Skip to main content

Zëri: “Buffon me fjalë të mëdha për yllin e Kombëtares shqiptare” plus 29 more

Zëri: “Buffon me fjalë të mëdha për yllin e Kombëtares shqiptare” plus 29 more


Buffon me fjalë të mëdha për yllin e Kombëtares shqiptare

Posted: 24 Mar 2017 04:12 PM PDT

Kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon, ka lavdëruar portierin e Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, pas fitores 2:0 të Italisë ndaj Shqipërisë. Buffon lavdëroi edhe tifozët shqiptarë që përgëzuan atë për arritjen e 1000 ndeshjeve në karrierë. “Më vjen shumë mirë që kam pasur edhe përgëzimin e popullit shqiptar pasi janë afër nesh dhe kemi një afrim historikisht”, tha Buffon për arritjen e 1000 ndeshjeve në karrierë. “Strakosha ishte shumë i mirë dhe e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brukseli vendos sanksionet e para ndaj Shkupit, mund të pasojnë të tjera

Posted: 24 Mar 2017 03:58 PM PDT

Euro-deputetët Vajgël, Kukan dhe Flekenshtajn do të propozojnë që Parlamenti Evropian gjatë muajit prill të mos e votojë rezolutën për Maqedoninë, por të hapë debat lidhur me krizën politike në vend, si një formë e sanksioneve ndaj Maqedonisë për shkak të mosgatishmërisë për zgjidhjen e stërzgjatur politike, transmeton Gazeta Express. Sipas Vajgël, kjo paraqet një nga masat ndëshkuese për Maqedoninë dhe nuk përjashton mundësinë e sanksioneve të tjera. “Do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat serbe: Huliganët shqiptarë shkaktuan kaos, ndërprenë lojën Italia – Shqipëria (FOTO)

Posted: 24 Mar 2017 03:50 PM PDT

Mediat serbe vazhdojnë të merren me shqiptarët. Njëjtë kanë bërë edhe sonte, raporton zeri.info. Në fakt, portali serb “Kurir.rs” ia ka kushtuar një shkrim ndërprerjes së ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për shkak të mjeteve me tym në fushë nga ana e tifozëve shqiptarë. “Huliganët shqiptarë kanë shkaktuar kaos. Gjuajtën bomba të gazit dhe e ndërprenë ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë”, shkruan ky portal serb. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si e komentojnë mediat serbe humbjen e Kosovës (FOTO)

Posted: 24 Mar 2017 03:44 PM PDT

Mediat serbe vazhdojnë të merren me Kosovën. Portali “Kurir.rs” ka shkruar për humbjen e Kosovës nga Islanda, duke e konsideruar atë si “shtet i ashtuquajtur”. Asnjëherë në jetë nuk është e ndaluar të ëndërrosh... /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Strakosha e Hysaj: Mund të bënim më shumë

Posted: 24 Mar 2017 03:40 PM PDT

Është vlerësim i përgjithshëm se Kombëtarja shqiptare tregoi lojë të mirë, por nuk i konkretizoi rastet që i pati e në anën tjetër u ndëshkua nga rivali shumë cilësor, shkruan zeri.info. “Një ëndërr që u bë realitet ndeshja me Italinë, por rezultati është zhgënjyes. Ndoshta mund të kishim bërë më mirë, por duhet t’i shikojmë gabimet që i bëmë. Me këtë humbje jemi edhe më larg kualifikimit”, ka thënë Strakosha, derisa Hysaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Memushaj: Nuk e prisja një incident të tillë nga kuqezinjtë

