Skip to main content

“Trump i jep dritën jeshile naftësjellësit Keystone XL” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Trump i jep dritën jeshile naftësjellësit Keystone XL” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Trump i jep dritën jeshile naftësjellësit Keystone XL

Posted: 24 Mar 2017 09:49 AM PDT

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, i dha leje kompanisë energjetike TransCanada të ndërtojë naftësjellësin Keystone XL. Departamenti i Shtetit tha se projekti, i cili është bllokuar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është në interesin kombëtar të SHBA-së. Tubacioni prej 1,900 kilometrash do të bartë naftën nga Kanadaja në rafineritë në bregdetin e Teksasit. Leja është nënshkruar nga nënsekretari i shtetit për çështje politike, Tom Shannon. Ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duke kundërshtuar projektin në vitin 2015, ka thënë se ai as nuk do ta nxisë rritjen ekonomike, as nuk do ta ndihmojë SHBA-në të arrijë pavarësinë energjetike. Grupet mjedisore po ashtu kanë kritikuar projektin. Tubacioni pritet të bartë mbi 800,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë, nga provinca Alberta e Kanadasë në Gjirin e Meksikës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pallaska: Është shqetësues rebelimi i presidentit Thaçi karshi aleatëve

Posted: 24 Mar 2017 09:34 AM PDT

Dastid Pallaska – është jurist nga Prishtina i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe më pas në Yale Law School, New Haven në Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai komenton nismën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision të ri, ushtarak, përmes ndryshimit të ligjit. Rreth kësaj nisme, kishte dhe kundërshtime ndërkombëtare, për të cilat flet Pallaska, duke besuar se lidershipi i Kosovës kishte gabuar në hapa në lidhje me ndryshimet që parashihen për FSK-në. Radio Evropa e Lirë: Kohë më parë, ju patët propozuar që Forca e Sigurisë së Kosovës të kalojë në një stad tjetër të zhvillimit përmes ndryshimit të Ligjit. Tani, një nismë për transformimin e FSK-së e ka ndërmarrë presidenti Hashim Thaçi. Si e shihni ju këtë nismë dhe projektligj të propozuar nga Presidenti? Dastid Pallaska: Forca e Sigurisë së Kosovës është e paraparë me Kushtetutën e Kosovës, e cila është Kushtetutë e një shteti sovran, siç na kanë njohur një numër i madh i shteteve, ku bëjnë pjesë edhe aleatët tanë. Mendoj që hartuesit e Kushtetutës tonë, ndër të cilët kryesorët kanë qenë amerikanë, e kanë paraparë një forcë të sigurisë me një mandat shumë modern. Kjo për shkak se forca e sigurisë është ideuar në vitin 2008 kur koncepti i mbrojtjes apo qëllimi i një force të sigurisë është zhvendosur nga mbrojtja e territorit tek mbrojtja e individit. Për këtë arsye, në Kushtetutë thuhet se mandati kryesor i forcës së sigurisë do të jetë mbrojtja e qytetarëve të vendit pa dallim. Për këtë arsye, unë kam menduar që nga fillimi se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim kushtetues për të funksionalizuar mandatin e plotë kushtetuese të Forcës së Sigurisë dhe për të tejkaluar një ndalesë të përkohshme pesëvjeçare që kjo forcë kishte në lidhje me armatimin e rëndë. Për këtë arsye, që nga fillimi kam thënë se FSK-së i duhet armatim dhe jo transformim. Kjo për shkak se rritja e armatimit ishte paraparë edhe me Ligjin aktual të Forcës së Sigurisë pas vitit 2012. Sipas mendimit tim, rritja e kapaciteteve të armatimit do të duhej të bëhet në pajtim të plotë me praninë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, siç është paraparë me ligj, ngase rritja e armatimit për FSK-në do të rezultonte në zvogëlimin e kapaciteteve të pranisë ndërkombëtare ushtarake në Kosovë. Nismën fillestare për ndryshime kushtetuese të presidentit Thaçi – e cila ishte e kufizuar në ndryshimin e emrit të FSK-së – e kam parë me skepticizëm, për arsye se kam menduar që është një përpjekje e radhës për protagonizëm, për të arritur një sukses tjetër "historik" i cili vetëm se ishte arritur me miratimin e Kushtetutës. Tani është e qartë se presidenti Thaçi ka ndryshuar mendjen. Me siguri jo për shkak të argumenteve që po i përmendi, por për shkak të pamundësisë për t'i kaluar ndryshimet kushtetuese të propozuara. Në fakt, realizimi i një qëllimi të tillë përmes ndryshimeve kushtetuese ka qenë absurd, duke qenë që në Kuvend kemi një prani të konsiderueshme të komunitetit serb që ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër shtetit dhe kushtetutës së Kosovës. Kështu që ka qenë pothuajse e pamundur që ata të jenë në gjendje të votojnë ndryshime kushtetuese të tilla, të cilat e forcojnë shtetësinë tonë. Me fjalë praktike, kjo iniciativë që nga fillimi ka qenë mision i pamundur dhe nuk është dashur fare që të jetë opsion për konsiderim. Radio Evropa e Lirë: Nëse i referohemi vetëm transformimit të FSK-së përmes ligjit, sa krijon ai një ushtri të cilën forcat politike në Kosovë e proklamojnë? Dastid Pallaska: Mendoj që është totalisht e papërgjegjshme, qoftë