Skip to main content

Zëri: “Deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet me urgjencë jashtë vendit” plus 29 more

Zëri: “Deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet me urgjencë jashtë vendit” plus 29 more


Deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet me urgjencë jashtë vendit

Posted: 29 Mar 2017 02:47 PM PDT

Gjovalin Kadeli, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbrëmjen e sotme u nis me urgjencë drejt Italisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Burime nga QSUT thonë për Syri.net se deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u nis drejt shtetit fqinj me avion sanitar rreth orës 22:00. Burime bëjnë me dije gjithashtu se deputeti Kadeli u shoqërua deri në aeroportin e Rinasit nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeriqi: 48 ushtarë të UÇK-së u vetëvranë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike

Posted: 29 Mar 2017 02:46 PM PDT

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, 48 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës. Këto të dhëna i bën publike Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, i cili në një intervistë për portalin Infokusi, thotë se “ky është turpi më i madh i këtij shteti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Kosova e Re' do t'i punësojë dhjetëmijë persona, thotë Stavileci

Posted: 29 Mar 2017 02:23 PM PDT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se projekti “Kosova e Re” do ta shtojë për 2% rritjen ekonomike, që është, sipas tij, një kapërcim mjaft i madh sasior dhe cilësor. Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjatë ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen deri 10 mijë persona, kurse 550 pas ndërtimit, kur të futet në funksion. Stavileci ka folur edhe për asetin human të cilin e ka Kosova, e që, sipas tij, krijon përparësi krahasuese......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Biasi tregon pse nuk e mori Rashicën në Euro 2016

Posted: 29 Mar 2017 02:21 PM PDT

Gianni de Biasi e pranon se vendimi i Milot Rashicës për të luajtur për Kosovën ishte zgjedhja më e mirë. Ai tha se Milot Rashica ka bërë zgjedhjen e zemrës, prandaj edhe nuk e kishte marrë në Euro 2016. “Ishte zgjedhje e Rashicës që të luaj për Kosovën dhe ne nuk mund të vendosim për të. Vendimi i tij ishte zgjedhje e zemrës, që të luaj për vendlindjen e tij, ishte vendimi më i drejtë, për atë nuk e mora në Francë”, tha De Biasi në Opinion të TV Klan.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Biasi e pranon: Kosova do ta dobësoj Shqipërinë

Posted: 29 Mar 2017 02:21 PM PDT

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka treguar nëse e sheh si rrezik pranimin e Kosovës në UEFA dhe zgjedhjet që tanimë do bëjnë futbollistët me prejardhje nga Kosova. “A do ti shkaktojë probleme Kosova - Shqipërisë? Po besoj se po, sepse shumë lojtarë që do të luanin për Shqipërinë, tani do të luajnë për Kosovën, do të luajnë në vendin e tyre të origjinës”, tha De Biasi në Opinion. “Kemi një mirëkuptim me Federatën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Biasi: Xhaka erdhi në Shqipëri sepse nuk e mori Zvicra

Posted: 29 Mar 2017 02:17 PM PDT

Gianni De Biasi ka goditur keq Taulant Xhakën.   Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, tha që Xhaka erdhi te Shqipëria vetëm se Zvicra nuk e mori. “Zvicra nuk e mori Xhakën, prandaj ai erdhi te Shqipëria. Ai është i lidhur aq shumë me Kombëtaren, sa që la shokët pikërisht në momentin kur nuk duhej”, deklaroi De Biasi në “Opionion”, përcjellë “lajmi.net”. “Më dërgoi një mesazh në ora 1:10 të natës, por unë nuk e pash telefonin sepse e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Më në fund reagon Messi, ja çfarë thotë pas dënimit të FIFA’s (Foto)

Posted: 29 Mar 2017 01:20 PM PDT

Leo Messi insiston se nuk e ka fyer gjyqtarin anësor, por fyerjet i ka bërë duke folur me vetën FIFA dje dënoi Leo Messin me katër ndeshje mos lojë për Argjentinën, për shkak të fyerjeve që kishte bërë në drejtimit të gjyqtarit anësorë në ndeshjen ndaj Kilit. Por, argjentinasi insiston se asnjëherë nuk e ka fyer drejtpërdrejtë gjyqtarin. “Fyerjet e mija asnjëherë nuk i ishin drejtuar asistentit të gjyqtarit, por i kam thënë me vetë”, ka thënë Messi për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A është natyral mjalti që po konsumoni? Ja si ta kuptoni

