Skip to main content

Zëri: “Grubi: Lëvizja BESA i dha mbështetje Trajko Veljanovskit që ende vazhdon bllokimi në Kuvend” plus 29 more

Zëri: “Grubi: Lëvizja BESA i dha mbështetje Trajko Veljanovskit që ende vazhdon bllokimi në Kuvend” plus 29 more


Grubi: Lëvizja BESA i dha mbështetje Trajko Veljanovskit që ende vazhdon bllokimi në Kuvend

Posted: 30 Mar 2017 02:22 PM PDT

  Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sonte në ZigZag në Art Channel u shpreh se Lëvizja BESA është shkaktare e bllokimit të VMRO-së sot në Kuvend, pasi sipas Grubit ajo që nga 30 Dhjetori ja dha mbështetjen Trajko Veljanovskit të jetë ushtrues detyre në seancën konstitutive, përcjell TetovaSot. “Që nga 30 dhjetori i vitit 2016 nga seanca konstitutive, në takimin koordinues ishte Lëvizja BESA që ja dha mbështetjen Trajko Veljanovskit, për të ushtruar detyrën e kryesuesit të seancës konstitutive me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këta janë kandidatët për Kryeministër nga katër partitë më të mëdha

Posted: 30 Mar 2017 02:01 PM PDT

  Në Zona e Debatit kanë qenë të ftuar përfaqësues të katër partive më të mëdha politike – Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Rexhep Kadriu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata janë pyetur se kush janë kandidatët për Kryeministër nga partitë e tyre. Përgjigjet kanë qenë këto: Rexhep Hoti nga PDK: “Çështja e kryeministrit është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq bëhet 'hero' nga mediet serbe, “shpëton” një djalosh LIVE në emision (Video)

Posted: 30 Mar 2017 01:45 PM PDT

  Ka mbetur edhe pak kohë kur Serbia futet në heshtje zgjedhore. Mirëpo, ata që nuk “heshtin” janë mediet serbe. E përditshmja beogradase,“Kurir” ka shfaqur haptazi përkrahjen ndaj kandidatit për president, Aleksandër Vuçiq. Gjatë një emisioni argëtues, në njërin prej TV-së në Beograd, (s)’ndodhi një gjë e papritur, derisa fliste Vuçiq. Një të riu i ra të fikët. Kështu të paktën shihen në videon e publikuar në internet, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj: S’ka viza edhe nëse votohet demarkacioni

Posted: 30 Mar 2017 01:22 PM PDT

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nuk duhet të votohet nga deputetët e Republikës.  Sipas tij, vendi nuk do t’i hiqen vizat edhe nëse votohet kjo çështje. “Nuk ka liberalizim të vizave edhe nëse votohet demarkacioni. Nuk mendojë se është krejt fer që me akuzu qeverinë e Kosovës. Mirëpo tash janë zhvillimet në BE”, ka thënë ai në emisioni “Click” të RTV 21. Megjithatë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'PDK-ja i ka votat për Demarkacionin, po e presim LDK-në'

Posted: 30 Mar 2017 01:14 PM PDT

  Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova, se PDK-ja i ka votat për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi, por se po e pret partnerin e koalicionit që edhe ata të grumbullojnë votat e nevojshme. “Partia Demokratike i ka votat për Demarkacionin; ne jemi duke e pritur Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Hoti. “Jo vetëm që i kemi votat për Demarkacionin, por PDK është unike dhe ka mirëkuptim për kryeministrin që ka problem me 30 për qind të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli: Thaçi u ngut për Ushtrinë (Video)

Posted: 30 Mar 2017 01:00 PM PDT

  Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thanë se nisma e presidentit Hashim Thaçi për Ushtrinë e Kosovës, ka qene hap i pamenduar mirë. “Formimi i Ushtrisë duhet me kalu nëpër procese të rregullta, me ndryshime kushtetuese. Kosova nuk duhet me i prish marrëdhëniet me vendet mike”, ka thane Pacolli, duke shtuar se Thaçi është ngutur në këtë rast. Në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, ai ka thënë se “nuk duhet me u shty se kush po i merr meritat për Ushtrinë”. Pacolli......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita: Shteti nuk funksionon, zgjedhjet të pashmangshme

Posted: 30 Mar 2017 12:41 PM PDT

  Mytaher Haskuka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare, për shkak se institucionet nuk janë funksionale. Ai ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk ka përmbushur premtimet e bëra ndaj qytetarit, por është marrë me krejt tjera, njofton Klan Kosova. “Zgjedhjet duhet të mbahen sa më herët sepse qeveria nuk ka elanin e punës dhe nuk ka mbështetje në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, cështjet që janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Njëzetenjë vite burgim për vrasjen në Malishevë (Video)