Posted: 24 Mar 2017 03:39 PM PDT

Ledian Memushaj ka mbetur i zhgënjyer si nga rezultati i ndeshjes, ashtu edhe nga incidentet në tribuna të cilat sollën ndërprerjen e saj. për “Super Sport: ai deklaroi se nuk e kishte pritur një situatë të tillë. “Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, patëm raste për të barazuar apo edhe për të shkuar në avantazh. Nuk shënuam, në rastin e parë Italia na bëri direkt gol. Në pjesën e dytë nuk u futëm njëlloj. Goli i dytë i Italisë na hoqi çdo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk mund ta besoni sa shumë është plakur aktori i njohur Jet Li (Foto+Video)

Posted: 24 Mar 2017 03:36 PM PDT

Aktori i mirënjohur i shumë filmave me arte marciale, Jet Li tashmë ka ndryshuar shumë nga vitet që ka shtuar. Jet Li është aktor i njohur i filmave kinez, producent i filmave, si dhe artisti luftarak, të habit me pamjen e tashme, shkruan lajmi.net. Ai është i njohur për një numër të madh rolesh në shumë filma të njohur, po ashtu ka fituar çmime të ndryshme. Filmat më të njohur në të cilët aktron Jet Li janë: Lethal Weapon 4, The Expendables, Hero, Fearless, Fist of Legend, The Mummy: Tomb of the Dragon......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trajneri i Italisë: Shqipëria na rrezikoi vetëm 30 sekondat e parë

Posted: 24 Mar 2017 03:34 PM PDT

Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura e cilëson fitoren e sotme plotësisht të merituar, duke deklaruar se Shqipëria kishte bërë pakgjë për të rrezikuar suksesin e të kaltërve. “Në fillim kishim dëshirë për të treguar veten më shumë se sa duhet dhe kishte shumë vëmendje ndaj nesh. Nuk kishte rrjedhshmërinë e duhur. Por duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt Bufon. Pjesa e dytë ishte më e mirë në planin e mentalitetit të lojës. Ishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Celina flet për vendimin e Bunjakit për ta lënë në bankën rezervë

Posted: 24 Mar 2017 03:32 PM PDT

Bersant Celina tha se e respekton vendimin e trajnerit Albert Bunjaki, i cili vendosi ta linte në bankën rezervë Ylli i Kosovës, Bersant Celina ka folur për lënien në stol ndaj Islandës, ku tha se vendimi i trajnerit Albert Bunjaki ishte për të mirën e skuadrës. Ai tha se e respekton atë vendim, por tha se të gjithë  e dinë se ai meritoi të luante nga fillimi. “Kam folur me trajnerin pata ndeshjes dhe më ka thënë se është për të mirë të skuadrës që unë të qëndrojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha ka një premtim të madh për 'Dardanët'

Posted: 24 Mar 2017 03:31 PM PDT

Ylli i Kosovës, Besart Berisha, ka kërkuar durim nga tifozët e Kombëtares pas humbjes 2:1 nga Islanda në “Loro Boriçi” “Po më vjen keq për tifozët që nuk mundëm t’iu japim një fitore. Faleminderit prej tyre që kanë ardhur për me na mbështet dhe shpresoj se në të ardhmen do t’i gëzojmë. Kemi Kombëtare të re dhe mund të arrijmë”, tha Berisha. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha: Ja çka na mungoi në ndeshjen ndaj Islandës

Posted: 24 Mar 2017 03:30 PM PDT

Besart Berisha mendon se lojtarëve të Kosovës u ka munguar disiplina në ndeshjen ndaj Islandës “Jam gëzuar që kam luajtur për Kosovën. Ishim pa nafakë. Unë besoj se jemi paraqitur mirë, kemi qenë të organizuar, por na mungoi disiplina. Ato gola nuk është dashur t’i pësojmë aq shpejt, ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje”, ka thënë Berisha. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Basha e pranon “fajin”

Posted: 24 Mar 2017 03:28 PM PDT

Migjen Basha e pranon se mund të ishte më i kujdesshëm te penalltia ndaj Belottit, njofton zeri.info. “Mendoj se në pjesën e parë patëm raste më shumë se Italia, por nuk arritëm të shënojmë. Italia u tregua më e përqendruar. Duhet të isha më i kujdesshëm në rastin e penalltisë, por Belotti u tregua më mjeshtër se unë, pra unë jam fajtori”, ka thënë Basha./Zëri/...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flet sulmuesi që shënoi golën e vetëm për Kosovën