nga politikanët apo edhe nga pjesëtarët e tjerë të shoqërisë, që të pretendohet që në Kosovë të krijohet një ushtri konvencionale mbi bazën e parimeve të mbrojtjes së para Luftës së Dytë Botërore apo gjatë periudhës së luftës së ftohtë. Unë kam dëgjuar edhe zëra që propozojnë që ushtria e Kosovës duhet të ketë edhe forcave ajrore. Këto propozime janë utopike jo vetëm për faktin që e kanë një kosto të cilën thjeshtë nuk mund ta përballojmë por edhe sepse anashkalojnë NATO-në si sistem i sigurisë kolektive në të cilin synojmë të integrohemi. Mendoj që kur është themeluar shteti i Kosovës dhe kur është hartuar Kushtetuta, ideatorët e shtetësisë tonë kanë paraparë që FSK të jetë një forcë e vogël dhe e specializuar dhe që, mbi këtë bazë, të ofroj një shërbim me vlerë të shtuar për NATO-në, ku ka qenë pikësynimi përfundimtar për t'u anëtarësuar. Pra, që nga fillimi përqendrimi kryesor i aleatëve tanë ka qenë që të ngrisin në FSK kapacitete specializuara, siç janë kërkim-shpëtimi dhe/apo misionet e deminimit, të cilat edhe ushtritë më të mëdha ndoshta nuk i ofrojnë në nivelin e cilësisë të cilën aktualisht e ofron FSK-ja. Këtë mandat origjinal të FSK-së nuk duhet ta braktisim pasi që ne do të duhet të ndërtojmë një forcë të sigurisë që paraqet një vlerë të shtuar në kuadër të sistemit kolektiv të sigurisë ku aspirojmë të anëtarësohemi. Përpjekjet që me FSK të synojmë ta zëvendësojmë NATO-në janë sa utopike aq edhe të dëmshme për sigurinë kombëtare. Kjo për shkak se pa NATO-në në Kosovë nuk mund të garantohet siguria e jonë në raport me cilindo shtet, e posaçërisht me shtetet armiqësore të cilat i kemi në fqinjësi. Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, tani ka një nismë që FSK të kaloj në një mision të ri, ushtarak, që ka ndërmarrë presidenti Thaçi. Por, kjo nismë po kundërshtohet nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar që transformimi të bëhet përmes amandamentimit të Kushtetutës. Ku e shihni zgjidhjen? Dastid Pallaska: Mendoj që pozicionet e NATO-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje janë krijuar në bazë të propozimeve fillestare që kanë ardhur pikërisht nga zyrtarët e Kosovës, ku si opsion i parë ka qenë ndryshimi i emrit të FSK-së me amendament kushtetues. Karshi këtij pozicioni janë deklaruar edhe aleatët tanë. Në atë kohë duket se aleatët tanë janë vënë në lajthitje nga lidershipi i vendit se ndryshimet kushtetuese mund të mbështeten nga pakica serbe në shkëmbim të disa koncesioneve për vendet e garantura në Kuvendin e Kosovës. Pa paragjykuar mundësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese në atë kohë është fare e qartë se tash kemi një situatë tjetër. Kemi një përfaqësim të ri të minoritetit serb, përkatësisht një dorë të zgjatur të Serbisë, Listën Serbe, nuk kursen mjet për ta kontestuar dhe dobësuar shtetësinë e Kosovës. Rrjedhimisht, nuk mund të pritet se kjo forcë politike do ta përkrah një ndryshim kushtetuese për ndryshimin qoftë edhe të emrit të FSK-së. Në dritë të kësaj, është e nevojshme që të ripozicionohemi. Në këtë ripozicionim duhet aplikuar metodologjia e realizimit të së mundurës duke bërë sa më pak ndryshime që kërkojnë përfshirjen e Listës Serbe. Këtu hapi i parë është armatimi, përkatësisht shtimi i armatimit dhe tejkalimi i ndalesave të cilave tashmë u ka skaduar afati pas pesë viteve të miratimit të ligjit. Kjo mund të bëhet edhe pa ndryshim të ligjit. Sa u përket reagimeve ndërkombëtare, shpresoj që ato janë pasojë e nisjes së gabuar të këtij procesi, përkatësisht e qasjes së gabuar të lidershipit tonë. Thënë këtë, duhet të theksohet që deklarimi se Kosova duhet ta ketë një forcë të sigurisë, sipas mandatit origjinal në Kushtetutën tonë, vetëm me pajtimin e minoritetit serb nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo për shkak se Kushtetuta dhe ligjet në fuqi nuk kërkojnë shumicë të dyfishtë për funksionalizimin e mandatit të plotë kushtetues të FSK-së dhe/apo rritjen e armatimit të FSK-së.. Sidoqoftë, ndjeshmërinë e qeverisë amerikane ndaj iniciativës së presidentit Thaçi duhet parë pak më gjerë, përkatësisht edhe në aspektin rajonal. Për momentin në Kosovë nuk ka asnjë problem me funksionalizimin e mandatit të plotë kushtetues të forcës së sigurisë, përfshirë edhe rritjen e armatimit. Rrjedhimisht, kjo iniciativë do të duhej të mirëpritej nga SHBA-të pasi që në fund të ditës FSK është një forcë aleate edhe e SHBA-vë. Thënë këtë, SHBA-të – duke qenë fuqi globale – kanë interesa tjerë rajonal për të cilët duhet të kujdesen. Nga ky prizëm kam përshtypjen që shqetësimi i SHBA-ve mund të ndërlidhet me faktin se iniciative për funksionalizmin e mandatit të plotë kushtetuese të FSK-së po zhvillohet gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale në Serbi ku kandidatët po akuzojnë njëri tjetrin për tradhti kombëtare pikërisht për shkak të qëndrimeve të tyre karshi Kosovës. Nëse ky shqetësim i SHBA-ve ekziston, atëherë mendoj se është me vend që t'u komunikohet autoriteteve të Kosovës