Skip to main content

Tirana Observer: “Ja pse nuk shkon Eduard Selami në çadrën e protestës së PD-së” plus 9 more

Tirana Observer: “Ja pse nuk shkon Eduard Selami në çadrën e protestës së PD-së” plus 9 more


Ja pse nuk shkon Eduard Selami në çadrën e protestës së PD-së

Posted: 22 Mar 2017 08:49 AM PDT

Për shkak të bojkotit të Parlamentit demokratët të enjteve mblidhen në shesh. Prej ditesh ka rënë në sy mungesa e Eduard Salamit, jo pak herë kritik me lidershipin Basha. Kryetari i grupit Edi Paloka zbulon për "BalkanWeb" arsyen e mungesës se deputetit demokrat.

"Eduard Selami me ka njoftuar prej kohësh se ka problem shëndetësor, jo një gjë të rëndë por diçka e pengon të lëvizë nga banesa e tij, nuk mendoj se është gjë kaq serioze", sqaron Paloka.

Selami u pa në çadrën e protestës vetëm në ditën e dytë të saj. Ai u takua me simaptizantët demokratë, por shmangu gazetarët të cilët prisnin të merrnin një prononcim prej tij.

Nga opiumi për popullin te elektorati fetar!

Posted: 22 Mar 2017 08:42 AM PDT

Nga dr. Isidor Koti

Në shekullin e kibernetikës ende diskutohet çuditshëm për fenë dhe opiumin. Është më shumë se befasi të përqasen ngjarjet politike me rolin dhe funksionin e fesë në shoqëri, por kjo ndodh. Ndaj kur ndodh diçka është normal edhe reagimi intelektual ndaj një  fenomeni që e kemi menduar të zhdukur, si dinozaurët e dikurshëm. Por në vend të presim për shembull Ngjalljen e Krishtit, si një shpresë reale e njerëzimit, si motoja kryesore e jetës së një njeriu me mend, zemër e shpirt, që e vlerëson Krijuesin, që e do të vërtetën, sot ende dëgjojmë paradigma që e lidhin transhendenten me imagjinaren. Nëse ende cilësohet feja opium për popullin, jo vetëm ka diçka që nuk shkon, por që duhet marrë seriozisht.

Ideja komuniste për ta përbaltur hyjnoren dhe për të "hipur" vet në fronin e të shenjtave në vendin tonë, për hir të së vërtetës pati "sukses historik" për 23 vjet rresht (1967-1990). Ky është një fakt i faktuar dhe jo një "fake news", siç interpretohen  ndërkombëtareisht sot broçkullat në rrjetet mediatike dhe ato sociale.  Por nëse historisë nuk kemi çfarë t'i bëjmë, thjesht të mos e përsërisim, të vjen keq për reminishencat dhe përqasjet me aktualitetin. Sigurisht, kjo ndodh sepse kur politikën e përziejnë me fenë, ka një qëllim të mbrapshtë, ose më saktë një largpamësi keqdashëse, për ta futur popullin në hullitë dhe labirinthet e së panjohurës dhe heshtjes.

Sot politika po kërkon instrumenta për të vënë në gjumë popujt, duke përdorur fenë si "opium" të ri.  "Opiumi, – shkruan së fundmi një autor, ështe mënyra më e mirë për të qetësuar zemërimin e njerëzve ndaj depresionit dhe plaçkitjes. Kështu janë hedhur në gjueti për njerëz të fesë që mund t’i miklojnë apo blejnë me interesa të vogla mondane. Ndërsa dje prishte kishat e xhamitë, komunizmi sot, duke e kuptuar se feja është reduktuar në xhami dhe në kisha, nuk i prish, por i legalizon, i përuron, i celebron ato.  Sepse, një kuptim kaq i instrumentalizuar i fesë është lehtësisht i përdorshëm për interesa të mëdha të pushtetit dhe tiranisë".Ky interpretim duket aq i frikshëm, sa dhe i vërtetë, por vetëm në sipërfaqe, sepse nuk ka lidhje me qëndrimet dogmatike, sigurisht as edhe me aktualitetin fetar. Edhe pse sociologjia e shpjegon thjesht dhe kuptueshëm çfarë është feja (marrëdhënia e njeriut me të mbinatyrshmen, respektimi i rregullave dhe praktikave të riteve e ceremonive fetare), askush nuk i referohet qoftë edhe sociologjikisht këtij shpjegimi.

Çdo interpretim fetar në Shqipëri, nga pikëpamja publike, merr interpretim politik dhe kahëzohet drejt interesave të caktuara të partive që janë ose synojnë pushtetin. Kjo është një propagandë më e keqe se e komunizmit, sepse feja po vijon të përdoret, duke shfrytëzuar luajalitetin e saj, duke përfituar nga butësia dhe paqja e saj që të tërheqë si magnet shpirtrat e njerëzve të ndershëm e seriozë.  Pas më shumë se 25 vjetësh demokraci e liri fetare, tek ne vihet re një mungesë frike ndaj të shenjtave, jo duke i përdhosur ato siç u bë në periudhën e errët të ateizmit komunist, por duke i përdorues si tespihet e një plaku, për të numëruar votat e mundshme që hapin dyert për ardhjen në altarin e pushtetit. Kjo tendencë arrogante dhe dinake shpreh edhe një fenomen të ri social në Shqipëri: elektorati fetar. Njerëzit e fesë po shikohen nga politika jonë si numra elektoralë, jo si personalitete, si njerëz që i shërbejnë një kauze të rëndësishme e të përjetshme që e lidh njeriun me Zotin. Vini re me kujdes sa shumë flirte politike ka në ngjarjet fetare, ku kandidatët për pushtet i bëjnë temena dhe kanë nisur premtimet edhe ndaj liderëve fetarë dhe ndjekësve të besimit. Kjo është rrjedhojë e politizimit gjer në palcë të shoqërisë sonë. Prandaj politika nuk ka as turp, as nuk skuqet kur ndërhyn jo vetëm në materie, por edhe në shpirtra. Këtu të vjen ndër mend shprehja vigane e Dostojevskit që thotë se kur njeriu nuk ka frikë nga Zoti, mund të bëjë gjithçka.

Personalisht mendoj se çdo personalitet dhe person i thjesht që respekton dhe praktikon besimin e tij duhet të qëndrojë larg nga interpretimet politike ndaj fesë dhe lidhjes së padukëshme, por të ndjeshme që tenton të bëjë politika me fenë. Sa i përket zërave që merren me të kundërtën, pra të përzierjes së fesë me politikën, kjo është çështje tjetër, që kërkon metodologji dhe përgjigje të sakta historike e shkencore, qoftë edhe praktike aktuale. Por kjo nuk përzien aspak individët, pra numrat elektoralë që kanalizohen padrejtësisht në termin e sipërpërmendur elektorati fetar. Me kohë janë ndarë punët: "Jepi Zotit çfarë është e Zotit dhe Çezarit atë që i takon Çezarit".

Rajoni nën kërcënimin e terrorizmit

Posted: 22 Mar 2017 08:36 AM PDT

Takimi i tretë i rregullt i Europës Juglindore (EJL) pikë fokale kombëtare (PFK) për luftën ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (CVE) dhe luftëtarët e huaj terroriste, u mbajt sot në Shkup.

Takimi është organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (KBR), me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës ish Jugosllave të Maqedonisë.

Takimi vlerësoi progresin e bërë dhe muajin tjetër hapet faqja e internetit. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat në luftën kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe luftëtarët terroristë të huaj në rajon.

Ilija Isajlovski, zëvendës ministri i jashtëm përshëndeti të pranishmit në emër të vendit mikpritës, duke falënderuar KBR për organizimin e takimit, tha se kjo nismë rajonale ka ofruar një platformë të vlefshme për të koordinuar politikat në nivel rajonal dhe kombëtar në adresimin e sfidave të sigurisë në Europën Juglindore.

“Duke punuar së bashku duke bashkëpunuar dhe koordinuar aktivitetet tona mund të përballojmë këtë fenomen botëror të përhapur që është një kërcënim për të gjithë rajonin. Asnjë nga ekonomitë në rajon është aq e fortë për ta përballuar rrezikun vetëm, kështu që është inkurajuese që qeveritë e rajonit kanë kuptuar dhe janë duke punuar së bashku në përmirësimin e bashkëpunimit kur është fjala për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.”

Sekretari i Përgjithshëm i KBR, Goran Svilanovic, theksoi se pavarësisht zhvillimeve pozitive në Siri dhe Irak kërcënimi i terrorizmit është larg përfundimit.

Në të kundërtën, terrorizmi dhe radikalizimi vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të sigurisë në rajon dhe prirja ka të ngjarë të vazhdojnë në vitet e ardhshme”, tha Svilanoviç duke shtuar se për këtë arsye KBR vlerëson progresin e bërë deri më tani duke krijuar hapa konkretë dhe mekanizëm rajonalë.

“Duke u bazuar në momentin aktual dhe duke marrë parasysh prirjet e reja nga kërcënimet e sigurisë për rajonin, gjatë 2017 KBR do të zhvendosë fokusin e saj nga rekrutimin e luftëtarëve të huaj tek parandalimi ekstremizmit të dhunshëm, dhe rehabilitimin e të kthyerve”.

Platforma Rajonale forcon koordinimin dhe bashkëpunimin në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në EJL në nivel të dy kombëtare dhe rajonale. Ajo është zhvilluar nga KBR nën ombrellën politike të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe punon në ngritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit, hulumtimit, duke rritur ndërgjegjësimin, parandalimin dhe rehabilitimin.

Takimi i parë, i cili mblodhi përfaqësues qeveritarë nga Evropa Juglindore që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë, u bë në fund të janarit 2016 në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë e ndjekur nga takimi dytë në Tiranë, Shqipëri nëntorin e kaluar.

Terror në Londër, policia vret agresorin që tentoi të hyjë në Parlament, 12 të plagosur

Posted: 22 Mar 2017 08:29 AM PDT

Policia britanike ka hapur zjarr dhe ka vrarë një person që ka tentuar të hyjë në Parlament.

Agresori me thikë arriti të futej në hapësirën e blertë të Parlamentit dhe ka therur një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje.

Më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet "4×4" në urën "Westminster", që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve.

Tri trupa dukeshin qartë të shtrirë jashtë Parlamentit, ndërsa ndërtesa është rrethuar dhe mbyllur me urgjencë.

Kryeministrja Theresa raportohet të jetë futur në një makinë nga një oficer policie i veshur jo me uniformë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Agresori thuhet se ka qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin gjatë urës "Westminster", përpara se të përplasej me gardhin e Dhomës së Parlamentit dhe të futej në kopsht. Punimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë pezulluar nga nënkryetarja Lindsay Hoyle. Deputetët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda e të mos dalin jashtë.

Njerëzit jashtë pallatit shiheshin teksa vraponin, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna.

Vdes në spitalin e burgut i dënuari me 22 vjet heqje lirie për vrasje

Posted: 22 Mar 2017 08:17 AM PDT

Një i dënuar ka humbur sot jetën në spitalin e burgut në kryeqytet ku ishte shtruar prej disa kohësh për shkak të problemeve me shëndetin. "BalkanWeb" mëson se viktima është Zef Kola, i dënuar me 22 vite burg me akuzën e vrasjes. Mësohet se Kola vuante prej disa kohësh nga tromboza. Ndërkohë burime nga policia sqarojnë për "BalkanWeb" se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat humbi jetën Zef Kola.

 

 

Megan Fox rikthehet më joshëse se kurrë

Posted: 22 Mar 2017 08:07 AM PDT

Cilësohet si një nga femrat më të bukura dhe seksi hollivudiane dhe asnjëherë nuk ka zhgënjyer me performancat e saj. Së fundmi, Megan Fox ka reklamuar të brendshme femrash në një set fotografik të publikuar nga mediat botërore të showbizzit.

Aktorja, tashmë në moshën 30-vjeçare po reklamon të brendshmet e firmës së njohur Fredericks. Në foton e parë të publikuar Megan ka një buzëqeshje kokete, me trupin e vendosur pranë murit, veshur me taka të zeza e kostum lëkure.

Në foton e dytë ajo duket më epshndjellëse me të brendshme të kuqe e geta të tejdukshme, kurse fotoja e tretë është disi më "artisitike", pasi ajo pozon pranë një kitare , provokuese si kurrë më parë. Edhe pse nënë e tre fëmijëve, Megan Fox mbetet një nga ikonat e bukurisë dhe trupit mahnistës mes vajzave të showbiz-it në botë.

 

 

Rihanna tepër seksi në filmin “Bates Motel”

Posted: 22 Mar 2017 07:55 AM PDT

Nis të lulëzojë  karriera e këngëtares së famshme Rihanna. Tashmë vjen me një fillim të ri të rrezikshëm. Këngëtarja, dizenjuesja dhe tashmë një aktore do të luajë në filmi më të ri "Bates Motel". Janë publikuar disa skena të filmit ku bukuroshja nga Barbadosi shfaqet në shtrat me mikun e saj. Skenat e seksit të 29- vjeçares me aktorin Sam Loomins kanë marrë vëmendjen e shumë ndjekësve të saj.

Igli Tare kujton sakrificat: Kam kaluar kufirin përmes pyllit me borë

Posted: 22 Mar 2017 07:34 AM PDT

Ndeshja e së premtes mes Italisë dhe Shqipërisë ka një domethënie të veçantë për Igli Taren. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi e ka kaluar pikërisht përtej Adriatikut një pjesë të mirë të karrierës së tij si futbollist, ndërsa aktualisht mban detyrën e drejtorit sportiv të Lacios.

43-vjeçari ka folur gjerë e gjatë për të përditshmen sportive "Corriere dello Sport" rreth përballjes në Palermo dhe jo vetëm…

"Historikisht jemi shumë të lidhur me tokën tonë, ndjehet përkatësia ndaj vendit sidomos për ne që jetojmë jashtë. Ky aspekt reflektohet edhe në fushat e futbollit, ku gjithçka është e lidhur me kombin dhe kulturën tonë", është shprehur ish-sulmuesi, autor i dhjetë golave në 68 ndeshje me fanellën kuqezi.

Përkundër kësaj ndjenje të fortë përkatësie, Tares iu desh ta linte Shqipërinë në moshë shumë të re për të ndjekur ëndrrën për t'u bërë futbollist.

Ai emigroi në Gjermani në një rrugëtim aspak të lehtë.

"Nuk mund të merrja vizë, pasi vendi im ishte në fazë kalimi nga komunizmi në demokraci. Arrita të marr një për të shkuar në Pragë të Çekisë, e prej aty kalova kufirin për në Gjermani përmes pyllit, me borën që nuk kishte të mbaruar. Isha në ndjekje të ëndrrës për t'u bërë futbollist profesionist, dhe për t'ia dalë duhej të shkoja te dy kushërinj në Ludvigshafen", rrëfen Igli Tare.

Më tej ai ka fjalë të ëmbla për trajnerin italian të Kombëtares, Xhani De Biazi: "Është treguar i zoti si psikolog, e ka njohur, kuptuar dhe përqafuar krenarinë e popullit shqiptar. Është tipari ynë thelbësor dhe rreth kësaj ka ndërtuar një grup me talent, solid, shumë të lidhur në fushë, ku të gjithë luajnë për njëri-tjetrin. Kjo ka bërë diferencën, duke sjellë edhe rezultate".

Në fund, dy fjalë edhe për ndeshjen e së premtes: "Më mungon futbolli i luajtur, por do të kënaqem njëlloj duke i parë nga tribuna djemtë tanë, për të cilët jam shumë krenar. E kam fjalën për Strakoshën, Ajetin dhe të gjithë të tjerët. Të premten do të shkoj në Palermo për ta ndjekur ndeshjen dhe do të jetë krenari".

Itali-Shqipëri, Hysaj: Një derbi i bukur për të gjithë shqiptarët dhe italianët

Posted: 22 Mar 2017 07:34 AM PDT

Kombëtarja kuqezi vijon në një regjim të rreptë sportiv stërvitjen dhe grumbullimin në prag të kualifikueses me Italinë, e cila do të luhet më 24 mars, në orën 20:45, në "Renzo Barbera" të Palermos.

