“Veseli, mesazh për anëtarësinë e PDK-së: Jemi gati për fillimin e ri” plus 9 more Ferizaj Press |
- Veseli, mesazh për anëtarësinë e PDK-së: Jemi gati për fillimin e ri
- AHMETI MERR PËRKRAHJE NGA LABINOT TAHIRI: SHKO PUSHO NË DUBAI APO SPANJË
- Serbia nuk ndalet: Ja çka do të bëjë tash me trena kundër Kosovës (FOTO)
- Në 18 vjetorin e masakrës në Krushë, Thaçi fton drejtësinë të hetojnë vrasjet dhe masakrat
- Arrestohet lideri opozitar në Rusi, protestuesit brohorisin “Putini është hajn!” (Foto)
- Arbana Xharra thotë se Vetëvendosje do të linçonte çdokënd që e do ta shihte në jahte luksoze
- Komandant Rexhep Selimi e lutë Shpend Ahmetin të mos lodhet (në jahtë)
- Ramiz Kelmendi shkruan se çfarë ndodh kur dikush i hipën jahtës
- Haki Abazi i drejtohet përsëri Shpend Ahmetit: Jep dorëheqje
- Vajza tmerron të dashurin, ndodh e papritura kur ai shikon gjakun (Video)
Veseli, mesazh për anëtarësinë e PDK-së: Jemi gati për fillimin e ri Posted: 26 Mar 2017 10:12 AM PDT Në ditën e dytë e Konventës së Tetë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, lideri i saj Kadri Veseli ka folur për arriturat e shtetit të Kosovës dhe problemet që kanë qytetarët e këtij vendi. Veseli, në fjalën e tij para anëtarëve të PDK-së, ka thënë se partia që drejton mbetet partia që ka më së shumti votues. "Ne jemi gati për fillimin e ri. Urime suksese në fitore", ka thënë Veseli, raporton "Epoka e re". Ai ka thënë se për një javë, prej kur ka nisur turin e tij të dëgjimit ka parë hendekun e thellë në mes asaj çka duan qytetarët dhe çka bëjnë politikanët. "Kam dëgjuar hallet e tyre dhe kam vendosur që të mos pres. Dua një Kosovë që rrezaton Kosovë shpresë dhe siguri për të ardhmen", ka thënë Veseli duke shtuar se korrupsioni është i patolerushëm. Kryetari i PDK-së ka përcjell edhe një mesazh për të rinjtë. "Kam një mesazh për të rinjtë, Kosova është vendi juaj dhe të ngriheni. Ëndrrat e juaja janë ëndrra për të ardhmen e shtetit tonë. Unë do të jem çdoherë dhe çdokund përkrah jush. PDK-ja është e juaja si gjithë Kosova", ka thënë Veseli. Duke folur për transformimin e FSK-së në ushtri, Veseli ka thënë se ky proces do të përfundojë. "Kosova do të bëhet me ushtri", është shprehur Veseli.
|
AHMETI MERR PËRKRAHJE NGA LABINOT TAHIRI: SHKO PUSHO NË DUBAI APO SPANJË Posted: 26 Mar 2017 10:07 AM PDT Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e Aleancës për Kosovën e Re , Labinot Tahiri, i ka dhënë përkrahje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas publikimit të fotos së tij në një jaht në Budva të Malit të Zi. Përmes një komenti të shkruar në profilin e kryetarit të Prishtinës, Labinot Tahiri i jep një ide tjetër Ahmetit. Tahiri i thotë Ahmetit të shkojë në pushime në Dubai apo Spanjë, me arsyetimin se është lodhur. "Bëj sefa e bëj sa të mundesh ditët e lumtura i nderuari Shpend Ahmeti, nëse ke mundësi shko në ndonjë Dubai apo në Spanjë, se për që lodhesh e nuk e sheh ndoshta as familjen tënde me ditë e me javë, nuk po mërzitet kush nga shoqëria jonë", ka shkruar Tahiri. Ai është shprehur se "ç'rëndësi ka që edhe nëse ke qenë në ndonjë jaht apo si i thonë, e rëndësishme është se ai nuk është i juaji zoti kryetarë". Sipas Tahirit, "nëse Kosova do të kishte më shumë njerëz si ju, do të lulëzonte edhe më shumë". /Insajderi.com |
Serbia nuk ndalet: Ja çka do të bëjë tash me trena kundër Kosovës (FOTO) Posted: 26 Mar 2017 07:04 AM PDT Siç njofton Tanjug, fillimisht udhëtarët e linjës linja operative Kralevë-Jagodina-Kralevë, do të jenë të parët që do të jenë në gjendje ti shijojnë këto piktura të lidhura me Kosovën, brenda trenave. |
Në 18 vjetorin e masakrës në Krushë, Thaçi fton drejtësinë të hetojnë vrasjet dhe masakrat Posted: 26 Mar 2017 07:04 AM PDT Ndërkaq, ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë vrasjet dhe masakrat kudo të ndodhura në Kosovë. "Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare ndodhi më 25, 26 dhe 27 mars 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq", ka thënë Thaçi. "Edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999", shprehet më tej ai. "Njëkohësisht inkurajoj sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë", u shpreh presidenti Thaçi. |
Arrestohet lideri opozitar në Rusi, protestuesit brohorisin “Putini është hajn!” (Foto) Posted: 26 Mar 2017 07:03 AM PDT Ndërkohë, protestuesit kanë tentuar ta parandalojnë një furgon të policisë në të cilin oficerët e kanë futur atë, transmeton Express. Mijëra njerëz u janë bashkangjitur protestave gjithëkombëtare që bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, për shkak të akuzave për korrupsion. Një numër i madh i policisë është dërguar për ta mbikëqyrur protestën në kryeqytet. Protestuesit kanë brohoritur "Poshtë Putini!, "Rusia pa Putinin!" dhe "Putini është hajn!"./Express/ |
