Skip to main content

Tirana Observer: “Fundi i serialit ‘Fate të Kryqëzuara’, a do përfundojnë Xhihani dhe Dilara bashkë?!” plus 9 more

Tirana Observer: “Fundi i serialit ‘Fate të Kryqëzuara’, a do përfundojnë Xhihani dhe Dilara bashkë?!” plus 9 more


Fundi i serialit ‘Fate të Kryqëzuara’, a do përfundojnë Xhihani dhe Dilara bashkë?!

Posted: 25 Mar 2017 09:33 AM PDT

Seriali "Fate të Kryqëzuara" i cili po transmetohet në TV Klan dhe ka mbërthyer gjithë audiencën para ekranit, ka përfunduar, por jo në Shqipëri. Ky serial në Turqi është drejtë fundit, ndërsa në TV KLAN vazhdon transmetimi ende.

Priten një sërë ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e serialit dhe do ta bëjnë atë interesant deri në serinë e fundit. Ngjarje dhe sfida nga jeta reale do të paraqiten në seritë e mbetura të këtij seriali.

Por në Turqi më 27 Mars do të transmetohet seria e fundit dhe kështu xhirimet e tij në teren sapo kanë përfunduar dhe për këtë gjë kanë festuar të gjithë aktorët.

Në një video të postuar në instagram nga Xhihani ata shihen tepër entuziastë dhe e kanë shoqëruar këtë mbyllje të gjithë se bashku me duartrokitje.

Por një detaj nuk na ka shpëtuar nga kjo video, Dilara dhe Xhihani janë në qendër të grupit. Dilara është e veshur në të bardha dhe Xhihani me kostumin e dhëndrrit, është kjo një shenjë që ata përfundojnë së bashku e të lumtur, pas vdekjes së Aishes, Gylserenit dhe Harunit me të cilët ata u dashuruan? Mbetet të shohim, këtë serial i cili çdo ditë na surprizon.

Son

A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on

Nuk e keni parë asnjëherë, njihuni me bashkëshorten e Adi Krastës

Posted: 25 Mar 2017 09:26 AM PDT

Ai është një nga personazhet më të dashur të ekranit dhe prej dekadash tashmë ka qenë prezent në publik.

Adhe pse u bënë vite që është personazh, pakkush ka informacion për familjen e tij. Po flasim për Adi Krastën, moderatorin e njohur, që konsiderohet si një nga showman-ët më me ndikim në vendin tonë.

Drejtuesi i "E Diell" ka qenë gjithmonë diskret kur bëhet fjalë për familjen e tij dhe bashkëshorten, për të cilët nuk ka folur kurrë publikisht.

Partnerja e Adi Krastës quhet Brikena dhe deri pak kohë më parë ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës.

Të dhënat për të kanë qenë mjaft të limituara dhe ende nuk kemi arritur të zbulojmë angazhimin e saj aktual, megjithatë, sipas informacioneve, Brikena Krasta është mbështetësja më e madhe e moderatorit në karrierë.

Gjendet trupi i pajetë i një vajze në lumin Shkumbin

Posted: 25 Mar 2017 09:02 AM PDT

Një tjetër kufomë është gjetur pasditen e sotme në anë të lumit "Shkumbin" në qytetin e Rrogozhinës. Sipas njoftimit paraprak të policisë, kufoma është e seksit femër e moshës rreth 16-17 vjeçe. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 15:40 në fshatin Çërmet.  Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për idenfitikimin e kufomës.

Ky nuk është rasti i vetëm i gjetjes së një kufome të mbytur ditën e sotme, pasi edhe më herët, rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i "Gjeneralit", është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar. Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe "ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë".

 

Roberti uron Norën për ditëlindje, me fjalë dashurie

Posted: 25 Mar 2017 08:30 AM PDT

Robert Berisha ka uruar bashkëshorten e tij Nora Istrefin për ditëlindjen e saj. Me një foto të Norës dhe Renes (vajzës së tyre), Roberti i thotë gruas disa fjalë dashurie.

"Me fjalē te vogla ju du shum ❤❤ urime ditlindjen shpirtë @_noraistrefi_ dhuratë ma te mire nuk muj as un as ti mi dhuru njani -tjetrit si e bukra Renee ❤ ju du shum" i shkruan Roberti Norës në Instagram.