dhe më pastaj autoritetet e Kosovës të kenë mirëkuptim ndaj këtij interesi. Kjo për shkak se interesat e Kosovës dhe të SHBA-ve në lidhje me Serbinë janë të ngjashëm. Të dy palët mirëpresin politikanë modern në Serbi që do të pranojnë realitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Radio Evropa e Lirë: Nëse u referohemi deklaratave të presidentit Thaçi, transformimi i FSK-së nuk ka kthim prapa? Dastid Pallaska: Rebelimi i presidentit Thaçi me bashkësinë ndërkombëtare është shumë shqetësues. Kjo për faktin që ai, pas ardhjes në pushtet ishte transformuar nga një politikan shumë i vështirë për t'u marrë vesh për çështje me rëndësi atë kohë në yllin e bashkësisë ndërkombëtare për konstruktivitet sidomos në raport me Serbinë. Tash duket se ai prapë po i kthehet rolit të para 2007. Shpresoj që kjo nuk ka të bëjë me ndonjë shqetësim të tij personal lidhur me fatin e tij politik në Kosovë apo nuk është tendencë për forcimin e kredencialeve të tij patriotike dhe nacionaliste para zhvillimeve që mund të ndërlidhet me përfoljet që emri i tij mund të gjendet në listën e personave të akuzuar nga Gjykata Speciale. Jo për faktin që presidenti personalisht nuk ka të drejtë të shqetësohet për fatin e tij politik, por mendoj që ai nuk mund të shërbehet me Kosovën apo fatin e këtij vendi për ta mbrojtur vetveten. Mendoj se vetveten ai duhet ta mbrojë në mënyra tjera dhe jo me fatin tonë dhe miqësinë tonë me bashkësinë ndërkombëtare. Pra, nuk është e përgjegjshme të rrezikohet raporti i Kosovës me NATO-në dhe SHBA-të si garantuesit kryesor të sigurisë në vend. Radio Evropa e Lirë: Po sa po e rrezikon Kosova partneritetin me ndërkombëtarët, qoftë me faktin se Gjykata Speciale do të nis tash punën apo edhe duke i pas parasysh nismat e tilla, të cilësuara si të njëanshme, siç është Projektligji për transformimin e FSK-së? Dastid Pallaska: Mendoj se burimi kryesor i sigurisë kombëtare është pikërisht raporti i Kosovës me aleatët, në këtë rast me Shtetet e Bashkuara të Amerikës , vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-në. Nuk ka armatim ushtarak që do ta zëvendësonte këtë element të sigurisë kombëtare. Edhe sikur ta investonim gjithë buxhetin e vendit për dhjetë vitet e ardhshme në armatim, ne nuk kemi kapacitet për ta zëvendësuar këtë element të sigurisë kombëtare. Andaj, mendoj se kërcënimi i këtij raporti nuk vlen për asgjë sepse do ta vinte në pikëpyetje vet ekzistencën e shtetit. Nëse veprimet janë vërtetë të njëanshme dhe nuk ka asnjë marrëveshje të heshtur apo nuk ka ndonjë aranzhuan politik i cili do të zbulohet më pas, mendoj se këto veprimet e njëanshme janë shumë të rrezikshme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse këto raporte nuk janë pronësi e një politikani, nuk janë rezultat i një, dy apo tre mandateve qeveritare, por janë pasojë e orientimit të duhur politik të Kosovës për pothuajse njëzet që është meritë e shumë politikanëve në vend. Për këtë arsye mendoj se fati i një njeriu nuk mund të lidhet asnjëherë me fatin e një vendi. Radio Evropa e Lirë: Kjo nismë e presidentit, megjithatë ka hasur në parim në mbështetjen edhe të opozitës, që ndodhë shumë rrallë për zhvillimet politike në Kosovë? Dastid Pallaska: Çka është shqetësuese për mua, presidenti i Republikës me qasjen që ka marrë në lidhje me këtë çështje, pothuajse e ka zhdukë opozitën, apo pjesën më të zëshme në Kosovë, e ajo është Vetëvendosje, e cila njihet për qëndrime radikale dhe jo miqësore ndaj bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi, posaçërisht ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ky fakt tregon më së miri se sa radikal është ky qëndrim i presidentit kur kërcënon me veprime të njëanshme. Kur një opozitë e dhunshme hesht për këtë çështje kjo do të thotë se vendin e saj e ka zënë pikërisht presidenti. Radio Evropa e Lirë: Përfundimisht, është Kuvendi i Kosovës ai që vendos për projektligjin. A prisni që ky institucion të kërkoj koordinime shtesë me faktorin ndërkombëtar? Dastid Pallaska: Kuvendi i Kosovës e ka vendimin e fundit lidhur me këtë çështje. Mendoj që në momentin kur të vijë në shqyrtim ligji, aty të vijë në konsideratë tendenca për të mos bërë një hapa të njëanshëm për të mos provokuar ndonjë dëm të pariparueshëm. Kështu që aty do të sqarohet gjithçka, dhe ndoshta edhe thirrja e ambasadorit amerikan ishte tek Kuvendi për arsye se në këto adresat tjera duket se është konsumuar çështja pa sukses. Tash përgjegjësia i takon Kuvendit. Mendoj që kjo çështje është aq me rëndësi dhe nuk duhet të ndiqet vetëm në një rrugë, pra të përqendrohemi vetëm tek transformimin. Debati paralelisht duhet të zhvillohet për armatimin dhe në fakt kur hapen të gjitha këto tema mund të vijnë më shumë në shprehje opsionet për kompromis. Do të thotë, që t'i realizojmë të gjitha pritjet tona, pa shkaktuar ndonjë valë të panevojshme të destabizlimit të raporteve tona me aleatët. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Le Pen thotë se sanksionet kundër Rusisë duhet të hiqen

