Skip to main content

Tirana Observer: “Foto e rrallë/ Kur Ben Blushi dhe Ed Shalsi ishin miq” plus 9 more

Tirana Observer: “Foto e rrallë/ Kur Ben Blushi dhe Ed Shalsi ishin miq” plus 9 more


Foto e rrallë/ Kur Ben Blushi dhe Ed Shalsi ishin miq

Posted: 23 Mar 2017 09:39 AM PDT

Kreu i Librës Ben Blushi dhe Ministri i sapodekretuar Ed Shalsi janë përplasur sot ashpër në parlament.

Për ata që nuk e dinë, Ben Blushi dhe Ed Shalsi nuk janë thjeshtë anëtarë të PS, ku njëri është afruar në 1997 dhe tjetri në 2005.

Ben Blushi dhe Ed Shalsi kanë qenë miq të vjetër që nga koha që studionin në Gjimnazin Sami Frashëri në Tirana.

Shalsi ka qenë një vit sipër Blushit, por ata frekuentonin po të njëjtin rreth miqësor dhe shoqëroheshin shumë bashkë.

Pas vitit 1990 Blushi ndoqi rrugën e gazetarisë ndërsa Shalsi vijoi profesionin e tij. Ai filloi të punonte në një bankë deri në vitin 2002, ku me gjasë, ishte Blushi që e afroi në Qeverinë e Nanos dhe më pas Rama që e mori si Shef Kabineti në Bashki.

Në një farë mënyrë, Blushi ka qenë suportues për mikun e tij të vjetër dhe për karrierën e tij në fillimet e saj.

Blushi dhe Shalsi e kanë ruajtur etikën mes tyre, por në këtë rast tensioni politik nuk i ka kursyer. Opinion.al po sjell një foto të rrallë të Blushit dhe Shalsit, kur njëri ishte student i Letërsisë dhe tjetri i Ekonomikut në vitin 1988 thuajse 29 vjet më parë.

Fotoja është shkrepur aty ku dilnin gjithë qytetarët e Tiranës në lulishten që nuk ekziston më, pas monumentit të Skëndërbeut!

Ben Blushi është në këmbë, në mes. Shalsi ulur po në mes./Opinion.al

A ishte spiun Visar Zhiti? Ja dokumenti që nxjerr bllof Presidentin

Posted: 23 Mar 2017 09:27 AM PDT

Në një konflikt që nisi si debat parimor, në lidhje me dekretimin e Fatmir Xhafajt si Ministër të Brendshëm nga Presidenti Nishani, përplasja mes Nishanit dhe ish-Ministrit Visar Zhiti ka degraduar në larje hesapesh për llogari personale.

Konflikti mes të dyve e ka zanafillën pak vite më parë, kur Nishani nuk e dekretoi Zhitin për ambasador në Vatikan, që shkaktoi edhe përplasjen e parë midis tyre, ndërsa sot Zhiti nën petkun e një ish të burgosuri të diktaturës, sulmon Nishanin për dekretimin e Xhafajt.

Visar Zhiti akuzoi ashpër Presidentin Nishani për dekretimin e Fatmir Xhafajt si Ministër, pasi ai akuzohet se ka torturuar njerëz gjatë regjimit komunist, për llogari të këtij regjimi. Nishani nuk vonoi të reagonte, duke akuzuar Zhitin si ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë e ka quajtur të ngarkuarin me punë në Vatikan, si "jo të qëndrueshëm psiqikisht", por Kreu i Shtetit ka shkuar edhe me tej, duke publikuar një mesazh të një ish-të përndjekuri me inicialet P.V., sipas të cilit Visar Zhiti ka qenë spiun dhe bashkëpunëtor në administratën e Burgut të Spaçit, ku ka ndikuar në riarrestimin e të dënuarve politikë-raporton Lapsi.

Visar Zhiti i ka mohuar kategorikisht këto akuza duke i quajtur shpifje ordinere dhe duke deklaruar se ka kundërshtuar këtë "ofertë", gjatë kohës që vuante dënimin në burgun famëkeq të Spaçit.

Në krah të Zhitit sot ka dalë botuesi Luan Pengili, i cili ka postuar në Facebook një foto ku tregohet një shkresë e vitit 1985 (shif foton poshtë), ku shkruhet se Zhiti nuk ka pranuar të punojë si spiun për llogari të ish-Sigurimit të Shtetit.

Fotos së postuar, Luan Pengili i ka lidhur një shkrim në të cilin, mes të tjerash, thuhet se Presidenti Nishani duhet të vërtetojë akuzat ndaj Zhitit, si ish-spiun të Sigurimit, për t'iu hequr epiteti i shpifësit.

"Midis të tjerave Visari më thotë që ka gjetur edhe dokumentin që ai refuzon në mënyrë kategorike bashkëpunimin me strukturat e sigurimit. Ja kërkova atë dokument e ai ma dha. E pyeta atëherë përse nuk e publikonte, por mora përgjigjen: "Njerëzit më njohin!"