Pesë foto ‘shpërthyese’ të Morena Tarakut

Posted: 25 Mar 2017 08:17 AM PDT

Modelja tashmë edhe këngetarja, Morena Taraku, njihet në publik për stilin e shtrenjtë të jetës. Taraku duket bukur dhe me shume stil në secilën foto që e hedh në rrjetet sociale. Më poshtë mund t'i shihni pesë fotografi që kanë marrë shumë pëlqime dhe komente.

Armina Mevlani, stil dhe elegancë rrugëve të Milanos

Posted: 25 Mar 2017 07:55 AM PDT

Blogerja dhe modelja Armina Mevlani nuk përton të tregojë klasin dhe elegancën e saj edhe në një ditë të zakonshme pune, aq më shumë kur bëhet fjalë për punë në qendrën e modës, Milano. Këtë e ka treguar vetë Armina me një foto në Insta Story, ku shkruan: "Punë në Milano".

E veshur me të zeza dhe një çantë luksoze Michael Kors, Armina duket shik por edhe e thjeshtë dhe plot me stil.E me sa duket blogerja po kalon ditë të bukura në Milano pavarësisht se ka shkuar për punë, pasi ka gjetur kohë edhe për ta marrë veten me të mira.

Kush ishte politikani që izraeliti i skanoi biznesin?

Posted: 25 Mar 2017 07:45 AM PDT

Shtetasi izraelit Yoram Frig, i cili u ndalua ditën e premte në aeroportin e Rinasit me një pajisje të sofistikuar për lokalizmin e përgjuesve ambientalë, ka treguar se ishte thirrur në Shqipëri nga një politikan i njohur.

Gjatë deklarimeve të dhëna mbrëmjen e së premtes përpara prokurorit, Frig ka treguar se kishte ardhur me porosi të politikanit, i cili ka edhe një biznes, raporton TCH.

Sipas dëshmisë së Frig, politikani në fjalë dyshonte se i ishin vënë përgjues në ambientet e biznesit të tij dhe për këtë arsye kishte skanuar të gjitha ambientet e biznesit.

Pas kësaj dëshmie, prokuroria i ka bllokuar pasaportën izraelitit, si dhe pajisjen, duke e lëne të lirë të akomoduar në një hotel në Tiranë.

Përveç verifikimeve të pajisjes, nëse është vetëm skanuese e përgjuesve apo mund të kryejë edhe përgjime, prokuroria do të verifikojë edhe nëse një pajisje e tillë ka nevojë për leje të posaçme apo për deklarim në doganë.

Gjithashtu do të merret një deklarim edhe nga politikani që kishte kërkuar shërbimet e izraelitit. Derisa të kryhen verifikimet në fjalë, Yoram Frig nuk do të lejohet të lëvize nga Tirana. Ai u ndalua ditën e premte në aeroportin e Rinasit teksa po largohej nga vendi ynë.

De Biazi: Nuk do largohem nga Kombëtarja, por u ndjeva keq nga sjellja e tifozëve

Posted: 25 Mar 2017 07:39 AM PDT

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka konfirmuar në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Durrës se ai nuk po mendonte të largohej nga Kombëtarja shqiptare, por kishte mbetur i zhgënjyer nga sjellja e tifozëve.

Ndërkaq, duke folur për çështjen Xhaka, trajneri bëri të ditur se nuk kishte asnjë përplasje me të apo ultimatum për mospraninë në Kombëtare, por saktësoi që Xhaka duhej të tregonte në fushë se meritonte të luante. "Mund të bëjmë edhe pa të", tha ai

Për ndeshjen e djeshme

"Mendoj se kemi bërë një ndeshje taktikisht shumë të mirë, skuadra u paraqit mirë, surprizoi kundërshtarët në fillim, Mungonte finalizimi në momentet e rëndësishme se kur arrin para portës duhet të gjuash për të shënuar. Në fazën mbrojtëse me tre lojtarë është interpretuar mirë, ndonëse kishim  2 nga 3 lojtarët që nuk luajnë rregullisht në Serinë A në Itali. Ishte ndeshje  me ndonjë vështirësi në fillim, me luhatje, por mendoj se në 90 minuta ishin prova të mira ato të Veselit dhe Ajetit, dy lojtarë te të cilët kam besim të madh se janë shumë të rinj dhe që kanë mundësi të rriten më shumë.

