Skip to main content

Tirana Observer: “Agron Duka rrëfen telefonatën e parë me Nanon: Nëse ti je Fatosi, unë jam Berisha” plus 9 more

Tirana Observer: “Agron Duka rrëfen telefonatën e parë me Nanon: Nëse ti je Fatosi, unë jam Berisha” plus 9 more


Agron Duka rrëfen telefonatën e parë me Nanon: Nëse ti je Fatosi, unë jam Berisha

Posted: 26 Mar 2017 09:46 AM PDT

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka rrëfyer sot një moment nga hapat e parë të tij në politikë.

Duke folur përpara të rinjve i drejtuar kryesisht nga Lidhja Rinore Ambientale, Duka solli përpara të rinjve kujtimin e kontaktit të parë me liderin socialist Fatos Nano.

"Kontakti i parë me Nanon ishte nëpërmjet telefonit. Kur më telefonoi duke u prezantuar se kush ishte, i habitur, pasi e kisha parë vetëm në ekrane televizive, i thashë që nëse ti je Fatos Nano unë jam Sali Berisha!", tha ai.

Rama, ftesë PD-së: Bujrum për dialog, por harrojeni qeverinë teknike

Posted: 26 Mar 2017 09:30 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot opozitën për dialog, por i kujton asaj se duhet të harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve përtej 18 qershorit.

Gjatë “Komunikimit Javor” në Facebook, kreu i qeverisë përsëriti se kriza e PD nuk do të kthehet në krizë të shqiptarëve.

Sipas tij, qëndrimi i mazhorancës është i pandryshueshëm, qeveri teknike nuk ka, sikurse nuk do të ketë as shtyrje të datës së zgjedhjeve. Dialog, tha Rama, mund të ketë për ndryshimin e ligjit elektoral.

“Bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që forcon ligjin e zgjedhjeve, të dialogojmë për gjithçka që mund të dialogojmë. Por qëndrimi im është dhe mbetet i pandryshuar, PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, kriza e thellë e PD as nuk është dhe as nuk do të bëhet krizë e vendit. Me apo pa PD, populli duhet dhe do të zgjedhë i lirë në ditën e sovranitetit të tij të pakundërshtueshëm, qoftë në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Kavajës, qoftë në zgjedhjet për Parlamentin e ri për katër vitet e ardhshme.

Shqipëria që duam është aspirata jonë dhe amaneti i atyre që luftuan për kombin tonë ndër shekuj.

Jemi gati të dialogojmë por askush nuk na imponon dot avazet e vjetra. E ardhmja vendoset në 18 qershor, për fatin e të ardhmes. Vetëm populli mund dhe do ta vendosë atë me votë. Një rrugë që anashkalon popullin nuk hapet. Për Shqipërinë që duam do të bëjmë gjithçka duam”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se përpara zgjedhjeve të 18 qershorit janë ato lokale të Kavajës, të cilat gjithashtu do të zhvillohen edhe nëse PD nuk do të marrë pjesë.

Rama i kërkoi demokratëve të reflektojnë pasi këtë qytetet e kanë qeverisur për 21 vite, ndonëse me bilanc të dobët.

“Presidenti dekretoi zgjedhjet e parakohshme të Kavajës. Projekti transformues i Kavajës duhet dhe do të zhvillojë. PD ka deklaruar se nuk do hyjë në zgjedhjet e 7 majit në qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik për 21 vjet me radhë. Uroj të mendohen dhe shpresoj të mos i lënë demokratët e thjeshtë pa alternativën e tyre”, tha Rama.

 

Shqiptarët rrahin brutalisht 20-vjeçarin italian, vdes pas 36 orëve

Posted: 26 Mar 2017 09:06 AM PDT

Një 20-vjeçar italian i quajtur Emanuele Morganti ka humbur jetën pasi është rrahur brutalisht nga një grup shqiptarësh.

Morganti ishte në një bar me të dashurën e tij, ku pas një debati me një shqiptar është konfliktuar me të, në ndihmë të së cilit erdhën edhe një grup tjetër të rinjsh shqiptarë.