Por sot Visar po të të them atë që ta kam shprehur atje, vite më parë: "Të njohin njerëzit, por nuk të njohin shpifësit!"

Sot po e botoj këtë dokument!."

Basha nga SHBA: Parlamenti e qeveria, nën kontrollin e krimit

Posted: 23 Mar 2017 09:09 AM PDT

Përplasjet e ashpra gjatë seancës plenare kanë tërhequr vëmendjen e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara.

Në reagimin e tij në Facebook, Basha shkruan se seanca dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. "Edhe kur për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme", shkruan kreu demokrat.

Sipas tij, edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. "Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe", thekson kryetari i PD-së.

Rama kërkonte votat për ministrat, Meta zgjedh veterinerët

Posted: 23 Mar 2017 07:25 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk ishte i pranishëm sot gjatë votimit të katër ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Kreu i LSI-së ishte në një takim me veterinerët, ndërkohë që në Parlament maxhoranca po përpiqej të bënte votat e nevojshme për të votuar dekretet e Presidentit.

Gjatë fjalës së tij Meta nënvizoi mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj dege të mjekësisë si një domosdoshmëri jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, por edhe me arritjen e standardeve më të larta për prodhimet blegtorale.

"Njëkohësisht, dua të theksoj rëndësinë e mbështetjes më tej të rritjes së cilësisë së këtij shërbimi dhe të modernizimit të tij si një domosdoshmëri, jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, që është tashmë prioritar, por njëkohësisht është i lidhur ngushtë edhe me arritjen e standardeve për prodhimet tona blegtorale për rritjen e eksportit. Çka është një domosdoshmëri, jo vetëm për rritjen e prodhimit në vend, jo vetëm për rritjen e të ardhurave të ekonomisë kombëtare, por edhe për rritjen e të ardhurave të fermerëve tanë kudo në të gjithë vendin", shtoi Meta.

Masakër me lëndë plasëse në Fierzë, 20 ton peshk i ngordhur në bregun e liqenit

Posted: 23 Mar 2017 07:00 AM PDT

Rreth 20 ton peshk i llojit Gjuc është gjetur i ngordhur në brigjet e Liqenit të Fierzës në 24 orët e fundit. Peshqit e ngordhur janë gjetur të përhapur në një gjatësi prej 10 km vijë panoramike në brigjet e liqenit, nga ura e Drinit te Zi deri tek ura e Drinit të Bardhë.

Specialistët bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 20 ton peshk Gjuc të ngordhur, sasia më e madhe e dëmtuar ndonjëherë në në këtë zonë.

Sipas tyre, ngordhja është shkaktuar si pasojë e gjuetisë së paligjshme me lëndë plasëse.

Ende nuk ka një hetim lidhur me këtë çështje, e cila për biologët është katastrofa më e madhe ekologjike në Liqenin e Fierzës.

INTERVISTA/ De Biasi: Sot mund të isha në stolin e Italisë… E di kush tha “jo”

Posted: 23 Mar 2017 06:55 AM PDT

Gianni De Biasi, trajneri i Shqipërisë që nesër do të përballet me Italinë e Gian Piero Ventura-s në kuadër të kualifikueseve "Rusia 2018", ka dhënë një intervistë për "Gazzetta dello Sport" duke zbuluar prapaskena të rëndësishme të karrierës së tij.

"Pesë vjet më parë nuk do ta kisha menduar kurrë se do të qëndroja në drejtimin e kësaj skuadre kaq gjatë. Madje në fillim ju isha përgjigjur kategorikisht jo. Më pas në një hotel në Milano u treguan aq bindës sa në fund të takimit kur më telefonoi Lecce e refuzova, sepse ndërkohë kisha dhënë përgjigje pozitive. Kam nevojë për sfida gjithmonë të freskëta dhe ajo që më propozoi Shqipëria ishte shumë e freskët, dhe është akoma e tillë kur ëndërron Botërorin, pavarësisht se arsyeja thotë diçka tjetër", rrëfen momentin e arritjes së marrëveshjes me kombëtaren kuqezi 60-vjeçari nga Sarmede.

Pas largimit të Antonio Contes, ndër emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Italisë ishte edhe Gianni De Biasi. Por në stolin e "Axurrëve" u ngjit Gian Piero Ventura.

"E urrej zilinë dhe ziliqarët. Më bezdis ai që nuk ngjit piramidën dhe nxjerr justifikime, jo ai që nuk ia del. Për këtë arsye, edhe nëse kombëtarja do të ishte kurorëzimi i një karriere e ndërtuar thuajse e gjitha në provincë, nuk e kam zili Ventura-n. Atij do "t'i vidhja" Belotti-n, Immobile-n, Insigne-n që po kalon një gjendje shumë të mire. Conte kishte më pak karta për të luajtur", u shpreh trajneri kuqezi i cili gjithashtu tregon se e di kush është personi që e pengoi të kurorëzonte ëndrrën e tij.