Posted: 24 Mar 2017 09:14 AM PDT

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, takoi të premten në Moskë presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa bisedoi edhe me ligjvënësit rusë. Le Pen tha se Bashkimi Evropian duhet t'i heqë sanksionet kundër Rusisë, të cilat i cilësoi si "kundërproduktive". Le Pen po ashtu bëri thirrje për lidhje më të ngushta midis Rusisë dhe Francës, në kohën e, siç tha, dy sfidave gjigante: globalizmit dhe fundamentalizmit islamik. Putin, në anën tjetër, tha se Rusia nuk synon të ndikojë zgjedhjet në Francë dhe se ai ka të drejtë të takojë cilindo politikan". "Edhe partnerët tanë në Evropë dhe në SHBA e gëzojnë të drejtën e njëjtë", tha Putin. Kur Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në mars të vitit 2014, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalesa udhëtimi dhe u kanë ngrirë asetet individëve dhe kompanive që kanë lidhje me elitën qeverisëse në Rusi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia mohon se i ndihmon talibanët afganë

Posted: 24 Mar 2017 09:02 AM PDT

Një diplomat i lartë rus e hodhi poshtë deklaratën e një gjenerali të lartë amerikan, se Moska mund të jetë duke ndihmuar militantët talibanë, të cilët luftojnë Qeverinë në Afganistan dhe forcat amerikane atje. "Ky është një vlerësim absolutisht i rremë", tha Zamir Kabulov, udhëheqës i departamentit për Afganistanin, pranë Ministrisë së Jashtme ruse. Të enjten, komandani suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti, tha se ka parë prova të përpjekjeve ruse për të ndikuar talibanët, e "ndoshta edhe për t'i furnizuar ata". Kabulov tha se deklarata e Scaparrottit synon "të justifikojë", siç tha ai, dështimin e ushtrisë amerikane në Afganistan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmijë dhe nxënës në protesta kundër shqipes

Posted: 24 Mar 2017 07:10 AM PDT

Përfshirja e fëmijëve në protesta në mbështetje të opsioneve të caktuara politike parqet shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve, thonë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare. Në protestat e organizuara nga iniciativa qytetare "Për një Maqedoni të përbashkët", të enjten prindërit kishin dalë bashkë me fëmijët e tyre të mitur, për të kundërshtuar shtrirjen gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë dhe koalicionit të Social Demokratëve me partitë politike shqiptare për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë. Në duar prindërit mbanin pankarta me gjurmët e duarve të fëmijvë të tyre me ngjyrat e flamurit të Maqedonisë, me ngjyrë të kuqe dhe atë të verdhë.. "Ky është revolucioni i prindërve për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Këtë vizion të prindërve të tyre, nënave dhe baballarëve të tyre, fëmijët nuk do ta harrojnë asnjëherë", ka theksuar Boris Damovski nga këshilli organizativ i protestave "Për një Maqedoni të Përbashkët". Nga ana tjetër, për çdo ditë nxënësve të shkollave të mesme nga e gjithë Maqedonia, përmes rrjeteve sociale u bëhet thirrje të dalin për t'ju bashkangjitur protestave në mbrojtje të shtetit. Ndërkohë javën e kaluar është publikuar dhe një video ku shihet drejtori i gjimnazit të Prilepit duke e mbajtur një fjalim me shprehje nacionaliste para nxënësve të kësaj shkolle, duke i stimuluar për të dalë në protesta. Nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë thonë se e gjykojnë këtë veprim ndonëse akoma nuk janë marrë masa konkrete për të parandaluar përfshirjen e nxënësve në protesta. "Ne gjykojmë dhe dënojmë të gjitha aktet që bëhen në kundërshtim me ligjin për arsim të mesëm, me ç'rast politizohen të rinjtë e shkollave të mesme, nxirren në rrugë në vend se të shkollohen dhe arsimohen. Ne në bazë të kompetencave që kemi si Ministri e Arsimit e kemi kontaktuar dhe autorizuar inspektoratin e arsimit që të bëjë verifikimin e gjendjes faktike në teren". "Në një afat të shkurtër kohor presim që inspektorati i arsimit të na raportojë dhe nëse konstatohet se ka thyeje të ligjit të ndërmerren masa sanksionuese ndaj drejtuesve të shkollave të mesme", thotë pë Radion Evropa e Lirë, Safet Neziri nga Ministria e Arsmit të Maqedonisë. Por, Nenad Novksovski, ish ministër i arsimit të Maqedonisë, thotë se duhet të dënohen të gjithë ata drejtues të institucioneve arsimore që nxisin të rinjtë në moshë të mitur të përfshihen në mbrojtjen e opsioneve të caktuara politike. "Të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të cilët i nxisin nxënësit që të largohen nga orët e mësimit për të marrë pjesë në protesta duhet të sanksionohen. Ikja nga orët e mësimit jo vetëm që ka impakt në nxënien e dijes, por në këtë formë ata pa vetëdije përshihen në lojëra të rrezikshme politike",  tha për Radion Evropa e Lirë, Nenad Novskovski. Nga ana tjetër, Urania Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shkup, tha se të rinjtë në Maqedoni në vazhdimësi keqpërdoren për qëllime politike gjatë proceseve zgjedhore ose protestave që kanë karakter politik dhe për këtë fatkeqsisht askush nuk ka marrë përgjegjësi e aq më pak është ballafaquar me drejtësinë. "E shohim se institucionet shtetërore duke mos ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e dukurive të këtilla që janë të pranishme për javë të tëra, duket se e inkurajon këtë dukuri në vend se ta pengojë. Më e keqja është se indoktrinimi i të rinjve në protesta në fund jo rrallë herë përfundon me incidente, lëndime trupore dhe dhunë". "Indoktrinimi më së shpeshti bëhet mbi bazë etnike. Kjo paraqet një rrezik të madh me pasoja afatgjate për një shtet shumëetnik siç është Maqedonia", thotë Pirovska. Oganizatat joqeveritare thonë se viktimizimi i të rinjve për qëllime politike paraqet viktimizim për të ardhmen e Maqedonisë duke kërkuar që sa më parë të ndërpritet agjitimi për përfshirjen e nxënësve në protesta që kryesisht bëhet përmes rrjeteve sociale, madje dhe në oborret shkollave të mesme përderisa drejtorët e shkollave dhe profesorët shtiren se nuk e shohin këtë dukuri. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmijë dhe nxënës në protesta kundër shqipes

