Skip to main content

“Shërbejnë picë në vend të tortës së dasmës (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Shërbejnë picë në vend të tortës së dasmës (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Shërbejnë picë në vend të tortës së dasmës (Foto)

Posted: 30 Mar 2017 10:51 AM PDT

Martesa e Jess Melara dhe Tony Sanchez është padyshim martesa më interesante që keni dëgjuar deri më sot.

 

Çifti, që u martuan në Majami, SHBA, vendosën që në vend të tortës tradicionale të dasmës t'iu shërbejnë mysafirëve një picë "tortë".

"Tony dhe unë adhurojmë picat dhe nuk jemi adhurues të mëdhenj të tortës, kështu që i befasuam mysafirët tanë me një picë tortë", tha nusja për Wedding Chicks, transmeton Gazeta Express.

Shikoni fotografitë nga dasma e tyre ku u shërbye kjo tortë e veçantë:

Adea Pula provokon keq serbët (Foto)

Posted: 30 Mar 2017 10:44 AM PDT

Dikur këndonte këngë për fëmijë.

Ndërsa tani ani pse nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor, ajo është bërë një vajzë seksi që po merr vëmendjen e medieve rozë, transmeton Gazeta Express.

Është kjo Adea Pula.

Së fundmi ajo ka mahnitur fansat me një fotografi që ka publikuar në profilin e saj në instagram.

E mbuluar me flamurin kombëtar kuq e zi ndërsa shoqja e saj me flamurin e Kosovës, kjo fotografi ju lë pa fjalë.

Por mbishkrimi i saj është edhe më interesant.

'Vetëm një serb nuk e bën like', kishte shkruar Adea në profilin e saj në Instagram.

Ja aktorët turq që përfunduan të dashuruar me partnerët e serialeve (Foto)

Posted: 30 Mar 2017 10:40 AM PDT

Serialet turke po tërheqin gjithnjë e më shumë publikun, ato janë të suksesshme falë edhe aktorëve simpatik që marrin pjesë në to.

 

Kështu gjatë xhirimeve të serialeve disa nga aktorët protagonistë të filmave dhe serialeve bëhen miq dhe e ruajnë miqësinë e tyre me vite. Disa të tjerë mund të ndahen pa folur më por ka edhe nga ata të tjerë që dashurinë e tyre në serial e kthejnë në realitet. Njihuni me këto çifte!

Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu u ndanë pa folur me njëri tjetrin pas përfundimit të serialit "Stina e Qershive". Megjithatë, asnjë nuk përfundoi këtu. Çifti u ritakua pas disa kohësh dhe kuptuan se ndjenin diçka më shumë për njeri-tjetrin. Ajaz dhe Elky, siç njihen nga publiku, nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Ata shihen kudo bashkë.

Halit Ergenç, i njohur si "Sulltani i madhërishëm" gjeti paqe vetëm pasi takoi Berguzar Korel në serialin "Binbir Gece". Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë.Halit dhe 30 vjeçarja janë prindër të një djali.

Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak u takuan në sheshin e xhirimive të serialit "Gonulcelen" dhe më pas u martuan në Paris në mënyrë të fshehtë. Gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjen së mediave. Çifti ka dy binjakë Toprak dhe Maya.

Edhe Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë një çifti i cili u prezantua tek xhironin një serial. Ata u takuan në vitin 2011 për të luajtur krah njëri-tjetrit në "Beni Affet". Pas serialit, ata vendosën ta kurorëzonin marrëdhënien e tyre në një martesë.

E tmerrshme: Kështu ISIS-i i ushtron për luftë fëmijët (Video)

Posted: 30 Mar 2017 10:36 AM PDT

Në një video propaganduese të ISIS-it shihet djelmosha të rinj duke u trajnuar për të vrarë.

Madje, disa pamje janë tepër shqetësuese për t'u shfaqur.

Të rekrutuarit e rinj shkojnë nga dhoma në dhomë në kërkim të robërve, të cilët më pas qëllohen me armë dhe vriten, transmeton Express.