Posted: 30 Mar 2017 12:31 PM PDT

  I akuzuari Nexhat Krasniqi u shpall fajtor për vrasjen e Enver Kelmendit dhe për armëmbajtje pa leje. Kryetar i trupit gjykues, Nikollë Komani, duke lexuar aktgjykimin tha se i akuzuari për veprën penale vrasje e rëndë dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 20 vitesh, ndërsa për veprën penale mbajtja në kontroll e posedim të paautorizuar të armëve dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj. “Gjykata e gjykon me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 21 viteve, në të cilin do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partnerët e koalicionit s’janë në një mendje për zgjedhjet e parakohshme

Posted: 30 Mar 2017 12:23 PM PDT

  Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës s’kanë qenë në një mendje kur kanë prezantuar qëndrimet e tyre, respektivisht të partive të tyre, kur kanë folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Zona e Debatit në Klan Kosova. Derisa Ferati dha se s’është e nevojshme për të shkuar në zgjedhje pa u kryer mandati dhe punët e mbetura Hoti pohoi se për shkak të ngecjeve të qeverisë tema e zgjedhjeve është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hollande: Franca dhe Gjermania ta drejtojnë BE-në

Posted: 30 Mar 2017 12:10 PM PDT

  Presidenti francez, Francois Hollande, pas takimit që pati sot me homologun e tij gjerman, Frank Walter Steinmeier, tha se dy vendet e tyre duhet ta drejtojnë Bashkimin Evropian pasi Mbretëria e Bashkuar ka filluar procesin e shkëputje nga BE-ja Dje Britania e Madhe ka paraqitur kërkesën për fillimin e procesit të shkëputjes së vendit të tyre nga Bashkimi Evropian. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmkolli: Adem Jashari ra heroikisht me fotografinë e Ibrahim Rugovës (Video)

Posted: 30 Mar 2017 11:57 AM PDT

  Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, në emisionin InfoBox, ka thënë se figura e heroit kombëtar, Adem Jasharit, nuk mund të ndahet nga figura e presidentit Ibrahim Rugova. Ajo madje, tha se Jashari ka rënë heroikisht pranë fotografisë së Rugovës.  “Adem Jashari ka luftuar dhe ka rënë hero i këtij vendi, me fotografinë e Ibrahim Rugovës. Në odën e tij e ka pasë varur, ditën që është vrarë, fotografinë e Ibrahim Rugovës. Prandaj, po më duket......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpend Ahmeti flet për jahtën

Posted: 30 Mar 2017 11:53 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pranuar ekskluzivisht për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se ka qëndruar në jahtë në Budvë fundjavën e kaluar ndonëse thotë se nuk e ka ditur që mjeti ka qenë i Blerim Devollit të kompanisë “Devolli”. Ahmeti deklaroi se ka qenë i ftuar për të hipur në jahtë së bashku me bashkëshorten e tij dhe ka qenë një pushim i thjeshtë. “Aty ka pasur grupe të ndryshme dhe kam takuar gjatë ditës plot njerëz tjerë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prindërit e Arjan Babajt të bindur në pafajësinë e djalit (VIDEO)

Posted: 30 Mar 2017 11:39 AM PDT

  Bedri Babaj, nga Llausha e Skenderaj, babai i Arjan Babaj, njërit nga katër personat e arrestuar në Itali nën dyshimet se kanë planifikuar sulm terrorist, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe se akuzat kundër tij e shokëve të janë të pabaza, njofton Klan Kosova. Bedriu nuk bindet në asnjë mënyrë se i biri tij mund ta lëndojë dikë. Në familje tregojnë se Arjani ishte rreth 18 vjeçar kur shkoi në Itali, e nga ajo kohë ai ka punuar në një restorant. Babai tregon se djali i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Disa ushqime kundër plakjes

Posted: 30 Mar 2017 11:33 AM PDT

  Fasulet Fasulet janë të pasura në proteina, fibër, vitamina, minerale dhe polifonikë që kanë veti mbrojtëse, sidomos për zemrën. Një studim i fundit ka zbuluar se fasulet mund të ulin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet ishemike të zemrës (kur bllokohen arteriet e zemrës). Fasulet janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave të tretshme, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe triglicerideve. Specat e kuq djegës Specat e kuq janë të mirë për zemrën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Musliu fton shqiptarët për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Posted: 30 Mar 2017 11:25 AM PDT

  Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve, Jonuz Musliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve në komunat Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe, të caktuara për 2 prill. Ai i ka thënë Agjencisë së lajmeve Beta, se ftesa ka ardhur pasi që asnjëri nga kandidatët presidencialë në programin e tyre nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Musliu, i cili është lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, theksoi se të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja simund ta zhbllokojnë punën e Kuvendit partitë shqiptare në Maqedoni