Sherri ka ndodhur para tre ditësh, ku 20-vjeçari është goditur me shkelma, grushte e shufra dhe tuba hekuri, duke i shkaktuar thyerje në pjesën e kokës dhe qafës, ç'ka ka sjellë hemorragji cerebrale duke humbur kështu dhe jetën pas 36 orësh në agoni.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes shprehet se kanë mbetur të habitur nga skena e rrahjes në barin "Piazza Regina Margherita".

Tensioni në qytetin italian është i madh, ndërsa në rrjetet sociale ka indinjatën të thellë për autorët e sulmit barbar.

Ndërkohë janë shoqëruar në polici 9 të dyshuar.

 

Xhaka sulmon De Biasin: Mua me dhimbset Shqipëria, trajnerit i dhimbsen lekët

Posted: 26 Mar 2017 07:57 AM PDT

Menjëherë pas ndeshjes me Italinë, u përfol për probleme midis De Biasit dhe mesfushorit, Taulant Xhaka, por trajneri mohoi gjithçka dje në një konferencë për shtyp.

Trajneri tha se Xhaka u largua nga grumbullimi për probleme personale, duke mohuar përplasjet me futbollistin.

Vetë Xhaka, në një reagim zyrtar, për Top Channel, ka rrëfyer se nuk ka pasur asnjë problem personal dhe se është larguar nga grumbullimi vetëm pas problemeve me trajnerin De Biasi.

Ja reagimi i plotë i Xhakës:

Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Une Taulant Xhaka do ta  them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat.

Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim.

Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i respektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë.

Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund.

Gjenet përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve

Posted: 26 Mar 2017 07:40 AM PDT

Kur një femër pret të bëhet nënë,  jo me një,  por me dy fëmijë, gjëja e parë që e pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje. Sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është deri në një farë mase përgjegjëse nëse një mami shtatzënë që do të lindë…me një gur dy zogj.

Nëse vezoret e një gruaje në të njëjtën kohë lirojnë dy vezë gjatë periudhës së ovulacionit, atëherë binjakët janë vëllazërore. Ata nuk do të jenë "si dy pika uji", por si çdo vëlla e motër.

Në të kundërt monozigotë / binjakët identikë vijnë nga një vezë e cila është e ndarë në dy dhe ngjashmëria e tyre është e pabesueshme.

Në raste shumë të rralla, formohen binjakët gjysmë-identikë, trinjakët apo pesënjakët. Ajo që është e habitshme, është se binjakët janë një "fenomen" i zakonshëm për disa popullsi, si për shembull Afrika Perëndimore, ndërsa për popullsi të tjera, si aziatikët, rastet kur një grua lind binjakë janë shumë të rralla.

Për më tepër, është vërejtur se gratë në moshë të madhe dhe gratë që i nënshtrohen një lloj trajtimi të fertilitetit kanë më shumë gjasa për të lindur binjakë.

Cilat gjene janë përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve?

Në një studim të kohëve të fundit në Spitalin Universitar të Amsterdamit, u përfshinë 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin një fëmijë. Shkencëtarët vendosën të krahasonin gjenet e tyre.

Rezultatet treguan se ka dy variante të veçanta gjenesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kanë lindur binjakë.

E para është hormoni stimulues (FSH), që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht). Prandaj, shkencëtarët spekulojnë se, në qoftë se nivelet e hormonit stimulues të një gruaje janë më të larta, shanset për të liruar dy vezë gjatë ovulimit, janë po ashtu të larta.

Varianti i dytë është gjeni i quajtur( SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret. Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, por vezoret e tyre preken më lehtë nga hormoni, me rezultat që lirojnë dy vezë në muaj.

 

Rama pi raki e bën dolli me të moshuarit, komentuesit i kujtojnë çadrën: Hidhu ndonjë banane (VIDEO)

Posted: 26 Mar 2017 07:07 AM PDT

"Gju më gju me popullin", ashtu siç e do tradita, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur shtëpinë e dy të moshuarve në Selenicë të Vlorës, për t'i dorëzuar vetë legalizimin e shtëpisë.

Ashtu siç tha në tavolinën ku ishte ulur sëbashku me të zotët e shtëpisë, kjo ishte leja e fundit nga 435 shtëpi që janë legalizuar në këtë zonë.

Gjatë bashkëbisedimit live edhe nga Facebooku kryeministri Rama ngriti një gotë raki e bëri gëzuar me të zotët e shtëpisë.