Jam shumë i kënaqur me mbrojtësin tjetër të "shpikur", Kukelin, një lojtar që bëri një ndeshje me shumë cilësi, me inteligjencë të jashtëzakonshme. Mirë ishin si Basha ashtu edhe Memushaj, edhe krahët, nga një krah Agolli dhe tjetri Hysaj. Bënë një ndeshje të mirë. Mendojs e në kompleksitet bëmë një ndeshje të mirë. Mirë edhe Roshi, Cikalleshi, apo edhe sakrifica e Lilës.

Por nuk kishim përballë lojtarë mediokër, por njerëz që bënin një mirë në kampionat të shkëlqyer në Itali, si Beloti, Imobile apo Insinje. Ky i fundit ishte protagonist në Champions, a ju kujtohet goli në Madrid? Ata patën shumë vështirësi, derisa gjeten golin në një skemë që e kishim përmendur 150 herë në stërvitje dhe e dinim që do të ishte pasim për Belotin. Bëmë një gabim individual dhe sipas meje gjyqtari me shumë bujari i dha penallti dhe nga aty ndryshoi ndeshja.

Dua të them se regjistroi 15 faulle Shqipëria, 14 Italia, 5 kartonë për ne, 0 për Italinë, Ishte karton i lehtë ndaj ndesh për gjyqtarin slloven. Kur kaluam në disavantazh, pastaj ndryshuam sistemin, pa bërë ndryshime. Në fund kaluam në 4-2-3-1 për të shfrytëzuar karakteristikat e individëve. E vetmja gjë është që pësuam këtë gol të dytë në një mënyrë të lehtë që nuk më pëlqen dhe që i jep një vlerë tjetër humbjes në një ndeshje ku djemtë duhej të meritonin më shumë. Finalja e ndeshjes ishte në rritje, i krijuam disa probleme Italisë. Ishte pozitive që debutuan dy djem që janë padyshim dy djem për të ardhmen.

Për të mbyllur analizën me shifra, kishim 11 gjuajtje në portën e tyre, por përqindje të ulët saktësie në kuadrat. Ata bënë 16 gjuajtje dhe mendoj se si numra nuk ishim keq. Ishte 54-46% mbajtja e topit për ta, por është logjike. Në pikëpamjen teknike dhe taktike ishte paraqitje pozitive, ajo që mungon është rezultati. Por ka rëndësi që luajtëm ndaj një skuadre që ka më shumë cilësi taktike e teknike pa zhgënjyer përballë tyre".

Për refuzimin e Xhakës dhe Abrashit

"Stop, asnjë refuzim. Xhaka iku se ka disa probleme. Abrashi iku se ka probleme fizike dhe kthehet në klub dhe ka problem me gjurin të djathtë që nuk e lejon të aktivizohet. Ndaj edhe mbrëmë qëndroi në pankinë me shokët".

A ka ndonjë lloj kërcënimi nga Xhaka se do të refuzojë kombëtaren për sa kohë që drejton De Biazi?

"Nuk ka asnjë lloj kërcënimi për të refuzuar ftesat. Ky është një probleme që do ta trajtojmë në atë moment, sot nuk ekziston asnjë gjë e tillë".

Arsyeja e largimit të Xhakës, ai ishte disiplinore?

"Ishte diçka krejtësisht tjetër".

Për praninë në të ardhme të Xhakës

"Që në konferencën e parë për shtyp kam thënë që dyert e kombëtares janë të hapur për të gjithë… ata që duan të bëhen pjese. Ai është një nga lojtarët që thërras vazhdimisht. Por nuk ka aureole shenjtërie mbi kokë. Nëse do të bëhet pjesë e kombëtares, ta tregojë, përndryshe mund të bëjmë edhe pa të. Kemi nevojë për njerëz të cilët nëse luajnë apo jo, japin maksimumin. Fatmirësisht, apo fatkeqësisht, nuk kemi yje rroku, kemi djem të mirë të cilët kur janë të përulur e shtyjnë, arrijmë të bëjmë gjëra si ato të kaluarat. Por nëse mendojmë se jemi të mirë, dhe duhet të luajmë gjithmonë, ky është mendimi i gabuar".