"Po, sot mund të isha unë në vend të tij. Ose të paktën këtë kisha shpresuar, dhe shumë madje, pasi isha takuar me një nga drejtuesit e Figc: mendoja se isha i pari, por papritur diçka ndryshoi dhe Ventura më parakaloi. Se çfarë ndryshoi e mësova në nëntor në Como, në Simpoziumin e Shoqërisë Europiane të Trajnerëve. Në darkë Tavecchio më zbuloi se një person, vetëm njëri, më pengoi duke vendosur veton e tij. Sigurisht që më tregoi se kush ishte, por është shpejt për ta zbuluar. Do t'jua tregoj në kohën e duhur, atij të parit. Ndoshta ajo ditë nuk është dhe aq larg…".

Fatmir Xhafaj emërohet ministër i Brendshëm, por pa Metën e Idrizin

Posted: 23 Mar 2017 06:24 AM PDT

Kuvendi ka votuar në seancën e sotme plenare dekretet e Presidentit për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Kështu Fatmir Xhafaj është emëruar ministër i Brendshëm me 76 vota pro dhe asnjë kundër. Pro tij kanë kaluar edhe votat e LSI, por pa votën e Shpëtim Idrizit, dhe Ilir Metës, të cilët nuk ishin të pranishëm në seancë.

Sakaq, pa votat e këtyre dy të fundit, u miratua me 75 vota pro edhe shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Më pas, shkarkimit të tre ministrave të tjerë Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi i është bashkuar edhe vota e Idrizit.

Po kështu, me votat e mazhorancës, (79 vota pro) por pa Metën dhe Idrizin, u miratua edhe emërimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Shëndetësisë.

Eduart Shalsi u emërua me 76 vota pro ministër për Çështjet Vendore.

Për dekretet e Presidentit Nishani për emërimin e Olta Xhaçkës, ministre e Mirëqenies Sociale, dhe për shkarkimin e Blendi Klosit, u votua dy herë.

Seanca e sotme zhvillohet sërish pa opozitën, e cila prej më shumë se një muaji vijon të bojkotojë Parlamentin duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që sipas saj do të mbahen nga një qeveri teknike.

 

Foto/ Rashel në një lidhje me Noizyn? Ja çfarë thotë ajo për pushimet në Itali

Posted: 23 Mar 2017 06:12 AM PDT

Ditën e sotme mediat dhe portalet online kanë folur për një lidhje të mundshme mes reperit Noizy dhe bukuroshes Rashel Kolaneci të cilën e shihni çdo të shtunë përkrah Ermal Mamaqit në 'Xing me Ermalin'.

Shkak për këto zëra u bënë disa foto të Noizyt në Venezia dhe të Rashelit po në Itali, duke aluduar se ata kishin bërë një 'arratisje romantike' në qytetin e gondolave, por e kontaktuar nga 'Xing.al', Rashel ka hedhur poshtë çdo zë të mundshëm mbi një lidhje me reperin.

"Asgjë nuk është e vërtet, unë ndodhem në Padova, qytet tjetër italian dhe kam ardhur këtu me familjen!", thotë Rashel për 'Xing.al', e në fakt duke qenë se bukuroshja është vetëm 17 vjeç, ajo nuk mund të udhëtoj jashtë vendit pa njërin prej prindërve ose pa një prokurë të veçantë prej tyre.

Për më tepër, nga fotot e saj, duket qartësisht që është në Padova dhe jo me një mashkull.

Poni prezanton për herë të parë bashkëshortin

Posted: 23 Mar 2017 06:06 AM PDT

Ndonëse kanë vite bashkë, këngëtarja shqiptare Poni kishte arritur për shumë kohë të fshehë bashkëshortin e saj nga mediat. Megjithatë, misteri ka mori fund, pasi në një fotografi të publikuar në Instagram, ajo ka shfaqur imazhin e të shoqit.

Bashkëshorti i saj edhe pse nuk vërehet aq shumë në fotografinë e ndarë me adhuruesit, shihet teksa kanë kaluar së bashku një ditë të mrekullueshme në natyrë. Çifti i martuar gëzojnë dhe një djalë.

Elita Rudi ‘kopjon’ Fjolla Morinën? Shihni fotot e fundit të modeles shqiptare

Posted: 23 Mar 2017 05:51 AM PDT

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Elita Rudi së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik. Në fotot e realizuar nga fotografi i njohur Veton Osmani, Elita shfaqet mjaft seksi. Në një nga fotot e setit të publikuar së fundmi në Instagram, Elita shfaqet mjaft joshëse e veshur me një fustan rrjete, ku në sy bien vetëm të brendshmet e saj të zeza. Por një imazh të tillë kemi patur rastin ta shohim muaj më parë në setin fotografik të këngëtares Fjolla Morina. Veshjet janë shumë të ngjashme, por nuk mund të thuhet se janë krejtësisht njësoj, megjithatë prapëseprapë kjo bën që të duket sikur Elita të jetë "inspiruar" nga seti fotografik i koleges së saj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more