Videoja propaganduese e ISIS-it është shumë mirë e prodhuar dhe e xhiruar nga shumë kamera.
ISIS-i ka filluar në vitin 2013 që të kapë edhe fëmijë, shumë prej të cilëve tani janë pjesë e luftës në Mosul

15 miqësitë e prishura të showbiz-it shqiptar!

Posted: 30 Mar 2017 09:59 AM PDT

Kanë qenë miq shumë të mirë, të bashkuar shpeshherë për shkak të profesionit, por në të shumtën e rasteve për vetë dëshirën për të qëndruar së bashku.

Megjithatë koha, keqkuptimet, sfidat por edhe vetë rritja i ndryshon këto miqësi dhe i kthen në armiqësi. Shumë nga personazhet e njohur të ekranit kanë një histori miqësie të mbetur gjysmë dhe të kthyer në armiqësi, për një arsye apo një tjetër. Bordo sjell disa nga miqësitë më të forta të showbiz-it shqiptar, të cilat tashmë janë kthyer në armiqësi po aq të forta.
Enca Haxhia dhe Noizy

Një nga sherret e ditëve të fundit, i cili po komentohet pafund është ai midis reperit Noizy dhe këngëtares Enca Haxhia. Ai e përjashtoi këngëtaren nga labeli "OTR", pasi deklaratat e saj në një intervistë ju dukën mosmirënjohëse ndaj tij. Ata kanë qenë miq të mirë madje kanë realizuar edhe hite si "Bow Down" etj.

Ronela Hajati dhe Samanta Karavella

Një periudhë kohore Samanta Karavella dhe Ronela Hajati ishin aq të afërta me njëra-tjetrën, sa nëse kërkoje njërën, patjetër do të ishte në të njëjtin vend edhe këngëtarja tjetër. Por pas publikimit në media të një video ku Ronela ofendonte Samantën gjithçka u shua. Tashmë dy këngëtaret janë armike me njëra-tjetrën dhe madje Ronela e ka shprehur këtë shpesh me postimet e saj, por edhe me daljet apo intervistat e shumta për mediat.

Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi

Koflikti i tyre është një nga më të hershmit në showbizin shqiptar. Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi kanë kaluar në kofrontime fizike disa herë duke nisur që nga pjesëmarrja e tyre në "Vip shpija" dhe më pas edhe jashtë saj ku kanë akuzuar njëra-tjetrën se janë qëlluar. Çështja e tyre ka përfunduar edhe në polici ku besohet të jetë përfshirë edhe bashkëshorti i Shkurtës.

Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili

Edhe këto dy emra të njohur të muzikës shqiptare Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili kanë patur konfrontime të ndryshme deri në fizike. Deri vonë Leonora Jakupi ka qenë në armiqësi me familjen Ismaili, deri kur mamaja e tyre Mona ndërroi jetë. Ajo duket se i ka lënë sherret mënjanë dhe i ka ngushëlluar motrat Ismaili.

Elvana Gjata dhe Soni Malaj

Dikur pjesë e të njëjtin label me të njëjtin kompozitor, Elvana Gjata dhe Soni Malaj përfunduan miqësinë e tyre menjëherë pas ndarjes së Sonit me Flori Mumjesin. Dy bukuroshet nuk janë parë më në shoqërinë e njëra-tjetrës prej kohësh.

Ledri Vula dhe Skivi

Dy reperat dikur miq anëtarë të grupit të njohur Skillz tashmë kanë karrierat e tyre të ndara. Megjithatë duket se ata të dy nuk janë ndarë mirë me njëri-tjetrin, pasi Skivi shpesh është shprehur mjaft i zhgënjyer nga zgjedhjet e ndryshme të Vulës në muzikë.

Tuna dhe Dafina Zeqiri

Ato dikur kanë qenë shoqe mjaft të mira, por arsyeja pse u distancuan nuk u tha nga asnjë palë. Kujtojmë që së bashku Tuna dhe Dafina kanë bashkëpunuar në këngën "Vibe" dhe kanë marrë pjesë në klipin e Capital T, "U bë vonë".

Albana Osmani dhe Eneda Tarifa

Gjatë kohëve të fundit në media është përfolur mjaft "sherri" mes Eneda Tarifës dhe Albana Osmanit për shkak të kopertinës të një reviste, fakt ky i mohuar nga vetë revista. Megjithatë ende nuk dihet arsyeja e vërtetë pse dy koleget dhe mikeshat i kanë ftohur marrëdhëniet mes tyre.