Për deklaratën rreth dorëheqjes në mediat e huaja

"Në konferencë po flisnim për incidentet, për fishekzjarrët dhe për çfarë arsye po bëhej, nëse kishte kontestim dhe kundër kujt ishte. Gazetari më pyeti a po mendoja dorëheqjen. Fatmirësisht kam një moshë të caktuar dhe më kujtohet gjithçka me detaje, edhe ku ishte i ulur kur më bëri pyetjen. Atij i thashë se jam pak në moshë dhe nuk marr kurrë vendime të nxituara. Reflektoj dhe mendoj. Meqë nuk ka arsye, nuk shoh pse.

Mua do të më pëlqente të kuptoja atë se pse pas asaj gjëje të bukur që bëmë të gjithë bashkë, lojtarë, tifozë, në Europian, në të gjithë rrugën, nuk e di pse mbrëmë ndodhi kjo. Sidomos kur unë një ditë më parë thashë se tifozët tanë janë speciale, do i këndojnë dy himnet. U ndjeva shumë keq, mbrëmë përveç rezultatit pata si ndjesi të keqe edhe këtë që nuk e prisja, ishte një plagë e thellë, se e di që shpirti i tifozëve, sidomos atyre kuqezi, është të jenë gjithmonë me skuadrën dhe jo të bëjnë atë gjë. Tani duhet që  çdokush të mbajë përgjegjësitë e tij për fajet".

Flet izraeliti i “përgjimit”: E vërteta e pajisjes që m’u bllokua në Rinas

Posted: 25 Mar 2017 07:31 AM PDT

Yoram Frig quhet izraeliti që u ndalua në aeroportin e Rinasit, me një pajisje të veçantë për të cilët prokuroria dyshon se kryen përgjime.

Ai u lirua sot, por pasaporta e tij mbahet nga autoritetet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje, pasi përgjimi në Shqipëri mund të realizohet vetëm nga autoritetet shtetërore.

Yoram Frig thotë në një intervistë ekskluzive për Gazetën Shqiptare se ai është një hetues privat që është pajtuar nga një biznesmen në Shqipëri. Izraeliti që ka ardhur edhe herë të tjera në Tiranë, mohon që të ketë kryer përgjime të paligjshme me pajisjen speciale që kishte me vete.

"Ajo pajisje nuk kryen përgjime, por identifikon dhe zbulon përgjuesit", tha Frig.

Më poshtë, intervista e plotë e hetuesit nga Izraeli i cili aktualisht nuk mund ta lerë vendin tonë pasi i është bllokuar pasaporta për hetime të mëtejshme.

Z. Frig, përse keni ardhur në Shqipëri dhe çfarë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit?

Unë jam një investigator privat, kam ardhur në Tiranë gjithsej 4 herë. 2 herë kam ardhur për të vizituar Shqipërinë dhe 2 herë për arsye pune.

Cila është arsyeja që keni ardhur për punë, çfarë pune bëni, a kishit me vete pajisje përgjimi?

Këtë herë erdha vetëm për 1 ditë e gjysëm.

Unë jam hetues privat dhe ajo që më është bllokuar, nuk është pajisje përgjimi, pra nuk kryen përgjime. Unë kam ardhur për të ushtruar kontrolle në një kompani private nëse ka ose jo përgjues.

Pra, ajo pajisje identifikon përgjuesit dhe nuk kryen përgjime.

A është aktivitet i ligjshëm?

Pajisja është e ligjshme në Izrael dhe kudo në botë. Unë jam hetues privat dhe nuk e kam ushtruar aktivitetin vetëm në Shqipëri, kam punuar në disa vende të botës. S'dua të hap probleme me askënd. Kjo është puna ime, këtë bëj unë.

Çfarë ndodhi në Rinas?

Policia më kërkoi informacion për çantën që kisha me vete dhe unë ua shpjegova.

Më mbajtën një farë kohe, humba avionin, por pastaj më lanë të lirë ndaj preva biletën tjetër. Ndërkohë, më ndaluan prapë gjë që solli një shpenzim të kotë sepse mu dogj dhe një biletë tjetër avioni.

A u ndjetë i shqetësuar?

