Skip to main content

Tirana Observer: “Aktorët turq të cilët gjatë serialeve u dashuruan edhe në realitet” plus 9 more

Tirana Observer: “Aktorët turq të cilët gjatë serialeve u dashuruan edhe në realitet” plus 9 more


Aktorët turq të cilët gjatë serialeve u dashuruan edhe në realitet

Posted: 30 Mar 2017 10:00 AM PDT

Serialet turke po tërheqin gjithnjë e më shumë publikun, ato janë të suksesshme falë edhe aktorëve simpatik që marrin pjesë në to. Kështu gjatë xhirimeve të serialeve disa nga aktorët protagonistë të filmave dhe serialeve bëhen miq dhe e ruajnë miqësinë e tyre me vite. Disa të tjerë mund të ndahen pa folur më por ka edhe nga ata të tjerë që dashurinë e tyre në serial e kthejnë në realitet. Njihuni me këto çifte!

Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu u ndanë pa folur me njëri tjetrin pas përfundimit të serialit "Stina e Qershive". Megjithatë, asnjë nuk përfundoi këtu. Çifti u ritakua pas disa kohësh dhe kuptuan se ndjenin diçka më shumë për njeri-tjetrin. Ajaz dhe Elky, siç njihen nga publiku, nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Ata shihen kudo bashkë.

Halit Ergenç, i njohur si "Sulltani i madhërishëm" gjeti paqe vetëm pasi takoi Berguzar Korel në serialin "Binbir Gece". Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë.Halit dhe 30 vjeçarja janë prindër të një djali.

Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak u takuan në sheshin e xhirimive të serialit "Gonulcelen" dhe më pas u martuan në Paris në mënyrë të fshehtë. Gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjen së mediave. Çifti ka dy binjakë Toprak dhe Maya.

Edhe Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë një çifti i cili u prezantua tek xhironin një serial. Ata u takuan në vitin 2011 për të luajtur krah njëri-tjetrit në "Beni Affet". Pas serialit, ata vendosën ta kurorëzonin marrëdhënien e tyre në një martesë.

 

“Big Brother”, Donjeta ‘e dashuruar’ me një femër, ja pse kërkoi të largohej nga shtëpia

Posted: 30 Mar 2017 09:42 AM PDT

Prej ditës së djeshme mediat kanë shkruar për largimin e një prej çifteve më të spikatur të këtij edicioni në "Big Brother", Donjeta dhe Damiano. Donjeta duket se nuk e ka përballuar dot qëndrimin e izoluar brenda shtëpisë së "Big Brother", duke kërkuar që të largohet nga ky edicion, ende pa filluar mirë spektakli. Kjo ishte java e parë e çiftit si banorë zyrtar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe vajza nga Kosova ka vendosur të heqë dorë në ditën e katërt. Por si qëndron e vërteta e largimit dhe arsyeja që e shtyu Donjetën të kërkonte të dilte?

Burime për Blitz.al nga njerëz të shoëbiz-it në Prishtinë janë shprehur se Donjeta jashtë ka një partnere femër që e pret dhe është shumë xheloze. Kjo histori në jetën e saj ka ndikuar dhe në lojë. Gjithashtu të njëjtat burime kanë treguar se ajo është një nga vajzat më të pashme në Kosovë. Kjo është edhe arsye përse ajo nuk u puth tek loja "Kiss" që u zhvillua fillimisht gjatë programit të së shtunës. Deri tani Donjeta nuk ka pranuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi se i pëlqejnë persona të të njëjtit seks megjithatë që në momentet e para që ajo u bë çift u vu re se mes saj dhe Damianos nuk kishte kimi apo tërheqje fizike. Kujtojmë se njëkohësisht konkurrent me të është dhe vëllai i saj Liridoni, i cili aktualisht qëndron në shtëpinë e beqarëve në Big Brother.