Posted: 29 Mar 2017 01:13 PM PDT

Mund të jemi gënjyer shumë shpesh por mbase vazhdojmë edhe të gënjehemi për atë çfarë konsumojmë për cilësinë dhe vërtetësinë.Sipas një eksperti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston metoda, të cilat na ndihmojnë që të kuptojmë nëse mjalti është natyral apo i përpunuar Përmes disa metodave që ai ka dhënë ju mund të provoni thjeshtë llojin e mjaltit që keni. E para, merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Hashim Thaçi mes dy zjarresh

Posted: 29 Mar 2017 01:00 PM PDT

Pavarësisht thirrjeve të partnerëve ndërkombëtar që mos të ngutet për transformimin e FKS-së në ushtri, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova do të formojë ushtrinë. Por, cili do të jetë vendimi që presidenti do e marrë, pasi që edhe sot ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron në Kosovë këto ditë, ka folur qartazi për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për projektligjin për transformimin e Forcës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjini: AAK do të votojë për Ushtrinë, pikë

Posted: 29 Mar 2017 12:58 PM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ardian Gjini, Nënkryetar i këtij subjekti partiak, në Zona B të Klan Kosovës tha se pavarësisht se SHBA-të nuk janë deklaruar se e mbështetin plotësisht formimin e ushtrisë, AAK do ta votojë ligjin nëse ai një ditë vihet në Kuvend. ”Nuk ka logjikë, as nder e as të ardhme për të punuar kundër Shteteve të Bashkuara të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhiu: Demarkacioni ka vdekur

Posted: 29 Mar 2017 12:53 PM PDT

Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ka vdekur shtatorin e kaluar. “Kthimi i Demarkacionit në Kuvend është i paqëndrueshëm dhe si të tille Vetëvendosje ka me kundërshtua fuqishëm, ngase po i falet shume tokë Malit të Zi”, ka thënë ajo në emisionin Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum, duke shtuar se Qeveria me Listën Serbe po bahen gati për ta kaluar si pako – Demarkacionin dhe Ushtrinë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident fatal në Podujevë, humbë jetën 4-vjeçari

Posted: 29 Mar 2017 12:17 PM PDT

Një katër vjeçar ka mbetur i vdekur nga përplasja që mori sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Llugë të Podujevës. Policia e Kosovës ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në të cilin kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit “Fiat”. “Këmbësori (4-vjeç, mashkull ) nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shuhet ëndrra e Pejës

Posted: 29 Mar 2017 11:53 AM PDT

Peja e ka lëshuar mundësinë e artë për t’u kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike për herë të parë në histori të saj, shkruan zeri.info. Verdhezinjtë e kishin fituar lojën e parë gjysmëfinale në Pejë me rezultat 83:79 dhe shkuan në Maqedoni për ta ruajtur këtë kapital të vogël ndaj Kumanovës, por një gjë të tillë e bënë vetëm në tre çerekë lojë, pasi ata u dorëzuan në atë të katërt dhe vendimtar, duke humbur në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoyt Yee: Qeveria ta tërheqë ligjin për transformimin e FSK-së

Posted: 29 Mar 2017 11:49 AM PDT

Ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron në Kosovë këto ditë, ka folur sot qartazi për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka porositur Qeverinë e Kosovës që ta tërheqë projektligjin e iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, që ka për qëllim ta bëjë Kosovën me Forca të Armatosura. “Kërkojmë nga Qeveria, nga Kryetari i Kuvendit dhe të tjerët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ylli i Juventus përfundon sezonin para kohe, ky është mesazhi emocionues i Allegrit (Foto)

Posted: 29 Mar 2017 11:39 AM PDT

Massimiliano Allegri ka uruar për shërim sa më të shpejtë anësorin Marko Pjaca Mesfushori kroat, Marko Pjaca dje ka pësuar një lëndim, ku ka lënduar ligamentin e këmbës, çka do të thotë se do të mungojë deri në gjashtë muaj. Në përkrahje lojtarit i ka dalë edhe trajneri Massimiliano Allegri, i cili tha se ky lëndim nuk do ta ndal karrierën e kroatit. “Ky lëndim nuk do ta ndal karrierën tënde. Forca Marko Pjaca”, ka shkruar Allegri në Twitter. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PPE miratoi rezolutën për Ballkanin Perëndimor

Posted: 29 Mar 2017 11:38 AM PDT

Partia Popullore Evropiane (PPE) në kongresin në Maltë miratoi rezolutën urgjente për Ballkanin Perëndimor përfshirë Maqedoninë, me të cilën iu bëhet thirrje liderëve politikë të shmangin retorikën dhe veprimet radikale që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Ish ministri i jashtëm kroat, Miro Kovaç theksoi se BE-ja duhet ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor, në veçanti Maqedoninë dhe Bosnjen që po përballen me probleme më serioze. Nga ana tjetër kryeministri,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adela, një histori e shkuar. Ja kush është e dashura e re e Ledri Vulës