U shqetësua familja ime, por edhe atyre ja shpjegova situatën. Pasaporta ime tani është e bllokuar bashkë me celularin tim dhe sendet e tjera personale. Do të kthehem në Izrael, sapo të më rikthehen dokumentet dhe sendet e tjera.

Ilir Çeta, historia e atentatorit të Berishës

Posted: 25 Mar 2017 06:53 AM PDT

Dritare.net sjell të plotë artikullin e gazetares Rudina Xhunga të botuar në gazetën Koha Jonë, ku atentatori Ilir Çeta hodhi një granatë dore mbi Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, në fshatin Shkallnur, më 5 qershor 1997.

Nga Rudina Xhunga

Ilir Çeta, në ditën e 26 vjetorit të lindjes, tenton të vrasë presidentin e Republikës

Ku dhe kur ndodhi atentati?

Banorët e Komunës së Rrushbullit, afro 7 km larg Durrësit, u lajmëruan për një vizitë elektorale të Presidentit, që do të zhvillohej në njërin fshat të komunës rreth orës 18.00. Komuna e Rrushbullit, e cila përfshin 8 fshatra dha ka gati 20 000 banorë, e priti Presidentin në shkollën 8 vjeçare "Hamza Muça" të fshatit Shkallnur. Z. Berisha i shoqëruar (sipas dëshmitarëve) nga rreth 14 makina me targa zyrtare arriti rreth orës 18.20. Në sheshin e vogël, ku zakonisht nxënësit mblidhen për pushimet midis orëve, kishte 250 pjesëmarrës në miting (sipas mjekut të fshatit), ose gati 2000 persona sipas ndonjë dëshmitari tjetër, që pohon se kishte shumë njerëz të panjohur, ardhur ndoshta nga fshatrat e tjerë të komunës. Pyetjes sonë në janë kontrolluar paraprakisht njerëzit, para ardhjes së Presidentit, shumëkush i përgjigjet: "Jo."

Në fshat, ndonëse kur hyjmë, një grup djemsh na thonë: "Hë do ta sillni prapë Salën?", ndihet animi politik djathtas. Ata shprehen se në 26 maj ka fituar bindshëm deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri. Shkallnuri është 100 metra larg detit, ka toka të pasura dhe prodhimtare, ka pak banorë të ardhur dhe pjesa më e madhe e fshatrave nuk ka shumë për tu ankuar nga vitet e demokracisë, duke qenë se kanë parë më keq në diktaturë. Ata tashmë janë mësuar me mungesën e ujit, prishjen e kinemasë së mëparshme, apo mospasjen e një vatre kulture si dikur, ndaj shfaqën entuziazëm për ardhjen e kreut të shtetit dhe dolën familjarisht në shesh për ta përshëndetur. Megjithatë, shumëkush është indiferent ndaj politikës. Interesohen vetëm për bukën e fëmijëve, lexojnë ndonjë gazetë, kanë dëgjuar për fushatën, por nuk kuptojnë pse pikërisht në fshatin e tyre duhej të qëllohej, Presidenti i Republikës, duke rrezikuar kësisoj jetën e njerëzve që kishin mbushur sheshin.

"Nëse dikujt s'i pëlqen Berisha – shprehet një grua- le ta vrasë ballë për ballë, por jo mes njerëzish pafaj."

Ndërkaq dëshmitë e tyre për atentatin janë nga më kontradiktoret, madje ka nga ata që pohojnë se nuk është qëlluar me bombë, por me një gur të zi. Sidoqoftë për një fakt ata të përgjigjen në union: "Nuk është dëgjuar kurrfarë shpërthimi bombe. "Koha Jonë" në numrin e së enjtes është e pasaktë."

Ata të çojnë në shtëpinë e djalit, që sipas opinionit të përgjithshëm, është heroi i ditës. Fëmija 5 vjeçar shpëtoi Presidentin nga vdekja dhe jo vetëm atë…

Si dështoi tentativa vrasëse?

Nga një shtëpi e vjetër dhe modeste e Shkallnurit nxjerr kokën një djalë 5 vjeçar, i cili tregon se: "Kur njerëzit thërrisnin "Rroftë Sali Berisha" unë i ngritur në krahë nga babi, pashë një burrë që mbante në gojë një gjë jeshile. Thirra: "Ba, ky xhaxhi ka një gjë" dhe pastaj u bë rrëmujë e madhe. Kur rrëmuja mbaroi një burrë pranë xhaxhi Saliut më puthi duke më falënderuar që i shpëtova jetën."

