozitiv për Donis Avdijajn”, tha Bunjaki.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëshmia e tmerrshme: Policët maqedonas kanë dhunuar seksualisht Elshanin e Grupit të Kumanovës?!

Posted: 23 Mar 2017 10:54 AM PDT

Në senacën e sotme gjyqësore kundër Grupit të Kumanovës, i akuzuari Bajram Elshani ka prezantuar dëshminë më të tmerrshme deri tani gjatë këtij procesi. Gjatë dëshmisë ai qartë ka aluduar se pas arrestimit në Kumanovë është dhunuar edhe seksualisht nga policët maqedonas edhe pse shkaku i turpit nuk ka treguar të gjitha detajet, shkruan Gazeta Lajm. Përskaj shumë momenteve ç’njerëzore ai ka veçuar një rast, që për nga turpi nuk e ka treguar në detaje. “Më kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çenari i Almedës flet për Shqipërinë

Posted: 23 Mar 2017 10:53 AM PDT

Aktori i njohur i serialit “Mos u dorëzo” është kthyer dje nga udhëtimi me bashkëshorten e tij, bukuroshen shqiptare Almeda Abazi. Edhe pse të lodhur nga udhëtimi, çifti ka dhënë një intervistë të shkurtër për gazetarët. “Është ende herët për fëmijë”. – kanë deklaruar ata të pyetur nëse kanë ndonjë plan të afërt për t’u bërë prindër shkruan tring.al, nga ana tjetër, Tolgahan është pyetur edhe në lidhje me vendin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bunjaku: Islanda është favorite, besoj të kemi fat

Posted: 23 Mar 2017 10:50 AM PDT

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se Islanda është favorite për ndeshjen kualifikuese për botërorin “Rusia 2018” që zhvillohet të premten në “Loro Boriçi”. “Normalisht që favorit është Islanda, duke pasur parasysh përvojën dhe punën që kanë bërë”, ka thënë Bunjaki në konferencën e fundit para ndeshjes. “Edhe Kosova gradualisht nga loja në lojë është rritur. Nuk mendoj se jemi shumë larg, me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ujkani paralajmëron Islandën

Posted: 23 Mar 2017 10:45 AM PDT

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, beson se Kombëtarja jonë mund të marrë rezultat pozitiv të premten mbrëma ndaj Islandës. “Nesër ka me qenë një tjetër ndeshje, lojë fizike me duele në ajër. Jemi përgatitur dhe mund të marrim rezultat pozitiv, Do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër nga ajo me Turqinë”, tha Ujkani. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: Kërcënimet e dhuna nuk na ndalin

Posted: 23 Mar 2017 10:43 AM PDT

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se kërcënimet dhe dhuna nuk i ndalin Lëvizjen Vetëvendosje. “Krejt ata që e kundërshtojnë Lëvizjen dhe nuk pajtohen me qëndrimet tona besoj që së paku e kanë të qartë një gjë, me kërcënime e dhunë nuk na e ndërrojnë mendjen e as që na ndalin”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. “Vetëm se na e forcojnë bindjen për rrugën përpara”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more