Posted: 30 Mar 2017 11:14 AM PDT

  Bllokimi i Kuvendit të Maqedonisë është shndërruar në një traditë që lë për të dëshiruar. Me këto veprime vendi sa më tepër largohet nga funksionimi normal i institucioneve. OBRM-PDUKM gati një javë bën trysni në mos zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kjo si shkak që mos të mandatohet Zoran Zaevi si udhëheqës i qeverisë së ardhshme dhe për të vazhduar punën PSP-ja për të cilën edhe është formuar. Seancat konstituive janë duke u zhvilluar me replika dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundojnë xhirimet e komedisë së Qumilit, ja kur del premiera (Foto)

Posted: 30 Mar 2017 11:08 AM PDT

  Më 1 maj pritet të shfaqet komedia “Gazuzi dhe Zemernia në Baustell”, nga komediani Sevdai Radogoshi. Komedia e xhiruar për 11 ditë në Gjermani, do të shfaqet në RTV Dukagjini, shkruan Indeksonline. Skenari është shkruar nga Shkumbin Radogoshi, kurse pjesëmarrës të tjerë në realizimin e komedisë janë: Mentor Zenaj, Nikë Rrasi, Alba Mex, Lona Dula, Forent Sinani, Edison Hyseni, Arnisa Osmani, Laurat Gashi, e të tjerë. Komedia tregon realitetin e dy kosovarëve në vështirësi ekonomike që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FIFA gëzon Kosovën e Shqipërinë, zbulon planin e saj

Posted: 30 Mar 2017 11:00 AM PDT

FIFA ka treguar se si do të realizojë planin e saj për rritjen e ekipeve në Kupën e Botës nga 32 në 48. Më 9 maj Këshilli i FIFA-s pritet të ratifikojë propozimet e miratuara nga presidenti dhe homologët e tij të gjashtë konfederatave, të cilët kishin vendosur që nga viti 2026 të jenë 48 shtete pjesëmarrëse në Kupën e Botës. Nikoqiri i Kupës së Botës do të kualifikohet automatikisht sikurse edhe më herët, ndërsa secilës konfederatë i janë shtuar numrat e vendeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gresa Pallaska shkëlqen në skenën operistike të Skocisë, me shfaqjen 'Bluebeard’s Castle' (Video)

Posted: 30 Mar 2017 10:43 AM PDT

Si aktore në Kosovë është e njohur për shumë role. Por, talentin e saj, Gresa Pallaska e ka shfaqur edhe jashtë skenave shqiptare, shkruan lajmi.net Ajo në Skoci po merr pjesë me shfaqjen e Bartokut “Bluebeard’s Castle” dhe ka shkëlqyer me paraqitjen e saj. Scottishopera.org.uk ka bërë një shkrim për këtë shfaqje ku ka treguar gjithë rrjedhojën e shfaqjes duke përshkruar pikat kryesore të saj! Pjesëmarrja në këtë festival, i ka pamundësuar asaj prezencës në serialin vendor......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Evropa, 16 bileta në Botërorin 'XXL'. Shpresë për Shqipërinë

Posted: 30 Mar 2017 10:10 AM PDT

Në formatin aktual të Botërorit 2018, që do të vendosë ekipet e kualifikuara, kontinenti europian llogarit fituesit e grupeve dhe 4 vende të tjera, që do të dalin nga “play off”-et e të dytëve më të mirë, me njërin që nuk kualifikohet. Kësaj i shtohet edhe Rusia, si shtet organizator. Por gjithçka do të ndryshojë me botërorin “XXL” të kërkuar me ngulm nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe të formalizuar para pak muajsh. Qeveria e futbollit europian propozoi ndarjen e vendeve për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Babai i njërit prej të arrestuarve në Itali: Djali im s’ka planifikuar kurrfarë sulmi

Posted: 30 Mar 2017 10:07 AM PDT

  Bedri Babaj, nga Llausha e Skenderaj, babai i Arjan Babaj, njërit nga katër personat e arrestuar në Itali nën dyshimet se kanë planifikuar sulm terrorist, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe se akuzat kundër tij e shokëve të tij janë krejtësisht të pabaza, njofton Klan Kosova. Bedri Babaj ka dhënë një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës ku ka treguar se si e mori vesh që i është arrestuar djali. “Unë kam biseduar me Arianin dje vonë pas darke, madje nusja e tij tha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Kërkova zgjidhje kreative që qytetarët të lëvizin pa viza

