Skip to main content

Tirana Observer: “Ermal Mamaqi: Doja të bëhesha tenor, por kur pashë pagesën..” plus 9 more

Tirana Observer: “Ermal Mamaqi: Doja të bëhesha tenor, por kur pashë pagesën..” plus 9 more


Ermal Mamaqi: Doja të bëhesha tenor, por kur pashë pagesën..

Posted: 31 Mar 2017 09:19 AM PDT

Nëse dikur ishte një nga personazhet që premtonte për të ardhmen, sot është nga më të suksesshmit në atë që bën.

Ermal Mamaqi duket se fjalën sukses e ka pjesë të vetes dhe e përcjell në çdo fushë që shkel.

"Xing me Ermalin", çdo të shtunë është një nga programet më të ndjekur, edhe kur nuk kishte konkurrencë, por edhe tani që ka disa emisione të tjerë përballë në fashën orare që transmetohet.

I ftuar ditën e sotme në emisionin "Rudina" ai ka ndarë një sekret të vogël që ka të bëjë me suksesin e tij, ose për ta thënë më saktë një këshillë që ka për të gjithë njerëzit.

"Emisoni i ka tejkaluar pritshmëritë, sepse fillimisht nuk kishim konkurrencë në kanalet e tjera. Gjatë muajve në vijim e kam kuptuar nga interesi i publikut dhe i të ftuarve, që disa herë më kërkojnë vetë të jenë në emision", ka komentuar ai fillimisht mbi suksesin e emisionit.

Ai ka treguar dhe për ëndrrën e tij.

"Kam studiuar në lice për muzikë, kisha shumë dëshirë të bëhesha tenor. Ndoshta do interpretoja sot në TOB. Por mbaj mend në gjimnaz se si isha përgatitur 3 muaj për një shfaqje dhe pagesa që mora ishte qesharake. Në atë moment i thashë vetes që nuk është kjo e ardhmja ime, ajo që dua të bëj", tregoi ai.

Ndërsa përsa i përket formulës së tij të suksesit, ai ka thënë:

"Gjithmonë them që kam fat, madje cover të telefonit kam një sfond ku shkruhet: Ditë pas dite në çdo mënyrë unë do të bëhem gjithmonë e më mirë. E lexoj më shumë se 10 herë në ditë. Me mua ka funksionuar".

Dënohet hakerja e ushtrisë shqiptare, kopjoi gjithçka nga kompjuteri i Drejtorit të Sigurisë

Posted: 31 Mar 2017 07:00 AM PDT

Shefja e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes AISM, në Ministrinë e Mbrojtjes, ka hakeruar kompjuterin e drejtorit të kësaj agjencie duke kopjuar gjithçka që ai kishte në kompjuter.

Ky veprim përveçse alarmoi drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ishin thyer masat e sigurisë kibernetike, në agjencinë, që duhet të garantonte të dhënat kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes, që është edhe pjesë e NATO-s, ka pasjellë edhe dënimin e hakeres Elfrida Bardhanjori me 18 muaj në shërbim prove.

Kjo e fundit, duke qenë shefe e sektorit të mbrojtjes kibernetike, ka shfrytëzuar serverin e agjencisë për t'u futur ilegalisht dhe kopjuar të gjitha të dhënat në kompjuterin e drejtorit të AISM në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Kam marrë gjithë informacionin që ndodhej në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm me qëllimin për t'i bërë kopje të gjithë informacionit që ky drejtor dispononte, meqenëse për të kishte dalë urdhri i largimit nga detyra", ka thënë Bardhanjori.

Pasi ndërhyrja kompjuterike është zbuluar, e pandehura Bardhanjori ka fshirë të gjithë informacionin e kopjuar si dhe logfilet nga kompjuteri i saj.

Nga ekspertiza kompjuterike e kryer për këtë rast ekspertët nuk kanë mundur dot të përcaktojnë se çfarë materialesh janë kopjuar nga kompjuteri i Drejtorit të Agjencisë se Inteligjencës dhe Sigurisë.

Ndërsa gjykimi i shkurtuar nuk lejon deklarimet e të pandehurës në gjykim, pasi procedohet direkt me konkluzionet përfundimtare. Nga ana tjetër, zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes ka deklaruar për Top Channel se nga rasti në fjalë nuk janë kopjuar apo shpërndarë materiale me karakter sekret, as të ushtrisë shqiptare dhe as të aleancës e NATO-s, ndërsa nuk kanë specifikuar natyrën e informacioneve që janë kopjuar në mënyrë të kundërligjshme./TCH

Shoqërohet në polici Nard Koka

Posted: 31 Mar 2017 06:48 AM PDT

Leonard Koka, vëllai i Ministri të Mjedisit, Lefter Kokës është shoqëruar sot në policinë e Durrësit pas një konflikti me një punonjës policie.

Mësohet se konflikti nisi kur djali i Leonard Kokës, që lëvizte me makinë është ndaluar nga polici i qarkullimit.