Shkëmbim dhuratash/ Vera e rrallë që pajtoi Lilën me priftin grek

Posted: 30 Mar 2017 08:47 AM PDT

Mediat greke kanë zbardhur disa detaje interesante të takimit mes Andi Lilës dhe Mitropolitit të Janinës. Ky takim i kërkuar nga Lila u ndërmjetësua nga avokati grek Jorgos Vitas. Sipas mediave greke në shenjë respekti Andi Lila i dhuroi priftit një vere te rrallë, megjithëse kavajasi është një besimtarë i devotshëm i besimit islam. Ndërsa prifti Maksim i ka dhuruar mbrotjësit të Pas Janinës dy libra.

Sakaq, në mediat greke është cituar dhe Mitropoliti i Janinës pas gjestit të pendesës nga Andi Lila gjatë takimit me këtë të fundit: "Të lumtë qe pate guximin te vish këtu dhe te shprehesh pendesën".

Me tej kleriku foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve duke deklaruar se "jemi fqinj me shqiptaret, kemi rruge te gjate te përbashkët dhe shpresoj te kemi edhe ne te ardhmen pa plagosur njeri tjetrin për çështje besimi dhe jo vetëm. Duhet te marrim shembull nga futbollisti Lila pasi ka edhe besimtare ortodoks te cilët fyejnë për çështje te besimit"./Vizion Plus

Mark Frroku rrezikon dënimin me 25 vjet burg, avokatët kërkojnë kohë për mbrojtjen

Posted: 30 Mar 2017 08:34 AM PDT

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 12 prill seancën për Mark Frrokun.

Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të ish-deputetit, të cilët kërkuan kohë për të pregatitur mbrojtjen.

Ish deputeti Mark Frroku rrezikon të dënohet me 25 vite burg. Prokuroria paraqiti në Gjykatën e Tiranës konkluzionet përfundimtare të hetimit dhe gjykimit.

Gjithashtu për ish deputetin u kërkua edhe heqia për 10 vite e te drejtës për të kryer funksione publike.

Këto janë fotot që kurrë nuk duhet t’i postoni në rrjetet sociale

Posted: 30 Mar 2017 07:57 AM PDT

Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, ku pasqyrojmë çdo pjesë të gjërave tona.

Ekspertët ju sugjerojnë se cilat janë gjërat që nuk duhet t'i postoni në rrjetet tuaja sociale. Për më tepër, sipas intv.al këto lloj fotosh duhet të shmangni sa më shumë në adresat tuaja personale:

  1. Ushqimet që konsumoni

Ju mund të keni gatuar diçka shumë të shijshme dhe ndiheni mirë për këtë gjë. Duke e postuar atë në rrjete sociale, ndoshta  do i bëni zili miqve tuaj, të cilët nuk e kanë mundësinë për të provuar këtë ushqim si ju. Ju duhet ta shijoni ushqimin tuaj edhe pa qenë e nevojshme t'ja tregoni të gjithëve.

  1. Foto të përsëritura

Kur postoni foto në të njëjtin vend, kjo do i mërzisë të tjerët. Ju po bëheni monotonë me këto foto që po postoni.

  1. Foto në gjendje të dehur

Ju po kaloni një mbrëmje të bukur me shoqërinë tuaj, por nuk jeni në gjendjen tuaj më të mirë për të arsyetuar. Dëshira për të bërë një foto në atë moment është e madhe. Shumica e njerëzve,sipas intv.al  gabojnë kur postojnë foto në gjendje të dehur, sepse do gjykohen dhe në fund do pendohen që e kanë postuar.

  1. Selfie

Selfiet janë të shpeshta për këdo, nuk mund të rrini pa bërë të tilla, por mundohuni t'i  pakësoni sa më shumë, sepse mund të bezidisin personat që janë miqtë tuaj në rrjetet sociale. Madje, disa studime kanë treguar se personat që postojnë shumë selfie kanë probleme mendore.

  1. Foto në palestër

Ju dëshironi që t'ia bëni të ditur botës, që po mundoheni shumë për të qenë në super formë. Këto gjëra mbajini për vete, sepse duke  i postuar në rrjetet sociale, do mërzisni miqtë tuaj. Duhet të kujdeseni për veten tuaj, pa i treguar të gjithëve vullnetin tuaj për të përmirësuar pamjen tuaj fizike.