Rezarta Shkurta dhe Afroviti Goge

Pas disa përleshjeve që kishin me njëra tjetrën, këngëtarja nga Shqipëria, Rrezarta Shkurta, dhe modelja Afroviti Goge tashmë janë mike me njëra-tjetrën. Sherri mes tyre nisi në realityn "VIP Shpija 1" kur ato ishin të ftuara. Por si duket gjithçka është rregulluar mes tyre. Ndonëse mendohet se këngën "Budallçkë e Vogël" Shkurta t'ia ketë dedikuar asaj.

Beatrix Ramosaj dhe Enca

Një foto tallëse që këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj postoi në IG për të pasmet dhe gjoksin e zmadhuar dhe menjëherë mori përgjigjen e këngëtares Enca Haxhia. Nuk vonoi edhe përgjigja e saj, e cila e vulosi armiqësinë mes tyre."Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time…"-shkroi Enca postim të cilin më pas e fshiu.

Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj

Është e pamundur të kujtosh grupit "SHBLSH" pa dy emrat e njohur Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj. Ata të dy nuk ishin vetëm kolegë pune, por edhe miq shumë mirë të cilët edhe hyrjet e shtëpive i kanë marrë në të njëjtin vend. Madje edhe lëvizjet e punëve i bënin njësoj si përshembull "Apartamenti 2XL", apo në Tv Klan. Mirëpo prej vitesh tashmë për një keqkuptim Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda, jo vetëm që nuk janë më miq së bashku, por nuk flasin më me njëri-tjetrin. Megjithatë i ftuar në "Xing me Ermalin" Juli nxorri në njëfarë mënyrë "flamurin e bardhë" të paqes, duke shpresuar që ndoshta ende mund të bëhet diçka për të rikthyer miqësinë e kësaj dyshje.

Floriana Garo dhe Ilda Gega

Kur Ilda Gega ishte ende banore e 'Big Brother Albania', jashtë shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri shpërthyen fotot e saj duke u puthur në buzë me një vajzë, e cila ishte një nga miket e saj më të mira gjatë kohës së jetesës në Amerikë. Kjo histori ndonëse e ndikoi shumë imazhin e Ildës, u harrua së bashku me përfundimin e atij edicioni të 'Big Brother'. Por pas disa vitesh ajo vajza që puthej me Ildën ishte pikërisht moderatorja bukuroshe Floriana Garo. Tashmë fotot u rikthyen sërish në vëmendje, por duke përfshirë Garon. Përveç publikimit të fotove doli në dritë edhe prishja e miqësisë mes tyre. Ilda,e cila tashmë jeton jashtë vendit u shpreh se Floriana e ka përdorur atë për të arritur famë dhe për të qenë në vëmendjen e mediave.

Nuk do e besoni si duket nga brenda shtëpia luksoze e Arjan Çanit! (Video)

Posted: 30 Mar 2017 09:27 AM PDT

Të gjithë kanë dëshirë të njihen me persona publikë dhe të dinë detaje nga jeta e tyre.

 

Jo të gjithë e kanë fatin e mirë, por rrjetet sociale kanë nisur të na mundësojnë këtë dhe shumë gjëra të tjera.

Arjan Çani është një ndër personazhet interesantë që është munduar përherë të na e mbajë të fshehtë jetën e tij personale, edhe pse shfaqet çdo të premte në ekran. E kemi parë në pozicione të ndryshme por shumë rrallë pranë familjes apo shtëpisë së tij.

Këtë herë një vizitor ka nxjerrë detaje e ka publikuar pamje nga banesa e Çanit, ku ajo që bie në sy është biblioteka e tij e madhe, e mbushur me libra. Më poshtë gjeni vetëm disa nga ambientet e banesës luksoze të Çanit.

Shkencëtarët krijojnë gjakun “artificial”

Posted: 30 Mar 2017 09:23 AM PDT

Mungesa e rezervave të gjakut mundon shumicën e sistemit shëndetësor në botë, por hulumtimet e reja të kryera në Universitetin në Bristol ngjallin shpresat se një ditë procesi i transfuzionit do të jetë plotësisht ndryshe.