Ndërsa dialogonte me të moshuarën, të shumtë ishin komentuesit që e ndiqnin live dhe i kujtonin çadrën por edhe i jepnin këshilla të mos pinte shumë alkool.

Koment 3

koment 2

koment 1

DIALOGU ME ZONJËN E SHTËPISË

Rama: Po djemtë ku i kini?

E moshuara: Punojnë andej vijnë ketu, investojnë..

Rama: Këtu do vijnë ku do shkojnë…Ne erdhëm këtu se ju kemi sjellë këtë…lejen e legalizimit

E moshuara: Faleminderit rrofshi

Rama: Prit, Kjo është e fundit për Selenicën, 435 shtëpi kanë tani lejen

Kryeministri ia dorëzon lejen gruas së moshuar: Mbaje ti këtë se gratë janë më të sigurta, burrave nuk iu dihet asnjëherë…

Rama: Po t'i ç'punë ke bërë ?

I moshuari: 30 vjet minator në Selenicë kam punuar

 

Nesër takohet me Putinin, loja e dyfishtë e Vuçiç po shqetëson fqinjët

Posted: 26 Mar 2017 06:59 AM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet që nesër të takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Takimi në Moskë zhvillohet përpara zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit në Serbi.

Mediat e huaja raportojnë se Vuçiç do të përpiqet të finalizojë marrëveshjen me Putinin, lidhur me dërgimin e gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29, disa ditë para votimeve për president.

Vuçiç po përpiqet që të jetë sa më pragmatist, duke forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe njëkohësisht duke mbajtur raporte të mira edhe me perëndimin.

Më herët Serbia kishte shprehur dëshirën për forcim të lidhjeve me NATO-n, dhe nga ana tjetër forcon  lidhjet ushtarake me Rusinë.

Lëvizjet e tija politike kanë sjellë shqetësime tek fqinjët, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Pajisja e izralitetit dërgohet për ekzaminim

Posted: 26 Mar 2017 06:50 AM PDT

Pajisja që iu sekuestruar shtetasit izraleit Yoram Frig të premten nga policia në Rinas, do të ekzaminohet nga ekspertët në fillim të kësaj jave.

Burime nga organi i akuzës thanë për Televizionin Klan se aparatura që dyshohet se ka lidhje me çështje të përgjimit, gjendet në duart e prokurorëve, pritet të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore të hënën.

Prokuroria kërkon një ekzaminim shkencor të saj për të parë se për çfarë është përdorur ajo në Shqipëri.

Ky ekspertim teknik pritet të përcaktojë në mënyrë të saktë jo vetëm funksionin, por dhe përmbajtjen e aparaturës.

Për këtë qëllim prokurorët e çështjes Ndini Tavani dhe Gjergji Tako, pritet të përgatisnin një sërë pyetjesh dhe kërkësash, mbi të cilat do të operojnë ekspertët kriminialistë dhe të inxhinierisë së inovacionit në Policinë e Shtetit.

Televizioni Klan mëson se prokrorët nuk kanë përcaktuar ende nëse pajisja është e ligjshme apo jo.

Poseduesi i saj, izraeliti Yoram Frig, po qëndron në kryqytet, pasi autoritetet i bllokuan pasaportën.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai është shprehur se aparatura përdorej për të zbuluar mjetet përgjuese dhe se ai ishte kontraktuar nga një biznesmen i përfshirë në politike, i cili dyshonte se përgjohej nga autoritetet.

Shtetasi izraelit u ndalua nga policia pasditen e të enjtes në aeroportin e Rinasit, ndërsa po largohej nga Shqipëria, pasi oficerët e policisë dyshuan mbi pajisjen që mbante me vete.

Tv Klan

Historia e djalit të vogël që pa nënën t’i mbytet në Otranto dhe vetë shpëtoi me not

Posted: 26 Mar 2017 05:56 AM PDT

15 vjet më parë Ermal Rrapushi, sapo kishte mbaruar liceun artistik. Vlora, qyteti i tij, iu shkatërrua para syve. Dhe bashkë me të edhe ëndrra për tu bërë piktor.