“Fitojmë parajsën nëse hedhim në erë urën”, përgjimet që fundosën kosovarët xhihadistë

Posted: 30 Mar 2017 07:33 AM PDT

Sipas përgjimeve të kryera nga policia italiane anëtarët e  celulës terroriste kosovare të arrestuar sot në qytetin e Venecias po organizonin të kryenin një atentat terrorist në një nga vendet më simbolike të qytetit, në urën Rialto.

Përgjimet

"Do të fitojmë parajsën nëse hedhim në erë urën Rialto, qindra të vdekur do shkaktojmë",mësohet të jenë shprehur  anëtarët e kësaj celule terroriste në bisedat telefonike mes tyre.

Gjithashtu ata shpreheshin të entuziazmuar pas sulmit terrorist pak ditë më parë në Parlamentin e Londrës.

Krahasoheshin me atentatorin e Londrës

Duke krahasuar veten me atentatorin e Londrës ata shpreheshin: "Mezi po pres t'i betohem Allahut! Ishallah më lejojnë të bëj betimin jam gati të vdes"!

Të arrestuarit janë të gjithë nën moshën 30-vjeçare, ndërsa më i vogli është minoren. Dy prej kosovarëve të arrestuar punonin si kamerie në një lokal në qendër të Venecias.

Fisnik Bekaj, 24 vjeç rezident rrugën Fratelli Bandiera te komunës së Marghera.

Dale Haziraj, 25 vjeç rezident në lagjen Castello në Venezia.

Arjan Babaj, 27 vjeç rezident në lagjen San Marco të Venecias.

Ura Rialto është një nga 4 urat më antike e më të famshme që kapërcejnë Kanalin e Madh në qytetin e Venecias, e cila është e mbushur në çdo orë të ditës nga qindra turistë e banorë të qytetit e një nga 4 urët që kapërcejnë Kanalin e Madh të Venecias.

Arrestimet janë kryer rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, në një nga pallatet në qendrën historike të Venecias pranë tetarit La Fenice të qytetit, Njëri prej tyre është arrestuar në zonën Campo Manin, në afërsi të kinema Rossini.

Big Brother Albania, skena të nxehta në dush (VIDEO)

Posted: 30 Mar 2017 07:25 AM PDT

Ndonëse ka vetëm dy javë që ka nisur edicioni i 9-të, brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother, banorët po shihen në skena të nxehta.

Ky është rasti i Danielit dhe Fatimes, të cilët kanë shkëmbyer puthje gjatë kohës që laheshin në dush.

Video është publikuar nga opinionisti i këtij programi, Olti Curri.

Marrëdhëniet publike në Shqipëri, një tablo dështimesh historike

Posted: 30 Mar 2017 07:21 AM PDT

Nga Erion Muça

Para viteve ’90, marrëdhëniet publike (PR-i) ishte barazuar me propagandën dhe ngulitjen nëpërmjet saj me detyrim të çdo fjale që transmetohej nga byroja politike ishte ligjërisht detyrim. Pas viteve ’90 bashkë me zhvillimet e vrullshme demokratike PR-i apo rëndësia e të paturit për çdo institucion një specialist PR-i apo i Marrëdhënieve me Median ishte domosdoshmëri sidomos në momente krizash politike dhe institucionale ku zëri, mënyra dhe forma sesi përpiqej një specialist i marrëdhënieve me publikun dhe median ti zbuste para opinionit publik, prezenca e të cilit po mirëpritej dhe po kthehej në instrument të nevojshëm pranë çdo institucioni publik.

Ndërkohë që në sektorin publik nevoja për PR po kthehej në domosdoshmëri për mbajtjen e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të konsoliduar sidomos me median, në sektorin privat PR-i ose njihet pak dhe është miksuar me marketingun ose edhe kur është i mirëfilltë në momente situatash delikate ka dështuar dhe po dështon specifikisht në mirëmbajtjen e raporteve pozitive dhe miqësore me përfaqësuesit e medias, një pjesë e të cilave hera-herës ushtron presion ndaj subjekteve të caktuara nëpërmjet përmendjes negativisht të emrit për të përfituar kësisoj buxhet për reklama nga ana e kompanive të sulmuara si shpërblim për heshtjen. PR-i në vendet e zhvilluara përbën një pozicion të rëndësishëm në organigramën e institucionit pasi mesazhi drejtuar komunikimit masiv në epokën ku jemi, i drejtohet një nr të madh njerëzish dhe për këtë arsye lipset që profesionalizmi i kuratorit të tij është deçiziv.

Nëse pritej që me kalimin e viteve si çdo gjë e re në maturim e sipër do të përmirësohej dhe zhvillohej ndodhi e kundërta. PR-i jo vetëm nuk u zhvillua apo maturua por u transformua dhe po nënvlerësohet, ku marrëdhënia me mediat po keqpërdoret duke bërë që opinioni publik të përballet përditë me gafa të rënda deklarative nga titullarë institucionesh, të cilët kanë marrë frerët në dorë me diletantizëm duke bërë fatkeqësisht edhe PR-in dhe duke ndikuar kështu dukshëm dhe dëmshëm në historinë e progresit të PR-it në Shqipëri.

Me kalimin e viteve, puna e PR-it po aneksohej dhe po hijëzohet jo vetëm nga marrja e meritave të punës së profesionistit të fushës nga ana e titullarit por edhe e rolit të tij në institucion. Në këtë drejtim, me mungesën e profesionalizmit këta titullarë nuk po dëmtojnë vetëm imazhin e institucionit që drejtojnë por edhe po lëkundin mediatikisht profilin profesional të tyre të krijuar jo vetëm në media por dhe jashtë saj. Ishte një kohë kur PR-i përgatiste dhe përpilonte çdo material duke krijuar paralelisht raporte pune të spikatura me përfaqësuesit e mediave, tanimë mediat jane kthyer në vitrina të materialeve propaganduese të prodhuara në studio të caktuara reklamash, të cilat kanë synim bindjen e audiencës nëpërmjet bombardimit të përsëritur me reklamë politike dhe shpeshtësisë së informacionit të përcjellë dhe jo nëpërmjet një PR-i professional, projekt dhe produkt i ardhur nga zyra e PR-it. Me kalimin e viteve pavarësisht mosdhënies së rëndësisë së duhur PR-it, nr i punonjësve të zyrave të PR-it është shtuar paradoksalisht ndjeshëm duke shtuar sasinë përkundrejt cilësisë dhe profesionalizmit, dhe puna e të cilëve është fokusuar dhe përqëndruar kotshëm në punë teknike dhe mekanike në mbështetje të PR-it.