Studimi është publikuar kah mesi i marsit në revistën "Nature Communications", dhe ka shikuar teknikën e re të prodhimit potencial të sasive të pakufizuara të sasive të gjakut "artificial".

Në këtë fazë, krijimi i gjakut artificial është tepër i shtrenjtë dhe i komplikuar, për të pasur epërsi në krahasim me dhënien falas të gjakut. Megjithatë, me përkryerjen e teknikës, gjaku artificial do të mund të përdorej në gjithë botën.

Më herët shkencëtarët arritën të krijojnë gjakun "artificial", duke iu falënderuar qelizave amë, por nga njëra qelizë amë është mundur të prodhohen vetëm 50.000 pika të kuqe gjaku, derisa vetëm një qese e gjakut për transfuzion përmban rreth një bilion eritrocite. Duke përdorur këtë metodë, shkencëtarët kanë arritur që të zgjasin fazën e qelizave amë, në të cilën do të mund të shumëzoheshin pa kufi, ndërsa shkencëtarët thonë se një proces i tillë i bën qelizat "të pavdekshme".

Ekipi nga Bristoli ka bërë vetëm disa qese me gjak, ndërsa për disa vite metoda e re do t'iu mundësonte spitaleve që të ruajnë rezerva të grupeve të rralla të gjakut dhe t'i përdorin sipas nevoja

Varrezat

Posted: 30 Mar 2017 08:58 AM PDT

Sa titull i ftoftë .
I akullt mendimi se te gjithë përfundojmë aty.
I akullt i ngrirë thellë emocioni kur të dashurit tanë i lëmë aty.
Po të bisedojmë rrafsh për këtë temë !
Gjë që i'u ndodhë të gjithëve , deshtëm e s'deshtëm.
S'besoj që ka kush nga ata që kanë njëfar moshe mesatare e të mos ketë shkuar për raste të ndryshme te varrezat.
Vijnë, shkojmë, e rrespektojmë ndiesinë e njëri tjetrit, rrespektojmë aq sa mundemi momentet më të veçanta në jetët e njëri tjetrit.
Varrezave në qytetin tonë nuk po u mjafton vendi. Sigurisht është edhe rrezultat i shtimit të popullsisë në qytet.
Si do qoftë .
Nëse Juve i'u ka rastisë të shkoni në ndonjë varrim a po i'u duket se disi ai grup i pjesmarrësve në varrim i cili ka shprehë gadishmërinë për të të nderuar dhe për të ndarë një kohë të vlefshme për Ty se disi po mbesin si të pa organizuar si duhet në çdo këndvështrim.
Përcjellësit e varrimit, vijn. Presin rreth nji vendi të lirë aty afër, presin ceremonin mortore kontribuojnë ngushllimit në format që i'u diktohen sipas nji rendi të njejtë , dhe gjithçka përfundon si pa dashtë të përfundoj pikërisht ashtu. Ndodhë që bashkëpjesmarrësi në varrim të vij aty dhe Ti as që e ke vërejtur që ka ardhë, ashtu siç ndodhë që disa nga pjesmarrësit në varrim të largohen pa arritë që të i përshëndesësh ose thjeshtë pa i pa fare kur shkojnë.
Besoj që të gjithë Ne do të donim që këta pjesmarrës t'i përshëndesim dhe falenderojmë për ardhjen e tyre.
Nëse i'u ka ndodhë që të shkoni në varrim kur është moti me shi apo me borë?
E keni pa se sa baltë bëhet aty. Sa shumë ngjitet balta për këpucë. E njerëzit vijn për të të ngushllu. Ti thua asgjë s'ka rëndësi ma, dhembja e madhe dhe të gjitha të tjerat … por s'di pse mendimet shetisin aq shpejt . I vëren të gjitha . Me qenë i ndijshëm në këso gjëra , sa dëshiron që secilit të i ndihmojsh me i la këpucët nga balta… po lëre këtë .
Po të keshë të dashurtit në varreza , mos e leni vizitën veq për festat fetare. Nëse edhe më shpesh shkoni mund të iu ndodhë që të ndiheni keq .
A dini pse?
Sepse varrezat shtohen e shtohen , pa ndonji plan të mirëfillt. Hapen sa aty sa këtu . e Ti duhet të ndjekësh një zik zake të ngushtë për të shkuar te varri i paracaktuar.
Do të ndihesh keq . duke dyshuar se e paske harruar vendin. Por, jo. Kjo ndodhë sepse ska infrastrukturë fare .
S'ka mundësi të hyjmë andej as me veturë as me grup . E vetmja mënyrë është të ecim nji nga nji . Jo , nji pas nji.
Ky vend , varrezat, gjendet në një pjesë mjaft të urbanizuar të qytetit. Janë pamja më e zakonshme nga dritaret e klasëve të disa objekteve arsimore.
Vlerësoj se pak po arsimohemi – emancipohemi edhe për të nderuar të vdekurit po edhe të gjallët që përcjellin të vdekurit.
Së paku të kishim shtigje të shtruara me katrorë .
Vend ku t'i strehojmë pjesmarrësit në varrim , ti mbrojmë nga shiu nga bora, nga dielli i fortë.
Të i presim e të i përcjellim të gjithë ata që na nderojnë e na ngushllojnë në këto raste ashtu si dëshirojmë.
Veq kësaj edhe rend, shumë rend, që duhet ta ndjekim të gjithë njësoj.
Që në çdo rast të ndihemi dinjitoz.