Posted: 29 Mar 2017 11:37 AM PDT

Ledri Vula është përfolur për shumë lidhje dashurie gjatë karrierës së tij muzikore, por kohët e fundit marrëdhënia me Adela Sollakun ka qenë një prej më të komentuarave të showbiz-it. Tani, me sa duket, ajo histori ka marrë fund… përfundimisht. Përpjekjet dhe lajmet për një rikthim të mundshëm, me gjasë kanë dështuar. Ledri, sapo ka nisur një lidhje të re. Sara është vajza me të cilën Ledri është parë të shoqërohet kohët e fundit. E panjohur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konkurrentja nga Prishtina e braktis "Big Brother Albania 9". Arsye është e çuditshme!

Posted: 29 Mar 2017 11:12 AM PDT

Donjeta duket se nuk e ka përballuar dot qëndrimin e izoluar brenda shtëpisë së Big Brother, duke kërkuar që të largohet nga ky edicion, ende pa filluar mirë spektakli. Pavarësisht se ishin një nga çiftet më të preferuar të momentit nga publiku, Donjeta ka vendosur të largohet duke marrë kështu vendimin final. Në anën tjetër, Damiano është shprehur se pavarësisht dëshirës së tij duhet të respektojë vendimin e Donjetës. “Nuk e përballoj dot presionin”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Agresioni serb mbi Llap, në kujtime e Hotit

Posted: 29 Mar 2017 11:11 AM PDT

 18 vite më parë, Kosova po kalonte nëpër periudhën e saj më të vështirë historike. Në një luftë të pabarabartë, regjimi i Millosheviqit, tashmë kishte vrarë mijëra e shumë të tjerë kishte larguar nga shtëpitë e tyre. Nisja e bombardimeve të NATO-s, vetëm sa kishte nxitur urrejtjen e regjimit paramilitar serb ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Këtë gjë, e kishin përjetuar edhe Podujeva me rrethinë. Adem Hoti, ish-pjesëtar i UÇK-së nga fshati Revuq i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa kërkon në Maltë përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Posted: 29 Mar 2017 11:08 AM PDT

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), që po zhvillohet në Maltë. Gjatë punimeve të Kongresit, kryeministri Isa Mustafa sot ka mbajtur një fjalim para rreth 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete, përfshirë Kryeministra e Presidentë të shteteve më të fuqishme evropiane që po marrin pjesë në këtë Kongres. “Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Yagcilar: Nuk do të ketë rritje të pagave, vetëm nivelizim

Posted: 29 Mar 2017 10:25 AM PDT

Reforma në Administratën Publike, ishte temë diskutimi në Komisionin për Administratë publike, ku ministri Mahir Yagcilar, raportoi rreth punës së bërë në këtë drejtim. Yagcilar tha se po punohet mjaft shumë për reformat në Administratën Publike. “Mund të konstatohet se ekziston një vizion koherent i reformës së Administratës Publike në nivel shtetëror. Nga ana tjetër të gjitha dokumentet e lartshënuara përmbajnë sfidat objektivat dhe hapat kyç që nevojiten të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjegulla rreth projektit neo-jugosllav për Unionin Doganor

Posted: 29 Mar 2017 10:22 AM PDT

Kryeministri serb dhe tash kandidat për postin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic, javë më parë hodhi idenë e krijimit të një Unioni Doganor të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, ky union do të ndikonte që “kamionët me mallra të mos presin më nga njëzet orë në kufi. Pos kësaj, unioni do t’i afronte këto vende më shumë me njëri-tjetrin.” Në shikim të parë, asgjë e keqe. Por, çfarë në të vërtetë fshihet pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gashi: Gjykata Speciale mund të zgjasë nga 10 deri në 15 vite

Posted: 29 Mar 2017 10:22 AM PDT

Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se pritet që shumë shpejt të ngriten aktakuzat nga ana e Gjykatës Speciale.  Ai në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se aktakuzat – së paku një pjesë e tyre – janë të përgatitura, duke shtuar se “prokurori Clint Wiliamson, në raportin e tij të para dy viteve ka treguar se shumë e aktakuzave janë të gatshme”. “Aktakuzat e përgatirura më herët do të dorëzohen Në Gjykatën Speciale. Pritet që kjo verë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti i Auditorit të Brendshëm të Postës flet për keqpërdorimet e Drejtorit Ekzekutiv të Postës, Sejdi Hoxhës (DOKUMENTE)