Arbana Xharra thotë se Vetëvendosje do të linçonte çdokënd që e do ta shihte në jahte luksoze Posted: 26 Mar 2017 07:03 AM PDT Reagimi i Xharrës vjen pas publikimit të fotove të Ahmetit në jahtin e Devollëve në brengdetin malazez. "Shtoja kësaj edhe barrën që Shpendi e bartë mbi vete duke qene nga një parti e cila me këto detaje do të kishte linçuar këdo tjetër qofte nga politika, shoqëria civile apo përfaqësuesit e mediave…", ka shkruar Xharra, në FB. "Reagimet për Jahtin janë normale, për arsye se Shpendi vjen nga një parti e cila u ka kërkuar anëtarëve të saj që të mos vishen me rroba të shtrenjta, sepse Albin Kurti ka provu tash e sa kohë të krijon "diskursin partiak e publik në mbështetje të barazisë sociale", duke kritikuar shtresat që jetojnë në luks. Ndonëse jam e bindur se Shpend Ahmeti dhe kryesisht grupi i FER-it brenda VV janë më liberal ne pikpamjet e tyre politike, udhëheqësit tjerë me peshë të kësaj partie, që kanë tërhequr edhe mbështetës mbi bazën e këtij parimi, "kundër shtresave të larta"", ka shtuar ajo. Sipas Xharrës, stili i veshjes i Albinit e tash imituar edhe nga Visari, Dardani, Frashri, etj, është jo vetem stil, por mesazh që i përcjellët masës. "E thash edhe mbrëmë, asnjë të keqe s'ka të fotografohesh në një jaht, sepse Shpendi mundet me pas miq milionerë, e fakti se është ne VV, s'do te thotë që duhet me ike prej tyne, por është me rendësi se prone e kujt është Jahti", ka shtuar ajo. Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametropublikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez. Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë. Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli |
Komandant Rexhep Selimi e lutë Shpend Ahmetin të mos lodhet (në jahtë) Posted: 26 Mar 2017 07:03 AM PDT Me këtë rast, Komandat Selimi e ka lutur Kryetarin e Prishtinës të mos lodhet fare, pasi, e diela është ditë vikendi. "Shpend A. Ahmeti, sot është ditë pushimi. As mos u lodh bile!", ka shkruar Selimi. Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametropublikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez. Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë. Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli |
Ramiz Kelmendi shkruan se çfarë ndodh kur dikush i hipën jahtës Posted: 26 Mar 2017 07:02 AM PDT Kelmendi ka ndërlidhur fotografitë e Ahmetit në jaht me kohën kur partia e Shpend Ahmetit bënte thirrje për konsumimin e produkteve vendore. Tutje, Kelmendi ka treguar se edhe çka konsumohet në jahte. "Duaje tënden … Jahta dhe elementet relaksuese përcjellëse; vodka e Rusisë, cigaret (Puro) të Kubës, përcjellëset e Serbisë … Duaje tënden … Dashuria miqësia dhe ‘modestia’ nuk njohin kufinjë. RK"- ka shkruar Kelmendi në Facebook.Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametropublikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez. Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë. Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli |
Haki Abazi i drejtohet përsëri Shpend Ahmetit: Jep dorëheqje Posted: 26 Mar 2017 07:02 AM PDT Haki Abazi, deri dje militant i zjarrtë i Shpendi Ahmetit dhe Vetëvendosjes, ka thënë se për punë e jahtit dhe përgjegjësinë institucionale dhe jo partiake. "Ne momentin e marrjes se përgjegjësisë publike me nuk përfaqësohet interesi partiak por ka përgjegjësi per institucionin qe eshte i te gjitheve pavaresisht se si kane votuar. Asnjë vepër e ndyre e me korruptuar se ajo qe mund te jete |
Vajza tmerron të dashurin, ndodh e papritura kur ai shikon gjakun (Video) Posted: 26 Mar 2017 06:33 AM PDT Një shaka që nuk ka përfunduar edhe aq mirë në fund. Një vajzë e quajtur Cheeky Rebekah Eldridge nga Milton Keynes i ka bërë një shaka të hidhur të dashurit të saj. Ajo mbulon duart me një lëng të kuq që ngjan si gjak dhe merr telefon të dashurin që të vijë urgjentisht në shtëpi. Por, kur i dashuri i saj Rubeni Fiander nxiton për ta ndihmuar, ai papritmas sëmuret menjëherë pasi shikon duart me gjak të njeriut të zemrës. "A mund të kthehesh në shtëpi të lutem, kam prerë dorë time dhe gjaku nuk po ndalet" dhe ndërkohë menjëherë pasi mbyll telefonin ajo qesh para kameras. Pasi mbërrin në shtëpi ai frikëoshet nga gjithë ai "gjak" që shikon dhe vë dorën në gojë dhe pas disa sekondash i bie të fikët dhe rrëzohet në dysheme. "Zemër ishte vetëm një shaka", ishin thirrjes e vajzës teksa tenton që ta zgjojë dhe me butësinë e tij ai i hap sytë dhe i thotë se përderisa ajo është në rregull nuk ka asnjë problem. Videoja është shpërndarë në YouTube dhe ka marrë shumë shikime, por ajo që bie në sy është fakti se burri nuk u nxeh, nuk dua ta mendoj se si do të reagonte një mashkull shqiptar pasi femra e tij t'i bënte një shaka të tillë…
|
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: