Skip to main content

Tirana Observer: “Itali-Shqipëri, tifozët kuqezinj “pushtojnë” në Palermon (FOTO)” plus 9 more

Tirana Observer: “Itali-Shqipëri, tifozët kuqezinj “pushtojnë” në Palermon (FOTO)” plus 9 more


Itali-Shqipëri, tifozët kuqezinj “pushtojnë” në Palermon (FOTO)

Posted: 24 Mar 2017 09:01 AM PDT

Qindra tifozë shqiptarë kanë pushtuar sot qytetin e Palermos, për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës, e cila do të përballet me italianët në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për eliminatoret e botërorit 2018.

"Palermo zgjidhet plot me flamuj të kuq me shqiponjën dykrenare", kështu shkuarn gazeta italiane La Repubblica. Që prej mbrëmjes së djeshme grupe tifozësh janë mbledhur në mënyrë paqësore duke  "pushtuar" qendrën e qytetit, vijon më tej gazeta.

Qytetit i Palermos është i mbushur me flamuj kuqezi, makina të shumta që mbajnë flamurin shqiptar dhe famurin italian.

Një prej tifozëve thotë: "Ne kemi ardhur me anije dhe tani me një skuadër të madhe"

Ministria e Bujqësisë shpjegon se çfarë mishi është importuar nga Brazili

Posted: 24 Mar 2017 08:12 AM PDT

Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas lajmit se nga Brazili importohet mish i kalbur.

Në një deklaratë për media, Ministria e Bujqësisë thekson se nga Brazili është importuar mish pule dhe mish derri.

Ndërkohë, sipas informacioneve që publikon Ministria e Bujqësisë, theksohet se nga nëntori 2016 dhe deri tani nuk ka asnjë ngarkesë mish vici në Shqipëri, duke qetësuar kështu konsumatorët shqiptarë.

"Duke marrë shkas nga ajo çfarë është shkruajtur në media mbi importin e mishit të viçit, të prishur në vendin tonë, nga Brazili, Ministria e Bujqësisë sqaron se, nga informacionet e ardhura nga AKU për periudhën Nëntor 2016 deri në Mars 2017, nga Brazili janë futur ne vendin tonë vetëm produktet mish pule dhe mish derri, si dhe nuk ka asnjë ngarkesë të ardhur me mish viçi nga Brazili", citohet në reagimin e ministrisë.

“Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim. Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Evropë dhe në vendet e tjera të botës.

Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit të kuq. Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë pas investigimit të zbuluar se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur.

Në 6 shtete të Brazilit pas një hetimi dy-vjeçar Policia Federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë. Sipas hetimeve disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së  Bujqësisë.

Pak histori Itali-Shqipëri: Nga “Juventusi” i Shkodrës deri te nata e Palermos…

Posted: 24 Mar 2017 07:27 AM PDT

Nga Dritan LACI

Sot nuk është një ditë e zakonshme. Sepse e pazakontë ka qenë edhe vetë marrëdhënia e tyre historike. Italia dhe Shqipëria do të përplasin për herë të parë kokat sonte në një ndeshje zyrtare pas plot 200 vitesh histori futbolli të mbledhura së bashku. Histori e cila nuk është vetëm e topkëmbës por edhe vetë dy popujve që në thelb kanë të njëjtën të shkuar; baulen e emigrantit. Italianët emigrant që populluan në fillim të viteve 1900 Amerikën e Veriut dhe atë Latine dhe shqiptarët me disa eksode biblike nga 1500-ta e largët deri në atë të viteve '90 të shekullit të 20-të që tashmë përfaqësojnë disa gjenerata shqiptarësh të vjetër dhe të rinj në tokën Apenine.

Ashtu sikurse edhe të italianëve sot anasjelltas emigrantë në Shqipëri që punojnë dhe kanë krijuar familjet e tyre me vajza shqiptare në vendin që i ka mirëpritur si të ishin në atdheun e tyre. Një histori sa e të shkuarës aq edhe e të tashmes. Ku ajo pankartë e shkruar nga tifozët shqiptarë në gjuhën italiane në stadiumin "Luigi Ferraris" ne vitin 2014, me mbishkrimin "Siamo arrivati con gomone, ma adesso abbiamo la nostra squadrone" (Mbërritëm me gomone, por tani kemi skuadrën tonë) apo "Italia nell cuore, Albania amore' (Italia në zemër, Shqipëria dashuri) përmbledh më së miri marrëdhënien e veçantë midis dy popujve.

Ku futbolli është kthyer në ndërmjetësin më të mirë për ti bërë bashkë në lidhjen e urave të komunikimit. Kjo edhe për shkak të rrethanave historike që kanë kaluar dy popujt. Ku edhe pse të ndarë në dy kampe Italia ishte për shqiptarët vizioni drejt Perëndimit. Një lloj dritare mediatike nga ku frynte pakëz liri oksidentale. Ku po me kaq pasion përjetoheshin edhe ato pak përballje sportive midis dy vendeve. Por që duke u rikthyer pas në kohë shikojmë se Itali-Shqipëri është shumë më i vjetër se ky takim historik i sotmi.

Dhe me që jemi në vigjilje të asaj që me siguri nga nesër do të njihet si "Derby i Adriatikut" është me vend të rifreskojmë disa detaje që lidhen me historinë e përbashkët të përballjes së futbollit të dy vendeve.

Një histori që nis në vitin e largët 1913, ku shumë pak e dinë që ekipi i parë shqiptar i krijuar në Shkodër mbante emrin "Juventus", i huazuar nga ekipi i famshëm italian.

Por ku për të mbërritur në ndeshje të vërtetë do të duhet të zbresim në fushën e lojës në maj të vitit 1938, ku ekipi kampion i Shqipërisë në futboll Sportklub Tirana do të luante në fushën e Shallvareve me Barin në miqësoren e parë me një ekip italian të Serisë A, ku do të mundej me rezultatin 2-0.

Po kështu shumë syresh duhet ta kenë harruar që gurin e parë në ish-stadiumin Kombëtar më vonë me emrin "Qemal Stafa" e ka vendosur në gushtin e vitit 1939 një italian i quajtur Konte Ciano, Ministër i Jashtëm i Italisë njëkohësisht edhe dhëndëri i Benitto Musolinit. Ndërkohë që projekti u skicua si një stadium olimpik nga arkitekti Gerhardo Bosio.

Po kështu kemi harruar që portieri i finales së madhe së Ballkaniadës së vitit 1948 kundër Rumanisë ku Shqipëria u shpall Kampione e Ballkanit ishte italian ai quhej Xhakomino Pozzeli.

Portier me origjinë italiane i cili mbronte ngjyrat e "Flamurtarit" të Vlorës, i cili në vitin 1948 u riatdhesua në Itali për tu lënë në harresë gjatë periudhës së sistemit komunist.

Po kaq interesante janë edhe përplasjet zyrtare në rang klubesh. Ku ndeshja e parë madhore në kompeticionet europiane në futboll u luajt në 2 tetor të vitit 1968 midis Partizanit të Tiranës dhe Torinos së famshme në kuadër të Kupës së Kupave (kompeticion i rëndësishëm europian, tashmë i mbyllur). ku Partizani fitoi ndeshjen e parë në Tiranë me rezultatin 1-0 dhe u mund 2-0 për tu eleminuar në Torino.

Dy muaj më pas më 18 dhjetor 1968, po Partizani i Tiranës por tashmë në basketboll për meshkuj arriti një rezultat historik duke barazuar 73-73 ndaj ekipit kampion të Italisë Cantu Pallocanestro OranSoda, ku i madhi Agim Fagu shënoi 48 pikë duke merituar edhe medaljen e FIBA-s.

Ndërsa vetëm një vit më parë gjigandët e Dinamos së Tiranës për meshkuj në Volejboll kishin eleminuar kampionët e Italisë Virtus Bologna, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të raundit të parë të Kupës së Kampionëve.

Por padyshim historike mbetet ndeshja midis kampionëve të Shqipërisë në Volejboll për Meshkuj, Dinamos së Tiranës dhe kampionëve të Italisë Ruini Firenze. Mendoni për një çast. Është 6 shtator 1972. Dinamo e trajnerit Vangjel Koja pasi ka eleminuar me radhë ekipet më të forta të Europës në volejboll, mbërrin në katër klubet më të mira të Evropës ku përballë ka kampionen e Italisë Ruini Firenze. Ndeshja luhet në Belgjikë. Dinamo mundet dhe nuk shkon dot në finalen e madhe por mbërritja deri në katër më të mirat e Evropës ishte një sukses historik.

Dy vite më pas pikërisht në vitin 1974 Partizani merr hak për Dinamon duke skualifikuar po Ruinin e Firenzes nga Kupa e Kampionëve (Me sete 3-1; 2-3)

Në sezonin 1979-1980 po Dinamo e Tiranës në volejboll për meshkuj është e vetmja skuadër në Evropë që arrin ti marrë 4 sete Clippas CUS Torinos, ekipit kampion të Italisë që në fund do të shpallej fitues i Kupës së Kampionëve.

Aq sa mediat më prestigjioze italiane janë të çmendura në shkrimet e tyre për talentin dhe pasionin që tregojnë në parket ekipet shqiptare.

Sa shumë histori gati të mbuluara nga pluhuri i kujtesës që tregojnë se midis dy popujve përveç inateve të mbartura historike është luajtur edhe sport, madje cilësor.

Ku për tu kthyer te fubolli meriton të kujtohet edhe ajo ecuri gati e jashtëzakonshme e Shpresës së Shqipërisë në vitin 1984 në Kampionatin Evropian ku pasi eleminoi edhe Gjermaninë do të duhej Italia për ti ndalur hovin drejt katër më të mirave të Evropës. Me një brez lojtarësh si Demollari, Minga, Josa e me shokë që do të përbënin një brez të talentuar futbollistësh për vitet '80.

Por ku ajo që mbetet historia më interesante midis dy popujve në sport është kontributi që futbollistët shqiptarë kanë dhënë në futbollin e madh italian.

Ku si fillim meriton të kujtojmë të madhin Riza Lushta. Që nga fusha e Shallvareve ku luante me Tiranën në vitet '40 të shekullit të kaluar përfundoi të Bari në Serinë A italiane dhe më pas te Juventusi ku shënoi 56 gola në 95 ndeshje.

Naim Kryeziu që luajti me Romën dhe Napolin po në vitet '40-'50 të shekullit të kaluar duke u shpallur edhe kampion i Italisë.

Trajneri i madhi Loro Boriçi që luajti me Lazion dhe Sllave Llambi me Bolonjën.

Për të mbërritur deri në ditët e sotme me emra si Igli Tare lojtar dhe drejtues te Lazio, Erion Bogdani ish-sulmuesi i Chievo Veronas, Sienas, Reginas në Serinë A, Lorik Cana e me radhë deri te plejada e sotme Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Migjen Basha, Thomas Strakosha, Arlind Ajeti etj etj.

Por që do të ishte një puzzle i pakompletuar pa italianët që sot punojnë në klubet shqiptare të futbollit duke sjellë eksperiencën e tyre sportive. Ku ai që padyshim do të mbahet mend gjatë është Giani De Biasi, trajneri Italian që ka hyrë në histori si i pari që drejtoi Kombëtaren Shqiptare drejt përfaqësimit në një kompeticion madhor si Kampionati Evropian i Futbollit Francë 2016.

Sa shumë histori për të treguar për dy popuj sportadashës ku paçka se rrjedha e historisë i ka ndarë dhe bashkuar disa herë në rrugën e tyre, nuk e kanë fshehur afeksionin e ndërsjelltë.

Si në atë "Estate italiana" të Botërorit 1990 zhvilluar në Itali, magjia e të cilit do të ishte pikënisja pse jo e një rrugëtimi të shqiptarëve drejt një bote të lirë. Ku pak muaj më pas Italia do të kthehej në atdheun e tyre të dytë pas atij eksodi biblik të marsit 1991.

Ndaj edhe sot Itali-Shqipëri duhet të shikohet më shumë si një festë futbolli. Edhe pse brenda ka një garë që duhet fituar. Si një himn për të gjithë ata njerëz që rendën të lirë për të mbërritur në këtë ditë pa u dashur të sajojnë kanaçe apo antena për të parë Kombëtaren e tyre teksa luan në Itali. Ndaj sot fitoftë më i miri edhe pse në zemër dikush ka Italinë, por dashuri ka Shqipërinë./ Opinion.al

“Nëse BE shpërbëhet, në Ballkan shpërthen lufta”

Posted: 24 Mar 2017 06:53 AM PDT

Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian, i ka tërhequr vëmendjen presidentit amerikan Donald Trump që të mos nxisë vende të tjera të BE-së të imitojnë Britaninë, me argumentin se shpërbërja e BE-së mund të bëhet shkak për luftë në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta prestigjioze "The Financial Times"

Veterani i politikës evropiane, Junckeri 62 vjeçar, paralajmëroi për këtë edhe zëvendës presidentin amerikan Mike Pence kur ky ishte në vizitë në Bruksel muajin e kaluar.

"I thashë zëvendës presidentit: Mos e thoni këtë, mos i nxisni të tjerët të lënë BE-në, sepse po qe se Bashkimi Evropian shembet, do të keni luftë të re në Ballkanin Perëndimor", ka thënë Junckeri.

Presidenti i Komisionit Evropian ka thënë se është me rëndësi që vendeve të rajonit t'u jepet perspektiva e anëtarësimit në BE.

"Nëse i lëmë vetëm, Bosnje Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha ato vende, do të kemi luftë sërish".

Gjatë intervistës, Juncker ka folur për marrëdhëniet transatlantike dhe ndikimin negativ të Brexitit, të cilin e quajti "tragjedi" me pasoja.

Ai tha se Trump po u shkaktonte frikë evropianëve me retorikën e tij "Amerika e para".

"Për herë të parë në historinë e pasluftës kemi një president amerikan që lë përshtypjen se nuk është i interesuar për çështjet evropiane", ka thënë Juncker për "Financial Times".

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker do të vizitojë Uashingtonin muajin që vjen, por, nga fjalët dhe toni i intervistës së tij, duket se ka pak shpresa se do ta takojë Presidentin Trump.

Tifozja seksi e kombëtares shqiptare: Nëse fitojmë kundër Italisë, do t’i heq të gjitha

Posted: 24 Mar 2017 06:45 AM PDT

Nëse Giani De Biasi dhe lojtarët e kombëtares e shohin veten si inferiorë, dy tifozet e zjarrta kuqezi, Rike Roçi dhe Irid Oksa, pasi ndezën Europianin, tashmë shihen nga të gjithë si një mrekulli shqiptare për t'u vëzhguar.

Edhe pse nuk do të jetë në stadium, Irid Oksa, e dashura e futbollistit të Torinos, Akuahka ka bërë një premtim të veçantë dhe provokues. Ajo thotë për "Sport Ekspres" se për fat të keq nuk do të të jetë në shkallët e stadiumit për të ndjekur takimin pasi ndodhet në Belgjikë për një set fotografik.

"Besoj se ne do ta fitojmë këtë takim dhe shoqet e mia italiane do më paguajnë kafet dhe diçka më shumë. Nëse Shqipëria fiton sot, unë do të zhvishem komplet. Fundja vetëm pak pjesë kanë mbetur pa u pare"- ka thënë bukuroshja shqiptare.

Kujtojmë që dy bukuroshet shqiptare, Rike dhe Irdi në ndeshjen Shqipëri-Francë në kampionati europian Euro 2016, arritën të shndërrohen në tifozet më të komentuara në mediat botërore.

Sfida me Italinë, Foto Strakosha “bekon” Thomasin

Posted: 24 Mar 2017 06:43 AM PDT

Thomas Strakosha pritet të jetë sot titullar me kombëtaren shqiptare në ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij, ndaj nuk mund të mungonte një takim me të atin, i pranishëm në Palermo.

Legjendari Foto i ka dhënë bekimin të birit, teksa foli për gazetën "Sport Ekspres".

"Është një emocion i veçantë, më duket sikur do të zbres vetë në fushë. As kur luaja vetë nuk jam ndjerë kështu, qenkësh më e vështirë të shohësh djalin nga tribuna, me ankthin e një ndeshjeje shumë të rëndësishme për vendin tonë", – u shpreh 52-vjeçari.

I pyetur për gjendjen aktuale të Thomasit, ai u përgjigj se është shumë i kënaqur me pasardhësin e tij, i cili është bërë protagonist në Serie A.

"Te Lazio po ecën gjithçka mirë, jam i lumtur dhe kemi bërë zgjedhjen e duhur. Para se të shkonte atje, Thomasin e kërkoi edhe Cardif City në Angli, por vendosëm së bashku për transferimin në Itali, ku luhet futboll i nivelit shumë të lartë dhe me portierët bëhet një punë e shkëlqyer. Lidhja me Thomasin është shumë e fortë, pikërisht për shkak të tij jemi transferuar familjarisht nga Greqia në Itali".