Nëse më parë PR–i i institucionit me deklaratat për shtyp, informonte dhe sqaronte rregullisht mediat mbi punën e institucionit, sot media furnizohet kuturu me informacion, pjesa më e madhe e të cilit kalon i kopjuar apo si prodhim seri, tek të gjitha mediat pavarësisht përkatësisë së autorësisë mbi burimin e lajmit, i cili jo rrallëherë humbet tërësisht kuptimin e fillimit. Para disa vitesh titullarët e institucioneve kontraktonin profesionistë në krijimin dhe mirëmbajtjen e raporteve dhe marrëdhënieve me median për transmetimin e një standardi dhe niveli të caktuar, sot në PR punësohen me njohje, njerëz të pakualifikuar, përgjithësisht joprofesionistë dhe servila, të cilët në raste të caktuara duke e ditur sesi i kanë PR-ët, titullarët dalin dhe i japin vetë deklaratat për shtyp duke e katandisur edhe më keq imazhin dhe standardet e institucionit që drejtojnë. Para disa vitesh po ashtu ekzistonte një decentralizim institucional i PR-it sot kemi një centralizim të komunikimit institucional ku çdo gjë që transmetohet në media duhet të filtrohet dhe firmoset nga një zyrë unike duke zbehur në këtë formë edhe peshën, rëndësinë apo figurën aq të rëndësishme të PR-it, rolin e të cilit, diktuar nga zyra qendrore, e kanë marrë në dorë vetë titullarët e institucioneve dhe rrallëherë edhe "zëdhënëset kukulla". Media mund të bëhet shumë agresive dhe e ashpër pasi detyrë primare ka denoncimin e abuzimeve dhe shpërdorimeve që bëjnë, titullarët e institucioneve por këto sulme mund të ishin edhe më të moderuara nëse PR-I i institucionit do të negocionte, bindte dhe argumentonte bazuar në profesionalizmin e tij punën, aktivitetin apo procesin e përgojuar në përfshirjen në afera korruptive të zyrtarëve të institucionit, ku "goditja" mos të dukej ballore por periferike dhe e pandjeshme për lëkundjen e kolltukut të titullarit përkatës në syrin e qytetarëve. Media zakonisht reagon ashpër pasi e kupton lehtë se centralizimi i informacionit institucional është bërë enkas që media mos të informohet me transparencë por të bombardohet me materiale propagandistike të cilat prezantojnë stratosferikisht dhe me superlativa, punën e qeverisë duke zhdukur njëherazi edhe oponencën apo dëmtimin e imazhit që sjell e vërteta.

Në manualet e PR-it përcaktojnë qartë se baza nga e cila duhet të udhëhiqet një institucion apo puna e tij është përqendrimi tek e vërteta e pasqyruar mediatikisht por ajo që po ndodh është fakti se, fabrikimi i realitetit dhe i së vërtetës, nën petkun e të bukurës dhe investimeve të pasqyruara me pompozitet, na serviret në media një e vërtetë e lustruar me përmbajtje gënjeshtrën dhe mashtrimin. Mjaft zyrtarë dhe drejtues institucionesh e nënvlerësojnë rëndësinë që ka prezantimi në formën e duhur e pasqyrimit në media të punës dhe aktivitetit të institucioneve, neglizhencë e cila nuk sjell si pasojë vetëm shkarkimin e drejtuesve por në të gjitha rastet shoqërohet me humbjen e kredibilitetit ndaj institucionit, i kthyer në steriotip mund edhe të rëndojë negativisht imazhin, aktivitetin dhe funksionimin normal të tij edhe në të ardhmen. Në këtë moment është shumë e rëndësishme dhe është çasti i duhur ku domosdoshmëria e çdo institucioni për të patur një PR profesionist, dita-ditës po kthehet në emergjencë, pasi po dita-ditës përballemi me gafa të rëndomta, të cilat me pak kujdes dhe me pak më shumë sqimë dhe njohuri sesi duhet vepruar, mund të shmangen në mënyrën më të mirë të mundshme në kursim të cënimit të imazhit.

Kësisoj shmanget edhe krijimi i pakënaqësive publike nga ana e qytetarëve ndaj institucioneve duke u evituar kostoja elektorale që mund të sillte reflektimi negativ i mosprezantimit të duhur në media. Një kujdes i shtuar në këtë drejtim do të zbuste mjaftueshëm efektin domino që mund të krijohet, efekt që në shumë raste ka rol vendimtar në delegjitimimin dhe përmbysjen e qeverisë.

Elseid Hysaj nuk mendon si napolitanët për Higuain: Do ta presim si shok

Posted: 30 Mar 2017 07:10 AM PDT

Elseid Hysaj pati një shqetësim në miqësoren e Kombëtares ndaj Bosnjë-Hercegovinës, prandaj në kampin napolitan është ngritur menjëherë alarmi. Fakti që 23-vjeçari është një nga të pazëvendësueshmit e trajnerit Mauricio Sarri bën që dëmtimi i shkodranit të jetë një problem jo i vogël në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndonëse sot do të mësohet një përgjigje më e detajuar rreth Hysajt.