Posted: 24 Mar 2017 03:19 PM PDT

Sulmuesi që debutoi me gol në përfaqësuesen e Kosovës, Atdhe Nuhiu beson se këto lojtarë të rinj do të kenë shumë suksese në të ardhmen, por për këtë ka kërkuar durim. Nuhiu shënoi golin e vetëm për Kosovën në humbjen 1-2 ndaj Islandës në kuadër tëkualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”. Pas takimit Nuhiu ka thënë se nuk është edhe aq i gëzuar për golin e shënuar për shkak se ekipi humbi. “Për mua debutimi me gol është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Biasi “arsyeton” humbjen

Posted: 24 Mar 2017 03:18 PM PDT

Përzgjedhësi Gianni De Biassi është shprehur i kënaqur me lojën e të përzgjedhurve të tij, por sigurisht jo edhe me rezultatin, shkruan zeri.info. “Kemi bërë ndeshje që duhej të bënim, sidomos në aspektin teknik. Lojtarët italianë kanë vazhdimësi në skuadrat e tyre dhe janë përcaktues për rezultatet e tyre. Kundër kësaj Italie kemi bërë edhe ndonjë gabim. Mund të them se patëm guxim dhe kjo u vërejt edhe në fushë. Nuk mendoj se futbollistët nuk janë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Filmimi nga tribunat, ja kush e ndërpreu ndeshjen Shqipëri-Itali (VIDEO)

Posted: 24 Mar 2017 03:18 PM PDT

Tymueset në fushën e stadiumit të Palermos u hodhën nga Plisat, tifo-grupi që është treguar i papërmbajtshëm gjatë ndeshjes me Italinë. Në minutat e para të pjesës së dytë të ndeshjes me Italinë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, vazhdimi i lojës u bë i pamundur për shkak të tymit. Pas ankesave të lojtarëve italianë, arbitri ka marrë topin dhe është futur në ambjentet brenda stadiumit. Tymueset u hodhën nga tifozët shqiptarë. Në zonën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Befason trajneri i Islandës, ja çka thotë për Bunjakin dhe Kosovën (VIDEO)

Posted: 24 Mar 2017 03:17 PM PDT

Heimir Hallgrimsson ka lavdëruar Albert Bunjakin dhe ekipin e Kosovës Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson ka thënë se kanë fituar me shumë fat kundër Kosovës, e cila ka një skuadër shumë të mirë. “Ne e kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe meritat për këtë i ka Bunjaki, i cili ka ndërtuar një ekip të mirë. Kosova ka pasur iniciativën në pjesën e parë, por ne patëm fat që shënuam golin e parë”, tha Hallgrimsson. “Synimet tona......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm në Lille të Francës: Shumë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Posted: 24 Mar 2017 03:16 PM PDT

Të shtëna armësh në pjesën veriore të qytetit francez Lille, ka lënë shumë persona të plagosur, raporton Daily Mail. Ende nuk dihet se kush ka qëlluar me armë, por mediat franceze raportojnë se një 14-vjeçar është qëlluar në këmbë derisa dy tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi. Incidenti ka ndodhur në afërsi të metrosë Porte d’Arras, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas humbjes 'nxehet' Unikkatili, ka një mesazh për Fadil Vokrrin (Foto)

Posted: 24 Mar 2017 03:14 PM PDT

Reperi i njohur si "mbreti" i muzikës shqiptare, ka një mesazh për Fadil Vokrrin, pas humbjes së Kosovës, ndaj Islandës. Pas humbjes së Kosovës kanë filluar reagimet e fansave, ndër ta interesant ishte ai i këngëtarit të njohur për ne si Unikkatil, shkruan lajmi.net. Ai i drejtohet Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit me një mesazh, që është kërkesë për ta marrë një trajner të ri. Duket se Unikkatil është nervozuar me Albert Bunjakun dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë ndeshje të vështira e presin tash Kosovën! (FOTO)

