Skip to main content

“Të gjithë po kallen pas sozisë së Kim Kardashian (Foto)” plus 9 more GazetaBlic

“Të gjithë po kallen pas sozisë së Kim Kardashian (Foto)” plus 9 more GazetaBlic


Të gjithë po kallen pas sozisë së Kim Kardashian (Foto)

Posted: 22 Mar 2017 11:54 PM PDT

Kim Kardashian është një prej femrave më të ëndërruara në botë nga meshkujt. Por, seksbomba amerikane admirohet shumë edhe nga femrat, bile stili i saj kopjohet nga shumë prej tyre.
Një modele joshëse, e quajtur Kamilla Osman, jo vetëm që vishet si Kim Kardashian, por edhe i ngjan shumë (shumë!) asaj.

Kamilla numëron gati 400 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, të cilët i qeras vazhdimisht me fotografi joshëse.

Shikoni më poshtë disa prej fotografive më seksi të ‘klonit’ së Kimit.

The post Të gjithë po kallen pas sozisë së Kim Kardashian (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Katër sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrëse

Posted: 22 Mar 2017 11:49 PM PDT

Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, moti nuk është aspak i qëndrueshëm dhe lagështia favorizon viruset e mikrobet të' lulëzojnë".
Nëse nuk i keni marrë masat parandaluese, më poshtë do të lexoni katër sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë.

Është një këshillë shëndeti vërtet e vlefshme ndaj ndiqni këshillat e mëposhtme dhe gripi do t'ju qëndrojë larg këtë sezon.

1. Hani hudhra

Hudhra është e pasur me antioksidantë që rrisin imunitetin dhe luftojnë inflamacionin, thotë Carmia Borek, PhD, profesoresha në departamentin e shëndetit publik dhe mjekësisë familjare në School of Medicine në Boston.

Hudhra ndikon gjithashtu pozitivisht në shëndetin e zemrës.

2. Shpëlarjen e fundit bëheni me ujë të ftohtë

Dushi i ftohtë qetëson dhimbjet e migrenës, stimulon qarkullimin e gjakut dhe redukton dhimbjet.

Dhe pse një dush i ftohtë që zgjat 10 minuta është lehtësisht i përballueshëm në verë, ditëve të ftohta rekomandohet që vetëm shpëlarja e fundit të bëhet me ujë të ftohtë.

Konsultohuni më parë me mjekun tuaj nëse keni probleme kardiovaskulare, sepse uji i ftohtë mund të shkaktojë rëninen e presionin e gjakut duke ju rrezikuar jetën.

3. Përfshini xhinxherin në regjimin ushqimor

Kur shëndeti është tema e diskutimit, xhinxheri nuk ka se si mos të marrë pjesë ! Për shekuj me radhë, xhenxhefil është përdorur si një rrënjë medicinale dhe ka trajtuar probleme dhe sëmundje të ndryshme.

Nuk ka rëndësi se në çfarë forme e konsumoni xhinxherin , e rëndësishem është ta përfshini në dietën tuaj.

4. Merrni vitaminë C dhe shtesa zinku
Vitamina C dhe zinku kanë fuqinë të parandalojnë shumëzimin e virusit ndaj nëse ndiheni të rrezikuar e dini se çfarë duhet të merrni në barnatore, këshillon Living.

Rekomandohet (500 miligram në ditë vitaminës C).

The post Katër sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrëse appeared first on GazetaBlic.

Serbia para 28 viteve ia suprimoi Kosovës autonominë

Posted: 22 Mar 2017 11:48 PM PDT

Në marsin e vitit 1989, Serbia dhunshëm ia suprimoi Kosovës autonominë.

E tërë fushata kundër Kosovës, kishte filluar nga serbët në Fushë-Kosovës, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kriminelit, Sllobodan Millosheviq.

Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të Trepçës, të cilët dolën në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, që kërcënohej nga Serbia. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës, të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.

Por më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës së Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën e Jugosllavisë, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Atë botë Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

The post Serbia para 28 viteve ia suprimoi Kosovës autonominë appeared first on GazetaBlic.

Qeveria dështoi t’i arkëtonte 166 milionë euro gjatë 2016-s

Posted: 22 Mar 2017 11:43 PM PDT

Rreth 23 milionë euro kanë shkuar më pak në arkën e shtetit gjatë vitit të shkuar, shkaku i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA). Efekte të kësaj natyre janë vërejtur edhe sivjet, shkruan sot Koha Ditore.