Djali quhet Lorenc Bruci, ndërsa babanë e tij Islam Bruci, që nuk ndodhej në shtëpi, detyrohemi ta kërkojmë në Bishtpallë, ku punon si kuzhinier në Repartin e Marinës. Ai rrëfen se ndodhej 5 metra larg Presidentit dhe ndërsa ai kishte rreth 8 minuta që fliste, i biri i tërheq vëmendjen për një njeri pas tij. Kur kthen kokën shikon se tjetri po përpiqej të hiqte me dhëmbë siguresën e një granate jeshile. Ndërsa lëshon djalin nga krahët, njeriu thërret "Poshtë Sali Berisha" dhe nuk mundet të vazhdojë më heqjen e  siguresës, pasi Islami i hidhet sipër për ta ndaluar. Megjithatë ai e hedh granatën, që bie mbi mikrofonin e instaluar, e rrëzon, godet derën e shkollës, për të përfunduar në këmbët e njerëzve. Granata edhe pse e hedhur kuturu, kishte shënjuar presidentin, i cili me një anim koke ka mundur t'i shpëtojë. Njëri prej rojeve presidenciale e ka marrë granatën në dorë, që Bruci shpjegon se ishte ofensive me rreze veprimi 200 m, (Islam Bruci e saktëson këtë fakt, para se të dhënat të jepeshin në lajmet e orës 20.00) duke e çaktivizuar. Ndërsa populli është zmbrapsur, kanë ardhur menjëherë pranë granatahedhësit, të izoluar nga Bruci, dy roje të presidentit, një civil i panjohur dhe Azem Hajdari.

Gjithmonë sipas dëshmitarit, civili, por dhe dy të tjerët, që ai i epiteton "të sigurimit", kanë nisur ta qëllojnë atentatorin dhe janë ndaluar vetëm kur Hajdari i ka urdhëruar: "Mos e vrisni. Na duhet!". Mandej e kanë larguar me një makinë drejt Tiranës, ndërsa populli dhe rojet e tjera janë afruar sërish, dhe Presidenti, me gjithë kundërshtimin e shoqëruesve, ka dalë nga qoshja ku e kanë futur për ta mbrojtur, duke vazhduar fjalimin ku e kishte lënë. Në fund, ndërsa Berisha largohej, Lorenci 5 vjeçar i është afruar me një tufë lulesh që i shtrëngonte në duar prej fillimit të mitingut dhe i ka pëshpëritur, teksa e përqafonte: "Xhaxhi duam paqe". "Unë –thotë Islam Bruci- jam i lumtur që i shpëtova jetën Presidentit, kur një gjë të tillë s'e bënë dot as rojet e shumta, që u larguan të trembur, më keq se populli. E mbulova me trupin tim djalin që hodhi granatën dhe isha i vendosur të mos e lija të ikte, derisa arritën ata që nisën ta qëllojnë. Presidentin ne e kemi zgjedhur vetë. Do e heqim po vetë po s'na pëlqeu, por si lejohet kujt ta vrasë. Unë nuk pretendoj shpërblim për atë që bëra, dua vetëm që Berisha t'i sigurojë jetën djalit tim, sepse mund t'i shkrepet ndokujt t'i bëjë keq dhe unë pa të s'kam ç'e dua jetën."

Kush ishte atentatori?