Posted: 24 Mar 2017 03:09 PM PDT

Ndeshja e radhës e Kombëtares së Kosovës është ajo e 11 qershorit, ndaj Kombëtares së Turqisë. Kujtojmë se ndeshjen e parë në Turqi, Kosova e ka humbur 2:0. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeziu: Na mungoi përvoja dhe fati

Posted: 24 Mar 2017 03:08 PM PDT

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka thënë se përfaqësueses i mungoi përvoja dhe fati gjatë ndeshjes me Islandën, që pësuan humbje 2:1 në “Loro Boriçi”. “Na mungoi përvoja dhe fati. Por çdo ditë po përmirësohemi”, tha fillimisht ai. “Kemi pritur Islandën më sulmuese. Ne bëmë gabime, na duhet kohë sepse jemi përfaqësuese e re, mirëpo besoj që kemi treguar një lojë të mirë”, shtoi Kryeziu. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha gjen fajtorin për humbjen ndaj Islandës

Posted: 24 Mar 2017 03:05 PM PDT

Valon Berisha ka fajësuar mbrojtjen për humbjen nga Islanda me rezultat 1:2 Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha insiston se kanë luajtur ndeshjen më të mirë në këto kualifikime, por gabimet në mbrojtje ju kanë kushtuar me humbje. “Luftuam deri në fund dhe treguam karakter. Ishte një prej lojërave më të mira tonë. Ishte supergol i Nuhiut mirëpo na kushtuan gabimet në mbrojtje. Kemi thënë njëri-tjetrit për të fituar lojën, mirëpo nuk e patëm fatin”, tha Berisha pas ndeshjes. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Verrati: Fituam një ndeshje të rëndësishme

Posted: 24 Mar 2017 03:04 PM PDT

Njëri nga futbollistët më të mirë të Italisë në ndeshjen e sotme, Marco Verrati, është shprehur i kënaqur pas fitores ndaj Shqipërisë, shkruan zeri.info. “Ndeshje shumë e rëndësishme për objektivin tonë. Jemi një shtet i madh në futboll, kemi shumë futbollistë të mirë dhe duhet ta arrijmë synimin tonë, kualifikimin në Botëror”, ka thënë mesfushori italian./Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bunjaki: E bëmë lojën më të mirë deri tash

Posted: 24 Mar 2017 03:02 PM PDT

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij. “E bëmë lojën më të mirë deri tash në këto eliminatore”, ka thënë trajneri kosovar pas ndeshjes. /Zëri/  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bunjaki flet pas humbjes së radhës së Kosovës

Posted: 24 Mar 2017 03:00 PM PDT

Albert Bunjakika thënë se Kosova ka luajtur ndeshjen e saj më të mirë në këto kualifikime Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki beson se skuadra e tij ka luajtur shumë mirë dhe insiston se kjo skuadër ka një të ardhme të ndritur. Ai po ashtu tha se formacioni i tij ka befasuar edhe Islandën, pasi nuk kanë pritur që t’i sulmojmë me dy sulmues. “E kemi ditë që do të jetë një ndeshje fizike, ndërsa formacioni ishte befasi për Islandën. Mendoj që është loja më e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë thotë Avdijaj për debutimin dhe humbjen e Kosovës