E dhëna është evidentuar në raportin e të hyrave dhe shpenzimeve të 2016-s, të cilin Qeveria e ka miratuar të mërkurën. Raporti i është përcjellë Kuvendit. Dhe, pos informatave të tjera që përmban ky dokument, në të është evidentuar edhe e dhëna për mungesë të realizimit të planit të të hyrave.

The post Qeveria dështoi t'i arkëtonte 166 milionë euro gjatë 2016-s appeared first on GazetaBlic.

Shfaqet në internet një tjetër video e momentit kur policia qëllon sulmuesin në Londër (Video)

Posted: 22 Mar 2017 11:36 PM PDT

Në internet ka filluar të qarkullojë një video tjetër e momentit kur policia angleze qëllon sulmuesin pranë Parlamentit britanik, i cili shkeli me veturë mbi 20 persona katër prej të cilëve ndërruan jetë nga plagët e marra.

Edhe pse kjo video është duke bërë xhiron e botës, autoritet e sigurisë ende nuk e kanë konfirmuar autenticitetin e saj, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, sulmuesi i cili arriti të shkelë dhjetëra persona në urën Westminster kishte therur edhe një polic pranë portës së Parlamentit, i cili vdiq rrugës për në spital.

Dhe së fundmi autoritet e sigurisë në Londër të cilët e kanë cilësuar sulmin si "incident terrorist", kanë zbuluar identitetin e personit të dyshuar për sulmin në Londër.

Ai është një Abu Izaadeen i lindur në Angli, i cili ishte arrestuar nga policia për krime që kishin të bëjnë kryesisht me terrorizmin.

Ai ishte adhurues i flaktë i organizatës terroriste ISIS, që gjatë pesë viteve të fundit është duke bërë kërdi nëpër Siri dhe Irak.

The post Shfaqet në internet një tjetër video e momentit kur policia qëllon sulmuesin në Londër (Video) appeared first on GazetaBlic.

Ngjyra e menstruacioneve zbulon ndryshime të rrezikshme në trupin e femrës!

Posted: 22 Mar 2017 11:35 PM PDT

Me siguri keni vënë re që gjatë një cikli menstrual ngjyra e gjakut ndonjëherë është më e hapur, ndonjëherë më e errët si dhe shumica e femrave ballafaqohen me gjakderdhje në formë të pikave gjatë ciklit.
Ajo që mund të jetë faktor përcaktues i ndonjë nga këto çrregullime, është ngjyra e gjakut dhe nëse vëreni ndonjë ndryshim të pazakontë, kontaktoni mënjëherë mjekun tuaj.

Rozë

Ngjyra e gjakut rozë është karakteristikë për mbarimin e ciklit menstrual ose për shkak se paraqitet më herët, mund të jetë shenjë e shtatzënisë së hershme, çrregullimeve hormonale apo sëmundjeve të rrezikshme të organeve riprodhuese, kështuqë është më mirë të vizitoni një gjinekolog.

E kuqe e ndritshme

Nëse kjo është ngjyra standarde e gjakut gjatë ciklit, mos u shqetësoni- është krejtësisht normale. Problemi lind kur gjakderdhja zgjat më shumë se një javë dhe gjaku nuk bëhet rozë e hapur dhe nuk zbehet. Në rast të tillë drejtohuni tek mjeku.

E kuqe e errët

Edhe ngjyra e kuqe e errët është plotësisht normale, sidomos në mes të ciklit menstrual. Nëse ngjyra nuk zbehet me kalimin e ditëve dhe vazhdon të rrjedh gjak më shumë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë e hershme e abortit tek gratë shtatzëna, ose në rastin më të keq – prania e tumoreve në trup.

E kuqe – portokalli

Kjo ngjyrë është me të vërtetë një dukuri e pazakontë, kur bëhet fjalë për menstruacione dhe zakonisht i referohet ndonjë infeksioni. Me këtë nuancë ngjyre, përcjellet zakonisht edhe aromë e pakëndshme e cila është shenjë se duhet ti drejtoheni mënjëherë mjekut.

E kaftë në të zezë

Edhepse ndoshta mund të ju tingëllojë keq, ngjyra e kaftë e errët në gjak, në fakt është gjaku i vjetër i mbetur, që nuk ka arritur të pastrohet e të dalë dhe është mbajtur për arsye të ndryshme në mitër. Këtë mund ta vëreni nëse peroidat tuaja janë vonuar për disa ditë. Në përgjithësi kjo është normale, por nëse vëreni ngjyrë portokalli apo të zbehtë, kjo mund të jetë padyshim shenjë e infeksionit.