Në gurët përqark shkollës dallohet dukshëm gjaku i tharë i Ilir Çetës, djalit që ditën e tij të lindjes, ndërsa mbushte 26 vjeç hodhi granatën mbi Berishën. Në shtëpinë e tij të madhe dhe të rregulluar kujdesshëm, në qendrën e Rrushbullit, derën ta hap nusja e vëllait e rrethuar nga fëmijët dhe të afërmit e komshinjtë, të gjithë të çuditur për ndodhinë e jashtëzakonshme. Motra e Ilirit të tregon se familja e tyre ka ardhur në vitin '69 nga Borova e Peshkopisë. Në shtëpinë trashëgim nga babai jetojnë dy djem të martuar dhe dy vajza të pamartuara. Një djalë i familjes ka vdekur në moshën 10 vjeçare, i shtypur nga një makinë pranë shtëpisë. Pas vdekjes së babit 3 vjet më parë dhe ky i aksidentuar nga makina, ndërsa lëvizte me të shoqen me biçikletë, dy djemtë, duke qenë gollobordas e rrjedhimisht zanatçinj ndërtimi, iu kushtuan llaçit dhe tullave për të siguruar jetesën. Në 22 shtator Iliri martohet me një vajzë 20 vjeçare nga Rrushbulli që pas 2 muajsh do e bëjë baba. Të afërmit tregojnë se Iliri i ishte dedikuar vetëm punës, nuk njihte asnjë lloj ambienti tjetër veç rrugës shtëpi –punë. Lekët e grumbulluara gjatë këtyre viteve i kishte humbur të gjitha tek Xhaferri dhe Populli, por pa shfaqur zemërim të madh, vazhdonte të punonte edhe më shumë në pritje të lindjes së djalit. Politika nuk i ka interesuar kurrë, madje as lajmet nuk kishte kohë t'i shikonte. Jo vetëm nuk ka manifestuar kurrë ide të majta, apo të djathta, por edhe në votimet e 26 majit nuk kishte shkuar, pasi nuk i sollën fletë votimi.

Të mërkurën, ditën kur ka ndodhur ngjarja, Iliri nuk ishte në punë, pasi hoteli gjashtëkatësh ku ai punonte i kishte përfunduar punimet e jashtme. Ka shkuar në kafe, ku kamerierja të tregon se ka pirë një kafe dhe një teke ponç si ngaherë dhe pasi ka ngrënë drekë në shtëpi ka shkuar me të shoqen nga prindërit e saj. Atje ka ndenjur deri në orën 16.00 dhe mandej është nisur te tezja e tij në plazh, duke lajmëruar se dhe mund të flinte andej, siç bënte shpesh, qëkur 3 djemtë e saj ishin larguar për në Maqedoni. Njerëzit e shtëpisë nuk ishin bërë merak për mosardhjen e tij për darkë dhe ndërsa përgatiteshin të flinin, në orën 10.30 kanë dëgjuar të trokitura të forta.

Kur djali i madh ka hapur derën, policë të armatosur janë futur në shtëpi dhe kanë nisur kontrollin, pa treguar për ç'kishte ndodhur. Njëra nga vajzat ka kaluar gardhin për të lajmëruar djemtë e hallës, dhe ndërkaq shtëpia është kthyer përmbys. Një polic lajmëron me radio se në shtëpi nuk kishte armë dhe ndërsa njerëzit e shtëpisë që s'kishin asnjë ide për ç'kish ndodhur kërkojnë shpjegime, policët marrin me vete "për 5 minuta sqarim", vëllain e Ilirit, i cili i ndoqi pas zbathur siç rrinte në shtëpi, nënën, nusen shtatzënë në muajin e shtatë, dy djemtë e xhaxhait, hallën 65 vjeçare me djalin dhe vjehrrin e Ilirit bashkë me djalin e tyre.

Ata që kanë ngelur në shtëpi të tregojnë se vetëm të nesërmen kanë marr vesh nga radio për ç'kishte bërë Iliri dhe se njerëzit e shtëpisë ndodheshin në Komisariatin e Policisë Durrës, ku janë ende. Ndërkaq në spital nuk i kanë lejuar të hyjnë dhe nuk dinë në ç'gjendje ndodhet Iliri.

Janë jo vetëm të çuditur, por nuk arrijnë të besojnë se ai mund të ketë kryer një akt të tillë, pasi jo vetëm s'kishte shprehur kurrë urrejtje për presidentin, por s'kishte pasur ndonjëherë asnjë lloj armë në shtëpi që edhe sikur t'ia jepte kush s'kishte pse ta përdorte, sepse ishte tip i zakonshëm, i qetë, shikonte punën e vet dhe familjen e vet. "E megjithatë- thonë ata- dhe nëse është e vërtetë ajo çka dëgjuam në televizor, që Iliri të ketë rrezikuar jetën e Presidentit, të paktën të trajtohet e gjykohet si njeri dhe të lirohen njerëzit e shtëpisë së tij, që s'kanë faj."/dritare.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more