Posted: 24 Mar 2017 02:58 PM PDT

Anësori i Kosovës, Donis Avdijaj, i cili debutoi sonte, u shpreh tejet i zhgënjyer me humbjes 2:1 nga Islanda. “Jam shumë i lumtur për debutim pasi ishte ndeshja e parë. Por, i shgenjyer me humbjen. Askush nuk ka dëshirë të debutojë me humbje, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës", tha Avdijaj. “U mbrojtëm shumë mirë, luajtëm mirë, por dy gabime na ndëshkuan”, shtoi Donisi për "Supersportkosova". “Kemi shumë lojtarë të mirë dhe ekip të ri. Na duhet pak......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Enca takohet me aktorin e njohur (Foto)

Posted: 24 Mar 2017 02:41 PM PDT

Angazhimet në projekte dhe mbrëmje jashtë vendit janë ato të cilat i bashkojnë këngëtarët dhe aktorët tanë. Megjithëse të angazhuar në profesionet e tyre, është aeroplani dhe skenat e klubeve muzikore ato që bashkojnë artistët, shkruan lajmi.net. Në njërin nga udhëtimet e saj, Enca ka takuar humoristin e mirënjohur kosovar, Rasim Thaçin i cili njihet për publikun si Cima. Teksa Enca xhironte Cimën me Snapchat dhe përdorte disa efekte të këtij rrjeti, Cima si gjithmonë gjente......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anton Quni e quan Hashim Thaçin fëmijë të lazdruar (Video)

Posted: 24 Mar 2017 02:40 PM PDT

Anton Quni tha se nisma e Presidentit Hashim Thaçi për shndërrimin e FSK-së në ushtri përmes një ligji e jo përmes ndryshimeve kushtetuese i ngjan një situatë të një fëmiu me prindin, kur fëmija sheh ndonjë armë lodër e dëshiron që prindi t’ia blejë gjithsesi. Deputeti i LDK-së kritikoi Thaçin për iniciativën e tij, duke e krahasuar këtë me sjelljen e një fëmije. Këto deklarata ai i bëri në Rrokum TV. “Kjo iniciativë ma kujton ndjenjën e prindit me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arma e re e Ushtrisë Amerikane, lason predhat me shpejtësi më të madhe sesa ajo e zërit (VIDEO)

Posted: 24 Mar 2017 02:18 PM PDT

Marina amerikane është duke testuar një armë elektromagnetike, që mund të lansojë predhat me një shpejtësi gjashtë herë më të madhe sesa ajo e zërit. E përshkruar nga hulumtuesit si një teknologji “Star Wars”, këto raketa të fuqishme nuk mbështetën në lëndë të ndryshme djegëse, pasi ato furnizohen gjatë fluturimit vetëm me energji elektrike, transmeton Telegrafi. Fushat e forta magnetike janë të krijuara nga energjia elektrike në anije, që i ndihmojnë “sistemit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A është Luana, tifozja më tërheqëse e përfaqësueseve tona? (Foto)

Posted: 24 Mar 2017 02:16 PM PDT

Prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka dalë me urime për fitore, dedikuar Kosovës dhe Shqipërisë. Luana, në rrjeitn social Instagram, ka shpërndarë disa imazhe me të cilat shkruan mesazhe për fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan lajmi.net. Po ashtu, bukuroshja postoi një foto në të cilën ajo bën shqiponjën me dy duart si dhe shihet e veshur me rroba për trupi, me të cilat hedh në pah linjat e saj perfekte.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

As Tirana nuk e bashkoi politikën për Demarkacionin (VIDEO)

Posted: 24 Mar 2017 02:10 PM PDT

Demarkacioni vazhdon të jetë një çështje që nuk i bashkon partitë politike të Kosovës, pavarësisht takimeve në formate të ndryshme. Me ndërmjetësimin e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik, takimi më i fundit i pozitës e opozitës u zhvillua pa praninë e ndërkombëtarëve në Tiranë. Rashiti është shprehur për Tribuna Channel se ky takim ishte në nivel nënkryetarësh dhe si temë kryesore ishte dialogu i brendshëm dhe çështjet nacionale. E megjithatë ai ka pranuar se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more