Rruga më e zakonte për vlonjatët e '97-ës, ishte rruga për në varreza. Ndaj djali zgjodhi detin. Për të ikur njëherë e përgjithmonë. Iu lut shumë të ëmës të mos e shoqëronte në atë udhëtim. Nuk e donte me vete. Por ajo nuk e dëgjoi. Nënë e bir hipën bashkë në Katerin e Radës, atë pasdite të 28 marsit '97. Ermali 18 vjeç dhe nëna e tij Teferi Saliu.

Dritare.net sjell intervistën që Ermal Rrapushi, dha për Rudina Xhungën në 28 mars, 2011.

Ermal Rrapushi: Politika e mbrapshte shqiptare me la jetim, 'Katerin e Rades' e mbyti shteti

Çfarë dije për Katerin e Radës, para dt 28 mars të '97?

Ermal Rrapushi: Me erdhi një informacion nga një komshiu im. Një informacion për një anije, që ishte anija e fundit, e cila po shkëputej nga brigjet e Vlorës për të shkruar drejt Italisë.

Kush e kishte?

E kishin vëllezërit e Zanit, që familja ime i njihte. Sepse i kemi pasur afër shtëpitë tona në Çole, me familjen e Zanit dhe të mitë kanë pasur hyrje-dalje. Ndaj unë dhe nëna ime, ishim nga njerëzit që nuk paguam për të hipur në atë anije. Shumica e atyre që ikën paguan lekë për të shkuar në Itali.

Sa kushtonte për të hipur në atë anije?

Sa lekë të kishte mundësi secili. Kishin vënë një tarifë prej 1 milionë lekë në mos gaboj, se tani nuk i mbaj mend shumë mirë. Kanë kaluar shumë vite.

Po ti mund të ikje vetëm, ti i njihje njerëzit që kishin anijen?

Po sigurisht. Por ishte këmbëngulja e sime mëje që nuk më linte të ikja vetëm nga meraku. Kemi jetuar vetëm me mamanë dhe motrën, kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Iu lute që të të mos shoqëronte në Itali, se do ikje vetëm dhe do ia dilje?

Kjo ishte kërkesa ime e parë, gjë që nuk u mor për bazë dhe parasysh. Dhe e dija që në det mund të ndodhte gjithçka.

Pse, çfarë dije?

Po sepse ishte një periudhë e acaruar. Dëgjohej që gomonet me refugjatë, mbyteshin nga italianët. Po flas për gomone me njerëz, jo me drogë apo diçka tjetër. Po flas për trafikun e njerëzve, klandestinësh, italianët i mbysnin, i qëllonin. Dhe nuk ishte rasti i parë që mund të ndodhte. Vetëm se këtë herë e bënë me anije me mbi 100 persona.

Pra parandjenjën e kishe?

Po, parandjenjën e kisha. Nuk isha i vogël, isha 18 vjeç, isha në lice, në gjimnaz.

Të kujtohet ai momenti i fundit kur u ike dhe the me vete sa mirë që u largova nga këtu, pate një lehtësim që anija po shkëputej, që po e lije këtë vend?

E ndjeva lehtësimin, normal. Si çdo njeri që shkëputet nga diçka e keqe për të shkuar drejt diçkaje më të mirë, për të gjetur atë rehatinë shpirtërore në radhë të parë.

Pate kohë të flisje me mamin apo ishte shumë rrëmujë në anije dhe nuk kishte vend për biseda?

Patëm kohë, patëm kohë. Por unë nuk i mbaj mend bisedat që kam bërë me të.

Çfarë të ndodh me kujtesën e asaj kohe, të është bllokuar, e ke bllokuar me dëshirë Ermal?

E kam bllokuar me dëshirë Rudina, i kam fshirë nga kujtesa. Ia kam stimuluar vetes ti fshij nga kujtesa sepse nuk më kanë lënë të eci përpara dhe unë dua të eci përpara. Nuk dua ta mbyll jetën time me kaq, në këtë moshë që jam.

Çfarë të kujtohet më shpesh?

Çdo gjë më kujtohet, gjithë ngjarja më kujtohet.

Mendon që ishte nëna jote ajo që të shpëtoi atë natë?

Ishte ajo që më shpëtoi, zëri i saj, unë zërin i dëgjova sepse ishte natë dhe nuk arrija dot ta shikoja në ato momente kur më tha "ngjitu lart". Që të arrija ta shikoja duhej të isha poshtë dhe në momentin e goditjes unë nuk do kisha pasur mundësi të dilja, do kisha ngecur poshtë. Prandaj në momentin e goditjes unë isha në kuvertë.