 

Shkruan : Tahire Berisha Abazi

Luftën e bëjnë heronjtë, përfitojnë horrat!

Posted: 30 Mar 2017 08:52 AM PDT

Jo gjithherë ajo se çka bënë ti shpërblehet…Jo gjithherë sakrifica, vuajtjet dhe mundimet të japin në fund ,,Parajsën", por më e keqja është neglizhimi i njerëzve që u flijuan për lirinë. Asnjëherë, sikur sot, nuk do të arsyetohej mllefi, që dikur, mund të kishte shkrimtari me origjinë franceze Victor Hugo, me thënien e tij të famshme ,,Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat". Kjo thënie e famshme, sot shumë mirë do ti shkonte për shtati Luftëtarëve të Lirisë, që dikur nuk kursyen asgjë nga vetja, për të prekur ëndrrën shekullore të quajtur LIRI, e që shumë nga ata, sot bëjnë një jetë mizore, e shumë herë pa gjëra elementare për jetë, për ata dhe pasardhësit e tyre.

Nga statistikat e nxjerra në teren, që nga përfundimi i luftës, kanë privuar nga jeta vetën e tyre dyzet e tetë ushtarë, e ndoshta edhe më shumë. E ajo që në të vërtet të ,,trondit" është vetëvrasja e njerëzve, të cilët nuk reshtën së luftuari për lirinë që po e gëzojmë, e gjithë kjo nga kushtet e rënda ekonomike, për këtë kategori që i shoqëron, qysh nga përfundimi i luftës së UÇK-së. Arsyeja e vetme, që dhanë fund të jetuarit, është mirëqenia sociale, për ata e pasardhësit e tyre. Ishin mbështetur për muri nga varfëria që i kishte kapluar, gjetën formën e privimit të jetës së tyre, për të ikur nga kjo botë e mbushur me maskarenj e horra, për të ikur nga vuajtjet e tyre e të fëmijëve të tyre, të cilat u bënë të papërballueshme, nga të cilat shteti i ri, për të cilin kishin luftuar, nuk ishte i gatshëm të merrej me ata. E sot ku janë institucionet ?!. Ku është shteti që funksionon nga meritat që ata e bënë tetëmbëdhjetë vjet më parë, e që nuk po u kthehet në të njëjtën ,,monedhë". Kjo monedhë u kthye nga ana tjetër e medaljes, e që po përdorët për t'u shijuar luksi nga elita politike. E pushtetarët vazhdojnë të paguhen me shuma marramendëse, siç është rasti, për ish-presidentët të cilët hiq më pak, që për një vit harxhojnë rreth 25.000.00 euro pagë nga thesari i shtetit të Kosovës, apo iniciativa që ndërmorën muaj më parë, për të kërkuar rritjen e mëditjeve për deputetët e Parlamentit të Kosovës, e kur është në pyetje mbështetja financiare për këtë kategori njerëzish, dalin në pah rrezikimet e vijave buxhetore, e qortimet që mund të vijnë drejtpërdrejt nga FMN-ja e BB.