Cana: Europiani, moment i paharrueshëm. Strakosha, një portier i madh!

Posted: 24 Mar 2017 06:06 AM PDT

Duke folur për "Radio Sei", Lorik Cana, ish-mbrojtësi shqiptar, i cili ka veshur edhe fanellën e Lazios për katër vjet, ka analizuar ndeshjen mes kombëtares së De Biasit dhe asaj të Italisë.

"Shqipëria ka lulëzuar në vitet e fundit. Mbasi erdhi De Biasi trajner është përshpejtuar një proces thelbësor në futboll, është rritur vetëbesimi. De Biasi i ka bindur shqiptarët më të mirë për të luajtur me Shqipërinë. Shpesh, bashkatdhetarët e mi, të rritur jashtë vendit, kanë zgjedhur të luajnë për vendin që i priti ata, të tillë si Behrami, Xhemaili, G.Xhaka, Januzaj. Me afrimin e talenteve të rinj është bërë një hap përpara, duke marrë pjesë edhe në një Kampionat Europian, verën e vitit të kaluar.

26 maji?

“Gjëja më e mirë ishte se si gëzonin njerëzit. Momenti ishte i veçantë dhe ne iu përgjigjëm atyre. Një nga momentet që bën dallimin në një karrierë futbollit dhe një nga kujtimet më të mira që kam”.

Portieri Strakosha, që vjen nga Lazio?

“Djaloshi i ri, vitin e kaluar ka dalë në pah, ndërsa këtë sezon është konfirmuar. Ai do të jetë një nga më të fortët në Europë. E njoh shumë mirë, kam luajtur edhe me babain e tij për kombëtaren. Thomas arriti në "Formello" në moshën 17-vjeçare, kishte frymë të madhe dhe ka punuar shumë. Te Lazio është rritur. Ai mori avantazhin e mundësisë së madhe, që vjen një herë në jetë. Mund të bëhet numri një dhe të vazhdojë të rritet, njëra nuk e përjashton tjetrën. Marchetti, i lënduar, është një portier i nivelit ndërkombëtar, Berisha është në huazim tek Atalanta. Ky është rasti i artë për Strakoshën, që po e shfrytëzon më së miri”.

E ardhmja ime?

“Pas Kampionatin Europian kam vendosur për të ndaluar. Është një zgjedhje e caktuar, sepse problemet shëndetësore nuk më kanë lejuar më të luaj në nivele të larta. Në të ardhmen mendoj të qëndroj në botën e sportit. Unë jam duke punuar me kurset e trajningut në Shqipëri, po shoh edhe mundësinë e ndërtimit të objekteve sportive nëpër shkolla. Jam duke ndjekur kursin për trajner dhe menaxher, ndaj së shpejti do të vendos se çfarë do të bëj”.

Igli Tare?

“Ndihemi pak. Në dy vitet e fundit e kam takuar vetëm dy herë: në kombëtare dhe kur erdha në "Formello" për të përshëndetur shokët e vjetër."

Libri që zbulon detaje të pathëna rreth marrëdhënies së Princeshës Diana dhe Princit Charles

Posted: 24 Mar 2017 05:48 AM PDT

Kemi të reja nga Pallati Mbretëror i Anglisë. Jo të tanishme, por të shumë viteve më parë…rreth marrëdhënies së Princeshë Dianës dhe Princit Charles.  Një biografi tjetër ka zbuluar shumë. Në librin e ri të Sally Bedell Smith “Prince Charles: The Passions and Paradoxes of an Improbable Life”, Princeshë Diana përshkruhet si një person i ftohtë.

Që prej fillimit marrëdhënia e tyre dukej që nuk do të shkonte mirë. Princi Charles ishte i dashuruar me Camila-n dhe i ati e detyronte të martohej me Dianën, sepse rreth tyre po qarkullonin shumë thashetheme në media. Camila nuk ishte e virgjër, ndërsa Diana plotësonte të gjitha kriteret për të qenë princesha e ardhshme e Anglisë.