Në mesditë, nga "Resort Tropikal i Durrësit kanë folur Elseid Hysaj dhe Burim Kukeli, në konferencën e radhës për shtyp. Të dy kuqezinjtë kanë treguar optimizëm, duke premtuar të bëjnë të madhin kundër Italisë së madhe.

Mbrojtësi i Napolit, që i njeh më së miri axurrët, nënvizoi mes të tjerash: "Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për mua. Në fakt, do të jetë një derbi i bukur për të gjithë shqiptarët dhe italianët. Jetojmë shumë shqiptarë në Itali, ndaj do të jetë me të vërtetë një derbi”.

Përballja me shokun e skuadrës

“Insigne? Kemi bërë disa shaka për këtë ndeshje. Mbas ndeshjes me Empolin, Lorenzo erdhi e më përshëndeti, por i thashë me shaka se tani jemi kundërshtarë. Mund të qëllojë që ai të luajë në krahun tim. Insigne po rritet dita-ditës e më shumë si futbollist. Do të jetë e vështirë për t'u markuar, por mendoj se do t'ia dalim. Personalisht, pavarësisht vështirësisë që paraqet kjo sfidë jashtë fushës sonë, besoj te rezultati pozitiv. Për këtë, duhet të jemi më të kujdeshëm në mbrojtje dhe të sulmojmë më mirë”.

Diferencat mes dy kombëtareve?

“Futbolli sot po shkon drejt njëlloj barazie, deri diku, përjashto skuadra si Real Madrid dhe Barcelona. Pra, do të jetë një ndeshje e bukur, si për ne, edhe për Italinë, me shanse reale për të mos dalë duarbosh”.

Dërgimi i ndeshjes për t'u luajtur në Palermo?

“Kuptohet pse e kanë bërë këtë gjë italianët, që të pengojnë ardhjen e mijëra tifozëve shqiptarë. Sidoqoftë, stadiumi shumë i bukur, fusha e mirë, ngaqë Palermo ka disa ditë që nuk ka luajtur aty. Shpresoj të jenë shumë shqiptarë, që të vijnë me avionë apo të gjejnë mënyra të tjera, për të na mbështetur si gjithmonë”.

Italia më shumë sulmuese se asnjëherë?

“Ne do të mendojmë si të mbrohemi vetë. Italia ka skemat e veta. Më sulmuese apo më e ekuilibruar, mirë apo keq, ne i dimë vlerat e Italisë, të lojtarëve të saj. Jemi të përgatitur për t'u përballur me çdo qasje taktike të kundërshtarit. Fushata kualifikuese? Mendoj se nuk kemi dalë akoma nga gara. Beteja vazhdon, sepse na presin edhe 6 ndeshje. Ndaj Izraelit na shkoi keq, por me ndihmën e trajnerit e kemi marrë veten. Kemi evidentuar gabimet dhe po punojmë për të mos i përsëritur ato. Do të hyjmë në fushë për të dhënë më të mirën e për të marrë rezultat pozitiv”.

Mungesat

“Kësi problemesh kemi pasur edhe më përpara. Një gjë e them me siguri: kushdo që do të luajë ndaj Italisë, do të japë maksimumin dhe do ta justifikojë fanellën që do të mbajë veshur”.

Objektivi

“Duhet të fitojmë, për të arritur vendin e dytë. A jam i lodhur nga angazhimi në tre kompeticione me Napolin? Për mua është kënaqësi të luaj shumë minuta në Seria A dhe në Champions. Jam vetëm 23 vjeç dhe nuk ndiej lodhje. Po nuk përballova ngarkesa të tilla tani, kur tjetër? Është kënaqësi që vij dhe ndihmoj ekipin tim kombëtar. Jam plotësisht gati për të dhënë më të mirën në këtë sfidë."

Fanny Neguesha super seksi në park, më bombastike se asnjëherë në Miami

Posted: 22 Mar 2017 07:29 AM PDT

Fanny Neguesha ka braktisur përfundimisht Europën dhe tani jeton në Miami. Këngëtare dhe modele, ish e dashura e Mario Ballotellit, është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku zbavit fansat me foto të zhveshura. Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet me bikini dhe tregon format e saj bombastike në një park.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more