Posted: 30 Mar 2017 09:59 AM PDT

Kryeminstri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka kërkuar sot në samitin e liderëve të EPP-së, një zgjidhje kreative apo ndonjë modalitet ku qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin pa viza, deri në plotësimin e kriterit të demarkacionit, transmeton zeri.info. Sipas Mustafës, Kosova dhe qytetarët e saj janë të orientuar vetëm nga Bashkimi Evropian dhe nuk kanë tjetër alternativë./Zeri/ Lexoni statusin e plotë të kryeministrit Mustafa: Pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Itali, tre qytetarë të Kosovës arrestohen për terrorizëm (Video)

Posted: 30 Mar 2017 09:40 AM PDT

Policia italiane tha se ka arrestuar tre persona dhe ka ndaluar një të mitur gjatë një operacioni për shkatërrimin e një celule të dyshuar ekstremiste në qendër të Venedikut. Policia tha se dymbëdhjetë bastisje janë kryer në qendrën historike të qytetit si dhe qytetet aty pranë Mestre dhe Treviso. Të gjithë të arrestuarit janë me prejardhje nga Kosova por me leje qëndrimi në Itali. Ata ishin vëzhguar për një kohë nga policia nën dyshimet se mund të jenë përfshirë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ragip Xhaka: Boll me polemika. Taulanti nuk ia kthen shpinën Kombëtares

Posted: 30 Mar 2017 09:32 AM PDT

Ragip Xhaka ka ndërhyrë në zënkën ndërmjet djalit te tij, Taulant Xhakës dhe selektorit te Shqipërisë, Gianni De Biasi. Ragip Xhaka e ka dërguar në Zëri reagimin e tij, përmes të cilës kërkon qetësi për hirë të Shqipërisë Kjo është deklarata e Ragip Xhakës. 1 nderuar opinion publik, vëllezër shqiptarë- të Shqipërisë zyrtore, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, diasporës Ju të gjithë e njihni familjen Xhaka, çfarë ka bërë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie: Nuk dua t'i shoh njerëzit me aktakuza në listat zgjedhore

Posted: 30 Mar 2017 09:13 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e ka përshëndetur nismën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike. Në Forumin FOL Hapur, Delawie, tha se do të mbështes çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar. “Nuk dëshiroj të shoh njerëzit në listë zgjedhore nëse janë me aktakuza”, ka thënë Delawie. Delawie ka folur edhe për çështjen e demarkacionit të kufirin me Malin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KKSH – thërret shqiptaret për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Posted: 30 Mar 2017 08:55 AM PDT

Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i këtij institucioni të lart politik të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, fton shqiptaret për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Në një kumtesë të bërë publike për opinion, bëhet e ditur se KKSH dhe lideri nacional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, z. Musliu, janë kategorik për mospërkrahje të këtyre zgjedhjeve, të cilat sipas tij “nuk janë të rëndësishme për shqiptarët, madje nuk kanë as kuptim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfshihet nga zjarri një kombi-bus në Prishtinë (Foto)

Posted: 30 Mar 2017 08:47 AM PDT

Para pak çastesh, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në lagjen Ulpiana, një kombi-bus është përfshirë nga zjarri. “Zëri.info”, ka siguruar disa fotografi nga djegia e këtij kombi-busi. Njësitet e Zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar rrezikun.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi emocional i familjes dhe miqve për jetën e Kadri Veselit (VIDEO)

Posted: 30 Mar 2017 08:13 AM PDT

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka ndarë me publikun rrëfimet e familjes dhe miqve për periudhat kur ai ishte në përpjekje për çlirimin e vendit. Familja dhe shumë miq nuk e kishin parë shpesh me vite atë. Në këtë video ata rrëfejnë se çfarë personi është Kadri Veseli në jetën e përditshme.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj mesazh nga Franca: Atdheu i shenjt, jo Demarkacionit

Posted: 30 Mar 2017 08:08 AM PDT

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj ka deklaruar se versioni i tanishëm i Demarkacionit është gabim dhe se duhet të rrëzohet. Sipas Haradinajt, pushtetarët e ligji po vazhdojnë ta çmendin popullin. “Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë! Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament”, ka thënë Haradinaj. Ai tha se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqipëtarët, dhe mashtruesit duhet ta kuptojnë njëherë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biznesmeni dhuron pasurinë pas aksidentit

Posted: 30 Mar 2017 08:07 AM PDT

Një biznesmen multimilioner, ka dhuruar pasurinë e e tij për të përmirësuar jetesën e të tjerëve pas një aksidenti, nga i cili përfundoi për pak kohë edhe në burg. Kur Mazzi Dumato, një 38-vjeçar nga Damasku i Sirisë, i cili është rritur në Brazil dhe Dubai, ishte duke udhëtuar me Ferrarin e tij 150 mijë dollarësh, ai vendosi të rivlerësonte stilin e tij të jetës dhe të udhëtonte nëpër botë. Ky ishte edhe momenti kur Dumato takoi edhe bashkëshorten e tij, Milena, dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more