Ish-presidentët, përpos pagave të garantuara pas largimit nga posti i të parit, kanë edhe privilegje të tjera, atë të sigurimit shëndetësorë e shërbimeve mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.

E ata që luftuan, nuk gëzojnë lloje të tilla benefitesh, për pos asistencës sociale, për të cilën pushtetarët ndihen ,,krenar", për këtë mbështetje financiare. Politikëbërja e këtij shteti, nuk qëndron vetëm në investime në infrastrukturë, mallra e shërbime, madje një fond i veçantë për dreka e darka zyrtare të shoqëruara me udhëtime luksoze, pa kthyer kokën mbrapa, për gjendjen ekzistuese, që po e kaplon kategorinë e njerëzve të dalë nga lufta.

Nëse dikush duhet të ketë vend meritorë në këtë shtet, janë po ata gra e burra sypatrembur, që morën rrugën pa e ditur nëse do të jenë gjallë, për t'a gëzuar lirinë që e deshëm aq shumë!

Në botën demokratike, me një zhvillim të lartë ekonomik, kjo kategori e njerëzve, zë vend meritorë në instancat më të larta të shtetit, duke i llogaritur si njerëz të besueshëm, për të shërbyer në interes të vendit, pasi që ata vetë konsiderohen iniciues të themelimit të shtetit, e te neve kjo kategori njerëzish, ndodhët ,,në fund të pusit" .

 

MA:Nexhat Shahini

(Magjistër i Historisë)

Veteran i Luftës së UÇK-së

 

Reagon Demokracia Studentore ndaj Degës së LDK-së në Ferizaj

Posted: 30 Mar 2017 08:39 AM PDT

Pas ngjarjeve në Kuvendin e Ferizajt kur aktivist të organizatës "Demokracia Studentore" bllokuan punën e Kuvendit  dhe reagimeve nga dega e LDK-së dhe grupi i grave asambliste nga ky subjekt politik ,ka reaguar  organizata "Demokracia Studentore".

Reagimin e  organizatës "Demokracia Studentore" mund ta lexoni të plotë në vazhdim.

Kryetari i organizatës "Demokracia Studentore"  Mexhid Ramusa shprehet se Dega LDK-së në Ferizaj e cila i del në mbrojtje Kryetarit Sfarqa është bërë pasi që ata përmes një reagimi mundohen ta pastrojnë Kryetarin e kësaj dege për atë që më herët kishte fyer një asambleiste, andaj aktiviteti i "Demokracisë Studentore" është bërë për të kundërshtuar fyerjet ndaj gjinisë femërore.

"Ne jemi organizatë studentore që target grup i kemi studentët, por jo vetëm, ngase ne u shërbejmë edhe vlerave të popullit përfshirë edhe kundërshtimin e shprehjes së vrazhdë ndaj gjinisë femërore. Andaj, ne edhe sot edhe kurdo herë kemi reaguar për të kërkuar drejtësinë, por nuk kemi kryer favore politike siç e quan Dega e LDK-së, mirëpo gjithmonë ishim kundër politikave denigruese të qeverisjes aktuale që udhëhiqet nga kjo parti politike. Ne kemi mbrojtur vlerat e gjinisë femërore kësaj radhe, por nuk përjashtojmë që gjithmonë të reagojmë në mënyrë të tillë kur shohim sjellje kaq të pahijshme nga qeverisja lokale apo edhe qendrore."

Gjithashtu, qeverisja aktuale ka një qëndrim shumë negativ ndaj studentëve praktikantë të gjinisë femërore në Komunën e Ferizajt, ngase ka ndodhur disa herë që për të punësuar u kanë kërkuar favore të ndryshme përfshirë edhe ato seksuale, andaj kjo qeverisje duhet kundërshtuar për ato që i bënë në dëm të shoqërisë sonë, thuhet në reagimin e organizatës "Demokracia Studentore".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more