Posted: 24 Mar 2017 07:10 AM PDT

Në protestat e organizuara nga iniciativa qytetare "Për një Maqedoni të përbashkët", të enjten prindërit kishin dalë bashkë me fëmijët e tyre të mitur, për të kundërshtuar shtrirjen gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë dhe koalicionit të Social Demokratëve me partitë politike shqiptare për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Themelimi i Asociacionit në “pat” pozitë

Posted: 24 Mar 2017 06:58 AM PDT

Qeveria e Kosovës është e gatshme të nisë diskutimet për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo u është bërë me dije edhe përfaqësuesve të Listës Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e ekzekutivit të vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirohet ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak

Posted: 24 Mar 2017 06:44 AM PDT

Ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak është liruar nga paraburgimi pas gjashtë vjetësh. Avokatët e Mubarakut kanë thënë se ish-lidero është larguar sot nga spitali ushtarak i Kajros dhe është kthyer në shtëpinë e tij, që gjendet në periferi të kryeqytetit të Egjiptit. Lirimi i Mubarakut pasohet nga vendimi për lirim nga akuzat për vrasje. Ai për është përballur edhe me akuza për korrupsion. Në vitin 2011, gjatë Pranverës Arabe, Mubarak u rrëzua nga pushteti. Në prill të po atij viti, ai u arrestua dhe është mbajtur qoftë në burg apo spitale ushtarake. Më 2012, Mubarak u dënua me burg të përjetshëm për vdekjen e protestuesve në duart e forcave të sigursë, gjatë protestave që çuan në rrëzimin e tij nga pushteti. Por një gjykatë e apelit e rrëzoi këtë vendim.          

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA nuk do të marrë pjesë në konferencën për Afganistanin

Posted: 24 Mar 2017 05:53 AM PDT

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar ftesën për të marrë pjesë në konferencën që Rusia planifikon ta mbajmë më 14 prill, për situatën në Afganistan. Kështu raporton agjencia Associated Press, duke u thirrur në burime anonime brenda Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët thonë se vendimi për mospjesëmarrje është bërë për shkak se Moska nuk është konsultuar me Uashingtonin përpara dërgimit të ftesës për këtë konferencë. Afganistani, Pakistani, Irani, India dhe disa shtete të tjera të Azisë Qendore janë në mesin e të ftuarve në këtë konferencë. Talibanët nuk janë ftuar për të marrë pjesë, raporton AP.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mitrovicë: Rigjykim ndaj Oliver Ivanoviqit