Punonjësi i policisë do t'i vendoste gjobë, por ka hasur në kundërshtimet e Nar Kokës që është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime.

Shoqërimi i tij në Policinë e Durrësit është bërë në 4-vjetorin e darkës së "ngjalave", ku u arrit edhe marrëveshja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, në të cilën Nard Koka ishte ndërmjetësi.

 

 

 

Kim Kardashian me “look” të ri

Posted: 31 Mar 2017 06:40 AM PDT

Kim është fotografuar këtë të enjte në Beverly Hills, Kaliforni, ku kaloi nje ditë të këndshme me familjarë të saj.  Këtë herë, te Kim, binte në sy mungesa e "extensions"-it që ajo përdor shpesh në daljet e saj publike.

Dekolteja e zezë dhe xhinset e ngushta, nxirrnin në pah më së miri format tejet joshëse të modeles. Kourtney Kardashian dhe Larsa Pippen ishin dy modelet e tjera bukuroshe që shoqëruan Kim në këtë drekë, ku binte në sy prania, tërë kohës, e truprojave. Këta të fundit shoqërojnë kudo, Kim dhe familiarët e saj, që prej grabitjes së famshme në tetor, në Paris.

Danjeli “tremb” Fotininë në Big Brother: Ne e kemi në traditë rrahjen e gruas, ndaj sa të dalësh…

Posted: 31 Mar 2017 06:08 AM PDT

Danjeli dhe Fotinia janë veçuar nga banorët e tjerë në shtëpinë e çifteve dhe flasin e ngacmohen me njëri-tjetrin me shaka. Danjeli i thotë me shaka se nga anët e tij është traditë "rrahja e gruas".

"E kemi traditë ne që rrafim femrat, kështu që sa të dalësh…", i thotë ai. "Ça është ky muhabet se me hoqe trurin fare tani?", i kthehet ajo më shaka.

Që të dy ata flasin edhe për rrjetet sociale. Fotinia thotë se jashtë ka një shoqe që i menaxhon "Fan Page" e saj në Facebook, ndërsa Danjeli i propozoi që të hapin një "Fan Page" të përbashkët.

Luan Rama i përgjigjet Tahirit: LSI s’i shkel syrin askujt

Posted: 31 Mar 2017 06:06 AM PDT

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka zhvilluar sot një takim me banorët e Bashkisë së Vaut të Dejës, ndërsa i ka kthyer përgjigje edhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

"LSI është një forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ia luan syrin as PD-së dhe as PS-së, ajo i ka sytë tek e vërteta dhe qytetarët", tha Rama gjatë këtij takimi.

Ai ka theksuar se, LSI do zgjedhje sipas standardeve për Shqipërinë dhe jo zgjedhje për partinë dhe më tej ka komentuar deklaratën e Shpëtim Idrizit, që i bënte thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës të gjejnë një zgjidhje për situatën politike.

"Propozimet e Shpëtim Idrizit janë përpjekje për kontribut pozitiv. Mbështesim thelbin racional të propozimeve të Idrizit", ka thënë Rama.

Dje, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri me anë të një statusi dje në "Facebook" i cilësoi goditje tendencioze sulmet e LSI ndaj qeverisë, pavarësisht se është pjesë e koalicionit qeverisës.

Tahiri tha se LSI po sulmonte PS-në duke i shkelur syrin PD-së.

Tri “zonjat e hekurta” që do bëjnë vettingun për gjyqtarët e prokurorët

Posted: 31 Mar 2017 05:49 AM PDT

Mes emrave që do kalojnë në "sitë" prokurorët dhe gjyqtarët e vendit bie në sy ai i ish-kryeprokurores Ina Rama, ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj si dhe ai i Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla.

Ishte Avokati i Popullit, Igli Totozani ai që publikoi listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të qënë anëtarë të komisioneve të vettingut, mes të cilëve binin në sy emrat e tre zonjave të "hekurta".

Mes të përzgjedhurve bie në sy edhe emri i ish-zv/prokurorit të Përgjithshëm, Fatos Dervishi si dhe ai i anëtarit të KLD-së që kandidon për kolegjin penal, Sokol Ccomo.

Ndërsa në listën e të skualifikuarve mes 109 emrave të bien në sy dy punonjës të Presidencës, ish- shefi i qarkullimit të Tiranës Krenar Ahmeti.

 

KUSH ËSHTË INA RAMA

Ina Rama lindi më 21 nëntor të vitit 1972, në Durrës.Në vitin 1995 ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik me notë mestare 9,4. Deri në vitin 1999 ka punuar si ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, për të filluar më pas shkollën e Magjistraturës, të cilën e ka përfunduar në vitin 2001, periudhë gjatë së cilës ka kryer edhe stazhin si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2002 emërohet gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, ku punon deri në fund të vitit 2004. Fillimi i vitit 2005 do ta gjejë Ramën si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe në prill të po atij viti ka filluar të kryejë edhe funksionet e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, në janar tė vitit 2007, Ina Rama fiton statusin e ekspertes në programin e trajnimit vazhdues për gjyqtarët, e realizuar nga Shkolla e Magjistraturës. Mbajti postin e kryeprokurores së vendit që nga 2007.Pas demonstratës së 21 janarit 2011, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha e akuzoi Ina Ramën dhe Presidentin Bamir Topi që kishin bashkëpunuar me kreun e opozitës, së saj kohe Edi Ramën për të bërë një puç shtetëror.