Ndërsa mamaja ishte poshtë!

Mamaja ishte poshtë si të gjitha gratë e tjera dhe fëmijët sepse ishim në det të hapur dhe bënte ftohtë. Ata filluan të bënin manovra pikërisht kur ishim në det të hapur.

Anija ju ndiqte prej kohësh apo vetëm aty?

Na ndoqën sa dolëm nga Sazani. Ishte Zeffiro fillimisht që na ndoqi.

Nuk flitej në anijen ku ishe, që të ktheheshit kur e patë që po ju ndiqnin?

Flitej që të ktheheshim por flitej edhe që të ecnim përpara sepse nuk i shkonte mendja njeriut që ata mund të na godisnin për vet faktin se Fregata e parë na rrinte në largësi, na ndiqte në largësi. Ajo fregatë, thjesht pa lëvizjet tona, manovrat tona dhe u largua pastaj. Me urdhër të dikujt nga lart, ka ardhur një anije tjetër nga Taranto, "Sibilla", e cila bëri disa manovra për gati 1 orë, na fliste që të ktheheshim, na drejtonin prozhektorët, edhe pse sapo kishte filluar të errësohej sepse ne u nisëm nga Vlora rreth orës 15:00 dhe në mars fillonte të errësohej nga ora 18:00. Por pavarësisht, ajo anije erdhi me qëllim.

Pse u ktheve poshtë ti pasi ti ishe në kuvertë?

Zbrita poshtë për të parë si ishte time më sepse kisha ndejtur për një kohë të gjatë lart ndërsa mamaja ishte poshtë me nusen e një komshiut tim, pra nuk ishte vetëm.

E pe?

Nuk e pashë se ishte errësirë vetëm i dëgjova zërin që më foli. Ishte një moment i vështirë se kishte njerëz që i kishte zënë deti dhe situata po bëhej e vështirë poshtë. Ajo dëgjoi zërin. "Ik lart" më tha, "se nuk ndjehem mirë". Vetëm kaq mbaj mend.

Dhe ti u ngjite menjëherë lart.

E dëgjova dhe dola. Në momentin që dola, pashë Fregatën italiane që na erdhi përsipër.

Punë sekondash ka qenë dhe pastaj e ke parë veten në det apo jo?

Pastaj e kam gjetur veten time në det, u ktheva bashkë me anijen, duke mbajtur frymën kam dal jashtë. Më mori anija poshtë kur u kthye.

Kishte ndonjë shans që ti të ktheheshe në anije përsëri?

Nuk kishte asnjë shans sepse në radhë të parë nuk do gjeja asnjë të gjallë pasi kur je i izoluar dhe në panik, shpirti të del në sekondë, nuk ka kohë për t'u menduar, aq më tepër që ato ishin femra.

Ti ke notuar atë natë? Çfarë të bëri ty atë natë që të shpëtosh?

Këtë as vetë nuk arrita ta kuptoja, por ndoshta ajo dëshira e nënës time që unë të jetoja, besoj se kjo ka qenë. Sepse fare mirë mund të mbytesha edhe unë, edhe pse dola nga pjesa e poshtme e anijes, edhe pse dija të notoja. Mund të vdisja nga zemra sepse mbaj mend që isha bërë akull në atë 28 Mars.

Ka ndonjë peng që të ka mbetur nga ajo natë?

Pengu i vetëm është që pse pranova që të merrja time më me vete.

Por ajo për ty jetonte, ti e dije këtë!

Kjo gjë më ka bërë të vuaj gjithë këto vite dhe unë prandaj nuk i kujtoj më këto gjëra, nuk dua t'i kujtoj.

Sepse ndihesh në faj ndaj saj?

Ndihem shumë në faj ndaj saj. Ndihem shumë në faj.

Që nga ajo ditë ke ikur në Itali?

Që nga ajo ditë u shkëputa. Qëndrimi im në Itali, pas kthimit të trupave, ka qenë pjesërisht, shkoja-vija, derisa u shkëputa përfundimisht. Dhe që nga viti 2000 jam transferuar në Greqi.