Posted: 24 Mar 2017 05:31 AM PDT

Rigjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, nisi të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e veriut përpara këshillit gjyqësor ndërkombëtar të EULEX-it. Oliver Ivanoviq u deklarua i pafajshëm për veprat me të cilat ngarkohet nga prokuroria, ndërkohë që në fjalën e tij hyrëse avokati mbrojtës, Nebojsha Vlajiq, tha se Ivanoviq nuk ka asnjë gjë të përbashkët me ngjarjet e prillit të vitit 1999 për çfarë ngarkohet. Vlajiq tha se "krimi që ka ndodhur, atëbotë, kërkon drejtësi, por drejtësia nuk nënkupton dënim të të pafajshmëve". Prokurori Romulo Mateus në fjalën e tij tha se gjatë procesit prokuroria do të sjellë tre dëshmitarë të ri dhe do të paraqes dëshmi të reja materiale.  Por, Oliver Ivanoviq, tha përpara gjykimit se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet për të cilat e ngarkon akuza. "Absolutisht nuk është e mundur që të më dënojnë kur s'kam asnjë lidhje me këtë gjë, nuk është e mundur. Mund të bëjnë sikur edhe herën e kaluar, por do të ankohem deri në fund, deri në fund të fundit. Nuk do të ketë instancë që nuk do t'i drejtohem", tha Ivanoviq përpara fillimit të seancës ndërkohë që brenda saj tha: "Absolutisht nuk jam fajtor". Avokati mbrojtës, Nebojsha Vlajiq, paralajmëroi se në rigjykim mbrojtja do të sjellë tre dëshmitarë të ri dhe kërkoi heqjen e masës së arrestit shtëpiak si dhe t'i mundësohet Ivanoviqit mbrojtja në liri. Ai ju tha mediave se prêt që akuza të bjerë. "Pres që të dështojë dhe ta kemi të qartë të gjithë, jo se Oliver Ivanoviq është i pafajshëm, sepse këtë e dinë të gjithë, por ta kenë të qartë që të gjithë se çfare është prokuroria e EULEX-it dhe çfarë është ky mision që ka ardhur të vendos drejtësinë në Kosovë", tha Vlajiq Me propozim të prokurorit dhe në pajtim të gjykatës si dhe të palës mbrojtëse është vendosur që me 25 prill të dilet në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Prokurori publik do të thërras që të gjithë dëshmitarët që ka i thirrur edhe më herët rreth kësaj ngjarjeje dhe do t'i marrë në pyetje sërish Rigjykimi në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e veriut po bëhet përpara një trupi gjykues që drejtohet nga kryetarja Roksana Komsha dhe dy gjykatësve të rinj nga Kroacia e Sllovenia, Iva Nikshiq dhe Franciska Fisher. Seancat janë përcaktuar deri në fund të muajit qershor. Gjykimi i Oliver Ivanoviqit u rikthye në fillim, pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë, një muaj më parë anuloi vendimin për pikën e parë të akuzës për krime lufte në vitin 1999 ndërkohë që u vërtetua vendimi për lirim nga pika e dytë për krim të kryer në shkurt të vitit 2000.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin takohet me Le Pen, thotë se nuk po kërkon të ndërhyjë në zgjedhje

Posted: 24 Mar 2017 04:41 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me kandidaten për presidente të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen në Kremlin dhe i ka thënë asaj që Moska ka të drejt të takohet me çdo politikanë francezë nëse do. Putin në takimin me Le Pen gjithashtu tha se Rusia nuk po kërkon që të ndikojë në zgjedhje presidenciale në Francë. "Në asnjë mënyrë ne nuk duam të ndikojmë në zhvillimet aktuale por ne kemi të drejtë të komunikojmë me të gjithë përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit", citohet të ketë thënë Putini. Ai tha se "partnerët tanë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara", e kanë po të njëjtën të drejtë. Le Pen më herët gjatë ditës është takuar me ligjvënës rusë, ku ka bërë thirrje për raporte më të afërta në mes të dy vendeve. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të qeverive Perëndimore ndaj Moskës, që u vendosën pas ndërhyrjeve të Rusisë në Ukrainë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia arreston edhe dy persona lidhur me sulmin terrorist në Londër

Posted: 24 Mar 2017 03:11 AM PDT

Policia britanike thotë se ka bërë edhe dy arrestime "të rëndësishme" lidhur me sulmin terrorist pranë Parlamentit britanik. Autoritetet britanike po ashtu kanë njoftuar se sulmuesi Khalid Masood ishte konvertuar në fenë islame dhe më herët njihet me emrin Adrian Russell Ajoa. Komandanti për anti-terrorizëm, Mark Rowley ka thënë sot se policia ka arrestuar nëntë persona, ndërkaq i arrestuari i dhjetë është liruar me kusht, derisa hetimet janë duke vazhduar. Autoritetet kanë thënë se Masood, i cili ka pasur një histori të dhunës, besohet se e ka kryer vet sulmin e 22 marsit. Por ata nuk kanë përjashtuar mundësinë që edhe persona të tjerë mund të jenë përfshirë në sulmin terrorist. "Është e qartë se linja kryesore e hetimit tonë është të kuptojnë se çfarë e çoi atë drejt radikalizimit... a ishte nga ndikimi i komunitetit tonë, ndikimet nga jashtë apo propaganda në internet", ka thënë Rowley. "Ne jemi të interesuar nga kushdo që e ka njohuar Khalid Masoodin, që të kuptojmë se kush ishin bashkëpunëtorët e tij dhe të kuptojmë se cilat vende i ka vizituar ai kohët e fundit", ka shtuar ai. Nga sulmi në urën Westminister dhe pranë Parlamentit britanik, janë vrarë 5 persona, përfshirë këtu edhe sulmuesin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Sulmet e NATO-s mbi caqet serbe i hapën udhë pavarësisë së Kosovë