 

KUSH ËSHTË SHPRESA BECAJ

Ka lindur në Kukës në vitin 1961. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit është emëruar K/Sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1985 është emëruar Këshilltare Ligjore po në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh. Në vitin 1987 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 1990. Në vitin 1990 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 1994 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2004 është emëruar Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 2006 ku ka dhënë dorëheqjen me daljen e ligjit "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike". Me Dekretin nr.4156 datë 23 Mars 2004, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është emëruar Anëtare e Gjykatës së Lartë.

Me Dekretin nr.5709 datë 08 Maj 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dekorohet me Urdhërin "Naim Frashëri" i Artë.

Me Dekretin nr.5913 datë 08 Tetor 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Mban, për shkak të detyrës, postin e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës dhe Kryetar i Bordit të Zyrës së Administrimti të Buxhetit Gjyqësor.

KUSH ËSHTË ALBANA SHTYLLA

Ka lindur më 24.05.1970 dhe ëshrtë e martuar. Zonja Shtylla ka kryer studimet e larta si juriste në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtesise 1988- 1992. Në 2016 ka mbaruar një master ne Studime Europiane, ndërsa një vit më vonë një tjetër në Harvard. Nga 4 tetori 2013 e në vazhdim ajo është Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe anëtare e KQZ-së, Përfaqësuese e autorizuar e Kuvendit të Shqipërisë në Gjykatë Kushtuetuese si dhe në të gjitha procesete gjyqësore, ku Kuvendi është palë. Po ashtu është edhe Pedagoge e Jashmte/Lektore e të Drejtës Publike/Lektore e të Drejtes së Punës. Shtylla njihet edhe si Eksperte ligjore e "IKON Institute", per hartimin e ndryshimeve ne ligjin shqiptar "Per regjistrimin e popullsise dhe banesave, 2012. Ka qënë Anetare e grupit te negociatoreve per marreveshjen e Stabilizim-Asocimit BE-Shqiperi, perfaqesuese e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. 2003-2006. Ndërsa në vitet 2004 – 2006 ka qënë Anetare e Grupit Nderministror te Perafrimit te Legjislacionit Shqiptar me legjislacionin e BE. 2004 – 2006. Ajo ka qënë Anetare e Komisionit Qendror te Apelimit ISSH 1994-1998.

 

Zjarr shkrumbon 200 ha pyje në Vaun e Dejës

Posted: 31 Mar 2017 05:31 AM PDT

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Ungrej të Bashkisë së Vaut të Dejës. Deri më tani besohet se janë shkrumbuar rreth 200 hektarë pyje. Zjarri vijon të mbetet aktiv prej orësh pasi si pasojë e terrenit të vështirë malorë forcat zjarrfikëse e kanë shumë të vështirë të ndërhyjnë. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe rreth 30 forca të ushtrisë. Policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare por ekzistojnë dyshimet që zjarri të jetë shkaktuar nga barinjtë për të hapur kullota të reja.

Foto/ Familja Haradinaj bashkohet në Francë

Posted: 31 Mar 2017 05:15 AM PDT

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon të qëndrojë i bllokuar në Francë në pritje të vendimit që do të merret për të, më 6 prill.

Për më shumë se tre muaj ai ka mbetur në Francë, larg familjes dhe të afërmve të tij që prej akt akuzës të lëshuar nga Serbia.

Megjithatë, dita e sotme duket se ka nisur bukur për të, pasi e gjithë familja e tij, bashkëshortja dhe tre fëmijët kanë shkruar të vizitojnë.

Anita ka publikuar në rrjete sociale një foto ku duken të pestë bashkë dhe të buzëqeshur. Ndoshta ata do të qëndrojnë në Francë deri më 6 prill për të parë edhe vendimin e drejtësisë.

Foto/ Arrestohet aktori i njohur turk, u kap me kanabis

Posted: 31 Mar 2017 04:57 AM PDT

Policia e Qipros ka arrestuar në flagrancë aktorin e njohur turk të serialit "Karaday", gjatë kohës që ai ishte duke hyrë aeroportin "TRNC Ercan". Yurdaer Okur u kap me 1 gram drogë, saktësisht kërp Indian dhe u dërgua menjëherë në rajonin e Policisë. Siç bën me dije mediat turke sasia e kanabisit që mbante aktori u dedektua nga qentë anti-drogë. Ai është i njohur për publikun shqiptar në rolin e Turgut Savcı në serialin "Karaday". Ai do të paraqitet sot para gjykatës, e cila do vendosë nëse do ta lërë të lirë apo do të marrë masa sigurie. Sipas ligjeve të Qipros, ai që kapet me kanabis ose dëbohet ose burgoset.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more