Tani jeton në Vlorë.

Po, prej një viti e gjysmë jam kthyer në Vlorë.

Por je në pritje për të ikur diku, serish?

Jo, nuk jam në pritje për të ikur. Jam thjesht në pritje të diçkaje që të më ktheje qetësinë shpirtërore dhe të vazhdoj të jetoj. Por nuk jam në kërkim për të ikur diku, sepse kam jetuar jashtë shtetit për 14 vjet dhe jeta nuk është shumë e lehtë jashtë shtetit, për këdo, është e vështirë. Thjesht kam jetuar në normalitet, atë jetë që këtu në Shqipëri shumë persona nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë dhe ndoshta nuk kanë ende mundësi ta bëjnë. U ktheva duke menduar se kam nevojë të jetoj në shtëpinë time.

Jeton vetëm?

Momentalisht vetëm.

Shkon shpesh në varreza, e takon nënën tënde?

Shkoja shpesh, pothuajse javë për javë por tani i kam prerë vizitat, nuk shkoj më shpesh sepse kam arritur të mendoj që nuk është e nevojshme të shkoj shpesh sepse sido që të jetë, unë nuk kthej dot gjë.

Është një marrëdhënie e mbyllur kjo e jotja me 28 marsin e '97-ës apo ka diçka që do ta vazhdosh, ka diçka që do ta çosh deri në fund qoftë edhe gjykimi i kësaj ngjarjeje?

Kam dashur në fakt ta mbyll pasi nuk kam pritur të marr asgjë. Ajo që pres unë nuk ma kthen njeri, nuk pres mrekullira pasi deri më sot nuk më ka ndodhur që të pres të më ndodhë tani. Kam dashur gjithmonë ta mbyll këtë histori si me veten time ashtu edhe me njerëzit që më rrethojnë. Por gjithmonë ka dal dikush që më ka stimuluar dhe ngacmuar duke ma hapur prapë atë plagë për ta ndjekur këtë ngjarje dhe për ta çuar përpara.

Ermal, kush e vrau nënën tënde?

Kush e vrau time më? Jo vetëm nënën time por të gjithë ata që vdiqën, unë fajin ia vë shtetit në radhë të parë. Për mua, dorën e krimit e ka shteti jonë pastaj e ka shteti fqinj. Këtë mendim nuk e ndërroj me asgjë në botë dhe nuk ma ndryshon dot njeri se kjo është e vërteta. Vlorën e shkatërroi shteti nuk e shkatërruam ne vlonjatët dhe vlonjatët i bëri shteti në këtë gjendje duke ushtruar trysni, siç e ushtroi deri në atë pikë. Politika e keqe e shtetit e bëri atë gjë dhe kjo politikë vazhdon akoma të mbizotërojë në Shqipëri. Kjo gjë ka për t'i lënë gjithë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët shumë vite mbrapa me një politikë të kalbur. Unë politikës ia kam hedhur fajin gjithmonë edhe pse nuk merrem me politikë se unë jam marrë gjithmonë me artin. Por ja që ndodhi që kjo politikë mua më la jetim. Mua dhe shumë familje të tjera në Vlorë. Atëherë isha 18-19 ndërsa tani jam 34 vjeç. Më vjen shumë keq për këto gjëra që ndodhin në Shqipëri por nuk i ndryshoj dot, jam një i vetëm, edhe pse dua shume, por nuk i ndryshoj dot vetëm unë./dritare.net

Rama i lutet Bashës: Aman… se na turpërove botërisht!

Posted: 26 Mar 2017 05:50 AM PDT

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në "Facebook", i është drejtuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku i ka thënë se njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kryer ka kohë.

"Njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kry ka kohë LulëzimAman mbaje kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove botërisht🙏", shkruan me ironi Rama.

Ditën e sotme Basha gjatë komunikimit nga "çadra e lirisë" akuzoi Ramën se për gati tri vite nuk kishte mbajtur premtimin për njohjen e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës.

"Në Preshevë para tre vjetësh kryeministri aktual premtoi mbështetjen e shtetit shqiptar për arsimin, njohjen e diplomave, ndihmë të drejtpërdrejtë për zhvillimin social dhe ekonomik. Asnjë nga këto premtime nuk janë bërë realitet", tha Basha.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more