Posted: 24 Mar 2017 02:55 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se 24 marsi i vitit 1999, është ditë historike për Kosovën, pasi sulmet ajrore të NATO-s, mbi caqet serbe, përshpejtuan "çlirimin e Kosovës dhe i hapën udhë pavarësisë së vendit". Në përvjetorin e 18-të të fushatës ajrore të Aleancës së Veriatlantikut, kryeministri Mustafa ka shprehur mirënjohjen e përjetshme të Kosovës, për Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar "dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira". "Nisja e kampanjës ajrore të Aleancës Veriatlantike më 24 mars 1999, është ditë historike për Kosovën, për NATO-n por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale", ka shkruar Mustafa në Facebook. Kryeministri Mustafa ka thënë se partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap i Kosovës me SHBA-në dhe miqtë euroatlantikë "janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

18 vjet nga fushata ajrore e çlirimit

Posted: 24 Mar 2017 02:18 AM PDT

Në ditën e sotme, 18 vjet më parë, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çeçeni: Vriten 6 trupa ruse në luftimet me militantët

Posted: 24 Mar 2017 02:17 AM PDT

Agjencitë e lajmeve në Rusi thonë se gjashtë trupa ruse të Gardës Kombëtare dhe gjashtë sulmues janë vrarë në një sulm ndaj një njësie ushtarake në Çeçeni. Raportohet se një grup i militantëve kanë tentuar të marrin nën kontroll në vendin ku ishte njësia ushtarake, në orën 2:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale. "Gjashtë trupa ruse janë vrarë në betejë dhe ka edhe të plagosur", ka raportuar agjencia TASS, duke cituar përfaqësues të Gardës Kombëtare. Zyrtarët e Gardës kanë thënë se po ashtu janë vrarë tre sulmues dhe kanë shtuar se militantët kanë dështuar që të marrin nën kontroll njësinë ushtarake.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat britanike: Sulmuesi në Londër ishte konvertuar në fenë islame

Posted: 24 Mar 2017 01:51 AM PDT

Mediat britanike raportojnë se Khalid Masood, personi që dyshohet se ka kryer sulmi terorrist pranë Parlamentit britanik, është konfertuar në fenë islame. Duke cituar burime të paidentifikuara, disa media kanë raportuar sot se Masood, kishte lindur me emrin Adrian Elms në qytetin jugor të Dartfordit dhe ishte rritur në qyteti Rye, përpara se të ndërronte fenë. Autoritetet kanë thënë se 52-vjeçari, babai i tre fëmijëve, ka qenë "i njohur për policinë", për dënimet e mëparshme për sulme – përfshirë lëndime të rënda trupore, armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit publik. Edhe pse ai nuk ishte i dënuar për asnjë akuzë për terrorizëm policia ka thënë se janë duke punuar për të qartësuar nëse Masood ka qenë i inspiruar nga ekstremistët islamikë. Ai nuk ka qenë subjekt i hetimeve që janë zhvilluar së fundmi. Sulmi i 22 marsit, la të vrarë 5 persona, përfshirë edhe Masoodin, i cili u vra nga policia pasi ai theri për vdekje, policin Keith Palmer, pranë Parlamentit britanik. Tre viktimat e tjera u vranë, pasi sulmuesi i goditi me makinën e tij, në urën Westminister që gjendet afër Parlamentit britanik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia e interesuar të blejë sisteme të mbrojtjes raketore nga Rusia

Posted: 24 Mar 2017 12:48 AM PDT

Ndihmësit usharakë të Kremlinit thonë se Rusia është duke negociuar për të furnizuar Turqinë me sistemet e mbrojtjes raketore S-400 edhe pse Turqia është anëtar i NATO-s. "Ata janë shumë të interesuar" për të blerë këto sisteme, ka thënë për televizionin Rossiya-24, Vladimir Kozhin, ndihmës në Kremlin për bashkëpunim ushtarak. Kozhin tha se Rusia është e gatshme t'ia shes sistemet e mbrojtjes raketore një anëtari të NATO-s sepse kjo, sipas tij, është në përputhje me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për shkak se sitemi S-400 është një model i vjetër dhe shpejt pritet të dalë nga përdorimi. Ai ka shtuar se sanksionet e SHBA-së dhe BE-së mbi Rusinë, nuk kanë ndikuar shumë në shitjen e armëve nga Rusia.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Senatorët sponsorizojnë një projektligj që forcon sanksionet ndaj Iranit