Posted: 29 Mar 2017 10:16 AM PDT

Drejtori  Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha po akuzohet për një sërë keqpërdorimesh. Akuzat për keqpërdorime nga ana e Drejtorit Hoxha vijnë nga një Raport Përfundimtar i Auditimit të Drejtori  Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha po akuzohet për një sërë keqpërdorimesh. Akuzat për keqpërdorime nga ana e Drejtorit Hoxha vijnë nga një Raport Përfundimtar i Auditimit të Brendshëm të Postës së Kosovës të vitit 2015, të cilin e ka siguruar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adriatik Kelmendi godet rëndë Shpend Ahmetin, e quan gënjeshtar

Posted: 29 Mar 2017 10:00 AM PDT

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar lidhur me aferën e Shpend Ahmetit me jahtë. Kelmendi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se Ahmeti nuk është treguar korrekt me sqarimet që ka dhënë për këtë çështje. Madje, ai ka thënë se i pari i Prishtinës ka gënjyer. “...idhull i shumë të rinjve, i shkolluar në Harvard, i papërfshirë deri më tash në afera korruptive – në vend se ta shfrytëzonte rastin për të thyer një perceptim të ndyrë shoqëror......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Shqiptarët i kanë përgatitur gurët për mua

Posted: 29 Mar 2017 09:59 AM PDT

Është e qartë se të pritjen e kishin përgatitur edhe për mua dhe i falënderoj ata për këtë, ka komentuar Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me gjuajtjen me gurë të autobusëve me serbë. "Ata përgatitën pritjen edhe për mua dhe i falënderoj ata për këtë, por për mua është e rëndësishme që njerëzit në botë e panë atë që bëjnë ata atje, por po aq e rëndësishme për mua është që njerëzit tanë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lindshmëria në Shqipëri bie në nivelin më të ulët në 100 vjet

Posted: 29 Mar 2017 09:54 AM PDT

Gjatë vitit 2016, më pak se 32 mijë foshnja lindën në Shqipëri, niveli më i ulët i lindjeve të shënuar që nga vitet 1930, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt. Numri i lindjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2016 ka qenë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë, që nga vitet 1930, kur shteti shqiptar krijoi për herë të parë regjistrin civil dhe filloi të mbajë shënim mbi lindjet, vdekjet e martesat, bëhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ylli i kombëtares angleze përlotet për humbjen e bashkëshortes

Posted: 29 Mar 2017 09:50 AM PDT

Ish- mbrojtësi i kombëtares angleze, Rio Ferdinand është përlotur në një intervistë për BBC kur fliste për humbjen e bashkëshortes. Rebecca humbi jetën në maj të 2015 për shkak të kancerit. Që atëherë ai e ka patur shumë të vështirë të kujdeset për tre fëmijët e tij sepse nuk e kuptonte se cfarë ndienin ata. Në fillimet e tij, Rio ra pre e alkoolit por më pas filloi të komunikonte me familje që e kanë përjetuar të njëjtën dhimbje. “Unë e doja......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia ka raketa që mund t’i arrijë të gjitha vendet strategjike në rajon

Posted: 29 Mar 2017 09:45 AM PDT

Gazeta e njohur amerikane “National Interest” ka publikuar një shkrim në lidhje me raketat e reja të Serbisë “Sumadija” që, sipas saj, dërgojnë një mesazh të qartë për shtetet fqinje, “në qoftë se ndihmoni NATO-n që të na bombardoj, ne do t’i bombardojmë qytetet tuaja”, transmeton Klan Kosova. Raketat “Sumadija” janë armë të montuara në kamion që mund të qëllojnë objektivin në largësi prej afërsisht 300 kilometrash. Një ekspert i mbrojtjes nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fjolla Morina i drejtohet Adelina Ismailit: Po harron që ti je ajo që e ke nis vallen e prostitucionit (Foto)

Posted: 29 Mar 2017 09:44 AM PDT

Këngëtarja Adelina Ismaili ishte në një intervistë te emisioni NIN në Klan Kosova ku dha deklarata të fuqishme. Ajo tha që i vie turp ta pranojë por skena muzikore shqipe është shëndrruar në një prostitucion. E kësaj deklarate, i ka bërë replikë Fjolla Morina. Përmes një fotoje të hedhur në Instastory të saj, Fjolla i është drejtuar Adelinës duke i thënë se ajo ka qenë e para që ka nisur vallen e këtij prostitucioni. Madje, Fjolla i ka dhënë këshilla Adelinës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more