"Për të kuptuar rëndësinë e problemit tim do të më duhet t'u nënshtrohem analizave mjekësore, të cilat do të thonë diçka më shumë në lidhje me dëmtimin. Unë shpresoj që të mos kem asgjë serioze, sepse dua të jem në fushë me çdo kusht kundër Juventusit", deklaroi Hysaj pas ndeshjes së të martës.

Pikërisht në lidhje me sfidën e dyfishtë kundër bardhezinjve, fillimisht në kampionat dhe më pas për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, Elseid Hysaj, skuadra dhe e gjithë tifozeria e Napolit do të presin si kundërshtar Gonzalo Higuainin. Por, nëse për pjesën më të madhe ai shihet si "tradhtari", shqiptari nuk e mendon në këtë mënyrë.

"Se si do ta presin tifozët Gonzalon, kjo është një çështje që u përket atyre. Ndërsa për mua si futbollist – por jam i bindur që edhe për shokët e mi te Napoli – Higuain do të pritet si një shok, si një mik", u shpreh mbrojtësi shqiptar.

Topi: Jo qeveri teknike, ja me kë do të bëjmë koalicion

Posted: 30 Mar 2017 07:08 AM PDT

Fryma e re Demokratike deklaron se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit por nuk ka ende një vendimmarrje se me cili koalicion do të rreshtohet.

FRD ka mbledhur asamblenë drejtuese për të analizuar situatën parazgjedhore që sipas kreut të saj Bamir Topi vlerësohet si më e rënda në 25 vite demokraci.

"Situata parazgjedhore tepër e rëndë, përgjegjësi direkte e parlamentit. Komisioni i reformës zgjedhore në mënyrë të qëllimshme është braktisur për të krijuar alibi për zgjedhjet që vijnë. Përfshirja e FRD në koalicione do të varet nga mënyra sesi do të sillen aktorët politik. Sot situata më e rëndë se në 25 vite nga sa unë mbaj mend. Asnjëherë dialogu politik s'ka qenë në këtë gjendje. Një forcë politikë nuk hyn më zgjedhje një tjetër është ambigue të hyjë a të mos hyjë", u shpreh Topi.

Kreu i FRD shprehet kundër zërave që kërkojnë shtyrjen e datës së  zgjedhjeve duke u distancuar edhe nga kërkesa e opozitës për qeveri teknike.

"Nuk kemi qenë për qeveri teknike, këtu ndahemi me opozitën. Ka mungesë totale transparence, ka mungesë predispozicioni për të hyrë në komisionin e reformës zgjedhore. Të ikin militantët partiak nga komisioni që procesi të dalë nga partitë. Procesi ka dështuar nga mënyra si sillen partitë, të atyre qe kërkojnë ta marrin pushtetin në tavolinë. Duhet respektuar data e zgjedhjeve dhe duhet respektuar mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore që duhet të mblidhet urgjentisht. Do vendimmarrje në parlament kërkon kohë të implementohet për të mos e lënë për minutën e fundit", tha ai.

Ish presidenti i bën apel faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë me urgjencë për të ndërmjetësuar politikën e trazuar shqiptare ku sipas tij mungon totalisht transparenca ndërsa politika e shtetit është spostuar nga institucionet nëpër kafene.

"Qëndrimet politike të forcave qe sot janë në lojë kanë marrë trajta qesharake. Është shumë e vështirë të deshifrohen kodet sesi sillen partitë politike dhe aktorët kryesor. Forcat politike të papërgjegjshme e kanë lënë situatën në rënie të lirë për zgjedhjet. Presidenti ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë mbi palët por ka qenë palë. Ndaj dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, të hyjnë me shpejtësi për të ndërmjetësuar. Kam humbur çdo shpresë nga aktorët e politikës shqiptare sepse çdo gjë po e bëjnë në kafene e hotele. Nëse shteti rreshket nëpër kafene e çadra nuk ka asnjë lloj shansi të bëhet", u shpreh Topi në asamblenë drejtuese të FRD.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more