Posted: 24 Mar 2017 12:39 AM PDT

Senatorët amerikanë nga dy partitë më të mëdha politike kanë prezantuar një legjislacion për të forcuar sankisonet ndaj Iranit për lansimin e raketave balistike dhe aktiviteteve të tjera jobërthamore ushtarake. Autorët e këtij ligji janë udhëheqësit e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ai po ashtu është i bashkë-sponsorizuar nga shtatë senatorë republikanë dhe demokratë. Projektligji parasheh qëndrimin e ashpër të presidentit Donald Trump ndaj Teheranit dhe pritet që të kalojë në Senat. "Bashkëpunimi i dy partive politike është i rëndësishëm për këtë projektligj sepse nënvizon besimin tonë të fortë, se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të zëshëm në çështjen e mbajtjes përgjegjës Iranin për veprimet e vazhdueshme në gjithë botën si shteti kryesor që sponsorizon terrorizmin", ka thënë senatori demokrat, Robert Menendez. Kryetari i komitetit, Bob Corker ka thënë se projektligji ka për synim "veprimet destabilizuese" të Iranit, që kërcënojnë aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme. Ky legjislacion u prezantua në prag të një konference vjetore në Uashington mbi ndikimin e grupit lobues pro-izraelit AIPAC. Projektligji parasheh që sanksionet të jenë të detyrueshme për të gjithë të përfshirët në programin e raketave balisitike të Iranit. Aty do të vendosen edhe sankisione ndaj Gardës Revolucionare Islamike, ndërsa sankisonet tashmë të vendosura, do të futen në ligj nga dega e ezekutivit mbi individët që lidhen me mbështetjen e pretenduar të Iranit për terrorizmin. Garda Revolucionare Islamike, një trup elite ushtarake, është një forcë e fuqishme politike në Iran dhe ka një prani të gjerë në gjithë ekonominë e Iranit. Projektligji gjithashtu do të kërkojë që presidenti i SHBA-së të ngrijë asetet e çdo personi ose subjekti të përfshirë në aktivitete specifike që shkelin embargon e armëve të vendosur nga OKB-ja ndaj Iranit. Irani ka thënë se projekligji për saksione për aktivitete jobërthamore shkelë marrëveshjen bërthamroe të vitit 2015, të arritur me fuqitë botërore. Por, autorët e këtij projektligji insistojnë se ai është hartuar me kujdes, me qëllim që të shmangë ndërhyrjen në marrëveshjen për programin bërthamor të Teheranit. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai dëshiron të forcojë qëndrimin e tij ndaj Iranit dhe senatori Corker tha se ai është konsultuar me Shtëpinë e Bardhë për hartimin e këtij projektligji. Në shkurt, administrata Trump vendosi sanksione ndaj 25 individëve dhe subjekteve në Iran, duke thënë se ky ishte "hapi i parë" në përgjigjen ndaj testimeve të vazhdueshme të Iranit të raketave balistike, për të cilat SHBA thotë se janë në kundërshtim me rezolutat e OKB-së. Teherani gjithashtu ka zemëruar Uashingtonin, pasi po mbështetë lëvizjen e rebelëve Huthi në Jemen si dhe mbështetë presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën civile në Siri. Senatori Menendez i tha agjencisë Reuters se projektligji ka për qëllim që të bëjë një strategji "rajonale", për shkak të gjerësisë së aktiviteteve të Iranit në Lindjen e Mesme. "Projektligji bën thirrje për një strategji rajonale për shkak se Irani, pa dyshim është i përfshirë në mënyra të ndryshime në rajon, qoftë në Jemen, Siri ose dhe më gjerë", ka thënë ai. (REL) Përgatiti: Mimoza Sadiku

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qindra migrantë nga Afrika besohet se janë mbytur në brigjet libiane

Posted: 24 Mar 2017 12:19 AM PDT

Qindra migrantë afrikanë besohet se janë mbytur në Detin Mesdhe më 23 mars, pasi një anije e shpëtimit ka gjetur pesë trupa të pajetë pranë dy varkave të fundosura në bregdetin e Libisë. Agjencia për refugjatë e OKB-së thotë se është "thellësisht e alarmuar", pasi anija Golfo Azzuro, që operohet nga një organizatë bamirëse, ka raportuar se ka gjetur trupa të pajetë pranë dy varkave pjesërisht të fundosura. Zëdhënësja e Proactiva Open Arms, Laura Lanuza ka thënë se varkat e fundosura dukeshin si ato që përdoren nga trafikantët, që zakonisht mbartin nga 120-140 migrantë secila. Ajo ka thënë se trupat e gjetur ishin afrikanë nga mosha 16 deri 25-vjeç. Rreth 6,000 njerëz janë gjetur nga anijet e shpëtimit, që koordinohen nga Italia, që prej fundjavës së kaluar, duke bërë që numri i migranëve që kanë arritur në Itali që prej fillimit të këtij viti të arrijë në 22,000. Kjo shifër është më e lartë, krahasuar me vitet e kaluara. Organizata ndërkombëtare për migrantë ka thënë se deri më tani në Mesdhe kanë humbur jetën 559 migrantë. Më 2016, kjo shifër kishte arritur në rreth 5,000.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Talibanët marrin nën kontroll një qark të rëndësishëm në Helmand

Posted: 23 Mar 2017 11:38 PM PDT

Luftëtarët talibanë kanë marrë nën kontroll një qark strategjik në qendër të Sangin në provincën Helmand, pasi forcat qeveritare u tërhoqën nga kjo zonë. Forcat qeveritare ishin tërhequr nga qendra e këtij qarku, pasi kanë një seli qendrore rreth dy kilometra në jug të Sangin. Por para se të largoheshin, ata kishin shkatërruar ndërtesat, pajisjet dhe makinat. Forcat afgane "e kanë mbrojtur qendrën e këtij qyteti dhe më pas janë larguar. E vetmja gjë që kanë lënë për talibanët kanë qenë rrënjojat e ndërtesave", thuhet në një reagim të forcave afgane. Një zëdhënës talibanë ka thënë se grupi militant ka marrë nën kontroll selinë e policisë dhe një bazë ushtarake, duke marrë pajisjet e forcave afgane. Zëdhënësi i guvernatorit të Helmandit ka thënë se forcat afgane kanë bërë "një tërheqje taktike" nga kjo zonë, me qëllim që të shmangen viktimat në mesin e civilëve. Sangin ka qenë skenë e luftimeve të ashpëra për vite të tëra, që prej se ka rënë regjimi taliban në Afganistan. Më shumë ushtarë amerikanë dhe britanikë ishin vrarë duke mbrojtur qarkun Sangin sesa në 400 qarqet e tjera të provincave në Afganistan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more