Në libër shkruhet se Princeshë Diana tallej me princin sa herë që ata debatonin në Kensington Palace, duke i thënë, sipas Smith, që nuk do të bëhej asnjëherë Mbret. Ndërsa zakonisht, kur uleshin të bënin lutjen para se të flinin e godiste në kokë dhe e ngacmonte vazhdimisht. Të jenë të vërteta këto detaje?

 

 

 

 

Rama: Kriza e PD s’do bëhet kriza e vendit, zgjedhjet do bëhen!

Posted: 24 Mar 2017 05:43 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili tha se PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kavajës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet i keqardhur për Partinë Demokratike, por thekson se kriza e saj, nuk është dhe nuk do të bëhet kriza e vendit.

Rama vë në dukje se zgjedhjet do të zhvillohen.

"PD nuk hyn në zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD, po kriza e saj s'është e s'do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen, drejtësia do bëhet", shkruan Kryeministri.

Presidentit Bujar Nishani dekretoi sot datën 7 Maj, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Kavajë.

Por Edi Paloka, në një reagim për mediat tha se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë, as në zgjedhjet në Kavajë, as në ato të 18 Qershorit dhe ky vendim, sipas tij është i pa revokueshëm.

Mishi i kalbur i Brazilit, ja sa importon Shqipëria

Posted: 24 Mar 2017 05:29 AM PDT

Teksa e gjithë bota është përfshirë në hulumtime nëse mishi i kalbur brazilian ka përfshirë vendet e tyre, shihet se Shqipëria vitin e kaluar 25 për qind të importeve të mishit i pati nga Brazili.

Importet e mishit dhe të ngrënshmeve të tij kanë shënuar 38 mijë e 851 tonë nga të cilat 9701 tonë ishin importe nga Brazili, i cili kryeson listën vendeve nga ku Shqipëria importon mish.

Importet e mishit nga Brazili kanë pësuar luhatje nga viti në vit, por gjatë vitit 2016 ato pësuan një rritje prej 23 për qind. Në vitin 2010 mishi brazilian i importuar në vendin tonë arriti në 12 mijë e 395 tonë dhe më pas në vitin 2011 shënoi një rënie me 17 për qind.

1

Rënia vijoi përgjatë viteve e 2012 dhe 2013 me ritme dyshifrore për rinisur sërish rritjen  me rreth 80 për qind më vitin 2014. Në vitin 2015 është vënë re një ulje e importeve të mishit nga Brazili me 33 për qind, por ato u kompensuan me 2016.

Më herët  gjate javës se kaluar autoritet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të lartë të qeverisë pas një investigimi i cili ka gjetur se ata kanë qenë të lidhur me prodhuesit e mëdhenj të mishit dhe vend është shitur një sasi e madhe pulash dhe mishi i kalbur.

Dhjetëra impiante të përpunimit të mishit atje janë mbyllur dhe vendi është përfshirë nga një kontroll masiv për të parandaluar konsumin e mëtejshëm të tij.

Sakaq e gjithë bota është përfshirë në panik pasi Brazili është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në botë dhe eksporton një sasi të madhe të tij në Europe.

Sipas  "The Economist" Kina, Bashkimi Evropian (BE), Kili dhe Korea e Jugut së bashku konsumojnë një të tretën e mishit brazilian të shitur jashtë vendit. Bashkimi Europian ka kufizuar aktualisht importin e 21 kompanive në hetim.

Kompanitë e mishit në Brazil kishin arritur të shisnin produktet e skaduara duke korruptuar zyrtarët e dy partive kryesore në vend.

Në raport-progresin 2015 të Bashkimit Europian për Shqipërinë konstatohet se nuk janë ndërmarrë ende procedurat e brendshme dhe planet operative të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Nuk janë bërë hapa për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe institucional për sistemin e sigurisë ushqimore.

AKU-ja është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri, i cili është i domosdoshëm për të përmbushur kërkesat ligjore, ekonomike dhe sociale që rrjedhin përkatësisht nga zbatimi i MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit).

Mirëpo struktura relativisht e vogël e bën të pamundur inspektimin e plotë të të gjithë subjekteve, të cilat janë të shumta në numër, pohon drejtori i institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Taulant Kalo.

Europa është cilësuar si vend që krijon barriera në lidhje me importin e produkteve ushqimore (sidomos për grupin e ushqimeve me prejardhje shtazore), duke e argumentuar me faktin se mbron konsumatorin vendas. /Monitor

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more