Gjakderdhje të rënda

Në shumicën e femrave, të paktën një ditë nga tërë cikli pasohet me gjakderdhje të madhe në krahasim me ditët tjera. Zakonisht, kjo është dita e dytë apo e tretë dhe është krejtsisht normale. Nëse gjakderdhja nuk ndalon gjatë tërë javës me sasi të mëdha të humbjes së gjakut, duhet ta informoni mjekun për gjendjen tuaj.

Gjakderdhje në formë të pikave

Nëse në brekët tuaj apo pecetën higjienike vëreni njolla gjaku, ndërsa nuk e keni kohën e menstruacioneve, drejtohuni tek gjinekologu sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak se kjo dukuri mund të jetë shenjë e rregullimeve hormonale apo shtatzënisë së hershme.

The post Ngjyra e menstruacioneve zbulon ndryshime të rrezikshme në trupin e femrës! appeared first on GazetaBlic.

Kjo foto e Norës do t’ju çmend (Foto)

Posted: 22 Mar 2017 11:34 PM PDT

Këngëtarja Nora Istrefi ka realizuar një set të ri me fotografin Fadil Berisha.
Ka qenë Fadili që ka publikuar një nga fotot në Instagram, ku shihet se këngëtarja ka shkëlqyer përpara objektivit të aparatit të tij.

E veshur me një fustan të kuq, Nora dukej më elegante se kurrë më parë.

The post Kjo foto e Norës do t’ju çmend (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Në Beograd shfaqet filmi i çetnikut serb që shpëtoi nga shqiptarët

Posted: 22 Mar 2017 11:29 PM PDT

"Golgota e Serbisë", filmi i ndaluar prej kohësh shfaqet në Beograd.

Këtë vikend në Serbi do të shfaqet një film i cili ka qenë i ndaluar prej kohësh.

Filmi "Golgota e Serbisë" është xhiruar në vitin 1940 nga regjisori Stanislav Krakov.

Stanislav ishte oficer, regjisor dhe gazetar serb i cili gjatë Luftës së Parë Botërore u plagos 17 herë. Dikur kaloi nëpër Shqipëri dhe morri pjesë në Betejën e Kajmakcalan.

Versioni i parë i filmit ishte pa zë ndërsa më pas u ndalua në Serbi për shkak se do të mund të paraqiste problem për shtetin serb dhe fqinjët e asokohe. Filmi tregonte vuajtjet e serbëve ndër vite dhe atë që serbët e përjetuan gjatë Luftës së Parë Botërore.

Filmi sot është pasuri shtetërore e shtetit serb.

The post Në Beograd shfaqet filmi i çetnikut serb që shpëtoi nga shqiptarët appeared first on GazetaBlic.

Hapet ekspozita e `Tregime urbane të mbështjella në rrollne`

Posted: 22 Mar 2017 11:27 PM PDT

Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e radhës të titulluar “Tregime urbane të mbështjella në rrollne” të artistes Mimoza Studenica.

Punën e saj artistike "mund ta shohim si një ndërlidhje me vokacionin e saj, dizajnin që shpërfaqet natyrshëm si impakt i drejtpërdrejtë në tablo letrash filigrani", shprehet kuratori i kësaj ekspozite Lorik Sylejmani, njëkohësisht artist vizual dhe kritik arti.

Kjo ekspozitë drejtohet dhe financohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita do të hapet sot duke filluar nga ora 19:00 dhe mbyllet me 15 Prill 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës në Prishtinë.

The post Hapet ekspozita e `Tregime urbane të mbështjella në rrollne` appeared first on GazetaBlic.

Shkon në 5 numri i të vdekurve në Londër, mbi 40 të plagosur

Posted: 22 Mar 2017 11:21 PM PDT

Mediat angleze raportojnë se ka shkuar në pesë numri i të vdekurve, në sulmin e sotëm që ka ndodhur pranë Parlamentit britanik në Londër.
Një person i armatosur me thikë kishte vozitur me shpejtësi të madh në urën e Westminster, duke shkelur mbi 20 persona, pesë nga të cilët kanë ndërruar jetë nga plagët e marra nga goditja. Gjithsej raportohet se jan 40 të lënduar, disa më leht e disa në gjendje më të rëndë.

Sulmuesi kishte arritur të depërtojë deri tek porta e Parlamentit britanik, ku theri me thikë një polic që po bënte roje pranë portës i cili më vonë ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërkaq, autoritet e sigurisë këtë sulm e kanë cilësuar si "incident terrorist", duke mos dhënë detaje të hollësishme lidhur me sulmin.

The post Shkon në 5 numri i të vdekurve në Londër, mbi 40 të plagosur appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more